Tag: kalendarin

  • Mblidhet komisioni i “zgjedhores”, PS e PD miratojnë kalendarin, do diskutohet edhe sitemi elektoral

    Mblidhet komisioni i “zgjedhores”, PS e PD miratojnë kalendarin, do diskutohet edhe sitemi elektoral

    Komisioni i posaçëm i reformës zgjedhore ka miratuar kalendarin e punës së këtij komisioni, duke përfshirë edhe çështjen e sistemit zgjedhor.
    Edhe pse Partia Demokratike ka 5 vite që kërkon ndryshimin e sistemit zgjedhor, kryetari i PS Edi Rama nuk ka folur asnjëherë për nevojën e një sistemit të ri, por sot socialistët dhe demokratët votuan kalendarin ku parashikohet të diskutohet për sistemin zgjedhor, në varësi edhe të ndryshimeve të ndarjes së re administrative-territoriale.
    “Kemi përfshirë diskutimin e sistemit zgjedhori jo vetëm për ndryshimet në hartën territorial, por edhe për faktin që debate duhet të jetë i plotë. Shqiptarët duhet të kenë mundësinë të kenë një debat të plotë eventualisht. Sistemin zgjedhor duhet ta kenë të dakordësuar palët. Sot nuk është. Sot është i njëanshëm”, tha Oerd Bylykbashi, bashkëkryetari i “zgjedhores”. 

    Megjithatë përfshirja në kalendar nuk do të thotë se palët do të gjejnë dakordësi për sistemin zgjedhor e mbetet për tu parë se si do të jenë qëndrimet e dy partive kryesore në raport me një prej çështjeve më të debatueshme të zgjedhjeve në Shqipëri. Ndërkaq çështjet e tjera duket se do të sigurojnë më lehtë konsensusin dhe PS kërkon që ligji për financimin e partive politike të jetë çështja e parë që do të diskutohet.
    Komisioni i reformës zgjedhore gjithashtu do të diskutojë edhe rekomandimet e OSBE-ODIHR duke filluar nga ndalimet për përdorimin e burimeve shtetërore në fushatë, tek përbërja e komisioneve që administrojnë zgjedhjet./vizionplus.tv

  • “Nuk ka buxhet pa paketë fiskale”/ Balla-Tabakut: Sot jemi mbledhur për vetëm për kalendarin

    “Nuk ka buxhet pa paketë fiskale”/ Balla-Tabakut: Sot jemi mbledhur për vetëm për kalendarin

    Në konferencën e Kryetareve po prezantohet projektligji ‘për buxhetin e vitit 2026’ nga ministri i Financave, Petrit Malaj.

    Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku u shpreh se nuk ka buxhet pa paketë fiskale.
    Nga ana tjetër kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, u përgjigj duke thënë se sot është mbledhja për kalendarin
    Pjesë nga debati:
    Tabaku: Zoti Peleshi dhe unë ju dëgjova. Kjo është një procedurë shumë e veçantë. Është ligji më i rëndësishëm. Programin e qeverisë nuk ka na latë ta diskutonim. Nuk ka buxhet pa paketë fiskale, nuk ka nevojë të jesh ekonomiste për këtë. Buxheti ka disa ndikime të ligjeve financiare.
    Balla: Ajo që ka qenë për shumë vite i vetmi debat në mbledhjen e parë të konferencës së kryetarëve ka qenë për kohën e kalendarit të shqyrtimit të buxhetit. Opozita s’ka më këtë shqetësim dhe ndërkohë ngatërrojnë rrugët se nuk e dinë që ligjet janë më vete. Votohen më vete. Ajo që ka dashur dhe ka thënë ligjvënësi është që ato hyjnë menjëherë në programet e Kuvendit dhe tradita ka bërë që të kemi një kalendar të posaçëm. Kaq!
    Sot jemi mbledhur vetëm për kalendarin. Mos harroni që kemi një ligj tjetër, kemi ligjin për shqyrtimin buxhetor.

