Tag: kalju

  • Forma e keqe si “kurth” për Partizanin, Kalju ka siguruar Europën

    Forma e keqe si “kurth” për Partizanin, Kalju ka siguruar Europën

    Kalju ka pësuar tjetër humbje që peshon shumë në kampionat. Rivalët e Partizanit në Europë u mposhtën me rezultatin 1-0 nga Flora. Humbje që dhemb shumë, pasi erdhi në minutën e 93-të kur gjithçka dukej se po shkonte drejt barazimit pa gola.
    Ndeshja ishte e vlefshme për javën e 19-të të kampionatit estonez. Sfida nisi më mirë për vendësit e Florës, që patën qarkullimin e topit. Për më tepër, një gol i tyre u anulua për pozicion jashtë lojë. Më tej ishte Kalju që krijoi disa raste të rrezikshme, por fati nuk ishte në anën e tyre. Kalju ndodhet në vendin e katërt me po aq pikë sa Paide e vendit të tretë. Rezultatet e dobëta në tri javët e fundit kanë bërë që të heqë dorë nga gara për titull. Levadia mban vendin e parë me 9 pikë më tepër. Kalju fitoi Kupën e Estonisë në muajin maj.

    Kjo është arsyeja përse po luan pa presion, për shkak se ka siguruar pjesëmarrjen në Europë për vitin 2026. Tashmë i gjithë fokusi është te përballja me Partizanin. Kalju do t’i presë të kuqtë në Talin, ndërsa ndeshja do të luhet më 10 korrik prej orës 18:45. Dhe pse Partizani ishte në vazon e favoritëve, kompanitë e basteve kanë kuotuar Kaljun më mirë. Avantazhi i tyre qëndron pikërisht se janë në aktivitet.

    Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.Grupi Balkanweb

  • Vllaznia përballë Daugavpils, Partizani goglat i japin Nome Kalju

    Pas Egnatias e cila mësoi më herët rivalin në turin e parë të Champions (Brediablik) në orën 16:00 u hodh shorti për turin e parë kualifikues në Conference League 2025/26. Partizani, Vllaznia, mësuan rivalët e tyre.

    Kështu Partizani u gugëllua për të kapur estonezët e Nome Kalju ndërsa Vllaznia letonezët e Daugavpils. Ndeshjet e para do të zhvillohen më 10 korrik dhe ato të kthimit më 17 korrik. Vllaznia e luan takimin e parë në shtëpi, ndërsa Partizanit i duhet të udhëtojë.

    Malisheva me këtë pjesmarrje të dytë europiane përballet me islandezët e Vikingur. Në anën tjetër Deçiç Tuzi kapi Sileks të Maqedonisë së Veriut.

    Dinamo Siti dhe Ballkani i parkasin turit të dytë. Shkak bëhët përjashtimi i Drogedës.

    Liga e Konferenecës, shorti:

    Nome Kalju – Partizani

    Vllaznia – Daugavpils

    Malisheva – Vikingur

    Deçiç – Sileks

    Vazhdo leximin