Tag: kallas

  • “BE mbështet hapat e SHBA-së drejt paqes”, Kallas: Mbështetje për Ukrainën dhe presion mbi Rusinë

    “BE mbështet hapat e SHBA-së drejt paqes”, Kallas: Mbështetje për Ukrainën dhe presion mbi Rusinë

    Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Kaia Kallas tha se mbështetja për Ukrainën dhe presioni për Rusinë.

    “Uniteti transatlantik, mbështetja për Ukrainën dhe presioni ndaj Rusisë janë mënyra se si do ta përfundojmë këtë luftë dhe do të parandalojmë agresionin e ardhshëm rus në Evropë”, tha Kallas, menjëherë pas përfundimit të një takimi të jashtëzakonshëm të Këshillit të Punëve të Jashtme të mbajtur me anë të videokonferencës.
    Në një postim në “X”, Kaia Kallas raportoi gjithashtu se “ministrat e jashtëm të BE-së shprehën sot mbështetjen e tyre për hapat e SHBA-së që do të çojnë në një paqe të drejtë”.
    “Ndërkohë, ne po punojmë për më shumë sanksione kundër Rusisë, më shumë mbështetje ushtarake për Ukrainën dhe më shumë mbështetje për nevojat buxhetore të Ukrainës dhe procesin e pranimit në BE”, shkroi Kallas.

    Top Channel

  • Negociatat për paqen në Ukrainë, Kallas thërret sot takim të parakohshëm të ministrave të jashtëm të BE

    Negociatat për paqen në Ukrainë, Kallas thërret sot takim të parakohshëm të ministrave të jashtëm të BE

    Çdo marrëveshje midis SHBA-së dhe Rusisë duhet të përfshijë Ukrainën dhe BE-në. Kështu deklaroi një ditë më parë kryediplomatja e BE-së, Kaja Kallas, e cila thirri një takim të ministrave të jashtëm të hënën për të diskutuar hapat e mëtejshëm.
    “SHBA-të kanë fuqinë ta detyrojnë Rusinë të negociojë seriozisht. Çdo marrëveshje midis SHBA-së dhe Rusisë duhet të përfshijë Ukrainën dhe BE-në, sepse është çështje e sigurisë së Ukrainës dhe të të gjithë Evropës”, tha Kallas.
    Takimi është planifikuar të mbahet virtualisht të hënën pasdite dhe Kallas tha se ministrat do të shqyrtojnë gjithashtu zhvillimet në Lindjen e Mesme dhe Gaza, shkruan A2 CNN.
    Sipas saj e drejta ndërkombëtare “është e qartë: të gjitha territoret e pushtuara përkohësisht i përkasin Ukrainës” dhe paralajmëroi se një zgjidhje e negociuar nuk duhet të përgatisë terrenin për agresion të mëtejshëm kundër Ukrainës, aleancës transatlantike apo Evropës.
    Zelenskyy ka paralajmëruar se çdo negociatë për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë duhet të përfshijë Kievin.
    “Çdo vendim që merret pa Ukrainën është në të njëjtën kohë vendim kundër paqes. Ato nuk do të sjellin asgjë. Këto janë vendime të vdekura. Ato nuk do të funksionojnë kurrë”, tha ai.
    Të dielën, udhëheqësit e BE-së lëshuan një deklaratë, përfshirë presidentin Macron, kryeministrren Meloni, kancelarin Merz, kryeministrin Tusk, kryeministrin Starmer, presidenten Von der Leyen dhe presidentin Stubb, duke përsëritur se “Rruga drejt paqes në Ukrainë nuk mund të vendoset pa Ukrainën”, përcjell A2 CNN.
    Në deklaratë thuhej gjithashtu se “kufijtë ndërkombëtarë nuk duhet të ndryshohen me forcë”, duke shtuar se vija aktuale e frontit duhet të jetë “pika fillestare e negociatave”.
    Një propozim rus për armëpushim ka sugjeruar shkëmbimin e territoreve ukrainase të Donetskut dhe Luhanskut për një armëpushim të plotë.
    Zyrtarët ukrainas dhe evropianë thuhet se i janë përgjigjur propozimit të Rusisë për armëpushim me një kundërpropozim.
    Propozimi, i paraqitur nënpresidentit të SHBA-së JD Vance, Sekretarit të Shtetit Marco Rubio, të dërguarit për Ukrainën Keith Kellogg dhe Steve Ëitkoff, përsëriti se Ukraina dhe Evropa duhet të përfshihen në çdo negociatë që zhvillohet me Rusinë , ndërsa kërkoi gjithashtu që të zbatohet një armëpushim përpara se të ndërmerren hapa të mëtejshëm.
    Kjo u propozua në një takim me zyrtarë të lartë amerikanë në Mbretërinë e Bashkuar të shtunën, sipas zyrtarëve.

