Tashmë është bërë e qartë se marrëdhëniet midis qeverisë shqiptare dhe Shteteve të Bashkuara kanë hyrë në një periudhë të tensionuar. Kur e dërguara me punë e SHBA në Tiranë, NancyVanHorn mbërriti në Kryeministri në gusht të këtij viti, pas rakordimit me shefen e kabinetit të Edi Ramës, Vali Bizhga, kryeministri shqiptar nuk preferoi ta takonte duke ja lënë përgjegjësinë vartëses së tij. Kjo shmangie e Ramës e vendosi Bizhgën në një situatë të ngushtë, të paprecedentë dhe tepër të vështirë përballë përfaqësueses së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
E shtyrë në këtë pozicion të pakëndshëm për shkak të vendimit të Ramës, Bizhga u detyrua ta priste zonjën VanHorn në një takim të shkurtër dhe të ngarkuar, ku ajo mori tre mesazhe shumë të forta. Këto mesazhe ishin porosi direkte për Edi Ramën, të cilat amerikanët ia komunikuan përmes shefes së kabinetit, sepse kryeministri kishte zgjedhur të mos dilte përballë tyre. Mesazhi i parë, i artikuluar qartë nga zonja Horn, ishte që Rama të mos tentonte të kërkonte vizë për në OKB, pasi nuk do t’i jepej kjo mundësi. Mesazhi i dytë, po aq tronditës, ishte se në qeverinë e re nuk duheshin zgjedhur Belinda Balluku dhe Pirro Vengu, për shkak të problemeve serioze të shkaktuara nga kjo dyshe në raport me aleancën strategjike me SHBA.
Kjo porosi ishte një ndërhyrje e qartë, një paralajmërim dhe një refuzim i hapur për rikthimin e tyre në ekzekutiv.Ndërsa mesazhi i tretë ishte pika më goditëse. Ai i bënte të qartë Ramës se loja e tij me Amerikën kishte kaluar vijën e kuqe. Ky sinjal nuk linte vend për interpretime. Ishte një paralajmërim i hapur se SHBA nuk do të toleronte më asnjë devijim të mëtejshëm.
Dorëheqja
Menjëherë pasi mbaroi takimin me Nancy VanHorn, zonja Bizhga, e tronditur nga pesha e mesazheve dhe e indinjuar nga fakti që ishte lënë e vetme përballë tyre dorëzoi dorëheqjen në tavolinën e Kryeministrit, duke i dhënë lamtumirën raportit mbi tre dekada me të. Shefja e kabinetit, e njohur për një integritet të jashtëzakonshëm moral, nuk pranoi të bëhej pjesë e lojërave të shefit të saj, duke dhënë dorëheqjen si shefe kabineti. Kjo lëvizje e Bizhgës nuk është pritur mirë nga Rama, i cili ka lënë bosh vendin e shefes së kabinetit në pritje të një rikthimi që nuk ka ardhur dhe që, sipas gjasave, nuk do të vijë. Që nga ai moment, dihet se ç’po ndodh me qeverisjen Rama.
Nga ky moment e në vijim, qeveria e tij ka hyrë në një situatë stand by, ku qeverisja ka ngelur në gjendje të ngrirë për shkak të problematikave të ndjeshme të saj me korrupsionin. Mesazhet amerikane mbi kartelet kriminale, të konsideruara terroriste nga Presidenti Trump, ku një pjesë e tyre janë të suportuara drejtpërdrejtë nga Edi Rama, kanë bërë të qartë se ky i fundit po përjeton ditët e fundit të Pompeit. Fakti që SHBA thotë se “ne nuk merremi me çështje nën hetim”, duke e cituar fjalë për fjalë: “Pavarësia e institucioneve të drejtësisë në Shqipëri mbetet thelbësore për bashkëpunimin e vazhdueshëm SHBA–Shqipëri në luftën kundër krimit transkufitar. Ne nuk kemi komente mbi çështjet ligjore në vazhdim,”nënkupton qartë se problemi “Balluku” është i mbyllur për ta.
