Tag: kadastrës

  • Prokuroria heton Kadastrën e Vlorës për shitjen e shumëfishtë të disa apartamenteve në një pallat

    Prokuroria heton Kadastrën e Vlorës për shitjen e shumëfishtë të disa apartamenteve në një pallat

    Me urdhër të Prokurorisë, tre oficerë të Policisë Gjyqësore kanë zhvilluar sot një veprim hetimor në zyrat e Kadastrës së qytetit. Prej orës 12:00, ata kanë sekuestruar dhe fotokopjuar disa dosje të rëndësishme që lidhen me një objekt pallati ende të papërfunduar, për të cilin po hetohet ligjshmëria e lejes së ndërtimit dhe procedurave të ndjekura.
    Ky është rasti i dytë brenda një periudhe të shkurtër që lidhet me hetime mbi lejet e ndërtimit dhe zhvillimin urban në qytetin e Vlorës. Sipas burimeve, po verifikohen dokumentet përkatëse të dhënies së lejes dhe ecuria e zbatimit të saj, ndërkohë që në fokus janë edhe disa apartamente të objektit, për të cilat janë bërë denoncime se janë shitur në mënyrë të shumëfishtë.
    Burimet bëjnë me dije se ky hetim do të shtrihet përtej ndërtuesve dhe do të përfshijë gjithashtu përfaqësues të Kadastrës, për të verifikuar nëse ka pasur bashkëpunim apo ndërhyrje të drejtpërdrejta në kontratat midis ndërtuesit dhe vlerësuesve të pronës.
    Për momentin nuk bëhen të ditur emrat e ndërtuesve apo oficerëve të përfshirë në këtë fazë.

  • Lorena Goxhobelli në qendër të kritikave të BE, Kadastra qelbet nga korrupsioni dhe nga abuzivizmi

    Lorena Goxhobelli në qendër të kritikave të BE, Kadastra qelbet nga korrupsioni dhe nga abuzivizmi

    Komisioni Europian ka shënjestruar Agjencinë Shtetërore të Kadastrës si një nga vatrat më të rrezikshme të korrupsionit në Shqipëri, duke ngritur alarmin për mungesën e transparencës, abuzimet me fondet publike dhe pandëshkueshmërinë që ka mbërthyer institucionin. Në raportin zyrtar për sundimin e ligjit për vitin 2025, Brukseli e fut ASHK-në në të njëjtën listë të zezë me sektorët më të kalbur si shëndetësia, arsimi dhe policia. Sipas KE-së, Kadastra është kthyer në një terren të minuar nga abuzivizmi dhe klientelizmi, ku kontrollet janë thuajse të paralizuara.
    Emri i drejtoreshës Lorena Goxhobelli lidhet drejtpërdrejt me këtë institucion të “infektuar” dhe “qelbur” nga korrupsioni, që tashmë është nën vëzhgim të rreptë europian. Ndërkohë, qeveria shqiptare thuhet se po harton plane për të shpëtuar situatën në këtë sektor, por KE nënvizon se pa një reformë të thellë dhe digjitalizim real, gjithçka rrezikon të mbetet në letër. Pra Shqipëria ndodhet përballë një “provoje zjarri” për të pastruar kadastrën, përndryshe rruga drejt BE-së rrezikon të bllokohet nga korrupsioni që e ka zënë për fyti.
    Pjesë nga raporti i KE
    Konkretisht Kadastra shqiptare, një nga zonat me rrezik të lartë për korrupsion, mbetet nën vëzhgimin kritik të Komisionit Europian. Në raportin më të fundit për sundimin e ligjit në Shqipëri për vitin 2025, KE ngre shqetësime të thella për mungesën e transparencës, dobësitë në ndjekjen penale të korrupsionit dhe përfshirjen e institucioneve kyçe në praktika abuzive. Agjencia Shtetërore e Kadastrës përmendet mes sektorëve më të ekspozuar ndaj korrupsionit, bashkë me shëndetësinë, arsimin dhe policinë.
    Më poshtë janë katër thekse kyçe nga raporti i KE-së, që nxjerrin në pah sfidat e Shqipërisë në luftën kundër pandëshkueshmërisë dhe abuzimit me fondet publike. “Megjithëse përpjekjet për shtypjen dhe parandalimin e korrupsionit janë rritur, korrupsioni vijon të jetë i përhapur në shumë fusha, përfshirë ato që konsiderohen me rrezik të lartë për korrupsion. Mungesa e transparencës në procedurat e prokurimit publik, veçanërisht për partneritetet publike-private, mbetet një burim shqetësimi.
    Specializimi në hetimin dhe ndjekjen penale të korrupsionit në prokurime është i dobët. Keqpërdorimi i fondeve shtetërore gjatë fushatave zgjedhore mbetet një çështje shqetësuese, pavarësisht nismave të ndërmarra nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për të monitoruar dhe ndëshkuar shkeljet, përfshirë korrupsionin, në lidhje me zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025. Si përgjigje ndaj një rekomandimi parlamentar, SPAK ka miratuar një strategji për luftën kundër krimeve zgjedhore, përfshirë ngritjen e ekipeve hetimore në bashkëpunim me Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Policinë e Shtetit dhe agjenci të tjera ligjzbatuese për të parandaluar dhe hetuar krimet zgjedhore.
    Rreziqet e korrupsionit vazhdojnë të jenë të pranishme veçanërisht në sektorin e shëndetësisë, arsimit, brenda policisë, si dhe në Agjencinë Shtetërore të Kadastrës, të cilat konsiderohen fusha me rrezik të lartë për korrupsion. Qeveria po zhvillon plane të posaçme për vlerësimin e rrezikut në fushën e prokurimit publik dhe për Agjencinë Shtetërore të Kadastrës, të cilat duhet të mbështeten me konsolidimin dhe digjitalizimin e të dhënave kadastrale. Kontrolli i brendshëm dhe mekanizmat e inspektimit në administratën publike vazhdojnë të jenë joefektivë”, thuhet në raportin Komisionit Europian (KE) për sundimin e ligjit në Shqipëri për vitin 2025.