  • BE i thotë SHBA të “ndajë barrën” për armët e destinuara për Ukrainën

    BE i thotë SHBA të “ndajë barrën” për armët e destinuara për Ukrainën

    Shefja e politikës së jashtme të BE-së, Kaja Kallas, ka mirëpritur premtimin e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, për të dërguar më shumë armë në Kiev, por argumentoi se ai nuk mund ta quajë atë ndihmë amerikane nëse shtetet evropiane të NATO-s po e financojnë plotësisht iniciativën.

    Trump njoftoi të hënën se do t’u lejojë anëtarëve të tjerë të NATO-s të blejnë sisteme mbrojtëse raketore Patriot të prodhuara në Amerikë dhe armë të tjera për Ukrainën, por tregoi se taksapaguesit amerikanë nuk do të financojnë më përpjekjet e luftës së Kievit.

    “Shtetet e Bashkuara nuk do të pranojnë asnjë pagesë. Ne nuk do ta blejmë, por do ta prodhojmë dhe ata do të paguajnë për të”, tha udhëheqësi amerikan gjatë një takimi me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, në Zyrën Ovale, duke shtuar se “kjo do të jetë një biznes për ne”.

    Duke folur me gazetarët të martën, Kallas përshëndeti njoftimin e Trump, por vuri në dukje se Brukseli “do të donte të shihte SHBA-të të ndanin barrën”.

    “Nëse ne paguajmë për këto armë – është mbështetja jonë, është mbështetje evropiane”, shpjegoi Kallas kur u pyet të sqaronte se çfarë nënkuptonte me ndarjen e barrës. “Ne po bëjmë sa më shumë që mundemi për të ndihmuar Ukrainën, dhe për këtë arsye thirrja është që të gjithë të bëjnë të njëjtën gjë. Nëse premton të japësh armët, por thua se dikush tjetër do të paguajë – në të vërtetë nuk të jepet ty, apo jo?”

    Moska ka denoncuar vazhdimisht furnizimet perëndimore me armë për Ukrainën, duke thënë se ato shërbejnë vetëm për të zgjatur gjakderdhjen dhe përshkallëzuar konfliktin pa ndryshuar rrjedhën e tij. Rusia mbetet e hapur për negociata, por nuk ka marrë një përgjigje nga Kievi për kohën e raundit të ardhshëm.

    Ministri i Jashtëm rus Sergey Lavrov deklaroi të martën se udhëheqësit e BE-së dhe NATO-s e kanë ushtruar Trumpin nën “presion të papërshtatshëm” për të miratuar një qëndrim të ashpër. Zëvendësministri i Jashtëm Sergey Ryabkov theksoi se “çdo përpjekje për të bërë kërkesa, e lëre më për të lëshuar ultimatume, është e papranueshme”.

    Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, kritikoi gjithashtu kërcënimin e Trump për të vendosur tarifa dytësore “të rënda” deri në 100% brenda 50 ditësh, duke vënë në dukje se ultimatume të tilla “perceptohen nga pala ukrainase jo si një sinjal drejt paqes, por si një sinjal për të vazhduar luftën”.

