Tag: juventusit

  • “Ndaj Pisës gabova edhe unë”, Ismajli: Mezi po pres derbin kundër Juventusit

    “Ndaj Pisës gabova edhe unë”, Ismajli: Mezi po pres derbin kundër Juventusit

    “Ndaj Pisës gabova edhe unë”, Ismajli: Mezi po pres derbin kundër Juventusit
    Torino barazoi 2-2 ndaj Pisës, në ndeshjen e Serie A. Mbrojtësi kuqezi i skuadrës nga Torino, Ardjan Ismajli, iu përgjigj pyetjeve të ndryshme të gazetarëve.

    A mund të na tregoni si ishte pjesa e parë?
    “Ishte argëtuese për tifozët… Luajtëm keq për gjysmë ore, pësuam dy gola që mund të shmangeshin, por ky është futbolli. Ishte e rëndësishme të reagonim, barazuam dhe e kishim ndeshjen në dorë. Kështu është në rregull, Seria A nuk është e lehtë dhe tani duam të shmangim gabimet”.
    Çfarë ndodhi me golin e parë?
    “Pësuam shumë kundërsulme, bëra edhe unë një gabim dhe pastaj ata shënuan një gol të shkëlqyer. Falënderojmë tifozët për mbështetjen e tyre pas disavantazhit 0-2, u përpoqëm dhe tani shikojmë përpara”.
    Dhe tani është derbi kundër Juventusit…
    “Për mua është i pari. Le të dalim në fushë, të bëjmë punën tonë. E dimë që nuk kemi fituar prej një kohe të gjatë, le të shohim se çfarë mund të ndodhë të shtunën. Jemi të gjithë gati”.
    “E dimë çfarë do të thotë ky derbi, nuk ka shumë për të thënë. Tifozët do të na japin një mbështetje të jashtëzakonshme, shpresojmë të bëjmë më të mirën tonë”.

    © BalkanWeb

    Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.Grupi Balkanweb

  • Spaleti: Të gjithë e dimë historinë e Juves, synoj ta kthej në krye

    Spaleti: Të gjithë e dimë historinë e Juves, synoj ta kthej në krye

    Luçiano Spaleti te Juventus. Dje deklarata zyrtare, sot prezantimi i tij si trajneri i ri i Juventusit në një konferencë për shtyp:

    Besimi: “Nëse nuk do të besoja se ky ekip nuk ka potencial, pavarësisht se kishte kaluar kohë të vështira, pse do të kisha pranuar një kontratë tetëmujore? Lloji i kontratës nuk është problem.” Për ambiciet e Juventusit: “Shpresoj të kthehem në garën për Scudetto.

    Vlahovic? Do të flas me të dhe nuk kam pasur asnjë lloj presioni nga klubi. Qëndrimi im është i duhuri.” Për Napolin: “Napoli është një qytet që do të mbetet gjithmonë në zemrën time. Pas Napolit, thashë se pas atij sezoni nuk do të doja të vishja një tjetër uniformë, vetëm për atë sezon. Kisha respekt për atë opsion dhe për Napolin si qytet.”

    Përshtypjet e tij të para bardh e zi. “Është një ndjenjë e mrekullueshme sepse të gjithë e dimë historinë e këtij klubi, të gjithë e dimë se si është i organizuar ky klub, e dimë që ka pritje të larta, dimë për shumë gjëra, por pastaj të hysh brenda dhe të kesh kontakt të drejtpërdrejtë është në thelb gjithmonë një ndjenjë e mrekullueshme.”

