Nuk kanë fund skandalet e drejtoreshës së përgjithshme të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës (ASHK), Lorena Goxhobelli, e cila akuzohet për shpërdorim të detyrës, legalizime të paligjshme dhe abuzim masiv me prona publike në disa qytete të vendit. Përmes një raporti të publikuar në faqen zyrtare të Kuvendit, ky i fundit zbardh se Lorena Goxhobelli ka injoruar 263 rekomandime të Kontrollit të Lartë të Shtetit për shkelje të rënda në proceset e legalizimeve. Në vend që të raportonte përpara nënkomisionit parlamentar të ngritur posaçërisht për këtë çështje, drejtoresha e ASHK-së dhe vartësit e saj refuzuan thirrjen zyrtare, duke sfiduar institucionet dhe procesin e llogaridhënies.
Auditimet kanë zbuluar qindra raste të dhënies së lejeve të legalizimit në kundërshtim me ligjin, përfshirë prona publike, toka bujqësore, objekte pa dokumentacion dhe ndërtime në zona të ndaluara. Ndërkohë vetëm 13.7% e masave të rekomanduara janë zbatuar, duke e kthyer ASHK-në në një nga institucionet më problematike dhe më pak transparente në vend. Madje në prapaskenë po diskutohet shkarkimi i Goxhobellit, ndërsa dosja e dërguar në Kuvend pritet të çojë në hetime më të thelluara nga organet kompetente.
Pjesë nga raporti
Konkretisht një raport i publikuar në faqen zyrtare të Kuvendit vë në dukje se në shumicën e rasteve, Agjencia Shtetërore e Kadastrës (ASHK) që drejtohet nga Lorena Goxhobelli, injoroi masat dhe rekomandimet e lëna për shkelje të ligjit kryesisht në proceset e legalizimeve, ndërsa drejtuesit e lartë të saj refuzuan thirrjen e Kuvendit për të dhënë llogari para nënkomisionit të posaçëm, i ngritur një vit më parë me qëllim mbikëqyrjen e zbatimit të rekomandimeve të lëna nga KLSH për institucionet publike. “Edhe pse Nënkomisioni kishte kërkuar pjesëmarrjen e drejtuesve të lartë të subjekteve të audituara, përfshirë dhe Drejtoreshën e Përgjithshme të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, kjo kërkesë nuk u respektua”, thuhet në raport, duke e konsideruar si “mungesë serioziteti ndaj Kuvendit dhe procesit të llogaridhënies”. Raporti i miratuar nga nënkomisioni dhe i publikuar të enjten nga Kuvendi merr në shqyrtim auditimet e përputhshmërisë për 5 drejtori vendore të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës: Tirana Rurale 1, Tirana Rurale 2, Durrës, Fier dhe Pogradec. KLSH ka adresuar për 5 drejtoritë një numër prej 263 rekomandimesh, nga të janë zbatuar vetëm 36 rekomandime ose 13.7 për qind e totalit.
Performanca e dobët e Kadastrës
Raporti i miratuar dhe publikuar të enjten nga Kuvendi del në përfundimin se sjellja e Kadastrës është “nën pritshmëritë e një administrate efikase dhe llogaridhënëse”. “Mungesa e raportimeve në kohë, shkalla e ulët e zbatimit dhe mungesa e bashkëpunimit institucional përbëjnë tregues të qartë të nevojës për përmirësim të menjëhershëm në menaxhimin e veprimtarisë së ASHK-së në nivel vendor dhe qendror”, thuhet në raport. Auditimet kanë evidentuar një sërë mangësish dhe problematikash strukturore si: Shkelje të kuadrit ligjor në proceset e legalizimit, duke evidentuar raste të dhënies së lejes jashtë afatit ligjor, për objekte në zona të ndaluara (rrugë nacionale, zona arkeologjike, objekte publike), ose me dokumentacion të paplotë apo për objekte të ndërtuara me materiale të përkohshme apo mbi pasuri publike (truall shtet, kanale, tokë bujqësore në administrim).