  • BE ende pa marrëveshje për sanksione shtesë ndaj Rusisë

    BE ende pa marrëveshje për sanksione shtesë ndaj Rusisë

    Në takimin e ministrave të Jashtëm të BE-së duhej të vendosej për paketën e 18 të sanksioneve ndaj Rusisë. Por Sllovakia nuk është dakord. E hapur mbetet edhe çështja e financimit të sistemeve “Patriot” për Ukrainën.
    Ministrat e Jashtëm të Europës janë fare pranë një dakordësimi, vuri në dukje Kaja Kallas, e ngarkuara e BE-së për Politikën e Jashtme pas bisedimeve në Bruksel. Por ajo nuk mundi të komunikojë një sukses. “Jam vërtetë e mërzitur, që nuk mundëm të arrijmë një marrëveshje”, tha Kallas. Nuk u arrit të bindej Sllovakia. Në këtë mënyrë paketa e 18 e sanksioneve ndaj Rusisë dështoi në mbledhjen vendimtare. Me sanksionet e reja synohet, që Rusiatë ketë më pak të ardhura se deri tani nga eksporti i naftës në vende të treta. Ishin planifikuar tavane të reja çmimesh për naftën ruse dhe ndalimi i mjeteve lundruese, që të transportojnë naftë nga Rusia me çmime më të larta ose e sigurojnë atë. KrahasSllovakisë, sipas të dhënave të diplomatëve edhe Malta ka shprehur rezerva kundër këtyre masave. Malta druan se me pa të drejtë mund të ketë disavantazh për sipërmarrjet vendase të lundrimit, nëse ulet ndjeshëm i ashtuquajturi tavan i çmimit të naftës.

    Sllovakia kërkon zhdëmtim financiarKryeministri sllovak Robert Fico prej javësh është kundër miratimit të paketës së re të sanksioneveMe kundërshtimin e tij ai do t’i bëjë presion BE-së. Synimi i tij është tek nafta, por kërkon zhdëmtim financiar për vendin e tij, në rast se ndërpritet importi i gazit rus në Sllovaki, që mund t’i shkaktojë dëme ekonomisë së vendit.
    Sinjal jo i mirë i BE-sëE ngarkuara e BE-së për Politikën e Jashtme, Kallas u përpoq ta minimizojë dëmin nga dështimi. Do të bëhen përpjekje të mëtejshme tha ajo që të bindet Sllovakia. Por kjo nuk ndryshon faktin, se BE-ja nuk paraqitet unike. Pikërisht në ditën kur presidenti i SHBA-së ndryshoi kursin, duke u shprehur për herë të parë me kritika ndaj presidentit rus Vladimir Putin, BE-ja nuk është në gjendje të ndalojë rrjedhjen e parasë në arkat e luftës së Vladimir Putinit.
    Fico ka marrëdhënie të mira me KremlininMarrëveshja në BE u pengua nga Robert Fico, kryeministri që e tregon hapur afërsinë e tij me Putinin. Në fund të vitit të kaluar ai udhëtoi për në Moskë dhe u takua me Putinin. Të dy pozuan duke demonstruar harmoni. Takimi ngjalli indinjatë jo vetëm në BE, por edhe në Ukrainë. Përmbajtja e bisedimeve nuk u bë e ditur – përveçse dihet që është biseduar për furnizimet ruse me gaz në Sllovaki.
    Kush do t’i paguajë sistemet e SHBA-së të mbrojtjes nga ajri?Në takimin e ministrave të Jashtëm nuk arriti të sqarohet as çështja, se kush do t’i paguajë përveç Gjermanisë, armët e mbrojtjes nga ajri të tipit “Patriot” nga SHBA, që sikurse ofroi presidenti Trump, ato duhet të blihen dhe t’i furnizohen më tej Ukrainës. “Ne e përshëndesim vendimin e Trump për të furnizuar më shumë armë”, deklaroi Kallas, “por do të dëshironim, që kostot të ndahen”. Këtë në fakt e ka përjashtuar presidenti i SHBA-së. Ai miraton eksportin, por pagesën duhet ta bëjnë partnerët e NATO-s. Deri tani vetëm Gjermania ka siguruar se do të paguajë. Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius, deklaroi se do të blejë edhe dy sisteme të tjera të tipit “Patriot” nga SHBA, për të mbështetur Kievin. Më parë qeveria e kancelarit Scholz i furnizoi Ukrainës tre sisteme “Patriot”.
    Kostot për këto sisteme bashkë me municionin llogariten rreth një miliard dollarë. Vendet partenre në NATO Danimarka dhe Holanda janë shprehur gjithashtu pozitivisht dhe duan të shqyrtojnë mundësitë e financimit në vend. Si Danimarka edhe Holanda parimisht qysh përpara dy vjetësh kanë lënë të kuptohet se kanë gatishmëri për pjesëmarrje në funrizimet me sistemet “Patriot”. DW

