Tag: juventusit

  • Trajneri i Juventusit tregon se përse Edon Zhegrova nuk po luan: Sa herë shton ritmin, shfaq probleme

    Trajneri i Juventusit tregon se përse Edon Zhegrova nuk po luan: Sa herë shton ritmin, shfaq probleme

    Edon Zhegrova nuk po merr më minuta te Juventusi. Shumë ndeshje vendimtare të humbura deri tani dhe mundësi të hequra për të shpalosur të gjithë talentin e tij. Para ndeshjes me Lacion, trajneri i Juventusit është pyetur sa i përket Edon Zhegrovës.
    “Kur do ta shohim të luajë si titullar? Pyetje e mirë. Ai nuk ka luajtur për një vit, e transferuam, pastaj shkoi në ekipin kombëtar. Në stërvitje, sa herë që ai përpiqet pak më shumë, shfaqen disa probleme. Duhet të jemi të kujdesshëm dhe ta ndërtojmë siç duhet”, tha Tudor. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

  • Yildiz është i paarritshëm, Barcelona hedh sytë nga ylli tjetër i Juventusit

    Yildiz është i paarritshëm, Barcelona hedh sytë nga ylli tjetër i Juventusit

    23 Tetor 2025

    21:07

    Telesport

    Edhe pse dëshira e madhe e Barcelonës është transferimi i Kenan Yildiz, katalanasit janë të vetëdijshëm se kjo është një lëvizje e pamundur. E para, Juventus nuk ka ndërmend të heq dorë prej yllit turk. E dyta, Barcelona nuk është në kushtet e favorshme financiare për të paguar të paktën 100 milionë euro, shifër që mund të ndryshojë mendjen e bardhezinjve.
    Nëse Kenan Yildiz është i paarritshëm, Barcelona po ndjek një tjetër yll të Juventusit, transferimi i të cilit është mëse i mundshëm. Katalanasit kanë shtuar interesin mbi Dusan Vlahovic, i cili do të largohet si lojtar i lirë në fund të këtij sezoni.
    Sulmuesi serb nuk ka gjetur gjuhën e përbashkët me drejtuesit e Juventusit për rinovimin e kontratës, ndaj largimi i tij është i sigurt. Duke ditur cilësitë dhe kapacitetin e sulmuesit dhe mbi të gjitha që është falas, Barcelona është shumë e interesuar për transferimin e Dusan Vlahovic.
    Problem mbetet paga e lartë që sulmuesi kërkon, pasi aktualisht paguhet 12 milionë euro në sezon, shifër e vështirë kjo për Barcelonën aktualisht.

  • VIDEO: Vinicius Junior “tallet” me mbrojtjen e Juventus, Bellingham shtyn topin në rrjetë

    VIDEO: Vinicius Junior “tallet” me mbrojtjen e Juventus, Bellingham shtyn topin në rrjetë

    22 Tetor 2025

    22:25

    Telesport

    Ka ardhur goli i parë në supersfidën që po luhet në “Santiago Bernabeu”, mes Real Madridit dhe Juventusit. Duhej të kalonin 57 minuta që të zhbllokohej reuzltati.
    Pasi mori një pasim nga Arda Guler, Vincius është i papërmbajtshëm në krahun e majtë, ku “tallet” keq me mbrojtjen e Juventusit, por braziliani ishte i pafat, pasi goditja e tij u ndal nga shtylla.
    Jude Bellingham gjendej në kohën dhe në vendin e duhur, anglezi shtyn topin në rrjetë dhe Real Madrid udhëheq 1-0. Ky është goli i parë për Bellingham për këtë sezon dhe vjen pikërisht në një supersfidë të tillë si ajo ndaj Juventusit. SHIKOGOLIN

  • Drejtori i Akademisë së Juventusit mban një seminar në “Shtëpinë e Futbollit”: FSHF po ecën drejt standardeve të larta

    Drejtori i Akademisë së Juventusit mban një seminar në “Shtëpinë e Futbollit”: FSHF po ecën drejt standardeve të larta

