Tag: kaçanik

  • Arrestohen katër të rinj në Kaçanik, dyshohen për vrasje e terrorizëm

    Arrestohen katër të rinj në Kaçanik, dyshohen për vrasje e terrorizëm

    Katër persona të shoqatës “Rinia Islame Kaçanik” janë arrestuar në orët e para të mëngjesit të së premtes, nën dyshimet për përfshirje në veprimtari terroriste dhe vrasjen e rreshterit të Policisë së Kosovës, Muhamed Lika.Të ndaluarit janë identifikuar si Elmedin Raka, Fatjon Tusha, Ridvan Axhami dhe Labinot Murati. Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka urdhëruar arrestimin e tyre, duke i ngarkuar me tri akuza të rënda penale: vrasje e rëndë në bashkëkryerje, pjesëmarrje në grup terrorist dhe rekrutim për qëllime terroriste.Sipas burimeve të portalit Sinjali, dy prej të arrestuarve, Axhami dhe Murati, kanë publikuar disa javë më parë në rrjetet sociale një fotografi me një mesazh të ngjashëm me retorikën ekstremiste: “Nuk na intereson ne a na do njeri. Rruga jonë është që të jem më të dashurit e Allahut.”Elmedin Raka ka qenë më parë në qendër të një çështjeje penale, pasi në vitin 2024 ishte arrestuar dhe akuzuar për djegien e Gjykatës Themelore në Kaçanik – rast nga i cili ishte liruar për mungesë provash.Drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, deklaroi në një konferencë për shtyp se rreshteri Lika ndodhej në detyrë zyrtare në momentin e sulmit dhe se motivet e vrasjes mund të lidhen me rastin e mëparshëm të djegies së gjykatës. Ai nuk përjashtoi një lidhje direkte mes hakmarrjes dhe aktivitetit të viktimës në kuadër të zbatimit të ligjit.Rreshteri Muhamed Lika u vra më 1 prill 2025, ndërsa po hynte në banesën e tij në qendër të Kaçanikut. Arrestimet e fundit vijnë pas një hetimi të zgjeruar dhe shënojnë një zhvillim të rëndësishëm në zbardhjen e këtij krimi tronditës për opinionin publik në Kosovë.Hetimet pritet të vazhdojnë nën drejtimin e Prokurorisë Speciale, ndërsa autoritetet kanë paralajmëruar masa të tjera shtesë për çrrënjosjen e çdo forme ekstremizmi të dhunshëm.Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.Katër persona të shoqatës “Rinia Islame Kaçanik” janë arrestuar në orët e para të mëngjesit të së premtes, nën dyshimet për përfshirje në veprimtari terroriste dhe vrasjen e rreshterit të Policisë së Kosovës, Muhamed Lika.Të ndaluarit janë identifikuar si Elmedin Raka, Fatjon Tusha, Ridvan Axhami dhe Labinot Murati. Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka urdhëruar arrestimin e tyre, duke i ngarkuar me tri akuza të rënda penale: vrasje e rëndë në bashkëkryerje, pjesëmarrje në grup terrorist dhe rekrutim për qëllime terroriste.Sipas burimeve të portalit Sinjali, dy prej të arrestuarve, Axhami dhe Murati, kanë publikuar disa javë më parë në rrjetet sociale një fotografi me një mesazh të ngjashëm me retorikën ekstremiste: “Nuk na intereson ne a na do njeri. Rruga jonë është që të jem më të dashurit e Allahut.”Elmedin Raka ka qenë më parë në qendër të një çështjeje penale, pasi në vitin 2024 ishte arrestuar dhe akuzuar për djegien e Gjykatës Themelore në Kaçanik – rast nga i cili ishte liruar për mungesë provash.Drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, deklaroi në një konferencë për shtyp se rreshteri Lika ndodhej në detyrë zyrtare në momentin e sulmit dhe se motivet e vrasjes mund të lidhen me rastin e mëparshëm të djegies së gjykatës. Ai nuk përjashtoi një lidhje direkte mes hakmarrjes dhe aktivitetit të viktimës në kuadër të zbatimit të ligjit.Rreshteri Muhamed Lika u vra më 1 prill 2025, ndërsa po hynte në banesën e tij në qendër të Kaçanikut. Arrestimet e fundit vijnë pas një hetimi të zgjeruar dhe shënojnë një zhvillim të rëndësishëm në zbardhjen e këtij krimi tronditës për opinionin publik në Kosovë.Hetimet pritet të vazhdojnë nën drejtimin e Prokurorisë Speciale, ndërsa autoritetet kanë paralajmëruar masa të tjera shtesë për çrrënjosjen e çdo forme ekstremizmi të dhunshëm.

