Tag: kaçavidë

  • Sherr mes të rinjve në Vlorë, njëri plagoset me kaçavidë

    Sherr mes të rinjve në Vlorë, njëri plagoset me kaçavidë

    Një sherr ka ndodhur këtë të premte në lagjen “29 Nëntori” në Vlorë. Dy të rinj, Edison Goga 35 vjeç dhe Besmir Brahimi 40 vjeç, janë konfliktuar me njëri-tjetrin.
    Gjatë përplasjes, Brahimi ka nxjerrë një kaçavidë dhe ka goditur Gogën në dorë, duke i shkaktuar një plagë të lehtë.
    Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe është vënë në kërkim të autorit, i cili është larguar pas incidentit. I plagosuri është paraqitur në polici për të bërë kallëzim penal ndaj autorit.

    Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
    /vizionplus.tv

  • 40-vjeçari rrëmben dhe abuzon dy adoleshentet/ I pikasi kur po hynin në apartament dhe i kërcënoi me kaçavidë

    40-vjeçari rrëmben dhe abuzon dy adoleshentet/ I pikasi kur po hynin në apartament dhe i kërcënoi me kaçavidë

    Një 40-vjeçar u arrestua në Itali për sulm seksual, rrëmbim dhe grabitje.

    Të enjten në mbrëmje, dy vajza, të moshës 15 dhe 16 vjeç po ktheheshin në shtëpinë kur një burrë iu afrua në ashensor.
    Pasi priti që dy vajzat të hapnin derën e apartamentit, 40-vjeçari i kërcënoi me një kaçavidë, duke i mbyllur brenda, sipas medias vendase.
    Nën kërcënimin e kaçavidës, ai i detyroi dy të miturat të kryenin akte seksuale dhe të pinin alkool.
    I frikësuar nga kthimi i prindërve, 40-vjeçari iku pasi u vodhi telefonat celularë dhe disa sende me vlerë.
    Kërkimi për burrin filloi menjëherë dhe karabinierët e gjetën atë duke ecur në rrugë.  40-vjeçari ishte tashmë i njohur për forcat e rendit. Gjatë kontrollit, atij iu gjetën telefonat celularë dhe sendet e vjedhura, si dhe kaçavidën e përdorur dhe disa lidhëse kabllosh. Burri u dërgua në burgme urdhër të Prokurorisë Publike të Monzës.

    Top Channel

  • Konflikt në Zharrëz të Patosit, një i plagosur me kaçavidë pas sherrit mes tre personave

    Konflikt në Zharrëz të Patosit, një i plagosur me kaçavidë pas sherrit mes tre personave

    Patos – Një konflikt i ndodhur paraditen e sotme në fshatin Zharrëz të Patosit ka përfunduar me plagosjen e një 35-vjeçari. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:00, ku pas një sherri mes tre personave, njëri prej tyre është goditur me mjet prerës (kaçavidë).Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”

    Sipas informacioneve paraprake nga policia, konflikti ka ndodhur për motive të dobëta mes shtetasve Dh. N., 68 vjeç dhe A. N., 35 vjeç (babë e bir), të cilët kanë goditur me grushte shtetasin Dh. G., 60 vjeç. Ky i fundit ka reaguar duke goditur me kaçavidë 35-vjeçarin A. N., i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.Reklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”

    Ndërkohë, shtetasit M. G. dhe Dh. G. janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë, ku po kryhen veprimet hetimore dhe procedurale.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    Grupi hetimor po vijon punën për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes. Reklama në FieriWeb – “STREET FOOD S.O.A”

    Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”

  • ‘Pse flet për familjen tonë’/ Babë e bir e dhunuan me grushta, 60-vjeçari godet me kaçavidë të riun në Patos

    ‘Pse flet për familjen tonë’/ Babë e bir e dhunuan me grushta, 60-vjeçari godet me kaçavidë të riun në Patos

    Një zënkë për motive banale ka ndodhur mesditën e sotme në Zharrëz të bashkisë Patos. Babë e bir Dhionis Ngjeliu e Ardit Ngjeliu kanë debatuar me Dhimitër Gogën i cili po shkonte në punë, teknik elektro shtëpiakesh.
    Sipas burimeve bëhet me dije se sherri ka mes të treve ka nisur pasi babë e bir pretendonin se 60-vjeçari bënte thashetheme për familjen e tyre. Situata ka agravuar deri në grushte, ndërsa Dhimitër Goga ka goditur me kaçavidë 35-vjeçarin.
    Kanë qenë disa banorë të zonës ata që e kanë dërguar të riun në urgjencën e spitalit rajonal Fier ndërsa dy të tjerët janë dërguar në Komisariat.
    “Rreth orës 11:00, njoftohemi se në fshatin Zharrëz, ka patur një konflikt midis 3 shtetasve dhe për pasojë është dëmtuar me mjet prerës (kaçavidë) shtetasi A. N., 35 vjeç, banues në Zharrëz. Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë, ku nga veprimet e para hetimore dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasi Dh. N., 68 vjeç, banues në Zharrëz dhe shtetasi A. N. (babë e bir) kanë goditur me grushte shtetasin Dh. G., 60 vjeç, i cili më pas ka goditur me kaçavidë shtetasin A. N. Shtetasi A. N. ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve, ndërsa shtetasit M. G. dhe Dh. G. ndodhen në Komisariat, me të cilët po kryhen veprimet hetimore e procedurale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit”, njoftoi policia.

