Tag: kabinetit

  • Mbi 20 vite qëndron pas Ramës/ Shefja e kabinetit të kryeministrit ka dhënë dorëheqjen, emri surprizë që do zëvendësojë

    Mbi 20 vite qëndron pas Ramës/ Shefja e kabinetit të kryeministrit ka dhënë dorëheqjen, emri surprizë që do zëvendësojë

    Shefja e kabinetit të kryeministrit, Vali Bizhga, mësohet se ka dhënë dorëheqjen pas shumë vitesh në këtë detyrë.
    Bizhga ka qëndruar pranë administratës së Edi Ramës që prej kohës kur ai drejtonte Bashkinë e Tiranës. Ajo ka mbajtur një profil të ulët publik, ndërsa është konsideruar krahu i djathtë i kryeministrit.
    Ajo ka kaluar dhe probleme me shëndetin, çka mendohet të jetë edhe arsyeja e dorëheqjes. Vendin e saj tashmë do ta mbajë Vilma Premti, e cila deri para dy ditësh ka qenë drejtore e kabinetit të kryetares së Gjykatës Kushtetuese, Olta Zaçaj.
    Ajo mori postin e drejtoreshës së kabinetit të Këshillit të Ministrave në vitin 2013. Në atë kohë, siç e zbuloi vetë Rama, Bizhga kishte kaluar një betejë të vështirë me kancerin, por kishte arritur ta fitonte atë.
    Sa i përket Vilma Premtit, ajo prej shkurtit të vitit 2022, ka qenë Drejtore e Kabinetit të Ministres së Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali.

  • Largohet nga detyra shefja e kabinetit të kryeministrit/ Vali Bizhga zëvendësohet nga Vilma Premti, më parë drejtonte stafin e..

    Largohet nga detyra shefja e kabinetit të kryeministrit/ Vali Bizhga zëvendësohet nga Vilma Premti, më parë drejtonte stafin e..

    Shefja e kabinetit të kryeministrit, Vali Bizhga, ka dhënë dorëheqjen nga posti që ka mbajtur prej shumë vitesh pranë Edi Ramës. E njohur si një prej bashkëpunëtoreve më të afërta të kryeministrit, Bizhga ka qenë pjesë e ngushtë e ekipit të tij që nga periudha kur ai drejtonte Bashkinë e Tiranës. 
    Megjithëse ka mbajtur një profil të ulët publik, ajo është konsideruar si një prej figurave kyçe në strukturën drejtuese të Kryeministrisë. Mësohet se arsyeja e dorëheqjes lidhet me probleme shëndetësore që kanë ndikuar në vendimin e saj për t’u tërhequr nga funksionet ekzekutive. 
    Surpriza e lëvizjes vjen nga përzgjedhja e pasardhëses së saj, e cila do të jetë sërish një grua. Burime për BalkanWeb dhe News24 konfirmojnë se bëhet fjalë për Vilma Premtin, e cila deri pak ditë më parë mbante detyrën e shefes së kabinetit të kryetares së Gjykatës Kushtetuese, Olta Zaçaj. 
    Premti pritet të marrë zyrtarisht detyrën e re si shefe e kabinetit të kryeministrit në ditët në vijim. 

  • “Rama ka shkrirë qeverinë me partinë”/ Emërimi i kabinetit, reagon deputeti: Narkosulltanati është fakt, PS operon…

    “Rama ka shkrirë qeverinë me partinë”/ Emërimi i kabinetit, reagon deputeti: Narkosulltanati është fakt, PS operon…

