Tag: kalimit

  • Ka Dritë në derbin e shqiptarëve, skuadra gjilanase mposht Shkëndijën dhe është një hap larg kalimit të grupit

    Ka Dritë në derbin e shqiptarëve, skuadra gjilanase mposht Shkëndijën dhe është një hap larg kalimit të grupit

    Derbi shqiptarësh në prag të festës së flamurit. Drita është përballur me Shkëndijën në Ligën e Konferencës, të cilën e ka mposhtur me rezultatin minimal 1-0. Ka mjaftuar vetëm një gol për të përcaktuar fituesin në këtë ndeshje.
    Statistikat folën për Shkëndijën, por goli i Manajt në minutën e 20 i dhanë 3 pikët skuadrës nga Gjilani. Me këtë fitore Drita është ngjitur në vendin e 8 në renditje. Me 6 pikë të mbetura ende në lojë, ekipi nga Kosova është shumë pranë arritjes historike, kalimit në fazën me eleminim të drejtpërdrejtë në Ligën e Konferencës./Sport Ekspres/

  • Përmbytje e madhe në Mat, evakuohet familja me 7 anëtarë. Bllokohet njëri sens i kalimit në aksin Lezhë-Shkodër

    Përmbytje e madhe në Mat, evakuohet familja me 7 anëtarë. Bllokohet njëri sens i kalimit në aksin Lezhë-Shkodër

    Situata në Bashkinë Mat është rënduar si pasojë e reshjeve intensive të orëve të fundit. Sipas informacioneve nga strukturat vendore, në fshatin Rreth Baz një banesë është përmbytur ndërsa familja është evakuuar.
    Në vendngjarje janë angazhuar zjarrfikësit dhe mjete të tjera për largimin e ujit dhe parandalimin e përkeqësimit të situatës.
    Gjithashtu, rruga nacionale Burrel–Skuraj paraqet rrezik serioz për qarkullimin, pasi në disa segmente janë shënuar rënie gurësh, duke vënë në rrezik automjetet që kalojnë. Menjëherë është angazhuar firma kontraktore për pastrimin e rrugës dhe eliminimin e çdo rreziku të shtuar për drejtuesit e mjeteve.
    Probleme janë raportuar edhe në Bashkinë Dibër, ku disa njësi administrative janë pa energji elektrike. Mungesa e furnizimit me energji ka prekur njësitë Kala e Dodës, Sllovë, Zall Dardhë, Reç, Lurë dhe një pjesë të njësisë Arras–Fushë Çidhën.
    Për arsye sigurie, është stakuar fidri që furnizon këto zona, për shkak të shkarkesave elektrike të shkaktuara nga stuhia. Ekipet e OSHEE-së po monitorojnë situatën dhe po punojnë për normalizimin e furnizimit sapo kushtet të jenë të sigurta.
    Po ashtu siytuate problematike shfaqet edhe ne aksin rrugor Lezhë-Shkodër ku eshte bllokuar njëri sens i kalimit

  • Dy kontrollorë policie në Hanin e Hotit lejojnë kalimin e kamionit me drogë, pezullohen nga detyra

    Dy kontrollorë policie në Hanin e Hotit lejojnë kalimin e kamionit me drogë, pezullohen nga detyra

    Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka pezulluar nga detyra dy punonjës të pikës kufitare në Han të Hotit, pasi dyshohet se kanë lejuar kalimin e një kamioni me targa të Bosnjë-Hercegovinës, që transportonte 131.7 kilogramë lëndë narkotike të dyshuar si marihuanë.

    Në pranga janë pezulluar Besmir Qershia, me detyrë ndihmës specialist/kontrollor në Pikën e Kalimit Kufitar “Hani i Hotit”, dhe Elvis Kuti, trupë shërbimi/kontrollor në vijën e dytë të të njëjtës pikë kufitare.

