Tag: kafeina

  • Pse kafeja shkakton nervozizëm dhe ankth tek disa njerëz? Ja disa arsye

    Pse kafeja shkakton nervozizëm dhe ankth tek disa njerëz? Ja disa arsye

    Për shumë njerëz, kafeja është burim energjie, një pushim i këndshëm ose një mënyrë për të krijuar një lidhje shoqërore.
    Megjithatë, konsumi i saj mund të shkaktojë ankth dhe nervozizëm tek disa persona. Dhe sipas një studimi ku AgroWeb.org mbështetet, njerëzit që janë më të prirur të ndiejnë shqetësime të tilla janë ata që nuk pinë rregullisht kafe.
    Një numër studimesh kërkimore kanë ekzaminuar këtë marrëdhënie. Sipas tyre edhe pse kafeja përmban shumë kimikate, kafeina është ajo që është përgjegjëse për shkaktimin e ankthit dhe nervozizmit.
    Kafeina dhe nervozizmi
    Kafeina mund të shkaktojnë një rritje të perceptimit duke stimuluar trurin. Ky efekt e bën një person më të vetëdijshëm për gjërat që mund ta bezdisin, duke rritur kështu nervozizmin.
    Gjithashtu, kur dikush që është mësuar të konsumojë sasi të mëdha kafeine, përpiqet të heqë dorë ose të reduktojë sasinë e saj, mund të vihet re një rritje e nervozizmit.
    Kafeina dhe ankthi
    Ankthi është një ndjenjë shqetësimi. I njëjti proces kimik në tru që shkakton rritjen e vigjilencës mund të rrisë ankthin duke ju bërë më të vetëdijshëm për të gjitha rezultatet e mundshme negative në një situatë.
    Megjithaë ndikimi që kafeina ka tek ankthi dhe nervozizmi diçka individuale. Kimikatet në kafe shkaktojnë një sërë reagimesh emocionale, në varësi të zakoneve të pirjes së kafesë së një personi, peshës trupore, metabolizmit dhe gjendjes emocionale.
    Njerëzit që nuk konsumojnë rregullisht kafeinë ose që përjetojnë shpesh momente ankthi dhe nervozizmi edhe nëse nuk pinë kafe, priren të kenë një përgjigje më të fortë ndaj efekteve të kafesë.
    Në këtë rast ekspertët rekomandojnë heqjen dorë gradualisht nga kafeina me hapa të ngadaltë por të qëndrueshëm. Në vend të kafesë ju mund të pini cajra të ndryshëm si ai i ziu.
    Ekziston gjithashtu një komponent gjenetik në reagimin e një individi ndaj marrjes së kafesë, prandaj duhet të tregoni kujdes në rast se keni shqetësime të tilla.

  • Pse kafeja shkakton nervozizëm dhe ankth tek disa njerëz

    Pse kafeja shkakton nervozizëm dhe ankth tek disa njerëz

    Për shumë njerëz, kafeja është burim energjie, një pushim i këndshëm ose një mënyrë për të krijuar një lidhje shoqërore.

    Megjithatë, konsumi i saj mund të shkaktojë ankth dhe nervozizëm tek disa persona.

    Dhe sipas një studimi ku AgroWeb.org mbështetet, njerëzit që janë më të prirur të ndiejnë shqetësime të tilla janë ata që nuk pinë rregullisht kafe.

    Një numër studimesh kërkimore kanë ekzaminuar këtë marrëdhënie. Sipas tyre edhe pse kafeja përmban shumë kimikate, kafeina është ajo që është përgjegjëse për shkaktimin e ankthit dhe nervozizmit.

    Kafeina dhe nervozizmi

    Kafeina mund të shkaktojnë një rritje të perceptimit duke stimuluar trurin.

    Ky efekt e bën një person më të vetëdijshëm për gjërat që mund ta bezdisin, duke rritur kështu nervozizmin.

    Gjithashtu, kur dikush që është mësuar të konsumojë sasi të mëdha kafeine, përpiqet të heqë dorë ose të reduktojë sasinë e saj, mund të vihet re një rritje e nervozizmit.

    Kafeina dhe ankthi
    Ankthi është një ndjenjë shqetësimi. I njëjti proces kimik në tru që shkakton rritjen e vigjilencës mund të rrisë ankthin duke ju bërë më të vetëdijshëm për të gjitha rezultatet e mundshme negative në një situatë.

    Megjithaë ndikimi që kafeina ka tek ankthi dhe nervozizmi diçka individuale.