Po ashtu, KLSH ka konstatuar abuzime dhe keqadministrim në përdorimin e pasurisë publike përfshirë: mospagimin e detyrimeve për parcelën ndërtimore në mbi 249 raste vetëm në DVASHK Pogradec (vlerë mbi 140 milion lekë), përfitimin e padrejtë të pronës publike përmes AMTP ose privatizimeve të pajustifikuara, mospërputhje në zërat kadastralë dhe mungesë të dokumentacionit të origjinës së pronës. Në punën e Kadastrës janë konstatuar edhe mangësi të theksuara në administrimin e dokumentacionit dhe arkivës, duke konstatuar dosje të paplota për praktika legalizimi; mungesë procesverbalesh, firmash dhe verifikimesh zyrtare, mosrespektim të afateve ligjore dhe standardeve procedurale, si dhe mungesë mekanizmash për ndjekjen e ankesave dhe transparencës.
“U ngritën shqetësime të mëdha lidhur me problematikën e regjistrimit të AMTP-ve dhe legalizimeve, përfshirë sorollatjen e qytetarëve, mungesën e përgjigjeve zyrtare, vonesat në procedura dhe përdorimin e formave standarde të përgjigjeve që nuk ofrojnë zgjidhje efektive,” theksohet në raportin e nënkomisionit ad-hoc parlamentar. Nënkomisioni parlamentar ad-hoc për “Auditimin e Sektorit Publik” u ngrit pas debateve për kontroll politik të mazhorancës mbi punën e një institucioni të pavarur si KLSH-ja, por në strukturën finale drejtimi i tij iu la opozitës. Në punën e këtij nënkomisioni përfshihet dhe auditimi i financave të KLSH-së me anë të audituesve të pavarur të miratuar nga Kuvendi, raporton “BIRN”.
Tag: kadastrës
-

Nuk kanë fund skandalet në Hipotekë, drejtoresha e Kadastrës shpërfill Kuvendin dhe KLSH, injoron 263 rekomandime…
-

Abuzime, paligjshmëri dhe shpërdorim parash, Kadastra injoron Kuvendin dhe rekomandimet e KLSH-së
Raporti i publikuar në faqen zyrtare të Kuvendit vë në dukje se në shumicën e rasteve, Kadastra injoroi masat dhe rekomandimet e lëna për shkelje të ligjit kryesisht në proceset e legalizimeve, ndërsa drejtuesit e lartë të saj refuzuan thirrjen e Kuvendit për të dhënë llogari para nënkomisionit të posaçëm, i ngritur një vit më parë me qëllim mbikëqyrjen e zbatimit të rekomandimeve të lëna nga KLSH për institucionet publike.
“Edhe pse Nënkomisioni kishte kërkuar pjesëmarrjen e drejtuesve të lartë të subjekteve të audituara, përfshirë dhe Drejtoreshën e Përgjithshme të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, kjo kërkesë nuk u respektua,” thuhet në raport, duke e konsideruar si “mungesë serioziteti ndaj Kuvendit dhe procesit të llogaridhënies”.
Raporti i miratuar nga nënkomisioni dhe i publikuar të enjten nga Kuvendi merr në shqyrtim auditimet e përputhshmërisë për 5 drejtori vendore të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës: Tirana Rurale 1, Tirana Rurale 2, Durrës, Fier dhe Pogradec.
KLSH ka adresuar për 5 drejtoritë një numër prej 263 rekomandimesh, nga të janë zbatuar vetëm 36 rekomandime ose 13.7 për qind e totalit. Raporti i miratuar dhe publikuar të enjten nga Kuvendi del në përfundimin se sjellja e Kadastrës është “nën pritshmëritë e një administrate efikase dhe llogaridhënëse”. “Mungesa e raportimeve në kohë, shkalla e ulët e zbatimit dhe mungesa e bashkëpunimit institucional përbëjnë tregues të qartë të nevojës për përmirësim të menjëhershëm në menaxhimin e veprimtarisë së ASHK-së në nivel vendor dhe qendror,” thuhet në raport.
