Tag: kallën

  • Rama i jep lamtumirën e fundit Fatos Nanos: Doja të ishim në një nga ato darkat tona, të flisnim për çfarë thanë për ty ata që të kallën në burg dhe që donin të vrisnin në zyrë

    Rama i jep lamtumirën e fundit Fatos Nanos: Doja të ishim në një nga ato darkat tona, të flisnim për çfarë thanë për ty ata që të kallën në burg dhe që donin të vrisnin në zyrë

    I thonë një fjale: vdis pa të të dua. Sa do të doja të uleshim sot në një nga ato darkat tona të rralla të viteve të fundit, e ti kalonim deri vonë në atë revistën tonë të ngjarjeve dhe personazheve të ndryshme, tër ç’u tha për ty qëkurse doli lajmi që ike përgjithnjë. Po sa të dashkan mor burrë i dheut. Edhe ata që nuk lanë shkopinj nën rrota pa të vënë. More deri te ata që kallën në burg duke të akuzuar si vjedhës dhe që deshën të të vrasin në zyrë dhe që të thanë në fytyrë tër të zezat e gjuhës shqipe. Veç ta shihje si i kanë qendisur kaq bukur fjalët.
    Plasja më vjen që sjemi sot në një darkë. Mua më duhet të rendis fjalët e një lamturire, të cilën nuk e imagjinova dot as pasi miku im Solis më shkroi se kishe hyre në koma. Mendova Xhoin që do vazhdonte të rrinte te koka edhe për sa vjet të tjerë që do të rrinte besnike e gjumit tënd. Nuk të mendoja ty të shtrirë në një arkmort. Ja që erdhi për mua kjo ditë zie dhe më ra puna e vështirë që ti jap lamtumirën një paraardhësi, të parit kryeyar të familjes sonë.

    Top Channel

  • “Sa të paskan dashur edhe ata që të kallën në burg”/ Rama në lamtumirën për Fatos Nanon: Mezi paskan pritur të…

    “Sa të paskan dashur edhe ata që të kallën në burg”/ Rama në lamtumirën për Fatos Nanon: Mezi paskan pritur të…

    Në homazhet shtetërore për ndarjen nga jeta të ish-kryeministrit dhe liderit historik të Partisë Socialiste, Fatos Nano, kryeministri Edi Rama e kujtoi si mik, si udhëheqës dhe si njeri që la gjurmë të pashlyeshme në historinë politike të vendit.
    “I thonë një fjale, vdis pa të dua. Sa do doja i dashur Fatos të uleshim sonte në një nga ato darkat tona të rralla të viteve të fundit plot me shijeni e ajrit të pastruar mes nesh dhe ti kalonim deri vonë në atë revistën tonë të ngjarjeve tërë ça u tha e ça shkrua për ty qysh se doli lajmoi se këtë herë ti ike përgjithmonë. Sa të paskan dashur e admiruar, edhe at që s’të lanë shkop ndër rrota pa të vënë dhe gurë kurrë pa të hedhur, mezi paskan pritur të të tregojnë dashurinë sapo të merrnin vesh që nuk do ti hapësh më sytë.
    Dhe ata që të kallën në burg duke të akuzuar si vjedhës dhe erdhën të vrasin në zyrë duke të mallkuar si vrasës e që të lëshuan mbi fytyrë për vite me radhe tërë të zezat e gjuhës shqipe, veç ta shihje se si ta kanë qëndisur aq bukur fjalët e admiratës së tyre. Plasja më vjen që s’jemi dot sonte për një darkë që s’do të kishte paguar”, tha Rama.