    Drejtoria Teknike në FSHF zhvilloi një aktivitet të veçantë në kuadër të kursit “Drejtor Teknik Akademie”, në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit”.
    Në këtë event mori pjesë si i ftuar special Michele Sbravati, Drejtor i Akademisë së Juventusit, i cili ndau me pjesëmarrësit përvojën e klubit italian në zhvillimin e futbollit të moshave, strukturimin e akademisë dhe filozofinë që ndjek një nga klubet më të njohura në Evropë në punën me të rinjtë.
    Ky seminar u zhvillua në kuadër të strategjisë së FSHF-së për rritjen e standardeve të drejtimit teknik në akademitë shqiptare dhe për shkëmbimin e eksperiencave bashkëkohore me klube prestigjioze ndërkombëtare.
    Në një intervistë për fshf.org , Sbravati u shpreh i nderuar për pjesëmarrjen dhe vlerësoi mikpritjen e Federatës Shqiptare të Futbollit.
    “Përshëndetje të gjithëve dhe faleminderit për ftesën. Faleminderit Presidentit Duka, faleminderit Fulvio Pea për ftesën. Për mua personalisht, por mbi të gjitha si përfaqësues i Juventusit, është një nder të jem këtu për t’u përballur dhe për të folur për futboll në mënyrë shumë të qetë dhe konstruktive. Mendoj se me trajnerët dhe drejtuesit tuaj mund të kemi një shkëmbim shumë të vlefshëm, ndaj faleminderit për ftesën dhe për mikpritjen, sepse sinqerisht nuk e prisja”, – tha fillimisht Sbravati, i cili më tej vlerësoi zhvillimin e FSHF dhe futbollit shqiptar, si edhe foli për temat që diskutoi me kursantët dhe të ftuarit në kursin “Drejtor Teknik Akademie”.
    “Besoj se Federata Shqiptare e Futbollit është në një fazë të madhe zhvillimi, dhe këtë e tregojnë rezultatet. Mendoj gjithashtu se këto takime janë një mundësi e vlefshme për përditësim, jo vetëm për ata që i krijojnë dhe i organizojnë, por edhe për pjesëmarrësit si ne, sepse shkëmbimi i përvojës dhe përditësimi janë dy elementë themelorë për rritjen e çdo drejtuesi dhe trajneri.Temat e ditës së sotme lidhen veçanërisht me futbollin e moshave. Bëhet fjalë për parimet bazë të menaxhimit dhe të marrëdhënieve, për udhëzimet metodologjike që përdoren në të gjitha strukturat e një klubi si Juventusi dhe klube të tjera të futbollit italian.
    Sot do të flasim për strukturën tonë, për parimet tona, për metodologjinë tonë, por mbi të gjitha për ADN-në e klubit dhe të shoqërisë që përpiqemi t’ua përcjellim trajnerëve dhe lojtarëve të rinj. Sepse gjithçka nis nga një filozofi dhe nga objektiva të qarta. Nëse ne besojmë në një filozofi, duhet ta kemi atë besim dhe ta transmetojmë në mënyrën më të mirë të mundshme te trajnerët dhe instruktorët, të cilët më pas e përcjellin te lojtarët.
    Është një zinxhir, ku çdo hallkë është thelbësore në strukturë dhe në procesin e formimit të futbollistëve të rinj, me një qëllim të qartë: t’u krijojmë atyre mundësinë për të realizuar ëndrrën, për ta kthyer sportin, veçanërisht futbollin, në profesionin e tyre. Faleminderit”, – përfundoi Michele Sbravati, Drejtor i Akademisë së Juventusit.
    Pjesëmarrësit në seminar patën mundësinë të shkëmbenin ide dhe të njiheshin nga afër me metodologjinë dhe filozofinë e punës që ndjek Juventus në ndërtimin e futbollistëve të rinj, duke përfituar një eksperiencë të vlefshme për zhvillimin e mëtejshëm të akademive shqiptare.

  • Tjetër “pit stop” për Alaba, humbet ndeshjet kundër Juventusit dhe Barcelonës

    Tjetër “pit stop” për Alaba, humbet ndeshjet kundër Juventusit dhe Barcelonës

    21 Tetor 2025

    14:30

    Alfred Lleshi

    Tjetër “pit stop” për David Alaba. Mbrojtësi austriak, i cili doli nga loja në pushimin e ndeshjes së La Liga-s kundër Getafe, vuan mbingarkesë muskulore në këmbën e djathtë. Ai do të mungojë në dy sfidat vendimtare të Real Madridit; të mërkurën kundër Juventusit në Champions dhe të dielën në “El Clásico” ndaj Barcelonës.
    Është një tjetër goditje për ish-lojtarin e Bayern Munich, i cili që nga ardhja në Madrid, verën 2021, nuk ka pasur vazhdimësi për shkak të dëmtimeve të shpeshta. Pavarësisht përvojës dhe lidershipit të tij, forma sportive e Alaba ka rënë ndjeshëm.
    Me kontratë deri në qershor 2026, ai mund të jetë në muajt e fundit si madrilen, pasi klubi po kërkon zëvendësues më të qëndrueshëm fizikisht. Rikthimi i tij në fushë mbetet pa datë, ndërsa Reali do të veprojë me kujdes për të shmangur një tjetër rikthim të parakohshëm.

