Tashmë është fakt i kryer. Nga ky muaj qytetarët do të paguajnë më shumë për shërbimet që mbulon Agjencia Shtetërore e Kadastrës.
Këshilli i Ministrave ka miratuar vendimin, i cili është publikuar në Fletoren Zyrtare,, në të cilin parashtrohen një seri ndryshimesh në tarifat e shërbimeve kadastrale. Këto ndryshime prekin si tarifat ekzistuese, ashtu edhe shtimin e disa shërbimeve të reja në kuadër të digjitalizimit të proceseve. Vendimi i ri ndryshon dhe shton pika në vendimin nr. 389, datë 13.5.2020, që përcaktonte tarifat bazë të shërbimeve të regjistrimit dhe dokumentimit të pronësisë.
TARIFAT E REJA
Rritjet më të theksuara janë vënë re në shërbimet që kanë të bëjnë me regjistrimin e akteve të reja, konfirmimet për pronësi dhe nxjerrjen e certifikatave arkivore. Për shembull, tarifa për regjistrimin e një kontrate shitblerjeje është rritur nga 1,000 lekë në 2,000 lekë. Shërbimi për dhënien e një kopjeje të certifikatës së pronësisë është rritur nga 500 lekë në 1,200 lekë, ndërsa konfirmimi i sipërfaqes nga arkiva apo përditësimet në të dhëna kadastrale janë gjithashtu dyfishuar në çmim.
NDRYSHIMET
Ndryshimet argumentohen nga qeveria në vendimin në fjalë si pjesë e përpjekjeve për të modernizuar dhe përmirësuar transparencën e proceseve kadastrale, si dhe për të mbuluar kostot në rritje të operimit të sistemit. Me këto tarifa të reja, pritet që qytetarët të kenë akses më të lehtë në shërbimet “online”, por edhe të ndjejnë më shumë barrë financiare për çdo proces që përfshin tokën apo pronën e tyre. Ndërkohë, ekspertët e tregut imobiliar dhe shoqatat e mbrojtjes së konsumatorëve kanë reaguar me shqetësim, duke kërkuar që të ketë një faturim të drejtë dhe proporcional, sidomos për kategoritë e ndjeshme dhe për rastet e trashëgimisë apo legalizimeve, ku shpesh përfshihen familje me të ardhura të ulëta. Tarifat e reja hynë në fuqi menjëherë pas publikimit në Fletoren Zyrtare, pra në fillim të muajit gusht 2025 dhe do të aplikohen në të gjitha zyrat kadastrale të vendit, përfshirë edhe ato që ofrojnë shërbime nëpërmjet portalit “e-Albania”.
Risia, tarifa diferenciale, “Online” dhe në sportel
Një nga risitë më të rëndësishme në vendimin e ri për tarifat kadastrale është ndarja e qartë mes shërbimeve që kryhen fizikisht dhe atyre “online” përmes platformës “e-Albania”. Për të njëjtin shërbim, tarifa për aplikim elektronik është shpesh më e ulët se ajo për aplikim në sportel, duke synuar të inkurajojë qytetarët të përdorin format digjitale. Për shembull, për një shërbim të zakonshëm si lëshimi i një kopjeje të certifikatës së pronësisë: “online” është 800 lekë, ndërsa në sportel 1,200 lekë. Kjo diferencë prej 400 lekësh është më shumë se 30% më lirë nëse shërbimi kërkohet “online”. Po ashtu, për regjistrimin e akteve noteriale, tarifa “online” është 1,500 lekë, ndërsa në sportel 2,000 lekë. Ky ndryshim jo vetëm që përshpejton procedurat për qytetarët, por edhe redukton ngarkesën në sportele fizike, duke e bërë shërbimin më efikas. Vendimi synon gjithashtu të frenojë vonesat dhe informalitetin në procesin e regjistrimit të pronës.
Tag: kadastrale
-

Rriten çmimet e shërbimeve kadastrale, sa do të paguajnë qytetarët nga gushti 2025, çfarë parashikon vendimi
-

Zbardhen detyrimet e reja të taksës së ndërtesës për 119 zonat kadastrale në rrethe
Pavarësisht rritjes së çmimeve të referencës për shitblerjen e apartamenteve të propozuara nga Ministria e Financave, qytetarët e bashkive të Fushë-Arrëzit, Bajram Currit, Vaut të Dejës e më tutje e Çorovodës, Kuçovës apo Klosit do të vijojnë të paguajnë më pak detyrim për taksën e ndërtesës së banimit sesa qytetet e tjera.
Me më tepër detyrime do të ngarkohen banorët e qyteteve turistike, përshirë Durrësin dhe zonat përreth tij, të Himarës, Radhimës dhe Lungomares në Vlorë, Konispolit dhe të Sarandës. Teksa detyrim më të lartë për zonat urbane pritet të ketë për banorët e qytetit të Korçës, zonës së Kamzës, e ndjekur nga qytete si Fieri dhe Shkodra.
“Monitor” zbardh llogaritjet se sa do të rritet detyrimi për taksës e ndërtesës së banimit për 119 zonat kadastrale në 12 qarqet e vendit, pas ndryshimeve të propozuara për rritjen e çmimeve të referencave. Bazuar në metodologjinë e llogaritjes së taksës së ndërtesës, rezulton se në rang vendi, detyrimet për familjarët në rrethe do të rriten në të njëjta nivele me referencat.
Pra nga 0,2% që do të jetë rritja më e ulët e detyrimit për familjet në Pogradec, deri në 224% që do të jetë niveli më i lartë i rritjes së detyrimit, për banorët që do të banojnë në ishullin e Sazanit. Deri tani ishulli i Sazanit, nuk ka qenë i banueshëm. Ky i fundit përfshihet për herë të parë si zonë kadastrale në hartën e metodologjisë për llogaritjen e taksës së ndërtesës, pas prezantimit për zhvillimin e projektit rezidencial nga kompania Affonity Partners e sipërmarrësit Jared Kushmer, dhëndri i Presidentit Donald Trump.
Nga llogaritjet se rezulton se rritja e detyrimeve për taksën e banesës, për familjet në rrethe do të jetë në të njëjtën nivele me rritjen e çmimeve të referencës. Pasi baza e llogaritjes së vlerës së apartamentit janë çmimet e referencës. Ndërsa shkalla e taksës në rang vendi është sa 0,05% e vlerës së apartamentit. Bashkitë kanë drejtë që me vendime të Këshillit Bashkiak, të rrisin apo të ulin shkallën e taksës deri 30%.
Edhe për 32 zonat kadastrale të Tiranës detyrimet e familjeve për taksën e ndërtesës u rritën nga 5 deri 76%, në njëjtat nivele që u rritën çmimet e referencës në muajin korrik 2023. Për Tiranën rritja e detyrimit të ri të taksës së ndërtesës nisi të paguhet prej muajit gusht 2023. Ndërsa për referencat e reja qeveria përcakton në projektvendim se do të nisë zbatimi nga 1 janari 2026. Për rrjedhojë në rrethe edhe efektet për llogaritjen e detyrimit të ri të taksës së ndërtesës do të nisin nga 1 janari 2026.
Shembujt sa rriten detyrimet për qytetet Durrës, Vlorë, Sarandë, Elbasan, Pogradecit etj. Një qytetar që disponon një shtëpi banimi me sipërfaqe 90 m2 në qytetin e Durrësit, pavarësisht zonës në të cilën vendndodhet ndërtesa, aktualisht paguan një detyrim vjetor prej 3,038 lekë apo 253 lekë në muaj për taksën e ndërtesës. Për llogaritjen e detyrimit së pari përcaktohet vlera e apartamentit sipas çmimeve referencë të miratuar nga qeveria.
Për qytetin e Durrësit çmimi i referencës është 67,500 lekë/m2. Vlera e apartamentit 90 m2 x 67,500 lekë/m2 = 6,075,000. Detyrimi i taksës sa 0,05% e vlerës së apartamentit: 0,05% x 6,075,000 = 3,038 lekë.
Por me çmimet e reja të referencës që u propozuan nga qeveria Durrësi do të ndahet në 13 zona kadastrale. Nëse një qytetar i Durrësit banon pranë zonës së Portit, ku është përcaktuar si zona kadastrale nr.13 dhe propozohet çmimi reference prej 200 mijë lekë/m2 ai do të paguajë për taksën e ndërtesës 9,000 lekë në vit apo 750 lekë në muaj. Pra këtij qytetari detyrimi për taksën do t’i rritet 196% sa rritet edhe referenca.
Mbështetur në të njëjtën llogaritje të metodologjisë një qytetar në Vlorë që disponon një apartament me sipërfaqe 90 m2 pavarësisht vendndodhjes sot paguan për taksën e ndërtesës detyrimin me vlerë 2,781 lekë në vit apo 232 lekë në muaj.
Në projektvendim Vlora është propozuar të ndahet në 7 zona kadastrale (brenda Vlorës më vetë janë përfshirë Radhima, Orikumi dhe Sazani). Nëse ai disponon një apartament në zonën nr. 1 kadastrale që në terren përkon me zonën e Lungomares do të paguajë detyrimin vjetor për taksën në vlerën e 4,410 lekëve në vit apo 367 lekë në muaj. Rritja e detyrimit do të jetë 59%. Për këtë zonë është propozuar çmimi referencë prej 98,000 lekë/m2. Në Sarandë pavarësisht vendndodhjes, një qytetar për një apartament banimi me sipërfaqe 90 m2 aktualisht paguan një detyrim vjetor prej 2,520 lekë apo prej 210 lekë në muaj.
