Tag: kadare

  • Sot një vit prej ndarjes nga jeta të kolosit të letrave shqipe, Ismail Kadare

    Sot një vit prej ndarjes nga jeta të kolosit të letrave shqipe, Ismail Kadare

    Një vit më parë u nda nga jeta, në moshën 88-vjeçare, gjeniu i letrave shqipe, Ismail Kadare.
    Ai ishte shkrimtari shqiptar më i shquar brenda e jashtë kufijve të vendit, i cili ngriti lart prestigjin e letrave shqipe anembanë globit.
    Ismail Kadare lindi më 28 janar 1936 në lagjen Palorto të Gjirokastrës. Në vendlindje qëndroi deri në përfundimin e arsimit të mesëm, kur përgatiti për botim ciklin e tij të parë me poezi “Frymëzimet djaloshare” (1954). Më pas kreu në Tiranë studimet e larta në degën e Gjuhë-Letërsisë dhe u diplomua për “Mësuesi”.
    Në harkun e viteve 1958-1960, Kadare thelloi studimet në Institutin “Maksim Gorki” në Moskë. Në vitin 1960, i detyruar t’i braktiste studimet për shkak të ndërprerjes së marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe ish-Bashkimit Sovjetik, u kthye në atdhe dhe nisi angazhimin në gazetari.
    Në vitin 1963 botoi romanin e tij “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, i cili pati jehonë edhe përtej vendit. Karriera e Kadaresë shënoi kulme të tjera me tema sa lokale aq edhe universale. Tematika e natyrës liridashëse të shqiptarëve ishte kryefjalë edhe në romanin “Kështjella”, botuar në vitin 1970. I njëjti frymëzim vihet re edhe tek “Krushqit janë të ngrirë”, i cili flet mbi demonstratat e vitit 1981 të shqiptarëve të Kosovës.
    Një tjetër roman i vlerësuar ishte “Kronikë në gur” (1970). Në vargun e publikimeve të pandërprera, romani alegorik “Nëpunësi i Pallatit të ëndrrave” (1981), veçohet si më i lakuari në tërësinë e veprës së Kadaresë. Në vjeshtën e vitit 1990, Kadare u largua drejt Francës dhe u rikthye në atdhe pas zhvillimeve të para demokratike.
    Kadare është dekoruar nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë me Urdhrin “Nderi i Kombit”. Prej vitit 1996, shkrimtari shqiptar u bë anëtar i asociuar (përjetësisht) i Akademisë së Shkencave Morale dhe Politike të Francës. Në tetor 2023 presidenti francez Emmanuel Macron, në Tiranë, e ngriti në gradën e Oficerit të Lartë, në Urdhrin e Legjionit të Nderit.
    Ai u vlerësua me një sërë çmimesh ndërkombëtare (“Man Booker Prize”, “Princi i Asturias” etj.), si i përzgjedhur në radhët e shkrimtarëve botërisht të njohur, sikurse Gabriel Garcia Marquez, Günter Grass dhe Milan Kundera.
    Deri tani, veprat e tij janë përkthyer në rreth 45 gjuhë të botës./ ATA

  • Një vit pa mjeshtrin e letërsisë/ Ismail Kadare, gjeniu që i dha zë Shqipërisë në botë

    Një vit pa mjeshtrin e letërsisë/ Ismail Kadare, gjeniu që i dha zë Shqipërisë në botë

    Një vit më parë (1 korrik 2024) u nda nga jeta, në moshën 88-vjeçare, gjeniu i letrave shqipe, Ismail Kadare.
    Shkrimtari më në zë shqiptar, brenda e jashtë kufijve me librat e tij u dha mundësinë shqiptarëve të mendonin dhe ëndrronin perëndimin, përtej kufirit dhe errësirës së diktaturës. Ndërsa botën e njohu me Shqipërinë, shtetin me popull me traditat dhe kulturë europiane por që ishte izoluar nga diktatura komuniste dhe ishte lënë jashtë nga Europa.
    Etnograf sarkastik, romancier duke alternuar groteskun dhe epikën, IsmaIl Kadare eksploroi mitet dhe historinë e vendit të tij, për të zbërthyer mekanizmat e një të keqeje universale, totalitarizmit.
    Kadare lindi më 28 janar 1936 në lagjen Palorto të Gjirokastrës. Në moshën 11 vjeçare lexoi Tragjedinë “Makbeth’ të Shekspirit dhe i ndryshoi jetën, megjithëse në atë moshë nuk kuptonte gjithçka. E donte kaq shumë sa filloi ta kopjonte në dorë. Më 1958 mbaroi degën e Gjuhës e të Letërsisë në Universitetin e Tiranës. Më pas shkoi me studime në Moskë për dy vjet në Institutin e Letërsisë Botërore “Maksim Gorki” (1958-1960)
    Në vitin 1963 botoi romanin e tij “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, i cili pati jehonë edhe përtej vendit. Libri u përkthye në 33 gjuhë të botës dhe i dha autorit njohje ndërkombëtare.U vlerësua nga gazeta e njohur e Parisit Le Monde si një ndër 100 librat e shekullit XX.
    Më pas erdhi romani “Kështjella”, botuar në vitin 1970. Në këtë rrjedhë, autori u frymëzua edhe për shkrimin e romanit “Krushqit janë të ngrirë”, i cili flet mbi demonstratat e vitit 1981 të shqiptarëve të Kosovës. Një tjetër roman i vlerësuar ishte “Kronikë në gur” (1970). Në vargun e publikimeve të pandërprera, romani alegorik “Nëpunësi i Pallatit të ëndrrave” (1981), veçohet si më i lakuari në tërësinë e veprës së Kadaresë.
    Përpara se në Shqipëri të vendosej pluralizmi politik, pas protestave të studentëve në dhjetor 1990, Kadare udhëtoi me avion drejt Francës, ku kërkoi azil politik. Ai jetoi në Paris, u rikthye në atdhe pas zhvillimeve të para demokratike, ndërsa vitet e fundit u vendos në Tiranë. Që prej vitit 1996, shkrimtari shqiptar u bë anëtar i asociuar (përjetësisht) i Akademisë së Shkencave Morale dhe Politike të Francës.
    U vlerësua me një sërë çmimesh ndërkombëtare si i përzgjedhur në radhët e shkrimtarëve botërisht të njohur, sikurse Gabriel Garcia Marquez, Günter Grass dhe Milan Kundera. Deri tani, veprat e tij janë përkthyer në rreth 45 gjuhë të botës.Shpesh emri i tij u përfol për si një ndër konkurentët për marrjen e Çmimit Nobel për Letërsinë por nuk e fitoi.
    Në vitin 2005 fitoi Çmimin Ndërkombëtar “Man Booker Prize” ndërkohë ishte kandidat pretendent edhe për vitin 2024 me librin “Kur sunduesit grinden” i cili u vlerësua si një “meditim letrar magjepsës mbi Rusinë Sovjetike, autoritarizmin, strukturat e pushtetit në një periudhë shkrimtarësh të mëdhenj”.
    Në 20 tetor 2009 Ismail Kadare u bë i pari shkrimtar shqiptar që fiton çmimin “Princi i Asturias për Letërsinë”. Në 2019 fitoi çmimin Ndërkombëtar të Letërsisë Neustadt, që njihet edhe si Nobeli Amerikan, ndërsa vitin e kaluar  (17 tetor 2023) shkrimtarit të madh shqiptar  iu dha titulli i Oficerit të Lartë të Legjionit të Nderit, nga Presidenti francez Emmanuel Macron.

