Tag: kallëzime

  • Maliqi: SPAK ka marrë  zyrtarisht nën hetim Kreshnik Hajdarin për 4 kallëzime

    Maliqi: SPAK ka marrë zyrtarisht nën hetim Kreshnik Hajdarin për 4 kallëzime

    Drejtuesi politik i PD-së, për qarkun e Beratit, Lefter Maliqi ka deklaruar ditën e sotme se SPAK ka marrë zyrtarisht nën hetim, kryebashkiakun e Kuçovës, Kreshnik Hajdari për 4 kallëzime të bëra ndaj tij.
    Sipas Maliqit, përveç këtyre 4 kallëzimeve të bëra nga ai vetë ndaj Hajdarit, janë depozituar edhe kallëzime të tjera nga avokati Arben Llangozi dhe deputetja Albana Vokshi. Ai shton se së fundmi ka dorëzuar edhe një kallëzim për një tender prej 1 milion euro në zonën e Havaleas.
    Referuar këtyre kallëzimeve, Maliqi ngre pyetjen se pse Hajdari nuk është shkarkuar ende nga detyra, ndërsa ka ngritur dyshime për mbrojtje politike ndaj tij.
    Reagimi i Maliqit:
    “SPAK” zyrtarisht nën hetim për 4 kallëzime të dënuarin dhe të paaftin Hajdari në krye të Bashkisë Kuçovë, të dhuruar në 2019 dhe grabitur në 2023. Plus 2 kallëzime nga Avokati Arben Llangozi, plus 1 kallëzim nga Deputetja Albana Volshi, plus kallëzimi i fundit nga ana ime për tenderin 1 Milion Euro në Havaleas. Ndërkohë dhe Prokuroria e Beratit, ende ka hetimet për 4 Milion Euro të Sinëcit. Gjykata Administrative Tiranë, rrëzoi ankimin e Hajdarit për shkarkimin e tij, i cili ju kthye “KQZ”, ku jemi në pritje. Gjykata e Posaçme kundër krimit të organizuar e dënoi Hajdarin me 9 muaj burg të konvertuar me 150 orë punë dhe nuk e apeloi. Hajdari duhet të ishte shkarkuar me kohë nga Kryeministri dhe “KQZ”.
    Kush po e mbron ende? Oligark, Ministër??? Dhe pse??? Perse po e keqpërdorin Hajdarin?? Me porosi te kujt po i jep tenderat Hajdari kush po e keqperdor ?Po këta janë pjesë e hetimeve në “SPAK”, do i marr Hajdari me vete??? Pse po e keqpërdorin dhe cilat janë përfitimet e medha të tyre me firmën e të paaftit Hajdari? Cilat janë pazaret e tyre me disa eksponentë të PD kundra meje për dështimin e Opozitës? Pse kanë frikë?? A kanë frikë që emri im tek demokratët, opozitarët e ndershëm që duan ndryshim dhe janë kundra pazareve të pista bashkë me socialistët e ndershëm, ju prish interesat personal se do fitojmë Bashkitë Berat e Kuçovë?? A bëtë pazare ju hajdutë Rilindas në pushtet politik dhe lokal në Qarkun Berat dhe në bashkëpunim me këta 2-3 eksponentë politikë të PD më luftuat dhe dogjët mandatin e 3 të PD?
    Pasi po të ishim të Bashkuar si PD e opozitë ishin të sigurt 3 mandate në PD. Harrojeni se me paratë tuaja të pista e aferat korruptive do përçani opozitën. Opozita do pastrohet dhe do fitojë Bashkitë Berat e Kuçovë dhe në shkallë vendi, krahë njerëzve të punës me eksperiencë dhe figurave të reja. Pazaret e paratë e pista do ju dalin nga hundët! Vendin e keni ne burg.

