Tag: kadastrës

  • Kadastra e Vlorës ende nuk gjen qetësi, Genc Deromemaj jep dorëheqjen nga posti i kryetarit

    Kadastra e Vlorës ende nuk gjen qetësi, Genc Deromemaj jep dorëheqjen nga posti i kryetarit

    Pas 5 muajsh në krye të Kadastrës, Genc Deromemaj lë detyrën e kreut të Kadastrës së Vlorës.
    Deromemaj ka marr vendim ta lërë pozicionin e drejtuesit të Kadastrës duke qëndruar vetëm disa muaj në detyrë.
    Është ende e paqartë se pse Deromemaj ndërmori këtë vendim.
    Kadastra e Vlorës që mbulon edhe zonat e lakmuara në bregdet, njihet për largimet e shumta të drejtorëve dhe vitet e fundit shumica prej tyre kanë qëndruar vetëm pak muaj në detyrë.
    Shkak janë konfliktet e vazhdueshme për çështje pronash dhe dosjet problematike. Por nuk dimë nëse ky është rasti i Deromemaj.

  • Pak muaj pas emërimit në krye të Kadastrës së Vlorës, Genc Deromema jep dorëheqjen

    Pak muaj pas emërimit në krye të Kadastrës së Vlorës, Genc Deromema jep dorëheqjen

    Genc Deromema ka dhënë dorëheqjen nga Kadastra e Vlorës.

    Ky i fundit jep dorëheqjen u emërua në krye të Kadastrës së Vlorës vetëm pak muaj më parë.
    Arsyet e dorëheqjes së tij ende nuk dihen.
    Më herët Deromema ka qenë kreu i PD në Vlorë si dhe kandidat për kryetar bashkie.

    Top Channel

  • 5 muaj në detyrë, Genc Deromemaj lë postin e kreut të Kadastrës së Vlorës

    5 muaj në detyrë, Genc Deromemaj lë postin e kreut të Kadastrës së Vlorës

    Kronikë E Martë, 4 Nëntor 2025 19:15

    Vetëm 5 muaj qëndroi në krye të Kadastrës, Genc Deromemaj dhe mësohet se ka lënë detyrën e kreut të Kadastrës së Vlorës. Ndërkohë është ende e paqartë se pse u mor ky vendim. Kujtojmë që janë dhjetra drejtues që kanë dhënë dorëheqjen edhe më herët nga Kadastra e Vlorës. Dyshohet se kjo ka ndodhur për shkak të konflikteve dhe dosjeve problematike. Por nuk dimë nëse ky është rasti i Deromemaj.

  • Ish-kreu i PD Vlorë Genc Deromemaj, largohet nga drejtimi i Kadastrës pas 5 muajsh

    Ish-kreu i PD Vlorë Genc Deromemaj, largohet nga drejtimi i Kadastrës pas 5 muajsh

    Pas vetëm pesë muajsh në krye të Kadastrës së Vlorës, Genc Deromemaj ish-kreu i PD Vlorë ka vendosur të lërë detyrën. Vendimi është marrë prej tij pas një periudhe të shkurtër drejtimi në këtë institucion, ndërsa shkaqet e largimit mbeten ende të paqarta. 
    Lajmi është konfirmuar për Euronews Albania pas një bisede telefonike të zhvilluar pak minuta më parë. 
     

  • Tjetërsime pronash e ndërtime pa leje! Nga zyrtarët e Kadastës e deri tek ish-drejtorët dhe shefat në Lezhë

    Tjetërsime pronash e ndërtime pa leje! Nga zyrtarët e Kadastës e deri tek ish-drejtorët dhe shefat në Lezhë

    Një operacion i gjerë policor është zhvilluar në Lezhë, ku janë lëshuar 10 urdhër-arreste në kuadër të hetimeve për tjetërsimin e pronave dhe ndërtimeve pa leje në zonat e Patokut dhe Shëngjinit.
    Bëhet fjalë për një hetim të nisur kohë më parë të drejtuar nga prokurorja Iva Harka, ndërkohë që ende nuk dihen detaje.
    Janë zbardhur emrat e zyrtarëve publikë dhe efektivëve të policisë për të cilët u lëshua masë ndalimi nga Prokuroria e Lezhës për tjetërsim pronash.
    Mes tyre janë Gentian Malotaj, ish-drejtor i Kadastrës dhe Artur Shabaku, ish-shef i Legalizimeve, ndaj të cilëve u caktua masa e arrestit në shtëpi.
    Emrat
    Pjetër Tuçi – “arrest në burg”
    Gentian Malotaj, ish-drejtor i Kadastrës – “arrest në shtëpi”
    Artur Shabaku, ish-shef i Legalizimeve – “arrest në shtëpi”
    Artmir Maxhuni, zyrtar i Kadastrës – “arrest në shtëpi”
    Luiza Bala – “arrest në shtëpi”
    Hekuran Xhina – “arrest në shtëpi”
    Flor Gjini, ish-drejtor i IKMT – “ndalimi i daljes jashtë shtetit”
    Kol Malaj, ish-drejtor i IKMT – “ndalimi i daljes jashtë shtetit”
    Martin Ndoka, polic zone në Shëngjin – “pezullimi i ushtrimit të një detyre publike” dhe “ndalimi i daljes jashtë shtetit”
     

