Tag: kadastrës

  • Mashtrim dhe falsifikim, Apeli i ul dënimin ish-drejtorit të Kadastrës së Gjirokastrës

    Mashtrim dhe falsifikim, Apeli i ul dënimin ish-drejtorit të Kadastrës së Gjirokastrës

    Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm në Tiranë ka shpallur fajtor ish-drejtorin e Kadastrës së Gjirokastrës, Florian Taçi, duke i zbritur nga 6 në 4 vite burg dënimin për të.
    Kryesuesja e seancës gjyqësore Valdete Hoxha ka vendosur lënien në fuqi të vendimit për dënimin e zyrtarit, duke ndryshuar vetëm masën e dënimit që kishte dhënë kohë më parë Gjykata e Faktit në Gjirokastër e cila i kishte akorduar 6 vite burg dhe me gjykim të shkurtuar pasi Taçi pranoi që kishte konsumuar veprat penale dhe shkaktuar dëm të qytetarëve dhe shtetit.
    Duke parë se Taçi pati kërkuar gjykim të shkurtuar, ai do të qëndrojë në burg për 2.8 vite. Prej kësaj zbritet dhe koha e vuajtur në shtëpi, dhënë nga Gjykata e Shkallës së Parë e Gjirokastrës, ndaj ish-drejtorit të Kadastrës së Gjirokastrës i mbetet më shumë se 1 vit e gjysmë që të vuajë në një burg të sigurisë së zakonshme.
    Pritet nga momenti në moment urdhër-ekzekutimi nga prokurori i çështjes që Florian Taçi të hyjë për herë të parë në qelinë e burgut për të vuajtur dënimin e ngelur me 1.8 vite burg ndërsa deri më tani ka vuajtur dënimin në banesë.
    Për bashkëpunëtorin e tij të ngushtë në aferat e paligjshme Alban Memisha u la në fuqi dënimi me 4 vite burg, por që do të vuajë 2.5 vite burg për shkak të gjykimit të shkurtuar.
    Ndërkohë u la i lirë nga akuzat Julian Nakuçi për të cilin Gjykata e Shkallës së Parë në Gjirokastër kishte dhënë vendimin për detyrim paraqitje me 8 muaj.
    Akuzat
    Florian Taçi, ish-kreu i Kadastrës në Gjirokastër dhe Alban Memisha punonjës në këtë institucion, u arrestuan në flagrancë në një aksion blic më 28 Shkurt të vitit 2024 pasi u gjetën duke përpiluar tapi të falsifikuara në zyrën e ish-zyrtarit socialist, pranë Policisë së Qarkut Gjirokastër.
    Taçi kishte akses të plotë në serverin qëndror të Kadastrës së Shqipërisë, nga ku penetronte me dëshmitë e pronësive duke u dhënë prona me vula dixhitale personave të tjerë.
    Taçi akuzohet për falsifikim, mashtrim dhe shpërdorim i detyrës, ndërsa u arrestua më 28 Shkurt të këtij viti dhe më pas u la në arrest shtëpiak nga Apeli në muajin Mars, ku qëndroi sipas vendimit që tashmë do i llogaritet pas formës së prerë. Shkalla e parë dha verdiktin më 4 dhjetor 2024, ndërsa tani pritet ekzekutimi i tij.

  • Hipoteka vatër korrupsioni dhe paligjshmërie, Edi Rama zbardh faktet për legalizime skandaloze në hapësira…

    Hipoteka vatër korrupsioni dhe paligjshmërie, Edi Rama zbardh faktet për legalizime skandaloze në hapësira…