  • Homazh në njëvjetorin e ndarjes nga jeta të shkrimtarit më të madh shqiptar, Ismail Kadare

    Homazh në njëvjetorin e ndarjes nga jeta të shkrimtarit më të madh shqiptar, Ismail Kadare

    Nga Albert Vataj
    Më 1 korrik 2024, ra heshtja mbi një zë që kishte kohë që nuk fliste, por që kishte folur aq shumë sa çdo heshtje pas tij tingëllon ende si jehonë. Një vit më parë u nda nga jeta Ismail Kadare, njeriu që u lartua në ndërgjegjen e një kombi si një sfidë dhe si një shenjë, si një zë që mbeti i paarritshëm, i pazëvendësueshëm, i pashuar.Kaloi një vit që nga ajo ditë kur Shqipëria, gjuha shqipe, letërsia, kultura dhe vetë ndërgjegjja jonë u mpakën për pak çaste. U bënë më të heshtura, më të brishta, më të vetmuara. Sepse u largua jo vetëm një njeri, por një epokë. U largua Kadareja, ai që kishte jetuar shumë jetë në një të vetme, që kishte folur shumë gjuhë vetëm nëpërmjet një fjale: Shqip.Në një botë që i druhet të mëdhenjve, Kadareja nuk i druhej asgjëje tjetër përveçse shterpësisë së shpirtit dhe heshtjes së fjalës. Ai nuk ishte vetëm shkrimtar, ai ishte metafora më e madhe që kultura shqiptare ka mundur të prodhojë në shekullin XX. Ishte një ndërgjegje që e çmontoi frikën, e demaskoi dhunën, e sfidoi tiraninë pa asnjë shkulmë retorike, por me një art të tillë, që edhe perandoritë do ta kishin zili.Ai e dinte mirë: “Më duan të vdekur”, pati thënë në një intervistë. E dinte, sepse i njihte rrënjët e ligësisë njerëzore, e njihte baltën që shpesh i hidhet madhështisë për ta zhveshur nga përjetësia. Por ai e kish fituar përjetësinë jo si titull, por si substancë. Ai ishte bërë përjetësia vetë, nëpërmjet veprës, fjalës, shenjtërisë së gjuhës së shpëtuar dhe të ngritur në majat ku s’kishte mbërritur askush më parë.Në këtë përvjetor, Shqipëria nuk duhet të kujtojë thjesht vdekjen e një shkrimtari. Ajo duhet të meditojë mbi jetën e një zëri që i dha emër. Sepse tre janë emrat përmes të cilëve bota mëson se kush jemi ne: Skënderbeu – për guximin, Nënë Tereza – për shpirtin, dhe Ismail Kadare – për mendjen.Gjatë këtij viti që ndan jetën me mungesën, shumë prej atyre që dikur e deshën të heshtur, që ngritën fjalë si gurë kundër tij, janë detyruar të mendojnë ndryshe. E kuptojnë tani se nuk kishin të bënin me një njeri të zakonshëm. Por me një ndërgjegje kulturore, që s’mund ta përmbash me urrejtje personale, me xhelozi ideologjike apo me ndëshkime morale të pastërta vetëm në dukje. Kadareja nuk ishte as shenjtor e as profet, por as nuk u përpoq kurrë të ishte. Ai ishte vetëm një shkrimtar, por i tillë që çdo përpjekje për ta ulur në rrafshin e zakonshmërisë, do të dështonte.Ai e mbijetoi regjimin pa u bërë zëdhënësi i tij. I mbijetoi demokracinë pa u kthyer në përfitues i saj. I mbijetoi gjithë hakmarrjen kolektive të provincës shpirtërore shqiptare, që rrallë duron gjeniun dhe gjithmonë ngatërrohet me madhështinë. I mbijetoi edhe vetë vetminë që i ngjitej pas, jo si dënim, por si kusht i natyrshëm për një mendje që qëndronte larg turmës.Dhe sot, një vit pas vdekjes së tij, ai mbetet më i pranishëm se kurrë. Sepse vepra e tij nuk është një korpus i mbyllur, por një vazhdimësi pyetjesh, reflektimesh, protestash të heshtura dhe thirrjesh të padukshme që na mësojnë si ta lexojmë historinë tonë, si ta kuptojmë Shqipërinë, si ta ndjejmë Europën, si të jemi njerëz përmes letërsisë.Duke e kujtuar sot Ismail Kadarenë, ne nuk bëjmë thjesht një akt nderimi. Ne rivendosim kontaktin me një vetvete më të thellë, më të kthjellët, më të ndërgjegjshme. Dhe nëse ka një rrugë për të qenë të denjë për atë që ai ishte, ajo është rruga e leximit, e përulësisë para mendjes së tij, e njohjes së veprës së tij si gur themeli i letërsisë sonë moderne dhe si dëshmi e pasionit që fjalës i jep pavdekësinë.Ismail Kadare nuk është më mes nesh, por ai është brenda nesh. Në çdo frazë që kemi mësuar prej tij. Në çdo realitet që ka marrë kuptim falë atij. Në çdo fjali që do të shkruajmë më mirë, sepse ai e deshi aq shumë fjalën, sa e shndërroi në atdheun e vet të vërtetë.

