Tag: kalojë

  • “Mandati t’i kalojë simotrës sime”, Lapaj ndryshoi mendje dhe hoqi dorë nga mandati, Kolegji Zgjedhor e rrëzon! Çon në Kuvend të parën e listës së mbyllur

    “Mandati t’i kalojë simotrës sime”, Lapaj ndryshoi mendje dhe hoqi dorë nga mandati, Kolegji Zgjedhor e rrëzon! Çon në Kuvend të parën e listës së mbyllur

    Pas seancës së nisur paraditen e sotme, Kolegji Zgjedhor ka lënë në fuqi vendimin e KAS që i kalon mandatin e Partisë Shqipëria Bëhet të parës në listën e mbyllur, Ana Dajko.

    Kreu i kësaj partie Adriatik Lapaj, nuk kërkoi më ndërrimin e objektit të padisë, pra që mandati t’i kalojë atij, por që të lihej në fuqi vendimi i kreut të KQZ Ilirian Celibashi. Ky i fundit kishte vendosur që mandati i takonte Kleana Xhuvelit, vajza e tezes së Lapaj.
    Gazetarja e Top Channel Elda Menga raporton se ndërkohë gjatë përfaqësuesja e Lapajt ka deklaruar se KAS në vendim ka qenë tendencioz dhe politik!
    “KAS po thotë që Kodi mbron kandidatët nga dorëheqjet, por nga ana tjetër i detyron që të qëndrojne përtej dëshirës së tyre. Deri në momentin që mandati nuk është dhënë, kandidati mund të heqë dorë nga mandati! Vendimin i KAS për t’i dhënë mandatin e deputetit Ana Dajkos është i gabuar! Në vendimin KAS, ka keqinterpretuar kuotën ligjore dhe gjininë e nënpërfaqësuar. Arsyetimi KAS është diskriminuar dhe antikushtetues, sepse nuk ka nënpërfaqësim pasi është vetëm një kandidat”, ka deklaruar ajo.
    Pavlina Docaj, përfaqësuese e KQZ që mbron vendimin e KAS iu drejtuar përfaqësueses së Lapajt duke e pyetur se “deri kur mund të dorëhiqet një kandidat”.
    “Kandidati mund të tërhiqet nga kandidimi deri sa të jenë publikuar tabelat nga KQZ”, u shpreh ajo.
    “Në KAS është kërkuar tjetër gjë nga ajo që kërkohet sot. Në KAS është kërkuar që mandati t’i jepet Adriatik Lapajt. Sipas KAS dorëheqjet nuk mund t’i shqyrtojë KQZ por Kuvendi. Deklaratat e dorëheqjes janë të pavlefshme. Mandati duhet t’i kalojë Ana Dajkos. Nëse zonja nuk e do mandatin të mos bëjë betimin në Kuvend dhe vend i saj të plotësohet sipas radhës së listës”, deklaroi përfaqësuesja e KQZ.

    Top Channel

  • Lapaj ndryshon mendje: “Mandati t’i kalojë simotrës time”. Kolegji Zgjedhor e rrëzon, në Kuvend shkon…

    Lapaj ndryshon mendje: “Mandati t’i kalojë simotrës time”. Kolegji Zgjedhor e rrëzon, në Kuvend shkon…

    Kolegji Zgjedhor ka lënë në fuqi vendimin e KAS që i kalon mandatin e Partisë Shqipëria Bëhet të parës në listën e mbyllur, Ana Dajko.
    Kreu i kësaj partie Adriatik Lapaj, nuk kërkoi më që mandati t’i kalojë atij, por që të lihej në fuqi vendimi i kreut të KQZ, Ilirian Celibashi. Ky i fundit kishte vendosur që mandati i takonte Kleana Xhuvelit, vajza e tezes së Lapaj.