    Top Channel

  • “Po ju dikton Rama kalendarin antikushtetues”, Burimi shpërthen kundër opozitës: PD në koma, e mpirë komplet

    “Po ju dikton Rama kalendarin antikushtetues”, Burimi shpërthen kundër opozitës: PD në koma, e mpirë komplet

    Gazetari Genc Burimi ka qenë tepër kritik ndaj opozitës dhe vendimit të tij për të marrë pjesë në zgjedhjet e pjesshme lokale, për të cilat ai thotë se janë antikushtetuese.
    Në një emision televiziv, Burimi shtoi se PD duhet të kërkojë garanci që zgjedhjet të mos vidhen më në Shqipëri, teksa nuk la pa përmendur dhe kandidatin e Florian Binaj, për të cilin tha se nuk ka program.
    “PD shkoi si delet dhe iu përgjigjën puçit kushtetues duke pranuar datën e zgjedhjeve. Iu bëja thirrje prej kohësh që janë antikushtetuese. Jep apo jo Kushtetuesja Veliajt, pak rëndësi ka. Kjo PD duhet të merret me një platformë sesi duhen rregulluar zgjedhjet që mos vidhen më. Urgjencën e ka me sistemin zgjedhor që e vjedh. Jo të ikë nga gara. Tirana ka 9 muaj pa kryetar, nuk bëhet nami dhe për 3 muaj. Po ua dikton Rama kalendarin e tij antikushtetues. PD doli nga 11 maji në gjendje kome. Si mund të hysh në zgjedhje pa u bërë një adresim të problematikave. Nuk më intereson Binaj, ai nuk ka asnjë program. Cfarë ka kjo klasë politike që zgjedhjet mos kontestohen. Nuk është prioritare kandidatura e Binaj, është interesi kombëtar që zgjedhjet mos kontestohen. Fat i madh që Kushtetuesja po i jep dhe pak kohë PD”, tha Burimi.

  • Kategoria e Tretë/ Hidhet shorti për sezonin 2025-26, njihuni me kalendarin e plotë të ndeshjeve

    Kategoria e Tretë/ Hidhet shorti për sezonin 2025-26, njihuni me kalendarin e plotë të ndeshjeve

    Federata Shqiptare e Futbollit organizoi mesditën e sotme në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit” hedhjen e shortit të kampionatit të Kategorisë së Tretë, që do të nisë më 18 tetor.
    Të gjitha skuadrat pjesëmarrëse, të ndara në Grupin A dhe Grupin B, u njohën me kalendarin e sezonit 2025–2026.
    Në Grupin A bëjnë pjesë skuadrat: Bulqiza, Vllaznia B, Young Boys Tirana, Klosi, Tirana B, Dinamo City B, Rinia EL, Kamza Sport, Shënkolli, KF Shkodra dhe T-Kamza.
    Ekipet e Grupit B janë: Gramozi, Albpetrol, Skrapari, Tepelena, Osumi, Memaliaj, Përmeti, Turbina, Teuta B dhe Apolonia B.
    Në fund të kampionatit, fituesi i Grupit A dhe fituesi i Grupit B do të ngjiten automatikisht në Kategorinë e Dytë.
    Java e parë ka rezervuar këto përballje:
    Grupi A
    KF Shkodra – T-Kamza
    Kamza Sport – Dinamo City B
    Rinia EL – Shënkolli
    Bulqiza – Young Boys Tirana
    Klosi – Vllaznia B
    Grupi B
    Albpetrol – Skrapari
    Osumi – Memaliaj
    Tepelena – Turbina
    Teuta B – Gramozi
    Përmeti – Apolonia B
    Njihuni më poshtë me kalendarin e plotë për të dyja grupet:
    KALENDARI KATEGORIA E TRETE GRUPI A
    KALENDARI KATEGORIA E TRETE GRUPI B

  • Kategoria e Tretë 2025-2026/ Hidhet shorti, njihuni me kalendarin e plotë të ndeshjeve

    Kategoria e Tretë 2025-2026/ Hidhet shorti, njihuni me kalendarin e plotë të ndeshjeve

