Tag: juventusit

  • Edon Zhegrova zbulon se talenti i tij i fshehtë është muzika

    Edon Zhegrova zbulon se talenti i tij i fshehtë është muzika

    Edon Zhegrova është zyrtarisht lojtari më i ri i Juventusit. Edhe pse rruga deri këtu ka qenë e gjatë, Edoni ka dëshmuar se me talent, punë dhe përkushtim mund të kapërcehen të gjitha kufijtë.
    Në intervistën e tij të parë për klubin e ri, ku u prezantua për tifozët e Juventusit, sulmuesi anësor ndau një detaj interesant që deri tani nuk e kishte zbuluar: talenti i tij i fshehtë është muzika.

    Kjo përgjigje erdhi si pjesë e një vargu pyetjesh që iu drejtuan gjatë prezantimit, ndërsa ai mbante me krenari fanellën bardhezi të “Zonjës së Vjetër”. Ky pasion për muzikën nuk është befasues, duke pasur parasysh që edhe motra e tij, Valza Zhegrova, ka qenë këngëtare për një periudhë të shkurtër, ndonëse tashmë është larguar nga skena muzikore.

  • Edon Zhegrova merr numrin e legjendës së Juventusit

    Edon Zhegrova merr numrin e legjendës së Juventusit

    Juventusi ka konfirmuar zyrtarisht transferimin e përhershëm të sulmuesit kosovar Edon Zhegrova nga skuadra franceze Lille. Bardhezinjtë kanë paguar 20 milionë euro për të siguruar shërbimet e anësorit 26-vjeçar, duke fituar garën ndaj Olympique Marseille, që gjithashtu ishte e interesuar për lojtarin.
    Zhegrova ka nënshkruar kontratë afatgjatë me kampionët italianë, që do ta mbajë të lidhur me klubin deri në qershor të vitit 2030. Në fanellë, sulmuesi kosovar do të mbajë numrin 11, të veshur më parë nga legjenda çeke e klubit torinez, Pavel Nedved.
    “Është si një ëndërr për mua, një moment i mrekullueshëm për mua dhe familjen time. Ndihem i nderuar që e vesh këtë fanellë dhe do ta vesh me shumë krenari. Do t’i jap më të mirën këtij ekipi”, u shpreh Zhegrova për faqen zyrtare të klubit.

    Lojtari kosovar, i cili kishte kontratë me Lille deri në vitin 2026, u kthye në një objektiv prioritar për drejtuesit e Juventusit gjatë dy javëve të fundit të merkatos. Kjo ndodhi pas zhvillimeve të fundit rreth mesfushorit Nico González, për të cilin Atletico Madrid intensifikoi interesimin, duke i detyruar torinezët të shqyrtojnë alternativa në merkato.
    Pasi finalizoi situatën me një tjetër transferim në prag të mbylljes së afatit, Juventusi u rikthye me ofertë konkrete për Zhegrovën dhe arriti marrëveshje të shpejtë me Lille, duke tejkaluar konkurrencën e Marseille, që nuk arriti të gjente akord me klubin francez.

  • Zhegrova flet si lojtar i Juventusit: Spektakli po nis, mezi pres t’ju argëtoj në stadium

    Zhegrova flet si lojtar i Juventusit: Spektakli po nis, mezi pres t’ju argëtoj në stadium

    2 Shtator 2025

    7:47

    Alfred Lleshi

    Edon Zhegrova ka dhënë intervistën e parë si lojtar i Juventusit, duke nënvizuar lumturinë e këtij transferimi.
    Si ndiheni për këtë kalim te Juventusi?Sinqerisht, për mua është si një ëndërr. Është një moment i jashtëzakonshëm për mua dhe familjen time. Jam shumë krenar ta vesh këtë fanellë, do ta mbaj me shumë përgjegjësi, duke dhënë maksimumin për skuadrën.
    Çfarë lloj lojtari jeni dhe cili është roli juaj i preferuar?Më pëlqen të luaj si anësor, të shënoj, të dribloj, të jap asistime dhe ta ndihmoj skuadrën me cilësitë e mia.
    Jeni përballur me Juventusin më parë. Si ndiheni tani që jeni pjesë e tij?Vitin e kaluar luajtëm një ndeshje të madhe, Juve ishte kundërshtar i vështirë. Tani jam shumë i lumtur që ndodhem këtu dhe mezi pres t’iu bashkohem shokëve të mi të rinj.
    Cilat janë objektivat tuaj?Shpresoj të shënoj sa më shumë dhe, mbi të gjitha, të fitoj trofe. Mendoj se me këtë skuadër mund t’i arrijmë, duke parë cilësinë që kemi.
    Çfarë mesazhi keni për tifozët bardhezinj?I përshëndes të gjithë. Mezi pres t’i takoj në stadium. Spektakli po nis.