Problemi që SHBA kanë emergjencë është krimi transkufitar, kartelet e drogës, ose terroristët, siç i konsideron Trump në urdhrin ekzekutiv. Pra, sipas situatës aktuale dhe shigjetave amerikane, problemi është ndërlidhja e Edi Ramës me kartelet e drogës, si në nivel ndërkombëtar, klani Sinaloa, por edhe me kartelet lokale të cilat aktualisht zotërojnë një pjesë të pushtetit politik. SHBA është e prerë, nuk ka mëshirë për kartelet, dhe mesa duket fati i Edi Ramës ka disa kohë që nuk punon më për të.
Tag: kabinetit
-

Zbardhet prapaskena e dorëheqjes së Vali Bizhgës, si Edi Rama shmangu takimin me të ngarkuarën e SHBA në Tiranë…
-

“Një prokuror dhe një gjykatës u bënë bashkë…”/ Rama në “Flasim”: Pezullimi i Ballukut, absurditet! “Venecia” e “Strasburgu” janë kundër
edi rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka komentuar sërish pezullimin nga detyra të ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku. Në nisje të edicionit të 8-të të podcastit të tij “Flasim”, kreu i qeverisë ktheu edhe një herë vëmendjen nga vendimi i GJKKO-së, duke e cilësuar një precedent të rrezikshëm.
Sipas Ramës, kjo është një çështje që nuk është parë kurrë në Europë dhe askund në botë, ku ‘një prokuror dhe një gjykatës u bënë bashkë kokë më kokë dhe pezulluan bashkë një anëtar të kabinetit qeveritar’. Teksa thekson që është Kushteuesja ajo që do t’i japë zgjidhje kësaj çështjeje, Rama citon Komisionin e Venecias dhe Gjykata Europiane e Strasburgut, sipas të cilave, gjykatat nuk mund të pezullojnë anëtarë të kabinetit të qeverisë.
“Një prokuror dhe një gjykatës u bënë bashkë kokë më kokë dhe pezulluan bashkë një anëtar të kabinetit qeveritar. Unë nuk dua të hy në asnjë debat për një absurditet kaq të rrezikshëm sa ky. Pres me durim që Gjykata Kushtetuese t’i japë zgjidhje kësaj çështjeje të pashkelur askund në Europë, por me sa jemi informuar, askund edhe në botë. Thashë të ndaj të ndaj me ju se çfarë thotë komisioni i Venecias dhe Gjykata Europiane e Strasburgut për këtë çështje. Qëndrimi i Venecias është shumë i prerë gjykatat nuk mund të pezullojnë anëtarë të kabinetit të qeverisë, sepse duke bërë këtë cenojnë balancën e pushteteve. Për sa kohë një ministër është figurë politike, pjesë e ekzekutivit dhe përgjegjës para parlamentit dhe kryeministrit, nëse gjykata e pezullon praktikisht ajo ndërhyn në punën e qeverisë, ndërron përbërjen e ekzekutivit, merr kompetenca që i takojnë kryeministrit dhe Presidentit. Kjo konsiderohen nga Venecia si shkelje e palejueshme e kufirit ndarës mes pushteteve.”, tha Rama.Gjykata e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit vendosi për pezullim nga detyra të zëvendës kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku dhe ndalim daljeje jashtë vendit. Gjykata arsyetoi se vendimi erdhi pasi Balluku mund të prishë provat dhe të intimidojë dëshmitarët, në sajë të detyrës që mban. Balluku me vartësit e saj akuzohen se kanë paracaktuar fituesit në dy tenderë me vlerë 210 mln euro, atë të Tunelit të Llogarasë 190 mln euro dhe loti 4 i Unazës së Madhe 20 mln euro. GJKKO ka caktuar edhe arrest shtëpie për kreun e ARRSH-së, Gentian Gjyli dhe Erald Elezin, aktualisht drejtor i KESH./ZËRI
-

Dorëheqja e shefit të kabinetit të Zelensky-t/ Ekspertët: Dobësohen pozitat negociuese të Ukrainës
Andrii Yermak, shefi i kabinetit të presidentit të Ukrainës dhe miku i tij i ngushtë, u detyrua të japë dorëheqjen në vazhdën e skandalit të korrupsionit, që nxori në dritë dhe emrin e tij. Kjo konsiderohet një goditje e rëndë për Volodimir Zelenskyn.