  • ‘Edhe për ty ka hetime, për…’, Gazetari i plas “bombën” Nokës

    ‘Edhe për ty ka hetime, për…’, Gazetari i plas “bombën” Nokës

    Flamur Noka, i ftuar në një emisionin televiziv ka folur për SPAK dhe reformën në drejtësi. I pyetur se përse PD çon kallëzimet të panumërta në këtë institucion, kur Berisha e akuzon SPAK-un, si vegël të Edi Ramës, Noka deklaroi se kur të largohet Altin Dumani, atëherë do të hetohen kallëzimet e opozitës.
    I pyetur lidhur me hetimet të mundshme ndaj tij, për një vilë që zyrtarisht është në emrin e biznesmenti Petrit Maho, por ka aludime se kjo vilë është e Nokës, numri dy i PD tha se SPAK mund të hetojë sa të dojë edhe për të.
    Flamur Noka: SPAK që në krijimin e vet, duhet të kishte aleat kryesor opozitën. SPAK që kur u krijua duhet të kishte tre shtylla ku të bazohej, luftën kundër krimit të organizuar, korrupsionin dhe luftën kundër krimit zgjedhor. Tre shtylla ka SKAP-i që të quhej SPAK.
    Gazetari: Doktori thotë SPAK-u bën mirë për këta të tjerët.
    Flamur Noka: Nën instrumentalizimin e Soros dhe Ramës, filloi luftë kundër opozitës, luftë të paepur për të likujduar opozitën. Burgos pa provë dhe fakt Berishën, kreun e opozitës.
    Gazetari: Ju nuk keni qëndrim të unifikuar për SPAK-un. Berisha bën luftë me SPAK, Gaz Bardhi depoziton kallëzime të panumërta dhe bën politikë me çdo punë të SPAK. Ose është kështu si thotë Berisha… Tani përshembull është gëzuar se SPAK po godet Ballukun. Ju thoni SPAK është zero dhe çoni kallëzime atje.
    Flamur Noka: Po kemi çuar dhjetëra kallëzime. Edhe unë kam çuar.
    Gazeta: Çojnë edhe për ty. Edhe për ju ka hetim? Thonë për një vilë të Petrit Mahos, që thonë është e jotja… Këtu bëhen miliona kallëzime.
    Flamur Noka: Të hetojnë sa të duan. Historia është e thjeshtë. Ne depozitojmë çdo gjë, sepse nuk do të jetë Altin Dumani gjithmonë aty. Nga SKAP do të kthehet në SPAK.
    Gazeta: A do të kërkoni ndryshime në reformën në drejtësi?
    Flamur Noka: PD e ka në programin e saj, që çdo gjë do të konsultohet me Komisionin e Venecias, për formën, mënyrën si duhet trajtuar çështja e drejtësisë. Mos mendo se do të jemi konsultuesit e Edi Ramës. Reforma ka dështuar, e kemi thënë para të gjithëve ne. Edhe qeveria narkos ka dështuar, zv.kryeministrja është nën akuzë nga SKAP-i, nën akuzë të fortë, tani është çështje e lojës së brendshme. Reforma në drejtësi ka dështuar, kemi qasjen tonë, Komisioni i Venecias, konsultë me të, por ka dështuar qeveria.

  • “Edhe për ty ka hetime, për atë vilën e Mahos…?”/ Rakipi pyet Nokën për SPAK-un dhe kallëzimet që çon PD

    “Edhe për ty ka hetime, për atë vilën e Mahos…?”/ Rakipi pyet Nokën për SPAK-un dhe kallëzimet që çon PD

    Flamur Noka, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ka folur për SPAK dhe reformën në drejtësi. I pyetur nga Ylli Rakipi se përse PD çon kallëzimet të panumërta në këtë institucion, kur Berisha e akuzon SPAK-un, si vegël të Edi Ramës, Noka deklaroi se kur të largohet Altin Dumani, atëherë do të hetohen kallëzimet e opozitës.
    I pyetur lidhur me hetimet të mundshme ndaj tij, për një vilë që zyrtarisht është në emrin e biznesmenti Petrit Maho, por ka aludime se kjo vilë është e Nokës, numri dy i PD tha se SPAK mund të hetojë sa të dojë edhe për të.

    Biseda në studio:

    Flamur Noka: SPAK që në krijimin e vet, duhet të kishte aleat kryesor opozitën. SPAK që kur u krijua duhet të kishte tre shtylla ku të bazohej, luftën kundër krimit të organizuar, korrupsionin dhe luftën kundër krimit zgjedhor. Tre shtylla ka SKAP-i që të quhej SPAK.