  • Si bandat hynë në zyrat e shtetit! Zbulohet emaili i brendshëm i Kadastrës Durrës: Në arkivë po veprojnë njerëz të huaj…

    Si bandat hynë në zyrat e shtetit! Zbulohet emaili i brendshëm i Kadastrës Durrës: Në arkivë po veprojnë njerëz të huaj…

    FOTO ILUSTRUESE

    Abuzime të shumta me dokumentacionet në zyrat e Kadastrës Durrës kanë dalë zbuluar. Inside Story, ka siguruar ekskluzivisht disa materiale që faktojnë këto abuzime. Bëhet fjalë për një email që zbulon skandalin në zyrat e shtetit, ndërsa momenti më i rëndë që bëhet me dije, lidhej me hyrjen e personave të paatorizuar në ambjentet e arkivës. 
    Zbulohet emaili i brendshëm i Kadastrës Durrës: Në arkivë veprojnë njerëz të huaj, alarm për pronat!!!
    Situata alarmante në zyrat e institucionit u konfirmua edhe disa vite më pas. Inside Story, ka siguruar ekskluzivisht një komunikim me email mes një zyrtari vendor të Kadastrës në Durrës me eprorët në Drejtorinë e Përgjithshme në 30 Janar të vitit 2023. Aty, kërkon ndërhyrje të menjëhershme për të shmangur abuzimet e shumta në dokumentacion.
    “Për të shmangur përsëritjen e situatës së shkatërrimit të dokumentacionit me ose pa dashje, kërkohet ndërhyrja e menjëhershme juaja në mbrojtje të materialeve të rëndësisë së veçantë që kanë të bëjnë me pronat e qytetarëve të Durrësit”, thuhet në emailin e brendshëm të Kadastrës Durrës për eprorët në vitin 2023.
    Emaili që zbulon skandalin në zyrat e shtetit, kishte pasuar një hetim administrativ për një parcelë toke të tjetërsuar.
    “Sjell në vëmendjen tuaj gjendjen alarmante prej një muaji ku në arshivën e institucionit të regjistrimeve të pasurive të paluajtshme si dhe në zyrën e volumeve fizike të regjistrimit të pasurive të paluajtshme, shërbimi ndaj specialistëve dhe në përgjegjësve të sektorëve, ofrohet nga punonjës të pakonfirmuar si pjesë e Drejtorisë Vendore të Kadastrës Durrës”, vijon emaili.
    Momenti më i rëndë që bëhet me dije në këtë email informues, lidhej me hyrjen e personave të paautorizuar në ambjentet e arkivës së Kadastrës. Pra, persona që mendohet se kanë futur duart në dokumente, siç zbulohet në dosjen e SPAK.
    “Për rëndësinë e veçantë që ju si krerë të këtij institucioni i keni dhënë procesit të ruajtjes, sistemimit, arshivimit, inventarizimit dhe skanimit të këtyre dy ambienteve më të rëndësishme të Kadastrës Durrës ju bëj me dije se në këto ambiente personat që aksesojnë janë të pakonfirmuar si punonjës të Drejtorisë së ASHK. Për të shmangur skandalin e rradhës që mund të përfshijë Kadastrën e Durrësit lutem për ndërhyrjen e menjëhershme tuajën për kthimin në normalitet të situatës së këtij institucioni!”, vijon emaili i brendshëm i Kadastrës Durrës.
    Gjendja skandaloze brenda Kadastrës në Durrës del zbuluar edhe në këtë dokument ekskluziv që Inside Story posedon. Në një relacion të brendshëm, ish drejtuesja vendore Xheni Agolli sqaronte në 23 janar 2023 faktin se dokumentet e protokollit ishin tërhequr nga zyrat e vjetra në Durrës.
    Por, ato ishin vendosur në kuti, të pasistemuara në mënyrë të sigurt pasi nuk kishte ambiente mjaftueshëm. Pra, një arkivë e bërë lëmsh që rrezikonte të zhdukej. Kjo, shpjegon dhe lehtësinë për futjen e duarve në arkivë nga bandat.

