Tag: kalabrisë

  • RAI 3 në rajonin e Kalabrisë do të transmetojë në gjuhën arbëreshe

    RAI 3 në rajonin e Kalabrisë do të transmetojë në gjuhën arbëreshe

    Një programacion radiofonik dhe televiziv në gjuhën arbëreshe do të transmetohet në valët e RAI 3, në rajonin e Kalabrisë.

    Pas nënshkrimit të marrëveshjes së fundit midis Presidencës së Këshillit të Ministrave dhe RAI-t, ka nisur prodhimi i programeve televizive dhe radiofonike që synojnë promovimin e kulturës arbëreshe. Këto programe janë të lidhura drejtpërdrejt si me ligjin 482 të vitit 1999 ashtu edhe me Kontratën e Shërbimit Kombëtar, e cila siguron mbrojtjen e pakicave historike gjuhësore të pranishme në rajonet e ndryshme të Italisë.

    Transmetimet në gjuhën shqipe do të nisin në 15 shtator dhe do të zgjasin për 13 muaj. Detajet mbi programacionin Radio dhe TV do të jepen gjatë një konference të posaçme për mediet, në selinë e RAI-t në Kozenca.

    Siç është thënë edhe më herët nga mediet kalabreze, një nga programet që do të transmetohet nga RAI 3 për rajonin e Kalabrisë, do të jetë mësimi i gjuhës arbëreshe./atsh/KultPlus.com

  • Begaj viziton Universitetin e Kalabrisë: Ruan me krenari gjuhën, kulturën dhe kujtesën arbëreshe

    Begaj viziton Universitetin e Kalabrisë: Ruan me krenari gjuhën, kulturën dhe kujtesën arbëreshe

    Presidenti Bajram Begaj vizitoi Universitetin e Kalabrisë për të nderuar veprën e profesorëve dhe studiuesve të gjuhës shqipe në këtë universitet në 50-vjetorin e krijimit të Katedrës dhe Laboratorit të Albanologjisë.
    Në një takim me profesorë, studiues dhe studentë të gjuhës shqipe në Universitetin e Kalabrisë, presidenti vlerësoi “këtë qendër të rëndësishme akademike në zemër të një rajoni që ruan me krenari gjuhën, kulturën dhe kujtesën arbëreshe”.

    “Ky universitet, që është në zemër të rajonit të Kalabrisë, ka një mision tjetër shumë të rëndësishëm: të mbrojë, të promovojë dhe të trashëgojë gjuhën arbëreshe. I falënderoj nga zemra të gjithë profesorët e katedrës së gjuhës e të kulturës shqipe. Ky është një vit përkujtimor, ku bëhen 50 vjet të kësaj katedre, dhe uroj e besoj që kjo katedër do të përjetojë gjithmonë, do të jetë përjetë, do ta mbrojë përjetë arbërishten, sepse duke mbrojtur gjuhën dhe kulturën shqipe kemi promovuar edhe figurën e atij që themeloi këtë katedër, Françesko Solanos. Një punë e jashtëzakonshme 50-vjeçare, e ndjekur me shumë pasion nga profesor Altimari dhe shumë të tjerë që vazhdojnë e studiojnë arbërishten, e cila kulmon në promovimin dhe botimin e shumë veprave dhe librave që do t’i shërbejnë brezit të ri. Është ajo çfarë ne na duhet për të ndërtuar të ardhmen tonë, për të ndërtuar të ardhmen e marrëdhënieve të shkëlqyera midis Shqipërisë dhe Italisë”, tha Begaj.
    Presidenti Begaj çmoi kontributin, si dhe angazhimin e vazhdueshëm të studiuesve dhe profesorëve për ruajtjen e lidhjeve shkencore dhe kulturore ndërmjet Shqipërisë e shqiptarëve dhe komuniteteve arbëreshe si një trashëgimi që meriton respekt të veçantë.
     