Por me referencat e reja Saranda ndahet në 5 zona kadastrale, dhe për një apartament me lokacion afër detit që është zona kadastrale nr.1 dhe propozohet çmimi referencë prej 100 mijë lekë/m2 nga 56 mijë lekë/m2 që është aktualisht, detyrimi për taksën do të jetë 4,500 lekë në vit apo 375 lekë në muaj. Rritja 79%. Për një familje në Elbasan detyrimi për taksën do të rritet nga 5 deri në 19%. Nga 2,264 lekë në vit që paguhet për zonën nr.1 që përkon në terren rruga “Rinia”, rruga “Janaq Kinica”, “Zaranika” detyrimi i ri do të jetë 2,700 lekë në vit dhe për zonën nr.3, që përfshin rrugën “Abdulla Bej Tirana” detyrimi i ri do të jetë 2,385 lekë në vit.
Për familjet që banojnë në zonën nr.2 të Elbasanit, që përfshin rrugët “Vasil Llapushi”, “Thoma Kalefi”, “Nos Josifi” deri te “Shkumbini” nuk do të ndryhsojë detyrimi vjetor prej 2,264 lekë për taksën e ndërtesës, pasi nuk ndryshon vlera e çmimit të referencës. Vlera e referencës së mëparshme për qytetin e Elbasanit ishte 50,300 lekë/m2. Propozohen vlera të reja përkatësisht 60 mijë lekë/m2 për zonën nr.1 dhe 53 mijë lekë për zonën nr.3.
Banesat e banimit për familjet e qytetit të Pogradecit do të ndahen në dy zona kadastrale. Aktualisht të gjitha familjet në këtë qytet paguajnë 2,246 lekë në vit për taksën e ndërtesës apo 187 lekë në muaj. Por ata banorë që disponojnë p.sh. një apartament me sipërfaqe 90 m2 pranë zonës së 1 Majit apo stadiumit “Gjergji Kyçyku” që është përcaktuar si zonë kadastrale nr. 1 do të paguajnë 2,700 lekë në vit detyrim për taksën apo 225 lekë në muaj. Rritja do të jetë 20%.
Për të parë zonat në hartë kliko: https://monitor.al/publikohen-hartat-e-zonave-kadastrale-per-cmimet-e-references-per-61-bashkite/
Shembujt sa do të ndryshojë detyrimi për bashkitë Kukës, Fushë Arrëz etj.
Familjet në Fushë-Arrëz edhe pas ndryshimeve të propozuara për referencat do të vijojnë të paguajnë detyrimin më të ulët për taksën e ndërtesës në rang vendi.
P.sh nëse një banor në këtë zonë disponon një banesë me sipërfaqe 90 m2 aktualisht paguan 338 lekë në vit apo 28 lekë në muaj. Me referencën e re, detyrimi vjetor për taksën do të jetë 473 lekë në vit apo 40 lekë në muaj. Rritja 40%.
Një familje në Kukës aktualisht paguan një detyrim vjetor prej 2,430 lekë në vit apo 202 lekë në muaj. Me rritjen e referencës 7% edhe detyrimi për taksën do t’i rritet në të njëjta nivele. Do të paguhet 2,610 lekë në vit apo 217 lekë në muaj. Ashtu si edhe në Tiranë edhe për familjet që jetojnë në rrethe detyrimin për taksën e ndërtesës paguhet nëpërmjet faturave të ujit të pijshëm.
Për apartamentet e ndërtuara para viteve ’90, por që janë privatizuar nga familjet shqiptare në vitin ’92 sipas legjislacionit të miratuar për privatizimin e banesave, për rastet kur ndaj kësaj pronë nuk është kryer asnjë transaksion shitblerje, detyrimi për taksën llogaritet sa 70% e vlerës së apartamentit. /MONITOR -

Më të larta në Korçë e Kamëz, zbardhen taksat e reja të ndërtesve për 119 zonat kadastrale në rrethe
Pavarësisht rritjes së çmimeve të referencës për shitblerjen e apartamenteve të propozuara nga Ministria e Financave, qytetarët e bashkive të Fushë-Arrëzit, Bajram Currit, Vaut të Dejës e më tutje e Çorovodës, Kuçovës apo Klosit do të vijojnë të paguajnë më pak detyrim për taksën e ndërtesës së banimit sesa qytetet e tjera.
Me më tepër detyrime do të ngarkohen banorët e qyteteve turistike, përshirë Durrësin dhe zonat përreth tij, të Himarës, Radhimës dhe Lungomares në Vlorë, Konispolit dhe të Sarandës. Teksa detyrim më të lartë për zonat urbane pritet të ketë për banorët e qytetit të Korçës, zonës së Kamzës, e ndjekur nga qytete si Fieri dhe Shkodra.
“Monitor” zbardh llogaritjet se sa do të rritet detyrimi për taksës e ndërtesës së banimit për 119 zonat kadastrale në 12 qarqet e vendit, pas ndryshimeve të propozuara për rritjen e çmimeve të referencave.
Bazuar në metodologjinë e llogaritjes së taksës së ndërtesës, rezulton se në rang vendi, detyrimet për familjarët në rrethe do të rriten në të njëjta nivele me referencat.
Pra nga 0,2% që do të jetë rritja më e ulët e detyrimit për familjet në Pogradec, deri në 224% që do të jetë niveli më i lartë i rritjes së detyrimit, për banorët që do të banojnë në ishullin e Sazanit.
Deri tani ishulli i Sazanit, nuk ka qenë i banueshëm. Ky i fundit përfshihet për herë të parë si zonë kadastrale në hartën e metodologjisë për llogaritjen e taksës së ndërtesës, pas prezantimit për zhvillimin e projektit rezidencial nga kompania Affonity Partners e sipërmarrësit Jared Kushmer, dhëndri i Presidentit Donald Trump.
Nga llogaritjet se rezulton se rritja e detyrimeve për taksën e banesës, për familjet në rrethe do të jetë në të njëjtën nivele me rritjen e çmimeve të referencës.
Pasi baza e llogaritjes së vlerës së apartamentit janë çmimet e referencës. Ndërsa shkalla e taksës në rang vendi është sa 0,05% e vlerës së apartamentit. Bashkitë kanë drejtë që me vendime të Këshillit Bashkiak, të rrisin apo të ulin shkallën e taksës deri 30%.
Edhe për 32 zonat kadastrale të Tiranës detyrimet e familjeve për taksën e ndërtesës u rritën nga 5 deri 76%, në njëjtat nivele që u rritën çmimet e referencës në muajin korrik 2023.
Për Tiranën rritja e detyrimit të ri të taksës së ndërtesës nisi të paguhet prej muajit gusht 2023.
Ndërsa për referencat e reja qeveria përcakton në projektvendim se do të nisë zbatimi nga 1 janari 2026. Për rrjedhojë në rrethe edhe efektet për llogaritjen e detyrimit të ri të taksës së ndërtesës do të nisin nga 1 janari 2026.
Shembujt sa rriten detyrimet për qytetet Durrës, Vlorë, Sarandë, Elbasan, Pogradecit etj.
Një qytetar që disponon një shtëpi banimi me sipërfaqe 90 m2 në qytetin e Durrësit, pavarësisht zonës në të cilën vendndodhet ndërtesa, aktualisht paguan një detyrim vjetor prej 3,038 lekë apo 253 lekë në muaj për taksën e ndërtesës.
Për llogaritjen e detyrimit së pari përcaktohet vlera e apartamentit sipas çmimeve referencë të miratuar nga qeveria.
Për qytetin e Durrësit çmimi i referencës është 67,500 lekë/m2. Vlera e apartamentit 90 m2 x 67,500 lekë/m2 = 6,075,000. Detyrimi i taksës sa 0,05% e vlerës së apartamentit: 0,05% x 6,075,000 = 3,038 lekë.
Por me çmimet e reja të referencës që u propozuan nga qeveria Durrësi do të ndahet në 13 zona kadastrale. Nëse një qytetar i Durrësit banon pranë zonës së Portit, ku është përcaktuar si zona kadastrale nr.13 dhe propozohet çmimi reference prej 200 mijë lekë/m2 ai do të paguajë për taksën e ndërtesës 9,000 lekë në vit apo 750 lekë në muaj. Pra këtij qytetari detyrimi për taksën do t’i rritet 196% sa rritet edhe referenca.
Mbështetur në të njëjtën llogaritje të metodologjisë një qytetar në Vlorë që disponon një apartament me sipërfaqe 90 m2 pavarësisht vendndodhjes sot paguan për taksën e ndërtesës detyrimin me vlerë 2,781 lekë në vit apo 232 lekë në muaj.
Në projektvendim Vlora është propozuar të ndahet në 7 zona kadastrale (brenda Vlorës më vetë janë përfshirë Radhima, Orikumi dhe Sazani).
Nëse ai disponon një apartament në zonën nr. 1 kadastrale që në terren përkon me zonën e Lungomares do të paguajë detyrimin vjetor për taksën në vlerën e 4,410 lekëve në vit apo 367 lekë në muaj. Rritja e detyrimit do të jetë 59%. Për këtë zonë është propozuar çmimi referencë prej 98,000 lekë/m2.
Në Sarandë pavarësisht vendndodhjes, një qytetar për një apartament banimi me sipërfaqe 90 m2 aktualisht paguan një detyrim vjetor prej 2,520 lekë apo prej 210 lekë në muaj.