  • Gjekmarkaj homazh për Kadarenë në Kuvend: T’i ndërtohet një varr monumental dhe t’i organizohet një ceremoni rivarrimi ndërkombëtare

    Gjekmarkaj homazh për Kadarenë në Kuvend: T’i ndërtohet një varr monumental dhe t’i organizohet një ceremoni rivarrimi ndërkombëtare

    Deputeti demokrat, Agron Gjekmarkaj, një një fjalim homazh nga Foltorja e Kuvendit për Ismail Kadarenë, kërkoi që shkrimtarit t’i ndërtohet një varr monumental dhe t’i organizohet një ceremoni rivarrimi ndërkombëtare.

    Agron Gjekmarkaj:
    Më 1 korrik të vitit 2024, shtergu i fundit madhështor, Ismail Kadare, fluturoi lart.
    Prandaj sot nuk jam në këtë foltore për të mbajtur një fjalim, por për të kryer një detyrë – si shqiptar, si lexues, dhe si deputet i këtij Kuvendi.
    Nuk jam këtu për të nderuar personalitetin më të madh të letrave shqipe – se jam pakogjë për ta bërë këtë – por për të reflektuar se çfarë nuk kemi bërë edhe ne, kjo sallë, për të përmbushur detyrimin që ky komb, ky shtet, kjo shoqëri dhe ky parlament ka ndaj njërit prej shqiptarëve më të mëdhenj të të gjitha kohërave – Ismail Kadaresë.
    Sot flas i brengosur, arsyen e brengës do e shtjelloj pak më poshtë, se ai nuk ishte vetëm shkrimtari i kombit tonë.
    Ishte një institucion shpirtëror e kulturor, një udhërrëfyes në kohë të errëta, një zë europian që ngriti Shqipërinë në Olimpin e letërsisë botërore.
    Ai na nxori nga provincializmi kulturor, lokalen e bëri universale e tek universalja na bëri anëtar me të drejta të barabarta! Kadare firmosi modernitetin e letrave shqipe.
    Në një epokë të izolimit, kur Shqipëria dhe Kosova ishin njëra nën tirani e tjetra nën pushtim, Kadareja krijoi dhe ruajti shpresën për liri përmes letërsisë.
    Ai ndërtoi një univers kulturor që i kujtoi qytetërimit perëndimor se shqiptarët janë pjesë organike e Europës – me kujtesën, gjuhën dhe shpirtin, pra me identitetin e tyre.
    Kadareja rindërtoi identitetin shqiptar përmes mitit, historisë, kulturës dhe frymës universale të letërsisë.
    Librat e tij nuk janë thjesht kryevepra letrare, por akte identitare, që dëshmojnë se ky komb ka vendin e vet në ndërgjegjen europiane, në kauzat e mëdha të vetëdijes njerëzore, ne rrugëtimin e njerëzimit drejt përsosjes si qëllim i artit të madh.
    Në një Shqipëri që sundohej nga tiranë e dallkaukë, Kadare ringjalli Arbërinë me kontë, baronë, katedrale, balada dhe vasha.
    Kadare riktheu kujtesën historike, në një kohë kur harresa ishte institucionalizuar, për t’i hapur rrugën regjimit totalitar të uzurponte historinë e Shqipërisë.
    Riktheu Skënderbeun në letërsi, jo si referencë për diktaturën e izoluar, por si shenjë të përkatësisë e rrënjëve europiane të shqiptarëve.
    Ky shkëlqim arbëror e historik vinte në një kohë të thatësirës dhe shterpësisë së madhe ideologjike.
    Dhe jo vetëm kaq – përmes romaneve të tij, Kadareja u bë katalizatori i gjuhës moderne shqipe.
    Ai është përkthyer në 48 gjuhë, është lexuar dhe studiuar në të gjitha kontinentet, dhe është bërë akademik në vendin e Volterit që beson te Liria, Barazia, e Vëllazëria.
    Kadare ka fituar disa nga çmimet më të larta ndërkombëtare për letërsinë dhe një pafundësi çmimesh dhe dekoratash të tjera.
    Nga vlerësimet për të, po përmend atë të Presidentit Emmanuel Macron: “Ismail Kadare ishte zëri europian që i kujtoi Europës një pjesë të vetvetes.”
    Por… çfarë bëmë ne?
    U premtua nga Kryeministri një varr monumental dhe një ceremoni rivarrimi ndërkombëtare.
    Nuk ndodhi asgjë. Nuk u mbajt fjala.Dhe kjo nuk është vetëm një çështje simbolike. Është një çështje dinjiteti kombëtar.Skenderbeu e Bogdnai mbeten pa varr se pushtuesit Turq e zhbënë prehje e tyre për të goditur indin tonë!Fishten e Konicen po ashtu komunistet !
    Tani unë kam të drejtë të pyes:
    Pse po e shndërrojmë pavdekësinë e Kadaresë në heshtje dhe madhështinë në harresë?
    Pse po tentojmë te pajtohemi me ikjen e tij si një momentum për triumfin e meskinitetit e mediokritetit?
    Ne kemi një borxh. Dhe ky borxh nuk është sentimental — është kulturor, kombëtar, qytetar, politik dhe historik.
    E përsëris: jo ndaj gjeniut, jo ndaj mjeshtrit e frymës së tij homerike, por ndaj ndërgjegjes dhe virtyteve që aspirojmë, ndaj nevojës që kemi për një model të epërm e rrezatues, ndaj ekzigjences per ushqim shpirteror, ndaj markës intelektuale qe s’i kane munguar krahasimet e Shekspirin, Servantesin, Tolstoin apo Kafkën dhe që në Akademinë Franceze zuri vendin e Karl Poperit.
    Ndaj këtij patrioti të madh, i cili e kishte për nder të identifikohej me refugjatet që ngjiteshin me litarë ne anije gjatë eksodeve biblike.
    Të nderuar kolegë,
    Unë flas sot si shqiptar, si lexues, si deputet i këtij Kuvendi.
    Ndaj kërkoj dhe ju bëj thirrje të më bashkoheni edhe ju në kërkesat e mia:1. Ndërtimin e një varri monumental për Ismail Kadarenë, me konkurs internacional ku brezat të ndalen me respekt dhe krenari.2. Organizimin e një ceremonie rivarrimi ndërkombëtare, ku të ftohen shkrimtarët, shtëpitë botuese, përkthyesit, kritikët, politikanët dhe përfaqësuesit e Europës – siç e kërkon madhështia e tij.3. Krijimin e një institucioni publik me vizion ndërkombëtar – Instituti “Kadare”, për studimin, përkthimin dhe ruajtjen e veprës së tij.
    Ismail Kadare pret. Atij nuk i duhen fjalët e mia. As premtimi i pambajtur i Edi Ramës.
    Ai nuk kerkon, por meriton nderime. Duke nderuar Ismail Kadarenë, nderojmë veten.Sepse jemi ne që kemi nevojë për të – për trashëgiminë që na la, ne shqiptarëve dhe kulturës europiane e botërore.
    Nëse nuk i japim nderimin që i takon, kjo do të thotë se nuk e kemi kuptuar dhe nuk e meritonim.
    Por do ta bëjë Europa – për zërin e saj, për bijën e saj ballkanike, për muzën e letërsisë, qe ne Gadishull zuri fill, të cilen Kadareja e riktheu në vetëdijen e kontinentit.
    Çdo mëngjes që hyj në zyrë ndjehem borxhlli para portretit të tij.
    Mos ta turpërojmë më tej veten dhe Shqipërinë tonë me memecllëkun dhe mosveprimin për Kadarenë.
    Për shkrimtarin që aq shumë ja skaliti portretin Shqipërisë Europiane dhe Europës së parimeve universale ne Shqipëri!
    E bëri me dhimbje, me krenari, me thjeshtësi, me madhështi.
    Si askush tjetër, para e pas Tij.
    Pasaporta europiane nuk është kjo qe kemi ne xhep por vepra e Kadaresë!

