Gripi i shpendëve ka goditur dy nga fermat më të mëdha të pulave në vend, duke sjellë pasoja të rënda për sektorin e bujqësisë dhe tregun ushqimor. Sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Bujqësisë, gjatë një muaji janë asgjësuar rreth 497,986 pula në fermat “Rea’s” në Rrashbull dhe “AIBA”. Ferma e parë u prek më 3 mars, ndërsa më 13 mars u konfirmua infektimi edhe në fermën tjetër.
Ministria ka bërë të ditur se asgjësimi i shpendëve është kryer përmes procesit të djegies, por pa dhënë detaje të sakta për vendin ku është zhvilluar ky operacion. Megjithatë, janë siguruar qytetarët se veprimet janë ndërmarrë në përputhje me ligjin për shërbimin veterinar dhe udhëzimet e përditësuara të Planit të Kontigjencës për gripin e shpendëve, bazuar në praktikat evropiane dhe rekomandimet ndërkombëtare.
Ndërkohë, pasojat janë ndjerë menjëherë në treg, ku çmimi i vezëve ka njohur një rritje të ndjeshme. Nga 20 deri në 22 lekë për kokërr në fillim të muajit mars, aktualisht vezët shiten me 30 lekë. Kjo rritje e menjëhershme ka shkaktuar pakënaqësi te konsumatorët, veçanërisht në një kohë kur zinxhiri ushqimor shqiptar po përballet me disa skandale të njëpasnjëshme.
NJOFTIMI I MINISTRISË:
Në kuadër të transparencës dhe informimit të publikut Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural sqaron se referuar situatës së Influencës Aviare në dy stabilimente në zonën e Durrësit, janë marrë masat e mënjëhershme për eleminimin dhe asgjësimin e sigurtë të 497 986 krerëve shpendë të ngordhura, me një nga metodat bazuar në aktet ligjore në fuqi, si më poshtë:
Në zbatim të nenit 80 të Ligjit nr.10465, datë 29.09.2011 “Për shërbimin Veterinar në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar i cili parashikon :• Groposjen ose djegien e kadavrave të kafshëve në qendrat e përpunimit, pas ngordhjes, sipas rregullave sanitaro-veterinare.• Qendrat përcaktohen nga organet e qeverisjes vendore, me pëlqimin e shërbimit veterinar rajonal dhe agjencive shtetërore përgjegjëse për mjedisin.• Groposja ose djegia e kadavrave të kafshëve në qendrat e përpunimit, post mortem, kryhet nën mbikëqyrjen e veterinerit zyrtar.Në zbatim të Urdhërit Nr. 213, datë 4.03.2025 “Për disa shtesa dhe ndryshime në urdhrin nr. 411, datë 20.9.2022 “Për miratimin e Planit të Kontigjencës për Sëmundjen e Gripit të Shpendëve (Influenca aviare)” i cili parashikon:• Eliminimin nëpërmjet groposjes dhe në një qendër përpunimi i karkasave, vezëve mbeturinave shtazore, ushqimit, plehut sipas legjislacionit në fuqi.• Procesi i asgjësimit të ngarkesave të kafshëve të ngordhura ose të eliminuara në qendrat e përpunimit, ndiqet nga veterineri zyrtar i Autoritetit Kombëtar të Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve, një përfaqësues nga Drejtoria e Përgjithshme e Autoritetit Kombëtar të Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve, një përfaqësues nga Drejtoria Rajonale e Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve dhe një përfaqësues nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.• “Asgjësimi/trajtimi i kadavrave kryhet: me groposje; në një qendër përpunimi (rendering) që i asgjëson/trajton kadavrat e kafshëve:– me incenerim;– me eliminim në një lendfill të autorizuar pas transformimit nëpërmjet sterilizimit nën presion;– si lëndë djegëse pas përpunimit;– për prodhimin e fertilizantëve organikë ose përmirësuesve të tokës pas përpunimit nëpërmjet sterilizimit nën presion kur është e mundur dhe bëhet markimi i përhershëm i materialeve përfundimtare”