    Deputeti i Partisë Demokratike, Besart Xhaferri, ka reaguar pas veprimit të kryeministrit Edi Rama, i cili emëroi ministrat e kabinetit qeveritar si patronazhistë të fushatës së Ogerta Manastirliut. Në një status në FB, Xhaferri e konsideron këtë si një përpjekje të hapur për të shkrirë qeverinë me partinë, duke theksuar se Partia Socialiste po vepron si një strukturë elektorale kriminale. Sipas tij, Rama nuk ka asnjë shqetësim për qytetarët e Tiranës, por përqendrohet vetëm në financat dhe ndërtimet, që i mundësojnë përfitime nga paratë e narkotrafikut.
    Postimi i plotë:
    Rama i emëroi sot ministrat patronazhistë të PS për fushatën e Manastirliut, Diella do patronazhojë AKSHI-n!
    Edi Rama sot tregoi edhe një herë se e ka vendosur ta shkrijë qeverinë me partinë, pasi ministrat e kabinetit qeveritar, që i kishte mbledhur në selinë e Partisë Socialiste, i caktoi patronazhistë të fushatës së Ogerta Manastirliut.
    Skenat e denja për një republikë bananesh u konsumuan para mediave, si për t’u treguar shqiptarëve se Narkosulltanati është fakt. Edi Rama sot, edhe një herë, dëshmoi se Partia Socialiste operon si një grup i strukturuar elektoral kriminal.
    Në fjalën e tij, Edi Rama nuk artikuloi asnjë shqetësim të qytetarëve të Tiranës, por vetëm shqetësime të tij, që lidhen me financat, si paratë e ujësjellësit, investimet dhe halli i tij më i madh, ndërtimet, që i mundësojnë përqindjet e parave të narkotrafikut!

  • Qeveria ‘Rama 4’ nis zyrtarisht detyrën; Kryeministri dhe anëtarët e kabinetit betohen në Presidencë

    Qeveria ‘Rama 4’ nis zyrtarisht detyrën; Kryeministri dhe anëtarët e kabinetit betohen në Presidencë

    Qeveria e re ‘Rama 4’, ka nisur zyrtarisht detyrën. në detyrë. Kryeministri Edi Rama, së bashku me 16 anëtarët e kabinetit të tij, u betuan para Presidentit të Republikës, Bajram Begaj, duke shënuar nisjen e mandatit të katërt të socialistëve.Formula e betimit ishte e njëjtë për të gjithë: respektimi i Kushtetutës dhe ligjeve të vendit, si dhe ushtrimi me përgjegjësi i detyrës së anëtarit të Këshillit të Ministrave.Ministrja e parë virtuale në botë, Diella, nuk figuron në listën e dekretuar nga Kreu i Shtetit.Emri i saj përmendet vetëm në nenin e dytë të dekretit të parë të Presidentit, ku specifikohet se, krahas emërimit të Edi Ramës si kryeministër, ai mban edhe përgjegjësinë për ngritjen dhe funksionimin e “ministrit virtual të Inteligjencës Artificiale Diella”.Emrat e rinj të kabinetit të katërt qeveritar u bënë publikë gjatë mbledhjes së Asamblesë së Përgjithshme të Partisë Socialiste. Cili është zyrtarisht kabineti i ri?Kabineti i ri qeveritar:Kryeministër Edi RamaKryetar i Kuvendit Niko PeleshiZv.Kryetare e Kuvendit, Klodiana SpahiuDrejtimi i Grupit Parlamentar të PS, Taulant BallaZëvendëskryeministër – Belinda BallukuMinistër i Infrastrukturës dhe Energjisë – Belinda BallukuMinistër i Brendshëm– Albana KociuMinistër për Evropën dhe Punët e Jashtme – Elisa SpiropaliMinistër i Financave – Petrit MalajMinistër i Turizmit, Kulturës dhe Sportit – Blendi GonxhjaMinistër i Mjedisit – Sofjan JaupajMinistër i Arsimit – Mirela KumbaroMinistër i Shëndetësisë – Evis SalaMinistër i Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina IbrahimajMinistër i Drejtësisë – Besfort LamallariMinistër i Mbrojtjes – Pirro VenguMinistër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural – Andis SallaMinistër i Shtetit për Pushtetin Vendor- Ervin DemoMinistër Shteti dhe kryenegociator –Majlinda DhukaMinistre e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin –Adea PirdeniMinistër i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin – Toni GoguMinistër Shteti për Inteligjencën Artificiale – Diella.Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Rama dhe ministrat e rinj në këmbë drejt Kryeministrisë. Sot mbledhja e parë e qeverisë (Video)

    Rama dhe ministrat e rinj në këmbë drejt Kryeministrisë. Sot mbledhja e parë e qeverisë (Video)