  • Presidenti Begaj vizitë në Universitetin e Kalabrisë,pritet nga rektori Nicola Leone

    Presidenti Begaj vizitë në Universitetin e Kalabrisë,pritet nga rektori Nicola Leone

    Bajram Begaj, Presidenti i Republikës vizitoi Universitetin e Kalabrisë për të nderuar veprën e profesorëve dhe studiuesve të gjuhës shqipe në këtë universitet në 50-vjetorin e krijimit të Katedrës dhe Laboratorit të Albanologjisë.
    Presidenti, në një takim me profesorë, studiues dhe studentë të gjuhës shqipe në Universitetin e Kalabrisë vlerësoi “këtë qendër të rëndësishme akademike në zemër të një rajoni që ruan me krenari gjuhën, kulturën dhe kujtesën arbëreshe”.
    “Ky universitet, që është në zemër të rajonit të Kalabrisë, ka një mision tjetër shumë të rëndësishëm: të mbrojë, të promovojë dhe të trashëgojë gjuhën arbëreshe. I falënderoj nga zemra të gjithë profesorët e katedrës së gjuhës e të kulturës shqipe. Ky është një vit përkujtimor, ku bëhen 50 vjet të kësaj katedre, dhe uroj e besoj që kjo katedër do të përjetojë gjithmonë, do të jetë përjetë, do ta mbrojë përjetë arbërishten, sepse duke mbrojtur gjuhën dhe kulturën shqipe kemi promovuar edhe figurën e atij që themeloi këtë katedër, Françesko Solanos. Një punë e jashtëzakonshme 50-vjeçare, e ndjekur me shumë pasion nga profesor Altimari dhe shumë të tjerë që vazhdojnë e studiojnë arbërishten, e cila kulmon në promovimin dhe botimin e shumë veprave dhe librave që do t’i shërbejnë brezit të ri. Është ajo çfarë ne na duhet për të ndërtuar të ardhmen tonë, për të ndërtuar të ardhmen e marrëdhënieve të shkëlqyera midis Shqipërisë dhe Italisë.”
    Begaj çmoi kontributin, si dhe angazhimin e vazhdueshëm të studiuesve dhe profesorëve për ruajtjen e lidhjeve shkencore dhe kulturore ndërmjet Shqipërisë e shqiptarëve dhe komuniteteve arbëreshe si një trashëgimi që meriton respekt të veçantë.
    Kreu i Shtetit përgëzoi studiuesit për tekstin shkollor të sapobotuar për mësimin e gjuhës arbëreshe, ndërsa u shpreh: “Këtu në sallë profesori dëshmoi atë që ne e përsëritëm gjatë ditës, thënien e Nënë Terezës, që, kur bën gjëra të vogla me dashuri të madhe, patjetër që do të arrish suksese. Humanizmi i atyre profesorëve, pa asnjë lloj kërkese financiare, vetëm e vetëm për të promovuar një libër, i cili do t’i shërbejë brezave dhe brezave, si dhe trashëgimisë së kësaj vlere të jashtëzakonshme gjuhësore, është vërtetë për t’u falënderuar. Themeli i këtyre marrëdhënieve është komuniteti arbëresh që, me veprën e tij prej më shumë se 5 shekuj, na ka treguar se sa e rëndësishme është të mbrojmë gjuhën, sa e rëndësishme është të mbrojmë identitetin tonë kulturor, gjuhësor dhe kombëtar. Fjalët janë tepër, veprat janë ato që mbeten. Veprat e atyre mësuesve që do t’i shërbejnë brezave, veprat e prodhuara nga profesor Altimari që do t’i mbeten brezave të tëra, do të prodhojnë shumë studiues të tjerë për të ardhmen tonë. Është shumë e rëndësishme që katedra e Albanologjisë në Kalabri të vijojë misionin e saj të lartë për ruajtjen dhe pasurimin e gjuhës e kulturës arbëreshe”.
    Nga biblioteka e Universitetit të Kalabrisë, Presidenti i Republikës iu bashkëngjit ftesës së profesor Altimarit për mbështetjen, forcimin dhe bashkëpunimin me tri qendrat e rëndësishme kërkimore dhe arsimore në Itali që i janë dedikuar gjuhës shqipe në Universitetin e Kalabrisë, atë të Palermos dhe Romës.
    Gjate vizitës në Universitetin e Kalabrisë, Presidenti i Republikës u prit në një takim të veçantë nga Rektori i Universitetit të Kalabrisë, profesor Nicola Leone.