  • Lorena Goxhobelli në krye të Kadastrës së korrupsionit, ja si i funksionon mekanizmi i dhënies së certifikatave të…

    Lorena Goxhobelli në krye të Kadastrës së korrupsionit, ja si i funksionon mekanizmi i dhënies së certifikatave të…

    Në Agjencinë Shtetërore të Kadastrës është ngritur një skemë e mirëorganizuar korrupsioni, e cila funksionon në mënyrë të padukshme, por me ndikim të thellë tek e drejta e pronësisë së mijëra qytetarëve shqiptarë. Në krye të këtij sistemi, që tashmë quhet gjithnjë e më shpesh “Kadastra e korrupsionit”, qëndron emri i njohur i Lorena Goxhobellit, drejtoresha që po përflitet për lidhjet e saj me strukturat informale të ryshfetit dhe trajtimit selektiv të dosjeve të pronës.
    Një rrjet i ndërtuar mbi pagesa nën dorë
    Sipas burimeve dhe denocnimet të qytetarëve për gazetën “SOT” që kanë përjetuar këtë kalvar, skema korruptive në Kadastrën e drejtuar nga Goxhobelli funksionon me një metodologji të qartë: çdo kërkesë për certifikatë pronësie, rifreskim kartele, apo regjistrim të një pasurie të paluajtshme kalon përmes një rrjeti të brendshëm zyrtarësh që presin “sinjalin”, pra pagesën informale, për ta çuar dosjen përpara. Kjo pagesë, e cila nuk evidentohet në asnjë dokument zyrtar, bëhet përmes ndërmjetësve, të cilët janë dhe punonjës të brendshëm që i përkasin grupit të “besuar” që Goxhobelli ka vendosur në degët kryesore të vendit, sidomos në Tiranë, Durrës, Vlorë, Elbasan dhe Fier.
    Denoncimet
    Pavarësisht denoncimeve të herëpashershme publike, SPAK nuk ka hapur ende një hetim të plotë për këtë sistem të kalbur. Madje, emri i Lorena Goxhobellit nuk është përmendur asnjëherë në ndonjë akt zyrtar hetimi, edhe pse drejtimi i saj në Kadastrën shqiptare është shoqëruar me dhjetëra raste të dyshimta. Mbetet të shohim se çfarë do të bëjë SPAK me kallëzimin që pritet të bëjë PD ndaj Kadastrës me 6 mijë legalizime të dyshuara për të blerë vota në prag të zgjedhjeve. Goxhobelli akuzohet  nga opozita për shkelje flagrante të ligjit zgjedhor, duke dhënë leje ilegalisht gjatë periudhës së ndaluar prej katër muajsh para 11 majit.  Gjithashtu burime të brendshme bëjnë me dije se Goxhobelli dyshohet se gëzon mbrojtje politike të fort të atyre që përdorin kadastrën për të zgjidhur problemet e tyre të pronësisë apo për të favorizuar biznesmenë të afërt. Kjo mbështetje politike i ka dhënë asaj jo vetëm imunitet, por edhe mundësinë për të ndërtuar një piramidë të mirëfilltë ryshfeti në zyrat e Hipotekës në të gjithë vendin.
    Skema
    Nga ana tjetër, platforma digjitale e-Albania, që teorikisht duhet të ofrojë akses të barabartë për të gjithë, sot është kthyer në një makineri burokratike, që jo vetëm nuk zgjidh problemet, por i shton ato. Aplikimet te Kadastra “zhduken,” përgjigjet mungojnë dhe proceset vonohen qëllimisht për t’iu lënë rrugë pazareve nën dorë duke paguar tarifat e heshtura të shërbimit. Qytetarët po paguajnë dy apo tre herë për të njëjtin shërbim, pa marrë as dokumentin përfundimtar dhe pa asnjë garanci për procesin.
    Bizneset e vogla dhe të mëdha raportojnë gjithashtu për presione të vazhdueshme për të hyrë në marrëveshje të fshehta me ndërmjetës ose përfaqësues zyrash. Proceset janë të manipuluara që në hapat e parë, dhe çdo vonesë është një taksë e fshehur për qytetarin. Në shumë raste, dosjet ligjore zhduken nga sistemi, ose kalojnë në duar të palëve të lidhura me njerëz të pushtetshëm. E-Albania nuk është më një derë për shërbime publike, por një perde që mbulon paligjshmërinë. Nëse SPAK-u nuk ndërhyn, atëherë sistemi hipotekor në Shqipëri do të shndërrohet në modelin më të qartë të korrupsionit të institucionalizuar, ku prona e qytetarit nuk ka më vlerë ligjore, por vetëm tregtare.