    Federata e Futbollit organizoi mesditën e sotme në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit” hedhjen e shortit të kampionatit të Kategorisë së Tretë, që do të nisë më 18 tetor.
    Të gjitha skuadrat pjesëmarrëse, të ndara në Grupin A dhe Grupin B, u njohën me kalendarin e sezonit 2025–2026.
    Në Grupin A bëjnë pjesë skuadrat: Bulqiza, Vllaznia B, Young Boys Tirana, Klosi, Tirana B, Dinamo City B, Rinia EL, Kamza Sport, Shënkolli, KF Shkodra dhe T-Kamza.
    Ekipet e Grupit B janë: Gramozi, Albpetrol, Skrapari, Tepelena, Osumi, Memaliaj, Përmeti, Turbina, Teuta B dhe Apolonia B.
    Në fund të kampionatit, fituesi i Grupit A dhe fituesi i Grupit B do të ngjiten automatikisht në Kategorinë e Dytë.
    Java e parë ka rezervuar këto përballje:
    Grupi A
    KF Shkodra – T-Kamza
    Kamza Sport – Dinamo City B
    Rinia EL – Shënkolli
    Bulqiza – Young Boys Tirana
    Klosi – Vllaznia B
    Grupi B
    Albpetrol – Skrapari
    Osumi – Memaliaj
    Tepelena – Turbina
    Teuta B – Gramozi
    Përmeti – Apolonia B
    Njihuni më poshtë me kalendarin e plotë për të dyja grupet:
    KALENDARI KATEGORIA E TRETE GRUPI A
    KALENDARI KATEGORIA E TRETE GRUPI B

  • FIFA njofton ndryshimin rrënjësor në kalendarin e sezonit të ardhshëm

    FIFA njofton ndryshimin rrënjësor në kalendarin e sezonit të ardhshëm

    13 Shtator 2025

    10:56

    Alfred Lleshi

    Çdo sezon sjell më shumë kompeticione dhe ndeshje, por gjithashtu edhe më pak pushim për lojtarët. Shembull janë futbollistët e PSG që, pas fitimit të Champions-it në Mynih, u detyruan të udhëtonin drejt SHBA-së për Botërorin e Klubeve, vetëm dy javë më vonë.
    Për të adresuar kritikat që kanë ardhur vitet e fundit, FIFA ka vendosur të ndryshojë kalendarin për sezonin e ardhshëm. Dy pauzat për kombëtaret në shtator dhe tetor do të bashkohen në një të vetme, që do të zgjasë tri javë, nga 21 shtatori deri më 6 tetor.
    Gjatë kësaj kohe, çdo kombëtare do të luajë vetëm 4 ndeshje. Pauza e nëntorit do të mbetet si më parë. Ky sistem do të zgjasë deri në vitin 2030, kur Spanja, së bashku me Marokun dhe Portugalinë, do të presë Botërorin e Futbollit.

  • Superioria dhe e Para mësojnë kalendarin 2025/2026

    Superioria dhe e Para mësojnë kalendarin 2025/2026

    Departamenti i Garave në FSHF i kryesuar nga drejtori Marjus Sulejmani ka hedhur këtë paradite shortin e kampionatit Superior dhe atë të Kategorisë së Parë.

    Java e parë (23 gusht) e edicionit të 87-të Abissnet Superiore:

    Partizani-Vora

    Teuta-Dinamo Siti

    Vllaznia-Egnatia

    AF Elbasani-Flamurtari

    Bylis-Tirana

    U hodh dhe shorti i Kategorisë së Parë 2025/26 (78) i cili nis me 23 gusht.

    Java e parë:

    Skënderbeu- Burreli

    Iliria- Laçi

    Kukësi-Apolonia

    AF Luftëtari- Korabi

    Besa- Kastrioti

    Pogradeci- Lushnja

    Vazhdo leximin

  • Guardiola mbron Botërorin e Klubeve: I kuptoj kritikat e Klopp, por trajnerët nuk bëjnë kalendarin

    Guardiola mbron Botërorin e Klubeve: I kuptoj kritikat e Klopp, por trajnerët nuk bëjnë kalendarin

