Tag: kallëzimit

  • I vrasin me armë mushkën, nisin hetimet për rastin në Përmet pas kallëzimit të pronarit

    I vrasin me armë mushkën, nisin hetimet për rastin në Përmet pas kallëzimit të pronarit

    Policia e Përmetit ka nisur hetimet pas kallëzimit të një personi, se i kanë vrarë me armë gjaku mushkën.

    Sipas policisë Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Përmet referuan materialet në Prokurori, për veprën penale “Keqtrajtim i kafshës”, pasi shtetasi Th. S. ka kallëzuar se ka gjetur në tokën e tij, kafshën e punës (mushkë), të vrarë me armë gjahu.

    Punohet për identifikimin e autorit/ëve.

  • Shfrytëzoi të renë për prostitucion në Shqipëri dhe Itali për 3 vite, arrestohet 42-vjeçari në Kavajë

    Shfrytëzoi të renë për prostitucion në Shqipëri dhe Itali për 3 vite, arrestohet 42-vjeçari në Kavajë

    Është arrestuar një 42-vjeçar, i cili dyshohet se ka shfrytëzuar për prostitucion një të re, në Shqipëria dhe Itali.

    Operacioni u zhvillua nga specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, pas kallëzimit të bërë nga vetë viktima, e cila ka treguar se ishte detyruar të ushtronte prostitucion nën presionin dhe shfrytëzimin e shtetasit Fatmir Ibrahimi, 42 vjeç, banues në Kavajë.
    Menjëherë pas kallëzimit, policia ka bërë të mundur kapjen dhe arrestimin e 42-vjeçarit, ndërsa për viktimën është siguruar akomodimi dhe mbrojtja në një qendër të posaçme, në bashkëpunim me shërbimet sociale.
    Policia e Durrësit bën të ditur se hetimet vijojnë në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë e Durrësit, me qëllim dokumentimin e plotë të aktivitetit kriminal dhe identifikimin e personave të tjerë që mund të kenë qenë të përfshirë në këtë rast.
    Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprimet e mëtejshme në ngarkim të të arrestuarit, i cili do të përballet me akuzat për “Trafikim të personave të rritur” dhe “Shfrytëzim prostitucioni”.

    Top Channel

  • Shfrytëzoi të renë për prostitucion në Shqipëri dhe Itali për 3 vite, arrestohet

    Shfrytëzoi të renë për prostitucion në Shqipëri dhe Itali për 3 vite, arrestohet

    Një 42-vjeçar nga Kavaja është vënë në pranga nga Policia pas kallëzimit të një 30-vjeçareje, e cila deklaroi se ishte shfrytëzuar për prostitucion për një periudhë prej tre vitesh, brenda dhe jashtë Shqipërisë, konkretisht edhe në Itali.
    Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme reaguan menjëherë pas kallëzimit dhe mundësuan arrestimin e shtetasit F. I., 42 vjeç.
    Viktima është akomoduar në një qendër të përshtatshme, në bashkëpunim me shërbimet sociale, për të garantuar mbrojtjen dhe rehabilitimin e saj.
    Prokuroria e Durrësit ka marrë në dorë materialet procedurale dhe po vijon hetimet për dokumentimin e plotë ligjor të rastit. Ndaj të dyshuarit rëndojnë akuzat për “Trafikimin e personave të rritur” dhe “Shfrytëzimin e prostitucionit”.

  • I vodhi të dhënat e rrjeteve sociale dhe kërcënonte 23-vjeçaren përmes fotove, arrestohet i riu

    I vodhi të dhënat e rrjeteve sociale dhe kërcënonte 23-vjeçaren përmes fotove, arrestohet i riu

    Një i ri nga Burreli ka rënë në prangat e policisë së kryeqytetit pas kallëzimit të një 23-vjeçareje. Kjo e fundit denoncoi në polici se 25-vjeçari i kishte vjedhur të dhënat e llogarisë së saj në rrjete sociale dhe kishte hapur llogari të tjera false, me fotot e videot e saj, nga të cilat e kanoste për t’i dhënë para.
    “Menjëherë pas kallëzimit të një 23-vjeçareje, se një shtetas i kishte vjedhur kredencialet e llogarisë së saj në rrjete sociale dhe kishte hapur llogari të tjera false, me fotot/videot e saj, nga të cilat e kanoste për t’i dhënë para, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Kibernetike, në bashkëpunim me specialistët e Forcës së Posaçme Operacionale, nisën punën për zbardhjen e autorësisë. Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe operacionale, të kryera në kuadër të operacionit “The ghost”, u identifikua dhe u vu në pranga autori i dyshuar, shtetasi B. K., 25 vjeç, banues në Burrel”.
    Policia sekuestroi 2 celularët që mbante 25-vjeçari në të cilët u gjetën aktive llogaritë false në rrjete sociale.
    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

  • I mori një shumë eurosh për t’i regjistruar pronën dhe e mashtroi, shpallet në kërkim pas kallëzimit avokatja

    I mori një shumë eurosh për t’i regjistruar pronën dhe e mashtroi, shpallet në kërkim pas kallëzimit avokatja