Përditësimi i metodave të asgjësimit të përcaktuar me Urdhërin Nr. 213, datë 4.03.2025 “Për disa shtesa dhe ndryshime në urdhrin nr. 411, datë 20.9.2022 “Për miratimin e Planit të Kontigjencës për Sëmundjen e Gripit të Shpendëve (Influenca aviare)” është bërë dukë iu referuar metodave të përcaktuara :
1. Në nenin 13 të rregullores (EC) Nr. 1069/2009 e Parlamentit të Këshillit Evropian e datës 21 tetor 2009 që përcakton rregullat shëndetësore në lidhje me nënproduktet shtazore dhe produktet e prejardhura që nuk janë të destinuara për konsum njerëzor (link)
https://eur-lex.europa.eu/legal-content/EN/TXT/PDF/?uri=CELEX:02009R1069-20191214
2. Në zbatim të praktikave të përcaktuara në manualin e Organizatës Botërore të Shëndetit të Kafshëve , sipas rekomandimeve të WOAH, Kapitulli 4 . 1 3. “Asgjësimi i kafshëve të ngordhura”, neni 4.13.6. “Metodat e rekomanduara për asgjësimin e kafshëve të ngordhura” (linku):
https://www.woah.org/en/what-we-do/standards/codes-and-manuals/terrestrial-code-online-access/?id=169&L=1&htmfile=chapitre_disposal.htm
Tag: kafshëve
-

Gripi i shpendëve/ Rritet ndjeshëm çmimi i vezëve, Ministria e Bujqësisë: Asgjësuam rreth 500 mijë pula
-

Asgjësohen 500 mijë pula, Ministria e Bujqësisë: Kishin ngordhur si pasojë e gripit
Pas rasteve me gripin e shpendëve që u shfaqën në Durrës, Ministria e Bujqësisë njoftoi se deri tani janë eliminuar dhe asgjësuar rreth 500 mijë krerë shpendë.
Sipas Ministrisë, këta shpendë ishin të ngordhur për shkak të gripit që i kishte prekur.
Gripi i shpendëve shpërtheu në Durrës në muajin mars në dy vatra, të dyja kompani që operojnë në treg. Pas konfirmimit të rasteve, dy stabilimentet u vendosën në karantinë.NJOFTIMI
Në kuadër të transparencës dhe informimit të publikut Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural sqaron se referuar situatës së Influencës Aviare në dy stabilimente në zonën e Durrësit, janë marrë masat e mënjëhershme për eleminimin dhe asgjësimin e sigurtë të 497 986 krerëve shpendë të ngordhura, me një nga metodat bazuar në aktet ligjore në fuqi, si më poshtë:
Në zbatim të nenit 80 të Ligjit nr.10465, datë 29.09.2011 “Për shërbimin Veterinar në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar i cili parashikon :• Groposjen ose djegien e kadavrave të kafshëve në qendrat e përpunimit, pas ngordhjes, sipas rregullave sanitaro-veterinare.• Qendrat përcaktohen nga organet e qeverisjes vendore, me pëlqimin e shërbimit veterinar rajonal dhe agjencive shtetërore përgjegjëse për mjedisin.• Groposja ose djegia e kadavrave të kafshëve në qendrat e përpunimit, post mortem, kryhet nën mbikëqyrjen e veterinerit zyrtar.Në zbatim të Urdhërit Nr. 213, datë 4.03.2025 “Për disa shtesa dhe ndryshime në urdhrin nr. 411, datë 20.9.2022 “Për miratimin e Planit të Kontigjencës për Sëmundjen e Gripit të Shpendëve (Influenca aviare)” i cili parashikon:• Eliminimin nëpërmjet groposjes dhe në një qendër përpunimi i karkasave, vezëve mbeturinave shtazore, ushqimit, plehut sipas legjislacionit në fuqi.• Procesi i asgjësimit të ngarkesave të kafshëve të ngordhura ose të eliminuara në qendrat e përpunimit, ndiqet nga veterineri zyrtar i Autoritetit Kombëtar të Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve, një përfaqësues nga Drejtoria e Përgjithshme e Autoritetit Kombëtar të Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve, një përfaqësues nga Drejtoria Rajonale e Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve dhe një përfaqësues nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.• “Asgjësimi/trajtimi i kadavrave kryhet:Ø me groposje;Ø në një qendër përpunimi (rendering) që i asgjëson/trajton kadavrat e kafshëve:– me incenerim;– me eliminim në një lendfill të autorizuar pas transformimit nëpërmjet sterilizimit nën presion;– si lëndë djegëse pas përpunimit;– për prodhimin e fertilizantëve organikë ose përmirësuesve të tokës pas përpunimit nëpërmjet sterilizimit nën presion kur është e mundur dhe bëhet markimi i përhershëm i materialeve përfundimtare”