  • Inside Story/ Ekskluzive, zbulohet emaili i brendshëm i Kadastrës Durrës: Në arkiv veprojnë njerëz të huaj, alarm për pronat

    Inside Story/ Ekskluzive, zbulohet emaili i brendshëm i Kadastrës Durrës: Në arkiv veprojnë njerëz të huaj, alarm për pronat

    Situata alarmante në zyrat e institucionit u konfirmua edhe disa vite më pas. Inside Story, ka siguruar ekskluzivisht një komunikim me email mes një zyrtari vendor të Kadastrës në Durrës me eprorët në Drejtorinë e Përgjithshme në 30 Janar të vitit 2023.

    Aty, kërkon ndërhyrje të menjëhershme për të shmangur abuzimet e shumta në dokumentacion.
    “Për të shmangur përsëritjen e situatës së shkatërrimit të dokumentacionit me ose pa dashje, kërkohet ndërhyrja e menjëhershme juaja në mbrojtje të materialeve të rëndësisë së veçantë që kanë të bëjnë me pronat e qytetarëve të Durrësit”, thuhet në emailin e brendshëm të Kadastrës Durrës për eprorët në vitin 2023.
    Emaili që zbulon skandalin në zyrat e shtetit, kishte pasuar një hetim administrativ për një parcelë toke të tjetërsuar.
    “Sjell në vëmendjen tuaj gjendjen alarmante prej një muaji ku në arshivën e institucionit të regjistrimeve të pasurive të paluajtshme si dhe në zyrën e volumeve fizike të regjistrimit të pasurive të paluajtshme, shërbimi ndaj specialistëve dhe në përgjegjësve të sektorëve, ofrohet nga punonjës të pakonfirmuar si pjesë e Drejtorisë Vendore të Kadastrës Durrës”, vijon emaili.
    Momenti më i rëndë që bëhet me dije në këtë email informues, lidhej me hyrjen e personave të paautorizuar në ambientet e arkivit të Kadastrës. Pra, persona që mendohet se kanë futur duart në dokumente, siç zbulohet në dosjen e SPAK.
    “Për rëndësinë e veçantë që ju si krerë të këtij institucioni i keni dhënë procesit të ruajtjes, sistemimit, arshivimit, inventarizimit dhe skanimit të këtyre dy ambienteve më të rëndësishme të Kadastrës Durrës ju bëj me dije se në këto ambiente personat që aksesojnë janë të pakonfirmuar si punonjës të Drejtorisë së ASHK.
    Për të shmangur skandalin e radhës që mund të përfshijë Kadastrën e Durrësit lutem për ndërhyrjen e menjëhershme tuajën për kthimin në normalitet të situatës së këtij institucioni”, vijon emaili i brendshëm i Kadastrës Durrës.
    Gjendja skandaloze brenda Kadastrës në Durrës del zbuluar edhe në këtë dokument ekskluziv që Inside Story posedon. Në një relacion të brendshëm, ish-drejtuesja vendore Xheni Agolli sqaronte në 23 janar 2023 faktin se dokumentet e protokollit ishin tërhequr nga zyrat e vjetra në Durrës.
    Por, ato ishin vendosur në kuti, të pasistemuara në mënyrë të sigurt pasi nuk kishte ambiente mjaftueshëm. Pra, një arkivë e bërë lëmsh që rrezikonte të zhdukej. Kjo, shpjegon dhe lehtësinë për futjen e duarve në arkivë nga bandat.

    Top Channel

  • Pastrim parash dhe grup kriminal/ GJKKO dënon vëllezërit Ramaj dhe ish-drejtoreshën e Kadastrës së Durrësit

    Pastrim parash dhe grup kriminal/ GJKKO dënon vëllezërit Ramaj dhe ish-drejtoreshën e Kadastrës së Durrësit

    GJKKO ka dënuar me 7 vite burg për pastrim parash të kryer në bashkëpunim ish-drejtoreshën e Kadastrës në Durrës, Rajmonda Dashi.

    Për shkak të gjykimit të shkurtuar dënimi për ish-zyrtaren zbret ne 4 vite e 8 muaj burg, raporton gazetarja e Top Channel, Dorjana Bezat.
    Megjithatë Dashi nuk do të bëjë asnjë dit burg pasi dënimi i konvertohet ne 3 vite shërbim prove. GJKKO ka vendosur t’i heqë edhe masat e sigurisë ‘detyrim paraqitje’ dhe ndalim dalje jashtë shtetit ish-drejtoreshës së Kadastrës Durrës.
    Dy vëllezërit Besjan dhe Leonard Ramaj u dënuan me 17 vite e 6 muaj burg, ku dënimi për të parin u reduktua në 6 vite e 8 muaj për kryerjen e veprës penale “grup i strukturuar kriminal”, ndërsa për Leonardin në 5 vite për “pastrim parash”.
    Ndërsa për Ardjan Malasin, gjykata vendosi dënimin me 9 vite burg, 6 vite me gjykim të shkurtuar.
     

