Tag: kalanë

  • 300 mijë vizitorë në kalanë e Gjirokastrës nga muaji janar deri tani

    300 mijë vizitorë në kalanë e Gjirokastrës nga muaji janar deri tani

    Kalaja e Gjirokastrës është një nga monumentet më të rëndësishme historike dhe kulturore të vendit, por këtë vit deri tani ka pritur 300 mijë vizitorë. Kalaja e gurtë është një prej pikave më tërheqëse në guidat e grupeve turistike vendase dhe të huaja, që vizitojnë Gjirokastrën e mbrojtur nga UNESCO. Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Gjirokastër shprehet se kalaja e Gjirokastrës ka shënuar një arritje mbresëlënëse, duke mirëpritur 300,000 vizitorë deri në këtë moment të vitit 2025. “Kjo shifër rekord tregon qartë rritjen e pandërprerë të interesit që vizitorët vendas dhe të huaj po tregojnë për këtë monument mahnitës të trashëgimisë sonë kulturore.
    Ky sukses është rezultat i përkushtimit të vazhdueshëm për ruajtjen, mirëadministrimin dhe promovimin e kalasë si një nga destinacionet më të rëndësishme historike në Shqipëri”, thuhet nga DRTK Gjirokastër. Çdo vizitor që ngjitet në muret e saj shekullore përjeton nga afër historinë, arkitekturën e rrallë dhe atmosferën e jashtëzakonshme, që e bëjnë këtë kala një thesar të vërtetë kulturor. Më herët në muajin korrik këtë vit pas më shumë se 30 vitesh rifilluan gërmimet arkeologjike në kalanë e Gjirokastrës. Gërmimet synonin të identifikonin fazat më të hershme të ndërtimit të kalasë, duke kontribuar në pasurimin e njohurive shkencore dhe të ofertës kulturore për vizitorët. Në vijim në muajin shtator Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore dhe Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Gjirokastër prezantuan gjatë një konference shkencore rezultatet e gërmimeve të realizuara gjatë vitit 2025 në kalanë e Gjirokastrës.

  • Biznese pa transparencë, Ministria e Kulturës fsheh të dhënat për aktivitetet tregtare brenda kalave

    Biznese pa transparencë, Ministria e Kulturës fsheh të dhënat për aktivitetet tregtare brenda kalave

    Në disa prej kalave dhe parqeve arkeologjike më të njohura të Shqipërisë ushtrohen prej vitesh aktivitete private si bare dhe restorante, por Ministria e Kulturës, Turizmit dhe Sportit nuk ka bërë publik asnjë informacion mbi mënyrën se si kontrollohen këto veprimtari apo me çfarë kontratash operojnë ato brenda hapësirave të mbrojtura dhe me status monument kulture.

    Nga Erjola Azizolli-Amfora.al

    Në faqen ‘kalajalekursit.sarande’ në rrjetin social Instagram, lokali promovon ngjarje, darka panoramike dhe shërbime për turistët në Kalanë e Lëkurësit në Sarandë, një nga monumentet më të piktoreske në jug të vendit.

    Por ndonëse të paktën 6 biznese private ushtrojnë prej vitesh aktivitet në hapësira publike me status monument kulture, institucionet shtetërore nuk japin asnjë informacion mbi kontratat me të cilat këto biznese funksionojnë, apo mbi tarifat që subjektet paguajnë për përdorimin e këtyre hapësirave të rëndësishme kombëtare.

     ‘Sqarojmë se Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit nuk ka nënshkruar asnjë kontratë, memorandum apo dokument tjetër të ngjashëm për ushtrimin e aktivitetit tregtar brenda monumenteve të kulturës’, u shpreh institucioni, i cili që prej 11 shtatorit 2025, me krijimin e kabinetit të ri qeveritar, mban emërtimin Ministria e Kulturës, Turizmit dhe Sportit.

    Duke u bazuar në fakte publike, ku brenda kalave dhe parqeve arkeologjike funksionojnë bare, restorante apo biznese të tjera private, Media Amfora i kërkoi zyrtarisht Ministrisë së Kulturës, Turizmit dhe Sportit të dhëna për mënyrën e ushtrimit të këtyre aktiviteteve.