    Top Channel

  • Gjekmarkaj homazh për Kadarenë në Kuvend: Rama shkeli premtimet për nderimin e tij

    Gjekmarkaj homazh për Kadarenë në Kuvend: Rama shkeli premtimet për nderimin e tij

    Në fjalën e mbajtur në Kuvend, deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj, ngriti zërin për atë që ai e konsideron një mungesë të thellë dinjiteti shtetëror dhe kombëtar ndaj figurës së shquar të Ismail Kadaresë.
    Duke përmendur vlerësimet më të larta ndërkombëtare që ka marrë shkrimtari, nga çmime letrare prestigjioze te dekoratat më të larta, përfshirë atë nga presidenti francez Emmanuel Macron, Gjekmarkaj kritikoi ashpër kreun e qeverisë Edi Rama, për dështimin në përmbushjen e një premtimi publik.
    Fjala e Gjekmarkaj në Parlament: 
    Më 1 korrik të vitit 2024, shtergu i fundit madhështor, Ismail Kadare, fluturoi lart.
    Prandaj sot nuk jam në këtë foltore për të mbajtur një fjalim, por për të kryer një detyrë – si shqiptar, si lexues, dhe si deputet i këtij Kuvendi.
    Nuk jam këtu për të nderuar personalitetin më të madh të letrave shqipe – se jam pakogjë për ta bërë këtë – por për të reflektuar se çfarë nuk kemi bërë edhe ne, kjo sallë, për të përmbushur detyrimin që ky komb, ky shtet, kjo shoqëri dhe ky parlament ka ndaj njërit prej shqiptarëve më të mëdhenj të të gjitha kohërave – Ismail Kadaresë.
    Sot flas i brengosur, arsyen e brënges do e shtjelloj pak më poshtë, se ai nuk ishte vetëm shkrimtari i kombit tonë.
    Ishte një institucion shpirtëror e kulturor, një udhërrëfyes në kohë të errëta, një zë europian që ngriti Shqipërinë në Olimpin e letërsisë botërore.
    Ai na nxorri nga provincializmi kulturor, lokalen e bëri universale e tek universalja na bëri anëtar me të drejta të barabarta! Kadare firmosi modernitetin e letrave shqipe.
    Në një epokë të izolimit, kur Shqipëria dhe Kosova ishin njera nën tirani e tjetra nën pushtim, Kadareja krijoi dhe ruajti shpresën për liri përmes letërsisë.
    Ai ndërtoi një univers kulturor që i kujtoi qyteterimit perëndimor se shqiptarët janë pjesë organike e Europës – me kujtesën, gjuhën dhe shpirtin, pra me identitetin e tyre.
    Kadareja rindërtoi identitetin shqiptar përmes mitit, historisë, kulturës dhe frymës universale të letërsisë.
    Librat e tij nuk janë thjesht kryevepra letrare, por akte identitare, që dëshmojnë se ky komb ka vendin e vet në ndërgjegjen europiane, në kauzat e mëdha të vetëdijes njerëzore, ne rrugëtimin e njerëzimit drejt përsosjes si qëllim i artit të madh.
    Në një Shqipëri që sundohej nga tiranë e dallkaukë, Kadare ringjalli Arbërinë me kontë, baronë, katedrale, balada dhe vasha.
    Kadare riktheu kujtesën historike, në një kohë kur harresa ishte institucionalizuar, për t’i hapur rrugën regjimit totalitar të uzurponte historinë e Shqiperisë.
    Riktheu Skënderbeun në letërsi, jo si referencë për diktaturën e izoluar, por si shenjë të përkatësisë e rrënjëve europiane të shqiptarëve.
    Ky shkëlqim arbëror e historik vinte në një kohë të thatësirës dhe shterpësisë së madhe ideologjike.
    Dhe jo vetëm kaq – përmes romaneve të tij, Kadareja u bë katalizatori i gjuhës moderne shqipe.
    Ai është përkthyer në 48 gjuhë, është lexuar dhe studiuar në të gjitha kontinentet, dhe është bërë akademik në vendin e Volterit që beson te Liria, Barazia, e Vëllazëria.
    Kadare ka fituar disa nga çmimet më të larta ndërkombëtare për letërsinë dhe një pafundësi çmimesh dhe dekoratash të tjera.