  • Drejtori i Akademisë së Juventusit, Sbravati mban seminar në “Shtëpinë e Futbollit”

    Drejtori i Akademisë së Juventusit, Sbravati mban seminar në “Shtëpinë e Futbollit”

    Drejtoria Teknike në FSHF zhvilloi një aktivitet të veçantë në kuadër të kursit “Drejtor Teknik Akademie”, në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit”.

    Në këtë event mori pjesë si i ftuar special Michele Sbravati, Drejtor i Akademisë së Juventusit, i cili ndau me pjesëmarrësit përvojën e klubit italian në zhvillimin e futbollit të moshave, strukturimin e akademisë dhe filozofinë që ndjek një nga klubet më të njohura në Evropë në punën me të rinjtë.

    Ky seminar u zhvillua në kuadër të strategjisë së FSHF-së për rritjen e standardeve të drejtimit teknik në akademitë shqiptare dhe për shkëmbimin e eksperiencave bashkëkohore me klube prestigjioze ndërkombëtare.

    Në një intervistë për fshf.org , Sbravati u shpreh i nderuar për pjesëmarrjen dhe vlerësoi mikpritjen e Federatës Shqiptare të Futbollit.

    “Përshëndetje të gjithëve dhe faleminderit për ftesën. Faleminderit Presidentit Duka, faleminderit Fulvio Pea për ftesën. Për mua personalisht, por mbi të gjitha si përfaqësues i Juventusit, është një nder të jem këtu për t’u përballur dhe për të folur për futboll në mënyrë shumë të qetë dhe konstruktive. Mendoj se me trajnerët dhe drejtuesit tuaj mund të kemi një shkëmbim shumë të vlefshëm, ndaj faleminderit për ftesën dhe për mikpritjen, sepse sinqerisht nuk e prisja”, – tha fillimisht Sbravati, i cili më tej vlerësoi zhvillimin e FSHF dhe futbollit shqiptar, si edhe foli për temat që diskutoi me kursantët dhe të ftuarit në kursin “Drejtor Teknik Akademie”.

    “Besoj se Federata Shqiptare e Futbollit është në një fazë të madhe zhvillimi, dhe këtë e tregojnë rezultatet. Mendoj gjithashtu se këto takime janë një mundësi e vlefshme për përditësim, jo vetëm për ata që i krijojnë dhe i organizojnë, por edhe për pjesëmarrësit si ne, sepse shkëmbimi i përvojës dhe përditësimi janë dy elementë themelorë për rritjen e çdo drejtuesi dhe trajneri.Temat e ditës së sotme lidhen veçanërisht me futbollin e moshave. Bëhet fjalë për parimet bazë të menaxhimit dhe të marrëdhënieve, për udhëzimet metodologjike që përdoren në të gjitha strukturat e një klubi si Juventusi dhe klube të tjera të futbollit italian.

    Sot do të flasim për strukturën tonë, për parimet tona, për metodologjinë tonë, por mbi të gjitha për ADN-në e klubit dhe të shoqërisë që përpiqemi t’ua përcjellim trajnerëve dhe lojtarëve të rinj. Sepse gjithçka nis nga një filozofi dhe nga objektiva të qarta. Nëse ne besojmë në një filozofi, duhet ta kemi atë besim dhe ta transmetojmë në mënyrën më të mirë të mundshme te trajnerët dhe instruktorët, të cilët më pas e përcjellin te lojtarët.

    Është një zinxhir, ku çdo hallkë është thelbësore në strukturë dhe në procesin e formimit të futbollistëve të rinj, me një qëllim të qartë: t’u krijojmë atyre mundësinë për të realizuar ëndrrën, për ta kthyer sportin, veçanërisht futbollin, në profesionin e tyre. Faleminderit”, – përfundoi Michele Sbravati, Drejtor i Akademisë së Juventusit.