  • Presidenti Begaj viziton Universitetin e Kalabrisë: 50 vite në shërbim të gjuhës dhe kulturës arbëreshe

    Presidenti Begaj viziton Universitetin e Kalabrisë: 50 vite në shërbim të gjuhës dhe kulturës arbëreshe

    Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, zhvilloi një vizitë zyrtare në Universitetin e Kalabrisë, për të nderuar punën 50-vjeçare të profesorëve, studiuesve dhe studentëve të Katedrës dhe Laboratorit të Albanologjisë.

    Gjatë takimit me akademikë, studiues dhe studentë të gjuhës shqipe, Presidenti Begaj theksoi rolin kyç të këtij institucioni si një qendër e rëndësishme në zemër të Kalabrisë, e cila “mbron, promovon dhe trashëgon me krenari gjuhën dhe kujtesën arbëreshe”.
    Ai vlerësoi veçanërisht figurën e themeluesit të kësaj katedre, profesor Françesko Solano, dhe punën e palodhur të profesor Altimarit dhe bashkëpunëtorëve të tij, të cilët kanë kontribuar me pasion në botimin e veprave të rëndësishme albanologjike.

    “Kjo është ajo çfarë na duhet për të ndërtuar të ardhmen e marrëdhënieve të shkëlqyera mes Shqipërisë dhe Italisë”, u shpreh Presidenti, duke përgëzuar gjithashtu profesorët për publikimin e një teksti të ri shkollor për mësimin e gjuhës arbëreshe.
    Në fjalën e tij, Presidenti Begaj nënvizoi se “veprat janë ato që mbeten”, duke theksuar rëndësinë e përpjekjeve të palodhura të mësuesve dhe studiuesve që kanë ruajtur me përkushtim këtë trashëgimi të vyer kulturore dhe gjuhësore ndër shekuj.
    Ai theksoi se komuniteti arbëresh, me më shumë se pesë shekuj histori, ka qenë një urë e fortë lidhëse mes Shqipërisë dhe Italisë.
    Gjatë vizitës në Universitetin e Kalabrisë, Presidenti u prit në një takim të veçantë nga Rektori i Universitetit, profesor Nicola Leone.
    Nga biblioteka e këtij institucioni, ai iu bashkua ftesës së profesor Altimarit për të mbështetur më tej bashkëpunimin akademik me tri qendrat kryesore të studimeve shqipe në Itali: në Kalabri, Palermo dhe Romë.
    Presidenti Begaj përmbylli vizitën me një mesazh të qartë: Katedra e Albanologjisë duhet të vijojë misionin e saj të lartë në ruajtjen dhe pasurimin e gjuhës dhe kulturës arbëreshe, si një aset i çmuar i identitetit kombëtar dhe i lidhjeve shqiptaro-italiane.
    /vizionplus.tv

  • “Ruan me krenari gjuhën, kulturën dhe…”/ Presidenti Begaj mirëpritet në Universitetin e Kalabrisë: Trashëgimi vlerash

    “Ruan me krenari gjuhën, kulturën dhe…”/ Presidenti Begaj mirëpritet në Universitetin e Kalabrisë: Trashëgimi vlerash