    Nga vlerësimet për të, po përmend atë të Presidentit Emmanuel Macron: “Ismail Kadare ishte zëri europian që i kujtoi Europës një pjesë të vetvetes.”
    Por… çfarë bëmë ne?
    U premtua nga Kryeministri një varr monumental dhe një ceremoni rivarrimi ndërkombëtare.
    Nuk ndodhi asgjë. Nuk u mbajt fjala.Dhe kjo nuk është vetëm një çështje simbolike. Është një çështje dinjiteti kombëtar.Skenderbeu e Bogdnai mbeten pa varr se pushtuesit Turq e zhbënë prehje e tyre për të goditur indin tonë!Fishten e Konicen po ashtu komunistet !
    Tani unë kam të drejtë të pyes:
    Pse po e shndërrojmë pavdekësinë e Kadaresë në heshtje dhe madhështinë në harresë?
    Pse po tentojme te pajtohemi me ikjen e tij si një momentum për triumfin e meskinitetit e mediokritetit?
    Ne kemi një borxh. Dhe ky borxh nuk është sentimental — është kulturor, kombëtar, qytetar, politik dhe historik.
    E përsëris: jo ndaj gjeniut, jo ndaj mjeshtrit e frymës së tij homerike, por ndaj ndërgjegjes dhe virtyteve që aspirojmë, ndaj nevojës që kemi për një model të epërm e rrezatues, ndaj ekzigjences per ushqim shpirteror, ndaj markës intelektuale qe s’i kane munguar krahasimet e Shekspirin, Servantesin, Tolstoin apo Kafkën dhe që në Akademinë Franceze zuri vendin e Karl Poperit.
    Ndaj këtij patrioti të madh, i cili e kishte për nder të identifikohej me refugjatet që ngjiteshin me litarë ne anije gjatë eksodeve biblike.
    Të nderuar kolegë,
    Unë flas sot si shqiptar, si lexues, si deputet i këtij Kuvendi.
    Ndaj kërkoj dhe ju bëj thirrje të më bashkoheni edhe ju në kërkesat e mia:1. Ndërtimin e një varri monumental për Ismail Kadarenë, me konkurs internacional ku brezat të ndalen me respekt dhe krenari.2. Organizimin e një ceremonie rivarrimi ndërkombëtare, ku të ftohen shkrimtarët, shtëpitë botuese, përkthyesit, kritikët, politikanët dhe përfaqësuesit e Europës – siç e kërkon madhështia e tij.3. Krijimin e një institucioni publik me vizion ndërkombëtar – Instituti “Kadare”, për studimin, përkthimin dhe ruajtjen e veprës së tij.
    Ismail Kadare pret. Atij nuk i duhen fjalët e mia. As premtimi i pambajtur i Edi Ramës.
    Ai nuk kerkon, por meriton nderime. Duke nderuar Ismail Kadarenë, nderojmë veten.Sepse jemi ne që kemi nevojë për të – për trashëgiminë që na la, ne shqiptarëve dhe kulturës europiane e botërore.
    Nëse nuk i japim nderimin që i takon, kjo do të thotë se nuk e kemi kuptuar dhe nuk e meritonim.
    Por do ta bëjë Europa – për zërin e saj, për bijën e saj ballkanike, për muzën e letërsisë, qe ne Gadishull zuri fill, të cilen Kadareja e riktheu në vetëdijen e kontinentit.
    Çdo mëngjes që hyj në zyrë ndjehem borxhlli para portretit të tij.
    Mos ta turpërojmë më tej veten dhe Shqipërinë tonë me memecllëkun dhe mosveprimin për Kadarenë.
    Për shkrimtarin që aq shumë ja skaliti portretin Shqipërisë Europiane dhe Europës së parimeve universale ne Shqipëri!
    E bëri me dhimbje, me krenari, me thjeshtësi, me madhështi.
    Si askush tjetër, para e pas Tij.
    Pasaporta europiane nuk është kjo qe kemi ne xhep por vepra e Kadaresë!
    Faleminderit!

  • 1-vjetori i vdekjes së Kadaresë, Gjekmarkaj në Kuvend: Meriton nderime! Kërkoj varr monumental, ceremoni ndërkombëtare dhe institutin në emrin e tij

    1-vjetori i vdekjes së Kadaresë, Gjekmarkaj në Kuvend: Meriton nderime! Kërkoj varr monumental, ceremoni ndërkombëtare dhe institutin në emrin e tij