    Kimikatet në kafe shkaktojnë një sërë reagimesh emocionale, në varësi të zakoneve të pirjes së kafesë së një personi, peshës trupore, metabolizmit dhe gjendjes emocionale.

    Njerëzit që nuk konsumojnë rregullisht kafeinë ose që përjetojnë shpesh momente ankthi dhe nervozizmi edhe nëse nuk pinë kafe, priren të kenë një përgjigje më të fortë ndaj efekteve të kafesë.

    Në këtë rast ekspertët rekomandojnë heqjen dorë gradualisht nga kafeina me hapa të ngadaltë por të qëndrueshëm.

    Në vend të kafesë ju mund të pini cajra të ndryshëm si ai i ziu.

    Ekziston gjithashtu një komponent gjenetik në reagimin e një individi ndaj marrjes së kafesë, prandaj duhet të tregoni kujdes në rast se keni shqetësime të tilla./agroweb/

  • Kini kujdes/ Kafeja mund të ulë efektivitetin e antibiotikëve

    Kini kujdes/ Kafeja mund të ulë efektivitetin e antibiotikëve

    Shumë njerëz e nisin ditën me një filxhan kafe, por një studim i fundit paralajmëron se kjo pije e preferuar mund të ndikojë negativisht në trajtimin me antibiotikë.

    Sipas hulumtimit të botuar në revistën Plos Biology nga shkencëtarë gjermanë dhe suedezë, kafeina dobëson efektet e ciprofloksacinës, një antibiotik i përdorur gjerësisht kundër infeksioneve serioze si bronkiti dhe infeksionet e traktit urinar.

    Studiuesit testuan 94 substanca në bakteret E. coli dhe zbuluan se kafeina kishte ndikimin më të fortë, duke bërë që bakteret të përthithnin më pak antibiotikë. “Kafeina shkakton një sërë ngjarjesh që çojnë në uljen e efektivitetit të trajtimit”, tha Ana Rita Brochado, bashkautore e studimit nga Universiteti i Tübingenit. Mekanizmi lidhet me një proteinë të quajtur Rob, e cila ndikon në reagimin e baktereve ndaj ilaçeve.

    Megjithatë, ekspertët theksojnë se këto janë ende eksperimente laboratorike dhe nuk dihet saktësisht se sa filxhanë kafe mund të shkaktojnë këtë efekt tek njerëzit. Prandaj, kërkime të mëtejshme janë të nevojshme për të përcaktuar shkallën e rrezikut.

    Ky nuk është rasti i vetëm i ndërveprimit mes kafeinës dhe barnave. Studime të tjera kanë treguar se kafeja mund të ulë efektivitetin e disa ilaçeve kundër depresionit, hipertensionit, astmës dhe madje edhe suplementeve të hekurit. Specialistët rekomandojnë që personat që ndjekin terapi të caktuara të jenë të kujdesshëm dhe të konsultohen me mjekun përpara se të konsumojnë kafe në mënyrë të rregullt gjatë trajtimit.

  • A janë njerëzit që pinë kafe në humor më të mirë se ata që nuk e pinë?

    A janë njerëzit që pinë kafe në humor më të mirë se ata që nuk e pinë?

    Studiuesit evropianë kanë zbuluar se konsumimi i rregullt i pijeve me kafeinë ndikon pozitivisht në humorin e njerëzve. Sipas tyre, kafeina përmirëson gjendjen shpirtërore dhe vigjilencën duke bllokuar receptorët e adenozinës, çka çon në rritjen e aktivitetit të dopaminës në zona kyçe të trurit.

    Efekti pozitiv është më i dukshëm në mëngjes, megjithëse ende mbetet e paqartë nëse kjo lidhet me uljen e simptomave të abstinencës nga mungesa e kafeinës.

    Studimi, i publikuar në Scientific Reports, përfshiu 236 të rinj gjermanë dhe tregoi përfitime të qëndrueshme në humor, pavarësisht zakoneve të konsumit, niveleve të ankthit apo simptomave depresive.

    Megjithatë, ekspertët paralajmërojnë se kafeina nuk është pa rreziqe. Konsumimi i tepërt mund të çojë në varësi, rrahje të shpejta të zemrës, ankth dhe çrregullime të gjumit, sidomos kur merret në orët e vona të ditës.

