Do të udhëtonte drejt Greqisë dhe nuk deklaroi shumë e eurove që kishte me vete, procedohet penalisht 65-vjeçarja në Kakavijë.
Si rezultat i rritjes së vigjilencës së shërbimeve të Policisë Kufitare, me qëllim parandalimin dhe goditjen e krimeve në kufi, në PKK Kakavijë, në dalje të Shqipërisë, u krye kontroll në çantën e shtetases D. K., ku u gjetën 25 000 euro, të cilat kjo shtetase nuk i kishte deklaruar konform ligjit.
‘Sekuestrohen 25 000 euro që 65-vjeçarja kishte me vete.
Si rezultat i rritjes së vigjilencës së shërbimeve të Policisë Kufitare, me qëllim parandalimin dhe goditjen e krimeve në kufi, në PKK Kakavijë, në dalje të Shqipërisë, u krye kontroll në çantën e shtetases D. K., ku u gjetën 25 000 euro, të cilat kjo shtetase nuk i kishte deklaruar konform ligjit.
Në vijim të veprimeve procedurale për rastin, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”, për shtetasen D. K., 65 vjeçe, banuese në Greqi. Gjithashtu, u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, shuma e eurove’, thuhet në njoftimin e policisë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.
Tag: kakavijë
-

Do udhëtonte drejt Greqisë me 25 mijë € të padeklaruara/ E pëson 65 vjeçarja
-

Kakavijë/ Me 25 mijë euro të padeklaruara në kufi, e moshuara procedohet penalisht
Një 65-vjeçare është proceduar penalisht, pasi teksa udhëtonte drejt Greqisë u kap në Pikën Kufitare të Kakavijës me një shumë prej 25 000 eurosh të padeklaruara.
Kanë qenë shërbimet e Policisë Kufitare, të cilët gjatë një kontrolli rutinë në dalje të Shqipërisë, në çantën e shtetases D. K., banuese në Greqi, kanë gjetur shumën e konsiderueshme në euro, të cilën ajo nuk e kishte deklaruar sipas detyrimit ligjor për vlerat monetare që tejkalojnë kufirin e lejuar.
Në vijim të veprimeve procedurale, Policia referoi materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, ku është nisur procedimi penal për veprën “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.
Shuma prej 25 000 eurosh u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, ndërkohë që vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.
PKK Kakavijë
Udhëtonte drejt Greqisë dhe nuk deklaroi shumë e eurove që kishte me vete, procedohet penalisht 65-vjeçarja.
Sekuestrohen 25 000 euro që 65-vjeçarja kishte me vete.
Si rezultat i rritjes së vigjilencës së shërbimeve të Policisë Kufitare, me qëllim parandalimin dhe goditjen e krimeve në kufi, në PKK Kakavijë, në dalje të Shqipërisë, u krye kontroll në çantën e shtetases D. K., ku u gjetën 25 000 euro, të cilat kjo shtetase nuk i kishte deklaruar konform ligjit.
Në vijim të veprimeve procedurale për rastin, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”, për shtetasen D. K., 65 vjeçe, banuese në Greqi. Gjithashtu, u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, shuma e eurove.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.
-

Kontrabandë me produkte kozmetike në Kakavijë, arrestohet 55-vjeçari
POLICIA E SHTETIT
Specialistët për Hetimin e Krimeve të DVKM Gjirokastër arrestuan në flagrancë për veprën penale “Kontrabanda me mallra të tjera”, shtetasin J. Ç., 55 vjeç, banues në Patos, pasi në PKK Kakavije, në hyrje të RSh-së, iu gjet një sasi e konsiderueshme produktesh kozmetike, të cilat ai nuk i kishte deklaruar konform ligjit. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme. -

Mbi 74 mijë euro të padeklaruara, kapet në Kakavijë i moshuari grek
POLICIA E SHTETIT
Në vijim të informacionit të dhënë më datë 29.05.2025, për shpalljen në kërkim të shtetasit J. K., 73 vjeç, banues në Greqi, për veprat penale “Mosdeklarimi i në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”, kryer në bashkëpunim dhe “Fshehja e të ardhurave”, ku janë sekuestruar 74 240 euro dhe 15 dokumente të ndryshme të dyshuara të falsifikuara, iu bëjmë me dije se, ditën e djeshme, në hyrje të RSH-së, shërbimet e PKK Kakavijë, kanë kapur shtetasin J. K.
Në përfundim të veprimeve, Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare në DVP Gjirokastër, referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për këtë shtetas.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme. -

Hyri në Kakavijë me pasaportë false, arrestohet 55-vjeçari
POLICIA E SHTETIT
Specialistët për Hetimin e Krimeve të DVKM Gjirokastër arrestuan në flagrancë shtetasin F. B., 55 vjeç, banues në Dibër, pasi në PKK Kakavije, në hyrje të RSh-së, iu ka paraqitur punonjësve të Policisë Kufitare në sportel, një pasaportë të dyshuar të falsifikuar. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme. -