Por me referencat e reja Saranda ndahet në 5 zona kadastrale, dhe për një apartament me lokacion afër detit që është zona kadastrale nr.1 dhe propozohet çmimi referencë prej 100 mijë lekë/m2 nga 56 mijë lekë/m2 që është aktualisht, detyrimi për taksën do të jetë 4,500 lekë në vit apo 375 lekë në muaj. Rritja 79%.
Për një familje në Elbasan detyrimi për taksën do të rritet nga 5 deri në 19%. Nga 2,264 lekë në vit që paguhet për zonën nr.1 që përkon në terren rruga “Rinia”, rruga “Janaq Kinica”, “Zaranika” detyrimi i ri do të jetë 2,700 lekë në vit dhe për zonën nr.3, që përfshin rrugën “Abdulla Bej Tirana” detyrimi i ri do të jetë 2,385 lekë në vit.
Për familjet që banojnë në zonën nr.2 të Elbasanit, që përfshin rrugët “Vasil Llapushi”, “Thoma Kalefi”, “Nos Josifi” deri te “Shkumbini” nuk do të ndryhsojë detyrimi vjetor prej 2,264 lekë për taksën e ndërtesës, pasi nuk ndryshon vlera e çmimit të referencës.
Vlera e referencës së mëparshme për qytetin e Elbasanit ishte 50,300 lekë/m2. Propozohen vlera të reja përkatësisht 60 mijë lekë/m2 për zonën nr.1 dhe 53 mijë lekë për zonën nr.3.
Banesat e banimit për familjet e qytetit të Pogradecit do të ndahen në dy zona kadastrale. Aktualisht të gjitha familjet në këtë qytet paguajnë 2,246 lekë në vit për taksën e ndërtesës apo 187 lekë në muaj.
Por ata banorë që disponojnë p.sh. një apartament me sipërfaqe 90 m2 pranë zonës së 1 Majit apo stadiumit “Gjergji Kyçyku” që është përcaktuar si zonë kadastrale nr. 1 do të paguajnë 2,700 lekë në vit detyrim për taksën apo 225 lekë në muaj. Rritja do të jetë 20%.
Shembujt sa do të ndryshojë detyrimi për bashkitë Kukës, Fushë Arrëz etj.
Familjet në Fushë-Arrëz edhe pas ndryshimeve të propozuara për referencat do të vijojnë të paguajnë detyrimin më të ulët për taksën e ndërtesës në rang vendi.
P.sh nëse një banor në këtë zonë disponon një banesë me sipërfaqe 90 m2 aktualisht paguan 338 lekë në vit apo 28 lekë në muaj. Me referencën e re, detyrimi vjetor për taksën do të jetë 473 lekë në vit apo 40 lekë në muaj. Rritja 40%.
Një familje në Kukës aktualisht paguan një detyrim vjetor prej 2,430 lekë në vit apo 202 lekë në muaj. Me rritjen e referencës 7% edhe detyrimi për taksën do t’i rritet në të njëjta nivele. Do të paguhet 2,610 lekë në vit apo 217 lekë në muaj.
Ashtu si edhe në Tiranë edhe për familjet që jetojnë në rrethe detyrimin për taksën e ndërtesës paguhet nëpërmjet faturave të ujit të pijshëm.
Për apartamentet e ndërtuara para viteve ’90, por që janë privatizuar nga familjet shqiptare në vitin ’92 sipas legjislacionit të miratuar për privatizimin e banesave, për rastet kur ndaj kësaj pronë nuk është kryer asnjë transaksion shitblerje, detyrimi për taksën llogaritet sa 70% e vlerës së apartamentit./Monitor -

Tabelat / Zbardhen detyrimet e reja të taksës së ndërtesës për 119 zonat kadastrale në rrethe
Pavarësisht rritjes së çmimeve të referencës për shitblerjen e apartamenteve të propozuara nga Ministria e Financave, qytetarët e bashkive të Fushë-Arrëzit, Bajram Currit, Vaut të Dejës e më tutje e Çorovodës, Kuçovës apo Klosit do të vijojnë të paguajnë më pak detyrim për taksën e ndërtesës së banimit sesa qytetet e tjera.Me më tepër detyrime do të ngarkohen banorët e qyteteve turistike, përshirë Durrësin dhe zonat përreth tij, të Himarës, Radhimës dhe Lungomares në Vlorë, Konispolit dhe të Sarandës. Teksa detyrim më të lartë për zonat urbane pritet të ketë për banorët e qytetit të Korçës, zonës së Kamzës, e ndjekur nga qytete si Fieri dhe Shkodra.“Monitor” zbardh llogaritjet se sa do të rritet detyrimi për taksës e ndërtesës së banimit për 119 zonat kadastrale në 12 qarqet e vendit, pas ndryshimeve të propozuara për rritjen e çmimeve të referencave.Bazuar në metodologjinë e llogaritjes së taksës së ndërtesës, rezulton se në rang vendi, detyrimet për familjarët në rrethe do të rriten në të njëjta nivele me referencat.Pra nga 0,2% që do të jetë rritja më e ulët e detyrimit për familjet në Pogradec, deri në 224% që do të jetë niveli më i lartë i rritjes së detyrimit, për banorët që do të banojnë në ishullin e Sazanit.Deri tani ishulli i Sazanit, nuk ka qenë i banueshëm. Ky i fundit përfshihet për herë të parë si zonë kadastrale në hartën e metodologjisë për llogaritjen e taksës së ndërtesës, pas prezantimit për zhvillimin e projektit rezidencial nga kompania Affonity Partners e sipërmarrësit Jared Kushmer, dhëndri i Presidentit Donald Trump.Nga llogaritjet se rezulton se rritja e detyrimeve për taksën e banesës, për familjet në rrethe do të jetë në të njëjtën nivele me rritjen e çmimeve të referencës.Pasi baza e llogaritjes së vlerës së apartamentit janë çmimet e referencës. Ndërsa shkalla e taksës në rang vendi është sa 0,05% e vlerës së apartamentit. Bashkitë kanë drejtë që me vendime të Këshillit Bashkiak, të rrisin apo të ulin shkallën e taksës deri 30%.Edhe për 32 zonat kadastrale të Tiranës detyrimet e familjeve për taksën e ndërtesës u rritën nga 5 deri 76%, në njëjtat nivele që u rritën çmimet e referencës në muajin korrik 2023.Për Tiranën rritja e detyrimit të ri të taksës së ndërtesës nisi të paguhet prej muajit gusht 2023.Ndërsa për referencat e reja qeveria përcakton në projektvendim se do të nisë zbatimi nga 1 janari 2026. Për rrjedhojë në rrethe edhe efektet për llogaritjen e detyrimit të ri të taksës së ndërtesës do të nisin nga 1 janari 2026.Shembujt sa rriten detyrimet për qytetet Durrës, Vlorë, Sarandë, Elbasan, Pogradecit etj.Një qytetar që disponon një shtëpi banimi me sipërfaqe 90 m2 në qytetin e Durrësit, pavarësisht zonës në të cilën vendndodhet ndërtesa, aktualisht paguan një detyrim vjetor prej 3,038 lekë apo 253 lekë në muaj për taksën e ndërtesës.Për llogaritjen e detyrimit së pari përcaktohet vlera e apartamentit sipas çmimeve referencë të miratuar nga qeveria.Për qytetin e Durrësit çmimi i referencës është 67,500 lekë/m2. Vlera e apartamentit 90 m2 x 67,500 lekë/m2 = 6,075,000. Detyrimi i taksës sa 0,05% e vlerës së apartamentit: 0,05% x 6,075,000 = 3,038 lekë.Por me çmimet e reja të referencës që u propozuan nga qeveria Durrësi do të ndahet në 13 zona kadastrale. Nëse një qytetar i Durrësit banon pranë zonës së Portit, ku është përcaktuar si zona kadastrale nr.13 dhe propozohet çmimi reference prej 200 mijë lekë/m2 ai do të paguajë për taksën e ndërtesës 9,000 lekë në vit apo 750 lekë në muaj. Pra këtij qytetari detyrimi për taksën do t’i rritet 196% sa rritet edhe referenca.Mbështetur në të njëjtën llogaritje të metodologjisë një qytetar në Vlorë që disponon një apartament me sipërfaqe 90 m2 pavarësisht vendndodhjes sot paguan për taksën e ndërtesës detyrimin me vlerë 2,781 lekë në vit apo 232 lekë në muaj.Në projektvendim Vlora është propozuar të ndahet në 7 zona kadastrale (brenda Vlorës më vetë janë përfshirë Radhima, Orikumi dhe Sazani).Nëse ai disponon një apartament në zonën nr. 1 kadastrale që në terren përkon me zonën e Lungomares do të paguajë detyrimin vjetor për taksën në vlerën e 4,410 lekëve në vit apo 367 lekë në muaj. Rritja e detyrimit do të jetë 59%. Për këtë zonë është propozuar çmimi referencë prej 98,000 lekë/m2.Në Sarandë pavarësisht vendndodhjes, një qytetar për