    Pas deklaratës së bujshme të Jürgen Klopp, i cili e quajti Kupën e Botës për Klube “idenë më të keqe të zbatuar ndonjëherë”, nuk ka vonuar përgjigjja e Pep Guardiolës, trajnerit të Manchester City. Spanjolli ka mbrojtur qëndrimin e tij dhe ka vënë theksin te roli i trajnerëve në këtë situatë.
    Në një konferencë për shtyp, Guardiola u shpreh: “Ne kemi luftuar së bashku shumë herë, veçanërisht kur bëhet fjalë për ta lehtësuar disi kalendarin e ndeshjeve dhe për të pasur më shumë cilësi. Kur lojtarët dhe trajnerët kanë pushimin e duhur, cilësia e futbollit përmirësohet”.
    Duke komentuar fjalët e Klopp, tekniku spanjoll shtoi: “Nuk u befasova nga ato që tha. E kuptoj dhe e respektoj. Kemi pasur një marrëdhënie të jashtëzakonshme për shumë vite si rivalë, e kuptoj argumentin e tij”.
    Megjithatë, Guardiola nuk nguroi të theksonte se përgjegjësia nuk bie mbi trajnerët për kalendarin e ngjeshur: “Gjithsesi, në të njëjtën kohë, ne jemi në një punë ku ndjekim FIFA-n, UEFA-n, Premier League, të gjitha kompeticionet. Trajnerët nuk e organizojnë kalendarin. Secili ka rolin e tij, të tjerët janë ata që i organizojnë këto kompeticione”.
    Ky reagim i Guardiolës vjen në një moment kur kalendari i ngarkuar i ndeshjeve dhe lodhja e lojtarëve është bërë një nga temat më të debatueshme në futbollin botëror. Trajneri i City ka zgjedhur të ruajë një ton diplomatik, duke respektuar qëndrimin e Klopp, por njëkohësisht duke mbrojtur realitetin e situates. Trajnerët dhe lojtarët janë ata që përshtaten, jo ata që vendosin.

  • FSHF publikon kalendarin e sezonit të ri, zbulohet data kur do të nisë Superliga dhe kompeticionet e tjera

    FSHF publikon kalendarin e sezonit të ri, zbulohet data kur do të nisë Superliga dhe kompeticionet e tjera

    Federata Shqiptare e Futbollit ka zyrtarizuar kalendarin e sezonit të ri 2025-2026 për të gjitha kategoritë. Abissnet Superiore do të nisë më 23 gusht 2025 dhe do të përfundojë më 24 maj 2026. Në të njëjtat data do të zhvillohet edhe Kategoria e Parë.
    Kategoria e Dytë do të nisë më 27 shtator 2025 dhe do të mbyllet më 18 prill 2026.
    Superkupa e Shqipërisë do të luhet më 28 dhjetor 2025, ndërsa Kupa e Shqipërisë do të fillojë më 1 tetor 2025 dhe do të përfundojë me finalen më 13 maj 2026.
    FSHF ka përcaktuar gjithashtu edhe datat e kampionateve të moshave dhe të kampionatit të vajzave, të cilat do të zhvillohen sipas kalendarit të mëposhtëm:
    Abissnet Superiore: 23.08.2025 – 24.05.2026
    Kategoria e Parë: 23.08.2025 – 02.05.2026
    Kategoria e Dytë: 27.09.2025 – 18.04.2026
    Superkupa e Shqipërisë: 28.12.2025
    Kupa e Shqipërisë: 01.10.2025 – 13.05.2026
    Kampionati i Vajzave: 27.09.2025 – 31.05.2026
    U-21 Superiore: 01.10.2025 – 25.05.2026
    U-19 Superiore: 14.09.2025 – 10.05.2026
    U-18 Superiore: 14.09.2025 – 10.05.2026
    U-17 Superiore: 14.09.2025 – 10.05.2026
    U-16 Superiore: 21.09.2025 – 23.05.2026
    U-15 Superiore: 21.09.2025 – 23.05.2026
    U-14 Superiore: 21.09.2025 – 23.05.2026
    U-13 Superiore: 14.09.2025 – 10.05.2026
    Kategoria e Parë U-19: 21.09.2025 – 10.05.2026
    Kategoria e Parë U-17: 21.09.2025 – 10.05.2026
    Kategoria e Parë U-16: 28.09.2025 – 23.05.2026
    Kategoria e Parë U-15: 28.09.2025 – 23.05.2026
    Kategoria e Parë U-14: 28.09.2025 – 23.05.2026
    Kategoria e Parë U-13: 28.09.2025 – 23.05.2026