Banorë të zonës së Byrrylit në Tiranë janë ngritur në Protestë për të kundërshtuar ndërhyrjen e strukturave të Bashkisë për mbylljen e një kalimi në Unazën, ç’ka sipas tyre i pengon në jetën e përditshme.
“Këtu është kasaphanë. Para një ore që ishit ju u fshehën nëpër lokale këto. Sapo iku media dolën këto. I kemi bërë kërkesë Komisariatit nr.1. E kemi bërë kërkesën më datë 17, pezullim vendimi sepse është mosha e tretë dhe e katërt. Lidhet ambulanca e specialiteteve nr.1 dhe e lagjes nr.2. Ku do shkojnë këto banorë? Nuk bëhet me forcë”, u shpreh një prej banorëve.
“Janë dy ambulanca, ambulanca 1 dhe Irakiani. Ne kemi fëmijë, duhet të bëjmë bashkëpunim, të na vendosin vijat e bardha, të kalojmë, të çojmë fëmijët. Tani ne me fëmijë në krahë, ti marrim ti çojmë në fund tek “Brryli” të kthehemi lart për ti çuar në ambulanë. Ka shtet apo nuk ka shtet?”, u shpreh një protestante tjetër.
Tag: kalimi
-

“A ka shtet apo jo?”/ Bllokohet kalimi në Unazë, banorët e zonës së “Brrylit” protestojnë: Këtu është kasaphanë…
-

Pezullimi i Ballukut “prek” Llogaranë/ Tuneli mbyllet përkohësisht, çfarë pritet të ndodhë më tej
Kalimi i mjeteve në Tunelin e Llogarasë vazhdon të jetë i ndaluar, pasi siç raportohet, për shkak të një defekti në traun e komandimit, autoritetet menaxhuese në bashkëpunim me shërbimet e Policisë Rrugore kanë devijuar qarkullimin në rrugën e vjetër.
Sipas raportimeve nga mediat lokale në Vlorë, nga reshjet intensive të shiut që vazhdojnë prej një jave, sistemi i komandimit të traut ka dalë jashtë funksionit, për shkak të prezencës së ujit në pjesën elektronike të komandimit.
Prania e ujit në kabujt elektrik dhe në sistemin qendror, ka bërë që mekanizmi të mos jetë aktiv dhe në këto kushte, autoriteti menaxhues nuk ka qenë në gjendje të përpunojë hyrje-daljet e mjeteve.
Për shkak të kësaj situate, qarkullimi i mjeteve është devijuar përkohësisht në rrugën e vjetër, deri në rikthimin e plotë të funksionimit teknik të tunelit. Autoritetet po punojnë për të riparuar defektin dhe pritet që një njoftim i ri të bëhet sapo të normalizohet situata.
Tuneli i Llogarasë u hap përkohësisht për sezon veror në korrik të 2024-ës dhe më pas u mbyll në nëntor po të vitit të shkuar. Pasi mbaruan të gjitha punimet, tuneli u hap përfundimisht në maj 2025, dhe deri më tani kalimi ka qenë pa pagesë, me qëllim që të lehtësohej kalimi gjatë sezonit turistik veror. Prej Tetorit, kanë hyrë në fuqi tarifat për kalimin e mjeteve.
100 lekë- Mjetemotorike me karakteristika motoçiklete, motorcikletë me tre rrota dhe katerçikletë.
250 lekë- Mjete motorike me dy boshte dhe lartësi 1.30 m, e matur te boshti i pare, përfshirë autobuzë, kamionë dhe mjete të ngjashme me rimorkio
5000 lekë- Klasa IV;Mjete motorike me katër ose me shumë boshte dhe lartësi >1.30 m, e matur te boshti i parë, përfshirë autobuzë dhe kamione me shumë rimorkio -