Përditësimi i metodave të asgjësimit të përcaktuar me Urdhërin Nr. 213, datë 4.03.2025 “Për disa shtesa dhe ndryshime në urdhrin nr. 411, datë 20.9.2022 “Për miratimin e Planit të Kontigjencës për Sëmundjen e Gripit të Shpendëve (Influenca aviare)” është bërë dukë iu referuar metodave të përcaktuara :
Në nenin 13 të rregullores (EC) Nr. 1069/2009 e Parlamentit të Këshillit Evropian e datës 21 tetor 2009 që përcakton rregullat shëndetësore në lidhje me nënproduktet shtazore dhe produktet e prejardhura që nuk janë të destinuara për konsum njerëzor (link)https://eur-lex.europa.eu/legal-content/EN/TXT/PDF/?uri=CELEX:02009R1069-20191214
Në zbatim të praktikave të përcaktuara në manualin e Organizatës Botërore të Shëndetit të Kafshëve , sipas rekomandimeve të ËOAH, Kapitulli 4 . 1 3. “Asgjësimi i kafshëve të ngordhura”, neni 4.13.6. “Metodat e rekomanduara për asgjësimin e kafshëve të ngordhura” -

Asgjësohen rreth 500 mijë pula nga dy stabilimente në Durrës
Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ka njoftuar se referuar situatës së Influencës Aviare në dy stabilimente në zonën e Durrësit, janë marrë masat e menjëhershme për eleminimin dhe asgjësimin e sigurt të 497 986 krerëve shpendë të ngordhura, me një nga metodat bazuar në aktet ligjore në fuqi, si më poshtë:Sipas njoftimit, në zbatim të nenit 80 të Ligjit nr.10465, datë 29.09.2011 “Për shërbimin Veterinar në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar i cili parashikon:* Groposjen ose djegien e kadavrave të kafshëve në qendrat e përpunimit, pas ngordhjes, sipas rregullave sanitaro-veterinare.* Qendrat përcaktohen nga organet e qeverisjes vendore, me pëlqimin e shërbimit veterinar rajonal dhe agjencive shtetërore përgjegjëse për mjedisin.* Groposja ose djegia e kadavrave të kafshëve në qendrat e përpunimit, post mortem, kryhet nën mbikëqyrjen e veterinerit zyrtar.Në zbatim të Urdhërit Nr. 213, datë 4.03.2025 “Për disa shtesa dhe ndryshime në urdhrin nr. 411, datë 20.9.2022 “Për miratimin e Planit të Kontigjencës për Sëmundjen e Gripit të Shpendëve (Influenca aviare)” i cili parashikon:* Eliminimin nëpërmjet groposjes dhe në një qendër përpunimi i karkasave, vezëve mbeturinave shtazore, ushqimit, plehut sipas legjislacionit në fuqi.* Procesi i asgjësimit të ngarkesave të kafshëve të ngordhura ose të eliminuara në qendrat e përpunimit, ndiqet nga veterineri zyrtar i Autoritetit Kombëtar të Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve, një përfaqësues nga Drejtoria e Përgjithshme e Autoritetit Kombëtar të Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve, një përfaqësues nga Drejtoria Rajonale e Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve dhe një përfaqësues nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.Asgjësimi/trajtimi i kadavrave kryhet: me groposje; në një qendër përpunimi (rendering) që i asgjëson/trajton kadavrat e kafshëve:– me incenerim;– me eliminim në një lendfill të autorizuar pas transformimit nëpërmjet sterilizimit nën presion;– si lëndë djegëse pas përpunimit;– për prodhimin e fertilizantëve organikë ose përmirësuesve të tokës pas përpunimit nëpërmjet sterilizimit nën presion kur është e mundur dhe bëhet markimi i përhershëm i materialeve përfundimtare”.Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.