    Rigels Seliman
    Një furtunë e re pritet të godasë ndërtimet e legalizuara në mënyrë të dyshimtë, pas paralajmërimit të fundit të kryeministrit Edi Rama për shtrirjen e aksionit të prishjeve në të gjithë territorin. Pas zonës së Thethit dhe ndërtimeve abuzive që po dëmtonin peizazhin natyror, kryeministri Rama ka vënë në shënjestër edhe ato objekte që, megjithëse të legalizuara, kanë uzurpuar hapësira publike, trotuare, parqe apo rrugë. Ditën e djeshme Rama theksoi se këto legalizime janë bërë në shkelje të ligjit, për interesa klienteliste, dhe se do të anulohen me zero tolerancë, përmes një pakete të re ndëshkimore penale ndaj nëpunësve të përfshirë.
    Por në fokus nuk janë vetëm punonjësit e thjeshtë. Pyetja që po ngrihet me forcë është: A do të mbajnë përgjegjësi krerët e Kadastrës, të cilët kanë firmosur ose toleruar këto abuzime? Rasti më i përfolur është ai i drejtoreshës së Përgjithshme të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës (ASHK), Lorena Goxhobelli, për të cilën ka pasur akuza të vazhdueshme për lejim dhe nxitje të paligjshmërisë në legalizime.
    Kryeministri përmendi një rast flagrant të një lokali që kishte “legalizuar” zaptimin e trotuarit me tenda hekuri, një simbol i haptë i asaj që ai e quajti “çmenduri urbane”. Ai premtoi se të gjitha këto raste do të goditen me forcë, si pjesë e reformës së re për kontrollin e territorit, ku për herë të parë do të përfshihen edhe masa penale për firmëtarët e legalizimeve të paligjshme. Por reagimi i Ramës ngjalli një valë denoncimesh që vërshuan dje në rrjetet sociale nga qytetarët, të cilët komentuan me zemërim ndaj postimit të tij, duke evidentuar sesi kanë vuajtur prej vitesh nga padrejtësitë dhe korrupsioni në Kadastra.
    Në fakt, kjo nuk është hera e parë që flitet për këtë vatër abuzimi, pasi edhe gazeta “SOT” ka denoncuar sistematikisht që prej kohësh se Kadastra është kthyer në një çiban të korruptuar të administratës publike, ku ligji shkelet në mënyrë të organizuar nga lart-poshtë, ndërsa drejtoresha e këtij institucioni, Lorena Goxhobelli ngjan më shumë me atë shprehjen “peshku qelbet nga koka”.  Megjithatë teksa shohim deklaratën e kryeministrit Rama, për herë të parë, ai duket se bie në sintoni të plotë me denoncimet mediatike të gazetës “SOT”, duke pranuar publikisht se Kadastra është një vatër korrupsioni dhe paligjshmërie, që ka nevojë për pastrim rrënjësor dhe ndëshkim real, jo vetëm për rojet e portës, por për kokat që kanë firmosur dhënien e pronës publike për interesa private në këmbim të ryshfetit apo interesave të ngushta.
    Detajet
    Ndërkohë theksojmë se pas Thethit, duket se vala e prishjeve të ndërtimeve dhe objekteve që zënë hapësirat publike do të shtrihet në të gjithë vendin. Konkretisht pas aksionit për lirimin e zonave të përbashkëta, kryeministri ka paralajmëruar se do të goditen edhe ato subjekte që i kanë legalizuar objektet. Sipas tij, kudo që dyshohet se legalizimi është bërë në kundërshtim me ligjin, ai do të anulohet.
    Në “Facebook”, Rama ka dhënë dhe një shembull konkret të një lokali që ka legalizuar një shtesë duke bllokuar trotuarin. “Për të gjitha këto lloj çmendurish me qëllim fitimi në kurriz të komunitetit, të cilat kanë marrë dokument legalizimi në hapësirën publike duke ngritur tenda hekuri, jo vetëm që do të reagohet me zero tolerancë duke i anulluar ligjërisht, por do të miratohet së shpejti, si pjesë e reformës së re të kontrollit të territorit edhe një masë për ndëshkimin penal të të gjithë atyre nëpunësve të Aluiznit dje apo të Kadastrës më pas, që kanë firmosur për këto legalizime kriminale në mes të lagjeve të qyteteve tona”, shkruan Rama. Por pyetja e madhe që shtrohet është: Kush realisht do të mbajë përgjegjësi për këtë legalizim?
    Ashtu si në Theth ku asnjë institucion nuk mori masa të ndalonte ndërtimet, këtu kemi një nivel akoma më të lartë paligjshmërie. Objekte të caktuara janë legalizuar në shkelje flagrante të ligjit, pra kryeministri duhet të na thotë nëse do mbajë përgjegjësi dikush nga krerët e Kadastrës, duke filluar nga drejtoresha e Përgjithshme, Lorena Goxhobelli, e deri te drejtorët lokalë, të cilët gazeta “SOT” i ka denoncuar në mënyrë sistematike. Sipas asaj që thotë Rama, do e pësojnë nëpunësit e fundit. Por të gjithë e dimë se në këtë batërdi janë përfshirë krerët e organeve kompetente dhe nuk mund të kalohet me ndëshkim të punonjësve të thjeshtë.