    Kryeministri Edi Rama së bashku me 16 ministrat e tij të rinj janë nisur drejt Kryeministrisë. Pas përfundimit të ceremonisë së betimit, Rama së bashku me ministrat janë drejtuar në këmbë drejt Kryeministrisë, aty ku dhe do të mbahet mbledhja e parë qeveritare.
    Rama është ai që qëndron në vijën e parë, i shoqëruar nga zv.kryeministrja Belinda Balluku si dhe ministrja më jetëgjatë e qeverisë së tij, Mirela Kumbaro. Pas fotos përballë Kryeministrisë, e kabinetit “Rama 4”, ndërkohë që ka nisur mbledhja e parë e qeverisë..
    Kreu i qeverisë dhe ministrat e kabinetit të ri u betuan këtë të premte në presidencë për të nisur punën për mandatin e katërt të qeverisë. I pari që u betua, me dorën mbi Kushtetutë, ishte kryeministri Rama dhe pas tij vijoi zv.kryeministrja Belinda Balluku, ministrja e Jashtme, Elisa Spiropali dhe më pas me radhë të gjithë ministrat e kabinetit të ri të dalë nga zgjedhjet e 11 Majit.
    Pas betimit ministrat e rinj të emocionuar, shtrënguan duart dhe i uruan suksese njëri-tjetrit në këtë mandat të ri qeverisës.
    Kryeministri Rama mbërriti në Presidencë në orarin zyrtar të përcaktuar për betimin e kabinetit të ri qeveritar, në orën 10:00, ndërkohë që ministrat e tij kishin shkuar më herët.
    Një ditë më parë, Rama dhe ministrat e qeverisë së re morën votëbesimin në Kuvend me 83 vota pro në një seance e cila zgjati për 25 minuta.

  • Qeveria “Rama 4”/ Pas votëbesimit në Kuvend, kryeministri dhe ministrat në Presidencë për të bërë betimin

    Qeveria “Rama 4”/ Pas votëbesimit në Kuvend, kryeministri dhe ministrat në Presidencë për të bërë betimin

    Kryeministri Edi Rama, së bashku me ministrat e kabinetit të tij të ri, kanë zhvilluar ceremoninë zyrtare të betimit në Presidencë, duke shënuar kështu nisjen e mandatit të tij të katërt në drejtimin e qeverisë.
    Pasi vendosi dorën mbi Kushtetutë, Rama bëri betimin dhe më pas firmosi dokumentet përkatëse. Në këtë mandat të ri, kreu i qeverisë do të mbajë gjithashtu përgjegjësinë direkte për ngritjen dhe funksionimin e ministrit virtual për Inteligjencën Artificiale, “Diella”, një projekt inovativ që pritet të jetë pjesë integrale e qeverisjes digjitale.
    Pas Ramës, të gjithë ministrat e kabinetit të ri qeveritar bënë betimin një nga një dhe morën dekretin nga Presidenti Bajram Begaj, duke zyrtarizuar kështu marrjen e detyrës së tyre.

    /vizionplus.tv

  • Pas votimit dje në Kuvend të programit “Rama 4”, betohen në Presidencë kryeministri dhe ministrat e kabinetit të ri qeverisës

    Pas votimit dje në Kuvend të programit “Rama 4”, betohen në Presidencë kryeministri dhe ministrat e kabinetit të ri qeverisës

    Përfundoi ceremonia e betimit të qeverisë së re.

    Pas përfundimit të ceremonisë së betimit në Presidencë, Rama dhe ministrat bënë foton familjare.
    Betimi para Presidentit Begaj zgjati disa minuta.
    Kuvendi miratoi dje programin e qeverisë dhe përbërjen e Këshillit të Ministrave me 82 vota pro, 0 kundër dhe 0 abstenim.
    Përbërja e kabinetit ‘Rama 4’
    Kryeministër – Edi Rama
    Zv.kryeministër dhe Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë – Belinda Balluku
    Ministër i Ekonomisë dhe Inovacionit – Delina Ibrahimaj
    Ministër i Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin – Adea Pirdeni
    Ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme – Elisa Spiropali
    Ministër i Mbrojtjes – Pirro Vengu
    Ministër i Mjedisit – Sofjan Jaupaj
    Ministër i Punëve të Brendshme – Albana Koçiu
    Ministër i Financave – Petrit Malaj
    Ministër i Drejtësisë – Besfort Lamallari
    Ministër i Arsimit – Mirela Kumbaro
    Ministër i Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale – Evis Sala
    Ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural – Andis Salla
    Ministër i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin – Toni Gogu
    Ministër Shteti dhe Kryenegociator – Majlinda Dhuka
    Ministër i Turizmit, Kulturës dhe Sportit – Blendi Gonxhja
    Ministër i Shtetit për Pushtetin Vendor – Ervin Demo
    Ministria e Inteligjencës Artificiale për Prokurimet Publike – Diella

