Tag: kalju

  • VIDEO/ Eleminuan Partizanin, estonezët e “djegin” në “Air Albania”, festë e madhe në dhomat e zhveshjes

    VIDEO/ Eleminuan Partizanin, estonezët e “djegin” në “Air Albania”, festë e madhe në dhomat e zhveshjes

    Nomme Kalju u kualifikua për në turin e dytë të Conference League, pasi eliminoi Partizanin. Ekipi estonez, pas barazimit 1-1 në ndeshjen e parë, ia doli që të triumfojë 0-1 në Tiranë ndaj të kuqtë.
    Pas sfidës së “Air Albania”, festa i takoi e gjitha Nomme Kalju, me lojtarët dhe stafin që krijuan atmosferë në dhomat e zhveshjes.

    Si lojtarët, ashtu edhe stafi, bashkë me presidentin, të gjithë u bënë një. Nomme Kalju do përballet me irlandezët e ST Patrick në turin tjetër.
     

  • VIDEO/ Partizani “lan duart” me Conference League, Nomme Kalju feston në “Air Albania”

    VIDEO/ Partizani “lan duart” me Conference League, Nomme Kalju feston në “Air Albania”

    Partizani u mund 0-1 nga Nomme Kalju, duke u eleminuar kështu në turin e parë të Conference League. Takimi i parë përfundoi 1-1, ndërsa në Shqipëri për të përcaktuar fituesin u deshën 120 minuta lojë. Koha e rregullt u mbyll 0-0, mes shumë emocionesh.
    Pjesa e parë në “Air Albania” nuk prodhoi gol, pavarësisht rasteve që ishin të shumta. Edhe pjesa e dytë kishte ritëm të kënaqshëm, por skuadrat nuk po tregoheshin dot të sakta para porte.

    Të kuqtë fituan penallti në minutën e 78-të, por Skuka gaboi nga pika e bardhë e penalltisë. Zhgënjimi ishte i madh te tifozët vendas, me sulmuesin që shpërdoroi 11-metërshin e fituar po vetë.

    Mysafirët nga Estonia provuan të befasojnë në fundin e kohës së rregullt, por Qirko u tregua i vëmendshëm, duke neutralizuar gjithçka.
    Në shtesë Ivanov i dhuroi kualifikimin Nomme Kalju-s. Partizani eleminohet kështu që në turin e parë të Conference League.
    (BalkanWeb)

  • Partizani eliminohet nga Conference League

    Partizani eliminohet nga Conference League

    Partizani u mund 0-1 nga Nomme Kalju, duke u eleminuar kështu në turin e parë të Conference League.

    Takimi i parë përfundoi 1-1, ndërsa në Shqipëri për të përcaktuar fituesin u deshën 120 minuta lojë. Koha e rregullt u mbyll 0-0, mes shumë emocionesh.
    Pjesa e parë në “Air Albania” nuk prodhoi gol, pavarësisht rasteve që ishin të shumta. Edhe pjesa e dytë kishte ritëm të kënaqshëm, por skuadrat nuk po tregoheshin dot të sakta para porte.

    Të kuqtë fituan penallti në minutën e 78-të, por Skuka gaboi nga pika e bardhë e penalltisë. Zhgënjimi ishte i madh te tifozët vendas, me sulmuesin që shpërdoroi 11-metërshin e fituar po vetë.
    Në shtesë Ivanov i dhuroi kualifikimin Nomme Kalju-s. Partizani eleminohet kështu që në turin e parë të Conference League.

  • Partizani eleminohet nga Kalju, e para që ikën nga ‘Europa’

    Partizani eleminohet nga Kalju, e para që ikën nga ‘Europa’

    Koha prej 90′ mes Partizanit dhe Nome Kalju përfundoi me shifrat 0-0. Takimi në shtesë 2×15′ aty ku miqtë shënuan me Ivanov. Në turin tjetër estonezët gjejnë St. Patriks.

    Takimi i kthimit nisi me një rast iedal të Iskandarlit por pa mundur të finalizojë. Me kontrollin e lojës nga të kuqtë, fraksioni i parë mbyllet 0-0.