    Kërkesa përfshinte gjashtë raste konkrete: Kalanë e Lëkurësit, Kalanë e Petrelës, Kalanë e Prezës, Kalanë e Rozafës, Parkun Arkeologjik Apolonia dhe Parkun Kombëtar Butrint – ku prej vitesh operojnë subjekte private që ofrojnë shërbime për vizitorët.

    Kalaja e Lekuresit

     

    Media Amfora kërkoi që ministria të bëjë publike kontratat, memorandumet apo marrëveshjet e nënshkruara me këto biznese, kostot mujore dhe vjetore të përdorimit të hapësirave publike, identitetin e subjekteve përkatëse dhe çdo ndërhyrje restauruese apo mirëmbajtëse të kryer në ambientet e monumenteve, duke përfshirë edhe miratimet nga Këshilli Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore Materiale (KKTKM) dhe Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore (IKTK).

    Në lidhje me pyetjet për kontratat, memorandumet, marrëveshjet dhe tarifat ministria u përgjigj duke i’u referuar vetëm kuadrit ligjor ekzistues dhe pa ofruar detaje shtesë.

    ‘Tarifat për dhënien në përdorim të pasurive kulturore përcaktohen sipas VKM Nr. 857, datë 24.12.2019, ‘Për përcaktimin e procedurave dhe të kritereve të konkurrimit, formën dhe kohëzgjatjen e kontratës dhe metodologjinë e caktimit të tarifave për dhënien në përdorim të pasurive kulturore publike’, u shpreh ministria. 

    Institucioni sqaroi gjithashtu se, ‘në faqen zyrtare të ministrisë është bërë njoftimi në lidhje me hapjen e procedurës së konkurrimit. Subjektet e interesuara janë ftuar të paraqesin dokumentacionin përkatës pranë protokollit të ministrisë ose në adresën elektronike info@meki.gov.al, brenda datës 21.08.2025. Në website do të shpallet dhe lista e fituesve’, shtoi ministria.

    Por, nga verifikimi i kryer nga Media Amfora në faqen zyrtare të Ministrisë së Kulturës, Turizmit dhe Sportit, nuk u gjet asnjë informacion publik që lidhet për procedurat e konkurrimit apo me listat e fituesve të përmendura në përgjigjen e institucionit – ndërsa një pjesë e aktiviteteve tregtare në kalatë e vendit janë vendosur aty dekada më parë.

    Në seksionet ‘Transparencë’ dhe ‘Njoftime’, nuk është publikuar asnjë dokument apo të dhëna që lidhet me tarifat, kontratat apo subjektet që ushtrojnë aktivitet tregtar brenda monumenteve të kulturës.

    Ky verifikim tregon se, ndonëse ministria pretendon hapje dhe publikim online të të dhënave, në praktikë informacioni mungon plotësisht, duke thelluar mungesën e transparencës në administrimin e pasurive kulturore. Megjithëse ministria i referohet një vendimi ekzistues të Këshillit të Ministrave, ajo nuk jep asnjë të dhënë konkrete për kostot që paguajnë subjektet, as ndonjë listë fituesish të procedurave të zhvilluara deri më tani.

    Një tjetër rast i ushtrimit të aktivitetit privat është ai në Kalanë e Petrelës, monument kulture i Kategorisë së Parë, vetëm pak kilometra larg Tiranës. Në këtë kala, prej vitesh funksionon një restorant dhe bar panoramik, që ofron shërbime për turistët dhe përdor ambientet e brendshme e të jashtme të monumentit për evente dhe organizime private. Në rrjetet sociale dhe faqet turistike online, biznesi promovon menutë dhe ngjarjet që zhvillohen ‘në zemër të historisë’, duke e përdorur kalanë si hapësirë tregtare me qira.

    Megjithatë, Ministria e Kulturës, Turizmit dhe Sportit, në përgjigje të kërkesës së Media Amfora nuk ka dhënë asnjë informacion mbi kontratat përkatëse apo kostot që paguajnë subjekte të tilla. 

    Në dokumentet e dërguara, institucioni përsërit të njëjtin argument si në rastin e Kalanë së Lëkurësit- se nuk ekziston asnjë kontratë apo memorandum i nënshkruar për ushtrimin e aktiviteteve tregtare brenda monumenteve të kulturës.