  • E braktisi për të marrë drejtimin e Kadastrës së Vlorës, Berisha zbulon mesazhin që mori nga Deromemaj: Një demokrat…

    E braktisi për të marrë drejtimin e Kadastrës së Vlorës, Berisha zbulon mesazhin që mori nga Deromemaj: Një demokrat…

    Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka komentuar largimin e Genc Deromemajt nga kryesia e PD-së për të marrë drejtimin e Kadastrës së Vlorës.
    Gjatë një konference për shtyp, Berisha tha se Deromemaj e kishte njoftuar më herët për tërheqjen nga politika aktive.
    “Ky person, me një karrierë në PD, para 10 ditëve më ka dërguar një mesazh, ku më informoi se do të largohej nga aktiviteti politik përgjithnjë. Kjo është zgjedhja e tij dhe unë thelbin e lirisë konsideroj të drejtën e zgjedhjes. Ka marrë një post, që një demokrat nuk do e merrte kurrë, por zgjedhja është e tij”, tha Berisha.

  • Anëtari i Kryesisë së PD në krye të Kadastrës së Vlorës, Berisha tregon mesazhin që i erdhi nga Deromemaj: Një demokrat s’do e merrte kurrë atë post

    Anëtari i Kryesisë së PD në krye të Kadastrës së Vlorës, Berisha tregon mesazhin që i erdhi nga Deromemaj: Një demokrat s’do e merrte kurrë atë post

    Kryedemokrati Sali Berisha, gjatë konferencës për shtyp, komentoi vendimin e Genc Deromemajt, që la kryesinë e PD-së për të marrë drejtimin e Kadastrës së Vlorës.

    “Ky person, me një karrierë në PD, para 10 ditëve më ka dërguar një mesazh, ku më informoi se do të largohej nga aktiviteti politik përgjithnjë. Kjo është zgjedhja e tij dhe unë thelbin e lirisë konsideroj të drejtën e zgjedhjes. Ka marrë një post, që një demokrat nuk do e merrte kurrë, por zgjedhja është e tij”, tha Berisha.

