Tag: kairat

  • Champions League/ Luhen 7 ndeshje, ja rezultatet

    Champions League/ Luhen 7 ndeshje, ja rezultatet

    Mbrëmjen e kësaj të mërkure zhvillohen shtatë ndeshjet e fundit të raundit të katërt në Ligën e Kampioneve.
    Inter pret në “San Siro” skuadrën kazake të Kairat Almaty dhe kërkon fitoren për të ngjitur pozicione në renditje. Barcelona luan në transfertë ndaj Club Brugge, me synimin për të ruajtur ecurinë pozitive.
    Përballja më interesante e mbrëmjes është ajo mes Manchester City-t dhe Borussia Dortmund-it, dy skuadra me formë të mirë dhe me ambicie për vendet e para.
    Bayer Leverkusen përballet me Benfica-n, ndërsa Marseille pret Atalantën, në një sfidë mes ekipeve që kërkojnë të forcojnë pozitat në zonën e kualifikimit.
    Po ashtu, zhvillohen ndeshjet Newcastle–Athletic Bilbao dhe Ajax–Galatasaray.
    REZULTATET LIVE
    Manchester City-Borussia Dortmund 0-0
    Inter-Kairat Almaty 0-0
    Club Brugge-Barcelona 0-0
    Marseille-Atalanta 0-0
    Newcastle-Bilbao 0-0
    Ajax-Galatasaray 0-0
    Benfica-Leverkusen 0-0

  • Inter gati për kreun, Siti pret Dortmund, Barça viziton Bryzhin

    Inter gati për kreun, Siti pret Dortmund, Barça viziton Bryzhin

    Ndeshje të tjera të raundit të 4-ët të Ligës së Kampionëve. Do të jenë po aq sa dje teksa sot 9-të duele me pritshmëri të lartë sportive.

    Inter figuron e vetmja skuadër sot e cila ka mundësi të kapë dy skuadrat e kreut (me pikë të plota 12) Bajern dhe Arsenal pasi në orën 21:00 pret modestët e Kairat. Duel i shkallës së lart të vështirësisë te takimet Njukasëll- Bilbao, Marsejë- Atalanta.

    Programi për sot me 9 takime të raundit të katërt Champions League

    18:45

    Pafos- Vijareal

    Karabak- Çelsi

    21:00

    Ajaks- Gallatasaraji

    Klub Bryzh- Barcelona

    Inter- Kairat Almati

    Mançester Siti- Dortmund

    Njukasëll- Bilbao

    Marsejë- Atalanta

    Benfika- Leverkusen /Sportiim.al/

    Vazhdo leximin

  • Liverpuli dështon në Turqi, Murinjo e pëson nga Çelsi

    Liverpuli dështon në Turqi, Murinjo e pëson nga Çelsi

    U zhvilluan 9-të takime sot në Champions, raundi i dytë në formatin ‘ligë 36’. Në 18:45 Reali me Kilian Mbape autor i tre golave, mposhti në Almati skuadrën vendase Kairat 0-5. Përmbysi edhe Atalanta e Gjimshitit 2-1 Klub Bryzh 2-1. Në mbrëmje surprizat nuk munguan. Sidomos fitorja e Gallatasarajit ndaj Liverpulit 1-0 apo barayimi i Totenhem në Norvegji me Bodo/ Glimt 2-2.

    18:45

    Atalanta- Bryzh 2-1

    Kairat Almati-Real Madrid 0-5

    21:00

    Atletiko Madrid-Eintraht 5-1

    Çelsi-Benfika 1-0

    Inter-Slavia Pragë 3-0

    Bodo/ Glimt-Totenhem 2-2

    Gallatasaraji-Liverpul 1-0

    Marsejë-Ajaks 4-0

    Pafos-Bajern Mynih 1-5/ sportiim.al/

    Vazhdo leximin

  • Sulmuesi i Kairat nuk e dinte se do luante në Champions: nuk i njihte rregullat