  • Patos/Babë e bir dhunojnë me grushte 60-vjeçarin,njëri prej tyre goditet me kaçavidë

    Patos/Babë e bir dhunojnë me grushte 60-vjeçarin,njëri prej tyre goditet me kaçavidë

    Një 35-vjeçar ka mbetur i plagosur me mjet prerës në fshatin Zharrëz të Patosit, pas një sherri ku u përfshi dhe babai i tij.
    Sipas uniformave blu mësohet se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti për motive të dobëta, ku shtetasi Dh. N., 68 vjeç dhe A. N. (babë e bir) kanë goditur me grushte shtetasin Dh. G., 60 vjeç, i cili më pas ka goditur me kaçavidë shtetasin A. N.
    Shtetasi A. N. ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve, ndërsa shtetasit M. G. dhe Dh. G. ndodhen në Komisariat.
    “Rreth orës 11:00, njoftohemi se në fshatin Zharrëz, ka patur një konflikt midis 3 shtetasve dhe për pasojë është dëmtuar me mjet prerës (kaçavidë) shtetasi A. N., 35 vjeç, banues në Zharrëz.
    Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë, ku nga veprimet e para hetimore dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasi Dh. N., 68 vjeç, banues në Zharrëz dhe shtetasi A. N. (babë e bir) kanë goditur me grushte shtetasin Dh. G., 60 vjeç, i cili më pas ka goditur me kaçavidë shtetasin A. N. Shtetasi A. N. ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve, ndërsa shtetasit M. G. dhe Dh. G. ndodhen në Komisariat, me të cilët po kryhen veprimet hetimore e procedurale”, njofton Policia.
    Grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit.

  • Sherr mes tre personash në Patos, plagoset njëri prej tyre! Shoqërohen në komisariat babë e bir

    Sherr mes tre personash në Patos, plagoset njëri prej tyre! Shoqërohen në komisariat babë e bir

    Sherri mes tre personave ka përfunduar me plagosjen e njërit prej tyre.

    Rreth orës 11:00, në fshatin Zharrëz, ka patur një konflikt, për pasojë është dëmtuar me kaçavidë shtetasi A. N., 35 vjeç.
    Dy prej personave të përfshirë janë babë e bir, teksa i plagosur ka mbetur personi i tretë i përfshirë.
    “Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë, ku nga veprimet e para hetimore dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasi Dh. N., 68 vjeç, banues në Zharrëz dhe shtetasi A. N. (babë e bir) kanë goditur me grushte shtetasin Dh. G., 60 vjeç, i cili më pas ka goditur me kaçavidë shtetasin A. N.
    Shtetasi A. N. ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve, ndërsa shtetasit M. G. dhe Dh. G. ndodhen në Komisariat, me të cilët po kryhen veprimet hetimore e procedurale”, njofton policia.
    Grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit.

    Top Channel

  • Sherr mes tre personash në Patos, babë e bir dhunojnë me grushte 60-vjeçarin, njëri prej tyre goditet me kaçavidë

    Sherr mes tre personash në Patos, babë e bir dhunojnë me grushte 60-vjeçarin, njëri prej tyre goditet me kaçavidë

    Babë e bir janë përfshirë në një sherr fizik në Zharrëz.
    Ata kanë goditur  me grushte një 60-vjeçar, i cili më pas ka goditur me kaçavidë njërin prej tyre duke i shkaktuar plagë.
    I lënduari  ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve, ndërsa dy peronat e tjerë janë shoqëruar në Komisariat, me të cilët po kryhen veprimet hetimore e procedurale.
    Grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit.
    “Rreth orës 11:00, në fshatin Zharrëz, ka patur një konflikt, për pasojë është dëmtuar me kaçavidë shtetasi A. N., 35 vjeç.
    Dy prej personave të përfshirë janë babë e bir, teksa i plagosur ka mbetur personi i tretë i përfshirë.
    “Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë, ku nga veprimet e para hetimore dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasi Dh. N., 68 vjeç, banues në Zharrëz dhe shtetasi A. N. (babë e bir) kanë goditur me grushte shtetasin Dh. G., 60 vjeç, i cili më pas ka goditur me kaçavidë shtetasin A. N.
    Shtetasi A. N. ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve, ndërsa shtetasit M. G. dhe Dh. G. ndodhen në Komisariat, me të cilët po kryhen veprimet hetimore e procedurale”, njofton policia.

