Nga Albert VatajKryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci, ka ndarë në rrjetet sociale detaje nga takimi i tij i sotëm me drejtuesen e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës Shkodër, znj. Eglantina Frroku, një takim që vlerëson vijimësinë e një bashkëpunimi institucional të konsoliduar dhe rezultate konkrete në shërbim të qytetarëve.Në postimin e tij, kryebashkiaku Beci thekson rëndësinë e bashkërendimit mes Bashkisë dhe ASHK-së në procesin e verifikimit hartografik të paketës së maleve, si dhe në evidentimin e zonave prioritare ku kërkohet ndërhyrje e menjëhershme.“Vetëm gjatë muajit tetor, ASHK Shkodër ka emetuar 212 vendime legalizimi, duke u renditur ndër drejtoritë me performancën më të mirë në rang republike dhe duke zënë vendin e parë në Shqipëri për dhënien e titujve të pronësisë për objektet e ndërtuara para vitit 1991”, shkruan Beci, duke nënvizuar se këto rezultate pasqyrojnë jo vetëm punën e palodhur të stafit, por edhe efikasitetin e një administrate të reformuar.Ai shton më tej se drejtoria e Shkodrës po punon me ritme të larta për të përmbushur objektivin ligjor që parashikon përfundimin e të gjitha procedurave të legalizimit deri në vitin 2028.“Jam i kënaqur që, falë këtij bashkëpunimi, kemi lënë pas zvarritjet dhe burokracitë, duke ndërtuar një administratë që punon me rezultate konkrete për qytetarët e Shkodrës”, shprehet kryebashkiaku.Eglantina Frroku është një profesioniste me përvojë të gjerë në fushën e drejtësisë, administratës publike dhe menaxhimit të pronësisë. Emërimi i saj në krye të Drejtorisë Vendore të Kadastrës Shkodër shënoi një etapë të re në karrierën e saj dhe njëkohësisht një angazhim të ri moral ndaj qytetit që tashmë është bërë pjesë e jetës dhe kontributit të saj profesional.Me një karrierë të konsoliduar që përfshin përmbarimin, legalizimet, auditin ligjor dhe procese të reformës pronësore, Frroku ka ndërtuar një profil të pakontestueshëm në drejtimin e institucioneve që kërkojnë rigorozitet, transparencë dhe kapacitete të larta menaxheriale. Ajo njihet si një njohëse e shkëlqyer e legjislacionit për pronësinë dhe administrimin e tokës, duke kontribuar në hartimin dhe zbatimin e reformave të rëndësishme kombëtare në këtë sektor.Drejtoria Vendore e Kadastrës në Shkodër është një ndër më të rëndësishmet në rang vendi, për shkak të kompleksitetit të zonës, diversitetit të problematikave pronësore dhe rëndësisë administrative që mbart. Në këtë kontekst, drejtimi i saj nga Eglantina Frroku ka përfaqësuar jo vetëm një sfidë, por edhe një përgjegjësi të madhe për të garantuar një administratë efikase, transparente dhe të orientuar drejt shërbimit publik.Në takimin e sotëm të zhvilluar në ambientet e Bashkisë Shkodër, Frroku i paraqiti kryebashkiakut Beci një panoramë të plotë të arritjeve të deritanishme, duke përfshirë performancën e lartë në legalizime, përparimin në proceset e verifikimit hartografik, si dhe identifikimin e zonave prioritare që kërkojnë ndërhyrje të koordinuar mes institucioneve.Rezultatet e shënuara, të cilat Beci i cilëson si shembull të një bashkëpunimi të frytshëm dhe serioz, konfirmojnë angazhimin e përbashkët për të çuar përpara një administrim modern dhe në shërbim të qytetarëve të Shkodrës.
Tag: kadastrës
-

Pas Vlorës dhe Sarandës, ndryshime në Kadastrën e Shtetit, largohen nga detyra dy anëtarë të Këshillit
FOTO ILUSTRUESE
TIRANË-Largime dhe emërime ka patuar edhe në Kadastrën e Shtetit, ku Këshilli i Ministrave ka vendosur për lirimin nga detyra të Ermal Nufit, i cili deri më tani ka shërbyer si anëtar i këshillit drejtues të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës. Në vend të tij është emëruar Viola Haxhiademi. Nga detyra është larguar Alban Mësonjësi, anëtar i këshillit drejtues të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, duke i lënë vendin Dritan Palnikaj.
Vendimi i Këshillit të Ministrave:
LIRIMIN DHE EMËRIMIN E DY ANËTARËVE TË KËSHILLIT DREJTUES TË AGJENCISË SHTETËRORE TË KADASTRËS
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 1, të nenit 8, të ligjit nr.111/2018, “Për kadastrën”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Lirimin e z. Ermal Nufi, anëtar i këshillit drejtues të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, përfaqësues i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, dhe emërimin e znj. Viola Haxhiademi anëtar të këshillit drejtues të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, përfaqësues i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë.
2. Lirimin e z. Alban Mësonjësi, anëtar i këshillit drejtues të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, përfaqësues i Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, dhe emërimin e z. Dritan Palnikaj anëtar të këshillit drejtues të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, përfaqësues i Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.Kujtojmë se një ditë më parë (4 nëntor) Genc Deromemaj dha nga drejtimi i Kadastrës së Vlorës, vetëm pas 4 muajsh në atë detyrë. Edhe në Sarandë, pas vetëm pesë muajsh në krye të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës (ASHK), drejtori Ilir Çibuku u shkarkua nga detyra./ZËRI
-