    Edhe pse aktivitetet private në kalave kryesore të vendit ushtrohen prej vitesh, ministria pranon se në pesë vitet e fundit nuk janë lidhur kontrata të reja me subjektet që përdorin këto hapësira publike.

     ‘Në pesë vitet e fundit ka pasur kërkesa për marrjen me qira me objekt Kalanë e Rozafës, Shkodër, dhe Kalanë e Lëkurësit, Sarandë’, tha ministria në përgjigjen e saj.

    Ky fakt tregon se aktivitetet tregtare vazhdojnë të zhvillohen pa një bazë të përditësuar nga viti në vit, ndërkohë që vetë institucioni nuk ka kryer asnjë proces transparence apo ri-kontraktimi për përdorimin e pasurive kulturore.

    Bar-restoranti brenda Kalasë së Shkodrës. Foto Media Amfora

     

    Edhe pse ministria nuk bën transparencë për numrin e subjekteve që ushtrojnë aktivitet privat në kalatë dhe parqet arkeologjike të vendit, apo për mënyrën se si zhvillohet ky aktivitet, ajo thekson se përdorimi i pasurive kulturore nga subjekte private nuk pengon kërkimin shkencor në këto monumente.

    ‘..dhënia në përdorim e pasurive kulturore nuk pengon kërkimin shkencor. Propozimet përkatëse janë objekt shqyrtimi dhe vendimmarrjeje e institucioneve përkatëse’, thuhet në përgjigjen zyrtare të ministrisë.

    Institucioni më i rëndësishëm i kulturës në vend nuk sqaron mënyrën se si monitorohet konkretisht përdorimi tregtar i hapësirave brenda monumenteve të kulturës, cilat janë procedurat e kontrollit, apo nëse është kryer ndonjëherë ndonjë vlerësim i mirëmbajtjes së këtyre monumenteve gjatë ushtrimit të aktiviteteve private.

    Në mungesë të të dhënave publike, mbetet e paqartë nëse përdorimi ekonomik i pasurive kulturore po shkon paralelisht me ruajtjen e vlerave shkencore dhe historike të tyre. Kjo mungesë transparence ngre pikëpyetje serioze mbi mënyrën se si menaxhohen disa nga pasuritë më të çmuara të trashëgimisë kulturore shqiptare.

  • “Burri im u vra me thikë para syve të vajzës sonë” – rrëfimi tronditës i bashkëshortes së 42-vjeçarit të vrarë në Kalanë e Beratit

    “Burri im u vra me thikë para syve të vajzës sonë” – rrëfimi tronditës i bashkëshortes së 42-vjeçarit të vrarë në Kalanë e Beratit

    Ngjarja e rëndë që tronditi qytetin e Beratit, ku 42-vjeçari Keli Hoxha u vra me thikë në Kalanë e qytetit, ka marrë një tjetër dimension pas dëshmisë së bashkëshortes së tij, Vjola Haxhia. Ajo rrëfen me dhimbje momentet e fundit të jetës së bashkëshortit, i cili u godit për vdekje nga Kristo Mema, pas një debati absurd rreth një kali.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”

    “Ne vizituam kalanë me familjen dhe nënën e bashkëshortit. Vajza jonë 8-vjeçare pa një kalë të lidhur dhe kërkoi ta prekte. Keli iu afrua bashkë me të, pa e ditur që pronari do të shfaqej i tërbuar, duke ulëritur që të mos e prekë kalin sepse acarohej. Burri im i tha qetë: ‘Mos u shqetëso, kam pasur kuaj, di si t’i trajtoj’”, tregon ajo. Reklama në FieriWeb – “KETU MUND TE JETË REKLAMA JUAJ”

    Sipas dëshmisë, autori filloi të debatonte me tone ofenduese dhe vulgare. “Bashkëshorti im i tha: ‘Je në moshën e gjyshit tim, nuk merrem me ty’. Në ato momente ishte dorë për dore me vajzën. Kur u nis për t’u larguar, autori e pështyu tri herë dhe e ofendoi rëndë. Keli u kthye, por në sekondë ai e goditi me thikë. Më tha: ‘Shpirt, njofto ambulancën, më vrau me thikë’, dhe ra në tokë i mbuluar me gjak”, rrëfen Vjola Haxhia.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”

    Ajo shton se gjithçka ndodhi para dhjetëra turistëve që mund të dëshmojnë ngjarjen, duke mohuar kategorikisht versionet mediatike se sherri nisi për shkak të pagesës për një foto me kalin.Reklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”

    “Ne jetojmë në Angli dhe ishim me pushime. Keli nuk bëri asnjë foto, nuk kishte asnjë arsye për konflikt. Fëmijët e mi janë në shok – nuk flenë, nuk hanë, nuk flasin. Shteti duhet të interesohet për ta, jo të heshtë”, përmbyll ajo mes dhimbjes.