një apartament banimi me sipërfaqe 90 m2 aktualisht paguan një detyrim vjetor prej 2,520 lekë apo prej 210 lekë në muaj.Por me referencat e reja Saranda ndahet në 5 zona kadastrale, dhe për një apartament me lokacion afër detit që është zona kadastrale nr.1 dhe propozohet çmimi referencë prej 100 mijë lekë/m2 nga 56 mijë lekë/m2 që është aktualisht, detyrimi për taksën do të jetë 4,500 lekë në vit apo 375 lekë në muaj. Rritja 79%.Për një familje në Elbasan detyrimi për taksën do të rritet nga 5 deri në 19%. Nga 2,264 lekë në vit që paguhet për zonën nr.1 që përkon në terren rruga “Rinia”, rruga “Janaq Kinica”, “Zaranika” detyrimi i ri do të jetë 2,700 lekë në vit dhe për zonën nr.3, që përfshin rrugën “Abdulla Bej Tirana” detyrimi i ri do të jetë 2,385 lekë në vit.Për familjet që banojnë në zonën nr.2 të Elbasanit, që përfshin rrugët “Vasil Llapushi”, “Thoma Kalefi”, “Nos Josifi” deri te “Shkumbini” nuk do të ndryhsojë detyrimi vjetor prej 2,264 lekë për taksën e ndërtesës, pasi nuk ndryshon vlera e çmimit të referencës.Vlera e referencës së mëparshme për qytetin e Elbasanit ishte 50,300 lekë/m2. Propozohen vlera të reja përkatësisht 60 mijë lekë/m2 për zonën nr.1 dhe 53 mijë lekë për zonën nr.3.Banesat e banimit për familjet e qytetit të Pogradecit do të ndahen në dy zona kadastrale. Aktualisht të gjitha familjet në këtë qytet paguajnë 2,246 lekë në vit për taksën e ndërtesës apo 187 lekë në muaj.Por ata banorë që disponojnë p.sh. një apartament me sipërfaqe 90 m2 pranë zonës së 1 Majit apo stadiumit “Gjergji Kyçyku” që është përcaktuar si zonë kadastrale nr. 1 do të paguajnë 2,700 lekë në vit detyrim për taksën apo 225 lekë në muaj. Rritja do të jetë 20%.Për të parë zonat në hartë kliko: https://monitor.al/publikohen-hartat-e-zonave-kadastrale-per-cmimet-e-references-per-61-bashkite/Shembujt sa do të ndryshojë detyrimi për bashkitë Kukës, Fushë Arrëz etj.Familjet në Fushë-Arrëz edhe pas ndryshimeve të propozuara për referencat do të vijojnë të paguajnë detyrimin më të ulët për taksën e ndërtesës në rang vendi.P.sh nëse një banor në këtë zonë disponon një banesë me sipërfaqe 90 m2 aktualisht paguan 338 lekë në vit apo 28 lekë në muaj. Me referencën e re, detyrimi vjetor për taksën do të jetë 473 lekë në vit apo 40 lekë në muaj. Rritja 40%.Një familje në Kukës aktualisht paguan një detyrim vjetor prej 2,430 lekë në vit apo 202 lekë në muaj. Me rritjen e referencës 7% edhe detyrimi për taksën do t’i rritet në të njëjta nivele. Do të paguhet 2,610 lekë në vit apo 217 lekë në muaj.Ashtu si edhe në Tiranë edhe për familjet që jetojnë në rrethe detyrimin për taksën e ndërtesës paguhet nëpërmjet faturave të ujit të pijshëm.Për apartamentet e ndërtuara para viteve ’90, por që janë privatizuar nga familjet shqiptare në vitin ’92 sipas legjislacionit të miratuar për privatizimin e banesave, për rastet kur ndaj kësaj pronë nuk është kryer asnjë transaksion shitblerje, detyrimi për taksën llogaritet sa 70% e vlerës së apartamentit. / Dorina AzoTabela, çmimet e reja të referencës deri në 2 mijë euro/m2; trefishim për Durrës (Vollga) e Sazan Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.
-

Tabela, çmimet e reja të referencës deri në 2 mijë euro/m2; trefishim për Durrës (Vollga) e Sazan
Ashtu si dy vite më parë në muajin korrik 2023 kur qeveria miratoi rritjen e çmimeve të referencës për 32 zonat kadastrale të Tiranës deri në 76%, nga Ministria e Financave janë propozuar çmimet e reja të referencës për të gjitha rrethet në rang vendi deri në 3-fishim të tyre në Durrës.Në projektligjin “Për miratimin e metodologjisë, rregullave dhe procedurave për përcaktimin e vlerës së taksueshme të pasurisë së paluajtshme “ndërtesa”, llogaritjen e taksës mbi ndërtesën dhe pagesën e saj”, propozohet ndryshimet e çmimeve të referencës për të gjitha qarqet e Shqipërisë, përjashtuar 32 zonat kadastrale të Tiranës dhe njësitë administrative, çmimet e të cilave ndryshuan në muajin korrik 2023.Projektligji është publikuar në konsultimet publike nga Ministria e Financave dhe parashikohet të nisë zbatimin nga 1 janari 2026.Ndryshimet më të larta të çmimeve të referencës propozohen për qarkun e Durrësit në vlerën e 200,000 lekëve për metër katror për zonën kadastrale nr.13 nga 67,500 që ishte më parë çmimi i vetëm i referencës së shitblerjes së apartamenteve në Durrës. Kjo zonë është në Protin e Drrësit, ku po ndërtohet projekti i Marinës së Jahteve.Durrës Marina arkëtoi 22 milionë euro në vitin 2023 nga shitja e apartamenteve “në ajër”Referuar tabelave të publikuara në projektligj dhe referuar çmimeve të referencës të miratuara në 2019, në Durrës çmimet e referencës janë deri trefishuar.Për Durrësin dhe shumë qytete kryesore të Shqipërisë, Ministria e Financave ka propozuar për disa ndarje zonash kadastrale me çmime të ndryshme, nga një çmim të vetëm që kishin më parë të gjitha rrethet. Diferenca bëhej vetëm me kryeqytetin, i cili është i ndarë në 32 zona kadastrale. Çmimi më i lirë në Durrës është propozuar për zonën kadastrale 8 në vlerën 45 mijë lekë për metër katror.Ndërsa në zonën 6 është propozuar çmim 140 mijë lekë për metër katror, për zonën 1 çmimi i propozuar është 124 mijë për metër katror dhe zona 10 kadastrale do të jetë me referencë 100 mijë lekë.Rritje e konsiderueshme e referencave krahasuar me 2019 është propozuar edhe për bashkinë Kamëz. Nga 52 mijë lekë për metër katror që ishte çmimi në 2019 është propozuar në 72 mijë lekë për metër katror. Rritje 44%.Bashkia e Vlorës nga 61,800 lekë për metër katror që ishte çmimi i referencës me propozimet e reja zona e Vlorës ndahet në 7 zona kadastrale me çmime që variojnë nga 45 mijë, 140 mijë lekë për metër katror dhe ishulli i Sazanit me çmim reference 200 mijë lekë për metër katror. Rritja e çmimeve në Vlorë arrin deri 58,6% krahasuar me 2019.Ndërsa krahasuar me çmimin e zonës së re përfshihet më vetë për herë të parë siç është ishulli i Sazanit (ku për Vlorën çmimi i propozuar në Sazan është më i larti), rritja rezulton 223%. Në Sazan pritet të ndërtohet projekti prej1.4 miliard euro, nga kompania Affinity Partners e sipërmarrësit Jared Kushner, dhëndri i Presidentit Trump.Projekti i Sazanit merr statusin Investitor Strategjik, resorti 1.4 mld euro, shteti pjesëmarrësNdërsa çmimi i propozuar për Rradhimën është 90 mijë lekë për metër katror me rritje 45,6% nga çmimi i mëparshëm që ka pasur Vlora. Në Orikum çmimi i ri propozohet 61 mijë lekë për metër katror me rritje 2%.Saranda propozohet të ndahet në 5 zona kadastrale nga një të vetëm që kishte më parë. Çmimet e reja variojnë nga 65 mijë deri në 100 mijë lekë për metër katror nga 60 mijë që ishte më parë. Rritje rreth 79%.Në Fier, rritja e çmimeve varion nga 8 në 22%.Në Elbasan referenca janë shtrenjtuar nga 5 deri në 20%.Në Korçë, Zona 1 ka shtrenjtimin më të lartë me 44.3%, duke arritur në 70 mijë lekë, nga 48,500 lekë që ishte më parë referenca për gjithë Korçën.Në Shkodër, Zona 6 është rritur me gati 30% në 70 mijë lekë për metër katror.Për hatën e zonave kliko në link: https://albania-satellit.maps.arcgis.com/apps/dashboards/0c30f657437240d1820039d914a88e85Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.
