Në Pikën Kufitare të Kakavijës nga ora 06:00-10:00 nuk do të lejohet lëvizja e mjeteve.
Sipas njoftimit të policisë kufitare të Kakavijës, pezullimi i lëvizjes së automjeteve do të bëhet për shkak të një greve të doganierëve grekë.
Ndërkohë bëhet me dije se do të lejohen të qarkullojnë vetëm këmbësorët pa bagazhe dhe automjetet që do të kenë emergjenca shëndetësore.
Tag: kakavija
-

Kakavija mbyllet për 4 orë, ja kush lejohet të kalojë kufirin
-

Bllokohet Kakavija, doganierët grekë në grevë
Policia Kufitare në Kakavijë njofton ditën e hënë në datë 27 tetor, nga 06:00 deri në orën 10:00 nuk do të lejohet lëvizja e mjeteve në këtë pikë.
E gjithë kjo vjen si pasojë e një greve që kanë paralajmëruar më herët nga ana e Policisë Kufitare Greke. Në Kakavijë, do të lejohen të qarkullojnë vetëm këmbësorët pa bagazhe dhe automjetet që do të kenë emergjenca shëndetësore.
Policia Kufitare Kakavijë kërkon mirëkuptimin e qytetarëve dhe sugjeron planifikimin e udhëtimeve me automjete në orare të tjera të ditës.