    Përfaqësuesja e Lapajt ka deklaruar se KAS në vendim ka qenë tendencioz dhe politik.
    “KAS po thotë që Kodi mbron kandidatët nga dorëheqjet, por nga ana tjetër i detyron që të qëndrojne përtej dëshirës së tyre. Deri në momentin që mandati nuk është dhënë, kandidati mund të heqë dorë nga mandati. Vendimin i KAS për t’i dhënë mandatin e deputetit Ana Dajkos është i gabuar. Në vendimin, KAS ka keqinterpretuar kuotën ligjore dhe gjininë e nënpërfaqësuar. Arsyetimi i KAS është diskriminuar dhe antikushtetues, sepse nuk ka nënpërfaqësim pasi është vetëm një kandidat”, ka deklaruar ajo.
    Pavlina Docaj, përfaqësuese e KQZ që mbron vendimin e KAS iu drejtua përfaqësueses së Lapajt duke e pyetur se “deri kur mund të dorëhiqet një kandidat?”.
    “Kandidati mund të tërhiqet nga kandidimi deri sa të jenë publikuar tabelat nga KQZ”, u shpreh ajo.
    “Në KAS është kërkuar tjetër gjë nga ajo që kërkohet sot. Në KAS është kërkuar që mandati t’i jepet Adriatik Lapajt. Sipas KAS dorëheqjet nuk mund t’i shqyrtojë KQZ por Kuvendi. Deklaratat e dorëheqjes janë të pavlefshme. Mandati duhet t’i kalojë Ana Dajkos. Nëse zonja nuk e do mandatin të mos bëjë betimin në Kuvend dhe vendi i saj të plotësohet sipas radhës së listës”, deklaroi përfaqësuesja e KQZ.

  • Lapaj sfidon publikisht Shabanin: Të japim dorëheqjen të dy! Mandati t’i kalojë gruas më të votuar

    Lapaj sfidon publikisht Shabanin: Të japim dorëheqjen të dy! Mandati t’i kalojë gruas më të votuar

    Kreu i Lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, ka dalë në një konferencë për shtyp, ku ka komentuar zhvillimet e fundit lidhur me përplasjen mes tij dhe Endrit Shabanit të Nismës Thurje, për mandatin e vetëm të fituar nga koalicioni në zgjedhjet e 11 majit.
    Lapaj deklaroi se ekziston një marrëveshje e shkruar mes palëve, sipas së cilës mandati duhet t’i kalojë kandidatit më të votuar në listën e hapur. Duke qenë se ai rezultoi i pari në renditje, Lapaj tha se kishte propozuar që ai, Shabani dhe Pano Soko të tërhiqeshin në mënyrë që mandati t’i kalonte zonjës Greta Ambelit, gruaja më e votuar e koalicionit në Tiranë.
    “Kam pritur zbatimin e kësaj marrëveshjeje, por kur u informova se një nga kandidatët e zotit Shabani u tërhoq nga ky zotim, u bë e qartë se marrëveshja nuk po respektohej,” tha Lapaj.
    Ai shtoi se koalicioni kishte hyrë në zgjedhje me një premtim të qartë ndaj qytetarëve: se mandati do t’i kalonte kandidatit më të votuar. “Ligji elektoral i padrejtë na detyroi të përdorim këtë mënyrë për të djegur listat e mbyllura. Më vjen keq që ky zotim tani po shkelen,” u shpreh ai.
    Në fund, Lapaj e sfidoi publikisht Endrit Shabanin: “Të vijmë bashkë dhe të japim dorëheqjen, që mandati t’i kalojë më të votuarës së listës, zonjës Greta Ambeli. Zoti Shabani kërkon që mandati të shkojë tek ai, jo tek më e votuara e ‘Shqipëria Bëhet’. Kjo nuk është ajo për të cilën i kërkuam besimin qytetarëve.”

  • Kontrolli ‘blic’ i IKMT në Vlorë, ‘kapet’ pallati pa leje, Rama: Do t’i kalojë shtetit! Këtë fat do të kenë të gjitha objektet në shkelje

    Kontrolli ‘blic’ i IKMT në Vlorë, ‘kapet’ pallati pa leje, Rama: Do t’i kalojë shtetit! Këtë fat do të kenë të gjitha objektet në shkelje

    Mëngjesin e sotëm Kryeinspektorja e IKMT Dallëndyshe Bici ishte në Vlorë, ku ka verifikuar kantieret e ndërtimit dhe lejet për pallate.