    Sulmuesi i Kairat nuk e dinte se do luante në Champions: nuk i njihte rregullat

    Nuk është ndeshja e madhe e ditës, por është sigurisht më interesantja, ndeshja klasike Davidit kundër Goliathit që merr përmasa edhe më epike në Champions League.
    Pas një fluturimi prej nëntë orësh, Real Madrid ka mbërritur në Kazakistan, ku do të përballet me Kairat Almaty, ekipin më të vogël dhe më pak të njohur në këtë sezon të Champions-it.
    Ka një ndryshim të madh në çdo aspekt, duke filluar nga ai financiar, por motivimet që i shtyjnë dy klubet janë identike, me ndryshimin e vogël se disa në Almaty nuk e dinin se mund të kualifikoheshin për në Europë përmes pozicionimit në kampionat.
    Është historia e çuditshme e Edmilson, i cili e gjeti veten papritur në Champions League sepse nuk i njihte me rregullat e kampionatit të ri që e mirëpriti në qershor.
    Historia e tij u tregua në një raport të hollësishëm nga The Athletic që nxori në pah figurat kryesore të klubit, duke filluar me vetë sulmuesin, i cili u bë golashënuesi i parë i ekipit në kompeticioninmë të rëndësishëm europian për klube, pikërisht atë në të cilën mendonte se nuk mund të luante.
    Për habinë e tij të madhe, sulmuesi zbuloi se do të luante në Champions, një faktor që nuk e kishte llogaritur kur pranoi të largohej nga Celje në qershor për në Kazakistan.
    Si shumë njerëz, Edmilson nuk e dinte që Kairat mund të luante në Europë pavarësisht se i përkiste një kombi të vendosur fizikisht në Azinë Qendrore: ata kanë qenë anëtarë të UEFA-s që nga viti 2002, dhe me sa duket braziliani nuk i kishte ndjekur arritjet e Astana-s mes viteve 2015 dhe 2016, skuadra e parë kazake që mori pjesë në fazën finale të Champions League.
    Për habinë e tij të madhe, ai e gjeti veten duke qenë dëshmitar i shortit që i dhuruan ndeshje të nivelit të lartë si ato kundër Real Madrid-it dhe Inter-it në San Siro – një arritje e paimagjinueshme vetëm pak muaj më parë.
    Edmilson nuk kishte turp të pranonte se deri në qershorin e kaluar, nuk dinte asgjë për futbollin që do të haste në vendin e ri, por arriti të integrohej sa më mirë që mundi, pavarësisht disa vështirësive fillestare.
    “Trupi im ishte shumë i ndryshëm; ndihesha sikur nuk isha mjaftueshëm i fortë për të garuar në stërvitje”, tha ai, duke shtuar se vuante edhe nga rrjedhja e gjakut nga hunda për rreth një muaj për shkak të ajrit të thatë të qytetit.

  • “Çdo humbje e Real Madridit është balsam për zemrën time, uroj që Kairat të fitojë”

    “Çdo humbje e Real Madridit është balsam për zemrën time, uroj që Kairat të fitojë”

    30 Shtator 2025

    8:11

    Alfred Lleshi

    Në Almaty, në sallën e mbushur të shtypit (në “Ortalyq Stadium”), mes gazetarëve spanjollë e kazakë, spikati një i ftuar special; Andrei Arshavin. Ish-ylli i Zenit dhe Arsenalit, i njohur për magjitë e tij në fillim të viteve 2000, u rikthye aty ku mbylli karrierën në vitin 2018, në moshën 37-vjeçare.
    Ndeshja mes ish-klubit të tij dhe Real Madridit nuk është e zakonshme për të. I shpallur hapur si antimadridist dhe tifoz i Barcelonës, Arshavin s’e ka fshehur kurrë antipatinë ndaj madrilenëve. “Uroj që të fitojë Kairat. Çdo humbje e Real Madridit është balsam për zemrën time”, – tha ai për agjencinë EFE.
    Nuk është hera e parë që rusi e shpreh publikisht këtë qëndrim. Që në vitin 2011, kur luante me Arsenalin, ai kishte refuzuar një kalim të mundshëm te Real Madridi me fjalë të qarta: “Nuk do të luaja kurrë për Real Madridin, edhe po të më jepnin të gjitha paratë e botës”.

  • Kjo është pritja e penalltisë më e pazakontë në vitet e fundit në Champions League (video)

    Kjo është pritja e penalltisë më e pazakontë në vitet e fundit në Champions League (video)

    18 Shtator 2025

    21:40

    Telesport

    Në Lisbon, Sporting përballet me Kairat Alamty, që debuton për herë të parë në Champions League për fazën e grupeve.
    Në minutën e 20-të, kolumbiani Luiz Suarez “vodhi” me stil dhe meritë një penallti, pasi u pengua nga kundërshtari brenda zonës.
    Nga pika e bardhë e penalltisë, Morten Hjulmand gabon dhe humb shansin e madh për të kaluar Sporting-un në avantazh. Goditja e danezit u prit në mënyrë aspak të zakontë nga portieri i Kairat, Serkhan Kalmyrza.
    Edhe pse u hodh në krahun e kundërt të goditjes nga Hjulmand, 18-vjeçari ndali topin me këmbë, duke mos e lejuar atë futej në rrjetë. Kujtojmë që për Serkhan Kalmyrza kjo është ndeshja e tij e parë në Champions League, gjithmonë përsa i përket fazës së grupeve.
    SHIKOPENALLTINE