-
Gripi i shpendëve në pularitë e AIBA dhe Rea’s, Ministria e Bujqësisë: Asgjësohen 498 mijë pula
Në kuadër të transparencës dhe informimit të publikut Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural sqaron se referuar situatës së Influencës Aviare në dy stabilimente në zonën e Durrësit, janë marrë masat e mënjëhershme për eleminimin dhe asgjësimin e sigurtë të 497 986 krerëve shpendë të ngordhura, me një nga metodat bazuar në aktet ligjore në fuqi, si më poshtë: Në zbatim të nenit 80 të Ligjit nr.10465, datë 29.09.2011 “Për shërbimin Veterinar në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar i cili parashikon: • Groposjen ose djegien e kadavrave të kafshëve në qendrat e përpunimit, pas ngordhjes, sipas rregullave sanitaro-veterinare; • Qendrat përcaktohen nga organet e qeverisjes vendore, me pëlqimin e shërbimit veterinar rajonal dhe agjencive shtetërore përgjegjëse për mjedisin; • Groposja ose djegia e kadavrave të kafshëve në qendrat e përpunimit, post mortem, kryhet nën mbikëqyrjen e veterinerit zyrtar. Në zbatim të Urdhërit Nr. 213, datë 4.03.2025 “Për disa shtesa dhe ndryshime në urdhrin nr. 411, datë 20.9.2022 “Për miratimin e Planit të Kontigjencës për Sëmundjen e Gripit të Shpendëve (Influenca aviare)” i cili parashikon: • Eliminimin nëpërmjet groposjes dhe në një qendër përpunimi i karkasave, vezëve mbeturinave shtazore, ushqimit, plehut sipas legjislacionit në fuqi; • Procesi i asgjësimit të ngarkesave të kafshëve të ngordhura ose të eliminuara në qendrat e përpunimit, ndiqet nga veterineri zyrtar i Autoritetit Kombëtar të Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve, një përfaqësues nga Drejtoria e Përgjithshme e Autoritetit Kombëtar të Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve, një përfaqësues nga Drejtoria Rajonale e Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve dhe një përfaqësues nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural; • “Asgjësimi/trajtimi i kadavrave kryhet: me groposje; në një qendër përpunimi (rendering) që i asgjëson/trajton kadavrat e kafshëve: – me incenerim; – me eliminim në një lendfill të autorizuar pas transformimit nëpërmjet sterilizimit nën presion; – si lëndë djegëse pas përpunimit; – për prodhimin e fertilizantëve organikë ose përmirësuesve të tokës pas përpunimit nëpërmjet sterilizimit nën presion kur është e mundur dhe bëhet markimi i përhershëm i materialeve përfundimtare”
-

4 Prill, dita ndërkombëtare e kafshëve endacake
Më 4 prill, shënohet Dita Ndërkombëtare e Kafshëve Endacake, një ditë që ka për qëllim të rrisë ndërgjegjësimin për kafshët endacake dhe mbrojtjen e tyre. Këto kafshë janë ato që gjenden natyralisht në një vend të caktuar dhe nuk janë të pranishme në vende të tjera pa ndërhyrje të njeriut.
Ato janë të rëndësishme për ekosistemet e tyre, por shumë herë kërcënohen nga humbja e habitatit, gjuetia dhe ndryshimet klimatike. Dita e kafshëve endacake ka për qëllim të theksojë rëndësinë e ruajtjes së biodiversitetit dhe mbrojtjen e këtyre kafshëve nga zhdukja.
Aktivitetet gjatë kësaj dite përfshijnë fushata edukative, mbledhje fonde për ruajtjen e tyre dhe sensibilizim për ndikimin e njeriut në ekosistemet e tyre. Kjo ditë është një mundësi për të mësuar më shumë për këto kafshë dhe për të mbështetur iniciativat që mund të ndihmojnë në mbrojtjen e tyre. -

Inteligjenca Artificiale së shpejti mund të përkthejë atë që po ju thonë kafshët shtëpiake
Shumë pronarë të kafshëve shtëpiake shpesh pyesin veten se çfarë mund të jenë duke thënë macet dhe qentë e tyre. Me kalimin e kohës, njerëzit fillojnë të kuptojnë kuptimin pas çdo tundjeje të bishtit, çdo miau dhe çdo lehjeje, por ideja për të ditur saktësisht se çfarë komunikojnë kafshët e tyre ka qenë gjithmonë një dëshirë e përbashkët.
Së fundmi, shkencëtarët po përdorin inteligjencën artificiale (AI) për të deshifruar gjuhën e kafshëve, një fushë që po tërheq gjithnjë e më shumë vëmendje.
