Ismail Kadare
Në tetor të vitit 1975 Ismail Kadare do të sfidonte regjimin me poezinë “Në mesditë Byroja Politike u mblodh”, apo siç njihet ndryshe “Pashallarët e kuq”.
Asokohe, shkrimtari tentoi ta botonte por korrigjuesit dhe kritikët në redaksinë e gazetës “Drita” ngritën alarmin.
Poema denonconte hapur dështimin dhe përlyerjen me gjak të sistemit diktatorial.Ju ftojmë ta lexoni:
Ismail Kadare: Pashallarët e kuq
Në mesditë Byroja Politike u mblodh.Vallë ç’ka ndodhur në kufijtë veriorë.Në kufijtë e jugut vallë ç’ndodh.Qielli është me re dhe dimri sjell dëborë.Mos lëvizën klasat e përmbysura,Mos ka katastrofë në prodhim.Vallë ambasadorët mos kanë nisurRadiograme plot shqetësim.Jo. Kufijtë e shtetit janë të qetë.Nga ambasadat lajme me alarm nuk ka.Dhe nën diktaturë të proletariatit,Dimërojnë kokëulur ish kastat e mëdha.Dhe prodhimi është normal dhe ditëtRrjedhin të zakonshme në dhjetor…Po ahere pse kështu papriturNë mesditë Byroja Politike umblodh?
Shtetet s’prishen kurrë nga çatitë.Shumë shumë mund të pikojnë diku.Nga themelet ata prishenKëtij ligjiShteti socialist i bindet gjithashtu.Mund që lart çdo gjë të duket bukur,Gara socialiste, merrja këngës, haj.Dhe pankartat dhe heronjtë e punësNë gazetë lokale në Një Maj.Telegrame urimi, diell i ndriturNë mitingje e vjersha letrarësh të rinjKurse poshtëpikërisht në themelitëRritet ngadalë tumor i zi.Për armiqtë kemi topat, himnet, vallet.Ambasadat që rrëfejnë diçka për ta.Për burokratizmin ç’kemi vallë?Topat s’pijnë ujëdhe konsuj atje s’ka.
Midis shkresash, telefonash,letërthithëseshAta skenat mbushin gjithnjëMjaft me këtë qeshje dashamirëseBurokratët janë tjetër gjë.Jo me bojë pelikan përjargur,Si tuafë të këndshëm ho, ho, ho,Por të kobshëmme duar të përgjakuraGjer në bryle unë ata i shoh.I shoh atje thellë tek rrëmojnë.Në themelet e revolucionit pikërisht.Ç’bëjnë ashtupse trupat e dëshmorëveKthejnë djathtas, majtas dhepërmbys?Pa shiko,trupat sikur i lajnë.Nga themelet gjakun duan të fshijnë shpejt.Dhe pas gjakut amanetet q’ata lanë,Idealet dhe parimet krejt.Dhe vulën e gjakut si ta zhdukin,Oh, e dijnë se është lehtë pastajTë ndryshojnë revolucionin, diktaturënE punëtorëvethelbin e saj.Ja kështu, atje në gjunjë të ulurLajnë e shplajnë gjakun pa pushimPo ç’patën papriturPse u ndalënTek një yrt i shkretë, tek një djerrinë.Këtu janë varrosur të përmbysurit:Pashallarë, bejlerë, familjet e mëdhaAta sulen, trupat kthejnë përmbys e nisinQë t’i zhveshin me një vrull hata.Rrobe sundimtarësh të përgjaktaMe nishane e grada veshin shpejt.Dhe me to mbi supe nëpër natëIkin drejt mëngjezit si rrebesh.
Dhe mëngjezi erdh,Të zbetë, të ngrirë,Nën mantelet me nishane e me kurorëAta shkojnë në zyra, ministrira,Madje ngjiten gjer në Komitet Qendror.Pashallarë të kuq. Bejlerë me tesera partijeBaron-sekretarë. Bosë të naftës. Varg.Në kortezh të zymte, nën himne liturgjieÇojnë tabutin e revolucionit për në varr…
Kurse pamja e jashtme ishte ndrysheBuzëqeshje, tundje grushti në mitingThjeshtësi tek xha Kamberi, tek X gjyshe,Dhe fjalët “Enver” “parti”, “autokritikë”.Kështu ishte ditën, kurse natënZbrisnin në themel ata sërish.Por revolucioni s’ish kala e RozafatitQë duronte ditën ngre e ngre e natën prish.
Enver Hoxha, syri i tij i mprehtëIshte i pari që dyshoi për ta.Dhe ahere në themele të shtetitZbriti si në baladat e mëdha.Një pishtar të kuq mbante në dorë.Dheu dridhejFlaka mbi ta ra.Dhe i pa tek prishnin gjakun e dëshmorëveTek ndanin mantelet seç i pa.“Ja, ku qenkeni!”Ata u ngrinë.– Oh, shoku Enver, hm, rroftë, oj!-Por ai i mvrejtur me dhembjen në çdo thinjëSi një mal në dimër bubulloi.Krisht ai nuk ish që t’i dëbonteNga pushteti me kamçik dhe stap.Ai klasën ngriti të punëtorëve.Për ta bërë burokratizmin zap.
Si dikur patrullat partizaneShtegëtojnë ekipet e kontrollit punëtor.Që të mos i marrin ministritë me topa Nesër.Sot i marrim me kontroll.Diktaturë e klasës s’është veç në vjershaDhe në ditlindjen e veteranit tornitor.Je për socializmin?Vrapo në rrjeshtaShpall kudo dhe mbi këdokontroll punëtor.Bjeri ditë e natë burokratizmit,Klasën që u përmbys nën këmbë e mbaj.Në se s’do që nesër skuadër e pushkatimitTë të vejë në mur tek Bulevardi i Madh.
Ditët ikin.Vorbullat e ngjarjeveNëpër stinë e vite shtjellen me furiVijnë plenumet e partisë porsi ushtarëtE revolucionitnë stuhi.Ecën klasa pas partisë në ditë epike,Populli pas klasës derdhet oqeanDhe n’u mbledhtë prapë Byroja PolitikeMesditë a mesnatëgati të gjithë janë.
ObserverKult
Ismail Kadare
Lexo edhe:
POEZIA MË E BUKUR E ISMAIL KADARESË: LLORA
ObserverKult









