Tag: kaçanikut

  • Historia e Betejës së Kaçanikut në krye me Idriz Seferin (1910)

    Historia e Betejës së Kaçanikut në krye me Idriz Seferin (1910)

    Më 30 prill 1910 ushtria osmane, e komanduar nga Shefqet Turgut pasha dhe e përbërë në fillim nga 9 000-10 000 veta, e përforcuar me reparte kalorësie dhe e mbështetur nga zjarri i artilerisë, filloi mësymjen kundër 3 000-4 000 kryengritësve shqiptarë të përqendruar në Shkallën e Kaçanikut të udhëhequr nga Idriz Seferi.

    Para sulmit të përgjithshëm ushtria osmane goditi me artileri fshatrat përreth. Masakrimi i grave, i fëmijëve dhe i pleqve që kishin mbetur atje, nuk solli, ashtu siç e kishte parashikuar Shefqet Turgut pasha, shkurajimin e mbrojtësve shqiptarë të Grykës së Kaçanikut.

    Përkundrazi, me gjithë epërsinë e madhe numerike të forcave armike, kryengritësit i thyen sulmet e tyre. Për dy ditë rresht (më 30 prill-1 maj) divizioni osman nuk mundi të mposhtte qëndresën e kryengritësve shqiptarë, të cilët treguan aftësi të veçanta luftarake.

    Forcat osmane të përfshira drejtpërsëdrejti në luftime kundër kryengritësve në Kosovë arritën në afro 30 000 veta. Një pjesë e madhe e tyre u angazhuan në betejën e Kaçanikut. Megjithëse ushtria turke kishte epërsi të ndjeshme mbi forcat kryengritëse, këto i përballuan sulmet e tyre për shtatë orë rresht, duke kaluar edhe në luftime trup me trup.

    Udhëheqësit e kryengritjes treguan aftësi drejtuese si në sulm, ashtu edhe në mbrojtje e në tërheqje. Ata mundën të dilnin nga rrethimi në mënyrë të organizuar dhe, duke u tërhequr në drejtim të Gjilanit, vijuan ta godisnin armikun.Në betejën e Kaçanikut ushtria osmane pësoi humbje të mëdha. Sipas të dhënave të ndryshme u vranë disa mijëra ushtarë dhe 90 oficerë osmanë. Shefqet Turgut pasha humbi në Kaçanik më shumë se një të katërtën e forcave, që kishte nën komandën e tij; u shpartalluan rreth 20 batalione.

    Pas kësaj ushtria filloi të hakmerrej mbi popullsinë e pambrojtur. Njësi të posaçme të ushtrisë turke dogjën fshatrat që nuk kishte arritur t’i rrafshonte artileria. Gjyqi i jashtëzakonshëm ushtarak dënoi kryengritësit e zënë robër dhe përkrahësit e tyre. Ekzekutimi i të dënuarve me vdekje bëhej para popullsisë vendase të grumbulluar me forcë dhe nën gjëmimet e daulleve e të marsheve të bandës ushtarake.

    Luftimet që kryengritësit shqiptarë zhvilluan në Kaçanik, patën jehonë brenda dhe jashtë vendit. Ato u përjetësuan në epikën popullore.Pasi mori Grykën e Kaçanikut, Shefqet Turgut pasha, në ditët e para të majit, i përforcuar edhe me trupa të tjera që i erdhën nga Selaniku, filloi mësymjen në drejtimin Ferizaj-Carralevë.

    Një kolonë e forcave osmane, e nisur nga Shkupi, gjatë marshimit të saj nëpër Kumanovë, përgjatë hekurudhës, ndeshi në të hyrë të Grykës së Konçullit, në mes të Bujanovcit dhe Gjilanit, në qëndresën e forcave kryengritëse të komanduara nga Idriz Seferi. Luftëtarët shqiptarë të kësaj ane u rezistuan për disa ditë forcave osmane, derisa atyre u erdhi në ndihmë një kolonë tjetër.

    Megjithatë, qëndresa e kryengritësve vijoi edhe më pas, por në grupe më të vogla, të përbëra nga 150-200 veta. Edhe në këto vise ushtria, në shenjë hakmarrjeje, u vuri zjarrin fshatrave të tëra.

    Në fillim të muajit maj forcat osmane kaluan në mësymje në drejtimin Ferizaj-Carralevë. Këtu u ndeshën me forcat kryengritëse që vepronin në zonën Shtimje-Carralevë, të komanduara nga Isa Boletini?, numri i të cilave nuk i kalonte 4 000 vetat. Për dy ditë dhe dy netë rresht u zhvilluan atje luftime të ashpra.