  • “Fëmijët janë në gjendje shoku”/ Gruaja e 42-vjeçarit që u vra për kalin në Berat rrëzon versionin e pagesës

    “Fëmijët janë në gjendje shoku”/ Gruaja e 42-vjeçarit që u vra për kalin në Berat rrëzon versionin e pagesës

    Një mesazh është publikuar në rrjetet sociale nga bashkëshortja e Keli Hoxhës, 42-vjeçarit të vrarë më 28 tetor në kalanë e Beratit për një kalë. Vjola Haxhia ka sqaruar të gjithë dinamikën e tragjedisë së asaj dite ku babai i dy fëmijëve u vra nga 63-vjeçari Kristo Mema pas një debati për kalin.
    Haxhia thotë se familja jeton prej 14 vitesh në Britani dhe gjendej në Shqipëri për pushime. Kur ndodheshin në kalanë e Beratit, vajza ka parë kalin dhe i ka kërkuar të atit ta prekë, por 63-vjeçari nuk ka qenë aty. Sapo i janë afruar kalit, ai është shfaqur duke ulëritur.
    Edhe pse 42-vjeçari i ka thënë se di si të sillet me kuajt, Kristo Mema e ka ofenduar. Kjo bie ndesh me pretendimet e tij se ka qenë viktima e para që e ka fyer. Pasi Keli Hoxha i ka kthyer shpinën, ai e ka pështyrë. Sërish, 63-vjeçari ka deklaruar se këtë veprim e ka bërë i ndjeri.
    Pasi 42-vjeçari është sulmuar me thikë, i ka kërkuar bashkëshortes të njoftojë ambulancën. Ajo rrëzon plotësisht versionin që ka qarkulluar se situata ka ndodhur për shkak se nuk është bërë pagesa. Më tej, thotë se nuk ka reagim për situatën e saj, ndërsa fëmijët që dëshmuan vrasjen e të atit, janë në gjendje shoku.
    “Përshëndetje zoti Fevziu,
    Unë jam Vjola Haxhia, bashkëshortja e Keli Hoxhës që u vra të martën në Berat. Fillimisht doja t’ju falënderoja shumë për çështjen që keni trajtuar edhe kohën që i keni kushtuar ngjarjes sonë.
    Ne, familjarisht, kemi 14 vite që jetojmë në Britaninë e Madhe, kishim ardhur në Shqipëri për pushime dhe një nga destinacionet tona ishte vizita në kalanë e Beratit për t’ju mësuar edhe fëmijëve më shumë nga historia shqiptare.
    Ne vizituam kalanë me familjen time dhe nënën e bashkëshortit, diku nga qendra e kalasë ishte një kalë i lidhur në shtyllë që vajza ime 8-vjeçare, Sevia, e pa dhe i tha babait të saj: ‘A mund të afrohem ta prek pak kalin?’ Theksoj që në atë moment kali ishte vetëm, nuk kishte të zotin aty. Keli, bashkë me vajzën, u afruan ta preknin kalin nga gusha, në atë moment shfaqet pronari i kalit duke ulëritur direkt që mos ta preknin kalin sepse acarohet. Burri i tha: ‘Mos u shqetëso, sepse unë jam rritur në fshat, ku kisha edhe kalë dhe di si ta trajtoj.’
    Ai filloi të debatojë me bashkëshortin tim në një gjuhë shumë vulgare. Bashkëshorti im i tha se ishte në moshën e gjyshit tim dhe nuk po merrem të debatoj me ty. Theksoj se në ato momente Keli ishte dorë për dore me vajzën.
    Ai u kthye me shpinë dhe u nis të vinte nga ne. Në atë moment ai e pështyu nga mbrapa burrin tim tri herë dhe e ofendoi nga familja. Burri im u kthye dhe iu afrua, por në sekondë direkt u kthye nga unë dhe, me dorë në bark, më tha: ‘Shpirt, njofto ambulancën se më vrau me thikë’, dhe ra në tokë i mbuluar me gjak. Aty kishte mbi 100 turistë që po shikonin dhe mund të keni mjaftueshëm dëshmitarë për ta konfirmuar.
    Kam lexuar në disa media që u vra sepse nuk bëri pagesën. E kundërshtoj rreptësisht një lajm të tillë, sepse nuk bëri asnjë foto.
    Pse mediat nuk flasin apo shteti nuk interesohet si janë fëmijët e mi? Që janë në shok, që mund të më ishte vrarë edhe fëmija me thikë në ato momente. Fëmijët janë në gjendje shoku. Nuk flenë, nuk hanë, nuk flasin.”
    Viktima Keli Hoxha gjeti vdekjen sapo mbërriti në Spitalin Rajonal Berat.
    Më 30 tetor, Gjykata e Shkallës së Parë në Berat vendosi masën e sigurisë “arrest me burg” për 63-vjeçarin Kristo Mema alias Kastriot Oxhaj, i akuzuar për “vrasje me dashje”.
    Në sallën e gjyqit, autori u shpreh i penduar dhe kërkoi falje familjarëve të viktimës për krimin e kryer.
    Përmbledhje nga ngjarja
    Pasi e vrau, 63-vjeçari shkoi në banesë, ka lidhur kalin në kasolle, ka marrë disa ushqime dhe u fsheh në një nga shpellat e kalasë, për t’i shpëtuar policisë. Sipas gazetarit Merin Maçi në emisionin “Opinion” në Tv Klan, ai thoshte se do të vetëdorëzohej.
    “Nga ana e policisë dhe prokurorisë është insistuar përmes familjarëve, duke ngushtuar perimetrin ku ai mund të lëvizte, derisa u bë i mundur arrestimi. Pavarësisht se ai ka deklaruar se ishte nisur për t’u vetëdorëzuar, u arrestua në flagrancë.”
    Autori u kap rreth pesë orë më vonë, i fshehur në “Shpellën e Memecit”, pranë Kishës së Shën Mëhillit.
    Ai ka qenë me precedentë penalë, i dënuar në vitin 1994 për vrasje, por e shmangu dënimin pasi u arratis për 20 vite në Greqi duke i shpëtuar drejtësisë.