    Top Channel

  • Kadastra, katastrofa e ekonomisë shqiptare, pronat e qytetarëve në rrezik nga banda Goxhobelli, zvarritje me…

    Kadastra, katastrofa e ekonomisë shqiptare, pronat e qytetarëve në rrezik nga banda Goxhobelli, zvarritje me…

    Në zemër të administratës shqiptare, një skandal gjigand po merr përmasa dramatike, duke tronditur besimin e fundit të qytetarëve në shtet. Agjencia Shtetërore e Kadastrës (ASHK), institucioni që duhet të garantojë sigurinë ligjore të pronës private, duket se është kthyer në një strukturë të organizuar zhvatjeje dhe presioni. Banda e drejtuar nga Lorena Goxhobelli, e cila aktualisht mban postin e drejtueses së këtij institucioni, dyshohet se ka ngritur një regjim të frikshëm klientelizmi dhe mitmarrjeje. Zyrtarët e Kadastrës, të mbrojtur nga heshtja politike dhe mungesa e drejtësisë, kanë vendosur që pronat e shqiptarëve të mos jenë më të siguruara nga ligji, por nga ryshfeti.
    Denoncimi
    Gazeta “Sot” ka denoncuar në mënyrë të vazhdueshme aferat e rënda që zhvillohen brenda zyrave të Kadastrës, por asgjë nuk ka ndryshuar. Përkundrazi, zullumi është rritur. Qytetarët që kërkojnë certifikatë pronësie, legalizim të një shtëpie apo ndryshim pronësie, përballen me një mur të padukshëm dhe të pamëshirshëm, se, nëse nuk paguan nën dorë, nuk merr asgjë. Ndërkohë, nga lartësitë e zyrave të drejtorisë, Goxhobelli vazhdon të qëndrojë e patrazuar, duke komanduar një administratë të korruptuar deri në palcë. Sipas burimeve të brendshme, për të përfituar një shërbim, qytetarëve u kërkohen nga 10 mijë euro, deri në 100 mijë euro ryshfet. Po, 100 mijë euro, për të marrë një të drejtë që u takon me ligj. Kjo nuk është thjesht korrupsion, por është grabitje me ligj. Ndërkohë përtej fasadës së një sistemi online që duhej të rriste transparencën, fshihet një rrjet mafioz që operon pa frikë dhe pa përgjegjësi. Dhe më e frikshmja është se, askush nuk mban përgjegjësi për vonesat, as për bllokimet, as për fatin e qytetarëve.
    Kadastra, makthi i qytetarëve
    Kadastra është kthyer në makthin e çdo familjeje shqiptare që kërkon të ndërtojë, të shesë, të blejë apo të trashëgojë një pronë. Situata është aq kritike, sa në disa raste janë bllokuar tërësisht projekte strategjike të biznesit, investime të huaja dhe zhvillime lokale, sepse mungon një certifikatë! Por kjo certifikatë ka një çmim që nuk përballohet me paga shqiptare, por vetëm me thesarin e krimit apo borxhe marramendëse. Nga ana tjetër, burime të sigurta pohojnë se për shkak të presionit mediatik dhe pakënaqësisë popullore, drejtoresha Goxhobelli ka tentuar të dorëhiqet dy herë, por dorëheqja i është refuzuar nga vetë kryeministri Edi Rama. Në një takim kokë më kokë në zyrat e qeverisë, Rama i ka dhënë mbështetje të plotë, duke i dhënë, sipas informacioneve, “instruksione të qarta sesi të menaxhojë zërat”.
    Një tjetër thikë pas shpine për qytetarët. Megjithatë, skandali është kaq i madh, sa po paralizon jo vetëm besimin në shtet, por edhe vetë ekonominë kombëtare. Afera në Kadastër nuk është një problem teknik, por një krim i organizuar me bekimin politik. Gazeta “Sot” ka raportuar me fakte për rastet ku familje të tëra kanë mbetur pa pronë, bizneset janë mbyllur dhe emigrantët janë kthyer për të gjetur një shtet armik ndaj tyre. Po ashtu, qytetarët janë kthyer në pengje të një sistemi që nuk i mbron, por i shantazhon. Në emër të një certifikate, të një legalizimi apo një vendimi administrativ, shumë shqiptarë janë të detyruar të hyjnë në skema informale, duke rrezikuar çdo gjë. Kjo pasi institucioni i Kadastrës, që dikur konsiderohej një hallkë e zhvillimit ekonomik, sot është një “bombë sociale” që po kërcënon të shpërthejë. Por përpara këtij skandali kushdo me të drejtë pyet, po drejtësia dhe Prokuroria e Posaçme (SPAK) ku janë?
    Deri më tani asnjë zyrtar nuk është marrë në pyetje, asnjë hetim nuk është hapur, asnjë akt-akuzë nuk është ngritur. Kjo është një situatë që ngre alarmin më të madh të mundshëm, se, nëse prona nuk është e sigurt, as demokracia, as shteti nuk kanë kuptim. Sidoqoftë është koha që shoqëria civile, mediat, opozita dhe qytetarët të bashkohen për të denoncuar dhe ndalur këtë regjim gjobash. Lorena Goxhobelli dhe banda e saj nuk duhet të jenë më mbi ligjin. SPAK duhet të ndërhyjë menjëherë. Madje ka ardhur koha të mbyllet një herë e mirë kjo plagë e hapur në trupin e Shqipërisë. Sepse kur prona nuk është e mbrojtur, liria është vetëm një iluzion. Dhe Shqipëria nuk mund të jetë një republikë e zhvatjes dhe e mashtrimit. Kështu që kjo aferë korruptive dhe gjobëvënëse ndaj qytetarëve nëse nuk ndalet tani, nesër do jetë shumë vonë.