    Top Channel

  • Dënohet me 7 vite burg, por ish-drejtoresha e Kadastrës nuk do qëndrojë asnjë ditë në qeli

    Dënohet me 7 vite burg, por ish-drejtoresha e Kadastrës nuk do qëndrojë asnjë ditë në qeli

    Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), ka dënuar këtë të hënë, më 20 tetor, me 7 vite burg për pastrim parash të kryer në bashkëpunim ish-drejtoreshën e Kadastrës në Durrës, Rajmonda Dashin.
    Gazetarja e Klan News Glidona Daci, raporton se megjithatë për shkak të gjykimit të shkurtuar, dënimi për ish-zyrtaren zbret në 4 vite e 8 muaj burg.
    Por pavarësisht kësaj, Dashi nuk do të bëjë asnjë ditë burg, pasi dënimi i saj do të konvertohet në 3 vite shërbim prove. GJKKO ka vendosur t’i heqë edhe masat e sigurisë “detyrim paraqitje” dhe “ndalim dalje jashtë shtetit” ish-drejtoreshës së Kadastrës në Durrës.

  • Kadastra e Elbasanit, vendi ku qytetari zgjidh hallin e tij 

    Kadastra e Elbasanit, vendi ku qytetari zgjidh hallin e tij 

    Nga ARTUR AJAZI 

    Rritja e numrit të vendimeve mbi pronësinë, pritja dhe përcjellja siç duhet ndaj çdo qytetari, mbeten thelbësore në punën e përditshme të drejtueses së Kadastrës së Elbasanit Brixhilda Biçoku. E ardhur në detyrën e drejtueses në muajin Maj, Brixhilda duket se ka vendosur të jetë strikte me orarin dhe rregulloren e institucionit. E rëndësishme mbetet zgjidhja e çdo ankese, si dhe rritja e numrit të vendimeve mbi pronësinë, duke lehtësuar problemin  dhe hallin e qytetarit- shprehet Brixhilda. Ajo është një vajzë e re, me ambicje për të punuar, dhe sedër për ta drejtuar sa më mirë institucionin e Kadastrës së Elbasanit. Duke qenë një prej qarqeve të mëdha në shkallë vendi, Kadastra e Elbasanit mbetet me ngarkesë të madhe pune, lidhur me vendimet e pronësisë, si dhe legalizimin e objekteve pa leje. Ka akoma probleme të mbartura ndër vite, që Brixhilda dhe stafi i saj i kompletuar, kanë nisur ti japin zgjidhje. Rradhët e gjata në derën e institucionit, kanë marrë fund, ashtu siç kanë marrë fund edhe ankesat e qytetarit-shprehet Brixhilda. Agjencia Shtetërore e Kadastrës është institucion në varësi të Kryeministrit, e krijuar në zbatim të ligjit nr. 111/2018 “Për kadastrën”, i cili ka për objekt krijimin dhe regjistrimin e titujve të pronësisë, të dhënë sipas akteve ligjore e nënligjore për pronësinë. Pronësia, lloji i pasurisë, si dhe kufijtë e çdo pasurie, dokumentohen mbi bazë të aktit të fitimit të pronësisë, sipas përcaktimeve të nenit 193 të Kodit Civil. Dega e Kadastrës së Elbasanit, duke rritur numrin e vendimeve mbi pronësinë ndaj qytetarit, veç sheshimit të problematikave të akumuluara, ka rritur ndjeshëm edhe të ardhurat në arkën e shtetit. Nën moton “dëgjo qytetarin, shëno ankesën e tij, kontrollo e saktëso dokumentacionin , pastaj regjistro pronën”, stafi i kompletuar me specialistë të fushave, e ka kthyer tanimë Kadastrën e Elbasanit në institucion ku zvarritja apo dhe vese të tjera, i kanë mbetur së kaluarës. Brixhilda shprehet se “askujt nuk i lejohet të shkelë ligjin, askujt nuk i lejohet të zvarrisë qëllimisht procesin  regjistrimit të pronës së qytetarit, dhe askush nuk tolerohet të bëjë pazare me vendimin e pronësisë”. Nga ana e tyre, qytetarët shprehen të lumtur, pasi kanë gjetur tek drejtuesja e re e Kadastrës Brixhilda Biçoku, njeriun e duhur, drejtuesen e aftë, që i ka dhënë zgjidhje problemit të pronësisë, që kishte vite që i mundonte. Aspak nuk është e vështirë të punosh dhe kontribosh për mbarëvajtjen e punës, aspak nuk është e pamundur të gjendesh dhe ti japësh zgjidhje problemit të çdo qyyetari, mjafton dëshira, vullneti dhe këmbëngulja për të zbatuar ligjin, për të ruajtur pastërtinë morale të institucionit dhe zyrtarit të shtetit.