  • Detaje të reja/ Pasi u godit me thikë e kaçavidë, djali i biznesmenit në Greqi shpëton nga torturuesit e tij (Pamjet)

    Detaje të reja/ Pasi u godit me thikë e kaçavidë, djali i biznesmenit në Greqi shpëton nga torturuesit e tij (Pamjet)

    Momenti dramatik kur djali arratiset nga rrëmbyesit e tij, i rrëmbimit të djalit të një biznesmeni grek është dokumentuar në një video të publikuar nga mediat helene.
    Ngjarja ndodhi mëngjesin e 6 majit në zonën e Hymettus, kur i riu, i mbajtur peng dhe i dhunuar me thikë e kaçavidë, gjeti rastin të shpëtonte. Pavarësisht dhimbjeve dhe rraskapitjes, ai përfitoi nga një çast pakujdesie për të hapur derën e një makine të bardhë, ku mbahej i mbyllur, dhe ia doli të largohej me vrap, duke kërkuar ndihmë nga një mik. Kjo pamje prekëse shton më tej dimensionin tronditës të çështjes që ka angazhuar intensivisht policinë greke.
    Sipas informacioneve të bëra publike, katër persona, përfshirë këngëtarin e njohur Ivan Greko, kishin organizuar një rrëmbim me motiv financiar. Viktima ishte marrë me forcë nga një servis automjetesh dhe më pas ishte dhunuar brutalisht përpara se të arrinte të shpëtonte.

     

  • Publikohen pamjet/ Djali i biznesmenit në Greqi shpëton nga torturuesit e tij, pasi u godit me thikë e kaçavidë

    Publikohen pamjet/ Djali i biznesmenit në Greqi shpëton nga torturuesit e tij, pasi u godit me thikë e kaçavidë

    Ngjarja tronditëse e rrëmbimit të djalit të një biznesmeni grek është dokumentuar në një video të publikuar nga mediat helene, ku shihet momenti dramatik kur djali arratiset nga rrëmbyesit e tij. Ngjarja ndodhi mëngjesin e 6 majit në zonën e Hymettus, kur i riu, i mbajtur peng dhe i dhunuar me thikë e kaçavidë, gjeti rastin të shpëtonte.
    Pavarësisht dhimbjeve dhe rraskapitjes, ai përfitoi nga një çast pakujdesie për të hapur derën e një makine të bardhë, ku mbahej i mbyllur, dhe ia doli të largohej me vrap, duke kërkuar ndihmë nga një mik. Kjo pamje prekëse shton më tej dimensionin tronditës të çështjes që ka angazhuar intensivisht policinë greke.

    Sipas informacioneve të bëra publike, katër persona, përfshirë këngëtarin e njohur Ivan Greko, kishin organizuar një rrëmbim me motiv financiar. Viktima ishte marrë me forcë nga një servis automjetesh dhe më pas ishte dhunuar brutalisht përpara se të arrinte të shpëtonte.

  • Krim i rëndë në Itali, dy të rinjtë shqiptarë vrasin me kaçavidë bashkatdhetarin 37-vjeçar (EMRI)

    Krim i rëndë në Itali, dy të rinjtë shqiptarë vrasin me kaçavidë bashkatdhetarin 37-vjeçar (EMRI)

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Itali. Vladimir Lleshi, 37 vjeç është vrarë me kaçavidë. Autorë të dyshuar të ngjarjes, janë dy të rinj, gjithashtu me origjinë shqiptare, 17 dhe 19 vjeç.
    Të dy janë arrestuar pas krimit të rëndë, bëjnë me dije mediat vendase.
    Ata u morën në pyetje nga zëvendësprokurorja Valentina Cosci, dhe deklaruan se ishin takuar me Lleshin për të zgjidhur një konflikt, i cili kishte lindur  për shkak të disa mesazheve të dërguara një vajze.

    Dy të rinjtë thanë se ndërkohë Lleshi kishte shkuar në shoqërinë e dy burrave të tjerë. Sipas tyre, nga ai moment ka nisur një sherr që ka pasuar me një tentativë sulmi nga 37-vjeçari Lleshi dhe shokët e tij.
    Dyshohet se të rinjtë kanë ikur me vrap dhe më pas e kanë sulmuar 37-vjeçarin me një kaçavidë. Një goditje thuhet se i preku zemrën.
    Lleshi u dërgua në spital, por ndërroi jetë, pak kohë më vonë si pasojë e dëmtimeve të marra./vizionplus.tv