    Nga verifikimet rezultoi se një pallat ishte pa leje, dhe Bici bëri me dije se ndërtesa do t’i kalojë shtetit.Kreu i qeverisë Edi Rama në një postim në Facebook shprehet se këtë fat do të kenë të gjitha objektet me shkelje të lejes së ndërtimit, të cilat sipas rastit e nevojës do të shemben apo konfiskohen nga shteti për funksione publike.
    “Ndërkohë që punonjësit e bashkive që kryejnë sipas ligjit akt-kontrollet në çdo fazë të ndërtimit dhe mbyllin sytë përpara shkeljeve, do t’i përcillen prokurorisë për një sërë veprash penale të mundshme.
    Ndërkohë së shpejti do të miratohet reforma e re e kontrollit mbi territorin, me masa të reja shtrënguese dhe përgjegjësi administrative e penale edhe për “symbyllurit” që paguhen me taksat e shqiptarëve, si inspektorë e shefa bashkie, punonjës e shefa policie dhe me radhë.
    Shqipëria 2030 në BE kërkon fundin e këtyre fenomeneve, ndërsa 99% e qytetarëve që respektojnë ligjin, meritojnë hapësira publike të pacënueshme më nga askush”, shkruan Rama.

    Top Channel

  • Sekuestrimi i pallatit në Vlorë, Rama: Do t’i kalojë shtetit! Këtë fat do të kenë të gjitha objektet me shkelje

    Sekuestrimi i pallatit në Vlorë, Rama: Do t’i kalojë shtetit! Këtë fat do të kenë të gjitha objektet me shkelje

    Mëngjesin e sotëm Kryeinspektorja e IKMT Dallëndyshe Bici ishte në Vlorë, ku ka verifikuar kantieret e ndërtimit dhe lejet për pallate.
    Nga verifikimet rezultoi se një pallat ishte pa leje, dhe Bici bëri me dije se ndërtesa do t’i kalojë shtetit.
    Kreu i qeverisë Edi Rama në një postim në Facebook shprehet se këtë fat do të kenë të gjitha objektet me shkelje të lejes së ndërtimit, të cilat sipas rastit e nevojës do të shemben apo konfiskohen nga shteti për funksione publike.
    “Ndërkohë që punonjësit e bashkive që kryejnë sipas ligjit akt-kontrollet në çdo fazë të ndërtimit dhe mbyllin sytë përpara shkeljeve, do t’i përcillen prokurorisë për një sërë veprash penale të mundshme.
    Ndërkohë së shpejti do të miratohet reforma e re e kontrollit mbi territorin, me masa të reja shtrënguese dhe përgjegjësi administrative e penale edhe për “symbyllurit” që paguhen me taksat e shqiptarëve, si inspektorë e shefa bashkie, punonjës e shefa policie dhe me radhë.
    Shqipëria 2030 në BE kërkon fundin e këtyre fenomeneve, ndërsa 99% e qytetarëve që respektojnë ligjin, meritojnë hapësira publike të pacënueshme më nga askush”, shkruan Rama.

  • Del Piero: Jam tifoz i Juves, por kam frikë se në çerekfinale do të kalojë Real Madridi

    Del Piero: Jam tifoz i Juves, por kam frikë se në çerekfinale do të kalojë Real Madridi