    Pjesëmarrësit në seminar patën mundësinë të shkëmbenin ide dhe të njiheshin nga afër me metodologjinë dhe filozofinë e punës që ndjek Juventus në ndërtimin e futbollistëve të rinj, duke përfituar një eksperiencë të vlefshme për zhvillimin e mëtejshëm të akademive shqiptare./FSHF/

    Vazhdo leximin

  • Babai i Huijsen flet hapur: Dean dhe talente të tjera të Juventusit u larguan nga ky drejtor

    Babai i Huijsen flet hapur: Dean dhe talente të tjera të Juventusit u larguan nga ky drejtor

    Ndeshja e Ligës së Kampionëve, të mërkurën mbrëma, vjen në një moment shumë delikat për Juventusin. Një përballje që mund t’i thellojë edhe më shumë vështirësitë e bardhezinjve ose, në të kundërt, t’i japë Tudorit frymëmarrje pas periudhës negative. Në anën tjetër të fushës, me fanellën e Real Madridit do të jetë Dean Huijsen, ish-mbrojtësi i Next Gen të Juves, i cili tani po fiton terren si lider i mbrojtjes së “Los Blancos”.
    Në prag të ndeshjes, ka folur babai i Huijsen, duke kujtuar me mall periudhën torineze, por edhe kritikuar ish-drejtorin sportiv Cristiano Giuntoli: “E kujtoj me shumë kënaqësi kohën e Dean te Next Gen, ishte një projekt shumë i bukur, i ndërtuar mirë nga Tognozzi, Cherubini dhe Manna. I vetmi problem ishte drejtori (Giuntoli), që i shiti të gjithë talentet para se ata të kishin mundësinë të shfaqeshin me fanellën e Juventusit. Mendoj se ky nuk ishte qëllimi fillestar i projektit”.
    I pyetur nëse me drejtuesit e rinj dhe trajnerin aktual, Dean do të ishte ende lojtar i Juventusit, ai u përgjigj: “Do t’ju përgjigjem me një pyetje: a do ta kishte shitur drejtuesi i re Dean për 15 milionë euro? Pastaj, varet edhe nga trajneri, cilin lojtar do të kishte preferuar ai. Nuk më takon mua të gjykoj për këtë”.

  • Courtois alarmon me Milanin e sezonit të kaluar, para sfidës ndaj Juventusit

    Thibaut Courtois foli në prag të ndeshjes së Champions-it kundër Juventusit, që do të jetë e 300-ta e tij me Real Madridin: “Jam shumë krenar që e arrij këtë shifër. Si fëmijë ëndërroja të luaja për këtë klub. Do të përballemi me një skuadër të madhe si Juventusi, që po kalon moment jo të mirë, por ka shumë cilësi në mbrojtje e sulm. Duhet të luajmë me intensitet për të fituar”.
    Për fjalët e Laporta: “Duhet t’i thotë ato gjëra, por që kur jam te Reali, nuk kemi qenë kurrë të favorizuar. Gjyqtarët janë njerëz dhe mund të gabojnë, por ne nuk kemi pasur ndihma”. Për ndeshjen që do luhet në Miami: “Do ta ndryshojë garën, nuk mund të krahasohet me NFL apo NBA. Kjo nuk është e drejtë për lojtarët, sepse duhet të luhet gjithmonë në shtëpi dhe jashtë”.
    Mbrojtja e Realit: “Po mbrohemi shumë mirë me të gjithë ekipin. Kundër Getafe duhet të isha i vëmendshëm gjithë kohën. Po funksionon mirë puna kolektive”. Për javën e ngarkuar: “Përgatitja mbetet e njëjtë. Kur ‘Bernabeu’ na mbështet, gjithçka bëhet më e lehtë. Na jep energji për ta vazhduar luftën”.
    Për objektivat e Realit: “Duam të jemi mes 8 më të mirëve, sepse kjo e lehtëson rrugën. Duam të fitojmë ndaj Juventusit për t’i shmangur komplikimet. Vitin e kaluar humbëm në shtëpi ndaj Milanit dhe duam ta shmangim përsëritjen”.
    Për Vinicius: “Mendoj se gjykimet ndaj tij janë të padrejta. Shpesh provokohet në stadiume dhe ndonjëherë reagimet e tij janë të kuptueshme. Ai është djalë shumë i mirë dhe po e fillon sezonin shkëlqyeshëm. Nuk është e lehtë kur i gjithë stadiumi të fishkëllen. Ai po mëson të jetojë me këtë. Më kujton Diego Costa, që i çmendte kundërshtarët. Nëse arrin ta menaxhojë kështu, do të jetë perfekt për ne. Ai është ndër më të mirët në botë”.