    Një avokate 59-vjeçare është shpallur në kërkim nga Policia e Fierit, pasi akuzohet për mashtrim nga një grua, kliente e saj, të cilës i kishte premtuar regjistrimin e pronës. Hetimet janë kryer nga specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, kurse e shpallura në kërkim është K. K., 59 vjeçe, banuese në Lushnjë.
    “E dyshuara, me profesion avokate, është kallëzuar nga një shtetase, se i ka marrë një shumë eurosh, duke e mashtruar se do të përshpejtojë procesin për regjistrimin e pronës së saj”, thanë burime zyrtare.
    Pas veprimeve paraprake të kryera, po punohet për kapjen e avokates dhe verifikimin e vërtetësisë së kallëzimit penal, në bashkëpunim edhe me Prokurorinë vendore.

  • SPAK i përgjigjet kallëzimit të avokates/ Regjistrohet procedim penal për gjyqtaren, Irena Gjoka

    SPAK i përgjigjet kallëzimit të avokates/ Regjistrohet procedim penal për gjyqtaren, Irena Gjoka

    Pas zvarritjes së procedurave për një kohë të gjatë, dhe vetëm pasi Irena Gjoka u sigurua që dosja “Partizani” në ngarkim të liderit të opozitës Sali Berisha të kalonte për gjykim, SPAK më në fund regjistron procedim penal ndaj gjyqtares së GJKKO-së, e cila figuron e dënuar në Greqi me 3 muaj burg dhe 1500 euro gjobë, dënim të cilin e ka fshehur në veting duke mos e deklaruar. SPAK i është përgjigjur avokates Adriana Kalaja, e cila bëri kallëzimin, se e ka regjistruar procedimin penal më 5 qershor të këtij viti, për veprën penale falsifikim i vulave, i stampave ose i formularëve.
    Skandali për Irena Gjokën u denoncua nga kreu i PD-së Sali Berisha në dyert e SPAK, i cili publikoi dokumentin autentik të Gjykatës së Janinës, teksa gjyqtarja Irena Gjoka, Maneku Shpata, e mohoi në mënyrë kategorike një fakt të tillë. Ky fakt i rëndë penal nuk është evidentuar gjatë rivlerësimit kalimtar në vetingun e Irena Gjokës, një situatë që për kallëzuesen është një keq-menaxhim i sistemit të drejtësisë dhe një pasqyrë e paaftësisë së institucioneve të shtetit për të vepruar në kohë.
    Bashkëlidhur kallëzimit u depozitua në SPAK edhe një prokurë, që përforconte faktin se Irena Gjoka ishte përfshirë në falsifikim. Kjo provë e re dëshmoi se ajo ka qenë e dëbuar nga Greqia për kalim të kufirit me dokumenta të falsifikuara. Pas kësaj, Irena Gjoka, që mbante ende mbiemrin Maneku, bashkë me bashkëshortin e fundit, Stefanaq Gjokën, bëjnë prokurë tek një noter në Fier për të autorizuar një avokat në Patra, me emrin Andon Konomi, për të ndjekur çështjen e tyre. Në këtë mënyrë, gjyqtarja gënjeu dy herë organet e vetingut, pasi prokura në fjalë gjithashtu u fsheh nga Gjoka.
    E teksa sot mbajnë firmën e saj shumica e vendimeve të Gjykatës së Posaçme ndaj drejtuesve të partive më të mëdha opozitare në vend, dhe me shumicën e këtyre dosjeve përfundoi me sukses “misionin e caktuar”, me sa duket roli i saj ka përfunduar dhe aktualisht është person nën hetim. Dhe si në shumicën e rasteve, nga ana tjetër, që drejtësia ka vepruar me dy standarde, hetimi i saj për një vepër kaq të rëndë të kryer nga ish-drejtuesja e GJKKO-së hetohet jo vetëm në gjendje të lirë, por edhe duke ushtruar detyrën.

  • U kallëzua nga ish-e dashura për dhunë dhe kërcënim, arrestohet 49-vjeçari në Tiranë

    U kallëzua nga ish-e dashura për dhunë dhe kërcënim, arrestohet 49-vjeçari në Tiranë

    Policia e Tiranës ka arrestuar një 49-vjecar i cili ishte shpallur në kërkim pas kallëzimit të ish-së dashurës së tij, se më datë 16 maj ai e ka dhunuar fizikisht dhe e ka kanosur me mjet prerës, për të kryer marrëdhënie seksuale.
    49-vjecari Admir Plaku u kap nga forcat e Komisariatit të Policisë Nr. 6 të kryeqytetit dhe do ti vihet në dispozicion organeve të drejtësisë.
    “Nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, u kap shtetasi A. P, 49 vjeç, i cili ishte shpallur në kërkim policor, në bazë të kallëzimit të ish të dashurës së tij, se më datë 16.05.2025, e ka dhunuar fizikisht dhe e ka kanosur me mjet prerës, për të kryer marrëdhënie seksuale”, thuhet në njoftimin e bluve.