  • E rëndë  në Kalanë e Beratit – 42-vjeçari humb jetën pas një sherri për një kalë

    E rëndë në Kalanë e Beratit – 42-vjeçari humb jetën pas një sherri për një kalë

    Berat – Zbardhen detaje të reja nga ngjarja e rëndë që tronditi pasditen e sotme Kalanë e Beratit. Rreth orës 15:10, në lagjen e Kalasë, një konflikt mes dy burrave për motive të dobëta ka përfunduar tragjikisht.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”

    Sipas policisë, shtetasi K. H. (63 vjeç), banues në lagjen “Barrikadë”, dyshohet se ka goditur me thikë shtetasin Keli Hoxha (42 vjeç), banues në Tiranë, i cili ka ndërruar jetë më pas në spital. Burimet nga vendngjarja bëjnë me dije se debati ka nisur për një kali, që përdorej për xhiro turistike në zonën e kalasë, dhe ka degjeneruar në përplasje fizike. Reklama në FieriWeb – “KETU MUND TE JETË REKLAMA JUAJ”

    Autori, i cili ka precedentë penalë për një vrasje të mëparshme me thikë në Greqi, është ende në arrati. Policia e Beratit ka ngritur patrullat dhe po kontrollon zonën për kapjen e tij.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”

    Reklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”

  • “42-vjeçari u vra në qendrën e UNESCO-s”, deputeti i PD: Autori ka bërë vrasje para 30 vitesh, Kalaja e Beratit s’ka nevojë për kalë…

    “42-vjeçari u vra në qendrën e UNESCO-s”, deputeti i PD: Autori ka bërë vrasje para 30 vitesh, Kalaja e Beratit s’ka nevojë për kalë…

