Poezi nga Özdemir Asaf
Përktheu Rozana Belli
Një mbrëmje po vështroje nga dritarjaTerrin që binte rëndë-rëndë mbi rrugëPërpara shtëpisë tënde kaloi dikush i ngjashëm me muaZemra filloi të të rrahë fort
Ai që kaloi nuk isha unë.Një natë po flije në shtratin tëndU ngrite vrikthi në botën e pazëAjo që t’i çeli sytë qe copëza e një ëndrre
Dhe mes errësirash dhoma joteAi që të pa nuk isha unë.Unë qeshë shumë larg atëkohëSytë e tu iu qasën të qarës, të qarës pa arsye
Qëkur fillove të mendoje për muaVeten e le të jetojë brenda dashurisëAi që e dinte këtë nuk isha unë.Po lexoje përhumbtazi një libër
Njerëzit brenda tij dashuronin ose vdisninNë roman vranë një djalë të riU trembe, fillove të qaje me dënesëAi që vdiq nuk isha unë… / KultPlus.com