    Ylli Rakipi: Doktori thotë SPAK-u bën mirë për këta të tjerët.
    Flamur Noka: Nën instrumentalizimin e Soros dhe Ramës, filloi luftë kundër opozitës, luftë të paepur për të likujduar opozitën.  Burgos pa provë dhe fakt Berishën, kreun e opozitës.
    ***
    Ylli Rakipi: Ju nuk keni qëndrim të unifikuar për SPAK-un. Berisha bën luftë me SPAK, Gaz Bardhi depoziton kallëzime të panumërta dhe bën politikë me çdo punë të SPAK. Ose është kështu si thotë Berisha… Tani përshembull është gëzuar se SPAK po godet Ballukun. Ju thoni SPAK është zero dhe çoni kallëzime atje.
    Flamur Noka: Po kemi çuar dhjetëra kallëzime. Edhe unë kam çuar.
    Ylli Rakipi: Çojnë edhe për ty. Edhe për ju ka hetim? Thonë për një vilë të Petrit Mahos, që thonë është e jotja… Këtu bëhen miliona kallëzime.
    Flamur Noka: Të hetojnë sa të duan. Historia është e thjeshtë. Ne depozitojmë çdo gjë, sepse nuk do të jetë Altin Dumani gjithmonë aty. Nga SKAP do të kthehet në SPAK.
    Ylli Rakipi: A do të kërkoni ndryshime në reformën në drejtësi?
    Flamur Noka: PD e ka në programin e saj, që çdo gjë do të konsultohet me Komisionin e Venecias, për formën, mënyrën si duhet trajtuar çështja e drejtësisë. Mos mendo se do të jemi konsultuesit e Edi Ramës. Reforma ka dështuar, e kemi thënë para të gjithëve ne. Edhe qeveria narkos ka dështuar, zv.kryeministrja është nën akuzë nga SKAP-i, nën akuzë të fortë, tani është çështje e lojës së brendshme. Reforma në drejtësi ka dështuar, kemi qasjen tonë, Komisioni i Venecias, konsultë me të, por ka dështuar qeveria.

  • Raporti vjetor i KLSH-së/ Shehu: Kemi bërë 13 kallëzime penale, shkelje në menaxhimin e parave, pagesa për kontratat..

    Raporti vjetor i KLSH-së/ Shehu: Kemi bërë 13 kallëzime penale, shkelje në menaxhimin e parave, pagesa për kontratat..

    Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit Arben Shehu prezantoi raportin vjetor 2024 në mbledhjen e përbashkët të Komisionit për Nismat Qytetare dhe Komisionit të Ekonomisë. Kreu i KLSH, ka listuar një sërë shkeljesh të identifikuara gjatë 159 auditimeve të kryera gjatë vitit të kaluar.
    “KLSH gjatë vitit 2024 ka kryer 159 auditime në të gjitha hallkat e qeverisjes. Janë dhënë 4378 rekomandime, ku ishin 993 masa disiplinore, 66 masa administrative, 697 masa për efekte financiare. Është konstatuar mos regjistrim i plotë i pasurive, mungesë dokumentacioni për pasuritë e paluajtshme. Ka pasur probleme në regjistrimin e aktiveve, duke rritur rrezikun e tjetërsimit të pasurive”, tha Shehu.
    Po ashtu Kreu i KLSH-së tha se probleme janë evidentuar edhe në disa bashki të vendit sidomos me detyrimet e prapambetura.
    “Në disa bashki është konstatuar mungesë evidencash mbi detyrimet e prapambetura, mosllogaritje e kamatëvonesave, si dhe mosregjistrim i detyrimeve të njohura me vendim gjykate. Kjo krijon jo vetëm pasaktësi në pasqyrat financiare, por edhe rrezik real për rritje të detyrimeve në të ardhmen dhe përballje me penalitete të pajustifikueshme, si kosto shtesë buxhetore”, tha Shehu.
    Institucionet qendrore e vendore tha Shehu vijojnë me problemin e largimeve të padrejta nga puna të punonjësve.
    “U identifikuan problematika në administrimin e burimeve njerëzore kryesisht me largimet e padrejta nga puna”, tha ai.
    Për të gjitha shkeljet e identifikuara janë bërë 13 kallëzime penale tha kreu i KLSH-së.
    “KLSH ka referuar raste me elementë penalë tek organet e drejtësisë. Gjatë vitit 2024, KLSH ka dërguar 13 kallëzime penale, të cilat përfshijnë rastet ku auditimi zbuloi veprime ose mosveprime me shkelje të rënda të ligjit. Përveç kallëzimeve, KLSH ka përcjellë me kërkesë të organeve ligj zbatuese, edhe 35 materiale të tjera informuese për çështje që kërkojnë hetime të mëtejshme”, tha Shehu.