  • Ish-kreu i PD në Vlorë emërohet në krye të Kadastrës

    Ish-kreu i PD në Vlorë emërohet në krye të Kadastrës

    Genc Deromemaj, ish-kreu i degës së Partisë Demokratike, është emëruar në krye të Kadastrës së Vlorës.
    Deromemaj ishte një nga mbështetësit e parë të Sali Berishës në momentin që ai nisi turin e foltoreve në të gjithë vendin, në shtator 2021, kohë kur pati edhe përplasjet e mëdha me Lulzim Bashën, në atë kohë kreu i PD-së. Deromemaj gjithashtu mbështeti Berishën në Kuvendin e Jashtëzakonshëm të rithemelimit të PD-së që u mbajt në 11 dhjetor 2021.
    Deromemaj ka mbajtur më herët funksione politike në nivel lokal dhe konsiderohet një figurë me përvojë në administratë.
    Në vitin 2015 ai garoi për kreun e Bashkisë së Vlorës, përballë Dritan Lelit, përballje që në atë kohë e humbi. Deromemaj ka qenë prej vitesh një nga emrat më të angazhuar në degën e PD-së së Vlorës, ku ka mbajtur funksione të ndryshme.
    Ai merr këtë detyrë pas largimit të drejtuesit të mëparshëm të këtij institucioni, Erjon Galanxhi, i cili dha dorëheqjen pas vetëm 3 muajsh në detyrë.

  • Ish-kreu i PD-së në Vlorë emërohet në krye të Kadastrës

    Ish-kreu i PD-së në Vlorë emërohet në krye të Kadastrës

    Ish-kryetari i Partisë Demokratike në degën e Vlorës, Genc Dermomemaj është emëruar në krye të Kadastrës së Vlorës.
    Këtë post deri para disa ditësh e mbante Paola Sulaj, e cila ishte e komanduar në detyrë pas dorëheqjes së kreu të këtij institucioni.
    Kujtojmë se Dermomema në moshë shumë të re ka qenë edhe kandidat për kryetar të bashkisë së Vlorës, ku humbi zgjedhjet përballë Dritan Lelit.
    Në vitin 2015, Partia Socialiste në Vlorë e akuzonte Dermomemajn si ndërtuesin “hije” të familjes së ish-kryetarit të PD, asokohe Lulzim Basha.

  • Ish-kreu i PD në zonë/ Genc Deromemaj emërohet në krye të Kadastrës në Vlorë

    Ish-kreu i PD në zonë/ Genc Deromemaj emërohet në krye të Kadastrës në Vlorë

    Genc Deromemaj, ish-kreu lokal i Partisë Demokratike në Vlorë, është emëruar në krye të Drejtorisë Rajonale të Kadastrës në këtë qytet.
    Deromemaj ka mbajtur më herët funksione politike në nivel lokal dhe konsiderohet një figurë me përvojë në administratë.
    Ai merr këtë detyrë pas largimit të drejtuesit të mëparshëm të këtij institucioni, Erjon Galanxhi, i cili dha dorëheqjen pas vetëm 3 muajsh në detyrë.

  • Ish-kreu i PD-së në Vlorë në krye të Kadastrës

    Ish-kreu i PD-së në Vlorë në krye të Kadastrës

    Ish-kryetari i PD-së në degën e Vlorës, Genc Deromemaj është emëruar në krye të Kadastrës së Vlorës. Këtë post deri para disa ditësh e mbante Paola Sulaj, e cila ishte e komanduar në detyrë pas dorëheqjes së kreu të këtij institucioni. Deromema në moshë shumë të re ka qenë edhe kandidat për kryetar të bashkisë së Vlorës, ku humbi zgjedhjet përballë Dritan Lelit. Në vitin 2015, Partia Socialiste në Vlorë e akuzonte Deromemajn si ndërtuesin “hije” të familjes së ish-kryetarit të PD, asokohe Basha.