  • Sekreti i jetëgjatësisë fshihet në filxhanin e… kafesë

    Sekreti i jetëgjatësisë fshihet në filxhanin e… kafesë

    Një filxhan kafeje në mëngjes mund të jetë shumë më tepër sesa një zgjues i zakonshëm: mund të ndihmojë në ngadalësimin e plakjes qelizore dhe të kontribuojë në jetëgjatësinë. Kjo është ajo që sugjeron një studim i fundit nga studiues të Queen Mary University of London, të cilët kanë zbuluar se kafeina aktivizon një mekanizëm qelizor të quajtur AMPK, që ndihmon në mbrojtjen e trupit nga proceset e plakjes dhe sëmundjet që lidhen me të.

    Çfarë ka zbuluar shkenca?

    Prej dekadash, është vërejtur se njerëzit që konsumojnë rregullisht kafe kanë më pak rrezik për infarkt, diabet dhe disa lloje kanceresh. Por pyetja ishte: si mundet një pije kaq e zakonshme të ketë efekte kaq të shumta pozitive?

    Studiuesit britanikë besojnë se përgjigjja qëndron tek aftësia e kafeinës për të aktivizuar AMPK-në, një “sensor energjetik” qelizor që hyn në veprim kur qelizat kanë mungesë energjie. Aktivizimi i këtij sensori përmirëson riparimin e dëmeve të ADN-së, menaxhimin e stresit qelizor dhe rregullimin e rritjes qelizore, të gjitha këto janë çelësa për të ngadalësuar plakjen dhe për të mbrojtur organizmin nga sëmundje kronike.

    E njëjta rrugë si metformina

    AMPK është gjithashtu objekt i studimeve për metforminën, një ilaç i përdorur për diabetin, por që ka ngjallur interes edhe për efektet e mundshme kundër plakjes. Pra, kafeina mund të ofrojë efekte të ngjashme, por në mënyrë natyrale dhe të përditshme.

    Eksperimentet me maja (por premtuese)

    Studiuesit përdorën për eksperiment maja fermentimi, një mikroorganizëm i thjeshtë, por me mekanizma plakjeje të ngjashëm me njeriun. Rezultatet, të botuara në revistën Microbial Cell, tregojnë se kur kafeina aktivizon AMPK-në, qelizat përmirësojnë funksionimin dhe rezistencën ndaj dëmtimeve.

    Një hap i vogël sot, një mundësi e madhe nesër

    Edhe pse hulumtimi është ende në fazat e hershme dhe duhet të konfirmohet te njerëzit, zbulimi është premtues. Nëse kafeina funksionon në të njëjtën mënyrë në trupin tonë, një ose dy filxhanë kafeje në ditë mund të ndihmojnë në mbajtjen e qelizave më të reja për më gjatë, një aleat i thjeshtë dhe i përditshëm në betejën kundër plakjes.

  • Kafeina, sheqeri dhe sëmundjet që vijnë me pijet energjetike

    Kafeina, sheqeri dhe sëmundjet që vijnë me pijet energjetike

    Ndikimi i kafeinës në zemër, tru dhe metabolizëm

    Në kundërshtim me besimin e zakonshëm, kafeina nuk rrit përqendrimin e kërkuar për të menduar dhe mësuar, por vëmendjen afatshkurtër të nevojshme për lojëra dhe vozitje. Në sasi më të mëdha, kafeina ndikon negativisht në sistemin nervor duke shkaktuar nervozizëm, çrregullime të gjumit dhe shqetësim.

    Pijet energjike janë kryesisht të gazuara dhe përmbajnë kafeinë, një sasi të madhe sheqeri, si dhe substanca të tjera që pretendohet se kanë efekt stimulues. Megjithëse përdorimi i tyre është i përhapur, ka gjithnjë e më shumë studime që, bazuar në rastet e raportuara, paralajmërojnë për një rrezik serioz për shëndetin (Al-Shaar et al., 2017).

    Përveç kafeinës dhe sheqerit, këto pije përmbajnë përbërës si taurinë, inozitol, vitaminë B, ekstrakt guarana, L-carnitine, kreatinë, xhensen dhe xhinko biloba. Sasia e kafeinës në këto pije është e kufizuar në 320 mg/L, që është e barabartë me 3-4 filxhanë kafeje (EFSA, 2015). Toleranca ndaj kafeinës ndryshon sipas përdorimit afatgjatë dhe ndjeshmërisë individuale.