    Vazhdo leximin

  • Juventus prezanton zyrtarisht Spalletti-n, zbulohet rroga dhe detajet e tjera të kontratës

    Juventus prezanton zyrtarisht Spalletti-n, zbulohet rroga dhe detajet e tjera të kontratës

    Tashmë ka ardhur edhe zyrtarizimi. Luciano Spalleti është trajneri i ri i Juventusit. 66-vjeçari ka nënshrkuar me bardhezinjtë deri në fund të këtij seozni, me mundësi rinovimi në bazë të objektivave të arritura.
    Spalleti do të zëvendësojë kështu Igor Tudor, i cili u largua për shkak të rezultateve të dobta vetëm pas 8 javëve të para në Serie A. Mediet italiane kanë zbuluar dhe rrogën e Spalletti-t te Juventusi, që do të jetë 3 milionë euro.
    “Spalletti u bë i njohur me Udinesen në fillim të viteve 2000, me të cilën arriti garat evropiane për tre vjet rresht. Në sezonin 2004/05, ai siguroi kualifikimin e parë historik të klubit friulian në Ligën e Kampionëve. Më pas e udhëhoqi atë te Roma për katër sezonet e ardhshme, duke fituar dy tituj Kupe Italie dhe një Superkupë Italiane.
    Nga viti 2009 deri në vitin 2014, Spalletti drejtoi Zenit St. Petersburg, duke fituar dy tituj kampioni, një kupë dhe një Superkupë Ruse, përpara se të kthehej në Itali për të drejtuar Romën dhe më pas Interin. Kampion i Italisë në fund të sezonit 2022/23 me Napolin, trajneri toskan më pas shërbeu si trajner i ekipit kombëtar italian deri në qershorin e kaluar.
    Një figurë shumë e aftë dhe me përvojë, jemi të kënaqur ta mirëpresim në familjen e Juventusit: mirë se vini në Juventus dhe fat të mbarë, zotëri!”, shkruhet në postimin zyrtar të klubit bardhezi.

  • Spaleti është zyrtarisht trajneri i ri i Juventusit

    Spaleti është zyrtarisht trajneri i ri i Juventusit

    Luçiano Spaleti është edhe zyrtarisht trajner i Juventusit. Tekniku i njohur italian ka firmosur sot kontratën me klubin bardhezi që do ta drejtojë deri në fund të edicionit.
    Pikërisht ky ishte kushti bazë i Juventusit, që nuk ofronte një kontratë afatgjatë për trajnerin, i cili duhej të tregonte se sa vlente deri në mbyllje të këtij edicioni.
    Njoftimi i Juventusit:

    Luçiano Spaleti është trajneri i ri i Juventusit: trajneri toskan ka nënshkruar një marrëveshje deri më 30 qershor 2026.
    I lindur në Çertaldo, në provincën e Firences, në vitin 1959, Spaleti e filloi karrierën e tij si trajner 30 vjet më parë, pasi luajti për Speciav dhe Empoliv, ndër të tjera. Ai e filloi karrierën e tij si trajner pikërisht në klubin toskan, duke fituar një Kupë Italie të Serisë C dhe më pas duke fituar një vend në Serie A, duke u afirmuar si një nga trajnerët më inovativë në kampionatin italian.
    Kurorëzimi arrin me Udinezen në fillim të viteve 2000, me të cilën arriti garat europiane për tre vjet rresht. Në sezonin 2004/05, ai siguroi kualifikimin e parë historik të klubit friulian në Ligën e Kampionëve, që e çoi pastaj në ato katër pasardhëse te Roma, duke fituar dy Kupa Italie dhe një Superkupë Italiane.
    Nga viti 2009 deri në vitin 2014, Spaleti drejtoi Zenit Shën Petersburg, duke fituar dy tituj kampion, një kupë dhe një Superkupë Ruse, përpara se të kthehej në Itali për të drejtuar Romën dhe më pas Interin. Kampion i Italisë në fund të sezonit 2022/23 me Napolin, trajneri toskan më pas shërbeu si trajner i ekipit kombëtar italian deri në qershorin e kaluar.
    Një profil me kompetencë dhe eksperiencë, jemi të kënaqur ta mirëpresim në familjen bardhezi. Mirë se vini te Juventusi dhe punë të mbarë, mister!