  • “Nuk na intereson ne a na do njeri” – këta janë të arrestuarit e mëngjesit të sotëm në Kaçanik, ishin pjesëtar të një grupi

    “Nuk na intereson ne a na do njeri” – këta janë të arrestuarit e mëngjesit të sotëm në Kaçanik, ishin pjesëtar të një grupi

    Katër persona, pjesëtarë të shoqatës “Rinia Islame Kaçanik”, janë arrestuar mëngjesin e të premtes nën dyshimin për vepra penale që ndërlidhen me terrorizmin dhe përfshirje në vrasje.
    Të arrestuarit janë Elmedin Raka, Fatjon Tusha, Ridvan Axhami dhe Labinot Murati.
    Bazuar në aktivitetin në rrjetet sociale, të dyshuarit Ridvan Axhami dhe Labinot Murati disa javë më parë kishin publikuar një fotografi në të cilën shkruhej: “Nuk na intereson ne a na do njeri. Rruga jonë është që të jem më të dashurit e Allahut”.
    Të arrestuarit dyshohen për tri vepra penale: vrasje e rëndë në bashkëkryerje, pjesëmarrje në grupe terroriste dhe rekrutim për qëllime terroriste.
    Elmedin Raka, njëri nga katër të arrestuarit, ishte akuzuar dhe gjykuar në vitin 2024 për djegien e Gjykatës Themelore në Kaçanik. Raka dhe dy të tjerë të mitur, ishin liruar nga akuzat në mungesë të provave.
    Drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha tha të hënën në një konferencë për media se rreshteri Lika “ka qenë në detyrë zyrtare kur kanë ndodhur këto raste”.
    Hoxha, duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve, tha se motivi i vrasjes së rreshterit mund të jetë i ndërlidhur me rastin e djegies së Gjykatës Themelore në Kaçanik vitin e kaluar.
    Aksioni i të premtes është urdhëruar nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, e cila i ka në mandat të saj hetimin e veprave të ndërlidhura me terrorizmin.
    Rreshteri i Policisë së Kosovës, Muhamed Lika u vra të martën e 1 prillit derisa po hynte në banesën e tij në qendër të Kaçanikut.

    Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
    raportoni këtu.

    JOQ Sondazh

  • Ekstremizmi në Kaçanik që dyshohet se vrau policin, njëri prej të arrestuarve bënte thirrje kundër votimit e demokracisë

    Ekstremizmi në Kaçanik që dyshohet se vrau policin, njëri prej të arrestuarve bënte thirrje kundër votimit e demokracisë