I mbiquajtur Kardinali, Yermak, i emëruar këshilltar i presidentit në vitin 2020, deri dje konsiderohej njeriu i dytë më i fuqishëm në Ukrainë. Kjo ngjarje shënon edhe fundin e një etape: për gati katër vjet luftë, “Ali Babai” ka qenë hija e Zelenskyt.Ai u shfaq qysh natën e parë të pushtimit, me uniformë, pas shpatullave të mikut të tij Volodymyr, në një videon e famshme dhe heroike ku kreu i shtetit tregoi se ishin te gatshëm t’i kundërviheshin agresionit rus.
Zelenskyu u përpoq në çdo mënyrë ta shpëtonte Yermakun, shkruan Corriere della Sera. Verën e kaluar madje u miratua një ligj i kontestuar ad personam, që synonte të kufizonte fuqinë e strukturave anti-korrupsion.
Por prej dy javësh tashmë, skandali po e trondiste qeverinë, duke ulur ndjeshëm mbështetjen publike 70% e opinionit dëshironte shkarkimin e “Kardinalit” dhe në fund, lideri ukrainas nuk pati rrugë tjetër veçse t’i nënshtrohej presionit masiv, të firmoste shkarkimin dhe t’i drejtohej vendit në një video të re:
“Shefi i kabinetit, Yermak, më ka paraqitur dorëheqjen e tij njoftoi ai të premten në mbrëmje e falënderoj që gjithmonë ka përfaqësuar qëndrimin e Ukrainës dhe ka mbajtur një pozicion patriotik”.
E pllakosur nga një korrupsion endemik, Ukraina që përpara luftës konsiderohej si një nga vendet më të korruptuara, e disa anëtarë të partisë së Zelenskyt kishin tentuar ta justifikonin Yermakun, me pretendimet se në atë post, pas vetëm disa musjh detyre, edhe një shenjt mund të shndërrohej në djall. Kreu i kabinetit të Zelensky, dha dorëheqjen më 28 nëntor 2025, pas bastisjeve që prokuroritë anti-korrupsion (NABU dhe SAPO) kryen në banesën dhe zyrën e tij.
Hetimi është pjesë e një skandali të madh në sektorin energjetik veçanërisht me firmën shtetërore bërthamore Energoatom. Autoritetet dyshojnë për mitmarrje që mund të kap vlerën rreth 100 milionë dollarë, ku koncesionet/kontratave u shpërndaheshin me komisione përmes ndërmjetësve.
Pas bastisjeve, Yermak tha se po bashkëpunon plotësisht me hetuesit. Megjithatë, përballë presionit të brendshëm dhe ndërkombëtar, zyrtarë të lartë dhe aleatë e quajtën largimin e tij si të domosdoshëm për besueshmërinë e shtetit. Largimi i Yermak njeriu më i fuqishëm pas presidentit për disa vite tregon se skandalet e korrupsionit po prekin nivelet më të larta. Sfondi është i ndërlikuar: lufta me Rusinë, negociatat ndërkombëtare dhe përpjekjet për integrim me BE-në dhe kjo krizë mund të dobësojë pozicionin e Ukrainës në të gjitha frontet. -

Çështja e ’21 janarit’/ Ishte pjesë e kabinetit të Berishës në Kryeministri, Bylykbashi: S’kam marrë fletë thirrje nga SPAK
Deputeti i Pastrisë Demokratike, Oerd Bylykbashi u paraqit këtë të martë në SPAK.
Lajmi konfirmohet për Top Channel nga gazetarja Anila Hoxha.
Pasi la ambientet e Prokurorisë së Posaçme, ai dha një prononcim për gazetarët, ku zbuloi se ishte thirrur për kallëzimin e grupit parlamentar të PD për Eco Park.
Ai u pyet në lidhje me çështjen e ‘21 janarit’, për të cilën kreu i PD Sali Berisha ka marrë një fletëthirrje. Bylykbashi deklaroi se një njoftim i tillë nuk i ka ardhur, edhe pse në atë kohë ishte pjesë e kabinetit të Berishës në Kryeministri.