    Njoftimi i AMP-së
     Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Shkodër – Lezhë) ka ekzekutuar vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, e cila ka caktuar masat e sigurimit personal “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” dhe “Detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore” parashikuar në nenet 242 dhe 234 të Kodit të Procedurës Penale, për dy punonjës policie të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim i detyrës” parashikuar në nenin 248 të Kodit Penal. Besmir Qershia, me detyrë Ndihmës Specialist / Kontrollor në Pikën e Kalimit Kufitar “Hani i Hotit”. Elvis Kuti., me detyrë Trupë Shërbimi / Kontrollor në vijën e dytë në Pikën e Kalimit Kufitar “Hani i Hotit”.
    Caktimi i masave të sigurisë u bë i mundur pas hetimeve të thelluara me metoda speciale, në lidhje me ngjarjen e datës 05.09.2025, ku një kamion me targa të Bosnjë- Hercegovinës pasi ka kryer procedurat e daljes nga Republika e Shqipërisë është ndaluar nga policia malazeze.
    gijotina.com/

  • Emrat/ Lejuan kalimin e kamionit me 131.7 kg drogë, AMP pezullon nga detyra 2 punonjës të pikës kufitare “Hani i Hotit”

    Emrat/ Lejuan kalimin e kamionit me 131.7 kg drogë, AMP pezullon nga detyra 2 punonjës të pikës kufitare “Hani i Hotit”

    Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka pezulluar nga detyra dy punonjës të pikës kufitare Hani i Hotit, pasi akuzohen se kanë lejuar kalimin e një kamioni me targa të Bosnjë- Hercegovinës që transportonte 131.7 kg drogë të dyshuar marihuanë.
    Bëhet fjalë për:
    Besmir Qershia, me detyrë Ndihmës Specialist / Kontrollor në Pikën e Kalimit Kufitar “Hani i Hotit”.
    Elvis Kuti, me detyrë Trupë Shërbimi / Kontrollor në vijën e dytë në Pikën e Kalimit Kufitar “Hani i Hotit”.
    AMP njofton se më datë 05.09.2025, një kamion me targa të Bosnjë- Hercegovinës pasi ka kryer procedurat e daljes nga Republika e Shqipërisë është ndaluar nga policia malazeze.Pas kontrollit të ushtruar në kamion janë gjetur 114 pako PVC, me përmbajtje të një lënde bimore të ngjashme me lëndën narkotike mariuhanë, me peshë bruto 131.7kg.
    Njoftimi
    Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Shkodër – Lezhë) ka ekzekutuar vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, e cila ka caktuar masat e sigurimit personal “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” dhe “Detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore” parashikuar në nenet 242 dhe 234 të Kodit të Procedurës Penale, për dy punonjës policie të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim i detyrës” parashikuar në nenin 248 të Kodit Penal.
    ➡️ Besmir Qershia, me detyrë Ndihmës Specialist / Kontrollor në Pikën e Kalimit Kufitar “Hani i Hotit”.
    ➡️ Elvis Kuti., me detyrë Trupë Shërbimi / Kontrollor në vijën e dytë në Pikën e Kalimit Kufitar “Hani i Hotit”.
    Caktimi i masave të sigurisë u bë i mundur pas hetimeve të thelluara me metoda speciale, në lidhje me ngjarjen e datës 05.09.2025, ku një kamion me targa të Bosnjë- Hercegovinës pasi ka kryer procedurat e daljes nga Republika e Shqipërisë është ndaluar nga policia malazeze.Pas kontrollit të ushtruar në kamion janë gjetur 114 pako PVC, me përmbajtje të një lënde bimore të ngjashme me lëndën narkotike mariuhanë, me peshë bruto 131.7kg.
    Vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe përfshirjen e mundshme të personave të tjerë në këtë veprimtari kriminale.

  • Shqipëri-Kosovë kalimi i kufirit pa kontrolle, procedura do të jetë në fuqi deri më 28 shkurt 2026

    Shqipëri-Kosovë kalimi i kufirit pa kontrolle, procedura do të jetë në fuqi deri më 28 shkurt 2026