-

Tabela, çmimet e reja të referencës deri në 2 mijë euro/m2; trefishim për plazh Durrës e Sazan
Ashtu si dy vite më parë në muajin korrik 2023 kur qeveria miratoi rritjen e çmimeve të referencës për 32 zonat kadastrale të Tiranës deri në 76%, nga Ministria e Financave janë propozuar çmimet e reja të referencës për të gjitha rrethet në rang vendi deri në 3-fishim të tyre në Durrës.Në projektligjin “Për miratimin e metodologjisë, rregullave dhe procedurave për përcaktimin e vlerës së taksueshme të pasurisë së paluajtshme “ndërtesa”, llogaritjen e taksës mbi ndërtesën dhe pagesën e saj”, propozohet ndryshimet e çmimeve të referencës për të gjitha qarqet e Shqipërisë, përjashtuar 32 zonat kadastrale të Tiranës dhe njësitë administrative, çmimet e të cilave ndryshuan në muajin korrik 2023.Projektligji është publikuar në konsultimet publike nga Ministria e Financave dhe parashikohet të nisë zbatimin nga 1 janari 2026.Ndryshimet më të larta të çmimeve të referencës propozohen për qarkun e Durrësit në vlerën e 200,000 lekëve për metër katror për zonën kadastrale nr.13 nga 67,500 që ishte më parë çmimi i vetëm i referencës së shitblerjes së apartamenteve në Durrës.Referuar tabelave të publikuara në projektligj dhe referuar çmimeve të referencës të miratuara në 2019, në Durrës çmimet e referencës janë deri trefishuar.Për Durrësin dhe shumë qytete kryesore të Shqipërisë, Ministria e Financave ka propozuar për disa ndarje zonash kadastrale me çmime të ndryshme, nga një çmim të vetëm që kishin më parë të gjitha rrethet. Diferenca bëhej vetëm me kryeqytetin, i cili është i ndarë në 32 zona kadastrale. Çmimi më i lirë në Durrës është propozuar për zonën kadastrale 8 në vlerën 45 mijë lekë për metër katror.Ndërsa në zonën 6 është propozuar çmim 140 mijë lekë për metër katror, për zonën 1 çmimi i propozuar është 124 mijë për metër katror dhe zona 10 kadastrale do të jetë me referencë 100 mijë lekë.Rritje e konsiderueshme e referencave krahasuar me 2019 është propozuar edhe për bashkinë Kamëz. Nga 52 mijë lekë për metër katror që ishte çmimi në 2019 është propozuar në 72 mijë lekë për metër katror. Rritje 44%.Bashkia e Vlorës nga 61,800 lekë për metër katror që ishte çmimi i referencës me propozimet e reja zona e Vlorës ndahet në 7 zona kadastrale me çmime që variojnë nga 45 mijë, 140 mijë lekë për metër katror dhe ishulli i Sazanit me çmim reference 200 mijë lekë për metër katror. Rritja e çmimeve në Vlorë arrin deri 58,6% krahasuar me 2019.Ndërsa krahasuar me çmimin e zonës së re përfshihet më vetë për herë të parë siç është ishulli i Sazanit (ku për Vlorën çmimi i propozuar në Sazan është më i larti), rritja rezulton 223%.Ndërsa çmimi i propozuar për Rradhimën është 90 mijë lekë për metër katror me rritje 45,6% nga çmimi i mëparshëm që ka pasur Vlora. Në Orikum çmimi i ri propozohet 61 mijë lekë për metër katror me rritje 2%.Saranda propozohet të ndahet në 5 zona kadastrale nga një të vetëm që kishte më parë. Çmimet e reja variojnë nga 65 mijë deri në 100 mijë lekë për metër katror nga 60 mijë që ishte më parë. Rritje rreth 79%.Në Fier, rritja e çmimeve varion nga 8 në 22%.Në Elbasan referenca janë shtrenjtuar nga 5 deri në 20%.Në Korçë, Zona 1 ka shtrenjtimin më të lartë me 44.3%, duke arritur në 70 mijë lekë, nga 48,500 lekë që ishte më parë referenca për gjithë Korçën.Në Shkodër, Zona 6 është rritur me gati 30% në 70 mijë lekë për metër katror.Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.
-

Udhërrëfyesi për Digjitalizimin e ASHK 2025–2028, një hap i rëndësishëm drejt modernizimit të sistemit të pronës në Shqipëri
Lorena Goxhobelli dhe Ulsi Manja
TIRANË- Në mbledhjen e fundit të Komitetit Ndërministror për Tokën, është miratuar zyrtarisht “Udhërrëfyesi për Digjitalizimin e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës 2025–2028”, një plan konkret dhe i zbatueshëm pune, që vendos hapat për transformimin digjital të sistemit të pronësisë në Shqipëri.
Ky udhërrëfyes u prezantua nga Drejtoresha e Përgjithshme e ASHK-së, znj. Lorena Goxhobelli, e cila theksoi rëndësinë e këtij angazhimi për të ndërtuar një administratë më efikase, më transparente dhe të orientuar plotësisht drejt qytetarit.
Çfarë sjell digjitalizimi i plotë dhe regjistrimi fillestar?
* Rrit besueshmërinë e të dhënave të pronësisë* Siguron akses më të shpejtë dhe më të saktë në të dhëna për qytetarët dhe institucionet* Ul mundësinë për abuzime dhe manipulime me dokumentacionin e pronësisë* Përmbush kriteret e integrimit europian, në veçanti standardet e BE për administrimin e tokës* Siguron plotësimin me tituj pronësie dhe regjistrimin e tyre në regjistrin kadastral
Çfarë digjitalizohet?
Dokumentacioni tekniko-ligjor, kartelat e pronësisë dhe hartat kadastrale – të cilat përbëjnë bazën themelore të të dhënave kadastrale në vend. Këto janë dokumente të domosdoshme për të vërtetuar dhe mbrojtur të drejtën e pronësisë.
Çfarë është Regjistrimi Fillestar dhe pse është i domosdoshëm?
Regjistrimi Fillestar është një proces i domosdoshëm për plotësimin me titull pronësie dhe regjistrimin e pronës në regjistrin kadastral. Këtij procesi do t’i nënshtrohen 274 zona kadastrale në të cilat nuk është kryer më parë një regjistrim i tillë. Objektivi kombëtar është përfundimi i plotë i regjistrimit fillestar brenda vitit 2028.
Afatet e zbatimit:
Deri në fund të 2025: përfundon skanimi dhe arkivimi elektronik i të gjithë dokumentacionit tekniko-ligjor referuesDeri në fund të 2026: përfundon digjitalizimi i kartelave të pronësisë dhe i hartave kadastralePo në 2026: përmbyllet regjistrimi fillestar në 95% të zonave kadastrale të vendit Në 2028: përmbyllet regjistrimi fillestar në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë
Goxhobelli theksoi se ASHK është e angazhuar ta zbatojë me sukses këtë plan, në bashkëpunim me institucionet publike, me mbështetjen e partnerëve ndërkombëtarë dhe me fokus të pandërprerë tek qytetari. Ky udhërrëfyes përfaqëson një hap vendimtar për të ndërtuar një sistem të integruar dhe të besueshëm të pronësisë – në funksion të qytetarëve, ekonomisë dhe zhvillimit të qëndrueshëm të vendit. -

Udhëzimi i Kadastrës/ Kërkesat për shërbime do trajtohen brenda 21 ditësh; Detajet e procedurës
Hyn në fuqi udhëzimi i Agjencia Shtetërore e Kadastrës për procedurat dhe afatet që do të zbatohen për trajtimin e kërkesave për shërbime kadastrale.I botuar në Fletoren Zyrtare, udhëzimi “Për miratimin e modelit të kërkesës për shërbime kadastrale dhe procedurat standarde të veprimeve me regjistrin elektronik të kërkesave”, përcakton se kërkesat për shërbime kadastrale të paraqitura pranë Agjencisë Shtetërore të Kadastrës të paraqitura në përputhje me rregullat dhe dokumentacionin përkatës, trajtohen brenda një afati maksimal prej 21 ditësh kalendarike, siç parashikohet nga ligji nr. 111/2018 “Për kadastrën” dhe vendimet përkatëse të Këshillit Drejtues të ASHK-së.Sipas Udhëzimit Kërkesa për shërbime kadastrale paraqitet nga pronari i pasurisë, ku përfshihen të dhënat për pasurinë e paluajtshme, të dhënat e dokumenatcionit që e shoqëron, lista e shërbimeve etj.Udhëzimi gjithashtu përcakton se kërkesa kalon automatikisht për trajtim në strukturat përkatëse, pas pagesës së plotë të tarifave. Në rastet kur kërkesat dhe dokumentet shoqëruese dorëzohen përmes shërbimit postar, afatet fillojnë të llogariten nga momenti kur dokumentacioni administrohet zyrtarisht në zyrën e protokollit të ASHK-së.Për aplikimet që kryhen në mënyrë elektronike, subjektet kanë detyrimin që brenda 10 ditëve nga dërgimi i kërkesës dhe kryerja e pagesës, të përcjellin dokumentacionin origjinal me postë. Në mungesë të këtij dokumentacioni, procedurat nuk mund të vijojnë pa konfirmimin zyrtar të pranimit të tyre nga ASHK.Operatorët e të dhënave pranë zyrave vendore të ASHK-së janë përgjegjës për verifikimin, skanimin dhe ngarkimin e dokumentacionit në sistemin elektronik, si dhe për nënshkrimin e tyre digjital, duke siguruar vijimin e procedurës nga strukturat përkatëse ligjore dhe teknike.Ndërkohë, për institucionet shtetërore të përcaktuara nga vendimi i Këshillit të Ministrave nr. 389, datë 13.5.2020, kërkesat trajtohen pa pagesë dhe kalojnë menjëherë në procesim. Udhëzimi: MODELI DHE PËRMBAJTJA E KËRKESËS PËR SHËRBIME KADASTRALEKërkesa për shërbime kadastrale paraqitet nga pronari i pasurisë, titullarët e të drejtave reale dhe personat fizikë apo juridikë që kanë interes të ligjshëm mbi pasurinë, sipas përcaktimeve të nenit 4, të ligjit nr. 111/2018, “Për kadastrën”, apo përfaqësuesit e autorizuar të tyre, si dhe noteri në respektim të shkronjës “k”, të pikës 1, të nenit 63, të ligjit nr. 110/2018, “Për noterinë”. 