    Shtatë persona u arrestuan të martën në një aksion të Policisë si të dyshuar për planifikimin dhe ekzekutimin e rreshterit të Policisë, Muhamed Lika në Kaçanik më 1 prill.
    Rilind Murati i lindur më 2003 është njëri prej të arrestuarve. Ai, sipas Prokurorisë, po e priste të miturin Rejhan Bela, pasi ai do ta kryente vrasjen në katin e dytë të një ndërtese, ku Policia kishte gjetur katër gëzhoja të kalibrit 9.19 mm. Rilind Murati e kishte përgëzuar të miturin Rejhan Bela duke i thënë “Bravo ik”, dhe duke u larguar bashkë me të.
    Në profilin e tij në Facebook, Rilind Murati shpërndante materiale të ndryshme ekstreme, si thirrje kundër demokracisë dhe votimit në zgjedhje.
    “Ata kundërshtojnë sunnetin. Ata thërrasin në votime. Ata marrin pjesë në portale anti-islame. Ata lejojnë bidate. Ata lejojnë demokracinë. Ata e bëjnë hallall gjakun e muslimanëve. Ata e lejojnë demokracinë. Ata janë këpucë lëpirës të tagutit. Ata kundërshtojnë sunnetin”, thuhet në një video të shpërndarë nga ai më 6 mars, më pak se një muaj para vrasjes së policit.
    Ai shpërndante edhe materiale të tjera të ngjashme, si një video ku shihen disa persona duke i thyer disa instrumente muzikore. Mbi të, Rilind Murati shkruante kështu më 23 shkurt: “Muzika e forcon Sihrin dhe Xhint ( ne trupin tuaj)”.
    Përveç Rejhan Belas dhe Rilind Muratit, edhe Haki Bela, Vatan Çaka, Edmond Lika, Shkëlqim Kuka dhe Diamand Gashi u arrestuan për planifikimin dhe kryerjen e vrasjes.
    Gjatë aksionit që nisi mëngjesin e së hënës, në nëntë lokacione në Kaçanik dhe në një fshat të Klinës, Policia sekuestroi dy vetura, telefonë, disa laptopë, një armë zyrtare, maska, tyta armësh e fishekë.
    Rreshteri i Policisë u vra rreth orës 23:00 teksa po kthehej nga puna në banesën e tij. Vrasja besohet se u krye për motive që ndërlidhen me punën e tij zyrtare, thanë autoritetet të hënën.

    Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
    raportoni këtu.

    JOQ Sondazh

  • I dyshuari për vrasjen në Kaçanik promovonte ekstremizëm fetar në rrjete sociale

    I dyshuari për vrasjen në Kaçanik promovonte ekstremizëm fetar në rrjete sociale

    Rilind Murati, një nga shtatë personat e arrestuar të martën, i dyshuar për përfshirje në planifikimin dhe ekzekutimin e rreshterit të Policisë, Muhamed Lika, në Kaçanik, rezulton të ketë përhapur përmbajtje ekstremiste dhe thirrje kundër sistemit demokratik në rrjetet sociale.Sipas Prokurorisë, Rilind Murati, i lindur në vitin 2003, e kishte pritur të miturin Rejhan Bela në katin e dytë të një ndërtese, nga ku dyshohet se ky i fundit kishte qëlluar për vdekje rreshterin Lika më 1 prill.Në vendin e ngjarjes janë gjetur katër gëzhoja të kalibrit 9.19 mm. Pas sulmit, Murati e kishte përgëzuar të miturin duke i thënë: “Bravo, ik”, dhe më pas të dy ishin larguar nga vendi i ngjarjes.Nga kërkimet rezulton se Murati kishte një profil aktiv në Facebook, ku shpërndante materiale me përmbajtje radikale dhe kundër institucioneve demokratike.Në një video të publikuar më 6 mars, thuhej:“Ata kundërshtojnë sunetin. Ata thërrasin në votime. Ata marrin pjesë në portale anti-islame… Ata e lejojnë demokracinë. Ata janë këpucë lëpirës të tagutit…”Po ashtu, më 23 shkurt, Murati kishte shpërndarë një tjetër video ku shiheshin persona duke thyer instrumente muzikore, e cila shoqërohej me komentin:“Muzika e forcon sihrin dhe xhint (në trupin tuaj).”Policia ka konfirmuar se operacioni i arrestimeve është zhvilluar në bashkëpunim me institucionet përkatëse të sigurisë dhe ka për qëllim zbardhjen e plotë të motiveve dhe rrjetit të përfshirë në këtë akt kriminal.Gjashtë të dyshuarit për vrasjen e rreshterit Muhamed Lika janë dërguar në Gjykatën Themelore në Ferizaj, ku pritet të mbahet seanca.Prokuroria Themelore në Ferizaj ka paraqitur kërkesë zyrtare për caktimin e masës së paraburgimit ndaj gjashtë personave të dyshuar për përfshirje në vrasjen e rreshterit Muhamed Lika, ngjarje e ndodhur më 1 prill në Kaçanik.Të dyshuarit janë: Haki Bela, Edmond Lika, Shkëlqim Kuka, Rilind Murati, Diamant Gashi dhe Vatan Çaka, ndaj të cilëve pritet të nisë seanca në orën 13:00./Insajderi