Sipas një raporti të ‘The Guardian’, Daniel Mills, profesor i mjekësisë së sjelljes veterinare në Universitetin e Lincolnit, ka theksuar se AI mund të ndihmojë në interpretimin të komunikimit të kafshëve, duke ofruar njohuri të reja mbi qëllimet dhe emocionet e tyre. Kjo teknologji mund të sjellë përfitime të rëndësishme në mirëqenien e kafshëve dhe në marrëdhëniet e tyre me njerëzit.
Një studim i fundit i publikuar në revistën Science Direct ka analizuar kompleksitetin e shprehjeve të fytyrës te macet, duke zbuluar se ato shfaqin 276 shprehje të ndryshme gjatë ndërveprimeve me njëra-tjetrën. Studiuesja Brittany Florkiewicz, profesoreshë e psikologjisë në Kolegjin Lyon, vëren se macet ndryshojnë mënyrën e komunikimit kur ndërveprojnë me njerëzit krahasuar me ndërveprimet me macet e tjera. Ky kompleksitet paraqet sfida në të kuptuarit e emocioneve të tyre, por përdorimi i AI-së mund të ndihmojë në interpretimin më të saktë të këtyre sinjaleve.
Studiuesit, duke përfshirë ekipin e Mills, po përdorin teknologjinë AI për të analizuar shprehjet e fytyrës te macet, qentë dhe kuajt përmes analizës së një sasie të madhe videosh të disponueshme në internet. Kjo metodë jo vetëm që synon të ndihmojë në kuptimin e komunikimit të kafshëve shtëpiake, por gjithashtu mund të përdoret për të përmirësuar mirëqenien e kafshëve në sektorë të ndryshëm, si p.sh. monitorimi i shëndetit të lopëve gjatë procesit të mjeljes për të identifikuar shenjat e dhimbjes.
Aplikimet e AI-së në kuptimin e komunikimit të kafshëve shkojnë përtej sferës së kafshëve shtëpiake. Teknologjia mund të ndihmojë në përpjekjet për ruajtjen e specieve të rrezikuara dhe të ofrojë njohuri të reja mbi biologjinë dhe psikologjinë e tyre. Studiues të ndryshëm po përdorin AI për të analizuar vokalizimet e kafshëve të egra si zebrat, rinocerontët e bardhë dhe papagajtë për të studiuar modelet e tyre të komunikimit. Kjo analizë mund të ndihmojë gjithashtu në eksplorimin e origjinës së aftësive të komunikimit të njeriut dhe lidhjeve të tij me kafshët e tjera.
Përdorimi i AI-së për të kuptuar gjuhën e kafshëve është një hap përpara në krijimin e një lidhjeje më të ngushtë mes njerëzve dhe kafshëve, duke ofruar njohuri të reja dhe mundësi për të përmirësuar jetën e tyre. -

Një mijë robotë-shoqërues për të moshuarit në SHBA
Në Uashington është prezantuar një nismë inovative që synon të luftojë izolimin social të të moshuarve përmes përdorimit të robotëve shoqërues, të njohur si “Robopets”. Këto robotë imitojnë sjelljet e kafshëve shtëpiake dhe ofrojnë shoqëri për të moshuarit që jetojnë vetëm.
Brenda kësaj iniciative, rreth 1,000 “Joy for All Companion Pets” janë shpërndarë falas, falë një investimi prej 150,000 dollarësh. Robokafshët janë të programuara për të riprodhuar lëvizjet dhe reagimet e kafshëve të vërteta, si macet dhe qentë, duke krijuar një ndjenjë të ngjashme me atë të shoqërimit me një kafshë të gjallë.Një nga avantazhet kryesore të këtyre kafshëve robotike është se ato nuk kërkojnë kujdes apo mirëmbajtje shëndetësore, duke u shndërruar në një zgjidhje të përshtatshme për ata që nuk mund të përballojnë angazhimet dhe kostot e një kafshe shtëpiake tradicionale.
Kjo nismë ka për synim të zvogëlojë ndjenjën e vetmisë që prek shumë të moshuar në Uashington, duke ndikuar pozitivisht në mirëqenien e tyre. Ekspertët e shëndetit vlerësojnë se prania e këtyre robokafshëve mund të ndihmojë në parandalimin e depresionit dhe në ruajtjen e shëndetit mendor e fizik të të moshuarve.