    Personat që nuk janë të mësuar me doza të larta të kafeinës, si dhe ata që janë të ndjeshëm ndaj efektit të saj, mund të përjetojnë rrahje të shpejta dhe të çrregullta të zemrës, dridhje të duarve, ankth, dhe probleme me sistemin tretës. Fatkeqësisht, janë raportuar edhe raste vdekjesh për shkak të çrregullimeve kardiake të paidentifikuara më parë, sidomos te të rinjtë. Kjo është vërtetuar nga studimi i publikuar në Front Public Health, që tregon rritje të presionit të gjakut, sheqerit në gjak dhe trashjes së gjakut pas konsumimit të këtyre pijeve

    Kush duhet të shmangë posaçërisht kafeinën?

    Kafeina duhet të shmanget ose të kufizohet nga personat që janë të ndjeshëm ndaj saj (metabolizim i ngadaltë), gratë shtatzëna, dhe ata që vuajnë nga sindroma e zorrës nervoze, gastriti ose ulcera. Sipas Shoqatës Amerikane të Pediatrisë (AAP), fëmijët dhe adoleshentët duhet ta shmangin plotësisht përdorimin e këtyre produkteve.

    Ekstrakti i guaranës në pijet energjike kontribuon më tej në sasinë e përgjithshme të kafeinës. Në doza të larta, kafeina shkakton irritim, çrregullime të gjumit dhe shqetësim, që janë të kundërta me përfitimet e nevojshme për përqendrim të thellë gjatë studimit ose punës.

    Dozat e rekomanduara dhe efektet e kafeinës

    Sipas Mayo Clinic, dozat më të ulëta se 500 mg kafeinë mund të rrisin vigjilencën, të përmirësojnë të menduarit dhe të folurin, të reduktojnë lodhjen dhe nevojën për gjumë. Megjithatë, dozat më të larta lidhen me nervozizëm, ankth, pagjumësi, dridhje dhe, në raste të rralla, edhe kriza epileptike rezistente ndaj terapive.

    Ndikimi i dëmshëm te të rinjtë dhe shëndeti i tyre

    Krahas kafeinës, pijet energjike përmbajnë edhe sasi të mëdha sheqeri. Përthithja e shpejtë e glukozës shkakton rritje të menjëhershme të nivelit të sheqerit në gjak, duke ndikuar në dëmtim të dhëmbëve, rënim të mishrave, varësi dopaminike, rezistencë ndaj insulinës, obezitet dhe sindromë metabolike.

    Meqenëse të rinjtë janë objektivi kryesor i marketingut të këtyre produkteve, zhvillimi i varësisë psikologjike nga dopamina është shqetësues, sepse i nxit ata të kërkojnë burime të tjera stimulimi përmes lojërave, substancave, rrjeteve sociale, etj.

    Reklamimi i rrezikshëm që synon të rinjtë

    Prodhuesit e pijeve energjike shpesh i paraqesin produktet si pjesë e pandashme e jetës moderne, të suksesshme dhe dinamike. Në të vërtetë, këto pije nuk duhet të përfaqësohen me imazhe të njerëzve të shëndetshëm, por me paralajmërime që pasqyrojnë efektet e tyre të mundshme në shëndet.

    Çfarë tregojnë studimet e fundit klinike?

    Studime si ai i Seifert et al, kanë treguar efekte të rënda anësore nga konsumimi i shpeshtë i pijeve energjike, përfshirë aritmi, spazma koronare, infarkt, fibrilacion atrial dhe diseksion të aortës. Janë raportuar ndalim kardiak dhe vdekje e papritur te të rinj pa sëmundje të mëparshme.

    Gjithashtu, është raportuar se konsumimi i tepërt ka çuar në zbulimin e patologjive të panjohura, si aneurizma dhe gjakderdhje cerebrale, në persona që kishin pirë 5 kënaçe në ditë për katër ditë rresht.

    Problemet shëndetësore të tjera të raportuara

    Këto përfshijnë ndalim zemre, sulm kardiak pas përzierjes me alkool, bllokim të degës së djathtë të His-it pas dy kënaçeve, çarje të aortës, gastrit atrofi, hepatit akut, pankreatit akut, kriza epileptike, ndalim të funksionit të veshkave dhe rabdomiolizë – të gjitha të lidhura me konsum të tepruar të pijeve energjike.

    A do të thotë kjo që nuk duhet kurrë të pijmë një pije energjike?

    Duke pasur parasysh përqendrimin e kafeinës që varion nga 50 deri në 150 mg për kënaçe (dhe deri 200 mg në 60 ml për produkte të veçanta), rekomandohet të mos pihet më shumë se një kënaçe për njëherë dhe jo më shumë se dy brenda ditës për të qëndruar brenda kufijve të sigurisë (EFSA, 2015; Mayo Clinic).