“Jo nuk kam asnjë ftesë, për më tepër që atë ditë unë nuk kam qenë në Shqipëri”, u shpreh demokrati.
Top Channel
-

“Lindëm disa ditë pas njëri-tjetrit”, shefja e kabinetit qeveritar të Fatos Nanos rrëfen njohjen me të: Përsëri u bëmë bashkë në…
Një nga bashkëpunëtoret më të afërta të Fatos Nanos dhe shefe e kahershme e Kabinetit të tij qeveritar, Saemira Pino me anë të një postimi në Facebook, ka shkruar një mesazh zemre e plot emocion për ndarjen nga jeta të liderit historik të Partisë Socialiste.
Pino rrëfen se si ata lindën pak ditë pas njëri-tjetrit pasi nënat e tyre kishin qenë njëkohësisht shtatzënë me ta. Më pas si nxënës, në shkolla jo larg njëra- tjetrës, “konkurruam veç e veç në olimpiada e konkurse”, shkruan Pino. Më tej Saemira tregon se si ata sërish ishin bashkë si pedagogë në fakultet, e në fund në Kryeministri, ku Pino ishte shefja e kabinetit qeveritar të Nanos.
Postimi i plotë i Saemira Pinos:
Sot i dashur Fatos, veç do të të lavdërojnë… miq dhe kundërshtarë. Është në traditën tonë. Mirë a keq, nuk di ta them. Na përgatite javë radhazi për këtë ditë të keqe dhe këtë lajm të hidhur, në mënyrën tënde, atipike, si për shumë sjellje të tuat.
Së bashku kemi bërë një rrugë jo të shkurtër… Ti mbërrite në fund të saj më herët se ne moshatarët e tu.
Do doja shumë të ishe më gjatë me ne, në këtë rrugëtim jete, se ti kurdoherë do të dije ç’të thoshe, të sugjeroje a të korrigjoje. Ti e doje këtë vend, si një politikan modern dhe vizionar. Do të thuhet, dëshmohet dhe shkruhet shumë për trashëgiminë tënde politike. Unë nuk e kam këtë qëllim sot.
“U njohëm” në shtatorin e largët të 1952, kur rastësia i gjeti nënat tona në një dhomë, në maternitetin e vetëm të Tiranës, ku të dy morëm një kujdes të veçantë. Ti ishe fëmija i tretë i familjes, djali i parë dhe i vetëm, gëzim i madh i Maries, gruas së rrallë, por jo aq të re. Nëna ime ishte vetëm 21 vjeç, dhe vazhdoi me vajzë edhe pas meje, që isha e dyta. Dhe Maria i thoshte me humor dhe dashamirësi “lind ti fëmijë, po lind dhe unë…” Ti u linde disa ditë pas meje.
Më pas si nxënës, në shkolla jo larg njëra- tjetrës, konkurruam veç e veç në olimpiada e konkurse. Tezja ime, mësuesja e rreptë e matematikës në shkollën “Hoxha Tahsim” të viteve ‘60-të, do të pohonte gjithmonë se ti ishe nxënësi më i shkëlqyer që ajo kishte pasur ndonjëherë. Ti ia “shpërbleve” ditën e vdekjes së saj të parakohshme, duke e cilësuar atë si: Një institucion!
Përsëri u bëmë bashkë në shoqërinë e bukur të gjimnazit “Sami Frashëri”, ku ti dalloheshe sa për zgjuarsinë, gjuhët e huaja që i përvetësoje shpejt e bukur, aq edhe për ”rebelimet” e tua. Veçanërisht sfidant ndaj opinionit të papërgatitur, kur nuk e fshehe asnjë ditë dashurinë e madhe për Rexhinën kur fare të rinj, 16-17 vjeçarë, dorë për dore me Rexhinën, në oborrin e gjimnazit, në rrugë, në aksione me kitarë, dukeshit sikur lajmëroje një kohë të re, siç bëre edhe në politikë. Ndërkohë ishe dhe mbete një shok i mirë për të gjithë bashkënxënësit. Kushdo, që më pas të kërkoi mbështetje, ti bëre çmos, brenda mundësive dhe logjikës së kërkesës.
