Tag: juves

  • Edon Zhegrova llogaritet një nga lojtarët më kreativë të Juventusit

    Edon Zhegrova llogaritet një nga lojtarët më kreativë të Juventusit

    Edon Zhegrova ende nuk është lojtar startues te Juventusi. Rrjedhimisht ende nuk është prej lojtarëve më të rëndësishëm të skuadrës italiane. Por kosovari është prej lojtarëve më atraktivë të “zonjës së vjetër”, me atë që bën me top në fushën e lojës, dhe përfundimisht prej më të ekspozuarve po ashtu. Thuajse nuk kalon ditë që klubi torinez nuk bën ndonjë postim për apo me Zhegrovën.
    Për shembull të premten pasdite postoi një fotografi të Zhegrovës së buzëqeshur, duke paralajmëruar diçka që po vjen. Një fotografi e Zhegrovës është publikuar nga Juventusi në rrjetet sociale edhe të enjten. Përshkrimi i saj ishte: “Kur ai e bën atë shikim… e dini se diçka po vjen”. Po të enjten, Juve publikoi në rrjetet sociale një video me momente “magjike” të Zhegrovës në ndeshjen për kupë ndaj Udinezes. Në ndeshjen e mesjavës 26-vjeçari luajti pak, por kishte momente të shkëlqyera individuale.
    “Edoni në zonë”, ka shkruar Juve, duka ia bashkangjitur postimit një flamur të Kosovës. “Mirë se vini në shfaqjen e Edon Zhegrovës”, ishte shkrimi i Juves në postimin e 3 dhjetorit, në të cilin ishin paraqitur po ashtu momente nga shfaqja e tij në ndeshjen e 2 dhjetorit ndaj Udinezes. Dhe natyrisht kosovari nuk ka munguar në rrjetet sociale të Juves as menjëherë pas ndeshjes për kupë. Thuajse të gjitha komentet, jo vetëm të shqiptarëve, janë që Zhegrova meriton dukshëm më tepër hapësirë se që është duke i dhënë Juventusi.
    Se ndoshta meriton më shumë minuta, ka thënë edhe trajneri i Juves, Luçiano Spaleti, pas ndeshjes së fundit. Postimet për Zhegrovën janë shumë të shikuara e të komentuara dhe kjo mund të jetë tjetër arsye që ai nuk mungon asnjëherë. Miliona shikime ka secila video e Juves me Zhegrovën në të. Por postimet e shpeshta po ashtu dëshmojnë pritjet që klubi i madh italian ka prej lojtarit atraktiv të Kosovës.

  • FOTO/ Spalletti, trajneri i ri i Juves, zbulohen detajet dhe kushti mbi kontratë

    FOTO/ Spalletti, trajneri i ri i Juves, zbulohen detajet dhe kushti mbi kontratë

    Mungon vetëm firma, por në Itali nuk kanë më asnjë dyshim: ‘Luciano Spalletti është trajneri i ri i Juves”. Ish tekniku i përfaqësueses “azzurre” dhe Napolit do të jetë prezent në “Stadium”, për sfidën Juve-Udinese, ndërsa nga e dita e enjte do të marrë drejtimin e ekipit: “Është me fat kush drejton Juven”, u shpreh Spalletti kur u pyet për këtë opsion.
    Spalletti do të firmos një kontratë deri në 2026, me opsion rinovimi automatikisht edhe për dy vite të tjera nëse “Zonja e Vjetër” kualifikohet për në Champions League. Spalletti do të përfitojë 3 milionë euro në sezon, por nëse ekipi arrin objektivin Champions, me rinovimin e kontratës është parashikuar edhe një përmirësim i pagës.

    Me Juven që nuk fiton prej 8 ndeshjesh radhazi, objektivi Champions nuk është edhe aq i lehtë, për momentin bardhezinjtë ndodhen në vendin e 8-të në kuotën e 12 pikëve, 3 pikë larg zonën Champions. Spalletti ka nisur në kokën e tij menjëherë punën duke përpiluar skemën dhe modulin që do të zbres ekipin në fushë.
    Ish trajneri i Napolit pritet të luajë me skemën 4-2-3-1, ku Yildiz dhe Conceicao pritet të jetë dy pikat e referimit në fazën sulmuese, në mbështetje të Vlahovic ose David. Misioni i tij kryesor është të rikuperojë Koopmeiners, një lojtar për të cilin “Zonja e Vjetër” investoi miliona euro për të marrë nga Atalanta.
    ()

  • Del Piero: Ky barazim i Juves vlen sa 3 pikë. Yildiz? Shënoi gol mahnitës, jep spektakël

    Del Piero: Ky barazim i Juves vlen sa 3 pikë. Yildiz? Shënoi gol mahnitës, jep spektakël

    17 Shtator 2025

    9:01

    Alfred Lleshi

    Alessandro Del Piero, i pranishëm në studiot e “Sky Sport”, komentoi barazimin spektakolar 4-4 të Juventusit ndaj Borussia Dortmundit, duke vlerësuar shpirtin e skuadrës dhe golin e Kenan Yildiz. Mbi ndeshjen: “Juve ishte e bllokuar dhe e mbuluar në pjesën e parë, në të dytën e kuptuam pse…
    Ka gjithmonë prirje për t’i nënvlerësuar verdhezinjtë. Sidoqoftë, Juventusi gjeti energji të tjera me durim, zemërim dhe grintë, deri në fund, siç është edhe motoja e tij. Këto janë sinjale të bukura dhe shumë të rëndësishme të një grupi që është gjallë, ka besim te njëri-tjetri dhe te trajneri. Është një pikë që vlen më shumë, në vetëdije vlen 3”.
    Mbi Yildiz: “Goli që shënoi ishte i jashtëzakonshëm për nga trajektorja e topit. Duhet t’i bëj komplimente. Ajo që e bën të veçantë është se topi merr dy efekte; rrotullohet ndërsa ulet dhe bëhet i papërballueshëm për portierin”.