    Fundi i tetorit shënoi përfundimin e periudhës një mujore gjatë së cilës, në pikat kufitare Shqipëri- Kosovë u zbatua procedura e kontrollit të dokumenteve të identifikimit për të gjithë shtetasit që kalonin në dy anët e kufirit. Ndërsa që nga 1 nëntori, në të gjitha pikat e kalimit kufitar mes dy vendeve është rikthyer procedura e kalimit të lehtësuar të kufirit pa kontrolle për qytetarët që udhëtojnë me automjete të pajisura me targat e Shqipërisë dhe Kosovës. Marrëveshja e përbashkët ndërqeveritare mes dy shteteve për këtë procedure të lehtësuar në kufi do të jetë në fuqi për një periudhe tre mujore deri më 28 shkurt 2026.
    Marrëveshja ndërqeveritare përcakton një periudhë 9 mujore përgjatë vitit për procedurën e thjeshtëzuar e ndarë në dy periudha. E para që përkon me sezonin turistik nga data 1 maj deri më 30 shtator, ndërsa periudha tjetër me sezonin e dimrit nga 1 nëntori deri më 28 shkurt. Periudhat në fjalë janë cilësuar me ngarkesën më të madhe të hyrje-daljeve në pikat kufitare që lidhin Shqipërinë me Kosovën sidomos sezoni i verës por edhe në festat e fundvititi.
    Marrëveshja në fjale filloi së implementuari gjate verës së shkuar. Sipas marrëveshjes, veç kalimit të lehtësuar të kufirit, patrullat e përbashkëta të policisë rrugore patrullojnë të gjitha rrugët drejt qyteteve bregdetare. Në fillim të implementimit, marrëveshja ndërqeveritare ishte e vlefshme vetëm për pikën kufitare Morin-Vërmicë, ndërsa pas kërkesave të qytetarëve dhe rritjes së numrit të kalimeve u përfshinë edhe pikat e tjera të kalimit të kufirit Qafë Morinë, Qafë Prush, Shishtavec, Borje dhe Orgjost.
    Ndërsa përgjatë brezit kufitar u hapën edhe 22 vendkalime të lehtësuara të kufirit për banorët e fshatrave në një brez 30 kilometra në dy anët e kufirit. Bashkëpunimi ndërmjet dy shteteve përveç lehtësirave kufitare është fokusuar edhe në përmirësimin e ndjeshëm të infrastrukturës në këto zona. Kujtojmë se qeveria e Kosovës ndërtoi rrugët Kerstec, Pakisht, Zapod dhe Gorozhup Pogaj, dhe projekte të tjera. Këtë vit sipas të dhënave nga policia kufitare më shumë se 5.5 milion shtetas janë regjistruar në hyrje dhe dalje të Shqipërisë në pikat e përbashkëta kufitare, ku peshën më të madhe padyshim e mban pika e kalimit kufitar në Morin.

  • Ibrahimovic: Isha afër kalimit te Roma, por pastaj zgjodhi Mido. Kupa e Botës? Unë bëj tifo për Ancelottin

    Ibrahimovic: Isha afër kalimit te Roma, por pastaj zgjodhi Mido. Kupa e Botës? Unë bëj tifo për Ancelottin

    8 Tetor 2025

    12:13

    Alfred Lleshi

    Futbolli rezervon gjithmonë surpriza, ndonjëherë edhe pendesa. Kështu kanë menduar tifozët e Romës duke dëgjuar fjalët e Zlatan Ibrahimovic, i cili rikthehet pothuajse 20 vite më parë për të kujtuar tratativën që mund ta kishte dërguar te verdhekuqtë më 2006.
    Ish-sulmuesi suedez, me humor, gjatë një takimi të përgjithshëm të ECA, përpara familjes “Friedkin”, tha: “Ka qenë një moment kur isha afër kalimit te një skuadër italiane, por nuk do ta them emrin, sepse kam një mik që bën tifo për skuadrën tjetër të këtij qyteti”.
    Referenca është e qartë. Roma nuk e mori kurrë, sepse në vend të tij erdhi Mido, sulmues egjiptian që nuk shënoi asnjë gol për verdhekuqtë, ndërsa Ibra shënoi shumë gola me Juventus, Inter dhe Milan.
    Ibra foli gjithashtu për Botërorin e ardhshëm: “Kush do ta fitojë Botërorin? Suedia nuk është kualifikuar, kështu që unë shpresoj Brazili. Do të bëj tifoj për ta, për mikun tim Ancelotti. Ai ka prekjen magjike, ndoshta do ta shndërrojë gjithçka në ar te Brazili”.