  • “Zero tolerancë ndaj kësaj çmendurie”, paralajmërimi i fortë i Ramës: Ndëshkim penal edhe për nëpunësit e ALUIZNI-t dhe Kadastrës

    “Zero tolerancë ndaj kësaj çmendurie”, paralajmërimi i fortë i Ramës: Ndëshkim penal edhe për nëpunësit e ALUIZNI-t dhe Kadastrës

    Kryeministri Edi Rama në një tjetër postim në rrjetin social ka paralajmëruar zero tolerancë ndaj tendave të hekurit që kanë zënë hapësirat publike.

    Gjithashtu ai thekson se do të anullohen ligjërisht të gjitha legalizimet e këtyre tenderave, ndërsa thekson se do të ndëshkohen të gjithë ata nëpunës të ALUIZNI-t dhe Kadastrës që kanë firmosur për këto legalizime kriminale.
    Njoftimi:

    🔴 Për të gjitha këto lloj çmendurish me qëllim fitimi në kurriz të komunitetit, të cilat kanë marrë dokument legalizimi në hapësirën publike duke ngritur tenda hekuri, jo vetëm që do të reagohet me zero tolerancë duke i anulluar ligjërisht, por do të miratohet së shpejti, si pjesë e reformës së re të kontrollit të territorit edhe një masë për ndëshkimin penal të të gjithë atyre nëpunësve të Aluiznit dje apo të Kadastrës më pas, që kanë firmosur për këto legalizime kriminale në mes të lagjeve të qyteteve tona👊

  • Kryeministri Rama publikon dokumentin: Do të anulohen lejet e legalizimit në hapësirat publike!

    Kryeministri Rama publikon dokumentin: Do të anulohen lejet e legalizimit në hapësirat publike!

    Një reformë e re për kontrollin e territorit do të merret nga qeveria, duke marrë shkas nga zaptimi i hapësirave publike nga ndërtimet pa leje. Kryeministri Edi Rama ka publikuar rastin e një shtese lokali që është legalizuar në hapësirë publike. Rama thotë se do të anulohet ligjërish legalizimi i lejeve të tilla, e madje do të ketë hetim penal edhe për punonjësit e Kadastrës që kanë zbatuar akte të tilla.
    ”Për të gjitha këto lloj çmendurish me qëllim fitimi në kurriz të komunitetit, të cilat kanë marrë dokument legalizimi në hapësirën publike duke ngritur tenda hekuri, jo vetëm që do të reagohet me zero tolerancë duke i anulluar ligjërisht, por do të miratohet së shpejti, si pjesë e reformës së re të kontrollit të territorit edhe një masë për ndëshkimin penal të të gjithë atyre nëpunësve të Aluiznit dje apo të Kadastrës më pas, që kanë firmosur për këto legalizime kriminale në mes të lagjeve të qyteteve tona”,-shkruan Rama.

    Rasti i lokalit në foto, i publikuar nga kreu i qeverisë ndodhet në Tiranë.
    Me një vendim që mban datën e sotme, shtesa e legalizuar e këtij lokali në tokë publike, është anuluar nga Agjencia Shtetërore e Kadastrës. Legalizimi i këtij objekti ishte bërë më datë 12 Mars 2025.

  • Lirimi i hapësirave publike, Rama paralajmëron punonjësit e ALUZINI dhe Kadastrës: Do ketë ndëshkim

    Lirimi i hapësirave publike, Rama paralajmëron punonjësit e ALUZINI dhe Kadastrës: Do ketë ndëshkim

    Foto ilustruese

    TIRANË- Kryeministri shqiptar Edi Rama, në një postim të fundit në median sociale Facebook, ka publikuar rastin konkret të një shtese lokali të legalizuar mbi hapësirë publike. Për Ramën, edhe ky rast është pjesë e asaj që ai e quan një “çmenduri” për përfitime personale në kurriz të komunitetit. Teksa ndan pamjet dhe lejen e marrë, kreu i qeverisë ka bërë edhe një lajmërim për punonjësit e ALUIZNI-t dhe Kadastrës që kanë dhënë leje.
    “Jo vetëm që do të reagohet me zero tolerancë duke i anuluar ligjërisht këto legalizime të paligjshme, por do të përfshihet edhe një masë ndëshkimi penal për punonjësit e Kadastrës që kanë firmosur këto legalizime kriminale,”-shkruan kreu i qeverisë.
    POSTIMI I RAMËS:

