Giro D’ Italia po vijon me etapat e saj në Itali, por vëmendja së fundmi është zhvendosur në Napoli, aty ku një burrë 67-vjeçar me precedent penal nga policia kaloi rrugën dhe u përpoq të përplaste çiklistët.
Vetëm disa kilometra nga vija e finishit, ai kaloi gardhin e vendosur nga policia dhe u fut në mes të sportistëve, ndërsa tundte një flamur të bardhë.
Pas identifikimit, në mediat italiane u raportua se 67-vjeçari ishte një protestues pro-palestinez që u përpoq të bllokonte garën, pikërisht kur po kalonte ekipi izraelit.
Tag: kaloi
-

VIDEO/ Kaos në Giro d’Italia, një protestues futet mes çiklistëve për të penguar garën
-

“Ra boria e parë e humbjes!” Rama reagon pas rezolutës së PPE: Këneta kaloi nëpër tryeza një fletërrufe, aty filloi avazi
Në rubrikën “SY m’SY” në rrjetet sociale, kryeministri Edi Rama reagoi ndaj rezolutës së një dite më parë të PPE për situatën politike në Shqipëri.
Rama u shpreh se këneta kaloi nëpër tavolina një fletërrufe dhe aty filloi avazi, ndërsa theksoi se këto zgjedhje do të jetë një strukturë mbi palët për mbikëqyrjen e zgjedhjeve dhe fushatës.
“Dje ra boria e parë e humbjes. Në një mbledhje diku në Spanjë, ku ishin mbledhur partitë simotra të kënetës dhe këneta kaloi nëpër tavolina një fletërrufe dhe aty filloi avazi. Filloi avazi, blerje vote me lekë dhe me kanabis, punësime elektorale, prokurime favorizuese, abuzime me detyrën me median. Domethënë, një mal me broçkulla sa herë ka pasur zgjedhje dhe sa herë ka pasur humbje.
E reja e këtyre zgjedhjeve, kemi një strukturë SPAK që është në terren dhe është edhe në zyrë, i fokusuar në marrjen e të gjitha denoncimeve, që ma ha mendja mua janë lum duke lexuar këtë fletërrufe. Jam shumë i qartë sesi zhvillohet e gjitha, por tashmë kemi një institucion që është mbi palët dhe le t’i shohë se ku janë votat në këmbim të kanabisit”, tha Rama. -

“Interi kaloi nga ëndrra e tripletës në makthin e zero titujve, brenda një jave”
Interi humbi dje 1-0 ndaj Romës dhe e vështirësoi shumë jetën e vet në garën për titullin kampion, pas eliminimit nga Kupa e Italisë, të mërkurën. Sandro Sabatini komentoi humbjen e zikaltërve në kanalin e tij në YouTube:
“Interi zgjodhi mënyrën më dramatike për ta humbur titullin, një psikodramë e vërtetë. Interi ankohet për një penallti të pretenduar, që ndoshta ishte ndaj Bisseck, por Roma e meritoi qartë fitoren. Interi pati shumë pak raste.
Interit i mbetet vetëm Liga e Kampionëve, sepse titulli tashmë ka ikur. Barcelona është skuadra më në formë në Europë. Pse u rrëzua Interi brenda një jave? Është e vështirë të renditen të gjitha arsyet, nuk ka një të vetme kryesore.
Thuhet se skuadra është e lodhur, por ky nuk është justifikim. Lautaro ka luajtur 45 ndeshje, ndërsa Lewandowski ka luajtur 48 të tilla, tani mungon për shkak dëmtimi. Nëse ata të Barcelonës vrapojnë dhe ata të Interit nuk vrapojnë më, atëherë lodhja nuk mund të jetë justifikimi kryesor, sepse duhet të ishin lodhur të gjithë.
Në fakt, Interi duket më i lodhur se të gjithë të tjerët. Ndonjëherë gjithçka varet nga koka, sepse brenda një jave Interi kaloi nga ëndrra e tripletës në makthin e zero titujve”. -

“Mami nuk e kaloi lehtë”, vajza e Elinarës rrëfen për divorcin e prindërve pas 20 vitesh bashkë: Ata duhen ende
E ftuar në Ferma Club, vajza e Elinarës ndau me publikun një rrëfim të ndjerë mbi jetën personale të nënës së saj jashtë kamerave. Ajo foli për ndikimin emocional të divorcit dhe për marrëdhënien aktuale mes prindërve të saj.
“Mami është shumë dramatike. Është emocionale. Divorcin nuk e kaloi shpejt. Ata ende kanë dashuri për njëri-tjetrin, sepse 20 vite nuk janë pak.”
Pavarësisht ndarjes, marrëdhënia mes Elinares dhe ish-bashkëshortit mbetet e respektueshme dhe e shëndetshme, për hir të fëmijëve.“Ata kanë një marrëdhënie shoqërore, pasi jemi edhe ne, unë dhe motra në mes.”
Një deklaratë kjo e sinqertë që zbulon një tjetër anë të Elinares, larg dinamikave të lojës në Ferma VIP. Sophie gjithashtu u shpreh mjaft e hapur për të pranuar një romancë të mamasë së saj, edhe nëse lind në fermë.
/vizionplus.tv -