Në vitet 1970-80, ritakoheshim në komisionet e provimeve formuese apo pasuniversitare, tashmë si pedagogë.
Ti vije “nga lart” si pedagog i jashtëm, por kurrë nuk u solle me fodullëk, pavarësisht manierave të jashtme ndonjëherë. Ishe ti që i nxisje studentët për përgjigje realiste, kërkoje prej tyre jo rrallë pyetje, në vend të përgjigjeve, që i vinin ata në pozitat e kërkuesit dhe analistit, siç do të bëheshin më vonë, jo pak prej tyre. Ndërsa ne kolegëve të tu na sillje shpresën për ndryshim.
Më pas isha unë që do t’iu bashkohesha protestave në rrugë e sheshe, për lirimin tënd nga burgu politik, pa qenë anëtare në asnjërën prej partive ku ti kishe qenë dhe ishe, por unë isha shoqja e Xhinës dhe tëndja dhe ju besoja fort të dyve.
Së bashku bëmë një rrugë jo të shkurtër…
Unë të “humba” realisht një ditë prilli, kur erdha në zyrën tënde dhe të kërkova dorëheqjen. Ti kishe bërë dy zgjedhje, personalen përfundimtare dhe atë politike, efemere, të pakuptueshme për mua, me të cilën unë nuk pajtohesha dot. Po afroheshe (me marrëveshje nënshkruar në 1 prill) me grupimin që me të drejtë e kishe denoncuar në forumin më të lartë dhe vendimmarrës të PSSh për korrupsion, shkelje statuti, vjedhje votash brenda forumeve etj. Por ti ishe politikan klasi. I vetëformuar, falë inteligjencës, formimit, edukatës familjare, gjuhëve të huaja që të lehtësonin informimin.
Unë të gjeta në zyrë, një ditë më pas, dhe të thashë me humor, dje ishte 1 prill…Prandaj erdha sot, për dorëheqje të pa zmbrapsur!!! Më kuptove, nuk komentove dhe më përcolle (me pak lot) me fjalët më vlerësuese që mund të kem dëgjuar ndonjëherë, në karrierën time politike. Nuk më mbajte kurrë mëri, por vazhdove të më ofroje poste që jo gjithmonë mund t’i pranoja. Sepse unë nuk e njihja “politikën e madhe”, por për politikën si shërbim isha kurdoherë e gatshme. Dhe këtë ta kisha thënë dhe e kisha dëshmuar.
Megjithatë, ajo pjesë e vogël e rrugës politike, nga shefe e kabinetit tënd si kryetar i PSSh, dhe më tej, ndonëse plot andralla dhe e ndërprerë në vitet pas teje, ishte e bukur. Unë të isha e të mbetem thellësisht mirënjohëse!
Ndihem keq që nuk ta thashë asnjëherë.
Mbetesh Kryeministri më i vlerësuar, veçanërisht i socialistëve edhe pse në borxh të ndërsjellë ndaj njëri tjetrit. Ti i le publikisht socialistët, por edhe ata ashtu të lanë. Për të t’u kthyer sot “Pas vdekjes”. Por shumica e tyre, miqtë e vërtetë, me vlerësim dhe mirënjohje të sinqertë. Socialistë ose jo.
Jam e bindur që ti arrite shumë, por po aq jam e bindur se edhe ti vetë do të doje që disa zgjedhje t’i kishe bërë ndryshe. Sot e mbylle.
Lamtumirë, shok, vëlla (kështu më binde për t’u bërë drejtuesja e stafit tënd). Fat dhe privilegj të punoje me ty, një mik i rrallë! I paharruar do të mbetesh për familjarët e tu, për popullin tënd, socialistët dhe ata që ia duan të mirën vendit, miqtë e tu të shumtë si pakkush!