     

  • Kjo pije ju freskon trupin, mbron zemrën, lëkurën dhe shkrin kilogramët e tepërt

    Kjo pije ju freskon trupin, mbron zemrën, lëkurën dhe shkrin kilogramët e tepërt

    Ditët në vijim do të karakterizohen nga temperatura deri në 40 gradë Celsius, dhe përveç këshillave tashmë të njohura për të shmangur qëndrimin jashtë në pjesën më me diell të ditës, freskoni dhomat, dilni jashtë, në natyrë, ecni pranë ujërave dhe notoni në lumenj, liqene, dete dhe pishina.

    Fatkeqësisht, faktorët stresues mjedisorë, veçanërisht rrezet e dëmshme UV të diellit, shkaktojnë kancer të lëkurës.
    Disa pretendojnë se ky çaj zvogëlon dobësimin e qelizave në sipërfaqen e lëkurës. Pra, pirja e të paktën dy filxhanëve çaj jeshil në ditë mund t’ju kursejë shumë telashe!

    Rekomandimi i specialistëve të mjekësisë sociale theksohet se, përveç pirjes së ujit, pija më e shëndetshme për trupin është ajo që mund të na ndihmojë të kapërcejmë valën tropikale më lehtë.
    Çaji, përveç ujit, konsiderohej pija më e shëndetshme. Në mjekësinë popullore të pothuajse të gjitha kombeve të botës, ekziston një traditë e trajtimit me bimë dhe çajra.
    Çaji jeshil njihet më së miri për përfitimet e tij për lëkurën. Konkretisht, ai zvogëlon nivelin e sebumit, lufton aknet, shëron dëmtimet e lëkurës nga ekspozimi i tepërt në diell dhe është shumë i mirë për rrathët e errët dhe rrudhat. Në thelb, ai është përgjigjja e të gjitha lutjeve tona.
    Çaji jeshil është më i dobishëm në verë
    Çaji jeshil është pija perfekte hidratuese për verën, sepse përveçse është i shijshëm, përmban edhe shumë lëndë ushqyese.
    Ne kemi nxjerrë në pah 5 arsye pse duhet të pini më shumë çaj jeshil këtë verë.
    1.Kafeina
    Çaji jeshil, megjithëse nuk ka aq shumë kafeinë sa kafeja, do t’ju lejojë ta filloni ditën në mënyrën e duhur. Kafeina nga çaji jeshil vepron për një kohë më të gjatë dhe nuk ka efekt në rritjen e niveleve të stresit.
    Për shkak të veprimit të saj specifik, kafeina nga çaji quhet edhe teinë nga disa njerëz, megjithëse sipas përbërjes së tyre kimike, ato janë plotësisht të barabarta. Kafeina nga çaji është e lidhur me taninet, kështu që çlirohet më ngadalë dhe efekti i saj zgjat më shumë. Kafeina nga kafeja vepron dhe ndalon së vepruari po aq papritur.
    Një filxhan çaj jeshil përmban afërsisht 15-50 mg, varësisht nga lloji i çajit dhe sasia e gjetheve. Sasia e kafeinës në një filxhan kafe është afërsisht 70-135 mg. Realisht, nëse dëshironi më shumë energji dhe “vigjilencë”, çaji është një zgjedhje më e mirë.
    2.Metabolizmi
    Rezultatet e testeve të kryera në kërkime tregojnë se çaji jeshil përshpejton djegien e yndyrnave, domethënë ndikon në metabolizëm. Përbërësi aktiv që ndihmon në humbjen e peshës quhet ECGC.
    Prania e kafeinës gjithashtu ndihmon, duke bërë që pjesë të indit dhjamor të përdoren si energji.
    3.Antioksidantë
    Fatkeqësisht, pothuajse të gjithë njohin dikë ose kanë pasur një përvojë me dikë që ka pasur kancer. Niveli i lartë i antioksidantëve në çaj ndihmon në uljen e rrezikut të qelizave kancerogjene.
    Disa lloje të kancerit që janë studiuar në kërkime përfshijnë kancerin e gjirit, kancerin e prostatës dhe kancerin e zorrës së trashë. Çaji jeshil dihet se mbështet qelizat e shëndetshme në të gjitha moshat e rritjes.
    Përveç parandalimit të shfaqjes së sëmundjeve, antioksidantët nga çaji jeshil ndikojnë në pastrimin e trupit nga radikalet e lira të dëmshme, përmirësojnë pamjen e lëkurës dhe ruajnë vitalitetin.
    4.Relaksimi
    Edhe pse ky fakt bie ndesh me atë që thuhet në pikën 1, çaji jeshil përmban një substancë natyrale të njohur si teaninë, e cila arrin një efekt qetësues.
    Nëse doni të “nxirrni” efektin relaksues nga filxhani juaj i çajit, mos e përgatitni çajin me ujë të valuar, dhe shtoni disa pika limoni të cilat do të ndihmojnë në përthithjen e atyre përbërësve të shëndetshëm nga çaji.
    5.Përfitime të tjera shëndetësore
    Nëse pini çaj jeshil, kjo nuk do të thotë që automatikisht do të bëheni të shëndetshëm dhe imunë ndaj të gjitha sëmundjeve, megjithatë, shkencëtarët kanë zbuluar shumë përfitime shëndetësore duke studiuar përbërjen e tij.