    Në pjesën e dytë ishte sërish Partizani ai që diktoi në minutat e para teksa Skuka pati dy mundësi të mira por dibrani preferoi të zgjidhë gjithçka vetë duke mos arritur të bëjë dëm te estonezët.

    Momenti kulmor u regjistrua në minutën e 80′. Në fakt ishin miqtë që po ngulmonin më shumë mirpo zhvillimet në anen e Partizanit dhuruan një penallti. Ai që e fitoi, Skuka (mes kontestimëve të kampit nga Estonia), merr përsipër ekzekutimin. Pret portieri mik dhe më pas Qirko tregon klas teksa ndal një top të vështirë te porta e tij. E e gjitha mbyllet me shifrat e barabartë 0-0. Në ‘Air Albania’, u luajt shtesa…

    Në minutën e 104′, Ivanov pas zhvillimëve nga e majta me topin që shkon në qëndër godet saktë në të majtë të Qirkos 0-1.

    Mbyllet 0-1 dhe me rezultatin e përgjithshëm 1-2 Kalju shkon përpara. Partizani mbyll këtu duke u bërë skuadra e parë e Superiores që largohet nga Europa./Sportiim.al/

    Vazhdo leximin

  • Skuka humb penallti, Partizani-Kalju në shtesë…

    Skuka humb penallti, Partizani-Kalju në shtesë…

    Ka përfunduar koha prej 90′ mes Partizanit dhe Nome Kalju me shifrat e bardhë 0-0. Takimi ka hyrë në shtes 2×15’… Fituesi ndeshet në turin tjetër me St. Patriks.

    Ndërkohë takimi nisi me një rast iedal të Iskandarlit por pa mundur të finalizojë. Me kontrollin e lojës nga të kuqtë, fraksioni i parë mbyllet 0-0.

    Në pjesën e dytë ishte sërish Partizani ai që diktoi në minutat e para teksa Skuka pati dy mundësi të mira por dibrani preferoi të zgjidhë gjithçka vetë duke mos arritur të bëjë dëm te estonezët.

    Momenti kulmor u regjistrua në minutën e 80′. Në fakt ishin miqtë që po ngulmonin më shumë mirpo zhvillimet në anen e Partizanit dhuruan një penallti. Ai që e fitoi, Skuka (mes kontestimëve të kampit nga Estonia), merr përsipër ekzekutimin. Pret portieri mik dhe më pas Qirko tregon klas teksa ndal një top të vështirë te porta e tij. E e gjitha mbyllet me shifrat e barabartë 0-0. Në ‘Air Albania’, ka nisur shtesa… vijon

    Vazhdo leximin

  • Partizani kërkon kualifikimin në “Air Albania”, ja si rreshtohen “demat” përballë Kalju

    Partizani kërkon kualifikimin në “Air Albania”, ja si rreshtohen “demat” përballë Kalju

    Partizani përballet sot me Nomme Kalju në “Air Albania” në ndeshjen e kthimit të turit të parë të Ligës së Konferencës.

    Ndeshja e parë në Estoni përfundoi me shifrat 1-1, ndaj të kuqve u duhet medoemos fitorja në këtë duel të dytë në shtëpi, për të vazhduar rrugëtimin e tyre në arenën ndërkombëtare ku drejtuesit shpeshherë kanë shfaqur ambicie për të synuar fazën në grupe.
    Tashmë janë publikuar edhe formacionet zyrtare të sfidës e cila starton në orën 20:00.
    Formacionet zyrtare:

  • Partizani-Nome Kalju, formacionet zyrtare

    Partizani-Nome Kalju, formacionet zyrtare

    Në Tallin (Estoni) e vajtjes përfundoi me shifrat 1-1, ndaj të kuqve u duhet doemos fitorja në këtë duel të kthimit në ‘Air Albania Stadium’ (20:00) për të vazhduar rrugëtimin e tyre në turin e dytë të Ligës së Konferencës.