  • Xhixho: Opozita ka bërë 44 protesta dhe disa kallëzime në SPAK, Veliaj s’është hetuar ende

    Xhixho: Opozita ka bërë 44 protesta dhe disa kallëzime në SPAK, Veliaj s’është hetuar ende

    Deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, deklaroi se opozita ka ndërmarrë një sërë veprimesh publike dhe ligjore kundër ish-kryetarit të Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, përfshirë 44 protesta dhe më shumë se katër kallëzime penale në SPAK.
    E ftuar në emisionin “Ora e Betit” në Ora News, Xhixho theksoi se opozita ka qenë kategorikisht kundër Veliajt, veçanërisht në lidhje me çështjen e inceneratorit të Tiranës, që sipas saj “nuk ekziston, por ka përfituar miliona euro”.

    “Kemi qenë të qartë dhe të zëshëm që prej fillimit. Veliaj nuk është sot nën hetim për dosjet që opozita ka çuar në SPAK, ndonëse ka firmosur vendime me pasoja të mëdha financiare, duke marrë edhe kompetencat e Këshillit Bashkiak,” – u shpreh Xhixho.

    Sipas saj, ky është një tjetër tregues i asaj që e cilëson si drejtësi selektive dhe me regji, duke shtuar se mënyra sesi u shkarkua Veliaj nga Partia Socialiste e konfirmon këtë qasje politike ndaj drejtësisë.

    “Në fillim e mbrojtën me zell, më pas, në mënyrë të befasishme, kur vendosi Rama, Veliaj u shkarkua. Të njëjtët këshilltarë që e mbronin, në një mbledhje teatër, votuan për largimin e tij,” – tha Xhixho.

    Ajo theksoi se opozita do të vijojë betejën për të vendosur përgjegjësinë ligjore për çështjet që rëndojnë mbi ish-kryetarin e Bashkisë së Tiranës.

  • “56 kallëzime”, Dumani sfidon Berishën: S’ka prova për krime zgjedhore, asnjë shitje votash e provuar deri tani

    “56 kallëzime”, Dumani sfidon Berishën: S’ka prova për krime zgjedhore, asnjë shitje votash e provuar deri tani

    56 kallëzime u bënë nga partitë politike për krime të pretenduara zgjedhore njoftoi kreu i SPAK Altin Dumani, por të gjitha rastet e shitblerjes së votës tha ai, kanë qenë pa prova.
    “Shumë kallëzime nga subjektet politike kanë ardhur për raste si “asfalt elektoral”, punësime të paligjshme apo përdorim i administratës”, theksoi kreu i SPAK, por nga verifikimet e hetuesve në terren nuk janë faktuar raste të tilla.
    Për 43 kallëzime ka pasur vendime mosfillimi për mungesë të veprës penale, kryesisht kallëzime të partive.

    Nga 193 materiale në total, përfshirë edhe kallëzimet nga policia, qytetarët, prokuroritë, por dhe iniciativa nga vetë SPAK, 39 procedime penale janë në hetim, vetëm 4 të adresuara nga partitë politike.

  • Krimi zgjedhor/ Kallëzime për shitblerje votash, por pa prova, Dumani: Ishim në kontakt me partitë politike dhe…

    Krimi zgjedhor/ Kallëzime për shitblerje votash, por pa prova, Dumani: Ishim në kontakt me partitë politike dhe…

    Kreu i SPAK, Altin Dumani, zhvilloi sot një takim me dyer të mbyllura me gazetarët, ku në qendër të diskutimit ishte krimi zgjedhor në kuadër të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit.
    Siç raportohet nga gazetarja Klodiana Lala, Dumani bëri me dije se janë depozituar disa kallëzime për shitblerje votash, por sipas tij, ato nuk janë shoqëruar me prova konkrete. Ai theksoi se SPAK ka qenë në komunikim të vazhdueshëm me përfaqësues të forcave politike dhe me Policinë e Shtetit, ndërsa për secilin pretendim janë kryer verifikimet përkatëse.