A ndikon kthimi i orës pas në shëndetin tonë? Ja çfarë thonë ekspertët
Çdo vjeshtë, kur ora kthehet një orë pas, shumë njerëz festojnë idenë e një “ore shtesë gjumi”. Por a ndikon vërtet ky ndryshim në shëndetin dhe humorin tonë?Ekspertët thonë se kalimi në orën dimërore është më i butë se ai i pranverës, i cili lidhet me shtim të aksidenteve rrugore dhe rritje të rasteve të infarkteve, por sërish trupi ka nevojë për përshtatje.Ndryshimi i orës ndikon në ritmet cirkadiane, orën e brendshme 24-orëshe të trupit që rregullon gjumin, vigjilencën dhe prodhimin e hormoneve.Ora verore (Daylight Saving Time) është praktika e zhvendosjes së orës një orë përpara në pranverë dhe rikthimit pas në tetor, për të zgjatur dritën e pasdites. Në Europë, ndryshimi ndodh të dielën, më 26 tetor.Sipas profesorit Malcolm von Schantz nga Universiteti Northumbria, “ndonëse disa ankohen se errësohet më shpejt, për shumicën e njerëzve kalimi i vjeshtës perceptohet si më i lehtë, pasi biologjikisht drita e mëngjesit është më e rëndësishme për trupin.”Trupi përshtatet më lehtë sepse “shtimi i një ore në ditë është më i natyrshëm për ritmet tona”. Por paralajmëron se shumë njerëz nuk e përdorin këtë orë shtesë për pushim, por qëndrojnë zgjuar më vonë dhe shtojnë borxhin ndaj gjumit.Ndërsa kalimi i pranverës, që na heq një orë gjumë, lidhet me rritje të menjëhershme të aksidenteve dhe problemeve kardiake, kalimi i tetorit ka efekte më të buta.Një studim i vitit 2025 nga Universiteti John Moores i Liverpoolit dhe Universiteti i Oksfordit zbuloi se gratë kanë më shumë gjasa të përjetojnë shqetësime, stres dhe lodhje pas ndryshimit të orës, ndërsa te fëmijët vërehen vonesa në oraret e gjumit dhe vështirësi në zgjim, duke shtuar tensionin në familje.Kërkime më të gjera sugjerojnë se ndryshimet e shpeshta të orës mund të kenë pasoja serioze në plan afatgjatë.Një analizë nga Stanford Medicine zbuloi se zhvendosjet sezonale të orës lidhen me rritje të rrezikut për goditje në tru dhe obezitet.Kalimi në një orar të përhershëm standard mund të parandalonte rreth 300 mijë raste goditjesh në tru çdo vit dhe të ulte rastet e obezitetit me mbi 2.6 milionë njerëz.Ekspertët theksojnë se ruajtja e një orari të qëndrueshëm gjumi është thelbësore për shëndetin afatgjatë. “Trupat tanë mund të përballojnë disa luhatje, por nga të dhënat epidemiologjike, dimë se për shëndetin afatgjatë është më mirë të minimizohen ndryshimet,” thotë von Schantz.Ai thotë se zgjimi vonë në fundjavë mund të ndikojë negativisht në zemër dhe metabolizëm. Një studim tjetër tregoi se personat me orare të parregullta gjumi kishin 26% më shumë rrezik për probleme kardiovaskulare, edhe kur flinin 7–9 orë në natë.Shumë shkencëtarë, përfshirë Shoqatën Britanike të Gjumit, kërkojnë heqjen përfundimtare të ndryshimeve sezonale të orës dhe vendosjen e kohës standarde të përhershme.Bashkimi Europian e ka propozuar që në vitin 2018, por shtetet anëtare nuk kanë arritur marrëveshje nëse do të mbajnë orën e dimrit apo të verës.Për momentin, ora vazhdon të ecë përpara dhe prapa çdo vit. Ekspertët këshillojnë që njerëzit ta përdorin këtë orë shtesë për të pushuar me të vërtetë, jo për të qëndruar zgjuar më gjatë.“Flini në orarin tuaj të zakonshëm, ose pak më herët,” këshillon Dr. Partonen. “Në këtë mënyrë, trupi do ta shfrytëzojë orën shtesë për rigjenerim dhe do të shmangni mungesën e gjumit.” / BBCKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.
-

Ndalohet për disa orë kalimi në Kakavijë/ Grevë në doganën greke, ja oraret e bllokimit
Të hënën në doganën e Kakavijës do të pezullohet kalimi për rreth katër orë për shkak të grevës së doganierëve grekë
Policia Kufitare Kakavijë, nëpërmjet qendrës së përbashkët të shkëmbimit të informacionit, njofton se më 27 tetor 2025, nga ora 06:00 deri në 10:00 (ora shqiptare), nuk do të lejohet lëvizja e mjeteve në PKK Kakavijë, për shkak të grevës së doganierëve grekë.
Vetëm këmbësorët pa bagazhe dhe automjetet me emergjenca shëndetësore do të lejohen të kalojnë kufirin.
Policia Kufitare Kakavijë kërkon mirëkuptimin e qytetarëve dhe sugjeron që të planifikojnë udhëtimet me automjete në orare të tjera për të shmangur vonesat. -