Auditimet kanë evidentuar një sërë mangësish dhe problematikash strukturore si: Shkelje të kuadrit ligjor në proceset e legalizimit, duke evidentuar raste të dhënies së lejes jashtë afatit ligjor, për objekte në zona të ndaluara (rrugë nacionale, zona arkeologjike, objekte publike), ose me dokumentacion të paplotë apo për objekte të ndërtuara me materiale të përkohshme apo mbi pasuri publike (truall shtet, kanale, tokë bujqësore në administrim).
Po ashtu, KLSH ka konstatuar abuzime dhe keqadministrim në përdorimin e pasurisë publike përfshirë: mospagimin e detyrimeve për parcelën ndërtimore në mbi 249 raste vetëm në DVASHK Pogradec (vlerë mbi 140 milion lekë), përfitimin e padrejtë të pronës publike përmes AMTP ose privatizimeve të pajustifikuara, mospërputhje në zërat kadastralë dhe mungesë të dokumentacionit të origjinës së pronës.
Në punën e Kadastrës janë konstatuar edhe mangësi të theksuara në administrimin e dokumentacionit dhe arkivës, duke konstatuar dosje të paplota për praktika legalizimi; mungesë procesverbalesh, firmash dhe verifikimesh zyrtare, mosrespektim të afateve ligjore dhe standardeve procedurale, si dhe mungesë mekanizmash për ndjekjen e ankesave dhe transparencës.
“U ngritën shqetësime të mëdha lidhur me problematikën e regjistrimit të AMTP-ve dhe legalizimeve, përfshirë sorollatjen e qytetarëve, mungesën e përgjigjeve zyrtare, vonesat në procedura dhe përdorimin e formave standarde të përgjigjeve që nuk ofrojnë zgjidhje efektive,” theksohet në raportin e nënkomisionit ad-hoc parlamentar.
Nënkomisioni parlamentar ad-hoc për “Auditimin e Sektorit Publik” u ngrit pas debateve për kontroll politik të mazhorancës mbi punën e një institucioni të pavarur si KLSH-ja, por në strukturën finale drejtimi i tij iu la opozitës. Në punën e këtij nënkomisioni përfshihet dhe auditimi i financiave të KLSH-së me anë të audituesve të pavarur të miratuar nga Kuvendi./ Reporter.al -

Raporti: Kadastra injoron Kuvendin dhe rekomandimet e KLSH-së
Nënkomisioni parlamentar ad-hoc për “Auditimin e Sektorit Publik” kritikon neglizhencën e Agjencisë Kombëtare të Kadastrës për të zbatuar rekomandimet dhe masat e lëna nga auditimi i Kontrollit të Lartë të Shtetit për periudhën 2022-2023, ku evidentohen një seri paligjshmërish.
BIRN
Raporti i publikuar në faqen zyrtare të Kuvendit vë në dukje se në shumicën e rasteve, Kadastra injoroi masat dhe rekomandimet e lëna për shkelje të ligjit kryesisht në proceset e legalizimeve, ndërsa drejtuesit e lartë të saj refuzuan thirrjen e Kuvendit për të dhënë llogari para nënkomisionit të posaçëm, i ngritur një vit më parë me qëllim mbikëqyrjen e zbatimit të rekomandimeve të lëna nga KLSH për institucionet publike.
“Edhe pse Nënkomisioni kishte kërkuar pjesëmarrjen e drejtuesve të lartë të subjekteve të audituara, përfshirë dhe Drejtoreshën e Përgjithshme të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, kjo kërkesë nuk u respektua,” thuhet në raport, duke e konsideruar si “mungesë serioziteti ndaj Kuvendit dhe procesit të llogaridhënies”.
Raporti i miratuar nga nënkomisioni dhe i publikuar të enjten nga Kuvendi merr në shqyrtim auditimet e përputhshmërisë për 5 drejtori vendore të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës: Tirana Rurale 1, Tirana Rurale 2, Durrës, Fier dhe Pogradec.
KLSH ka adresuar për 5 drejtoritë një numër prej 263 rekomandimesh, nga të janë zbatuar vetëm 36 rekomandime ose 13.7 për qind e totalit.