    Autori i vrasjes së turistit në kalanë e Beratit ishte një person me precedentë të mëparshëm penalë për vrasje. Lajmin e dha në Off the Record me Andrea Dangllin në A2 CNN, deputeti demokrat i këtij qarku Zija Ismaili, sipas të cilit, 63-vjeçari Kristo Mema, ka kryer vrasje para 30 vitesh në qytetin e Beratit.
    “Si mund të shkojë një turist në një qyet që ka një pasaportë të UNESCO-s ku kryetari i bashkisë e la përgjysmë projektin e këtij qyteti dhe të lejosh që një person me një kalë me një të kaluar tërësisht kriminale, t’u shërbejë turistëve nga e gjithë bota dhe turistëve nga Shqipëria dhe në fund jemi në këtë përfundim kaq tragjik. Një person me precedent penal të mëparshëm i cili ka bvërë vrasje para 30-vitesh në qytetin e Beratit dhe sot ushtron profesion me kalë për t’u shërbyer njerëzve në Kalanë e Beratit”.
    Duke sjellë në vëmendje ngjarjen e cila degjeneroi në vrasje pas konfliktit për shkak të një kali që përdorej për shëtitje turistike në kalatë e qytetit, deputeti demokrat apelon se kalaja e Beratit nuk ka nevojë për njerëz me kalë por për ciceronë që t’u tregojnë trashëgiminë kulturore turistëve.
    “Kalaja e Beratit nuk ka nevojë për njeri me njeri me kalë por për cicerona historinë për të mirëpritur turistë nga bota e Shqipëria për t’u treguar trashëgiminë kulturore që mbart ky qytet. Një ngjarje shumë tragjike, na vjen keq tu themi njerëzve të vizitojnë kalanë e Beratit”.
    Teksa përmend të gjitha ngjarjet e rënda kriminale që ndodhën këtë të martë, Ismailaj thekson se kjo është një situatë alarmante që tregon nivelin e lartë të pasigurisë në vend, ndërsa akuzon qeverinë që e ka çuar shoqërinë në dëshpërim dhe shpopullim.
    “Pasiguria ka shkuar në elementët e dëshpërimit të thellë të njerëzve dhe është reflektuar më shpopullim. Jemi në këto kushte. Rinia është në kushte tragjike, si mund të humbë jetën një 17 vjeçar? Si mund të vritet një turist në qendrën botërore të kulturës në kalanë e Beratit. A mund të pranojmë që djali të vrasë babanë. Është e tmerrshme. Është një shoqëri që është në krizë identiteti total. Nuk është faji i qytetarëve, por i keqqeverisjes që ka prodhuar këto konflikte të kësaj shoqërie duke çuar në këtë nivel dëshpërimi këtë shoqëri”.
    Këtë të martë Shqipëria është tronditur nga disa ngjarje kriminale që kanë shqetësuar opinionin publik dhe që ngre pikëpyetje për sigurinë në vend.

  • Vrau me thikë vizitorin për një kalë, arrestohet autori 62-vjeçar në Berat

    Vrau me thikë vizitorin për një kalë, arrestohet autori 62-vjeçar në Berat

    Policia ka vënë në pranga autorin e dyshuar të vrasjes me thikë pasditen e sotme në Kalanë e Beratit, 62-vjeçarin Kristo Mema alias Konstandin Hoxha.
    Ai u gjet nga forcat e rendit te “Shpella e Memecit” pranë Kishës përballë Urës së Goricës. Mema vrau me thikë sot, një vizitor në Kalanë e Beratit pas një sherri banal.
    Autori posedonte me qira një kalë, tek i cili erdhi një vizitor nga Tirana, viktima Keli Hoxha, 42 vjeç.
    Ky i fundit bëri fjalë me autorin për fotot me kalin, teksa Mema nxori thikën dhe e qëlloi disa herë duke e lënë të vdekur dhe më pas u largua nga vendngjarja. Pas disa orësh, policia bëri të mundur arrestimin e tij në vendin ku ishte fshehur.