Izraeli bllokon pikën kufitare në Rafah: Hamasi të dorëzojë trupat e pengjeve
Zyra e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu njoftoi këtë të shtunë se kalimi kufitar në Rafah do të mbetet i mbyllur deri në njoftim të mëtejshëm, duke theksuar se rihapja e tij do të varet nga dorëzimi i trupave të pengjeve të vdekur që mbahen ende nga Hamasi në Rripin e Gazës.
“Kryeministri Netanyahu ka urdhëruar që vendkalimi kufitar Rafah të mbetet i mbyllur deri në njoftim të mëtejshëm”, thuhet në deklaratën e zyrës së tij.
Sipas njoftimit, rihapja e pikës kufitare do të merret në konsideratë bazuar në mënyrën se si Hamasi i përmbush detyrimet e tij për të kthyer pengjet dhe trupat e të ndjerëve, si dhe për të zbatuar kushtet e dakordësuara të armëpushimit.
Mediat e huaja raportojnë se ambasada palestineze në Kajro kishte njoftuar se kalimi kufitar Rafah midis Gazës dhe Egjiptit pritej të rihapej të hënën më 20 tetor, për të lejuar palestinezët që jetojnë në Egjipt të kthehen në territorin e Gazës.
Ndërkohë, autoritetet izraelite kishin deklaruar se pas rihapjes së mundshme të kalimit, do të lejohej vetëm lëvizja e njerëzve dhe jo kalimi i ndihmave humanitare.
Ushtria izraelite mori kontrollin e anës palestineze të pikës kufitare Rafah më 7 maj 2024, duke pretenduar se objekti ishte përdorur për qëllime terroriste dhe se përmes tij po kontrabandoheshin armë. Pas marrjes së kontrollit, të gjitha aktivitetet nëpër vendkalim u pezulluan, përfshirë edhe ato të personelit të Kombeve të Bashkuara. -

Ministri i Jashtëm i Izraelit ndan lajmin: Kalimi kufitar i Rafah-ut do të hapet të dielën
Ministri i Jashtëm izraelit, Gideon Sa’ar, tha më herët në Itali se Izraeli do të hapë të dielën kalimin kufitar të Rafah-ut që i jep akses në Gazën jugore.
Lajmin e bëri të ditur agjencia italiane e lajmeve ANSA, sipas së cilës, Sa’ar nuk specifikoi nëse kalimi do të hapet për kalimin e ndihmave humanitare apo vetëm për njerëzit.
Kalimi kufitar në Rafah është një pikë e rëndësishme hyrjeje për ndihmat. Por, siç raportuam në orën 8:25 të mëngjesit, ushtria izraelite tha se kalimi kufitar nuk do të hapej sot, ndryshe nga raportimet e djeshme.
Sipas ushtrisë, u bënë përgatitje për të lejuar kalimin e njerëzve, por jo të ndihmave. U shtua se ndihmat po hyjnë në Gaza përmes kalimeve të tjera si Kerem Shalom.
Izraeli mbylli së fundmi kalimin kufitar në Rafah dhe tha se ai do të mbetej i mbyllur pasi Hamasi nuk arriti të dorëzonte trupat e të gjithë pengjeve të vdekur.
Sipas marrëveshjes së armëpushimit, Izraeli duhet të lejojë 600 kamionë të hyjnë në Gaza çdo ditë. Izraeli tha të martën se do të lejojë vetëm gjysmën e këtij numri. -

Çfarë është vendkalimi kufitar i Rafah-ut dhe pse është kaq i rëndësishëm?
Izraeli ka paralajmëruar se do të ndërmarrë masa kufizuese ndaj ndihmës humanitare në Rripin e Gazës, si përgjigje ndaj vonesave të Hamasit në dorëzimin e trupave të pengjeve të ndjerë. Si pjesë e masave, autoritetet izraelite po shqyrtojnë edhe shtyrjen e rihapjes së kalimit kufitar të Rafah-ut, një nga pikat kyçe të daljes për civilët palestinezë.
Kalimi i Rafah-ut, që ndodhet në kufirin mes Gazës dhe Egjiptit, është pika më jugore e daljes nga territori palestinez. Ai ka mbetur kryesisht i mbyllur që nga shpërthimi i luftimeve pas sulmit të 7 tetorit 2023. Në maj 2024, ushtria izraelite mori kontrollin operacional të anës së Gazës të këtij kalimi dhe më pas e mbylli atë.
Tetë muaj më vonë, në shkurt 2025, Rafah u rihap për një periudhë të shkurtër për të lejuar evakuimin e palestinezëve të plagosur që kishin nevojë për trajtim mjekësor jashtë territorit.
Aktualisht, ekzistojnë vetëm dy kalime të tjera aktive për në dhe nga Gaza: Erez, në veri, dhe Kerem Shalom, në jug – të dyja nën kontrollin izraelit. Megjithatë, kalimi i Rafah-ut mbetet jetik për lëvizjen e njerëzve dhe ndihmave, veçanërisht në kohë krizash humanitare.
Ndërkohë, një element i rëndësishëm në zhvillimet e fundit është edhe plani i paqes me 20 pika i ish-presidentit amerikan Donald Trump, i cili parashikon që hapja e Rafah-ut “në të dyja drejtimet” do të ndodhë vetëm në përputhje me një mekanizëm të caktuar, të zbatuar më herët gjatë një armëpushimi të përkohshëm në fillim të këtij viti.
Kërcënimi i Izraelit për kufizim ndihmash ka shkaktuar shqetësime të reja për përkeqësimin e situatës humanitare në Gaza, ku mungesa e aksesit në ndihma themelore mbetet një krizë në rritje.
-

