Kabineti Politik dhe i Sigurisë në Izrael është mbledhur aktualisht në zyrën e kryeministrit në Jerusalem për të diskutuar planin e pushtimit të Gazës.
Benjamin Netanjahu pritet të kërkojë miratimin e kabinetit për të urdhëruar IDF-në të pushtojë plotësisht Rripin dhe që kabineti ta autorizojë atë dhe Ministrin e Mbrojtjes Israel Katz të marrin vendime mbi modalitetet e pushtimit.
Ndërkohë, pak para mbledhjes Netanjahu ka thënë për Fox News se Izraeli dëshiron ta çlirojë Gazën nga Hamasi, jo ta qeverisë atë.
“Ne duam të krijojmë një perimetër sigurie dhe t’ia dorëzojmë Gazën forcave arabe të cilat do ta qeverisin atë siç duhet”, tha kryeministri izraelit.
Sakaq, gazetari i Axios, Barak Ravid duke cituar një zyrtar amerikan shkroi në platformën ‘X’ se “administrata Trump nuk e mbështet aneksimin e pjesëve të Gazës nga Izraeli”.
Tag: kabineti
-

Mblidhet kabineti për të miratuar pushtimin, Netanjahu: Do t’ia dorëzojmë Gazën forcave arabe
-

Përplasje mes Presidentit të Malit të Zi dhe zv/kryeministrit shqiptar
Kabineti presidencial kërkon shkarkimin e menjëhershëm të zëvendëskryeministrit. Gjeloshaj: Akuzat janë gënjeshtra të rënda.
Podgoricë – Një krizë serioze institucionale ka shpërthyer në Mal të Zi pas përplasjes së drejtpërdrejtë mes Presidentit të vendit, Jakov Milatoviq, dhe zëvendëskryeministrit Nik Gjeloshaj, i cili njëkohësisht mban edhe portofolin e Zhvillimit Ekonomik.Shkak për përplasjen është kthimi për rishqyrtim në Kuvend i Ligjit për Tatimin mbi Pasuritë e Paluajtshme nga ana e Presidentit. Sipas Kabinetit të Milatoviqit, pas këtij veprimi, Gjeloshaj ka reaguar me mesazhe kërcënuese dhe të papërshtatshme ndaj Presidentit, për çka janë vënë në dijeni autoritetet shtetërore, përfshirë Policinë e Shtetit.
“Presim që institucionet të reagojnë menjëherë në përputhje me Kushtetutën. Kërkojmë nga Kryeministri shkarkimin e menjëhershëm të zëvendëskryeministrit. Heshtja nënkupton lejim të kërcënimeve ndaj Presidentit të Republikës”, thuhet në deklaratën e Kabinetit presidencial.
Sipas të njëjtës deklaratë, motivi i Gjeloshajt lidhet me interesat e mëparshme të tij si ish-kryetar i Komunës së Tuzit në një çështje gjyqësore me kompaninë “13 jul Plantaže”. Kabineti pretendon se ligji i kthyer nga Presidenti kishte efekte retroaktive që do të ndihmonin Komunën të mbyllte procesin në dëm të kompanisë dhe në kundërshtim me ligjin.
Nga ana tjetër, Gjeloshaj ka mohuar kategorikisht akuzat, duke i cilësuar si “gënjeshtra të rënda” dhe duke e quajtur Milatoviqin “president të rastësishëm”. Ai ka deklaruar se komunikimi mes tyre është i ruajtur dhe provon qartë se nuk ka pasur asnjë kërcënim.
“Deklarata e Milatoviqit është një shpifje e rëndë. Komunikimi ynë ekziston dhe është prova më e mirë e së kundërtës”, ka thënë Gjeloshaj për mediat.
Përplasja ka ndezur debat të gjerë politik dhe institucional në Mal të Zi, ndërsa pritet reagimi i Kryeministrit dhe institucioneve përkatëse për të qartësuar situatën dhe për të shmangur një krizë të thellë shtetërore. -

Kabineti qeveritar jep llogari para Edi Ramës, çfarë po ndodh në mbledhjen me dyer të mbyllura
Kryeministri Edi Rama ka mbledhur sërish ditën e sotme kabinetin qeveritar, ku mësohet se po diskutohet dhe bëhet analiza e punës së çdo ministrie. Ashtu si mbledhja e kaluar e 24 korrikut, bëhet me dije se dhe ky takim po mbahet me dyer të mbyllura dhe “larg” mediave.
Burime të gazetës “SOT” bëjnë me dije se pas takimit që ende vazhdon brenda Kryeministrisë në fund do dalin konkluzionet, pikat dhe direktivat që ka caktuat Rama. -

“Kur do e shpallni kabinetin qeverisës”/ Berisha tregon kur do ta njoftojë: Do të jetë mbarëkombëtare
Kabineti qeverisës pas 11 majit do të jetë mbarëkombëtare, u shpreh kryedemokrati Sali Berisha, gjatë bashkëbisedimit me ndjekësit në rrjetet sociale këtë mesditë.
I pyetur se kur do të shpallë anëtarët e kabinetit, Berisha pohoi se nuk është aq konservator sa britanikët, ndaj kabineti do të njoftohet pas zgjedhjeve.
“Do të jetë një kabinet me përfaqësim mbarëkombëtar të shqiptarëve kudo ku janë. Kabinet në hije në Evropë paraqesin vetëm konservatorët britanikë, kabineti ynë do të shpallet pas fitores së 11 majit”, tha Berisha.Top Channel
-

Kosova ende pa spital ushtarak, ekspertët: Po cënohet konfidencialiteti i pjesëtarëve të sigurisë
Ndërtimi dhe funksionalizimi i një spitali ushtarak nuk është ende në planet e shtetit, të paktën jo në ato publike.
Aktualisht në kuadër të Forcës së Sigurisë së Kosovës funksionon Qendra e Mjekësisë, e cila ofron disa prej shërbimeve bazike mjekësore, teksa është vënë synim ngritja për një nivel.
“Në këtë qendër ofrohen shërbime ambulatore si: Shërbime të mjekësisë urgjente, Mjekësi e përgjithshme, Mjekësi interne-Kardiologji, Kirurgji e përgjithshme, Psikiatri, Oftalmologji, Stomatologji, Psikologji Klinike, Shërbimi i Farmacisë dhe Shërbimi i Fizioterapisë. Të gjitha këto shërbime janë të pajisura me kabinetet e nevojshme. Gjithashtu, në këtë qendër ofrojmë shërbime diagnostike si: Kabineti i radiologjisë, Laboratori hematologjik dhe biokimik, Kabineti i Mjekësisë interne-kardiologji (EKG, Echo e zemrës, Ergometri, Holter, Spirometri), Kabineti i ORL me audiometri dhe Kabineti i Oftalmologjisë”, thuhet nga FSK-ja.
Çështje të nivelit strategjik shtetëror i vlerësoi FSK-ja pyetjet lidhur planet dhe mundësitë e ndërtimit të spitalit ushtarak.
Megjithatë, në Strategjinë e Mbrojtjes nuk përmendet askund spitali ushtarak.
Edhe pse në planin dhjetëvjeçar gjithëpërfshirës të tranzicionit është paraparë edhe avancimi i shërbimeve mjekësore, eksperti i sigurisë Drizan Shala për TV Dukagjinin vlerësoi se në rrethanat aktuale buxhetore afat-shkurta, nuk pritet ndërtimi i një spitali ushtarak.
“Nuk mund të krijohet deri më 2028, por vetëm mund të kemi ngritje të kapaciteteve dhe avancim të strukturave mjekësore brenda komponentës ushtarake të FSK-së. Por në planin afat-gjatë do të duhej të mendohej që Kosova të ketë një spital ushtarak, i cili do të kontribuonte në çështje dhe speficikione të caktuara që vijnë me mandatin dhe misionin që mund të ketë Forca e Sigurisë së Kosovës, në atëkohë do të jetë Forca e Armatosura e Republikës së Kosovës”, ka deklaruar Drizan Shala, ekspert i sigurisë.
Krahas vlerësimit se një i tillë duhet të buxhetohet deri më 2030, Shala theksoi se përveç shërbimeve, spitali ushtarak do të ndihmonte në ruajtjen e identitetit të pacientëve që janë pjesëtarë të strukturave të sigurisë.
“Për të krijuar institucione serioze ne do të duhej të kemi, segmente, elemente dhe instrumente, brenda këtij segmenti të sigurisë të cilët merren kryesisht me mirëqenien dhe shëndetin e pjesëtarëve, qoftë atyre policorë, të ushtrisë apo të inteligjencës, të cilët mund dhe do të duhej të kërkonin ndihmë për nevojat e tyre shëndetësore në spitalin ushtarak, ku dihet se personali i spitalit ushtarak kalon nëpër një filtër të sistemit të sigurisë dhe informacionet do të jenë konfidenciale”, ka deklaruar Drizan Shala, ekspert i sigurisë.
Ndër të rrallat herë kur një institucion i tillë mjekësor ushtarak është përmendur publikisht, është në një listë kërkesash që presidentja Vjosa Osmani e kishte paraqitur në Ditën e Forcës, më 2023.Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.JOQ Sondazh