    Paraprakisht UEFA ka zbardhur formacionet zyrtare të dy skuadrave:

    Vazhdo leximin

  • Conference League/ Partizani merr rezultat pozitiv, Vllaznia pa ‘busull’

    Conference League/ Partizani merr rezultat pozitiv, Vllaznia pa ‘busull’

    Vllaznia– Daugavpils 0-1 (Lizunovs 85′)

    Nome Kalju- Partizani 1-1 ( Manilan 47′ / 51′ Skuka 51′)

    Vllaznia

    Vllaznia nuk di të shënojë as ndaj një skuadre që luan nivel shumë të dobët në këtë kompeticion. Në Elbasan, këtë mbrëmje në orën 20:00, kuqeblutë e Edi Martinit edhe pse me mungesa e lojë të ngadaltë në minutat e para, krijuan pafundësisht raste shënimi. Kryesisht në fundin e fraksionit të parë dhe më pas në gjithë segmatin e dytë të lojës.

    Në fundin e ndeshjes një dalje e shpejtë e letonezëve të Daugavpils bëri që ata pak tifozë prezent në “Elbasan Arena” të heshtin, pasi Lizunovs me kokë shënon golin e vetëm të takimit. E kthimit vendos rëndin e skuadrës së kualifikuar.

    Partizani

    Ndërkhoë më heret Partizani doli i pamundur nga Tallimi teksa përballë Nome Kalju barazoi 1-1 duke mbajtur realisht shanse të mëdha për kualifikim. Pas pjesës së parë 0-0, në startin e së dytës, vendasit shkojë te goli me Manilan 47′ mirpo skuadra shqiptare u përgjigj si një ekip i madh duke barazuar në të 51′ me arfimin e kësaj vere Xhuliano Skuka. Ndeshja e kthimit pas një javë do përcaktojë skuadrën që kalon në turin tjetër.

    Vazhdo leximin

  • Ndeshje dramatike në Estoni, Partizani ndalet 1-1 nga Nomme Kalju

    Ndeshje dramatike në Estoni, Partizani ndalet 1-1 nga Nomme Kalju

    Partizani ka barazuar 1-1 ndaj Nomme Kalju në Kadrioru Staadion (Tallinn), në sfidën e parë të turit të parë të Conference League.
    Vendasit nga Estonia e nisën ndeshjen me shumë dëshirë, teksa rrezikuan menjëherë portën e kuqe.
    As ekipi i Gegës nuk qëndroi “duarkryq”, “flirtoi” me golin pak më vonë, me anë të dyshes Keko-Skuka.
    Pjesa e dytë fillon me gol për Nomme Kalju, me Manilan që dërgoi topin në rrjetë. Partizani reagoi shpejt dhe vendosi ekuilibrat me Skukën.
     
     
    Skuadra e kualifikuar do të vendoset në ndeshjen e kthimit, që luhet pas disa ditësh.

  • Partizani nis te stadiumi më i vjetër në Estoni, Vllaznia marshi i parë nga Elbasani

    Partizani nis te stadiumi më i vjetër në Estoni, Vllaznia marshi i parë nga Elbasani

    UEFA ka përcaktuar datën 10 korrik 2025 daljen e parë të dy skuadrave shqiptare të Abissnet Superiore Partizani dhe Vllaznia me ndeshjet e para eliminatore në Ligën e Konferencës.

    Pikërisht sot në orën 18:45 nga Estonia në ‘Kadrioru staadion’ (Tallin), të kuqtë e Skënder Gegës luajnë ndeshjen e vajtjes me Nome Kalju. Largimet (i fundit Agim Zeka) dhe afrimet te Partizani por dhe mungesa (për shkak dokumentacioni) i Vusal Iskandarli mbetën për t’u parë te Demat të cilët ishin ndoshta skuadra më produktive gjatë fazës përgatitore në Ohër.

    Ndërkohë në orën 20:00 në stadiumin “Elbasan Arena”, Vllaznia e Shkodrës përballet me letonezët e Daugavpils. Edhe pse kundësrshtari konsiderohet modest, kuqeblutë me Edi Martinin në timon duket se nuk janë në momentin më të mirë të mundshëm. Kreu i pankinës shkodrane tha dje në konferencë për shtyp se lojtarë si Artan Jazxhi, Esat Malës dhe pikëpyetja me aktivizimin e Ardit Krymit, shqetësojnë jo pak.

    Coference League, turi i parë eliminator, vajtje:

    Nome Kalju- Partizani 18:45

    Vllaznia-Daugavpils 20:00 (në Elbasan)/Sportiim.al/

    Vazhdo leximin