    Alessandro Del Piero, i intervistuar nga kanalet e FIFA-s, foli për Botërorin e Klubeve dhe për shanset e Juventusit të tij kundër Real Madridit, në 1/8 finale: “Ju e dini që zemra ime është bardhezi dhe do të mbetet e tillë përgjithmonë. Shpresoj të gaboj, por për mua Real Madridi do të kalojë më tej. Kundër Fluminense, mendoj se Interi do të kalojë.
    Pastaj është Manchester City kundër Al Hilal, që do të jetë një betejë, kjo është e sigurt. Besoj, megjithatë, që City do të arrijë në çerekfinale. Sa i përket finales, mendoj se do të jenë kampionët e Europës, PSG-ja, ndërsa nga ana tjetër Manchester City. Fituesi përfundimtar do të jetë… Juventusi! Besoj se nuk mund të ndodhë. Kjo është ëndrra ime, por për mua do të triumfojë PSG”.
    Duke folur për skuadrën e zemrës së tij, ish-kampioni bardhezi shtoi: “A mund të arrijë Juve deri në fund? Do të kishte shumë rëndësi, duke ardhur nga një sezon jo i jashtëzakonshëm dhe me trajnerin që ka ndryshuar, një gjë shumë e pazakontë për klubin.
    Të luash kështu është diçka pozitive, kalimi i grupit ishte shumë i rëndësishëm. Edhe mënyra si e bënë këtë kishte rëndësi. Duket sikur ka një energji të re në fushë dhe lojtarët po bëjnë mirë, duke përjashtuar ndeshjen e fundit, natyrisht. Kam qenë tifoz, lojtar dhe tani jam ende tifoz, ndaj shpresoj më të mirën për skuadrën time”.
    Del Piero shtoi më pas një koment për atmosferën e kësaj gare të re: “Pasioni që tifozët kanë për klubin e tyre është i pabesueshëm. Është shumë bukur, bën pjesë në lojë. Themi gjithmonë që konkurrojmë për të fituar, për të ndjekur fitoren dhe për t’u bërë më të mirë, por e bëjmë edhe për t’i ndarë këto momente me njerëzit, me tifozët tanë dhe gjithë të tjerët.
    Mendoj se shumë njerëz e kanë parë këtë, çfarë do të thotë të luash për disa skuadra, me pasionin që ndahet mes lojtarëve dhe tifozëve. Është fantastike të shohësh këto ngjyra, këto kore, këtë atmosferë të bukur”.

  • Tritan Shehu përplaset me Spiropalin: Kaloni urgjent ligjin që njeh vetëm 2 gjini

    Tritan Shehu përplaset me Spiropalin: Kaloni urgjent ligjin që njeh vetëm 2 gjini

    Deputetët e Partisë Demokratike janë përplasur verbalisht me kryetaren e Parlamentit Elisa Spiropali që sipas tyre po e trajton sallën e Kuvendit si pronë private duke mos vënë në rend të ditës asnjë nga nismat e sjellë prej tyre.
    Tritan Shehu iu drejtua Spiropalit duke kërkuar që nisma e propozuar prej tij ku njihen vetëm dy gjini, mashkull dhe femër të kalojë sa më shpejt si një nismë shumë e rëndësishme për familjen dhe shoqërinë.
    “Zonja kryetare, po shkatërroni anën procedurale të parlamentit. Parlamenti nuk mbyllet kur nuk është kryetari i Kuvendit. Kemi sjellë në parlament nismën për të njohur vetëm dy gjini, mashkull dhe femër dhe po e zvarrisni për të mos e sjellë në parlament. Po dëmtoni rëndë familjen e shoqërinë, po krijoni iluzione të gabuara, te ata që duan të godasin moralin e shoqërisë njerëzore. Të kalojë ligji për njohjen vetëm të dy gjinive. Të kalojë ligji menjëherë në dy seancat që kanë mbetur. Po godisni familjen. Miratoni atë ligj”, tha Shehu.

  • Përplasje në Kuvend/ Shehu akuza Spiropalit: Po dëmtoni rëndë familjen dhe shoqërinë

    Përplasje në Kuvend/ Shehu akuza Spiropalit: Po dëmtoni rëndë familjen dhe shoqërinë