  • ”42-vjeçari u vra në qendrën e UNESCO-s”, deputeti i PD: Autori ka bërë vra*sje para 30 vitesh

    ”42-vjeçari u vra në qendrën e UNESCO-s”, deputeti i PD: Autori ka bërë vra*sje para 30 vitesh

    Autori i vrasjes së turistit në kalanë e Beratit ishte një person me precedentë të mëparshëm penalë për vrasje. Lajmin e dha deputeti demokrat i këtij qarku, Zija Ismaili sipas të cilit, 63-vjeçari Kristo Mema ka kryer vrasje para 30 vitesh në qytetin e Beratit.
    “Si mund të shkojë një turist në një qyet që ka një pasaportë të UNESCO-s ku kryetari i bashkisë e la përgjysmë projektin e këtij qyteti dhe të lejosh që një person me një kalë me një të kaluar tërësisht kriminale, t’u shërbejë turistëve nga e gjithë bota dhe turistëve nga Shqipëria dhe në fund jemi në këtë përfundim kaq tragjik. Një person me precedent penal të mëparshëm i cili ka bvërë vrasje para 30-vitesh në qytetin e Beratit dhe sot ushtron profesion me kalë për t’u shërbyer njerëzve në Kalanë e Beratit”.

    Duke sjellë në vëmendje ngjarjen e cila degjeneroi në vrasje pas konfliktit për shkak të një kali që përdorej për shëtitje turistike në kalatë e qytetit, deputeti demokrat apelon se kalaja e Beratit nuk ka nevojë për njerëz me kalë por për ciceronë që t’u tregojnë trashëgiminë kulturore turistëve. Teksa përmend të gjitha ngjarjet e rënda kriminale që ndodhën këtë të martë, Ismailaj thekson se kjo është një situatë alarmante që tregon nivelin e lartë të pasigurisë në vend, ndërsa akuzon qeverinë që e ka çuar shoqërinë në dëshpërim dhe shpopullim.

    “Pasiguria ka shkuar në elementët e dëshpërimit të thellë të njerëzve dhe është reflektuar më shpopullim. Jemi në këto kushte. Rinia është në kushte tragjike, si mund të humbë jetën një 17 vjeçar? Si mund të vritet një turist në qendrën botërore të kulturës në kalanë e Beratit. A mund të pranojmë që djali të vrasë babanë. Është e tmerrshme. Është një shoqëri që është në krizë identiteti total. Nuk është faji i qytetarëve, por i keqqeverisjes që ka prodhuar këto konflikte të kësaj shoqërie duke çuar në këtë nivel dëshpërimi këtë shoqëri”.

  • Vrau turistin në kalanë e Beratit për një kalë, autori me precedent në Greqi (FOTO)

    Vrau turistin në kalanë e Beratit për një kalë, autori me precedent në Greqi (FOTO)

    Kristo Mema alias Kastriot Hoxha

    BERAT- Detaje të reja kanë ndalë lidhur me ngjarjen e rënë që ndodhi pasditen e sotme në kalanë e Beratit, ku një 42-vjeçar humbi jetën pasi u godit me thikë. Burime bëjnë me dije se shkak dyshohet se është bërë një kalë që mbante autori, Kristo Mema alias Kastriot Hoxha, 63-vjeç. Ky i fundit, ofronte xhiro me kalë për turistët në zonën e kalasë. 
    Mësohet se fillimisht ata kanë debatuar, e më pas debati ka degjeneruar në përplasje fizike, që më pas ka përfunduar në tragjedi. Bëhet me dije se autori është me precedent penal në Greqi, ndërsa viktima Keli Hoxha ishte turist. Policia është vënë menjëherë në ndjekje të autorit 63-vjeçar dhe po kontrollojnë zonën për kapjen e tij. 

    Ndërkohë, grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe dokumentimin e rrethanave që çuan në këtë vrasje./ZËRI
     

  • Vrasja e 42-vjeçarit në kalanë e Beratit, ja kush është autori (Foto)

    Vrasja e 42-vjeçarit në kalanë e Beratit, ja kush është autori (Foto)

    Ky është autori i vrasjes së 42-vjeçarit në kalanë e Beratit. E goditi viktimën për vdekje pas sherrit për kalin.

    Rreth orës 15:10, në lagjen e Kalasë, shtetasi K. M., alias K. H., 63 vjeç, banues në lagjen “Barrikadë”, Berat, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta ka goditur me mjet prerës shtetasin K. H., 42 vjeç, banues në Tiranë, i cili ka humbur jetën.
    Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorit dhe po kontrollojnë zonën për kapjen e tij.
    Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.