2. Modeli i kërkesës për shërbime kadastrale është sipas aneksit 1 që është pjesë përbërëse dhe i bashkëlidhet këtij udhëzimi. 3. Kërkesa për shërbime kadastrale ka në përmbajtje rubrikat si vijon: a) të dhënat e kërkesës ku përfshihen: i. numri i kërkesës; ii. data e paraqitjes së kërkesës; iii. afati i përfundimit të kërkesës (x ditë nga e nesërmja e konfirmimit të pagesës); iv. drejtoria/zyra vendore e ASHK-së së cilës i drejtohet kërkesa për marrjen e shërbimit; v. informacion nga vjen kërkesa/aplikimi (eAlbania/Nisa/ASHK për institucionet); b) të dhënat e subjektit kërkues të shërbimeve kadastrale ku përfshihen: i. mundësia për të aplikuar vetë subjekti apo përfaqësuesi i autorizuar; ii. gjenealitet dhe numri personal/unik i identifikimit (ID/NUIS) të subjektit kërkues; iii. lloji dhe numri i dokumentit të identifikimit; iv. adresa e subjektit dhe numri i kontaktit; v. numri dhe data e dokumentit të përfaqësimit, në rastin kur kërkesa për shërbime paraqitet nga përfaqësuesi i autorizuar; c) të dhënat e pasurisë për të cilën kërkohet shërbimi kadastral, që janë zona kadastrale, numri i pasurisë, kodi unik (Zk-Volum-Faqe), bashkia dhe adresa e pasurisë së paluajtshme; d) të dhënat e dokumentacionit që shoqëron kërkesën për shërbime kadastrale; e) lista e shërbimeve të kërkuara, pagesat dhe afatet e realizimit të shërbimeve, ku përfshihet:emërtimi, kodi i shërbimit dhe sasia që kërkohet;vlera e tarifës së shërbimit, vlera totale e tarifave dhe sipas rastit dhe gjoba për vonesë (kamatëvonesë) në regjistrim;iii. afati për ofrimin e shërbimit kadastral të kërkuar.Kërkesat për shërbime kadastrale renditen në sistemin elektronik sipas datës së paraqitjes dhe listohen për trajtim në sistem, sipas parimit të shfaqjes më përpara të kërkesave që janë brenda afatit, si dhe që kanë afatin më të shkurtër për trajtim. PROCEDURA STANDARDE NË SISTEMIN ELEKTRONIK TË REGJISTRIT KADASTRAL, PËR TRAJTIMIN E KËRKESËS PËR SHËRBIMMe paraqitjen e kërkesës për shërbime kadastrale, nëpërmjet portalit qeveritar e-Albania, apo sistemeve elektronike të regjistruar si bazë shtetërore, subjekti përzgjedh drejtorinë/zyrën vendore të ASHK në territorin e të cilës gjendet pasuria, përzgjedh nëse e paraqet kërkesën vetë apo përmes përfaqësuesit të autorizuar, si dhe plotëson sa vijon: a) rubrikën “Të dhënat e kërkesës”; b) rubrikën “Të dhënat e subjektit kërkues të shërbimeve kadastrale”; c) rubrikën “Të dhënat e pasurisë”; d) rubrikën “Dokumentacioni shoqërues”, në të cilën liston të dhënat e dokumentacionit që shoqëron kërkesën, si dhe njëkohësisht e ngarkon atë elektronikisht; e) rubrikën “Shërbimet, tarifat dhe afatet”, duke përzgjedhur shërbimet që kërkon, sipas listës së miratuar me vendimin nr. 389, datë 13.5.2020, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e listës së tarifave dhe shërbimeve kadastrale”, i ndryshuar.Kërkesa për shërbime kadastrale, regjistrohet automatikisht në sistemin elektronik të regjistrit kadastral, me dërgimin nga subjekti kërkues, dhe ky i fundit pajiset me një numër unik reference, i cili shërben për gjurmimin e kërkesës dhe evidentimin e fazës së trajtimit të saj.Me regjistrimin automatik në sistemin elektronik të kërkesës, ajo trajtohet nga drejtoria/zyra vendore e ASHK-së, e cila vepron si vijon: a) dërgon menjëherë përmes sistemit elektronik, te subjekti kërkues, “Faturën për shërbime kadastrale”, në rastin e kërkesave, për të cilat nuk aplikohet tatim/taksë për kalimin e të drejtës së pronësisë; b) kryen përllogaritjet e tatimit të kalimit të pronësisë/taksës mbi kalimin e të drejtës së pronësisë nëpërmjet punonjësit të autorizuar dhe pas konfirmimit edhe nga personi përgjegjës për financën i dërgohet subjektit kërkues, “Fatura për shërbime kadastrale”, përmes sistemit elektronik, brenda 2 (dy) ditëve punë nga regjistrimi i kërkesës. Modeli i faturës për shërbime kadastrale është sipas aneksit 2, që i bashkëlidhet dhe është pjesë përbërëse e këtij udhëzimi.Pas procedurës së përllogaritjes së detyrimeve financiare sipas pikës 3 të këtij kreu, kërkesa, së bashku me faturën për shërbime kadastrale, shfaqet në llogarinë e kërkuesit, në portalin qeveritar eAlbania, apo sistemin elektronik të regjistruar si bazë shtetërore të dhënash.Subjekti kërkues duhet të shlyejë detyrimet financiare sipas faturës për shërbime kadastrale, brenda 30 ditësh kalendarike nga momenti i dërgimit nga ASHK-ja përmes sistemit elektronik. Në çdo rast punonjësi i drejtorisë/zyrës vendore të ASHKsë bën konfirmimin e kryerjes së pagesës në sistemin multifunksional brenda 24 orëve nga përcjellja e informacionit nga banka për kryerjen e pagesës nga subjekti. Për pagesat e kryera në fund të afatit 30-ditor, Agjencia Shtetërore e Kadastrës pret 7 (shtatë) ditë kalendarike konfirmimin nëse janë shlyer detyrimet financiare nga subjekti brenda afatit. Në rast të kalimit të këtij afati, nëse subjekti nuk ka shlyer detyrimet financiare brenda afatit 30-ditor, njoftohet nëpërmjet sistemit elektronik me një mesazh automatik, për mosofrimin e shërbimit.PROCEDURA STANDARDE NË SISTEMIN ELEKTRONIK TË REGJISTRIT KADASTRAL, PËR TRAJTIMIN E KËRKESËS PËR SHËRBIM Kërkesa për shërbime kadastrale, e paraqitur rregullisht, trajtohet në përputhje me afatet e parashikuara në vendimin nr. 15, datë 30.9.2020, të Këshillit Drejtues të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës “Për miratimin e listës së shërbimeve kadastrale që mund të ofrohen në mënyrë të përshpejtuar, tarifave të diferencuara dhe afateve të trajtimit” dhe në çdo rast jo më vonë se 21 ditë kalendarike, sipas përcaktimit të nenit 29, pika 3, e ligjit 111/2018, “Për kadastrën”. Për rastet e shërbimeve kadastrale për të cilat dokumentacioni shoqërues përcillet nga subjekti nëpërmjet shërbimit postar, llogaritja e afateve për marrjen e këtyre shërbimeve fillon nga momenti i administrimit të këtij dokumentacioni zyrtarisht në zyrën e protokollit në drejtorinë/zyrën vendore të ASHK-së.Me dërgimin e kërkesës dhe dokumentacionit në rrugë elektronike dhe me kryerjen e pagesës së tarifave sipas afateve, subjektet kanë detyrimin të përcjellin nëpërmjet shërbimit postar brenda 10 ditëve nga paraqitja e kërkesës nëpërmjet sistemit, dokumentacionin origjinalMe konfirmimin e shlyerjes së plotë të detyrimeve financiare në mënyrë automatike apo manuale nga punonjësi i autorizuar i drejtorisë vendore të ASHK-së, kërkesa për shërbime kadastrale e plotësuar sipas pikës 1, kalon automatikisht nëpërmjet sistemit elektronik për trajtim te struktura e shërbimeve të kadastrës. Përjashtim, bëjnë rastet e kërkesave që ofrohen për institucionet shtetërore me paspagim, sipas vendimit nr. 389, datë 13.5.2020, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e listës dhe të shërbimeve kadastrale”, i ndryshuar , të cilat kalojnë direkt për trajtim në drejtori, ku tërhiqen nga përdoruesi përkatës për vijimin e procesimit. Trajtimi i kërkesës për shërbime kadastrale nga struktura e shërbimeve të kadastrës në drejtorinë /zyrën vendore të ASHK-së, në sistemin elektronik të regjistrit kadastral, kryhet si vijon: a) Operatori i të dhënave të pronës tërheq për trajtim nga “Faqja e listës së aplikimeve” kërkesën për shërbim kadastral, për të vijuar me skanimin e dokumentacionit tekniko-ligjor të pronës objekt kërkese kur është rasti, (nëse nuk është skanuar dokumentacioni i mëparshëm i origjinës dhe transaksioneve) dhe ngarkimin e tij në sistemin elektronik. Gjithashtu, skanon edhe dokumentacionin tekniko-ligjor origjinal të përcjellë nëpërmjet shërbimit postar nga subjekti, të vënë në dispozicion nga sektori i protokoll-arkivit të drejtorisë vendore të ASHK-së, kur nuk rezulton i tillë i ngarkuar në sistem nga subjekti aplikues. Pas skanimit të këtij dokumentacioni vijon me përcjelljen e tij elektronikisht për trajtim të mëtejshëm te përdoruesi tjetër. Operatori i të dhënave nënshkruan elektronikisht të gjitha dokumentet që ngarkon në arkiv dhe e përcjell elektronikisht te juristi. Në rastet kur dokumentacioni i pasurisë objekt kërkese është i digjitalizuar, operatori bën verifikimin e tij