    Megjithëse nisi nga Ferizaj reparte të garnizoneve të Prizrenit dhe të Mitrovicës, që vepronin anës Grykës së Carralevës, komanda osmane nuk arriti t’i rrethonte kryengritësit. Forcat ushtarake të Ferizajt u bllokuan midis Shtimjes e Carralevës dhe u detyruan të kthehen mbrapsht. Pjesa tjetër nuk ia arriti të depërtonte në drejtimin Jezercë-Budakovë për t’u rënë prapa krahëve kryengritësve.

    Taktika që përdorën udhëheqësit e kryengritësve, sidomos shfrytëzimi i terrenit, ndihmoi për një kohë për të përballuar epërsinë e armikut në njerëz dhe në armatime. Gjendja e krijuar në Kosovë e detyroi ministrin e Luftës, Mahmut Shefqet pashën, që të vihej vetë në krye të fushatës ushtarake në Shqipëri.

    /P:FJ

  • Përkujtesë historike: 7 shtator 1990 – Kuvendi i  e Kaçanikut

    Përkujtesë historike: 7 shtator 1990 – Kuvendi i e Kaçanikut

    Përkujtesë historike: 7 shtator 1990

    KUVENDI I KAÇANIKUT – GURTHEMEL I SHTETIT TË KOSOVËS

    Jusuf Buxhovi

    Kuvendi i e Kaçanikut vuri në binarët historik shtetndërtimin e Kosovës, si proces të natyrshëm dhe të pandalshëm pas shpalljes së Deklaratës Kushtetuese të 2 korrikut 1990. Kështu, Kushtetua e Kaçanikut legjitimoi një realitet politik në përputhje me vullnetin demokratik të qytetarëve të Kosovës të shprehur në referendumin për pavarësi në shtator të vitit 1991, i pasuar nga zgjedhjet e para parlamentare dhe presidenciale në maj të vitit 1992 prej nga do të dalë Parlamenti i parë plural si dhe Qeveria e Republikës së Kosovës, e cila organizoi pushtetin paralel si formë e rezistencës institucionale për tetë vite, në kuadër të së cilës, krahas arsimit, kulturës, shëndetësisë dhe ekonomisë, u përfshi edhe mbrojtja dhe vetëmbrojtja si formë e rezistencës së armatosur kundër okupimit, prej nga ka shtratin edhe “Ushtria Çlirimtare e Kosovës”, që do të funksianaliozet në rrethanat kur lufta diplomatike duhej t’ia lëshonte vendin diplomacisë së luftës.

    Ky zhvillim historik, mbi të cilin u ndërtua shtetësia e Kosovës, do të konfirmohet ndërkombëtarisht, më 17 shkurt 2008, me shpalljen e pavarësisë së Kosovës.

    Me këtë rast duhet theksuar se neni 1 i kushtetutës së Kaçanikut, Kosovën e definoi „ shtet demokratik i Kombit shqiptar dhe i pjesëtarëve të kombeve të tjera dhe i pakicave kombëtare, të shtetasve të vetë; serbëve, muslimanëve, malazezëve, kroatëve, turqve, romëve e të tjerëve që jetojnë në Kosovë”.

  • KFOR jep paralajmërim për rrezikun/ Mjet i pashpërthyer i Luftës së Dytë Botërore në Stagovë të Kaçanikut

    KFOR jep paralajmërim për rrezikun/ Mjet i pashpërthyer i Luftës së Dytë Botërore në Stagovë të Kaçanikut

    Kanuk Veseli, përfaqësues i Policisë Rajonale të Ferizajt, i cili ka njoftuar se mjeti shpërthyes u gjet më 26 prill 2025, të shtunën. Mjeti i dyshuar shpërthyes, i mbetur nga periudha e Luftës së Dytë Botërore, është gjetur në lagjen Teneqja të Stagovës, në komunën e Kaçanikut.
    Veseli tha se patrulla e policisë ka ndërmarrë menjëherë masa sigurie, duke bllokuar rrugët alternative afër vendit të ngjarjes. Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur njësitë e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) dhe të KFOR-it për të menaxhuar situatën. Sipas vlerësimit të KFOR-it, ka një rrezik që mjeti të shpërthejë brenda 72 orëve.
    Ata kanë rekomanduar që, deri më 30 prill 2025, pas përfundimit të periudhës së rrezikut, të sigurohet dhe trajtohet mjeti në një mënyrë të kontrolluar.