Raporti i miratuar dhe publikuar të enjten nga Kuvendi del në përfundimin se sjellja e Kadastrës është “nën pritshmëritë e një administrate efikase dhe llogaridhënëse”. “Mungesa e raportimeve në kohë, shkalla e ulët e zbatimit dhe mungesa e bashkëpunimit institucional përbëjnë tregues të qartë të nevojës për përmirësim të menjëhershëm në menaxhimin e veprimtarisë së ASHK-së në nivel vendor dhe qendror,” thuhet në raport.
Auditimet kanë evidentuar një sërë mangësish dhe problematikash strukturore si: Shkelje të kuadrit ligjor në proceset e legalizimit, duke evidentuar raste të dhënies së lejes jashtë afatit ligjor, për objekte në zona të ndaluara (rrugë nacionale, zona arkeologjike, objekte publike), ose me dokumentacion të paplotë apo për objekte të ndërtuara me materiale të përkohshme apo mbi pasuri publike (truall shtet, kanale, tokë bujqësore në administrim).
Po ashtu, KLSH ka konstatuar abuzime dhe keqadministrim në përdorimin e pasurisë publike përfshirë: mospagimin e detyrimeve për parcelën ndërtimore në mbi 249 raste vetëm në DVASHK Pogradec (vlerë mbi 140 milion lekë), përfitimin e padrejtë të pronës publike përmes AMTP ose privatizimeve të pajustifikuara, mospërputhje në zërat kadastralë dhe mungesë të dokumentacionit të origjinës së pronës.
Në punën e Kadastrës janë konstatuar edhe mangësi të theksuara në administrimin e dokumentacionit dhe arkivës, duke konstatuar dosje të paplota për praktika legalizimi; mungesë procesverbalesh, firmash dhe verifikimesh zyrtare, mosrespektim të afateve ligjore dhe standardeve procedurale, si dhe mungesë mekanizmash për ndjekjen e ankesave dhe transparencës.
“U ngritën shqetësime të mëdha lidhur me problematikën e regjistrimit të AMTP-ve dhe legalizimeve, përfshirë sorollatjen e qytetarëve, mungesën e përgjigjeve zyrtare, vonesat në procedura dhe përdorimin e formave standarde të përgjigjeve që nuk ofrojnë zgjidhje efektive,” theksohet në raportin e nënkomisionit ad-hoc parlamentar.
Nënkomisioni parlamentar ad-hoc për “Auditimin e Sektorit Publik” u ngrit pas debateve për kontroll politik të mazhorancës mbi punën e një institucioni të pavarur si KLSH-ja, por në strukturën finale drejtimi i tij iu la opozitës. Në punën e këtij nënkomisioni përfshihet dhe auditimi i financiave të KLSH-së me anë të audituesve të pavarur të miratuar nga Kuvendi.
-

Hipoteka çerdhe e korrupsionit, si është kthyer e-Albania në “sportel” ryshfeti, rrjeti i Lorena Goxhobellit nën…
Skandali në institucionin e Hipotekës duket se po merr përmasa dramatike, ndërsa Agjencia Shtetërore e Kadastrës (ASHK) akuzohet se është kthyer në një vatër sistematike korrupsioni. Qytetarët, për çdo shërbim të pronës, nga certifikata e pronësisë, te rivlerësimet dhe legalizimet, detyrohen të aplikojnë përmes e-Albania, një platformë që teorikisht duhej të ulte kontaktin me zyrtarët, por që në praktikë ka shtuar varësinë nga ndërmjetësit dhe ryshfeti. Shumica e qytetarëve nuk ia dalin dot vetë me aplikimet dixhitale dhe përfundojnë tek noterët, kancelaritë dhe qendrat private të internetit, të cilat shpesh janë të lidhura me zyrtarët dhe tarifojnë për “ndërmjetësim”. Në shumë raste, aplikimet ngecin, përgjigjet nuk kthehen dhe proceset zvarriten me muaj. Mijëra qytetarë kanë paguar disa herë për të njëjtin shërbim, por nuk kanë marrë asnjë përgjigje nga Hipoteka.