  • Krimet zgjedhore, Dumani bën bilancin: Strategjia ka pasur efekt parandalues, 193 kallëzime

    Krimet zgjedhore, Dumani bën bilancin: Strategjia ka pasur efekt parandalues, 193 kallëzime

    Kreu i SPAK, Altin Dumani po zhvillon një bashkëbisedim ‘off records’ me gazetarët, ku po bën edhe një ‘bilanc’ të punës. Dumani është shprehur se prokurorët e posaçëm kanë pasur një periudhë të ngarkuar me hetimet e reja dhe dosjet e vjetra.
    Ndalur tek krimet zgjedhore, Dumani është shprehur se kanë qenë të fiksuar nga muaji mars deri në fund të procesit zgjedhor të 11 majit.
    Në total Dumani thotë se në SPAK kanë mbërritur 193 kallëzime për krime zgjedhore, 53 nga të cilat nga subjektet politike.
    “Strategjia ka pasur efekt parandalues, por edhe bashkëpunim. Lidhur me statistikat dhe të dhënat mund t’i sjell para jush 193 materiale të administruara, 35 nga policia e shtetit, 80 nga qytetarët. Kallëzime nga persona juridikë 16 materiale Nga 43 procedime të regjistruara një është dërguar për gjykim. Mbeten nën hetim 39 procedime penale Janë lëshuar nga gjykata 17 kontrolle banesash personale ku është bërë e mundur të gjenden prova materiale.
    Edhe pse periudha zgjedhore ka përfunduar, prokurorët kanë në prioritet këto hetime. Janë 43 materiale mosfillimi që u janë komunikuar denoncuesve. Vetëm tre prej tyre janë ankimuar në gjykatë, ku gjykata ka gjetur të drejta vendimet e mosfillimit nga prokurori. Gjej rastin të falënderoj prokurorët që kanë kryer çdo veprim të mundshëm. Tipologjia e kallëzimeve nga subjektet politike, një nga këto ka qenë shpërdorimi i asfaltit elektoral.
    Të gjitha kallëzimet janë verifikuar dhe nuk janë kundërshtuar në gjykatë kur janë mosfilluar. Publikimet në kundërshtim me ligjin, përdorimi i administratës, kallëzimet kanë qenë thjesht vetëm formale dhe nuk kanë plotësuar elementët”-është shprehur Dumani.

  • Zgjedhjet e 11 Majit dhe bandat, Dumani: 43 kallëzime po hetohen nga SPAK

    Zgjedhjet e 11 Majit dhe bandat, Dumani: 43 kallëzime po hetohen nga SPAK

    Gazeta “KOHA JONË” themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
    Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga “Sami Frasheri”, Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA – ALBANIA

  • Krimet zgjedhore/ SPAK: Hetojmë 41 raste, kallëzimet për korrupsion në zgjedhje

    Krimet zgjedhore/ SPAK: Hetojmë 41 raste, kallëzimet për korrupsion në zgjedhje

    Prokuroria e posaçme po kryen veprime hetimore për 41 kallëzime të regjistruara në lidhje me zgjedhjet parlamentare të 11 majit.
    Në përgjigjen zyrtare drejtuar ABC News, SPAK konfirmoi se deri në datë 26 maj janë depozituar 192 kallëzime që lidhen me krimet zgjedhore dhe deri më tani për 41 prej tyre janë gjetur elemente të veprës penale dhe janë duke u kryer veprime më të thelluara hetimore. Për 38 kallëzime është vendosur mos fillim për shkak se nuk ka patur prova të mjaftueshme për vijimin e hetimeve.
    Numri më i lartë i procedimeve është iniciuar nga Policia e shtetit me 21 të tilla ndërsa 4 nga subjektet politike. Nëpërmjet platformës online që u ngrit për herë të parë nga SPAK janë dorëzuar 60 kallëzime, ndërsa 24 të tjera janë denoncuar nëpërmjet postës.
    Numri më i madh i procedimeve të regjistruara prej 35, lidhet me veprën penale të korrupsionit në zgjedhje, e ndjekur nga ajo e përdorimit te funksionit publik për qëllime politike dhe shpërdorimi i detyrës.
    Gjatë kësaj periudhe SPAK ka zhvilluar disa operacione në kuadër të krimeve zgjedhore duke ushtruara kontrolle dhe sekuestruar aparate celulare mes të cilëve atë të zëvendës kryetarit të bashkisë Pukë, Ndue Suma kryetarit të bashkisë së vaut të dejës Kristijan Shkreli si dhe ish-kryetarit të bashkisë së Kavajës Elvis Rroshi. Në janar të këtij viti, prokuroria e posaçme ngriti një strukturë të veçantë për hetimin e krimeve zgjedhore.