Tag: kafka

  • Kafka i “riatdhesuar”, arkivi që rrezikonte të digjej, por që e ngjiti më lart në yjësinë e famës shkrimtarin

    Kafka i “riatdhesuar”, arkivi që rrezikonte të digjej, por që e ngjiti më lart në yjësinë e famës shkrimtarin

    Albert Vataj
    Franz Kafka është nga ata shkrimtarë që edhe kur kërkuan të harrohen, nuk mundën të shuhen. Edhe kur kërkuan të zhduken, u bënë zëra të përjetshëm. Edhe pse ai vetë e kërkoi harrimin, trashëgimia e tij sfidoi vdekjen, dogmën dhe ligjin. Dhe në një mënyrë që vetëm letërsia e madhe e meriton, ajo u ringjall.Pas një beteje ligjore 11-vjeçare që përfshiu gjykata në Gjermani, Izrael e Zvicër, në vitin 2019, arkiva e tij – një koleksion i çmuar me dorëshkrime, letra, ditarë dhe reflektime të papublikuara – u rikthye në Bibliotekën Kombëtare të Izraelit, në përmbushje të vullnetit të Max Brod-it, mikut të tij më të ngushtë dhe njeriut që i shpëtoi këto thesare nga zhdukja.Ky akt, që në pamje të parë duket thjesht një rikuperim dokumentesh, është në thelb një “riatdhesim shpirtëror” i një shkrimtari që nuk i përkiste asnjë vendi dhe, në të njëjtën kohë, u përket të gjithëve. Kafka, hebre nga Praga që shkroi në gjermanisht, ishte një eksilant në shpirt, një i huaj brenda vetes, një qenie e dyzuar mes frikës dhe fjalës. Ai nuk kërkoi famë, nuk pranoi botime të mëdha, dhe i la mikut të tij një amanet të qartë: “Shkatërro gjithçka pas vdekjes sime.”Por Brod nuk e dëgjoi. Dhe ndoshta bota duhet të jetë përgjithmonë mirënjohëse për këtë pabesi të madhe. Sepse pikërisht përmes këtij mohimi të amanetit, u ngjiz një prej figurave më të thella të letërsisë moderne. “Procesi”, “Kështjella”, “Letra babait”, “Amerika”, e mbi të gjitha, ditarët dhe shënimet e tij, na zbulojnë një shpirt që nuk jetoi asnjëherë rehat me botën – as me veten, as me Zotin, as me autoritetin.Për më shumë se një dekadë, dorëshkrimet e Kafka-s kaluan nëpër frigoriferë në Tel Aviv, kasaforta bankare në Zvicër dhe tentativa shitjeje në Arkivin e Letërsisë Gjermane në Marbach. Por në maj 2019, një vendim përfundimtar i gjykatës në Wiesbaden i hapi rrugë kthimit të arkivës në Izrael – në bibliotekën ku Brod kishte dashur të merrnin frymë dorëshkrimet e mikut të tij.Kryetari i Bibliotekës Kombëtare të Izraelit, David Blumberg, e përshkroi këtë akt si: “Një përmbushje të vullnetit të Brod-it dhe një angazhim për të mbrojtur trashëgiminë kulturore të njerëzimit.”Në qershor të vitit 2025, një ekspozitë e madhe e titulluar “Kafka: Metamorphosis of an Author” u çel në Jerusalem, ku u prezantuan për publikun 89 objekte origjinale nga kjo arkivë: letra, dorëshkrime, skica, madje edhe fletë të dorës së Kafka-s që më parë nuk ishin parë kurrë. Ky është kulmi i një rrugëtimi të gjatë dhe shpesh të errët, nga dëshira për t’u harruar, te kujtesa kolektive që refuzon ta lërë në harresë.Është e vështirë të mos e shohësh këtë si një akt shpëtimi: jo më nga zjarri i shkatërrimit, por nga heshtja e arkivave të mbyllura, nga tregtia e koleksionistëve privatë, nga amnezia.Ka një trishtim të thellë tek Kafka. Një vetmi që nuk shërohet, një druajtje që përkufizon ekzistencën. Dhe pikërisht për këtë, rikthimi i letrave të tij në një institucion të hapur, publik, është një akt i drejtë. Sepse ai që nuk e duronte dritën, duhet të jetë i pranishëm në dritën e kujtesës së përbashkët.Në një prej shënimeve të ditarit të tij, Kafka shkruante: “Unë jam si një llambë që digjet nga brenda, duke konsumuar gjithçka në vetvete për të mos ndriçuar askënd.”Por kjo llambë nuk u shua. Dhe në vend të errësirës, letrat e tij ndriçojnë humnerat e shpirtit modern, paranojën ndaj burokracisë, absurditetin e pushtetit, frikën e ekzistencës.Kafka nuk i përkiste asnjë atdheu, por kishte rrënjë në të gjitha dhembjet. Ai ishte si një shpirt i shkulur, që udhëtoi nëpër kohë dhe institucione, duke mbijetuar më shumë si zë se sa si njeri. Dhe nëse akti i Brod-it qe një mosbindje shpëtimtare, rikthimi i këtyre dokumenteve në Jeruzalem është një përgjigje e vonuar ndaj një shpirti që kërkoi të mos njihej, por u desh.Në thelb, Kafka është një profet i epokës moderne, një Moisi që nuk hyri kurrë në Tokën e Premtuar, por ia tregoi udhën botës. Dhe tani, kjo tokë, në mënyrë simbolike, ia kthen dorëshkrimet. I kthen kujtesën. I kthen zërin një pëshpërime trazimtare shpirti.