  • Dalin emrat e katër kandidaturave që mund të zëvendësojnë Tudorin në krye të Juventusit

    Dalin emrat e katër kandidaturave që mund të zëvendësojnë Tudorin në krye të Juventusit

    Adriatik BALLA
    Igor Tudor po përballet me presion gjithnjë e më të madh, dhe dy ose tre ndeshjet e ardhshme pritet të jenë vendimtare për të ardhmen e tij në stolin e Juventusit. Megjithatë, mediat italiane kanë filluar tashmë të përmendin disa kandidatë të mundshëm për ta zëvendësuar atë nëse rezultatet nuk përmirësohen. Sipas “Gazzetta dello Sport”, “Tuttosport” dhe “Sky Sport Italia”, trajneri kroat është nën vëzhgim të rreptë, pasi “Zonja e Vjetër” nuk ka arritur të fitojë në gjashtë ndeshjet e fundit dhe pësoi humbjen e parë të sezonit kundër Komos të dielën. Pas këtij rezultati, Juventusi renditet në vendin e 7-të në Serie A me 12 pikë, po aq sa Komo dhe tre pikë më pak se vendet që sigurojnë kualifikimin në Ligën e Kampionëve. Skuadra bardhezi do të ketë një kalendar shumë të vështirë në ditët në vijim: më 22 tetor viziton Real Madridin në Ligën e Kampionëve, më pas përballet me Lacion në Romë (26 tetor) dhe pret Udinezen në Torino (29 tetor).
    Sipas “Gazzetta” dhe “Tuttosport”, pikërisht ndeshjet kundër Real Madridit dhe Lacios do të jenë vendimtare për fatin e Tudor, ndërsa “Sky Sport” shton se dy sfidat e ardhshme në kampionat do të përcaktojnë nëse ai do të vazhdojë në stolin e Juventusit apo jo. “Sky” thekson gjithashtu se deri më tani Juventusi nuk ka zhvilluar bisedime me asnjë trajner tjetër, pavarësisht zërave për një takim me Raffaele Palladinon. Megjithatë, “Gazzetta” përmend katër kandidatë të mundshëm për postin e trajnerit: Luciano Spaleti, Roberto Mançini, Rafaele Palladino dhe Thiago Mota.
    Spaleti raportohet se do të ishte i hapur për të marrë drejtimin e Juventusit, por pengesë mund të bëhet paga e tij e lartë, pasi si Tudor ashtu edhe pararendësi i tij Mota janë ende nën kontratë deri në vitin 2027. Mançini, i cili është tifoz i Juventusit, mund të përballet me një pritje të ftohtë nga tifozët për shkak të së kaluarës së tij si trajner i Interit gjatë periudhës së “Calciopolit”. Palladino, në anën tjetër, është në marrëdhënie të shkëlqyera me drejtorin teknik të Juventusit, François Modesto, me të cilin ka punuar më parë te Monza. Ndërsa Thiago Motta, që është ende nën kontratë me klubin për edhe dy sezone të tjera, mbetet një opsion i mundshëm për rikthim në rast se drejtuesit vendosin për ndryshim. Në fund, raportohet se Damien Comolli, i cili do të marrë detyrën e CEO-së së klubit muajin e ardhshëm, mund të zgjedhë një drejtim krejtësisht tjetër dhe të kërkojë një profil surprizë nëse vendos të shkarkojë Tudor në javët e ardhshme.
     

  • Dino Zoff “skanon” problemet e Juventusit: Ende nuk ka gjetur një formacion titullar

    Dino Zoff “skanon” problemet e Juventusit: Ende nuk ka gjetur një formacion titullar

    11 Tetor 2025

    9:11

    Alfred Lleshi

    Dino Zoff, i ftuar në “Radio Bianconera”, analizoi situatën e Juventusit nën drejtimin e Tudor: “E ndjek nga larg, por më duket se nuk është gjetur ende një formacion titullar për t’u menaxhuar. Ka diçka të paqartë edhe me Vlahovic…, nuk është gjetur ende rruga e duhur, as ekuilibri”.
    Sipas tij, ndryshimet e shumta e kanë bërë të vështirë ndërtimin e një skuadre të qëndrueshme: “Duket sikur kërkohet diçka ndryshe çdo ndeshje. Tudor është i përgatitur, por situata mbetet e ndërlikuar, pasi shumë lojtarë kanë nivel të ngjashëm”.
    Për portierin, Zoff shtoi: “Di Gregorio po bën mirë, nuk mund t’i vihet faji për barazimet. Ka zëvendësuar një portier të madh, tani te Barcelona”. Për të riun Yildiz, legjenda bardhezi u shpreh: “Ka karakteristikat e një kampioni. Është më shumë se lojtar premtues, por mbi të gjitha, Juve duhet të ketë një skuadër që të sillet si Juve. Kjo është më e rëndësishmja”.