Top Channel
-

Shefja e kabinetit, mesazh të ndjerë për Nanon: Sot, ti e mbylle…
Saemira Pino, një nga bashkëpunëtoret më të afërta të Fatos Nanos dhe shefe e kahershme e Kabinetit të tij, ka shkruar një mesazh sa të ndjerë aq edhe të veçantë e emocionues për ndarjen nga jeta të liderit historik të Partisë Socialiste.Ajo tregon njohjen që në dhomat e maternitetit të Tiranës, kur nëna e saj dhe ajo e Fatosit ishin njëkohësisht shtatzënë me ta, dhe Saemira e Nano lindën pak ditë pas njëri-tjetrit. Vazhduan shkollën e gjimnazin, ishin përsëri bashkë, ashtu edhe si pedagogë në universitet e më pas në Kryeministri.
Postimi i plotë i saj
Sot i dashur Fatos, veç do të të lavdërojnë… miq dhe kundërshtarë. Është në traditën tonë. Mirë a keq, nuk di ta them. Na përgatite javë radhazi për këtë ditë të keqe dhe këtë lajm të hidhur, në mënyrën tënde, atipike, si për shumë sjellje të tuat.
Së bashku kemi bërë një rrugë jo të shkurtër… Ti mbërrite në fund të saj më herët se ne moshatarët e tu.
Do doja shumë të ishe më gjatë me ne, në këtë rrugëtim jete, se ti kurdoherë do të dije ç’të thoshe, të sugjeroje a të korrigjoje. Ti e doje këtë vend, si një politikan modern dhe vizionar. Do të thuhet, dëshmohet dhe shkruhet shumë për trashëgiminë tënde politike. Unë nuk e kam këtë qëllim sot.
“U njohëm” në shtatorin e largët të 1952, kur rastësia i gjeti nënat tona në një dhomë, në maternitetin e vetëm të Tiranës, ku të dy morëm një kujdes të veçantë. Ti ishe fëmija i tretë i familjes, djali i parë dhe i vetëm, gëzim i madh i Maries, gruas së rrallë, por jo aq të re. Nëna ime ishte vetëm 21 vjeç, dhe vazhdoi me vajzë edhe pas meje, që isha e dyta. Dhe Maria i thoshte me humor dhe dashamirësi “lind ti fëmijë, po lind dhe unë…” Ti u linde disa ditë pas meje.
Më pas si nxënës, në shkolla jo larg njëra- tjetrës, konkurruam veç e veç në olimpiada e konkurse. Tezja ime, mësuesja e rreptë e matematikës në shkollën “Hoxha Tahsim” të viteve ‘60-të, do të pohonte gjithmonë se ti ishe nxënësi më i shkëlqyer që ajo kishte pasur ndonjëherë. Ti ia “shpërbleve” ditën e vdekjes së saj të parakohshme, duke e cilësuar atë si: Një institucion!
Përsëri u bëmë bashkë në shoqërinë e bukur të gjimnazit “Sami Frashëri”, ku ti dalloheshe sa për zgjuarsinë, gjuhët e huaja që i përvetësoje shpejt e bukur, aq edhe për ”rebelimet” e tua. Veçanërisht sfidant ndaj opinionit të papërgatitur, kur nuk e fshehe asnjë ditë dashurinë e madhe për Rexhinën kur fare të rinj, 16-17 vjeçarë, dorë për dore me Rexhinën, në oborrin e gjimnazit, në rrugë, në aksione me kitarë, dukeshit sikur lajmëroje një kohë të re, siç bëre edhe në politikë. Ndërkohë ishe dhe mbete një shok i mirë për të gjithë bashkënxënësit. Kushdo, që më pas të kërkoi mbështetje, ti bëre çmos, brenda mundësive dhe logjikës së kërkesës.
Në vitet 1970-80, ritakoheshim në komisionet e provimeve formuese apo pasuniversitare, tashmë si pedagogë.Ti vije “nga lart” si pedagog i jashtëm, por kurrë nuk u solle me fodullëk, pavarësisht manierave të jashtme ndonjëherë. Ishe ti që i nxisje studentët për përgjigje realiste, kërkoje prej tyre jo rrallë pyetje, në vend të përgjigjeve, që i vinin ata në pozitat e kërkuesit dhe analistit, siç do të bëheshin më vonë, jo pak prej tyre. Ndërsa ne kolegëve të tu na sillje shpresën për ndryshim.