    FJALËT E KAFKËS“Unë jam një fund i botës që nuk mbaron.”Një metaforë që përmbledh jo vetëm vetëdijen e thellë të Kafka-s mbi veten, por edhe statusin e tij si shkrimtar i përjetësisë.“Letërsia duhet të jetë sëpata për detin e ngrirë brenda nesh.”Ky mendim është kthyer në një sentencë themelore për fuqinë transformuese të artit dhe funksionin tronditës të letërsisë.“Mendoj se ne duhet të lexojmë vetëm ato libra që na kafshojnë dhe na theren.”Kafka nuk e shihte leximin si ngushëllim, por si tronditje. Si përballje me të vërtetat që na nxjerrin përtej vetes.“Njeriu nuk mund të jetojë pa një besim të përhershëm se diku, diçka nuk do të shkatërrohet.”Një besim i brishtë, por i pandashëm nga vetë natyra e shpresës njerëzore — në fund të labirintit kafkaian, nuk është vetëm tmerri; është edhe drita.

  • Kafka 2000 vjeçare e një luftëtari peruan e shkrirë së bashku me metal

    Kafka 2000 vjeçare e një luftëtari peruan u gjet se ishte shkrirë së bashku me metal në një nga shembujt më të vjetër në botë të kirurgjisë së avancuar. Muzeu i Osteologjisë në Oklahoma thotë se kafka, e cila është në koleksionin e saj, raportohet të ketë qenë ajo e një burri që u plagos gjatë betejës.

    Burri i mbijetoi operacionit pavarësisht mungesës së teknikave të fundit sterile dhe anestezisë moderne. Kafka kishte gjithashtu një copë metali të vendosur në kafkë për të riparuar frakturën. Kafka në fjalë është një shembull i një kafke të zgjatur peruane, e cila është një formë e lashtë e modifikimit të trupit. Anëtarët e fisit qëllimisht deformonin kafkat e fëmijëve të vegjël duke i lidhur me leckë apo edhe duke lidhur kokën mes dy copa druri.

    Kafka 2000 vjeçare e një luftëtari peruan e shkrirë së bashku me metal

  • Kafka: Eja me mua e dashur…s’kemi kohë! Nesër mund të jetë vonë!

    Kafka: Eja me mua e dashur…s’kemi kohë! Nesër mund të jetë vonë!

    Franz Kafka

    ObserverKult ju fton të lexoni një fragment nga vepra e natyrës epistolare, ku përmblidhen letrat qe shkrimtari i shquar Franz Kafka ia dërgoi Milenës.

    Përmes tyre shfaqet një botë plot ndjeshmëri e rrëfimtarit të madh te shekullit të XX.

    Besohet se letrat e Franz Kafka-s drejtuar gazetares nga Praga, Milena Jesenská, janë letrat më të bukura dhe më komplekse të shkruara ndonjëherë nga një shkrimtar drejt “së dashurës së tij.”  

    E dashura Milena,

    Uroj që bota të mbaronte nesër. Atëherë do të mund të merrja trenin tjetër, të mbërrija te dera jote në Vjenë, dhe të të them:

    “Eja me mua, Milena. Ne do ta duam njëri-tjetrin pa skrupuj, ose frikë ose limit. Sepse bota po mbaron nesër.”

    Ndoshta nuk duam paarsye sepse mendojmë se kemi kohë, ose duhet të llogarisim me kohën. Po sikur të mos kemi kohë? Apo çfarë nëse koha, siç e dimë ne, është e parëndësishme? Ah, sikur bota të mbaronte nesër, ne do të mund ta ndihmonim shumë njëri-tjetrin. .*Shkëputur nga “Letra Milenës” e Franz Kafkës

    Përgatiti: ObserverKult

    Lexo edhe:

    KAFKA: ÇDO GJË QË DASHURON NJË DITË DO TA HUMBËSH…

    Është viti i fundit i jetës së shkrimtarit Franz Kafka-s (ai vdiq nga tuberkulozi para se të bëhej 41 vjeç) dhe koha kur ai ka rënë në dashuri me Dora Diamant, një grua e re afër 20 vjeç, me të cilën jeton në Berlin.