Prapaskenat
Por kjo është shndërruar në një skemë të sofistikuar zhvatjeje. Në qendër të këtij rrjeti dyshohet se qëndron Lorena Goxhobelli, Drejtoresha e Përgjithshme e Agjencisë së Kadastrës, e cila mësohet se po hetohet nga Prokuroria e Posaçme (SPAK) për keqpërdorim detyre dhe abuzim me pushtetin. Dyshohet se ajo ka ngritur një strukturë joformale, ku çdo shërbim kalon nëpërmjet “çelësit” të ryshfetit. Nga roja, te drejtuesi më i lartë, të gjithë janë pjesë e një sistemi ku qytetari paguan për të marrë të drejtën që i takon me ligj. Prapaskenat politike e bëjnë situatën edhe më të rëndë. Goxhobelli, një emër i lidhur ngushtë me kryeministrin Edi Rama, ka dhënë dorëheqjen dy herë, por është rikthyer në post me mbështetjen e tij personale. Kjo ka ngritur pikëpyetje të forta për “dosjet” që ajo mund të ketë në dorë dhe rolin e saj si “garantuese” e interesave të errëta në ndarjen e pronave. Burime brenda Kadastrës pohojnë për ekzistencën e një “liste të miqve”, ku aplikimet shqyrtohen me përparësi, ndërsa të tjerët sorollaten për muaj të tërë pa asnjë përgjigje. Për legalizime të thjeshta, qytetarët raportohet se kanë paguar deri në 10 mijë euro.
Bizneset gjithashtu denoncojnë presion dhe vonesa të qëllimshme, për të shtyrë drejt marrëveshjeve të dyshimta me palë të lidhura me drejtuesit e institucionit. Megjithatë SPAK ka nisur hetimet dhe burime konfirmojnë se Goxhobelli dhe disa zyrtarë të lartë janë nën lupën e prokurorisë për abuzime të rënda me pronën publike dhe procedurat e legalizimit. Megjithatë, deri më tani, nuk ka asnjë arrestim apo masë konkrete, duke ngritur dyshime për një mbrojtje të fuqishme politike. Pra e gjithë kjo panoramë tregon se sot, Hipoteka është kthyer në një “ishull të pavarur”, ku shteti nuk funksionon dhe ligji ka rënë. Ndërkohë një zyrtar në kushte anonimiteti e përshkruan situatën si një “bankë e pazareve të pronës”. Kadastra nuk është më vetëm një institucion i rëndësishëm administrativ, por një kërcënim serioz ndaj pronës private, të drejtave qytetare dhe vetë shtetit ligjor në Shqipëri. Sidoqoftë ndërsa qytetarët presin drejtësi, mbetet të shihet nëse kjo piramidë korrupsioni do të shembet, apo do të vazhdojë të ushqehet nga heshtja dhe pazaret në majat e pushtetit. -

Emërohet drejtori i ri i Kadastrës në Gjirokastër
Vakanca në drejtimin e zyrës rajonale të Kadastrës në Gjirokastër ka zgjatur pak ditë.
Së fundi Argjiroja.net mëson se është emëruar drejtori i ri i këtij institucioni. Ai është Erjon Galanxhi, i cili deri në fillim të këtij muaji drejtonte Kadastrën e Vlorës, institucion nga i cili u largua pas vetëm 3 muajsh.
Galanxhi pason në Gjirokastër, Klodian Balën, i cili qëndroi si drejtues 4 muaj.
Kadastra mbetet një institucion i rëndësishëm ku është qendërzuar i gjithë shërbimi që ka të bëjë me pronën në Shqipëri, si dhe legalizimin e ndërtimeve pa leje. ©Argjiroja.net -

U emërua vetëm 3 muaj më parë, largohet drejtori i Kadastrës së Vlorës
Kadastra e Vlorës nuk gjen sërish qetësi, duke mbetur sërish “pa drejtues”. Erjon Galanxhi i emëruar drejtor vetëm tre muaj më parë largohet nga detyra. Ai ishte emëruar në këtë postë në muajin mars të këtij viti.