  • Te tjera detaje mbi vrasjen e rreshterit Lika, arrestohen 7 persona në Kaçanik

    Te tjera detaje mbi vrasjen e rreshterit Lika, arrestohen 7 persona në Kaçanik

    Një operacion i gjerë policor është zhvilluar në orët e para të mëngjesit të së hënës në Kaçanik, ku Policia e Kosovës, në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Ferizaj, ka arrestuar shtatë persona të dyshuar për përfshirje në vrasjen e rreshterit Muhamed Lika – ngjarje që tronditi vendin më 1 prill 2025.Zëdhënësi i Policisë, Baki Kelani, konfirmoi për mediat se operacioni është zhvilluar si pjesë e hetimeve intensive për zbardhjen e vrasjes së efektivit Lika, i cili u gjet i qëlluar për vdekje në hyrje të banesës së tij në rrugën “Idriz Seferi” në Kaçanik.Ndër të arrestuarit rezulton të jetë edhe një ish-polic dhe një ish-ushtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), të cilët dyshohet se i përkasin një grupi të organizuar me prirje ekstremiste. Një nga emrat kyç të përfshirë është Rejhan Bela, një 18-vjeçar i cili dyshohet si autor i drejtpërdrejtë i vrasjes. Në momentin e krimit, Bela ishte ende i mitur, vetëm 17 vjeç.Sipas një komunikate të Prokurorisë në Ferizaj, mësohet se vrasja është kryer me paramendim dhe në bashkëpunim me persona të tjerë. “Pas përfundimit të orarit të punës, viktima është ndjekur deri te banesa e tij dhe është qëlluar nga pas me armë zjarri në shkallët e objektit ku banonte,” thuhet në njoftim. Si pasojë e plagëve të marra, rreshteri Lika nuk mundi të mbijetojë, duke ndërruar jetë në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Kaçanik.Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, në një konferencë për media bëri të ditur se disa nga të dyshuarit kanë të kaluar kriminale dhe kanë qenë të përfshirë më herët në raste me karakter ekstremist. “Ne kemi siguruar prova që i lidhin të arrestuarit me vrasjen. Janë persona të dyshimtë dhe të rrezikshëm. Megjithatë, lidhjet me terrorizmin mbeten për t’u verifikuar, pasi hetimet do të vazhdojnë në thellësi,” deklaroi Hoxha.Ai shtoi se rreshteri Muhamed Lika ka qenë në detyrë zyrtare në kohën e ngjarjes, duke ndihmuar hetimet për disa raste të mëhershme në Kaçanik, përfshirë edhe djegien e gjykatës dhe shpërndarjen e pamfleteve.Ndërkohë, Prokuroria ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj caktimin e masës së paraburgimit ndaj një të mituri të dyshuar për veprën penale “Vrasje e rëndë”, sipas nenit 173 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka reaguar pas aksionit policor duke shkruar: “Muhamed Lika, familja e tij, Policia e Kosovës, populli dhe shteti kërkojnë dhe meritojnë drejtësi.” Ai theksoi se ky aksion është një hap domethënës drejt zbardhjes së një rasti që ka lënë gjurmë të thella në institucionet e rendit dhe në opinionin publik.Hetimet për këtë vrasje tronditëse janë ende në vijim, ndërsa autoritetet janë të vendosura për të çuar para drejtësisë autorët e krimit dhe për të garantuar sigurinë e oficerëve të Policisë së Kosovës në krye të detyrës.