    Çdo pasdite, Kafka shkon për një shëtitje në parkun Steglitzer. Një ditë, ata panë një vajzë të vogël duke qarë, dhe dënesjet e saj u prekin zemrën. Kafka e pyet atë se çfarë i ka ndodhur, dhe ajo i tregon se ka humbur kukullën e saj. Ai i thotë se do ta kërkojë për të dhe kur ta gjejë do t’ia sjellë dhe e lënë të takohen sërish në park nesër.Por, ai nuk e gjen dot kukullën dhe nis të shpikë një histori për t’i shpjeguar vajzës së vogël se çfarë ka ndodhur.

    “Kukulla juaj ka shkuar në një udhëtim,” i thotë ai kur takohen sërish. “Si e di ti këtë?”, pyet vajza. “Për shkak se ajo të ka shkruar një letër”, thotë Kafka.Kafka e kishte shkruar letrën për vajzën sikur t’ia kishte shkruar kukulla e saj. Ajo nuk ka mësuar se si të lexojë ende, ndaj ai e lexon letrën me zë të lartë.

    TEKSTIN E PLOTË E GJENI KËTU

  • Si ishte një ditë e  Mozartit, Kafkës, Pikasos…

    Si ishte një ditë e Mozartit, Kafkës, Pikasos…

    Franz Kafka

    Wolfgang Amadeus Mozart

    Wolfgang Amadeus Mozart ka fjetur nga ora 1.00 të mëngjesit deri në 6.00. Fillonte ditën në ora 7.00 të mëngjesit. Kompozonte nga 7.00 në 9.00 të mëngjesit dhe pastaj zhvillonte mësime muzikore deri në ora 13.00. Shoqërohej me miqtë e tij dhe darkonte nga ora 17.00. Nga ora 21.00 mbante koncerte ose kompozonte, varësisht nga koha e lirë.

    Honoré de Balzac

    Themeluesi i Realizmit, Honoré de Balzac, flinte në ora 18:00 dhe zgjohej në 1.00 pasmesnate. Deri në 8.00 të mëngjesit, ai shkruante dhe përgatiste dorëshkrimet në qetësi në shtëpi. Pastaj pushonte nga ora 9.30 e mëngjesit. Pinte një kafe të zezë para se të fillonte punën. Thuhet se pinte deri në 40 kafe në ditë.  Balzac shoqërohej me miqtë, darkonte dhe bënte dush, midis orës 15.30 dhe 18.00.

    Pyotr Ilyich Tchaikovsky

    Tchaikovsky flinte nga mesnata deri në 8.00 të mëngjesit. Pas zgjimit, ai pinte çaj dhe duhan, lexonte Biblën dhe libra filozofikë. Pas kësaj, ai shëtiste jashtë për gjysmë ore dhe për gjysmën orën tjetër bënte punët shtëpiake dhe i përgjigjej letrave. Kompozonte muzikë nga ora 10.00 deri në 12.00 dhe pastaj bëntë një pauzë njëorëshe për drekë dhe shëtitej deri në ora 15.00. Lexonte gazetat dhe pinte çaj deri në orën 17.00, për të kompozuar sërish dy orët e radhës. Pushonte pastaj për një orë dhe deri në mesnatë darkonte, mirëpriste mysafirët dhe shoqërohej me miqtë.

    Franz Kafka

    Kafka shkruante nga ora 23.00 deri në ora 6.00 të mëngjesit. Pastaj ai flinte deri në ora 9.00 të mëngjesit. Nga ora 9.00 deri në 14.30 punonte në Institutin për Sigurimin e Lëndimeve të Punëtorëve. Drekonte pas punës. Kafka flinte sërish nga ora 15.00 deri në 19.00. Shëtitej dhe relaksohej nga ora 19.30 deri në ora 21.00. Ai darkonte dhe i kushtohej familjes në mbrëmje para se të fillonte të shkruante.

    Pablo Pikaso

    Piktori i njohur fillonte të pikturonte pak para mesnatës deri në ora 3.00 të mëngjesit. Pastaj, flinte deri në ora 11.00. Pikaso mirëpriste mysafir për të ngrënë mëngjes në shtëpi deri në ora 15.00. Ai pikturonte përsëri nga ora 15.00 deri në ora 22.30. Ishin në këto kohës të ditës që krijoj veprat e tij më të rëndësishme. Pikaso darkonte për një orë para se t’i kthehej pikturës.

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    HALIL MATOSHI FITON ÇMIMIN KOMBËTAR “ALI PODRIMJA” / “THE LIL’S POEM”, LIBRI MË I MIRË ME POEZI NË VITIN 2023