Agjencia e OKB-së thirrje Izraelit: Hap disa pika kalimi për ndihmat në Gaza
Agjencia e OKB-së u bën thirrje autoriteteve izraelite të hapin disa pika kalimi për ndihmat në Gaza.
Dhjetëra kamionë me ndihma kanë hyrë në Gaza dhe shumë të tjerë që po presin në kufirin me Egjiptin — por përfaqësuesi i UNICEF-it, James Elder, thotë se kjo është shumë larg asaj që nevojitet.
Duke folur për BBC-në, ai tha se “është shumë e thjeshtë ajo që Izraeli duhet të bëjë: të hapë disa pika kalimi, jo vetëm një.”“Sot ka pesë ose gjashtë pika që Izraeli mund t’i hapë, dhe kjo do të thotë që ato 1,000 kamionë me ndihma nuk do të kalojnë të gjithë nga një rrugë e vetme, por përmes disa hyrjeve.”
Ai shtoi se agjencitë e OKB-së — përfshirë UNICEF-in — janë gati të hyjnë në territor “prej shumë kohësh”.
Sipas Elder, UNICEF synon të shpërndajë ushqime me përmbajtje të lartë energjie për fëmijët dhe gratë shtatzëna, si edhe rroba dhe këpucë për dimër. -

Bllokuan një rrugë kalimi të përbashkët me vetëgjyqësi ,arrestohet çifti i bashkëshortëve
Policia e Gramshit ka arrestuar një çift bashkëshortësh pasi kishin bllokuar një rrugë kalimi të përbashkët në fshatin Skënderbegas.
Gjithashtu kanë kundërshtuar me forcë edhe punonjësit e Policisë që kanë ndërhyrë për lirimin e rrugës.
Të arrestuarit janë çifti i bashkëshortëve 70 vjeçari P.S dhe 63 vjeçarja M.S të dy banues në fshatin Skëndërbegas.
Njoftimi i plotë:
Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gramsh arrestuan në flagrancë shtetasit P. S., 70 vjeç dhe M. S., 63 vjeçe (bashkëshortë), banues në fshatin Skënderbegas, pasi dje, me vetëgjyqësi, kanë bllokuar një rrugë kalimi të përbashkët në fshatin Skënderbegas, si dhe kanë kundërshtuar me forcë punonjësit e Policisë që kanë ndërhyrë për lirimin e rrugës. -

Balluku: 500 lekë në total kalimi në tunelin e Llogarasë për autoveturat
Sikurse është lajmëruar më parë nga qeveria, tuneli i Llogarasë që lidh Vlorës me fshatrat bregdetare të jugut, do të nisë aplikimin me pagesë.
Ministrja e Infrastrukturës, njëherësh zëvendëskryeministre, Belinda Balluku, bëri të ditur ditën e sotme se kalimi vajtje-ardhje për auveturat në tunelin e Llogarasë 500 lekë.“Duke marrë parasysh muhabetet e beharit dhe çmimet që kemi dëgjuar, do desha që ta them sot zyrtarisht, që përmes një analize të gjerë dhe shumë të thellë të kostove operacionale të amortizimit të infrastrukturës së tunelit, çmimi i një kalimi në tunel për autovetura është 250 lekë me tvsh. As 10 euro, as 5 euro, as 50 euro, se kemi dëgjuar shifra nga më të ndryshmet. Kategoritë më të mëdha, siç janë autobusët, trajlerat, do të kenë çmime të posaçme sipas një studimi fizibiliteti”, deklaroi Balluku në konferencën “Shqipëria turistike 2030”, tha Balluku.
Balluku sqaruar se për mjetet e tonazhit të rëndë do të ketë një tjetër tarifë që do të përcaktohet në vijim. Kalimi në këtë tunel për kamionët është i ndaluar, ndërsa qarkullimi lejohet vetëm për autobusët dhe autoveturat.