  • I moshës 18-vjeçare dhe pjesë e një grupi terrorist, ky po raportohet të jetë i dyshuari që vrau rreshterin në Kaçanik

    I moshës 18-vjeçare dhe pjesë e një grupi terrorist, ky po raportohet të jetë i dyshuari që vrau rreshterin në Kaçanik

    Aksioni i Policisë së Kosovës në Kaçanik, i zhvilluar në orët e para të mëngjesit, po vazhdon ende, ndërsa tashmë janë zbardhur detaje të reja lidhur me personat e arrestuar.
    Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, ka konfirmuar për media se operacioni lidhet drejtpërdrejt me hetimet për vrasjen e rreshterit Muhamed Lika, i cili u ekzekutua pak javë më parë në qendër të Kaçanikut.
    Ndër shtatë persona të arrestuar është edhe një ish-polic dhe një ish-ushtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), të cilët dyshohet se i janë bashkuar një grupi të organizuar ekstremist.
    Për më tepër, një nga personat kyç të arrestuar është Rejhan Bela, një 18-vjeçar që sipas hetimeve dyshohet si ekzekutori kryesor i rreshterit Lika. Në momentin e kryerjes së krimit, Rejhan Bela ishte vetëm 17 vjeç, por dyshimet janë se vrasja mund të jetë kryer me paramendim dhe si pjesë e planifikimeve të këtij grupi të rrezikshëm.
    Pas arrestimit, të gjithë të dyshuarit janë dërguar në stacionin policor ku pritet të intervistohen nga prokurori i rastit, i cili do të vendosë për masat e mëtejshme.

    Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
    raportoni këtu.

    JOQ Sondazh

  • Kështu dyshohet se ndodhi vrasja e policit në Kaçanik

    Kështu dyshohet se ndodhi vrasja e policit në Kaçanik

    Zbulohen detaje të reja nga vrasja e policit Muhamed Lika në Kaçanik.
    Vrasja ka ndodhur në një moment kur një i mitur ishte duke tentuar që të kryente një grabitje dhe në momentin kur polici është ndeshur në të dyshuarin, ai ka shtënë në të.
    I mituri kishte një revole me vete me të cilën dyshohet se kreu vrasjen.
    Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt mbrëmë për media bëri të ditur se në vendngjarje kanë arritur njësitë policore dhe ekipi i emergjencës, i cili ka transportuar viktimën në Qendrën e Mjekësisë në Kaçani, pavarësisht përpjekjeve për t’i dhënë ndihmën e nevojshme, pjesëtari i Policisë ka ndërruar jetë, gjë që është konfirmuar nga mjekët. “Policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes, ndërsa ende nuk ka informacione lidhur me të dyshuarit apo motivet e mundshme të këtij akti”, ka bërë të ditur ai.
    Prokuroria Themelore në Ferizaj ende s’është deklaruar lidhur me rastin.

    Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
    raportoni këtu.

    JOQ Sondazh

  • Miku i policit të vrarë në Kaçanik: Na e mbrojte pragun e shtëpisë dhe fëmijët kur flinim

    Miku i policit të vrarë në Kaçanik: Na e mbrojte pragun e shtëpisë dhe fëmijët kur flinim