  • EMRI / Vritet një polic në Kosovë para banesës së tij

    EMRI / Vritet një polic në Kosovë para banesës së tij

    Një efektiv policie në Kosovë është vrarë mbrëmjen e djeshme (1 prill), në zonën e Kaçanikut.
    Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 23:00, në hyrje të ndërtesës së policit, në rrugën Idriz Seferi,siç raporton Klan Kosova.
    Viktima është polici Muhamed Lika.
    Fillimisht ai u gjet në vendngjarje në gjendje të rëndë, e u transportua në Qendrën e Mjekësisë në Kaçanik.
    Zëdhënësi i rajonit të Ferizajt, Kanun Veseli, është shprehur për Klan Kosova se ende nuk dihen motivet e kësaj ngjarje, por ka një të dyshuar, i cili është shpallur në kërkim.
    “Më 01.04.2025, rreth orës 23:00, kemi pranuar një informacion se një person është plagosur dhe gjendet në gjendje të rëndë në hyrje të ndërtesës së tij, në rrugën “Idriz Seferi” në Kaçanik. Viktima është një pjesëtar i Policisë së Kosovës Në vendngjarje, përveç njësive policore, ka dalë edhe ekipi i emergjencës së Kaçanikut, të cilët e kanë transportuar në Qendrën e Mjekësisë në Kaçanik”, deklaroi Veseli.
    Po kështu, viktima ishte ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

  • Shembet muri te çerdhja e Kaçanikut, rrezikohen fëmijët – alarmon zv/ministri Raka

    Shembet muri te çerdhja e Kaçanikut, rrezikohen fëmijët – alarmon zv/ministri Raka

    Një shembje e murit përreth çerdhes së Kaçanikut ka ngritur shqetësime te institucionet e vendit. Zëvendësministri i Qeverisë Kurti, Jeton Raka, ka hedhur kritika ndaj komunës së Kaçanikut, e udhëhequr nga Besim Ilazi.
    “Çerdhja e re, më shumë se një çerdhe, mund të quhet një rrezik për fëmijët. Edhe burgjet kanë hapësira gjelbëruese, ndërsa këtu fëmijët jo vetëm që janë të rrezikuar nga shembja, por gjithashtu nuk kanë hapësirë gjelbëruese për t’u argëtuar,” ka shkruar ai.
    Jeton Raka: Qeverisja SKANDALOZE e PDK-së në Kaçanik
    Skandali i radhës i ekzekutivit komunal të PDK-së, është ndërtimi i murit mbrojtës te Çerdhja në Kaçanik. Pra, qeverisje korruptive që secilin projekt e zvarrit, nuk e realizon sipas projektit dhe e përsërit dy apo tre herë.
    Lëvizja VETËVENDOSJE!, kishte kundërshtuar prishjen e Çerdhës së vjetër dhe ndërtimin e Çerdhës se re për shkak të uzurpimit të pronës së SHFMU Emin Duraku, mungesës së hapësirës së gjelbër dhe qasjes së vështirë në rrugë në lokacionin e ri. Mirëpo kjo qeverisje me mendësi djallëzore nuk kishte marr parasysh reagimet e subjektit tonë politik e as të qytetarëve. Qëllimi ishte tjetër, kishin plane për të ndërtuar banesa afariste për qëllime të përfitimit, por përplasja në mes të grupeve të interesit brenda llojit të tyre, dyshohet që u la Shesh për një kohë të pacaktuar “derisa të merren vesh”.
    Në atë kohë thonin se nuk ka lokacion tjetër dhe nuk mund të humbim investimin, mirëpo doli që ka pasur lokacion tjetër dhe kjo çerdhe ka mund të ndërtohet në fshatin Rekë-Vatë, aty ku po ndërtohet sot nga Qeveria Kurti.
    Mos të harrojmë që aty ku u ndërtua Çerdhja e re nuk kishte as studim fizibiliteti dhe po ashtu u shkatërrua fusha sportive, investim nga EU Beautiful Kosova në vlerë 82.000 e**uro.
    Çerdhja e re, vetëm çerdhe nuk është, edhe burgjet kanë hapësira gjelbëruese, ndërsa këtu fëmijët përpos që kanë qenë të rrezikuar nga shembja, nuk kanë as hapësirë gjelbëruese për tu argëtuar.
    Kjo kastë politike zhvatëse, e paaftë për të mirëqeverisur, me mendësi të ngushtë, korruptive e pa vizion, e cila ka ngulfatur dhe e ka lënë Kaçanikun ndër qytetet më të pazhvilluara duhet sa më parë te ikë, para se nga projektet e dobëta e korruptive të ketë edhe viktima, të pësojnë qytetarët, ndër ta edhe fëmijët.

    Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
    raportoni këtu.

    JOQ Sondazh