Çfarë po ndodh me jugun? Pas dorëheqjes së drejtorit të Vlorës, shkarkohet drejtori i Kadastrës së Sarandës
Pas vetëm pesë muajsh në detyrë, drejtori i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës në Sarandë, Ilir Çibuku, është shkarkuar nga posti.
Në raportin e fundit, zyra e Sarandës është renditur ndër drejtoritë me numër të lartë ankesash dhe me vonesa të përsëritura në procedura.
Pas largimit të Çibukut, detyra e drejtuesit të zyrës do të mbahet përkohësisht nga një punonjës i brendshëm, deri në emërimin e drejtorit të ri.
Nderkohë ditën e sotme edhe Genc Deromemaj, ka dhënë dorëheqjen nga detyra e kreut të Kadastrës së qytetit të Vlorës, vetëm katër muaj pas emërimit më 24 qershor 2025.
Më herët Deromema ka qenë kreu i PD në Vlorë.
Deromemaj ka qenë aktiv në Partinë Demokratike që prej vitit 2002, duke mbajtur poste të ndryshme, përfshirë drejtimin e degës së PD-së në Vlorë nga 2018 deri në 2022 dhe pjesëmarrje në kryesi.
Në vitin 2015, ai kandidoi për Bashkinë e Vlorës si kandidat i PD-së, përballë Dritan Lelit. -

Shkarkohet drejtori i Kadastrës së Sarandës për performancë të dobët
Shkarkohet drejtori i Kadastrës së Sarandës për performancë të dobët
Në Agjencinë Shtetërore të Kadastrës ka pasur sërish lëvizje në drejtori të rëndësishme të vendit. Drejtori i Kadastrës së Sarandës, Ilir Çibuku, është shkarkuar nga detyra me urdhër të drejtoreshës së përgjithshme Lorena Goxhobelli, për shkak të performancës së dobët në ofrimin e shërbimeve dhe trajtimin e aplikimeve të qytetarëve.
Burime nga institucioni bëjnë të ditur se vendimi është marrë pas një vlerësimi të brendshëm mbi eficiencën dhe cilësinë e punës në zyrat vendore, ku Saranda është renditur ndër drejtori me volum të lartë ankesash dhe vonesash në procedura.
Në krye të institucionit është komanduar përkohësisht një punonjës i brendshëm deri në emërimin e drejtorit të ri.
Kadastra e Sarandës mbetet një nga zyrat më të rëndësishme në jug të vendit, për shkak të numrit të madh të pronave në zonën bregdetare dhe interesave të larta për zhvillim turistik e urbanistik.
Saranda përmbytet sërish: Ujërat e zeza dhe të bardha pushtojnë Shëtitoren pas vetëm 15 minutash shi
Website Saranda Web
Facebook Saranda Web
Instagram saranda.web
Youtube sarandaweb
Tiktok saranda.web
Pinterest sarandaweb
in sarandaweb -

Shkarkohet drejtori i Kadastrës në Sarandë, vetëm pesë muaj pas emërimit
Pas vetëm pesë muajsh në detyrë, drejtori i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës në Sarandë, Ilir Çibuku, është shkarkuar nga posti.
Në raportin e fundit, zyra e Sarandës është renditur ndër drejtoritë me numër të lartë ankesash dhe me vonesa të përsëritura në procedura.
Pas largimit të Çibukut, detyra e drejtuesit të zyrës do të mbahet përkohësisht nga një punonjës i brendshëm, deri në emërimin e drejtorit të ri. -

Shkarkohet nga detyra drejtori i AKSH Sarandë, zbardhet shkaku
Drejtoresha e Përgjithshme e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Lorena Goxhobelli ka shkarkuar nga detyra drejtorin e AKSH Sarandë Ilir Çibuku.
Shkarkimi i Çibukut mësohet se ka ardhur për shkak të rezultateve të dobëta në punë. Çibuku ishte në krye të Kadastrës në Sarandë që prej muajit qershor. -

Me “dorë të hekurt”, shefja e Kadastrës shkarkon drejtorët në Vlorë dhe Sarandë
Ka sërish lëvizje në Kadastrën e Vlorës. Drejtoresha e Përgjithshme e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Lorena Goxhobelli, ka shkarkuar nga detyra drejtorin e Vlorës, Genc Deromemaj, për shkak të performancës së dobët në trajtimin e aplikimeve të qytetarëve dhe shërbimet që ofron ky institucion.
Bashkë me të, Goxhobelli ka firmosur shkarkimin edhe për drejtorin e Kadastrës në Sarandë, Ilir Çibuku, me po të njëjtin motivacion.
Kujtojmë që Genc Deromemaj vinte nga radhët e Partisë Demokratike dhe emërimi i tij muaj më parë shkaktoi jo pak debat e habi.
Në Kadastrën e Vlorës dhe Sarandës, janë dy drejtori që kanë volum të lartë shëbrimesh dhe interesash edhe për shkak të pronave në zona bregdetare me potencial të lartë zhvillimi.
Aktualisht në këto drejtori janë komanduar persona të brendshëm në pozicionet drejtuese deri në emërimin e drejtorëve të rinj.