  • Asllani ndryshon papritur kursin e negociatave, tashmë është pranë klubit tjetër italian

    Asllani ndryshon papritur kursin e negociatave, tashmë është pranë klubit tjetër italian

    Negociatat mes Asllanit dhe Bolonjës kanë ngecur. Megjithëse mesfushori shqiptar ishte pranë kalimit te kuqeblutë, kursi i merkatos ka ka marrë një tjetër rrjedhë. Tashmë Asllani është pranë kalimit te Torinoja.
    Xhanluka Di Marcio raporton se klubi torinez po provon të arrijë një marrëveshje për një huazim me vlerë 1.5 milionë euro me të drejtë blerjeje për 12 milionë euro. Një ofertë kjo që duket se i kënaq të gjitha palët dhe që mund të finalizohet me një firmë në kontratë./Sport Ekspres/

  • Lewandowski: Doja të shkoja tek United, por nuk më lejuan

    Lewandowski: Doja të shkoja tek United, por nuk më lejuan

    12 Gusht 2025

    15:56

    Telesport

    Në vitin 2010, Robert Lewandowski ishte shumë pranë kalimit te Blackburn Rovers. Transferimi i tij dështoi për shkak të një reje vullkanike nga Islanda, e cila kishte pezulluar fluturimet drejt Anglisë.
    Lewandowski ishte shumë pranë kalimit në Angli dy vite më vonë, në vitin 2012, kur mori një ftesë nga Sir Alex Ferguson. Ai donte të vishte fanellën e Manchester United, por Borussia Dortmund refuzoi.
    “Po, isha gati. Si mund të refuzoja një legjendë si Ferguson?! Doja të luaja tek United, por klubi refuzoi. Drejtuesit kuptuan se mund të fitonin më shumë prej meje nëse prisnin edhe një ose dy vite. Ashtu ndodhi”.

  • Radhë në Kapshticë/ Ja sa janë shifrat e shtetasve që hynë dhe dolën në 24 orët e fundit

    Radhë në Kapshticë/ Ja sa janë shifrat e shtetasve që hynë dhe dolën në 24 orët e fundit

    Gjatë ditëve të fundit është shënuar një rritje e ndjeshme e lëvizjes dhe numrit të udhëtarëve që vijnë nga Greqia drejt Shqipërisë përmes pikës së kalimit kufitar të Kapshticës.
    Në 24 orët e fundit kanë hyrë në Shqipëri 7500 persona nga Greqia kryesisht emigrantë që kthehen për të kaluar pushimet e verës. Ndërsa rreth 5000 të tjerë kanë udhëtuar në drejtim të Greqisë.
    Pavarësisht fluksit të lartë, nuk janë raportuar probleme. Autoritetet shqiptare dhe ato greke kanë punuar me sportele të shtuara në orët e pikut si dhe me procedura të përshpejtuara, për të shmangur radhët dhe pritjet e gjata.
    Shifra të larta lëvizjeje janë regjistruar edhe në pikën e kalimit kufitar të Qafë-Thanës ku në 24 orët e fundit, nga Maqedonia e Veriut kanë hyrë në Shqipëri 5500 dhe kanë dalë rreth 4900.

  • Radhë në Kapshticë! 24 orët e fundit hynë 7449 shtetas, dolën 4837. Fluks edhe në Qafë Thanë

    Radhë në Kapshticë! 24 orët e fundit hynë 7449 shtetas, dolën 4837. Fluks edhe në Qafë Thanë

    Gjatë ditëve të fundit është shënuar një rritje e ndjeshme e lëvizjes dhe numrit të udhëtarëve që vijnë nga Greqia drejt Shqipërisë përmes pikës së kalimit kufitar të Kapshticës. 

    Në 24 orët e fundit kanë hyrë në Shqipëri 7500 persona nga Greqia kryesisht emigrantë që kthehen për të kaluar pushimet e verës. Ndërsa rreth 5000 të tjerë kanë udhëtuar në drejtim të Greqisë.
    Pavarësisht fluksit të lartë, nuk janë raportuar probleme. Autoritetet shqiptare dhe ato greke kanë punuar me sportele të shtuara në orët e pikut si dhe me procedura të përshpejtuara, për të shmangur radhët dhe pritjet e gjata.
    Shifra të larta lëvizjeje janë regjistruar edhe në pikën e kalimit kufitar të Qafë-Thanës ku në 24 orët e fundit, nga Maqedonia e Veriut kanë hyrë në Shqipëri 5500 dhe kanë dalë rreth 4900.

    Top Channel