    Deputeti demokrat Agron Gjekmarkaj ia kushtoi fjalën e tij sot në Kuvend në kujtim të Ismail Kadaresë, teksa për pak ditë (1 korrik) bëhet 1 vit nga vdekja e tij.
    Gjekmarkaj akuzoi shtetin shqiptar për mosrespektim të trashëgimisë së tij. Ai kërkoi ndërtimin e një varri monumental, organizimin e një ceremonie ndërkombëtare dhe themelimin e Institutit “Kadare”.
    “Nuk kemi nderuar madhështinë e tij. Ne kemi nevojë për Kadarenë, jo ai për ne”, u shpreh Gjekmarkaj.
    Fjala e Gjekmarkaj në Parlament: 
    Më 1 korrik të vitit 2024, shtergu i fundit madhështor, Ismail Kadare, fluturoi lart.
    Prandaj sot nuk jam në këtë foltore për të mbajtur një fjalim, por për të kryer një detyrë – si shqiptar, si lexues, dhe si deputet i këtij Kuvendi.
    Nuk jam këtu për të nderuar personalitetin më të madh të letrave shqipe – se jam pakogjë për ta bërë këtë – por për të reflektuar se çfarë nuk kemi bërë edhe ne, kjo sallë, për të përmbushur detyrimin që ky komb, ky shtet, kjo shoqëri dhe ky parlament ka ndaj njërit prej shqiptarëve më të mëdhenj të të gjitha kohërave – Ismail Kadaresë.
    Sot flas i brengosur, arsyen e brënges do e shtjelloj pak më poshtë, se ai nuk ishte vetëm shkrimtari i kombit tonë.
    Ishte një institucion shpirtëror e kulturor, një udhërrëfyes në kohë të errëta, një zë europian që ngriti Shqipërinë në Olimpin e letërsisë botërore.
    Ai na nxorri nga provincializmi kulturor, lokalen e bëri universale e tek universalja na bëri anëtar me të drejta të barabarta! Kadare firmosi modernitetin e letrave shqipe.
    Në një epokë të izolimit, kur Shqipëria dhe Kosova ishin njera nën tirani e tjetra nën pushtim, Kadareja krijoi dhe ruajti shpresën për liri përmes letërsisë.
    Ai ndërtoi një univers kulturor që i kujtoi qyteterimit perëndimor se shqiptarët janë pjesë organike e Europës – me kujtesën, gjuhën dhe shpirtin, pra me identitetin e tyre.
    Kadareja rindërtoi identitetin shqiptar përmes mitit, historisë, kulturës dhe frymës universale të letërsisë.
    Librat e tij nuk janë thjesht kryevepra letrare, por akte identitare, që dëshmojnë se ky komb ka vendin e vet në ndërgjegjen europiane, në kauzat e mëdha të vetëdijes njerëzore, ne rrugëtimin e njerëzimit drejt përsosjes si qëllim i artit të madh.
    Në një Shqipëri që sundohej nga tiranë e dallkaukë, Kadare ringjalli Arbërinë me kontë, baronë, katedrale, balada dhe vasha.
    Kadare riktheu kujtesën historike, në një kohë kur harresa ishte institucionalizuar, për t’i hapur rrugën regjimit totalitar të uzurponte historinë e Shqiperisë.
    Riktheu Skënderbeun në letërsi, jo si referencë për diktaturën e izoluar, por si shenjë të përkatësisë e rrënjëve europiane të shqiptarëve.
    Ky shkëlqim arbëror e historik vinte në një kohë të thatësirës dhe shterpësisë së madhe ideologjike.
    Dhe jo vetëm kaq – përmes romaneve të tij, Kadareja u bë katalizatori i gjuhës moderne shqipe.
    Ai është përkthyer në 48 gjuhë, është lexuar dhe studiuar në të gjitha kontinentet, dhe është bërë akademik në vendin e Volterit që beson te Liria, Barazia, e Vëllazëria.
    Kadare ka fituar disa nga çmimet më të larta ndërkombëtare për letërsinë dhe një pafundësi çmimesh dhe dekoratash të tjera.
    Nga vlerësimet për të, po përmend atë të Presidentit Emmanuel Macron: “Ismail Kadare ishte zëri europian që i kujtoi Europës një pjesë të vetvetes.”
    Por… çfarë bëmë ne?
    U premtua nga Kryeministri një varr monumental dhe një ceremoni rivarrimi ndërkombëtare.
    Nuk ndodhi asgjë. Nuk u mbajt fjala.Dhe kjo nuk është vetëm një çështje simbolike. Është një çështje dinjiteti kombëtar.Skenderbeu e Bogdnai mbeten pa varr se pushtuesit Turq e zhbënë prehje e tyre për të goditur indin tonë!Fishten e Konicen po ashtu komunistet !
    Tani unë kam të drejtë të pyes:
    Pse po e shndërrojmë pavdekësinë e Kadaresë në heshtje dhe madhështinë në harresë?
    Pse po tentojme te pajtohemi me ikjen e tij si një momentum për triumfin e meskinitetit e mediokritetit?
    Ne kemi një borxh. Dhe ky borxh nuk është sentimental — është kulturor, kombëtar, qytetar, politik dhe historik.
    E përsëris: jo ndaj gjeniut, jo ndaj mjeshtrit e frymës së tij homerike, por ndaj ndërgjegjes dhe virtyteve që aspirojmë, ndaj nevojës që kemi për një model të epërm e rrezatues, ndaj ekzigjences per ushqim shpirteror, ndaj markës intelektuale qe s’i kane munguar krahasimet e Shekspirin, Servantesin, Tolstoin apo Kafkën dhe që në Akademinë Franceze zuri vendin e Karl Poperit.
    Ndaj këtij patrioti të madh, i cili e kishte për nder të identifikohej me refugjatet që ngjiteshin me litarë ne anije gjatë eksodeve biblike.
    Të nderuar kolegë,
    Unë flas sot si shqiptar, si lexues, si deputet i këtij Kuvendi.
    Ndaj kërkoj dhe ju bëj thirrje të më bashkoheni edhe ju në kërkesat e mia:1. Ndërtimin e një varri monumental për Ismail Kadarenë, me konkurs internacional ku brezat të ndalen me respekt dhe krenari.2. Organizimin e një ceremonie rivarrimi ndërkombëtare, ku të ftohen shkrimtarët, shtëpitë botuese, përkthyesit, kritikët, politikanët dhe përfaqësuesit e Europës – siç e kërkon madhështia e tij.3. Krijimin e një institucioni publik me vizion ndërkombëtar – Instituti “Kadare”, për studimin, përkthimin dhe ruajtjen e veprës së tij.
    Ismail Kadare pret. Atij nuk i duhen fjalët e mia. As premtimi i pambajtur i Edi Ramës.
    Ai nuk kerkon, por meriton nderime. Duke nderuar Ismail Kadarenë, nderojmë veten.Sepse jemi ne që kemi nevojë për të – për trashëgiminë që na la, ne shqiptarëve dhe kulturës europiane e botërore.
    Nëse nuk i japim nderimin që i takon, kjo do të thotë se nuk e kemi kuptuar dhe nuk e meritonim.
    Por do ta bëjë Europa – për zërin e saj, për bijën e saj ballkanike, për muzën e letërsisë, qe ne Gadishull zuri fill, të cilen Kadareja e riktheu në vetëdijen e kontinentit.
    Çdo mëngjes që hyj në zyrë ndjehem borxhlli para portretit të tij.
    Mos ta turpërojmë më tej veten dhe Shqipërinë tonë me memecllëkun dhe mosveprimin për Kadarenë.
    Për shkrimtarin që aq shumë ja skaliti portretin Shqipërisë Europiane dhe Europës së parimeve universale ne Shqipëri!
    E bëri me dhimbje, me krenari, me thjeshtësi, me madhështi.
    Si askush tjetër, para e pas Tij.
    Pasaporta europiane nuk është kjo qe kemi ne xhep por vepra e Kadaresë!
    Faleminderit!