    Top Channel

  • Edi Rama dhe ministrat betohen në Presidencë

    Edi Rama dhe ministrat betohen në Presidencë

    Betohet qeveria e re “Rama 4” në Presidencë.
    Ministrat e rinj të kabinetit qeveritar, që dolën nga zgjedhjet e 11 majit, janë betuar para Presidentit të Republikës, Bajram Begaj.

    Ceremonia nisi në orën 10:00.

    Kuvendi miratoi dje programin e qeverisë dhe përbërjen e Këshillit të Ministrave me 82 vota pro, 0 kundër dhe 0 abstenim.

    Ministrat e kabinetit të ri qeveritar:
    Belinda Balluku, Zëvendëskryeministër, Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë
    Albana Koçiu, Ministër i Punëve të Brendshme
    Elisa Spiropali, Ministër për Europën dhe Punët e Jashtme
    Petrit Malaj, Ministër i Financave
    Blendi Gonxhja, Ministër i Kulturës, Turizmit dhe Sportit
    Sofjan Jaupaj, Ministër i Mjedisit
    Mirela Kumbaro, Ministër i Arsimit
    Evis Sala, Ministër i Shëndetësisë
    Delina Ibrahimaj, Ministër i Ekonomise dhe Inovacionin
    Besfort Lamallari, Ministër i Drejtësisë
    Pirro Vengu, Ministër i Mbrojtjes
    Andis Salla, Ministër i Bujqësisë
    Majlinda Dhuka, Ministër i Shtetit dhe Kryenegociatore me BE
    Ervin Demo, Ministër i Shtetit për Pushtetin Vendor
    Toni Gogu, Ministër Shteti për Marrëdhëniet me Parlamentin

  • Pas votimit në Parlament, sot ministrat e kabinetit Rama betohen në Presidencë

    Pas votimit në Parlament, sot ministrat e kabinetit Rama betohen në Presidencë

    Ministrat e rinj të kabinetit qeveritar të Kryeministrit Edi Rama do të betohen sot në Institucionin e Presidentit të Republikës, në prani të kreut të shtetit, sipas procedurës kushtetuese.
    Ky akt formal vjen pas miratimit të ndryshimeve në përbërjen e Këshillit të Ministrave, gjatë një seance parlamentare të mbajtur ditën e djeshme, e cila u karakterizua nga tensione dhe përplasje me opozitën.
    Pas dekretimit nga Presidenti i Republikës, ministrat e rinj pritet të nisin menjëherë ushtrimin e detyrës në postet e reja. Ndryshimet në kabinet u propozuan nga Kryeministri Rama dhe u votuan në Kuvend mes polemikash politike dhe protestash verbale nga opozita parlamentare.

  • Mori votëbesimin e Kuvendit për 25 minuta, qeveria “Rama 4” betohet nesër para presidentit

    Mori votëbesimin e Kuvendit për 25 minuta, qeveria “Rama 4” betohet nesër para presidentit

    Ministrat e kabinetit të ri do të betohen nesër para Presidentit Bajram Begaj. Mësohet se ceremonia e betimit do të mbahet në orën 10:00 ne presidence. Qeveria e re “Rama 4” u votua ne sencen e sotme parlamentare brenda 25 minutave kur ishte parashikuar nje sence maratone mbi 25 ore me diskutime dhe debate si per qeverine ashtu edhe per programin e ri qeverises per kater vitete e ardheshme.
    Me 82 vota pro, mazhoranca miratoi programin qeverisës si dhe të 16 ministrat e kabinetit ‘Rama 4’.
    Pas marrjes së votëbesimit në Kuvend, ministrat duhet të betohen dhe përpara kreut të shtetit, presidentit të Republikës, Bajram Begaj, akti final ky i ‘zyrtarizmit’ të qeverisë së re.
    Te henen qe vjen ministrat e rinj duhet te shkojne neper institucionet e tyre per te nisur zyrtarsisht punen ne krye te shtetit.