  • Shpëtimi gjatë ditëve të nxehta! Kjo pije ju freskon trupin, mbron zemrën, lëkurën dhe shkrin kilogramët e tepërt

    Shpëtimi gjatë ditëve të nxehta! Kjo pije ju freskon trupin, mbron zemrën, lëkurën dhe shkrin kilogramët e tepërt

    Ditët në vijim do të karakterizohen nga temperatura deri në 40 gradë Celsius, dhe përveç këshillave tashmë të njohura për të shmangur qëndrimin jashtë në pjesën më me diell të ditës, freskoni dhomat, dilni jashtë, në natyrë, ecni pranë ujërave dhe notoni në lumenj, liqene, dete dhe pishina.

    Fatkeqësisht, faktorët stresues mjedisorë, veçanërisht rrezet e dëmshme UV të diellit, shkaktojnë kancer të lëkurës.
    Disa pretendojnë se ky çaj zvogëlon dobësimin e qelizave në sipërfaqen e lëkurës. Pra, pirja e të paktën dy filxhanëve çaj jeshil në ditë mund t’ju kursejë shumë telashe!

    Rekomandimi i specialistëve të mjekësisë sociale theksohet se, përveç pirjes së ujit, pija më e shëndetshme për trupin është ajo që mund të na ndihmojë të kapërcejmë valën tropikale më lehtë.
    Çaji, përveç ujit, konsiderohej pija më e shëndetshme. Në mjekësinë popullore të pothuajse të gjitha kombeve të botës, ekziston një traditë e trajtimit me bimë dhe çajra.
    Çaji jeshil njihet më së miri për përfitimet e tij për lëkurën. Konkretisht, ai zvogëlon nivelin e sebumit, lufton aknet, shëron dëmtimet e lëkurës nga ekspozimi i tepërt në diell dhe është shumë i mirë për rrathët e errët dhe rrudhat. Në thelb, ai është përgjigjja e të gjitha lutjeve tona.
    Çaji jeshil është më i dobishëm në verë
    Çaji jeshil është pija perfekte hidratuese për verën, sepse përveçse është i shijshëm, përmban edhe shumë lëndë ushqyese. Ne kemi nxjerrë në pah 5 arsye pse duhet të pini më shumë çaj jeshil këtë verë.
    Kafeina
    Çaji jeshil, megjithëse nuk ka aq shumë kafeinë sa kafeja, do t’ju lejojë ta filloni ditën në mënyrën e duhur. Kafeina nga çaji jeshil vepron për një kohë më të gjatë dhe nuk ka efekt në rritjen e niveleve të stresit.
    Për shkak të veprimit të saj specifik, kafeina nga çaji quhet edhe teinë nga disa njerëz, megjithëse sipas përbërjes së tyre kimike, ato janë plotësisht të barabarta. Kafeina nga çaji është e lidhur me taninet, kështu që çlirohet më ngadalë dhe efekti i saj zgjat më shumë. Kafeina nga kafeja vepron dhe ndalon së vepruari po aq papritur.
    Një filxhan çaj jeshil përmban afërsisht 15-50 mg, varësisht nga lloji i çajit dhe sasia e gjetheve. Sasia e kafeinës në një filxhan kafe është afërsisht 70-135 mg. Realisht, nëse dëshironi më shumë energji dhe “vigjilencë”, çaji është një zgjedhje më e mirë.
    Metabolizmi
    Rezultatet e testeve të kryera në kërkime tregojnë se çaji jeshil përshpejton djegien e yndyrnave, domethënë ndikon në metabolizëm. Përbërësi aktiv që ndihmon në humbjen e peshës quhet ECGC. Prania e kafeinës gjithashtu ndihmon, duke bërë që pjesë të indit dhjamor të përdoren si energji.
    Antioksidantë
    Fatkeqësisht, pothuajse të gjithë njohin dikë ose kanë pasur një përvojë me dikë që ka pasur kancer. Niveli i lartë i antioksidantëve në çaj ndihmon në uljen e rrezikut të qelizave kancerogjene.
    Disa lloje të kancerit që janë studiuar në kërkime përfshijnë kancerin e gjirit, kancerin e prostatës dhe kancerin e zorrës së trashë. Çaji jeshil dihet se mbështet qelizat e shëndetshme në të gjitha moshat e rritjes. Përveç parandalimit të shfaqjes së sëmundjeve, antioksidantët nga çaji jeshil ndikojnë në pastrimin e trupit nga radikalet e lira të dëmshme, përmirësojnë pamjen e lëkurës dhe ruajnë vitalitetin.
    Relaksimi
    Edhe pse ky fakt bie ndesh me atë që thuhet në pikën 1, çaji jeshil përmban një substancë natyrale të njohur si teaninë, e cila arrin një efekt qetësues. Nëse doni të “nxirrni” efektin relaksues nga filxhani juaj i çajit, mos e përgatitni çajin me ujë të valuar, dhe shtoni disa pika limoni të cilat do të ndihmojnë në përthithjen e atyre përbërësve të shëndetshëm nga çaji.
    Përfitime të tjera shëndetësore
    Nëse pini çaj jeshil, kjo nuk do të thotë që automatikisht do të bëheni të shëndetshëm dhe imunë ndaj të gjitha sëmundjeve, megjithatë, shkencëtarët kanë zbuluar shumë përfitime shëndetësore duke studiuar përbërjen e tij.