    Kryetarja e parlamentit të Shqipërisë Elisa Spiropali ka pasur një përplasje verbale me deputetin e PD-së Tritan Shehu.
    Shehu tha se Spiropali ka shkatërruar anën proceduriale të Kuvendit. Ai tha se duhet të kalojë shpejt në Kuvend nisma, ku njihen vetëm dy gjini, mashkull dhe femër.
    Ndërsa, Spiropali u shpreh se opozita flet për të drejtat e njeriut, por se nuk i njeh ato.
    Tritan Shehu: Zonja kryetare, po shkatërroni anën proceduriale të parlamentit. Parlamenti nuk mbyllet kur nuk është kryetari i Kuvendit. Kemi sjellë në parlament nismën për të njohur vetëm dy gjini, mashkull dhe femër dhe po e zvarrisni për të mos e sjellë në parlament. Po dëmtoni rëndë familjen e shoqërinë, po krijoni iluzione të gabuara, te ata që duan të godasin moralin e shoqërisë njerëzore. Të kalojë ligji për njohjen vetëm të dy gjinive. Të kalojë ligji menjëherë në dy seancat që kanë mbetur. Po godisni familjen. Miratoni atë ligj.
    Elisa Spiropali: Të gjitha nismave janë në kalendar. Kryetarët e komisioneve shqyrtojnë nismat. Po flisni për të drejtat e njeriut, që nuk i njihni.

  • Ekipet europiane stepen, vetëm Al Hilal hedh 75 milionë euro, Osimhen rrezikon të kalojë një verë në pritje

    Ekipet europiane stepen, vetëm Al Hilal hedh 75 milionë euro, Osimhen rrezikon të kalojë një verë në pritje

    Vera e nigerianit Victor Osimhen mund të jetë shumë e gjatë dhe ekziston rreziku që ta kalojë atë i vetëm. Sulmuesi që vjet shkëlqeu në Turqi me Gallatasaraj ka refuzuar vazhdimisht transferimin tek Al Hilal.
    Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis, që ka edhe kartonin e lojtarit, nuk dorëzohet. Ai nuk e shet lojtarin nën 75 milionë euro dhe nëse nuk gjendet një zgjidhje deri më 15 korrik, Osimhen do të thirret të thirret nga kampionët e rinj të Italisë.
    Por nëse kjo ndodh, ai do të stërvitet i vetëm duke pasur parasysh që Antonio Conte nuk e konsideron pjesë të projektit të tij. Ndaj, lojtari afrikan duhet të gjejë një alternative të re për të ardhmen.
    Në Europë ka mungesë të ofertave të nivelit të lartë duke pasur parasysh se i vetmi që ka paraqitur 75 milionë euro është Al Hilal. Osimhen e ka bërë të qartë se do të donte vetëm një destinacion evropian.
    Galatasaray do të donte ta mbante, por tani për tani ai nuk ka arritur shifrën e gjashtëdhjetë e pesë milionëve me Napolin që nuk dëshiron të bëjë zbritje dhe me Leroy Sané që mund të ndryshojë bilancin e sulmit turk.
    Osimhen ka publikuar një foto me reperin nigerian Odumodublvck, i veshur me fanellën e Juventus. Bardhezinjtë nuk e kanë fshehur një interes për sulmuesin, që mund të mbërrijë në Torino nëse ikën Dusan Vlahovic.

  • PS thirrje për të votuar: Mos e lini këtë moment historik të kalojë pa zërin tuaj

    PS thirrje për të votuar: Mos e lini këtë moment historik të kalojë pa zërin tuaj

    Zëdhënësja e Partisë Socialiste, Silda Çepe, u shpreh se 11 maji është dita e shqiptarëve e për këtë duhet të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës.
    “Sot është një ditë shumë e rëndësishme për të gjithë ne, për vendin tonë. Sot të gjithë ne kemi një mundësi, që vjen vetëm një herë në katër vjet, për të vendosur për të ardhmen e Shqipërisë, të familjeve tona, për të ardhmen e fëmijëve tanë.

    Vota juaj në këto zgjedhje është më e rëndësishme se kurrë. Përmes saj ju do të vendosni se në ç’drejtim do të ecë Shqipëria jonë.
    Prandaj, ju bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve shqiptarë: shkoni të votoni. Vendosni ju vetë për Shqipërinë që dëshironi për veten, për familjet dhe për fëmijët.
    Mos e lini këtë moment historik të kalojë pa zërin tuaj. 11 maji është dita juaj. Shqipëria ka nevojë për vendimin tuaj”, tha ajo.