Presidenti i Italisë i nënshtrohet ndërhyrjes në zemër, mediat italiane: Kaloi një natë të…
Presidenti i Republikës, Sergio Mattarella, i është nënshtruar një ndërhyrjeje në zemër.
Kreu i shtetit u shtrua të martën në mbrëmje në spitalin Santo Spirito në Romë për vendosjen e një pacemaker-i.
Ndërhyrja u krye në orën 20:00. Pas përfundimit të operacionit, Presidenti u kthye në repartin e kardiologjisë të drejtuar nga profesori Roberto Ricci.
Sipas asaj që njoftuan autoritetet, Mattarella kaloi një natë “të qetë” dhe aktualisht është “plotësisht asimptomatik dhe në kushte klinike të qëndrueshme”. Ndërhyrja ishte planifikuar prej kohësh.
Siç ka shkruar Marzio Breda në Corriere, drejtuesi i repartit kishte parashikuar më parë një koronarografi, bëhet fjalë për një ekzaminim radiologjik tashmë rutinë që lejon të shihet gjendja e arterieve koronare.
Sipas disa burimeve, presidenti mund të rikthehet në Quirinale që nesër. Me pak fjalë, asnjë alarm, asnjë shqetësim, raporton Corriere.Top Channel
-

Papa në gjendje më të mirë, del nga spitali dhe takon besimtarët në Vatikan!
Kaloi disa ditë mjaft të vështira në spital për shkak të pneumonisë, por tani Papa Francesku duket se po e rimerr veten me shpejtësi.
Ati i Shenjtë bëri sot një paraqitje të papritur publike, teksa u shfaq mes turmës së besimtarëve në Vatikan, të cilët nuk e fshehën dot entuziasmin. “Uroj një të dielë të mbarë për të gjithë. Faleminderit shumë”, tha Papa 88-vjeçar, që kaloi në sheshin e Shën Pjetrit duke lëvizur në një karrige me rrota.
I rrethuar nga kamera, e me tubat e frymëmarrjes në hundë zëri i tij ishte i brishtë, por më i fortë sesa kur u largua nga spitali Gemelli më 23 mars. Dalja e fundit në publik e kreut të Kishës Katolike ka qenë 14 shkurt.
Françesku po kalon një periudhë rikuperimi pas frikës së madhe që rrethoi situatën e tij shëndetësore, e cila u përshkrua si kërcënuese për jetën e tij, duke e detyruar t`i nënshtrohet një regjimi të rreptë me pushim absolut, pa aktivitet publik dhe pa kontakt me turmat.
Lëvizja e tij e fundit dëshmoi qartë megjithatë se Ati i Shenjtë nuk ka ndërmend t`i bindet mjekëve plotësisht, të paktën jo kur vjen fjala tek përballja e shumëpritur me besimtarët. Ai fillimisht u diagnostikua me një infeksion të frymëmarrjes dhe më pas u tha se ishte bllokuar në dy mushkëritë. Analizat e gjakut shfaqën shenja të anemisë dhe probleme me veshka, por këto ndërlikime u përmirësuan pasi Papa iu nënshtrua dy trajtimeve me transfuzion të gjakut.Top Channel
-

Fitojnë Siti e Njukasëll, Liverpul zgjat duart te titulli, Broja në fushë me Everton
Premier Liga angleze luajti sot disa ndeshje të javës së 30-të me surprizat që si gjithnjë shoqërojnë kampionatin më spektakolar në glob.
Ipsuiç surprizoi me fitoren në fushën e Buornemëth 1-2, Aston Vila mposhti po në udhëtim Brajtonin 0-3, por dhe barazimi i Sauthempton me Kristal Palasë 1-1 ishin pak të parashikuara.
Megjithatë të mëdhatë fituan. Siti kaloi me dy gola të shënuar në 45′ e para ndaj Lieçester, Njukasëll mori tri pikë me Brentford (2-1) ndërsa mbylli Liverpul që kaloi jo pa vështirësi në derbi me Everton 1-0.
Për blutë e David Mojes, pati afro 20 minuta edhe për sulmuesin kuqezi Armando Broja./Sportiim.al/
Vazhdo leximin