    Për të gjitha këto lloj çmendurish me qëllim fitimi në kurriz të komunitetit, të cilat kanë marrë dokument legalizimi në hapësirën publike duke ngritur tenda hekuri, jo vetëm që do të reagohet me zero tolerancë duke i anulluar ligjërisht, por do të miratohet së shpejti, si pjesë e reformës së re të kontrollit të territorit edhe një masë për ndëshkimin penal të të gjithë atyre nëpunësve të Aluiznit dje apo të Kadastrës më pas, që kanë firmosur për këto legalizime kriminale në mes të lagjeve të qyteteve tona
    Rasti i lokalit në foto, i publikuar nga Kryeministri, ndodhet në Tiranë. Për ndërtimin, siç duket në dokument, Agjencia Shtetërore e Kadastrës ka anuluar legalizimin e shtesës së këtij lokali, e cila ishte miratuar më 12 mars 2025 në tokë publike. Mesa duket për rastin në fjalë nuk janë marrë masa, edhe pse në nivel kombëtar ka nisur një aksion për shembjen e objekteve pa leje që kanë zaptuar hapësira publike./ZËRI

  • Reformë territoriale, Rama: Ndëshkim penal nëpunësve të kadastrës që kanë firmosur

    Reformë territoriale, Rama: Ndëshkim penal nëpunësve të kadastrës që kanë firmosur

    Kryeministri Edi Rama, përmes një postimi në rrjete sociale, ka vijuar me paralajmërimet lidhur me zënien e hapësirave publike në vend.
    Në një postim në Facebook, Rama ka publikuar rastin e një shtese lokali që është legalizuar në hapësirë publike.
    Rama shkruan se nuk do të ketë aspak tolerancë për të gjithë ata që kanë përfituar dokument legalizimi për këto struktura, në mënyrë të paligjshme.
    “Për të gjitha këto lloj çmendurish me qëllim fitimi në kurriz të komunitetit, të cilat kanë marrë dokument legalizimi në hapësirën publike duke ngritur tenda hekuri, jo vetëm që do të reagohet me zero tolerancë duke i anulluar ligjërisht, por do të miratohet së shpejti, si pjesë e reformës së re të kontrollit të territorit edhe një masë për ndëshkimin penal të të gjithë atyre nëpunësve të Aluiznit dje apo të Kadastrës më pas, që kanë firmosur për këto legalizime kriminale në mes të lagjeve të qyteteve tona”, shkruan Rama në rrjetet sociale.

  • “Zero tolerancë ndaj kësaj çmendurie”, paralajmërimi i fortë i Ramës: Ndëshkim penal edhe për nëpunësit e Aluiznit dhe Kadastrës

    “Zero tolerancë ndaj kësaj çmendurie”, paralajmërimi i fortë i Ramës: Ndëshkim penal edhe për nëpunësit e Aluiznit dhe Kadastrës

    Kryeministri Edi Rama në një tjetër postim në rrjetin social ka paralajmëruar zero tolerancë ndaj tendave të hekurit që kanë zënë hapësirat publike.

    Gjithashtu ai thekson se do të anullohen ligjërisht të gjitha legalizimet e këtyre tenderave, ndërsa thekson se do të ndëshkohen të gjithë ata nëpunës të ALUIZNI-t dhe Kadastrës që kanë firmosur për këto legalizime kriminale.
    Njoftimi:

    🔴 Për të gjitha këto lloj çmendurish me qëllim fitimi në kurriz të komunitetit, të cilat kanë marrë dokument legalizimi në hapësirën publike duke ngritur tenda hekuri, jo vetëm që do të reagohet me zero tolerancë duke i anulluar ligjërisht, por do të miratohet së shpejti, si pjesë e reformës së re të kontrollit të territorit edhe një masë për ndëshkimin penal të të gjithë atyre nëpunësve të Aluiznit dje apo të Kadastrës më pas, që kanë firmosur për këto legalizime kriminale në mes të lagjeve të qyteteve tona👊

  • Lirimi i hapësirave publike, Rama paralajmëron punonjësit e ALUZINI dhe Kadastrës: Do ketë ndëshkim për ata që kanë firmosur legalizime kriminale

    Lirimi i hapësirave publike, Rama paralajmëron punonjësit e ALUZINI dhe Kadastrës: Do ketë ndëshkim për ata që kanë firmosur legalizime kriminale

    Kreu i qeverisë Edi Rama ka reaguar sërish në rrjetet sociale, në lidhje me aksionin për lirimin e ambienteve publike, të cilat janë zënë nga biznese të ndryshme.