  • Dështon marrëveshja për paketën e 18-të të BE-së për sanksionet ndaj Rusisë, shteti europian bëhet “bllokadë”/ Kallas: Të nxitojmë, Moska po përdor armë kimike

    Dështon marrëveshja për paketën e 18-të të BE-së për sanksionet ndaj Rusisë, shteti europian bëhet “bllokadë”/ Kallas: Të nxitojmë, Moska po përdor armë kimike

    Bashkimi Europian nuk arriti të miratojë paketën e 18-të të sanksioneve kundër Rusisë, pasi Sllovakia kërkoi shtyrjen e vendimit, duke bllokuar përkohësisht procesin.

    Lajmin e konfirmoi shefja e politikës së jashtme të BE-së, Kaja Kallas, pas përfundimit të Këshillit të Çështjeve të Jashtme në Bruksel.
    “Jam me të vërtetë e trishtuar që nuk arritëm një marrëveshje sot. Ishim shumë pranë për të bindur Sllovakinë. Komisioni ka ofruar gjithçka që ata kërkuan. Tani topi është në fushën e tyre”, u shpreh Kallas.
    Sipas saj, janë bërë tashmë dy muaj pritje, ndërsa paralajmëroi se vonesa në miratimin e sanksioneve i jep frymëmarrje ekonomike Rusisë, duke e lejuar të vazhdojë agresionin në Ukrainë.
    Duke komentuar zhvillimet në Ukrainë, Kallas theksoi përshkallëzimin e sulmeve ajrore ruse dhe ngriti alarmin për përdorimin e armëve të ndaluara: “Fushata e bombardimeve nga Rusia ka arritur nivele rekord. Po shohim përdorim në rritje të armëve kimike të ndaluara, çka tregon qartë se Moska nuk dëshiron paqe”, tha ajo.
    Kallas bëri thirrje për unitet brenda BE-së, duke thënë se sanksionet janë jetike për të ndalur aftësinë e Rusisë për të financuar luftën.
    Shefja e diplomacisë europiane komentoi gjithashtu deklaratat e fundit të Donald Trump mbi Ukrainën, duke thënë se i mirëpret, por i bëri thirrje SHBA-së për të ndarë më shumë barrën financiare dhe politike të luftës.
    “Evropa dhe Amerika po punojnë së bashku, dhe kjo është mënyra më e mirë për të rritur presionin mbi Putinin që të negociojë seriozisht. E vetmja mënyrë për t’i dhënë fund kësaj lufte është ta detyrojmë të ndalojë”, tha Kallas.

    Top Channel

  • Dështon marrëveshja për paketën e 18-të të BE-së për sanksionet ndaj Rusisë, shteti europian bëhet “bllokadë”/ Kallas: Të nxitojmë, Moska po përdorë armë kimike

    Dështon marrëveshja për paketën e 18-të të BE-së për sanksionet ndaj Rusisë, shteti europian bëhet “bllokadë”/ Kallas: Të nxitojmë, Moska po përdorë armë kimike

    Bashkimi Europian nuk arriti të miratojë paketën e 18-të të sanksioneve kundër Rusisë, pasi Sllovakia kërkoi shtyrjen e vendimit, duke bllokuar përkohësisht procesin.