Operacioni “Pa identitet”/ Ndalohet autobusi në Kakavijë, sekuestrohen mbi 74 mijë euro dhe dokumente të falsifikuara
Autoritetet e policisë në Kakavijë kanë sekuestruar 74 240 euro të padeklaruara dhe 15 dokumente të dyshuara si të falsifikuara.Reklama në FieriWeb
Operacioni nisi pas kontrolleve të detajuara në dalje të Shqipërisë, ku një autobus i një agjencie udhëtimi, drejtuar nga shtetasi A.L., u kalua në vijën e dytë për kontroll të imtësishëm. Me ndihmën e qenit të Policisë, brenda mjetit u gjetën 3 zarfe me para dhe një sërë dokumentesh, përfshirë karta identiteti franceze dhe leje qëndrimi në vende të BE-së.Reklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”
Në vijim të hetimeve, u arrestuan në flagrancë dy persona: A. L., 32 vjeç, drejtuesi i autobusit, dhe K. Gj., 41 vjeç, punonjës i agjencisë, për vepra që përfshijnë mosdeklarim të të hollave në kufi, falsifikim dokumentesh dhe pastrim parash. Ndaj shoferit të dytë të autobusit, A. Gj., nisi procedim penal në gjendje të lirë, ndërsa pronari i agjencisë, J. K., 73 vjeç, u shpall në kërkim.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”
Autoritetet sekuestruan gjithashtu 4 celularë të dyshuar si të përfshirë në veprimtarinë kriminale. Materialet hetimore i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër për vijim të procedurave. Reklama në FieriWeb – “STREET FOOD S.O.A”
Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”
-

Fluks hyrje në Kakavije, 3500 emigrantë shqiptarë hyjnë për të votuar
Foto ilustrim
GJIROKASTER- Një fluks emigrantësh nga Greqia po vjen për në Shqipëri për tju drejtuar kutive të votimit. ZËRI mësoi se gjatë 24 orëve të fundit në Kakavije kanë hyrë gati 3500 qytetarë shqiptarë, me një rritje të fluksit prej 20%. Edhe pse këtë vit, u mundësua vota e Diasporës, ky proces hasi në problematika në Greqi dhe kjo mesa duket i ka orientuar qytetarët që të vijnë vetë e të votojnë në Shqipëri.
3.7 milionë shtetas shqiptarë do t’i drejtohen sot kutive të votimit për të zgjedhur 140 përfaqësuesit e tyre në Parlament. Votimi ka nisur në 07:00 në të gjithë vendin dhe mbyllet në 19:00. Në mbarë vendin janë ngritur 5,225 qendra votimi. Në fletën e votimit, shqiptarët do të gjejnë kësaj radhe 11 subjekte politike, ku 3 janë koalicione, dhe 9 janë parti që garojnë të vetme./ZËRI -

Arrestohet një i huaj në pikën kufitare të Kakavisë
I dënuar me 12 vite burg në Greqi, kapet në Kakavijë shqiptari
Policia greke ka vënë në pranga një shqiptar të kërkuar në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës.
Shqiptari është ndaluar teksa kthehej në atdhe për të festuar Pashkët. Ai është ndaluar nga sektori i verifikimit të pasaportave të policisë greke në Kakavijë.
Ai rezultoi i dënuar nga Gjykata Njëanëtarëshe e Apelit në Athinë më 12 vjet heqje lirie për grabitje dhe vjedhje të rëndë.
Dokumentacioni në ngarkim të tij i kaloi Prokurorisë së Janinës.
-

Fluks në rritje në Kakavijë, mbi 12 mijë qytetarë kalojnë pikën kufitare në 24 orët e fundit
Pikëkalimi Kufitar i Kakavijës ka njohur një fluks të shtuar gjatë 24 orëve të fundit, në prag të festës së Pashkëve.
Sipas të dhënave nga shërbimet e SPK Kakavijë, janë përpunuar gjithsej 12,436 shtetas, nga të cilët 8,194 në hyrje dhe 4,242 në dalje.
Po ashtu janë regjistruar 3,667 mjete që kanë kaluar kufirin, ku 2,594 kanë hyrë dhe 1,073 kanë dalë nga Shqipëria.
Krahasuar me fillimin e muajit prill, fluksi është në rritje, dhe vihet re një lëvizje e shtuar edhe në dalje, ku shumë shtetas zgjedhin të kalojnë këto ditë pushimi në Greqi pranë familjarëve apo të afërmve.
Festa e Pashkëve, që këtë vit kremtohet të dielën më 20 prill, pritet të sjellë gjallëri të veçantë në të gjithë zonën jugore të vendit.
Në qytete si Gjirokastra, besimtarët pritet të marrin pjesë në meshën e shenjtë që do të mbahet në katedralen “Ngjallja e Krishtit” për ta kthyer këtë fundjavë në një moment reflektimi dhe bashkimi familjar.
Kujtojmë se vitin e kaluar, gjatë së njëjtës periudhë festive, vetëm përmes PKK Kakavijë kanë hyrë në Shqipëri rreth 25 mijë emigrantë, një tregues i rëndësishëm i fluksit tradicional që shoqëron Pashkët.
Autoritetet kufitare kanë marrë masat për të përballuar fluksin dhe për të garantuar lëvizje të sigurt dhe të rregullt në të dyja drejtimet.Top Channel
-

Aksident i rëndë në aksin Gjirokastër–Kakavijë, dy makina përplasen ‘kokë më kokë’ (Detajet)
Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Gjirokastër–Kakavijë, në afërsi të kthesës së Bulos ku janë përplasur dy automjete, një tip “Benz” dhe një tip “Ford Fiesta”.Përplasja ka qenë e fortë, duke shkaktuar dëme të shumta materiale, veçanërisht në pjesën frontale të mjeteve.
Dyshohet se automjeti “Benz” po lëvizte me shpejtësi mbi normat e lejuara për këtë segment rrugor.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave. Mësohet se ka persona të lënduar, por fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetën.