Tag: kabinetin

  • ‘Kabineti im’ – Monolog nga Leonard Bombaj

    ‘Kabineti im’ – Monolog nga Leonard Bombaj

    Emisioni ‘Piranjat’-  31 tetor 2025

    Kur po zbrisnim Qafë Thanën u shfaq…
    një pamje fantastike mbi liqen, me ishuj drite.
    Një metaforë nga natyra që shpjegonte jetët tona:
    Kështu jemi,
    Ishuj drite të ndarë në liqenin e jetës.

    Por… në këtë liqen
    ka edhe erëra që të shtyjnë e të përplasin,
     madje zëra që të thonë:

    “Nuk do t’ia dalësh!”
    “Mos u mundo kot!”

    “Ul kokën, harroje!

    Dhe  krijohet një pështjellim si botën e Odisesë

    ku qielli bëhet balta dhe balta re, ti asfiksohesh.
    Kjo është energjia frenuese që na rrethon çdo ditë nga goja e  njerëzisë.

    Madje kur guxon ndonjë ide
    në sytë e tyre lexon të njëjtin mendim:
    “Çun i mirë ky… por gjynah!”

    Sikur ëndrra jote të kishte ndonjë “pullë çmendurie” nga tatimet.

    Por Secili prej nesh ka diçka që i duhet tjetrit.
    Madje pa u takuar,ne mund ti gjendemi tjetrit.

    Secili ka një gjë që ështē më I Miri në botē,

    puna është zbuloje dhe ndaje me botën.

    E dini?
    Ashtu si çdo kryeministër ka kabinetin e vet,
    edhe ne jemi kryeministra të jetëve tona.
    Dhe kemi kabinetin tonë –
    me njerëz që janë apo jo pranë nesh.

    Mua më ka ndodhur, sa herë frika më sulmonte fantazinë,
    ishin disa emra…që vetëm pse ekzistonin, më jepnin fuqi.

    Ky është kabineti im.Ministra që më frymëzojnë, më qortojnë,
    më kapin për leckash në buzë të greminës
    dhe më shtyjnë përtej, kur ngurroj.

    Janë personalitete… ose shokë lagjeje,
    pleq …ose fëmijë…
    të gjallë …ose të vdekur.
    Por janë ata.
    Kabineti im.Një herë, kur m’u fiksua ideja për një Rekord Guinness në Tiranë
    me 2000 njerëz në shesh, 
    pothuajse çdo biznesmen që i tregoja idenë
    më shihte me atë shikimin klasik:

    “Çun i mirë ky, por gjynah!”

    Por në darkë kabineti im më tha:
    “Ec përpara!”Ti ja del.

    “Kur je gati për sukses, siguria vishet në paraqitjen tënde.”

    E pra, ky kabinet ma stiloi këtë siguri në fytyrë.
    Pa ta, s’do e kisha bërë dot.

    Falë tyre rekordi boteror nuk u be me 2000 veta por plus 6000 te tjere. Gallata është se kur ti triumfon, befas kabineti mbushet me më shumë ministra. Ata ishin aty pa I njohur, në pritje për fitoren tënde.

    Ja si e formoj unë kabinetin tim:

    Një është shkrimtar — unë e kam Ministër të Optimizmit.
    Një tjetër është milioner — unë e kam Mentor të Suksesit.
    Një tjetër ka ngjitur Himalajën — për mua është Ministër Krenarie.

    Secili prej nesh ka një Leonard që do të ëndërrojë
    dhe një Skeptik që do ta ndaloj.

    Por të gjithë kemi një kabinet që është apo nuk është aty, mjafton që ekziston, ai po pret.
    Kabineti ynë është ai zëri që na thotë:

    “Mos u dorëzo.”

    Kabineti është ajo energjia mes nesh, njerēz që ngjajmë,

    jemi miq por s’i kemi takuar kurrë.

    Ja! Një artist që ka mbajtur monologje në këtë skenë para meje,

    Florjan Binaj, nuk e kam as në një lagje, as në një moshë por unë e kam në kabinetin tim.

    Pse, se Flori është një optimist i pandreqshëm.

    Flet si ne, qesh si ne, bibël, ka zemrën e pastër..

    Aq shumë e do jetën Florian Binaj, sa bëri 1 fëmijë, 2 fëmijë,3…

    Dhe le ta ndalim te i 4-i…

    që të merret me Familjen e Madhe Tiranën!

    E dini pas buzëqeshjes së tij, vetëm pse vrapon ne Festa-e-protesta,

    kalkuloj sakrificat e tij, pagjumësitë familjare, dhe nuk dua ti di,

    ajo që unë di eshtë ajo energjia nē mes, që ai na mbjell buzëqeshje.

    Dhe megjithatë do i them Flor i dashur!

    Me ty nuk ke leverdi as të bësh foto se nesër kur të fitosh,

    gjysma e Shqipërisë do postojë foto me ty këto 20 vjet

    falë energjise dhe optimizmit tënd.Të gjithë jemi kryeministra, të gjithe kemi kabinet.

    Falë tyre
    ne mund të ngremë brenda shtëpive tona 7 mrekullitë e botës:
    Niagara e Tolerancës,
    Korabi i Mirënjohjes,
    Muri Kinez i Dhembsurisë,
    deri tek Fari i Aleksandrisë së Shpresës.

    Sepse në fund…
    ne nuk jemi thjesht ishuj drite të ndarë.
    Jemi një arkipelag shpirtërash.
    Që dritën e njërit ia dhurojmë tjetrit,
    derisa liqeni i jetës…
    kthehet në një qiell me yje mbi tokë.  Ne fund dikush do thotë: “Kush je ti që flet kështu?”

    -Jam një kuazimodo që në gungën time transportoj Mirësi-energji- Art nga një ishulli në tjetrin.

  • Fotolajm/ Pas mbledhjes me kabinetin qeverisës, Rama ulet në kafe me ministrat dhe deputetët socialistë

    Fotolajm/ Pas mbledhjes me kabinetin qeverisës, Rama ulet në kafe me ministrat dhe deputetët socialistë

    Pas miratimit dje nga Këshilli Bashkiak për shkarkimin e Erion Veliajt, Rama ka mbajtur sot mbledhje në selinë rozë me ministrat dhe deputetët socialistë, kur tha se tashmë duhet t’i hapet rruga dhe të vijojë puna për kryeqytetin.

    Pas mbledhjes ku mbështeti kandidaturën e Ogerta Manastirliut si dhe dha porositë për bashkitë e vendit për disa problematika që duhen rregulluar, Rama është fotografuar duke pirë kafe me kabinetin e tij, në një ambient lokali pranë selisë.
     

    Top Channel

  • BE uron kabinetin “Rama 4”: Presim që Shqipëria të mbyllë negociatat deri në vitin 2027

    BE uron kabinetin “Rama 4”: Presim që Shqipëria të mbyllë negociatat deri në vitin 2027

    Në një reagim zyrtar, Delegacioni i BE-së në Tiranë ka uruar Kryeministrin Edi Rama dhe kabinetin e ri qeveritar për marrjen e detyrës.
    Në postim thuhet se Shqipëria mund të arrijë të mbyllë negociatat e anëtarësimit deri në fund të vitit 2027.
    “Urime Kryeministrit Edi Rama dhe të gjithë ministrave për marrjen e detyrës. Me një përpjekje të qëndrueshme për të miratuar dhe zbatuar reformat e nevojshme përmes proceseve transparente dhe gjithëpërfshirëse, Shqipëria mund të arrijë objektivin ambicioz për të mbyllur negociatat e anëtarësimit në BE deri në fund të vitit 2027”, thuhet në urimin e delegacionit të BE-së.

    Në përfundim te urimit Delegacioni i Bashkimit Europian shprehet se pret të bashkëpunojë me qeverine Rama për ta kthyer anëtarësimin e Shqipërisë në një arritje historike.
    “Në pritje për të punuar me të gjithë aktorët shqiptarë për të arritur këtë moment historik, në të mirë të qytetarëve shqiptarë”, vijon më tej urimi.
    Qeveria Rama ka shpallur si objektivin e saj kryesor anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian brenda vitit 2030-të./vizionplus.tv

  • “Rama 4”, kush janë ministrat që vlerëson Belind Këlliçi?

    “Rama 4”, kush janë ministrat që vlerëson Belind Këlliçi?

    Nënkryetari i grupit parlamentar të PD, Belind Këlliçi i ftuar në QUO VADIS të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus, ka komentuar kabinetin qeveritar Rama 4.
    I pyetur nga panelistët se a ka ndonjë ministër në kabinetin “Rama 4” që e vlerëson, Këlliçi tha se disa prej tyre nuk i paragjykon se nuk i njeh, por nuk mund të thotë vlerësim.
    Siaps tij për sa kohë që në krye të qeverisë është një person që akuzohet nga opozita për korrupsion, nuk mund të ketë vlerësim.

    “Me Adea Pirdenin nuk kam asgjë, Me Sofjan Japupajn nuk kam asgjë, me Andis Sallan nuk kam asgjë. Nuk i paragjykoj. Edhe pse nuk e paragjykoj, Adea Pirdeni është ministre e antikorrupsionit, por a ka ndonjë reformë që ka bërë ajo. Pirdeni duhet të ishte një nga zërat më të fortë”, tha Këlliçi.

  • Rama ndez motorët elektoralë me kabinetin e ri, Arur Nura: Opozita ngel pas me të shkuarën, ministria e inteligjencës..

    Rama ndez motorët elektoralë me kabinetin e ri, Arur Nura: Opozita ngel pas me të shkuarën, ministria e inteligjencës..

    Kryeministri i vendit Edi Rama prezantoi këtë të enjte kabinetin e ri qeveritar, duke sjellë ndryshime në përbërjen e tij, por dhe rikonfimime të emrave, që siç tha Rama kanë dëshmuar arritje dhe profesionalizëm.
    Analisti politik Arur Nura, i ftuar në një emision televiziv, u shpreh se Rama është mjeshtër i surprizave politike.
    Sipas tij, Rama ka qëndisur një kabinet qeveritar duke ndërthurur eksperiencat me risitë, siç ishte dhe krijimi i një ministrie me anë të inteligjencës artificiale dhe që do drejtohet nga “Diella”, krijesa digjitale, emri i së cilës njihet nga shqiptarët nga platforma e-Albania.
    Ai theksoi se kjo dëshmoi se Rama po merret me vizion e të ardhmes, kurse opozitës i ka mbetur mbrapa ora politike dhe kjo panoramë duket qartësisht.
    “Rama është mjeshtër i surprizave. Emërimi i ministrave vjen nga një eksperiencë 12-vjeçare. Rama një pjesë të fjalimit ia dedikoi sistemit të drejtësisë. Rama sot vendosi, që ka ndezur motorët elektoralë. Rama merret me të ardhmen, opozita merret me të shkuarën”, tha ai.
    Ai komentoi dhe caktimin e ministrave në kabinet, mes tyre Belinda Ballukun, e cila u rikonfirmua nga Rama në të njëjtën pozitë.
    “Balluku është pjesa e eksperiencës, është ajo që tha Rama. Unë besoj se Rama nuk do ta lë vetëm Albana Koçiun në Ministrinë e Brendshme. Rama nuk do ta lë vetëm. Ministria e Brendshme është një ministri me probleme. Këtë rast Rama po bën eksperiment për ta fituar bastin me zonjën Koçiu. Besfort Lamallari me integritet dhe aftësi.”, tha ai.

  • Berisha komenton kabinetin e ri qeveritar: Kumbaro, vështirë ta kuptosh kur është e dehur dhe kur flet normal

    Berisha komenton kabinetin e ri qeveritar: Kumbaro, vështirë ta kuptosh kur është e dehur dhe kur flet normal

    Në mbledhjen me grupin e ri parlamentar të Partisë Demokratike, që u transmetua drejtpërdrejt, Sali Berisha komentoi edhe kabinetin e ri qeveritar të shpallur sot nga kryeministri dhe kryesocialisti Edi Rama para Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste, në Pallatin e Kongreseve.
    “Tani, Pirro Vengu, është anëtar me shpirt dhe dokumente i kartelit Troplini, sepse gjatë drejtorisë së tij Troplini sundoi tërësisht karteli.
    Pirro Vengu hapi rrugën në mënyrë që miliardat e drogës të vijnë me petkun e Alalabarit në Durrës.
    Ka vendosur këtu Mirela Kumbaron, që e ke vështirë ta kuptosh kur është e dehur dhe kur flet normal, që shkatërroi të gjitha zonat e mbrojtura.
    Elisa Spiropali ministre e Jashtme. Nuk ka pasur ai post gjë më qesharake se kësaj here.
    Niko Peleshi, është me disa dosje korrupsioni në Skap.
    Pra, të themi që ky është kabineti i fundit dhe i funeralit të narkodiktaturës, për të cilin ne do të bëjmë të gjitha përpjekjet të ja shkurtojmë ditët sa më shpejt.
    Kur i pashë atë të Nepalit se si i trajtonin, veshjet e tyre ishin 10-herë më të pakushtueshme se sa të lubisë, Elisës, apo paradat e modës që bënin me çantat me Hermes, me rripa që kushtonin një djallë e gjysëm.
    Është vendosur edhe Toni Gogu.
    Çfarë do ky në qeveri? Ky do të dalë në dëshmi të tjera më vonë.
    Unë mendoj se, as nuk mund të ishte ndryshe nga kjo që ka ndodhur”,- tha Berisha.

  • Ethet e qeverisë së re, Kalaja: Do ketë emra të opozitës në kabinetin “Rama 4”

    Ethet e qeverisë së re, Kalaja: Do ketë emra të opozitës në kabinetin “Rama 4”

    Ish-Kandidati i Partisë Demokratike për deputet në qarkun e Durrësit, Aulon Kalaja tha në studion e “Terminal” nga Aurora Sulçe, në A2 CNN se në kabinetin “Rama 4” mund të kemi zyrtarë të djathtë apo zëra nga opozita.
    “Unë mendoj që edhe eksponentë të caktuar ndoshta të opozitës apo djathtas mund të kalojnë me qeverinë. Kjo ka ndodh nëpër bashkitë e Shqipërisë dhe nuk do jetë ndonjë lajm. Nuk flas dot me emra konkretë. Por pyetja ime e madhe është cili do jetë metri i Ramës për të vlerësuar njerëzit që do përfshije në kabinet. Më para kemi pasur njerëz politikë, ministra, që kishin një lloj autoriteti dhe bazë votash dhe vendimmarrja i buronte nga vota, zonat e vështira ku kishte fituar”, tha Kalaja në “Terminal” nga Aurora Sulçen, në A2 CNN.
    Kalaja më tej tha se e pret me kuriozitet datën 11 shtator, kur në Asamblenë e PS do të njoftohen emrat e ministrave të rinj, pasi sipas tij ka bindjen se Rama do t’ua besojë postet disa kandidatëve që kanë gëzuar mbështetje të madhe nga vota preferenciale.

  • Ndryshime në kabinetin qeveritar/ Lirojnë ‘karriget’ nga detyra tre zëvendësministra

    Ndryshime në kabinetin qeveritar/ Lirojnë ‘karriget’ nga detyra tre zëvendësministra

    Kabineti qeveritar ka nisur ndryshimet e para në detyrë. Lirime, kthime detyrash nga ministra të ndryshëm.
    Vetëm pak ditë përpara shpalljes së kabinetit të ri qeveritar, janë bërë ndryshime në qeverinë aktuale. Këshilli i Ministrave në mbledhjen e ditës së sotme ka vendosur të lirojë nga detyra 3 zëvendësministra.
    Konkretisht, Ceno Klosi është liruar nga detyra e zëvendësministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë.
    Gjithashtu është liruar nga detyra dhe Romina Kuko, e cila mbante postin e zëvendësministres së Brendhsme.
    Një tjetër emër që është liruar nga detyra është Ilva Gjuzi, si zëvendësministre e Turizimit dhe Mjedisit

  • Kush do jenë ministrat e rinj? Gazetarja zbërthen skenarët në PS: Dikastere që shkrihen ose bashkohen

    Kush do jenë ministrat e rinj? Gazetarja zbërthen skenarët në PS: Dikastere që shkrihen ose bashkohen

    Gazetarja e A2 CNN, Fjorela Beleshi ka zbuluar në “Off the Record” me Andrea Dangllin detaje nga kampi rozë, aty ku prej ditësh tashmë janë mbërthyer nga ethet e ndarjes së posteve në kabinetin “Rama 4”.
    Siç Beleshi tha ende nuk është caktuar një datë për zhvillimin e mbledhjes së Asamblesë së Partisë Socialiste, por 11 shtatori është diskutuar nga Rama në qarqet e ngushta. Ashtu siç e do tradita në PS, Rama do të njoftojë në Asamble emrat e ministrave të rinj, por sipas gazetares së A2 CNN edhe në parti pritet të mësohet nëse do të vijojë të jetë Blendi Klosi numri dy i saj.
    Sa i përket figurave ministrore, ato do të përzgjidhen në raport me procesin e integrimit të vendit në BE.
    “Mund të kemi përveçse emra të rinj, edhe ministri të reja. Mund të kemi ndarjen e disa ministrive, por edhe krijimin e ministreve të reja. Reformat nuk do të jenë risi, pasi zoti Rama i ka përmendur edhe gjatë verës. Por edhe gjatë takimeve që ka patur, siç ishte ajo reforma për mbetjet, apo do jetë reforma për ujin e pijshëm. Janë reforma që kanë të bëjnë me integrimin dhe Shqipëria duhet ti plotësoj para se të marrë besimin e Brukselit. Ministri të reja por edhe ato që mund të rikthehen. Duhet të themi se ka një reformë për zhvillimin e territorit, mund të kemi edhe një ministri që lidhet me këtë proces. Por edhe Ministria e Inovacionit, që na rikthen te kabineti “Rama 1”. Në “Rama 4” nuk do kemi më pak ministri, por do kemi më shumë ministri të ekspozuara drejt Brukselit dhe reformave që duhen kryer. Zonja Pirdeni është një nga njerëzit që mund të rikonfirmohet. Nuk dihet në ministrin e Antikorrupsionit, që është pa portofol apo jo. Zoti Ervin Hoxha ishte një ministër i ri, por doli ndër më të votuarit në Tiranë. Një njeri jopolitik në kryeqytet, por ja doli edhe me lëshimin e terrenit nga kryeministri.  Zoti Mazniku mund të jetë një nga emrat që mund të marrë peshë tjetër në kabinetin Rama 4. Ka një ministri pa portofol sot. Ka vend për të gjithë pasi do bëhen edhe ndryshime në parlament, pasi do të shtohet numri i komisioneve”, zbuloi Beleshi në “Off the Record” me Andrea Dangllin në A2 CNN.
    Gazetarja e A2CNN po ashtu zbuloi se deputetë të legjislaturës së kaluar që kanë mbetur jashtë Kuvendit pas zgjedhjeve të 11 majit, kanë pasur ditët e fundit takime me kryeministrin Rama dhe mund të kemi edhe prej tyre në kabinetin e ri qeveritar.
    “Edhe deputetët që nuk arritën të rinovonin mandatin më 11 maj, kanë lobime. Kanë pasur takime me kryeministrin Rama ditët e fundit. Disa prej tyre presin edhe postë ministrore. Ka emra që kanë pasur detyra partiake, por mund të jenë edhe në postë ministrore”, tha Beleshi.

  • Kush do jenë ministrat e rinj? Gazetarja zbërthen skenarët: Ja ç’flitet brenda PS

    Kush do jenë ministrat e rinj? Gazetarja zbërthen skenarët: Ja ç’flitet brenda PS

    Gazetarja Fjorela Beleshi ka zbuluar në një emision televiziv detaje nga kampi rozë, aty ku prej ditësh tashmë janë mbërthyer nga ethet e ndarjes së posteve në kabinetin “Rama 4”.
    Siç Beleshi tha ende nuk është caktuar një datë për zhvillimin e mbledhjes së Asamblesë së Partisë Socialiste, por 11 shtatori është diskutuar nga Rama në qarqet e ngushta. Ashtu siç e do tradita në PS, Rama do të njoftojë në Asamble emrat e ministrave të rinj, por sipas gazetares së A2 CNN edhe në parti pritet të mësohet nëse do të vijojë të jetë Blendi Klosi numri dy i saj.
    Sa i përket figurave ministrore, ato do të përzgjidhen në raport me procesin e integrimit të vendit në BE.
    “Mund të kemi përveçse emra të rinj, edhe ministri të reja. Mund të kemi ndarjen e disa ministrive, por edhe krijimin e ministreve të reja. Reformat nuk do të jenë risi, pasi zoti Rama i ka përmendur edhe gjatë verës. Por edhe gjatë takimeve që ka patur, siç ishte ajo reforma për mbetjet, apo do jetë reforma për ujin e pijshëm. Janë reforma që kanë të bëjnë me integrimin dhe Shqipëria duhet ti plotësoj para se të marrë besimin e Brukselit. Ministri të reja por edhe ato që mund të rikthehen. Duhet të themi se ka një reformë për zhvillimin e territorit, mund të kemi edhe një ministri që lidhet me këtë proces. Por edhe Ministria e Inovacionit, që na rikthen te kabineti “Rama 1”. Në “Rama 4” nuk do kemi më pak ministri, por do kemi më shumë ministri të ekspozuara drejt Brukselit dhe reformave që duhen kryer. Zonja Pirdeni është një nga njerëzit që mund të rikonfirmohet. Nuk dihet në ministrin e Antikorrupsionit, që është pa portofol apo jo. Zoti Ervin Hoxha ishte një ministër i ri, por doli ndër më të votuarit në Tiranë. Një njeri jopolitik në kryeqytet, por ja doli edhe me lëshimin e terrenit nga kryeministri. Zoti Mazniku mund të jetë një nga emrat që mund të marrë peshë tjetër në kabinetin Rama 4. Ka një ministri pa portofol sot. Ka vend për të gjithë pasi do bëhen edhe ndryshime në parlament, pasi do të shtohet numri i komisioneve”, zbuloi Beleshi.Gazetarja e A2CNN po ashtu zbuloi se deputetë të legjislaturës së kaluar që kanë mbetur jashtë Kuvendit pas zgjedhjeve të 11 majit, kanë pasur ditët e fundit takime me kryeministrin Rama dhe mund të kemi edhe prej tyre në kabinetin e ri qeveritar.
    “Edhe deputetët që nuk arritën të rinovonin mandatin më 11 maj, kanë lobime. Kanë pasur takime me kryeministrin Rama ditët e fundit. Disa prej tyre presin edhe postë ministrore. Ka emra që kanë pasur detyra partiake, por mund të jenë edhe në postë ministrore”, tha Beleshi.