    Në një takim me profesorë, studiues dhe studentë të gjuhës shqipe në Universitetin e Kalabrisë Presidenti i Republikës vlerësoi “këtë qendër të rëndësishme akademike në zemër të një rajoni që ruan me krenari gjuhën, kulturën dhe kujtesën arbëreshe”.
    Presidenti i Republikës Bajram Begaj vizitoi Universitetin e Kalabrisë për të nderuar veprën e profesorëve dhe studiuesve të gjuhës shqipe në këtë universitet në 50-vjetorin e krijimit të Katedrës dhe Laboratorit të Albanologjisë.
    “Ky universitet, që është në zemër të rajonit të Kalabrisë, ka një mision tjetër shumë të rëndësishëm: të mbrojë, të promovojë dhe të trashëgojë gjuhën arbëreshe. I falënderoj nga zemra të gjithë profesorët e katedrës së gjuhës e të kulturës shqipe. Ky është një vit përkujtimor, ku bëhen 50 vjet të kësaj katedre, dhe uroj e besoj që kjo katedër do të përjetojë gjithmonë, do të jetë përjetë, do ta mbrojë përjetë arbërishten, sepse duke mbrojtur gjuhën dhe kulturën shqipe kemi promovuar edhe figurën e atij që themeloi këtë katedër, Françesko Solanos.
    Një punë e jashtëzakonshme 50-vjeçare, e ndjekur me shumë pasion nga profesor Altimari dhe shumë të tjerë që vazhdojnë e studiojnë arbërishten, e cila kulmon në promovimin dhe botimin e shumë veprave dhe librave që do t’i shërbejnë brezit të ri. Është ajo çfarë ne na duhet për të ndërtuar të ardhmen tonë, për të ndërtuar të ardhmen e marrëdhënieve të shkëlqyera midis Shqipërisë dhe Italisë.”
    Presidenti Begaj çmoi kontributin, si dhe angazhimin e vazhdueshëm të studiuesve dhe profesorëve për ruajtjen e lidhjeve shkencore dhe kulturore ndërmjet Shqipërisë e shqiptarëve dhe komuniteteve arbëreshe si një trashëgimi që meriton respekt të veçantë.
    Kreu i Shtetit përgëzoi studiuesit për tekstin shkollor të sapobotuar për mësimin e gjuhës arbëreshe, ndërsa u shpreh: “Këtu në sallë profesori dëshmoi atë që ne e përsëritëm gjatë ditës, thënien e Nënë Terezës, që, kur bën gjëra të vogla me dashuri të madhe, patjetër që do të arrish suksese. Humanizmi i atyre profesorëve, pa asnjë lloj kërkese financiare, vetëm e vetëm për të promovuar një libër, i cili do t’i shërbejë brezave dhe brezave, si dhe trashëgimisë së kësaj vlere të jashtëzakonshme gjuhësore, është vërtetë për t’u falënderuar. Themeli i këtyre marrëdhënieve është komuniteti arbëresh që, me veprën e tij prej më shumë se 5 shekuj, na ka treguar se sa e rëndësishme është të mbrojmë gjuhën, sa e rëndësishme është të mbrojmë identitetin tonë kulturor, gjuhësor dhe kombëtar. Fjalët janë tepër, veprat janë ato që mbeten. Veprat e atyre mësuesve që do t’i shërbejnë brezave, veprat e prodhuara nga profesor Altimari që do t’i mbeten brezave të tëra, do të prodhojnë shumë studiues të tjerë për të ardhmen tonë. Është shumë e rëndësishme që katedra e Albanologjisë në Kalabri të vijojë misionin e saj të lartë për ruajtjen dhe pasurimin e gjuhës e kulturës arbëreshe”.
    Nga biblioteka e Universitetit të Kalabrisë, Presidenti i Republikës iu bashkëngjit ftesës së profesor Altimarit për mbështetjen, forcimin dhe bashkëpunimin me tri qendrat e rëndësishme kërkimore dhe arsimore në Itali që i janë dedikuar gjuhës shqipe në Universitetin e Kalabrisë, atë të Palermos dhe Romës.
    Gjatë vizitës në Universitetin e Kalabrisë, Presidenti i Republikës u prit në një takim të veçantë nga Rektori i Universitetit të Kalabrisë, profesor Nicola Leone.