Galanxhi mësohet se është emëruar në postin e nën drejtorit në Shkodër. Në krye të kadastrës Vlorë në vend të tij është komanduar Paola Sullaj e cila më parë ka mbajtur postin e nën drejtorit në institucionin e kadastrës Vlorë.
Erjon Galanxhi është drejtuesi i tretë i ndryshuar në dy vitet e fundit në Vlorë, pas Ina Lucit dhe Ergys Skënderit të cilët u larguan nga postet e drejtim të kadastrës më parë. -

Vazhdon skandali i Hipotekave, njeriu i ngushtë i Edi Ramës degradon institucionet, Kadastra me “bursë të zezë”…
Vazhdon skandali i Hipotekave. Institucioni që menaxhon fatet e pasurive të shqiptarëve duket se është kthyer në një treg të zi, ku ligji nuk hyn dot pa “mik” dhe pa zarfe. Në krye të këtij kaosi qëndron, drejtoresha e përgjithshme, Lorena Goxhobelli, njeriu i afërt i Edi Ramës, e cila dyshohet se e ka shndërruar Agjencinë e Kadastrës në një strukturë informale me çmime nën dorë, arrogancë dhe selektivitet brutal.
Nëse sot në Shqipëri dëshiron të marrësh një certifikatë pronësie, një rivlerësim prone apo një legalizim, duhet të kesh patjetër një lidhje personale me drejtuesen e institucionit ose të jesh gati të paguash në “bursën e zezë” të zyrës. Çdo shërbim ka një tarifë informale, e padeklaruar, por e njohur nga të gjithë, nga roja te drejtori i përgjithshëm. Ky është realiteti që buron nga qindra ankesa të qytetarëve, të mbërthyer prej javësh në korridoret e një administrate që funksionon vetëm me ryshfet.
Madje burime të brendshme flasin për një bllokim të qëllimshëm të proceseve të legalizimit, ku mijëra dosje qëndrojnë në sirtarë pa asnjë veprim ligjor, ndërsa qytetarët sorollaten në një cikël poshtërimi dhe shantazhi. Bizneset ankohen për pengesa të hapura me qëllim që të shtyhen drejt pagesave nën dorë ose kontratave të fryra me palë të treta që kanë lidhje me drejtuesit e Kadastrës.
Prapaskenat
Por Lorena Goxhobelli, drejtuesja aktuale e Hipotekës (Drejtoreshë e Përgjithshme e Agjencisë së Kadastrës, është bërë e njohur jo për reforma, por për lidhje të forta politike. Ajo ka dhënë dorëheqjen dy herë, por në të dy rastet Edi Rama ka refuzuar ta largojë. Pse? Pyetja që po qarkullon në zyrat e shtetit dhe korridoret e pushtetit është kjo: Çfarë dosjesh ka Goxhobelli në duar? Kush i mbron interesat e saj dhe të kujt janë tokat që ndahen fshehurazi? Skema duket e përpunuar mirë, pasi nëse nuk je pjesë e “listës së miqve”, shërbimi yt nuk shqyrtohet, kërkesa nuk merr përgjigje dhe asnjë e drejtë nuk njihet.
Mirëpo kjo panoramë sa alarmante aq edhe poshtëruese, tregon qartë se Kadastra si institucion dyshohet se është kthyer në një stacion, ku pronat shqiptare kalojnë përmes një zinxhiri të errët marrëveshjesh, pagesash nën dorë dhe ndërhyrjesh politike. Prokuroria dhe SHÇBA janë në dijeni të skemës, por deri më tani nuk ka asnjë hetim të hapur zyrtarisht. Një heshtje që shton dyshimet se ky është një rrjet me mbrojtje të lartë politike. “Kadastra është kthyer në një bankë të pazareve të pronës”, shprehet një zyrtar në kushte anonimiteti. “Ka raste që për të marrë një legalizim, qytetarët paguajnë deri në 10 mijë euro”.