    Lajmin e konfirmoi shefja e politikës së jashtme të BE-së, Kaja Kallas, pas përfundimit të Këshillit të Çështjeve të Jashtme në Bruksel.
    “Jam me të vërtetë e trishtuar që nuk arritëm një marrëveshje sot. Ishim shumë pranë për të bindur Sllovakinë. Komisioni ka ofruar gjithçka që ata kërkuan. Tani topi është në fushën e tyre”, u shpreh Kallas.
    Sipas saj, janë bërë tashmë dy muaj pritje, ndërsa paralajmëroi se vonesa në miratimin e sanksioneve i jep frymëmarrje ekonomike Rusisë, duke e lejuar të vazhdojë agresionin në Ukrainë.
    Duke komentuar zhvillimet në Ukrainë, Kallas theksoi përshkallëzimin e sulmeve ajrore ruse dhe ngriti alarmin për përdorimin e armëve të ndaluara: “Fushata e bombardimeve nga Rusia ka arritur nivele rekord. Po shohim përdorim në rritje të armëve kimike të ndaluara, çka tregon qartë se Moska nuk dëshiron paqe”, tha ajo.
    Kallas bëri thirrje për unitet brenda BE-së, duke thënë se sanksionet janë jetike për të ndalur aftësinë e Rusisë për të financuar luftën.
    Shefja e diplomacisë europiane komentoi gjithashtu deklaratat e fundit të Donald Trump mbi Ukrainën, duke thënë se i mirëpret, por i bëri thirrje SHBA-së për të ndarë më shumë barrën financiare dhe politike të luftës.
    “Evropa dhe Amerika po punojnë së bashku, dhe kjo është mënyra më e mirë për të rritur presionin mbi Putinin që të negociojë seriozisht. E vetmja mënyrë për t’i dhënë fund kësaj lufte është ta detyrojmë të ndalojë”, tha Kallas.

    Top Channel

  • Dështon marrëveshja për paketën e 18-të të BE-së për sanksionet ndaj Rusisë, shteti europian bëhet “bllokadë”

    Dështon marrëveshja për paketën e 18-të të BE-së për sanksionet ndaj Rusisë, shteti europian bëhet “bllokadë”

    Bashkimi Europian nuk arriti të miratojë paketën e 18-të të sanksioneve kundër Rusisë, pasi Sllovakia kërkoi shtyrjen e vendimit, duke bllokuar përkohësisht procesin.

    Lajmin e konfirmoi shefja e politikës së jashtme të BE-së, Kaja Kallas, pas përfundimit të Këshillit të Çështjeve të Jashtme në Bruksel.
    “Jam me të vërtetë e trishtuar që nuk arritëm një marrëveshje sot. Ishim shumë pranë për të bindur Sllovakinë. Komisioni ka ofruar gjithçka që ata kërkuan. Tani topi është në fushën e tyre”, u shpreh Kallas.
    Sipas saj, janë bërë tashmë dy muaj pritje, ndërsa paralajmëroi se vonesa në miratimin e sanksioneve i jep frymëmarrje ekonomike Rusisë, duke e lejuar të vazhdojë agresionin në Ukrainë.
    Duke komentuar zhvillimet në Ukrainë, Kallas theksoi përshkallëzimin e sulmeve ajrore ruse dhe ngriti alarmin për përdorimin e armëve të ndaluara: “Fushata e bombardimeve nga Rusia ka arritur nivele rekord. Po shohim përdorim në rritje të armëve kimike të ndaluara, çka tregon qartë se Moska nuk dëshiron paqe”, tha ajo.
    Kallas bëri thirrje për unitet brenda BE-së, duke thënë se sanksionet janë jetike për të ndalur aftësinë e Rusisë për të financuar luftën.
    Shefja e diplomacisë europiane komentoi gjithashtu deklaratat e fundit të Donald Trump mbi Ukrainën, duke thënë se i mirëpret, por i bëri thirrje SHBA-së për të ndarë më shumë barrën financiare dhe politike të luftës.
    “Evropa dhe Amerika po punojnë së bashku, dhe kjo është mënyra më e mirë për të rritur presionin mbi Putinin që të negociojë seriozisht. E vetmja mënyrë për t’i dhënë fund kësaj lufte është ta detyrojmë të ndalojë”, tha Kallas.