  • Nga Champions te Juventusi/ Zhegrova ‘trondit’ Serie A me transferimin e bujshëm!

    Nga Champions te Juventusi/ Zhegrova ‘trondit’ Serie A me transferimin e bujshëm!

    Edon Zhegrova është gati për të lënë Lille në Francë, duke u transferuar kështu në Serie A me Juventusin. Sipas ‘Tuttosport’, anësori shqiptar i sulmit i ka thënë ‘po’ bardhezinjve dhe pritet të jetë përforcimi i radhës për trajnerin Igor Tudor. Sezonin e shkuar në Champions League, Zhegrova shkëlqeu kundër Juves dhe duket se drejtuesit e kanë mbajtur shënim emrin e tij.
    Tanimë kushtet janë ‘pjekur’ dhe 26-vjeçari shihet si një lojtar që mund të luaj në tre pozicione, andaj me një goditje është njësoj si të bësh tre përforcime. Ai mund të luaj në mesin e fushës, në krahët e sulmit si edhe si sulmues i dytë nëse do ishte e nevojshme. Shto këtu edhe njohjen me sulmuesin David, që u bashkua këtë verë me Juven po nga Lille.
    Të gjitha këto detaje e kanë bërë drejtorin sportiv të Juves, Damien Comolli, që dje gjatë ditëlindjes gjithë kohën ta kalonte të telefon edhe me agjentin e Zhegrovës, turkun Hasan Çetinkaya, për të finalizuar detajet e marrëveshjes.
    SHIFRAT
    Media pranë Juves bën me dije se Zhegrova është pajtuar për një kontratë afatgjatë me vlerë 2.5 milionë euro në sezon, plus bonuse. Vetë agjenti i anësorit të Kosovës ka kërkuar që kjo lëvizje të bëhet sa më shpejt të jetë e mundur. Lille, e cila ka edhe një vit kontratë me Zhegrovën, nuk do deshironte që ai të largohej falas si David, andaj nga 25 milionë euro që kërkonte më herët, mund të bindet për 17-18 milionë euro.
    KONKURRENCA
    Juve duket se mposhti konkurrencë për Edonin, me Marseille që ishte seriozisht në garë, por një krisje në klub ka bërë që fokusi të jetë gjetkë. Edhe Milan e Napoli kanë shfaqur interes për të.
    Për më tepër, Italia duket vërtet fati i Zhegrovës. Anësori shqiptar, në fakt, i mahniti të gjithë në një turne ndërkombëtar të të rinjve nën 14 vjeç në vitin 2011. Aq shumë saqë Milani ishte shumë pranë nënshkrimit të tij. Marrëveshja më pas dështoi për shkak të rregulloreve ndërkombëtare të transferimeve për lojtarët nën 16 vjeç. Asgjë e madhe. Edon tani shpreson të hakmerret ndaj kuqezinjve me një fanellë bardhezi.

  • Arabie Saudite bën ofertën e çmendur, ja klubi që po bën rezistencë

    Arabie Saudite bën ofertën e çmendur, ja klubi që po bën rezistencë

    Sirena arabe për kapitenin e Juventusit, Manuel Locatelli. Al Ahli, kampion në fuqi i Azisë, ku luajnë edhe ish-‘yjet’ e Serisë A, Franck Kessié dhe Roger Ibanez, është në kërkim të një mesfushori mbrojtës dhe ka identifikuar tek juventini profilin e duhur.
    Klubi nga Jeddah ka paraqitur një ofertë zyrtare prej 25 milionë eurosh për bardhezinjtë, duke propozuar edhe një pagë të majme për numrin 5 të Juves.
    Megjithatë, klubi torinez nuk e ka marrë as në konsideratë propozimin.

    Për trajnerin Igor Tudor, Locatelli është një pjesë thelbësore e projektit të ri teknik dhe shihet si titullar i padiskutueshëm.
    Përveç rolit në fushë, ai është edhe një nga pikat kryesore të dhomës së zhveshjes, së bashku me Federico Gattin.
    Edhe pse Al Ahli është gati të ngjitet deri në 30 milionë euro, dera e Juventusit duket e mbyllur.
    Në planet e klubit saudit, Locatelli është pjesë e një grupi të vogël me tre mesfushorë që synohen për të forcuar repartin qendror.
    Përveç tij, në listë është edhe Youssouf Fofana i Milanit (i konsideruar i paprekshëm nga kuqezinjtë) dhe ish-lojtari i Juves, Denis Zakaria i Monacos.
    Për Zakarian, Al Ahli ka shkuar deri në 45 milionë euro, edhe pse ende nuk ka marrë miratimin e lojtarit.
    Nëse ky transferim do të konkretizohej, Juventusit do t’i takonte një përqindje nga rishitja e mesfushorit.