Pra Hipoteka është kthyer në një “ishull të pavarur” ku shteti nuk ka më akses dhe ligji është zëvendësuar me favore. Megjithatë në kulmin e këtij skandali, kryeministri Rama jo vetëm që nuk reagon, por e mban Goxhobellin në pozicion, ndërsa zërat në PS flasin për një “dosje sekrete” që ajo ka në dorë, një dosje që i mban të gjithë të lidhur me zinxhirë.” Por a do të shkundet ndonjëherë kjo piramidë korrupsioni? Apo Shqipëria do të vazhdojë të jetë një shtet ku prona është një privilegj për “të lidhurit”, jo një e drejtë për qytetarin?
Kadastra është jo më vetëm një problem administrativ, por një rrezik kombëtar, ngjashëm me një “bombë” që pret të shpërthejë. Dhe emrat janë aty, të njohur, të mbrojtur dhe ende të paprekur. Sidoqoftë mbetet të shihet në ditët në vijim se çfarë do të ndodhë me Hipotekat (Kadastrën), institucion ky që qëndron në top listë si kampion i korrupsionit dhe paligjshmërisë në Shqipëri, e madje në rajon. -

Qëndroi vetëm tre muaj në detyrë, largohet drejtori i Kadastrës së Vlorës
Pas vetëm tre muajsh në detyrë, Erjon Galanxhi është larguar nga drejtimi i kadastrës së Vlorës.
Ende nuk janë bërë publike arsyet zyrtare të shkarkimit apo dorëheqjes së tij.
Kjo është një tjetër lëvizje në zinxhirin drejtues të Kadastrës së Vlorës, një institucion që ka njohur ndërrime të shpeshta drejtuesish në vitet e fundit.
Erjon Galanxhi mori detyrën në fillim të muajit mars 2025, duke zëvendësuar paraardhësin e tij që gjithashtu qëndroi për një kohë të shkurtër në krye të këtij institucioni.
-

I jepet sot lamtumira e fundit ish-kreut të Kadastrës Artan Lame
Ish-kreu i Kadastrës, Artan Lame do të përcillet sot në banesën e fundit. Familja Lame ka njoftuar se do të zhvillohen homazhe pranë Akademisë së Shkencave, salla “Libri Enciklopedik”, duke filluar nga ora 10:00.
Në orën 12:00 do të përcjellet në banesën e fundit në varrezat e Sharrës. Ndërkohë të mërkurën dhe të enjtjen do të vazhdojnë pritjet nga ora 09:30 deri në 13:00. Pasdite po ashtu nga ora 17:00 deri në 20:30.
“Të dashur familjarë e miq, erdhi momenti i ndarjes përfundimtare me njeriun tonë të dashur, ARTAN LAME. Pritjet për nder të tij do të mbahen ditën e hënë, më 26 maj, nga ora 10:00 deri në 20:00, pranë agjencisë funerale “Alba 2000”, Rruga e Durrësit (ish-ambasada jugosllave).
Të martën, më 27 maj, do të zhvillohen homazhet në nderim të Tanit pranë Akademisë së Shkencave, salla “Libri Enciklopedik”, duke filluar nga ora 10:00. Në orën 12.00 do ta përcjellim ne banesën e fundit, në varrezat e Sharrës, Tiranë. Pas ceremonisë, pritjet do të vazhdojnë ditën e mërkurë dhe e enjte, nga ora 09:30 deri në 13:00 dhe nga ora 17:00 deri në 20:30. Pranë agjencisë funerale “Alba 2000”, Rruga e Durrësit (ish-ambasada jugosllave). Me respekt Familja”, njofton familja.
Artan Lame është ndarë nga jeta në moshën 58-vjeçare në Gjermani, pas një ndëhyrje të vështirë në zemër. Ai u nda nga jeta pas daljes nga gjendja e komës. Ai ka mbajtur poste të larta drejtuese në shtetin shqiptar si zëvendësministër apo drejtor i Agjensisë së Kadastrës dhe Legalizimeve.
Lame ishte publicist, opinionist, studiues i historisë shqiptare dhe një veprimtar për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore të vendit. I lindur në Tiranë në vitin 1967, me origjinë nga fshati Qytezë i Kolonjës, Artan Lame la gjurmë si pjesë e shoqërisë civile dhe si funksionar publik.