    Top Channel

  • Këshilli i Punëve të Jashtme të BE, Kallas: Sllovakia po pengon paketën e 18-të të sanksioneve ndaj Rusisë

    Këshilli i Punëve të Jashtme të BE, Kallas: Sllovakia po pengon paketën e 18-të të sanksioneve ndaj Rusisë

    Kështu u shpreh Përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Kaja Kallas, në Bruksel, pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit të Punëve të Jashtme. Sipas Kallas, një marrëveshje «duhet të arrihet», pasi negociatat po zgjasin «prej dy muajsh» dhe Rusia duhet të «privohet» nga mjetet që përdor për të zhvilluar luftën në Ukrainë.
    Ministri i Jashtëm polak, Radoslaw Sikorski, i pyetur pse nuk u arrit marrëveshja për paketën e 18-të, u përgjigj: «Pyesni Hungarinë dhe Sllovakinë».

  • Evropa në kërkim të një roli për krizën në Lindjen e Mesme

    Evropa në kërkim të një roli për krizën në Lindjen e Mesme

    Kaja Kallas

    BRUKSEL- Evropa ende po kërkon një rol në konfliktin Izrael-Iran, pasi u zu në befasi nga sulmet e SHBA-së ndaj Iranit, që u kryen në fundjavë. Për evropianët është e drejtë të thuhet se ndihen disi të poshtëruar, pasi sulmi amerikan ndaj objekteve bërthamore të Iranit ndodhi vetëm 24 orë pas takimit që ministrat e jashtëm të Francës, Gjermanisë, Britanisë dhe përfaqësuesja e BE-së, Kaja Kallas, zhvilluan më 20 qershor në Gjenevë me ministrin e Jashtëm iranian, Abbas Araqchi.
    Ato bisedime nuk çuan në diçka konkrete, madje as në marrëveshje për takim të ri. Por, Kallas ishte këmbëngulëse kur u pyet për këtë çështje para mbledhjes së Këshillit të Jashtëm të BE-së, më 23 qershor, duke thënë se Teherani ka filluar të hapet për çështjet e tij bërthamore dhe ato të sigurisë. Presidenti amerikan, Donald Trump, nuk ishte i të njëjtit mendim.
    Ai tha se përpjekjet e Evropës nuk kanë çuar askund dhe se iranianët nuk kanë shumë dëshirë të bisedojnë.
    Për më tepër, mbrëmjen e 23 qershorit, ai njoftoi se Irani dhe Izraeli janë pajtuar tashmë për armëpushim.
    Po tani çfarë?
    Ministrat e Jashtëm evropianë do ta diskutojnë këtë çështje në Bruksel, dhe kanë disa pika të përbashkëta në qëndrim – edhe nëse ato nuk do të kenë shumë ndikim në tensionet aktuale. Në thelb, evropianët besojnë se diplomacia është e vetmja zgjidhje dhe se Evropa është ende e gatshme dhe me përvojë për të negociuar me Iranin. Kjo mund të mos jetë e dobishme tani, por ndoshta do të jetë në të ardhmen. Qëllim kryesor për Brukselin dhe kryeqytetet e tjera evropiane është të krijojnë një hapësirë, ku iranianët dhe amerikanët flasin drejtpërdrejt me njëri-tjetrin.
    Ata dështuan ta arrijnë këtë në Gjenevë, por do të ketë mundësi të tjera.
    Ministri i Jashtëm gjerman, Johann Wadephul, theksoi para takimit në Bruksel se Uashingtoni vazhdon t’i inkurajojë evropianët të mbajnë kontakte me Iranin. Ministri i Jashtëm francez, Jean-Noel Barrot, insistoi se sulmet izraelite dhe amerikane nuk do ta pengojnë Iranin të krijojë bombë bërthamore. Ai tha se vetëm diplomacia mund ta rregullojë këtë çështje. 
    A do të jetë kjo një version i përditësuar i Planit të Përbashkët Gjithëpërfshirës për Veprim (JCPOA), apo i marrëveshjes së frymëzuar nga Evropa dhe të arritur me ndihmën e evropianëve në vitin 2015?