    Bashkangjitur këtij postimi, ai ka publikuar foton e një ambienti lokali në zonë publike dhe dokumentin e anulimit të lejes së legalizimit që ka marrë për përdorimin e kësaj hapësire publike.
    Sa më sipër, Rama ka paralajmëruar se do ketë masa ndëshkimore për të gjithë ata punonjës të ALUIZNI-it, apo Kadastrës më pas, që i kanë lëshuar.
    Reagimi i Ramës:
    Për të gjitha këto lloj çmendurish me qëllim fitimi në kurriz të komunitetit, të cilat kanë marrë dokument legalizimi në hapësirën publike duke ngritur tenda hekuri, jo vetëm që do të reagohet me zero tolerancë duke i anulluar ligjërisht, por do të miratohet së shpejti, si pjesë e reformës së re të kontrollit të territorit edhe një masë për ndëshkimin penal të të gjithë atyre nëpunësve të Aluiznit dje apo të Kadastrës më pas, që kanë firmosur për këto legalizime kriminale në mes të lagjeve të qyteteve tona.

     

    Top Channel

  • Legalizuan shtesat e lokaleve në hapësira publike/ Rama paralajmëron ndjekje penale për punonjësit e Kadastrës

    Legalizuan shtesat e lokaleve në hapësira publike/ Rama paralajmëron ndjekje penale për punonjësit e Kadastrës

    Qeveria do të miratojë një reformë të re për kontrollin e territorit, duke marrë shkas nga zaptimi i hapësirave publike nga ndërtimet pa leje.
    Kryeministri Edi Rama, në një postim të fundit në Facebook, ka publikuar rastin e një shtese lokali që është legalizuar në hapësirë publike.
    Lidhur me raste të tilla, Rama thotë se do të anulohet ligjërish legalizimi i lejeve të tilla, e madje do të ketë hetim penal edhe për punonjësit e Kadastrës që kanë zbatuar akte të tilla.
     
    “Për të gjitha këto lloj çmendurish me qëllim fitimi, të cilat kanë marrë dokument legalizimi në hapësirën publike në kurriz të komunitetit, jo vetëm që do të reagohet zero tolerancë duke i anuluar ligjërisht, por do të miratohet si pjesë e reformës së re të kontrollit të territorit edhe një masë për ndëshkimin penal të të gjithë atyre nëpunësve të kadastrës që kanë firmosur për këto legalizime kriminale”, shkruan Kryeministri Edi Rama.

    Në rang kombëtar ka nisur një aksion për shembjen e objekteve pa leje që kanë zaptuar hapësira publike.
     

  • Çfarë ndodhi? Tre oficerë të Policisë Gjyqësore ‘zbarkojnë’ në Kadastrën e Vlorës, dyshohet se…

    Çfarë ndodhi? Tre oficerë të Policisë Gjyqësore ‘zbarkojnë’ në Kadastrën e Vlorës, dyshohet se…

    Tre oficerë të Policisë Gjyqësore, të ngarkuar nga Prokuroria e Vlorës, kanë zhvilluar sot një veprim hetimor në zyrat e Kadastrës së qytetit. Prej orës 12:00, ata kanë sekuestruar dhe fotokopjuar disa dosje të rëndësishme që lidhen me një objekt pallati ende të papërfunduar, për të cilin po hetohet ligjshmëria e lejes së ndërtimit dhe procedurave të ndjekura.

    Ky është rasti i dytë brenda një periudhe të shkurtër që lidhet me hetime mbi lejet e ndërtimit dhe zhvillimin urban në qytetin e Vlorës. Sipas burimeve të siguruara per Report TV, po verifikohen dokumentet përkatëse të dhënies së lejes dhe ecuria e zbatimit të saj, ndërkohë që në fokus janë edhe disa apartamente të objektit, për të cilat janë bërë denoncime se janë shitur në mënyrë të shumëfishtë.
    Burimet bëjnë me dije se ky hetim do të shtrihet përtej ndërtuesve dhe do të përfshijë gjithashtu përfaqësues të Kadastrës, për të verifikuar nëse ka pasur bashkëpunim apo ndërhyrje të drejtpërdrejta në kontratat midis ndërtuesit dhe vlerësuesve të pronës.

    Për arsye konfidencialiteti dhe ruajtjeje të integritetit të hetimeve, nuk bëhen të ditur emrat e ndërtuesve apo oficerëve të përfshirë në këtë fazë.