    Vrasja e Muhamed Likës, rreshterit të Policisë së Kosovës, ka sjell trishtim dhe dhimbje në Kaçanik.
    Sylejman Loku, një nga miqtë e policit të vrarë, shkroi në rrjetet sociale të mërkurën për trimërinë e Muhamed Likës.
    Ai tha se vdiq “vllau ynë, miku ynë, ish-ushtari i UÇK-së dhe i Policisë së Kosovës”.
    “Vritet në Kaqanik vllau ynë, miku ynë, ish-ushtari i UÇK-së dhe i Policisë së Kosovës. Allahu të mëshiroft vlla. Do na mungosh gjithmonë Muhamed Lika”, shkroi Loku.
    “Prehu në paqe vlla. Kjo do të thotë se për 26 vjet luftove për lirinë e Kosovës, sot e 26 vjet luftove nën mbrojtjen e rendit nën Policinë e Kosovës, na e mbrojte pragun e shtëpisë, na i mbrojte fëmijët tanë ne kur flinim gjumë dhe sot na ta morëm jetën vlla”, përfundoi ai.
    Muhamed Lika dyshohet se u vra para hyrjes së banesës së tij në Kaçanik të martën pak para mesnate.

    Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
    raportoni këtu.

    JOQ Sondazh

  • Kush e vrau ish-ushtarin e UÇK-së? Familja: U qëllua tinëzisht në prag të shtëpisë

    Kush e vrau ish-ushtarin e UÇK-së? Familja: U qëllua tinëzisht në prag të shtëpisë

    Mbrëmjen e 1 prillit, rreshteri Muhamed Lika u vra në hyrje të banesës së tij në Kaçanik. I ndjeri ishte po ashtu ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i rajonit të Ferizajt, Kanun Veseli. Veseli tha se ende nuk dihen motivet e kësaj ngjarje, i dyshuari është ende në arrati, ekipet policore po vijojnë kërkimet për gjetjen e tij.
    “Më 01.04.2025, rreth orës 23:00, kemi pranuar një informacion se një person është plagosur dhe gjendet në gjendje të rëndë në hyrje të ndërtesës së tij, në rrugën “Idriz Seferi” në Kaçanik. Viktima është një pjesëtar i Policisë së Kosovës Në vendngjarje, përveç njësive policore, ka dalë edhe ekipi i emergjencës së Kaçanikut, të cilët e kanë transportuar në Qendrën e Mjekësisë në Kaçanik”, pati deklaruar Veseli.
    Për vrasjen kanë reaguar familjarët e rreshterit, duke thënë se ai u vra para banesës së tij në mënyrë tinzare. “Jam thellësisht i shokuar dhe ende nuk po mund ta besoj lajmin tragjik për vrasjen e rreshterit Muhamet Lika, stërnipit tim të dashur. Muhameti u vra para banesës së tij, në mënyrë të pabesë. Ai ishte njeri i dashur me të gjithë, i sjellshëm, i matur dhe i përkushtuar në detyrën e tij si polic”, shkruan një nga familjarët e tij në rrjetin social Facebook

  • EMRI / Vritet një polic në Kosovë para banesës së tij

    EMRI / Vritet një polic në Kosovë para banesës së tij

    Një efektiv policie në Kosovë është vrarë mbrëmjen e djeshme (1 prill), në zonën e Kaçanikut.
    Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 23:00, në hyrje të ndërtesës së policit, në rrugën Idriz Seferi,siç raporton Klan Kosova.
    Viktima është polici Muhamed Lika.
    Fillimisht ai u gjet në vendngjarje në gjendje të rëndë, e u transportua në Qendrën e Mjekësisë në Kaçanik.
    Zëdhënësi i rajonit të Ferizajt, Kanun Veseli, është shprehur për Klan Kosova se ende nuk dihen motivet e kësaj ngjarje, por ka një të dyshuar, i cili është shpallur në kërkim.
    “Më 01.04.2025, rreth orës 23:00, kemi pranuar një informacion se një person është plagosur dhe gjendet në gjendje të rëndë në hyrje të ndërtesës së tij, në rrugën “Idriz Seferi” në Kaçanik. Viktima është një pjesëtar i Policisë së Kosovës Në vendngjarje, përveç njësive policore, ka dalë edhe ekipi i emergjencës së Kaçanikut, të cilët e kanë transportuar në Qendrën e Mjekësisë në Kaçanik”, deklaroi Veseli.
    Po kështu, viktima ishte ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.