    Kjo marrëveshje e kufizoi programin bërthamor të Teheranit në këmbim të lehtësimit të sanksioneve. BE-ja vazhdon ta shohë atë si një arritje të rëndësishme diplomatike evropiane. Por, në fakt, marrëveshja pësoi një goditje të madhe gjatë mandatit të parë të Trumpit, sepse u konsiderua si projekt i paraardhësit të tij, Barack Obama. Nën presidencën e Joe Bidenit, ajo pothuajse nuk funksionoi fare, pasi Uashingtoni dhe Teherani morën pozicione gjithnjë e më të kundërta. Tani duket e vdekur dhe me pak shanse për t’u ringjallur, edhe pse ka ende aspekte të saj që mund të kenë ndikim. Kallas vuri në dukje se evropianët kanë ende mundësinë e rivendosjes së sanksioneve ndaj Iranit, sipas marrëveshjes JCPOA.
    Ato do ta rrisnin presionin, por, sipas diplomatëve evropianë me të cilët bisedoi Radio Evropa e Lirë, nuk janë në tryezë për momentin. Ashtu si në rastin me Ukrainën dhe bisedimet e mundshme për paqe, Evropa duket se mund të jetë më shumë një financuese në të ardhmen, sesa një lojtare aktive. Ndaj, është e kujdesshme që të mos kritikojë shumë Izraelin dhe Shtetet e Bashkuara.
    Embargoja evropiane mbi armët
    Aktualisht, flitet për ndalimin e shitjes së armëve evropiane për Izraelin dhe pezullimin e marrëveshjes tregtare mes BE-së dhe Izraelit, për shkak të shkeljeve të dyshuara të të drejtave të njeriut në Gazë. Megjithatë, këto nuk pritet të miratohen, sepse BE-ja është shumë e ndarë në këto çështje. Sa i përket SHBA-së, shqetësimet për sulmet e fundit janë më të vogla – për shumë arsye. BE-ja po përpiqet të shmangë një luftë tregtare transatlantike dhe shpreson që gjatë verës të arrihet një marrëveshje.
    Ajo është, gjithashtu, në prag të një samiti të rëndësishëm të NATO-s, në të cilin shpreson që SHBA-ja të mbetet e angazhuar për mbrojtjen e Evropës dhe që Trump të mos e kritikojë ashpër mungesën e investimeve nga disa vende evropiane në mbrojtje.
    Ndërkohë, vendet lindore të BE-së shpresojnë ende se do ta bindin Uashingtonin të mbajë nivelin aktual të trupave amerikane në territorin e tyre, pavarësisht diskutimeve për zvogëlim të pranisë ushtarake. Me përshkallëzimin e fundit të konfliktit në Lindjen e Mesme, ka edhe zëra oportunistë që sugjerojnë se prania e SHBA-së në Evropë mund të rritet, për shkak të rrezikut që kriza të përhapet edhe në kontinent. Ndaj, prisni që Evropa të shprehë shqetësim dhe të bëjë thirrje për zgjidhje diplomatike, por jo më tepër se kaq!/REL

  • Paralajmërimi i Kallas: Mbyllja e ngushticës së Hormuzit do i dëmtonte të gjithë…

    Paralajmërimi i Kallas: Mbyllja e ngushticës së Hormuzit do i dëmtonte të gjithë…

    Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, ka paralajmëruar për pasojat serioze që do të kishte mbyllja e ngushticës së Hormuzit, një pikë kyçe për tregtinë globale të naftës.

    “Mbyllja e kësaj ngushtice do të ishte jashtëzakonisht e rrezikshme dhe nuk do të sillte përfitim për askënd,” deklaroi Kallas, sipas agjencisë Reuters.

    Në një tjetër zhvillim, ajo konfirmoi se 80% e municioneve që BE ka vendosur të dërgojë në Ukrainë janë tashmë në proces transporti.