Më pas isha unë që do t’iu bashkohesha protestave në rrugë e sheshe, për lirimin tënd nga burgu politik, pa qenë anëtare në asnjërën prej partive ku ti kishe qenë dhe ishe, por unë isha shoqja e Xhinës dhe tëndja dhe ju besoja fort të dyve.Së bashku bëmë një rrugë jo të shkurtër…
Unë të “humba” realisht një ditë prilli, kur erdha në zyrën tënde dhe të kërkova dorëheqjen. Ti kishe bërë dy zgjedhje, personalen përfundimtare dhe atë politike, efemere, të pakuptueshme për mua, me të cilën unë nuk pajtohesha dot. Po afroheshe (me marrëveshje nënshkruar në 1 prill) me grupimin që me të drejtë e kishe denoncuar në forumin më të lartë dhe vendimmarrës të PSSh për korrupsion, shkelje statuti, vjedhje votash brenda forumeve etj. Por ti ishe politikan klasi. I vetëformuar, falë inteligjencës, formimit, edukatës familjare, gjuhëve të huaja që të lehtësonin informimin.
Unë të gjeta në zyrë, një ditë më pas, dhe të thashë me humor, dje ishte 1 prill…Prandaj erdha sot, për dorëheqje të pa zmbrapsur!!! Më kuptove, nuk komentove dhe më përcolle (me pak lot) me fjalët më vlerësuese që mund të kem dëgjuar ndonjëherë, në karrierën time politike. Nuk më mbajte kurrë mëri, por vazhdove të më ofroje poste që jo gjithmonë mund t’i pranoja. Sepse unë nuk e njihja “politikën e madhe”, por për politikën si shërbim isha kurdoherë e gatshme. Dhe këtë ta kisha thënë dhe e kisha dëshmuar.
Megjithatë, ajo pjesë e vogël e rrugës politike, nga shefe e kabinetit tënd si kryetar i PSSh, dhe më tej, ndonëse plot andralla dhe e ndërprerë në vitet pas teje, ishte e bukur. Unë të isha e të mbetem thellësisht mirënjohëse!Ndihem keq që nuk ta thashë asnjëherë.
Mbetesh Kryeministri më i vlerësuar, veçanërisht i socialistëve edhe pse në borxh të ndërsjellë ndaj njëri tjetrit. Ti i le publikisht socialistët, por edhe ata ashtu të lanë. Për të t’u kthyer sot “Pas vdekjes”. Por shumica e tyre, miqtë e vërtetë, me vlerësim dhe mirënjohje të sinqertë. Socialistë ose jo.Jam e bindur që ti arrite shumë, por po aq jam e bindur se edhe ti vetë do të doje që disa zgjedhje t’i kishe bërë ndryshe. Sot e mbylle.
Lamtumirë, shok, vëlla (kështu më binde për t’u bërë drejtuesja e stafit tënd). Fat dhe privilegj të punoje me ty, një mik i rrallë! I paharruar do të mbetesh për familjarët e tu, për popullin tënd, socialistët dhe ata që ia duan të mirën vendit, miqtë e tu të shumtë si pakkush! -
Jep dorëheqjen shefja e kabinetit e Ramës, ja kush e zëvendëson
Shefja e kabinetit e kryeministrit, Vali Bizhga ka dhënë dorëheqjen nga detyra që e mbante që prej ditës së parë kur Edi Rama mori detyrën e kreut të qeverisë.
Bizhga ka qenë një prej bashkëpunëtoreve më të afërta të Ramës, duke e mbajtur këtë detyrë edhe në kohën kur ai drejtonte Bashkinë e Tiranës.
Në të njëjtën kohë mësohet se vendin e saj do ta zërë Vilma Premti, e cila deri pak javë më parë ishte shefe e kabinetit të kryetares së Gjykatës Kushtetuese.