  • Video/ Zhegrova mbërrin në zyrat e Juventusit, ylli i Kosovës mirëpritet nga shqiptarët me flamurin e UÇK-së: Me këmbën e mbarë

    Video/ Zhegrova mbërrin në zyrat e Juventusit, ylli i Kosovës mirëpritet nga shqiptarët me flamurin e UÇK-së: Me këmbën e mbarë

    Edon Zhegrova do të jetë futbollisti më i ri i Juventusit, me sulmuesin e Kosovës që do të firmosë një kontratë 5-vjeçare me bardhezinjtë.

    Pasi la aeroportin dhe u nis drejt zyrave të klubit, aty ku do të kryejë dhe vizitat mjekësore, Zhegrova u prit nga dhjetëra fansa, mes tyre dhe shqiptarë, të cilët kërkuan t’i uronin mirëseardhjen 26-vjeçarit.
    Disa prej tyre i nxorën përpara edhe flamurin e UÇK-së, rë cilin Zhegrova e mori dhe e firmosi, teksa në sfond dëgjoheshin duke thënë: “Me këmbë të mbarë”.
    Tashmë tifozët shqiptarë të Juventusit kanë një idhull të ri në skuadrën bardhezi, të cilin mezi presin ta shohin në fushë me ekipin e tyre të zemrës.

    Top Channel

  • Juventusi zyrtarizon Zhegrovën, sulmuesi dardan gati për aventurën e re

    Juventusi zyrtarizon Zhegrovën, sulmuesi dardan gati për aventurën e re

    Edon Zhegrova është lojtari më i ri i Juventusit. Lajmi është bërë i ditur nga klubi bardhezi, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.
    Sulmuesi dardan largohet kështu nga Lille, për të nisur një eksperiencë të re, pikërisht në Torino. Pas kryerjes së vizitave mjekësore, Zhegrova hodhi firmën në kontratë.

    Ky operacion i ka kushtuar arkave të Juventusit një shifër që shkon në 20 milionë euro.
    Debutimi i tij mund të vijë në sfidën ndaj Interit, në takimin e Serie A që luhet me 13 shtator.

  • VIDEO / Zhegrova mbërrin në Itali, pritet firmosja me Juventus. Momentet e para në aeroport

    VIDEO / Zhegrova mbërrin në Itali, pritet firmosja me Juventus. Momentet e para në aeroport

    Edon Zhegrova do të jetë futbollisti më i ri i Juventusit.
    Pas akordit mes klubeve, ylli shqiptar i Kosovës ka zbarkuar në Torino në mënyrë që të kryejë vizitat mjekësore me klubin e më pas të prezantohet si blerja më e fundit e bardhezinjve.
    Në rrjetet sociale janë postuar dhe pamje gjatë momentit kur Zhegrova ka zbarkuar në Itali, teksa niset për në zyrat e Juventusit.
    Klubi i Lille do të arkëtojë 22 milionë euro nga shitja e 26-vjeçarit, ndërsa ai do të firmosë një kontratë 5-vjeçare, nga e cila do të përfitojë 2.5 milionë euro në sezon.

    ⚪️⚫️ Edon Zhegrova arrives to sign in at Juventus. pic.twitter.com/9xuWM3sIpG
    — Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) September 1, 2025

  • I dha pasaportën shqiptare, Rama konfirmon transferimin e Zhegrovës tek Juventus: Ec aty shqipe

    I dha pasaportën shqiptare, Rama konfirmon transferimin e Zhegrovës tek Juventus: Ec aty shqipe

    Futbollisti Edon Zhegrova do te jete lojtari me i ri i Juventusit, duke nisur një kapitull të ri në karrierën e tij.
    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e ka uruar me një video-mesazh ku thekson: “Ec aty shqipe ????, shqiponja e egër për historinë e Juventusit ????❤️!”
    Kujtojme qe ndihma qe Rama i dha Zhegroves per marrjen e pasaportës shqiptare e ka lehtësuar transferimin e tij te kampionët italianë, ndërsa pritshmëritë janë që ylli shqiptar të japë një kontribut të rëndësishëm në sezonin e ri.

  • Vlahovic, njeriu i fitores së çmuar të Juventusit: Jam gjithmonë në dispozicion

    Vlahovic, njeriu i fitores së çmuar të Juventusit: Jam gjithmonë në dispozicion

    1 Shtator 2025

    8:39

    Alfred Lleshi

    Autori i golit vendimtar të Juventusit, në fitoren minimale ndaj Genova, u shpreh: “Mendova vetëm të futesha në fushë, të bëja mirë dhe të shënoja. Ishte fitore e madhe në një fushë të vështirë. Jam i lumtur që ndihmova skuadrën dhe dua të vazhdoj kështu. Sezoni është i gjatë, shpresoj të jap gjithmonë maksimumin”.
    Mbi objektivat: “Kemi fituar një trofe, por nuk mjafton, kaq nuk është në nivelin e Juves. Shpresojmë të ngremë trofe të tjerë në duar, por duhet të ecim ndeshje pas ndeshjeje”. Në fund, i shpallur “Man of the Match”, Vlahovic falënderoi tifozët për mbështetjen.

    Il messaggio di Dusan 🤳🏻⚽️ pic.twitter.com/5UhiLO1f34
    — JuventusFC (@juventusfc) August 31, 2025

  • Vlahovic rifiton Juventusin, gol dhe paqe me tifozët. Mesazh i qartë edhe për Kolo Muani

    Vlahovic rifiton Juventusin, gol dhe paqe me tifozët. Mesazh i qartë edhe për Kolo Muani

    Në futboll, si edhe në jetë, gjërat mund të ndryshojnë papritur. Një gol mjafton për të fshirë mosmarrëveshjet dhe rikthyer qetësinë. Kjo po ndodh mes Dusan Vlahovic dhe Juventusit. Sulmuesi serb, kontrata e të cilit skadon më 2026, ka qenë për javë të tëra në qendër të merkatos. Largimi i tij dukej i sigurt, por pas mbrëmjes së të dielës gjithçka u rikthye në lojë.
    “Vlahovic? Është i fokusuar, ka bërë një muaj përgatitjesh perfekte, bën atë që duhet. Nuk e di çfarë do të ndodhë. Unë komunikoj, pastaj drejtuesit thonë fjalën e fundit”, – komentoi në mënyrë enigmatike trajneri Igor Tudor.
    Vërshëllimat e marra në miqësoren kundër “Next Gen” u kthyen në duartrokitje ndaj Parmës, me “Allianz Stadium” që bërtiti emrin e serbit si në kohët e vjetra. Nga ana e tij, Vlahovic postoi në rrjetet sociale disa foto pas golit të 2-0, pa asnjë koment, sikur të thoshte se veprat vlejnë më shumë se fjalët.
    Goli ndaj Parmës konfirmon gjithashtu serinë e tij të shkëlqyer në fillimet e kampionatit: dy gola ndaj Sassuolos, një ndaj Udineses dhe zero ndaj Veronës para golit të së dielës. Ky gol ndaj dukëve ka një kuptim të veçantë, sepse shtyn drejt pajtimit me tifozët bardhezinj dhe mund të riformësojë të ardhmen e tij.
    Drejtuesit e merkatos së Juventusit, si Comolli dhe grupi i tij, tani përballen me një vendim të vështirë. Nëse Vlahovic qëndron, do të braktiset përgjithmonë pista që çonte drejt rikthimit të Kolo Muani.

  • Juventusi nuk heq dorë nga Zhegrova, kërkon të ribashkojë dyshen e Lilës në sulm

    Juventusi nuk heq dorë nga Zhegrova, kërkon të ribashkojë dyshen e Lilës në sulm

    Një lëvizje befasuese mund të ndodhë në këtë fazë të fundit të merkatos. Megjithëse presidenti i Lilës konfirmoi qendrimin e Zhegrovës edhe për sezonin e ardhshëm, lajmet nga tregu i transferimeve tregojnë të kundërtën. Marseja po ngulmon për futbollistin e Kosovës, por tashmë kanë një konkurent të fortë përballë.
    Fabricio Romano zbulon se interesi i Juventusit nuk ishte sipërfaqësor. Eksperti i merkatos bën me dije se drejtuesit e klubit bardhezi kanë pasur sërish diskutime me zyrtarët e Lilës. Zhegrova është një prej emrave që gjenden në listën e ngushtë të Juventusit, teksa largimi i Niko Gonzalesit do të jetë çelësi për të veshur Zhegrovën bardhezi. Për Niko Gonzalezin ka shfaqur interes Atletiko e Madridit, por ende nuk ka një ofertë zyrtare në tryezë. Në rast kalimi te Juventusi, Zhegrova do të gjente ish-shokun e tij të skuadrës, Dejvidin, me të cilin shkëlqeu te Lila./Sport Ekspres/