  • Gjekmarkaj homazh për Kadarenë në Kuvend: T’i ndërtohet një varr monumental dhe t’i organizohet një ceremonie rivarrimi ndërkombëtare

    Gjekmarkaj homazh për Kadarenë në Kuvend: T’i ndërtohet një varr monumental dhe t’i organizohet një ceremonie rivarrimi ndërkombëtare

    Agron Gjekmarkaj: Më 1 korrik të vitit 2024, shtergu i fundit madhështor, Ismail Kadare, fluturoi lart.
    Prandaj sot nuk jam në këtë foltore për të mbajtur një fjalim, por për të kryer një detyrë – si shqiptar, si lexues, dhe si deputet i këtij Kuvendi.
    Nuk jam këtu për të nderuar personalitetin më të madh të letrave shqipe – se jam pakogjë për ta bërë këtë – por për të reflektuar se çfarë nuk kemi bërë edhe ne, kjo sallë, për të përmbushur detyrimin që ky komb, ky shtet, kjo shoqëri dhe ky parlament ka ndaj njërit prej shqiptarëve më të mëdhenj të të gjitha kohërave – Ismail Kadaresë.
    Sot flas i brengosur, arsyen e brengës do e shtjelloj pak më poshtë, se ai nuk ishte vetëm shkrimtari i kombit tonë.
    Ishte një institucion shpirtëror e kulturor, një udhërrëfyes në kohë të errëta, një zë europian që ngriti Shqipërinë në Olimpin e letërsisë botërore.
    Ai na nxori nga provincializmi kulturor, lokalen e bëri universale e tek universalja na bëri anëtar me të drejta të barabarta! Kadare firmosi modernitetin e letrave shqipe.
    Në një epokë të izolimit, kur Shqipëria dhe Kosova ishin njëra nën tirani e tjetra nën pushtim, Kadareja krijoi dhe ruajti shpresën për liri përmes letërsisë.
    Ai ndërtoi një univers kulturor që i kujtoi qytetërimit perëndimor se shqiptarët janë pjesë organike e Europës – me kujtesën, gjuhën dhe shpirtin, pra me identitetin e tyre.
    Kadareja rindërtoi identitetin shqiptar përmes mitit, historisë, kulturës dhe frymës universale të letërsisë.
    Librat e tij nuk janë thjesht kryevepra letrare, por akte identitare, që dëshmojnë se ky komb ka vendin e vet në ndërgjegjen europiane, në kauzat e mëdha të vetëdijes njerëzore, ne rrugëtimin e njerëzimit drejt përsosjes si qëllim i artit të madh.
    Në një Shqipëri që sundohej nga tiranë e dallkaukë, Kadare ringjalli Arbërinë me kontë, baronë, katedrale, balada dhe vasha.
    Kadare riktheu kujtesën historike, në një kohë kur harresa ishte institucionalizuar, për t’i hapur rrugën regjimit totalitar të uzurponte historinë e Shqipërisë.
    Riktheu Skënderbeun në letërsi, jo si referencë për diktaturën e izoluar, por si shenjë të përkatësisë e rrënjëve europiane të shqiptarëve.
    Ky shkëlqim arbëror e historik vinte në një kohë të thatësirës dhe shterpësisë së madhe ideologjike.
    Dhe jo vetëm kaq – përmes romaneve të tij, Kadareja u bë katalizatori i gjuhës moderne shqipe.
    Ai është përkthyer në 48 gjuhë, është lexuar dhe studiuar në të gjitha kontinentet, dhe është bërë akademik në vendin e Volterit që beson te Liria, Barazia, e Vëllazëria.
    Kadare ka fituar disa nga çmimet më të larta ndërkombëtare për letërsinë dhe një pafundësi çmimesh dhe dekoratash të tjera.
    Nga vlerësimet për të, po përmend atë të Presidentit Emmanuel Macron: “Ismail Kadare ishte zëri europian që i kujtoi Europës një pjesë të vetvetes.”
    Por… çfarë bëmë ne?
    U premtua nga Kryeministri një varr monumental dhe një ceremoni rivarrimi ndërkombëtare.
    Nuk ndodhi asgjë. Nuk u mbajt fjala.Dhe kjo nuk është vetëm një çështje simbolike. Është një çështje dinjiteti kombëtar.Skenderbeu e Bogdnai mbeten pa varr se pushtuesit Turq e zhbënë prehje e tyre për të goditur indin tonë!Fishten e Konicen po ashtu komunistet !
    Tani unë kam të drejtë të pyes:
    Pse po e shndërrojmë pavdekësinë e Kadaresë në heshtje dhe madhështinë në harresë?
    Pse po tentojmë te pajtohemi me ikjen e tij si një momentum për triumfin e meskinitetit e mediokritetit?
    Ne kemi një borxh. Dhe ky borxh nuk është sentimental — është kulturor, kombëtar, qytetar, politik dhe historik.
    E përsëris: jo ndaj gjeniut, jo ndaj mjeshtrit e frymës së tij homerike, por ndaj ndërgjegjes dhe virtyteve që aspirojmë, ndaj nevojës që kemi për një model të epërm e rrezatues, ndaj ekzigjences per ushqim shpirteror, ndaj markës intelektuale qe s’i kane munguar krahasimet e Shekspirin, Servantesin, Tolstoin apo Kafkën dhe që në Akademinë Franceze zuri vendin e Karl Poperit.
    Ndaj këtij patrioti të madh, i cili e kishte për nder të identifikohej me refugjatet që ngjiteshin me litarë ne anije gjatë eksodeve biblike.
    Të nderuar kolegë,
    Unë flas sot si shqiptar, si lexues, si deputet i këtij Kuvendi.
    Ndaj kërkoj dhe ju bëj thirrje të më bashkoheni edhe ju në kërkesat e mia:1. Ndërtimin e një varri monumental për Ismail Kadarenë, me konkurs internacional ku brezat të ndalen me respekt dhe krenari.2. Organizimin e një ceremonie rivarrimi ndërkombëtare, ku të ftohen shkrimtarët, shtëpitë botuese, përkthyesit, kritikët, politikanët dhe përfaqësuesit e Europës – siç e kërkon madhështia e tij.3. Krijimin e një institucioni publik me vizion ndërkombëtar – Instituti “Kadare”, për studimin, përkthimin dhe ruajtjen e veprës së tij.
    Ismail Kadare pret. Atij nuk i duhen fjalët e mia. As premtimi i pambajtur i Edi Ramës.
    Ai nuk kerkon, por meriton nderime. Duke nderuar Ismail Kadarenë, nderojmë veten.Sepse jemi ne që kemi nevojë për të – për trashëgiminë që na la, ne shqiptarëve dhe kulturës europiane e botërore.
    Nëse nuk i japim nderimin që i takon, kjo do të thotë se nuk e kemi kuptuar dhe nuk e meritonim.
    Por do ta bëjë Europa – për zërin e saj, për bijën e saj ballkanike, për muzën e letërsisë, qe ne Gadishull zuri fill, të cilen Kadareja e riktheu në vetëdijen e kontinentit.
    Çdo mëngjes që hyj në zyrë ndjehem borxhlli para portretit të tij.
    Mos ta turpërojmë më tej veten dhe Shqipërinë tonë me memecllëkun dhe mosveprimin për Kadarenë.
    Për shkrimtarin që aq shumë ja skaliti portretin Shqipërisë Europiane dhe Europës së parimeve universale ne Shqipëri!
    E bëri me dhimbje, me krenari, me thjeshtësi, me madhështi.
    Si askush tjetër, para e pas Tij.
    Pasaporta europiane nuk është kjo qe kemi ne xhep por vepra e Kadaresë!