dhe nëse konstaton se është i digjitalizuar i gjithë dokumentacioni, e nënshkruan dhe ia përcjell elektronikisht për trajtim të mëtejshëm kërkesën përdoruesit tjetër. Për rastet e shërbimeve kadastrale që kërkohet dokumentacion tekniko-ligjor i depozituar nga subjekti nëpërmjet shërbimit postar, operatori në fund të çdo dite pune rakordon me sektorin e protokollit për konfirmimin e administrimit zyrtarisht të këtij dokumentacioni pranë drejtorisë/ zyrës vendore të ASHK-së. Për kërkesat e përcjella elektronikisht me dokumentacion si kopje elektronike, për të cilat nuk është administruar zyrtarisht dokumentacioni nëpërmjet shërbimit postar, operatori i të dhënave pret 10 ditë nga momenti i kryerjes së pagesës, dhe nëse nuk konfirmohet përcjellja e dokumentacionit origjinal nëpërmjet shërbimit postar nga sektori i protokollit, procedohet me përcjelljen e kërkesës për trajtim të mëtejshëm në hapin pasardhës.Përjashtimisht, në rastet e kërkesave të përcjella nëpërmjet sistemit “NISA”, me dërgimin e kërkesës, dokumentacionit noterial dhe çdo dokumenti tjetër i nënshkruar elektronikisht nga noteri, secili në format PDF dhe me kryerjen e pagesës sipas afateve, operatori nuk pret afatin 10-ditor, por përcjellë për trajtim kërkesën te përdoruesi tjetër, në përputhje me parashikimin e vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 864, datë 27.12.2022, “Për miratimin e rregullave për procedurën e trajtimit të kërkesave për shërbime kadastrale” dhe Marrëveshjes midis Agjencisë Shtetërore të Kadastrës dhe Dhomës Kombëtare të Noterisë.b) Juristi tërheq për trajtim nga “Faqja e listës së aplikimeve” kërkesën për shërbim kadastral dhe verifikon legjitimitetin e kërkuesit, dhe dokumentacionin ligjor të nevojshëm për ofrimin e shërbimit, të vënë në dispozicion nga kërkuesi. Gjithashtu, verifikon edhe përputhjen kronologjike të veprimit të fundit që do të kryhet në regjistër me gjendjen juridike të pasurisë në momentin që kryhet veprimi. Juristi mund të kthejë elektronikisht kërkesën prapa tek operatori i të dhënave të pronës nëse ka mungesa në dokumentacionin e arkivit të ngarkuar prej tij. Kur konstaton se përmbushen kriteret ligjore për ofrimin e shërbimit të kërkuar, nënshkruan aktin kadastral përkatës dhe e përcjell elektronikisht për trajtim të mëtejshëm sipas rastit te hartografi, i cili është përdoruesi i bazës së të dhënave në vijim, apo te drejtori kur nuk ka shërbim për veprime në hartën kadastrale.c) Hartografi tërheq për trajtim nga “Faqja e listës së aplikimeve” kërkesën për shërbim kadastral dhe verifikon dokumentacionin hartografik të depozituar nga subjekti kërkues dhe atë të administruar në regjistrin kadastral për pasurinë objekt kërkese. Hartografi mund të kthejë elektronikisht prapa kërkesën te juristi nëse ka mungesë informacioni, apo kërkesa nuk është procesuar në rregull nga juristi, duke bërë shënimet përkatëse të argumentuara. Hartografi në varësi të shërbimit kadastral të kërkuar nga subjekti punon mbi hartën kadastrale të pasurisë/ve objekt kërkese. Kur konstaton se përmbushen kriteret ligjore për ofrimin e shërbimit të kërkuar, nënshkruan elektronikisht aktin kadastral dhe e përcjellë elektronikisht për trajtim të mëtejshëm te drejtori.d) Drejtori i drejtorisë ndjek ecurinë e procesit të punës së secilit përdorues, verifikimin e dokumentacionit tekniko-ligjor, verifikimin dhe kontrollin e veprimeve të kryera nga juristi dhe hartografi, respektimin e afateve ligjore për trajtimin e kërkesave dhe mbarëvajtjen e punës në drejtorinë vendore përkatëse. Pas përcjelljes elektronikisht nga juristi dhe hartografi të akteve kadastrale përkatëse, drejtori aprovon ose kundërshton ligjërisht veprimet e kryera nga përdoruesit e tjerë sipas funksionaliteteve që paraqiten në ndërfaqen e aksesit të këtij përdoruesi.Drejtori kontrollon dhe nënshkruan elektronikisht të gjithë dokumentet e gjeneruar/ngarkuar sipas rastit: i. aktin kadastral për të cilin është kërkuar shërbimi, në përputhje me ligjin nr. 111/2018, “Për Kadastrën” dhe vendimin nr. 782, datë 7.10.2020, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e modeleve të akteve kadastrale dhe të dhënave në përmbajtje të hartës kadastrale”, i ndryshuar. ii. kërkesën për plotësim dokumentacioni të argumentuar ligjërisht dhe me bazë ligjore, kur dokumentacioni ligjor i nevojshëm për dhënien e shërbimit, nuk është paraqitur i plotë nga subjekti kërkues.Në këtë rast, rishqyrtimi i dokumentacionit pas plotësimit brenda afatit ligjor, do të trajtohet nga i njëjti jurist/hartograf që ka shqyrtuar kërkesën fillestare për shërbimin kadastral përkatës. Juristi/hartografi që do të trajtojë kërkesën pas plotësimit të dokumentacionit ka të drejtë të shikojë ecurinë e mëparshme të kërkesës të kthyer për plotësim dokumentacioni. iii. aktin administrativ të refuzimit të shërbimit, kur subjekti nuk depoziton brenda 30 ditëve, dokumentacionin ligjor të nevojshëm për dhënien e shërbimit, sipas parashikimeve të ligjit nr. 111/2018, “Për kadastrën” dhe përcaktimeve të pikës 26, të vendimit nr. 782, datë 7.10.2020, të Këshillit të Ministrave “Për miratimin e modeleve të akteve kadastrale dhe të dhënave në përmbajtje të hartës kadastrale”, i ndryshuar.Modeli i aktit të refuzimit të shërbimit, është sipas aneksit 3, që i bashkëlidhet dhe është pjesë përbërëse e këtij udhëzimi. e) Aktet kadastrale sipas shkronjës “d”, të pikës 8 të këtij udhëzimi, kontrollohen nga drejtori i drejtorisë, i cili sipas rastit; i. kur konstaton se aktet e depozituara për regjistrim janë në përputhje me ligjin, akti kadastral i nënshkruar elektronikisht dhe me vulën digjitale përkatëse përcillet nëpërmjet sistemit elektronik të regjistrit kadastral, në adresë të subjektit kërkues në portalin qeveritar e-Albania/sistemin elektronik të regjistruar si bazë të dhënash shtetërore; ii. e kthen elektronikisht aktin te juristi/hartografi për ripunim, nëse konstaton problematika ligjore dhe hartografike. Kthimi i aktit për ripunim bëhet i mundur vetëm pasi bëhen shënimet në rubrikën përkatëse në sistem, të cilat duhet të jenë të argumentuara ligjërisht.Të gjithë përdoruesit e cituar në pikën 8 të këtij udhëzimi, në trajtimin e kërkesave të ndryshme, për sa i përket respektimit të afatit të trajtimit të këtyre kërkesave, duhet të ketë parasysh dhe kohën që ju duhet përdoruesve të tjerë për trajtimin e kërkesës përkatëse brenda afateve ligjore të miratuara për secilin shërbim.Përgjegjësi i sektorit të shërbimeve të kadastrës ka rol mbikëqyrës në sistem mbi veprimtarinë administrative për ecurinë e trajtimit të kërkesave për shërbime kadastrale brenda afateve ligjore, nga përdoruesit e germave “a”, “b” dhe “c”, të pikës 8 të këtij udhëzimi. Në rast të mostrajtimit të kërkesave për shërbime kadastrale brenda afateve ligjore, ai njofton elektronikisht përdoruesit e sipërcituar për marrjen e masave për vijimin e menjëhershëm të trajtimit të këtyre kërkesave.Pas përfundimit të trajtimit të kërkesës për shërbime kadastrale nëpërmjet miratimit të saj, në rastet kur shërbimi kadastral përkatës shoqërohet edhe me përcjelljen e dokumentacionit teknikoligjor nëpërmjet shërbimit postar nga subjekti i interesuar, bëhet verifikimi i tij dhe dokumentacioni përcillet nga operatori i të dhënave në arkivin fizik me inventarin përkatës, duke marrë edhe referencën arkivore përkatëse. Dokumentacioni duhet të ruhet si në arkivin digjital, ashtu dhe në atë manual si historik për pasurinë.Në rastin e shërbimeve kadastrale që gjenerohen në mënyrë automatike nga baza shtetërore e të dhënave kadastrale, kërkesa për shërbime kadastrale nuk përshkon hallkat e përshkruara në pikën 8, të këtij udhëzimi, pasi akti kadastral gjenerohet automatikisht me vulë elektronike, me shënimin “Ky dokument është gjeneruar dhe vulosur me anë të një procedure elektronike nga një sistem automatik (Agjencia Shtetërore e Kadastrës)” dhe ka të njëjtën vlerë ligjore dhe fuqi provuese si çdo dokument tjetër zyrtar.Drejtoria e Përgjithshme e ASHK-së monitoron ecurinë e veprimtarisë për shërbime kadastrale të drejtorive /zyrave Vendore të ASHK-së. 14. Ngarkohen drejtoritë/zyrat vendore të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës dhe Drejtoria e Përgjithshme për zbatimin e këtij udhëzimi. Ky udhëzim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare.Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.