Në vitin 2000 ishte drejtor i Trashëgimisë Kulturore në Ministrinë e Kulturës, më tej deri në 2002-shin, nënkryetar i Bashkisë së Tiranës. Për 3 vite të tjera, zëvendësministër i Territorit dhe Turizmit. Nga 2013-a, për 6 vite drejtoi Agjencinë e Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit të Zonave Informale (ALUIZNI). E përmbylli angazhimi publik me detyra shtetërore, si Drejtor i Përgjithshëm Agjencisë Shtetërore të Kadastrës.
Lame ka qenë kandidat për deputet i PS-së në zgjedhjet parlamentare 2005,2009,2013.Në vitin 2012, Presidenti i Republikës e dekoroi me “Medaljen e Mirënjohjes” për kontributin e tij në kuadër të 100-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.
-

ZYRTARE/ Artan Lame është gjallë, por në koma cerebrale
Ish-kreu i Kadastrës Artan Lame
TIRANË- Ish-kreu i Kadastrës Artan Lame është gjallë! Lajmi është konfirmuar nga familja e tij në emisionin “Opinion”. Përmes një mesazhi, familjarët kanë treguar për gazetarin Blendi Fevziu se Lame është gjallë dhe ka mundësi që t’i mbijetojë kësaj situate, duke hedhur poshtë lajmin që ka qarkulluar sot gjatë gjithë ditës, në të gjitha mediat shqiptare, si dhe ngushëllimet për ndarjen nga jeta të Lames.
Lame i është nënshtruar një operacioni dhe pas tij, nuk është zgjuar më, duke rënë në koma cerebrale, por është ende në jetë. Mjekët thonë që mundësia që ai të jetojë është e vështirë, por ekziston.
“Kam një anonçim të shkurtër, që është padyshim një nga anonçimet më të vështirë që do të bëj ndoshta edhe në të gjithë jetën time. Një nga miqtë e mi personal, një nga njerëzit që jam i bindur e ka dashur Shqipërinë dhe historinë e saj më shumë se shumë të tjerë, Artan Lame ndodhet në momente shumë të rënda të jetës së tij. Sot paradite ka dalë lajmi që ai iku nga kjo jetë, në fakt ai ndodhet në koma cerebrale. Ka hyrë në një operacion të rëndë në zemër, pas një problem disajavorë. Operacioni nuk ka arritur ta zgjojë më, pra ai është në koma cerebrale, por është ende në jetë. Mjekët thonë që mundësia që ai të jetojë është thuajse…, pra është e vështirë. Por gjithsesi ai është ende në jetë dhe unë kam një porosi nga familja e tij që ta bëjë këtë anonçim për të thënë që të mos bëhet fakt i kryer diçka që nuk ka ndodhur ende,”- u shpreh Blendi Fevziu.
Ish-kreu i Kadastrës është 58 vjeç. Ai është transferuar në Mynih të Gjermanisë, pasi ka pësuar një ishemi një muaj më parë. Një ditë më parë iu nënshtrua një ndërhyrjeje të vështirë në zemër, por ende vazhdon të luftojë me vdekjen. Pas raportimit të lajmit të hidhur gabimisht, pati një sërë ngushëllimesh nga politikanë e miq të Lames, përfshirë edhe kryeministrin Edi Rama.
Koma është një gjendje e thellë e pavetëdijes së zgjatur në të cilën një person nuk mund të zgjohet; nuk arrin t’i përgjigjet normalisht stimujve të dhimbshëm, dritës ose zërit; i mungon një cikël normal zgjimi; dhe nuk inicon veprime vullnetare.
Komat mund të rrjedhin nga shkaqe natyrale, ose mund të shkaktohen nga mjekësia, si në rastin e Lames që ka ndodhur gjatë një operacioni.
Koma shkaktohet nga një dëmtim i trurit që mund të ndodhë për shkak të rritjes së tensionit, gjakderdhjes, humbjes së oksigjenit, ose një grumbullimi toksinash. Dëmtimi mund të jetë i përkohshëm dhe i kthyeshëm. Por mund të jetë edhe i përhershëm.