    Top Channel

  • Shtëpitë “Kadare-Agolli”, zemra kulturore e Tiranës; Veliaj fton qytetarët të vizitojnë xhevahiret e letërsisë

    Shtëpitë “Kadare-Agolli”, zemra kulturore e Tiranës; Veliaj fton qytetarët të vizitojnë xhevahiret e letërsisë

    Shtëpitë Studio “Kadare-Agolli” po bëhen destinacion i preferuar kulturor në Tiranë, duke rikthyer magjinë e letërsisë në zemër të qytetit. Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, përmes një postimi në rrjete sociale fton qytetarët të vizitojnë këto hapësira unike ku frymëzimi dhe leximi bashkëjetojnë çdo ditë.
    “Shtëpitë Studio “Kadare-Agolli” janë kthyer në pak kohë në dy xhevahire turistike për Tiranën. Dy hapësira kulture nga më të vizituarat në qytet, ku gjithkush mund të njihet nga afër me veprat e jashtëzakonshme të dy kolosëve të letërsisë sonë, aty ku ata krijuan dhe kanë kaluar edhe pjesën më të madhe të jetës.

    Por, ato janë edhe dy vende nga ku çdo ditë burojnë aktivitete letrare, ku promovohet libri e ku leximi është ushqim për shpirtin. Vizitoji sa herë të kesh mundësi ”, shkruan Veliaj.

  • Shtëpitë “Kadare-Agolli”, zemra kulturore e Tiranës: Veliaj fton qytetarët të vizitojnë xhevahiret e letërsisë

    Shtëpitë “Kadare-Agolli”, zemra kulturore e Tiranës: Veliaj fton qytetarët të vizitojnë xhevahiret e letërsisë

    Shtëpitë Studio “Kadare-Agolli” po bëhen destinacion i preferuar kulturor në Tiranë, duke rikthyer magjinë e letërsisë në zemër të qytetit.

    Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, përmes një postimi në rrjete sociale fton qytetarët të vizitojnë këto hapësira unike ku frymëzimi dhe leximi bashkëjetojnë çdo ditë.
    “Shtëpitë Studio “Kadare-Agolli” janë kthyer në pak kohë në dy xhevahire turistike për Tiranën. Dy hapësira kulture nga më të vizituarat në qytet, ku gjithkush mund të njihet nga afër me veprat e jashtëzakonshme të dy kolosëve të letërsisë sonë, aty ku ata krijuan dhe kanë kaluar edhe pjesën më të madhe të jetës.
    Por, ato janë edhe dy vende nga ku çdo ditë burojnë aktivitete letrare, ku promovohet libri e ku leximi është ushqim për shpirtin. Vizitoji sa herë të kesh mundësi ”, shkruan Veliaj.
     

    Top Channel

  • Veliaj: Shtëpitë Studio “Kadare-Agolli” u kthyen në xhevahire turistike për Tiranën

    Veliaj: Shtëpitë Studio “Kadare-Agolli” u kthyen në xhevahire turistike për Tiranën

    “Shtëpitë Studio “Kadare-Agolli” janë kthyer në pak kohë në dy xhevahire turistike për Tiranën.”
    Kështu shkruan në postimin e tij në Facebook, kryebashkiaku Erion Veliaj, ku ndër të tjera thekson se këto janë dy hapësirat kulture nga më të vizituarat në qytet, ku gjithkush mund të njihet nga afër me veprat e jashtëzakonshme të dy kolosëve të letërsisë sonë.
    Gjithashtu, Veliaj  shkroi se në këto dy vende çdo ditë burojnë aktivitete letrare, ku promovohet libri e ku leximi është ushqim për shpirtin.
    “Shtëpitë Studio “Kadare-Agolli” janë kthyer në pak kohë në dy xhevahire turistike për Tiranën. Dy hapësira kulture nga më të vizituarat në qytet, ku gjithkush mund të njihet nga afër me veprat e jashtëzakonshme të dy kolosëve të letërsisë sonë, aty ku ata krijuan dhe kanë kaluar edhe pjesën më të madhe të jetës.
    Por, ato janë edhe dy vende nga ku çdo ditë burojnë aktivitete letrare, ku promovohet libri e ku leximi është ushqim për shpirtin. Vizitoji sa herë të kesh mundësi”, shkruan Veliaj.