-

Armand Maho: Drogë në këmbim të votës, qeveria Rama jep leje për të mbjellë 29,000 hektarësh me kanabis sativa
Gazetari Armand Maho ka publikuar gjatë ditës së sotme në prani të kreut të PD Sali Brisha një investigim për ligjin e Ramës që mbush ma kanabis Shqipërinë gjatë një fushatave elektorale. Ai ka dhënë detaje të shumta për këtë skandal të madh.
Ja deklarata e plotë:
Ligji për LIGJ Nr. 61/2023 PËR KONTROLLIN E KULTIVIMIT DHE PËRPUNIMIT TË BIMËS SË CANNABIS-IT DHE PRODHIMIT TË NËNPRODUKTEVE TË SAJ PËR QËLLIME MJEKËSORE DHE INDUSTRIALE, u miratua në korrik të vitit 2023, dhe ka hyrë në fuqi në gusht të po atij viti. Ligji u shoqërua me debate të shumta, por gjithsesi mazhoranca socialiste e miratoi me 69 vota pro.
Ky ligj parashikonte lejimin e kanabisit mjekësor dhe atij industrial, përcaktonte sipërfaqen që do mbillej, mënyrën e dhënies së licencave për kompanitë që do merreshin me këtë proces, sigurinë etj.
Në nenin 14 të ligjit, ku flitet për procedurën e pajisjes me licencë të subjekteve, në pikat 6, 7 dhe 8 thuhet se:
* 6. Licenca përcakton një ose disa njësi për të cilat subjekti ka plotësuar kriteret. Nëse subjekti licencohet për më shumë se një njësi, ato duhet të jenë kufitare me njëra-tjetrën dhe, në çdo rast, jo më shumë se 4 njësi në të njëjtën licencë.
* 7. Licenca për aktivitetin e kultivimit jepet vetëm në sipërfaqe të hapura, të mbuluara ose sera. Sipërfaqja e njësisë së licencës të aktivitetit për kultivim të cannabis-it për qëllime mjekësore nuk mund të jetë më e vogël se 5 hektarë dhe jo më e madhe se 10 hektarë.
* 8. Sipërfaqja totale e lejuar për kultivimin e bimës së cannabis-it për qëllime mjekësore nuk mund të jetë më e madhe se 200 hektarë në rang kombëtar.
Pra, në rang kombëtar, nuk mund të jepen më shumë se 200 hektarë tokë për kultivimin e kanabisit, një parcelë s’mund të jetë më e vogël se 5 hektarë dhe më e madhe se 10, dhe çdo i licencuar sipas pikës 6 të ligjit s’mund të ketë më shumë se 4 njësi në të njëjtën licencë.
Në funksion të këtyre pikave, del dhe VKM nr. 50 më 1 janar të këtij viti, ku në nenin 1 pika d e saj jepet ky definicion:
“Zonë”, tërësia e parcelave të tokës, ku kultivohet bima e cannabis-it për qëllime mjekësore ose industriale.
Më tej, më 6 mars të vitit 2025, vetëm 2 muaj e pesë ditë para zgjedhjeve të 11 majit, qeveria do nxjerrë VKM nr. 149 e cila miratonte 10 zona kadastrale në 7 qarqe të vendit nga 11 gjithsej dhe përkatësisht:
1. Qarku Shkodër, 2 bashki, 3 njësi administrative dhe 16 fshatra në 16 zona kadastrale
2. Qarku Kukës, 1 bashki, 5 njësi administrative, 20 fshatra në 20 zona kadastrale
3. Qarku Dibër, 2 bashki, 3 njësi administrative, 13 fshatra në 13 zona kadastrale
4. Qarku Elbasan, 2 bashki, 5 njësi administrative, 12 fshatra në 12 zona kadastrale
5. Qarku Gjirokastër, 2 bashki, 6 njësi administrative, 24 fshatra në 24 zona kadastrale
6. Qarku Vlorë, 2 bashki, 4 njësi administrative, 15 fshatra në 4 zona kadastrale
7. Qarku Gjirokastër, 2 bashki, 3 njësi administrative, 20 fshatra në 20 zona kadastrale
8. Qarku Gjirokastër, 2 bashki, 3 njësi administrative, 10 fshatra në 10 zona kadastrale
9. Qarku Fier, 2 bashki, 2 njësi administrative
10. Qarku Kukës, 1 bashki, 1 njësi administrative, 3 fshatra në 3 zona kadastrale
Gjithsej 10 zona të miratuara për kultivim kanabisi, të ndara në 7 qarqe, 35 njësi administrative dhe 138 zona kadastrale. Pra, një numër jo i vogël bashkish, njësish administrative dhe fshatrash, që sipas vendimit të qeverisë të datës 6 mars përfshihen në këtë proces. Të gjitha këto janë përfshirë në 7 shtojca që i janë bashkëngjitur VKM-së, pasi koordinatat e sakta ekzistojnë vetëm për dy zona të lejimit të kanabisit: Zona 1 dhe Zona 2, në 1100 faqe që shoqërojnë vendimin 149 të datës 3 mars. Koordinatat për 5 zona të tjera nuk ekzistojnë.
Ishte pikërisht ky portal që na dha një indicie më të qartë në lidhje me sipërfaqen e përgjithshme të kanabisit që do të mbillet në Shqipëri. Nga matjet e kryera me opsionin “mat sipërfaqe” që ta ofron vetë portali, rezulton se sipërfaqja e dhënë është shumë herë më e madhe se ajo që përcakton ligji, i cili e kufizon vetëm në 200 hektarë sipërfaqen e lejuar për të mbjellë kanabis në rang vendi:
Shkodër zona 1 – sip. 23.96 km² ose 2396 ha tokë
Kukës zona 2 – 49.63 km² ose 4963 ha tokë
Dibër – zona 3 – 15.17 km² ose 1517 ha tokë
Elbasan zona 4 – 32.86 km² ose 3286 ha tokë
Gjirokastër zona 5 – 22 km² ose 2200 ha tokë
Vlorë zona 6 – 31.19 km² ose 3119 ha tokë
Gjirokastër zona 7, 8 – 99.12 km² ose 9912 ha tokë
Fier zona 9 – 7.91 km² ose 791 ha tokë
Kukës zona 10 – 13.39 km² ose 1339 ha tokë
Më datën 12 mars, vetëm 6 ditë pas miratimit në qeveri të VKM-së, Agjencia Kombëtare për Mbikëqyrjen e Kultivimit të Kanabisit, pasi lajmëronte miratimin e vendimit të qeverisë, jepte dhe të dhënat për të interesuarit se ku mund t’i shikonin sipërfaqet e miratuara. Agjencia i referohej portalit asig.gov.al, që është portali zyrtar i Kadastrës Shqiptare dhe përmban të dhënat mbi të gjithë hapësirën gjeografike.
Qeveria ka shkelur me vetëdije ligjin që ka miratuar po vetë. Miratimi i një zone prej më shumë se 29,000 hektarësh nënkupton leje për mbjellje në të gjithë atë sipërfaqe, edhe pse në praktikë mund të mbillen më pak. Kjo krijon hapësirë për keqpërdorime, mbjellje ilegale dhe trafik.
Ligji duhet të ketë për qëllim kontrollin strikt dhe kufizimin e kultivimit, për të parandaluar përhapjen e kultivimit të paligjshëm dhe trafikut të drogës. Miratimi i zonave kaq të mëdha minon këtë qëllim
Duke parë dhe rezultatet e zgjedhjeve të këtij viti, mund të themi që në më shumë se 80 përqind të zonave të miratuara për kultivimin e kanabisit, Partia Socialiste ka pasur një rezultat të bindshëm në favor të saj dhe një rritje të pajustifikuar për një parti që ka 12 vjet në pushtet. Në kontekstin e përgjithshëm ky veprim, krijon varësi dhe presion të heshtur për të “shpërblyer” qeverinë me votë. Është e njëjta, ndoshta më favorizuese, edhe se shpërndarja e legalizimeve, parave apo vendeve të punës para zgjedhjeve. Nga ana tjetër, këto parcela mund të kenë shërbyer edhe si premtim për grupe të ndryshme kriminale që merren me trafikun e drogës, duke iu dhënë kështu akses legal në aktivitetin e tyre.
Por ky veprim i qeverisë shqiptare ka dhe pasoja për vendet fqinje të Shqipërisë. Kjo sepse jo vetëm e kthen Shqipërinë në një Narco-State, tashmë me ligje dhe vendime qeverie, por rrezikon të destabilizojë të gjithë Ballkanin Perëndimor për shkak të aktivitetit të grupeve kriminale. Në rast se do i hedhim një sy hartës, do shohim se në 80% të rasteve zonat janë përcaktuar në kufijtë e Shqipërisë që e lidhin me Greqinë, Maqedoninë e Veriut, Kosovën dhe Malin e Zi.
Në kufirin me Greqinë situata është edhe më skandaloze. Në fshatin Radat të Qarkut të Gjirokastrës, Bashkia Dropull, zona kadastrale 3135, distanca nga kufiri është diku tek rreth 10 metra me kufirin grek. Pra si mund të miratohet kultivimi i një bime narkotike, të cilën shteti fqinj e ka të ndaluar me ligj, vetëm dhjetë metra nga kufiri? Kjo ka ndodhur edhe në zonën e Kakavijës, dhe kjo në Qarkun e Gjirokastrës, Bashkia Dropull, ku distanca me kufirin në zonën kadastrale 2030 është jo më shumë se 900 metra nga kufiri me Greqinë.