Për një periudhë të shkurtër kohe, Premti ka qenë edhe drejtoreshë e kabinetit e Elisa Spiropalit kur mbante postin e Ministres së Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin.Top Channel
-

Nga Spiropali, tek Olta Zaçaj në kabinetin e qeverisë Rama, Marash Logu: Ky shkëmbim tregon shumë …
Shefja e kabinetit të kryeministrit, Vali Bizhga, ka dhënë dorëheqjen nga posti që ka mbajtur prej shumë vitesh pranë Edi Ramës. Mediat citojnë emrin e Vilma Premtit. Po kush është kandidatura?
Përfaqësuesi ligjor i PD-së, Marash Logu i ftuar në studion e “Task Forcë’ bëri një rezyme ndërsa sa i takon largimit të Olta Zaçes nga kreu i Gjykatës Kushtetuese e përshkroi kështu
“Po largohet njeriu më i kapur që ka pasur ndonjëherë Gjykata Kushtetuese dhe më e paaftja” tha Logu e vijoi.
Në 2023 kur u bë kryetare e gjykatës Kushtetuese mori drejtoreshë të kabinetit të saj drejtoreshën e kabinetit të Elisa Spiropalit, asokohe ministre e shtetit për Marrëdhënien me Parlamentin. Tani që i mbaroi mandati, drejtoresha e saj e kabinetit është emëruar drejtoreshë e kabinetit të Edi Ramës. Pra nga Elisa Spiropali tek kryetarja e Gjykatës Kushtetuese tek qeveria. Ky shkëmbim tregon shumë për pavarësinë e institucioneve.
-

Mbi 20 vite qëndron pas Ramës/ Shefja e kabinetit të kryeministrit, Vali Bizhga ka dhënë dorëheqjen! Kush e zëvendëson?
edi rama-vali bizhga
TIRANË- Vali Bizhga, shefja e kabinetit të kryeministrit Edi Rama ka dhënë dorëheqjen nga posti që ka mbajtur prej shumë vitesh. E njohur si një prej bashkëpunëtoreve më të afërta të kryeministrit, Bizhga ka qenë pjesë e ngushtë e ekipit të tij që nga periudha kur ai drejtonte Bashkinë e Tiranës, madje e konsideruar si një prej figurave kyçe në strukturën drejtuese të Kryeministrisë.
Burime bëjnë me dije se ky vendim i Bizhgës është marrë si pasojë e disa probleme shëndetësore që ka pasur kohëve të fundit. Ndërkohë, nga të njëjtat burime bëhet me dije se në postin e saj është vendosur një tjetër grua. Bëhet fjalë për Vilma Premti, e cila deri para disa ditësh mbante postin e shefes së kabinetit të kryetares së Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj.
Deri më tani nuk ka një reagim zyrtar, Premti pritet të marrë zyrtarisht detyrën e re si shefe e kabinetit të kryeministrit në ditët në vijim./ZËRI -

Largohet nga detyra shefja e kabinetit të kryeministrit/ Vali Bizhga zëvendësohet nga Vilma Premti
Shefja e kabinetit të kryeministrit, Vali Bizhga, ka dhënë dorëheqjen nga posti që ka mbajtur prej shumë vitesh pranë Edi Ramës. E njohur si një prej bashkëpunëtoreve më të afërta të kryeministrit, Bizhga ka qenë pjesë e ngushtë e ekipit të tij që nga periudha kur ai drejtonte Bashkinë e Tiranës.
Megjithëse ka mbajtur një profil të ulët publik, ajo është konsideruar si një prej figurave kyçe në strukturën drejtuese të Kryeministrisë. Mësohet se arsyeja e dorëheqjes lidhet me probleme shëndetësore që kanë ndikuar në vendimin e saj për t’u tërhequr nga funksionet ekzekutive.
Surpriza e lëvizjes vjen nga përzgjedhja e pasardhëses së saj, e cila do të jetë sërish një grua. Burime për BalkanWeb dhe News24 konfirmojnë se bëhet fjalë për Vilma Premtin, e cila deri pak ditë më parë mbante detyrën e shefes së kabinetit të kryetares së Gjykatës Kushtetuese, Olta Zaçaj.
Premti pritet të marrë zyrtarisht detyrën e re si shefe e kabinetit të kryeministrit në ditët në vijim.