  • Efekti i padukshëm i kafesë/ ‘Truri mbetet zgjuar edhe kur flemë’

    Efekti i padukshëm i kafesë/ ‘Truri mbetet zgjuar edhe kur flemë’

    Kafeja është një pjesë e pandashme e rutinës ditore për miliona njerëz në mbarë botën. Prej vitesh, shkenca është përqendruar në efektet që kafeina, përbërësi kryesor i kafesë, ka në trupin dhe trurin e njeriut. Por një studim i fundit sugjeron se ndikimi i saj shkon përtej orëve të zgjimit.

    Sipas një kërkimi të realizuar nga Universiteti i Montrealit dhe publikuar në revistën Communications Biology, kafeina ndikon në aktivitetin e trurit edhe gjatë gjumit. Studiuesit përdorën inteligjencën artificiale dhe elektroencefalografinë (EEG) për të analizuar efektet e saj në një grup prej 40 vullnetarësh, të cilët u monitoruan për dy netë: njëri grup konsumoi një kapsulë me kafeinë, ndërsa tjetri mori placebo.

    Rezultatet treguan se kafeina ndryshon ndjeshëm ritmin e trurit gjatë gjumit. Më konkretisht, valët e ngadalta që lidhen me gjumin e thellë dhe rigjenerues u dobësuan, ndërsa valët më të shpejta si tipike të gjendjes së zgjimit, u rritën.

    “Këto ndryshime sugjerojnë se truri, edhe kur jemi në gjumë, qëndron në një gjendje më të aktivizuar dhe më pak rigjeneruese nën ndikimin e kafeinës. Kjo mund të ndikojë në efikasitetin e rikuperimit të trurit gjatë natës, dhe rrjedhimisht, në përpunimin e kujtesës,” shpjegon Karim Jerbi, profesor i psikologjisë dhe anëtar i Institutit të Inteligjencës Artificiale të Kebekut.

    Studimi vë në dukje gjithashtu se këto efekte janë më të theksuara tek të rriturit e rinj (mosha 20–27 vjeç), krahasuar me të rriturit e moshës së mesme (41–58 vjeç). Kjo vihet re veçanërisht gjatë fazës REM të gjumit faza e ëndërrimit.

    Sipas studiuesve, kjo ndjeshmëri më e lartë te të rinjtë mund të lidhet me një dendësi më të madhe të receptorëve të adenozinës në tru, molekula që ndikojnë në ndjesinë e përgjumjes dhe që bllokohen nga kafeina.

    “Ndërsa plakemi, numri i këtyre receptorëve bie. Kjo shpjegon pse shumë të rritur më të moshuar mund të pinë kafe në mbrëmje dhe të mos kenë vështirësi me gjumin,” shpjegon Julie Carrier, specialiste e gjumit dhe bashkautore e studimit.

    Megjithëse zbulimet janë domethënëse, studiuesit theksojnë se nevojiten kërkime të mëtejshme për të kuptuar plotësisht ndikimin e këtyre ndryshimeve në funksionin njohës dhe shëndetin afatgjatë të trurit. Syri.net-iefimerida

  • Sa kafe mund të pijë një grua shtatzënë?

    Sa kafe mund të pijë një grua shtatzënë?

    Ekziston një pajtueshmëri se gratë shtatzëna dhe ato të cilat përpiqen të mbesin shtatzënë nuk duhet të marrin shumë kafeinë, ndonëse akoma nuk ka një konsensus se cila sasi e kofeinës është e parrezikshme gjatë shtatzënisë.

    Është mirë që shtatzënat të mos pinë më shumë se një ose dy filxhanë kafe në ditë (që korrespondon me 200 miligram kafeinë).

    Është botuar një studim sipas të cilit gratë që kanë konsumuar më shumë se 200 mg kafeinë në ditë, kanë pasur rrezik dyfish më të lartë për abort krahasuar me gratë të cilat nuk kanë konsumuar fare kafeinë.

    Një gjë është e sigurt se një shtatzënë do ta ndjejë veten shumë më mirë nëse nuk konsumon shumë kafeinë. Kafeina është stimulant dhe bën që zemra të rrahë më shpejt. Përveç kësaj kafeina shkakton pagjumësi dhe ju bën që të ndjeheni të shqetësuar. Kafeina shkakton urthin (djegie prapa gjoksit), sepse e stimulon sekretimin e acidit të lukthit.

    Të gjitha këto efekte janë shumë më të shprehura sa më shumë që të përparojë shtatzënia për shkak se organizmi e ka më të vështirë që ta metabolizojë kafeinën dhe rrjedhimisht kafeina qëndron më gjatë në organizëm.

    Në tremujorin e dytë të shtatzënisë koha e metabolizimit të kafeinës është dyfish më e gjatë krahasuar me periudhën jashtë shtatzënisë. Në tremujorin e tretë nevojitet trefish më shumë kohë për ta metabolizuar kafeinën krahasuar me kohën jashtë shtatzënisë.

    Në këtë rast kafeina qëndron më gjatë në qarkullimin e gjakut, më shumë kafeinë kalon placentën dhe mbërrin në gjakun e bebes të cilën bebja nuk mund ta metabolizojë. Kjo vlen edhe për bebet e posalindura, prandaj nuk është mirë që edhe një grua lehonë të pijë shumë kafe derisa është duke e ushqyer beben me gji.

    Një arsye tjetër se përse nuk duhet tepruar me kafe dhe me çaj është se pa marrë parasysh se a janë me kafeinë ose të dekafeinizuara, të gjitha këto pije kanë substanca të cilat quhen fenole. Fenolet e bëjnë më të vështirë që të përthithet hekuri nga zorrët.

    Rekomandohet që kafen ose çajin ta pini midis dy racioneve të ushqimit në mënyrë që të ndikojë më pak në përthithjen e hekurit.

    Bebet e porsalindura, nënat e të cilave kanë konsumuar më shumë se 500 mg kafeinë në ditë, kanë pasur rrahje më të shpeshta të zemrës dhe në ditët e para pas lindjes kanë fjetur më pak.

    Nuk ka lidhshmëri midis konsumit të moderuar të kafeinës dhe lindjes së parakohshme. Poashtu, konsumimi i kafeinës nuk e rrit rrezikun e hipertensionit gestacional dhe preeklampsisë.

    Cilat pije kanë kafeinë?

    Natyrisht që kafeja ka kafeinë. Sasia e kafeinës dallon nga lloji i kafes dhe nga mënyra si përgatitet si dhe nga madhësia e filxhanit në të cilin servohet.

    Nuk duhet harruar se kafeinë ka edhe në pijet tjera, pijet energjike, në çokollatë dhe në akullore.

    Kafeinë ka edhe në disa barna të cilat përdoren për kokëdhimbje, pije për flamë dhe barnat antialergjike, prandaj për çdo bar duhet të konsultoheni paraprakisht me gjinekologun tuaj.