  • “Vlahovic duhet të luajë gjithmonë, Yildiz mund të jetë Kvaratskhelia i Juventusit”

    “Vlahovic duhet të luajë gjithmonë, Yildiz mund të jetë Kvaratskhelia i Juventusit”

    30 Tetor 2025

    11:00

    Alfred Lleshi

    Walter Sabatini, në një intervistë për “Gazzetta dello Sport”, komentoi momentin e Juventusit dhe ardhjen e Luciano Spallettit. Ai tha se trajneri i ri mund t’i përmirësojë performancat e tre sulmuesve, që deri tani nuk kanë shkëlqyer:
    “Loja e Spallettit është bujare dhe e favorshme për sulmuesit. Icardi tek Interi shënonte pothuaj një gol për ndeshje, po ashtu Osimhen. Luciano sjell gjithmonë 5-6 lojtarë në zonë me linja pasimi të sakta. David do të rifitojë ritmin e Lille, edhe Vlahovic do të shfaqë më të mirën e tij”.
    Sabatini shtoi se Dusan Vlahovic, edhe me kontratë në përfundim, duhet të luajë gjithmonë: “Tani rëndësi kanë ndeshjet dhe kualifikimi në Champions, jo e ardhmja. Vlahovic mund t’i japë shumë Juventusit”.
    Ai e sheh Kenan Yildiz si një talent të jashtëzakonshëm: “Turku mund të jetë si Kvaratskhelia për Napolin e Spallettit. Yildiz ka ndikim të madh në skuadër dhe ndeshje, edhe pse karakteristikat me gjeorgjianin janë të ndryshme”.
     

  •  “Mkhitaryan-Di Lorenzo nuk ishte penallti, Juventusit i mungon një 11-metërsh”

     “Mkhitaryan-Di Lorenzo nuk ishte penallti, Juventusit i mungon një 11-metërsh”

    Përgjegjësi i gjyqtarëve të Serie A, Gianluca Rocchi, komentoi në “Open Var” rastet më të diskutueshme të javës, mes tyre penalltia e dhënë për Napolin pas kontaktit Mkhitaryan–Di Lorenzo: “Është një episod i veçantë, me problem procedural. Arbitri mund të mos e ketë parë, por komunikimi duhet të bëhet me VAR-in, jo me asistentin.
    Ndërhyrja e Bindon nuk më pëlqeu aspak, shkoi përtej kompetencës së tij. Vendimi nuk është i saktë, nuk është penallti dhe duhej kërkuar ‘on-field review’. Përgjegjësinë kryesore e ka asistenti, pastaj arbitri dhe më pas VAR-i”.

    Ai shtoi se “penalltitë duhet të jenë të qarta dhe të kenë një nivel të lartë ndikimi në ndeshje; kjo ishte nën këtë prag”. Rocchi pranoi gjithashtu se Juventusit i mungoi një penallti dhe se procedura e ndjekur në rastin e Napolit “ishte shumë e çuditshme dhe e gabuar që në bazë”. Rocchi komentoi edhe rastin e diskutuar në Lazio–Juventus, ku bardhezinjtë kërkuan penallti pas kontaktit në zonë midis Gila dhe Conceição:
    “Në VAR nuk ishin mjaftueshëm të kujdesshëm. Duhet theksuar se jo çdo ‘step on foot’ është penallti, duhet të ketë një duel të vërtetë për topin. Në këtë rast, lojtari kërkon kontaktin, por ka një shtypje të qartë mbi këmbë. Prisja ‘on field review’ dhe dhënien e një penalltie. Në VAR e rishikuan shumë shpejt, sepse unë kam përsëritur që jo çdo shtypje është penallti, përndryshe nuk do të ngriheshim më nga fusha. Megjithatë, ky rast është i krahasueshëm me një pengim klasik”.

  • Spaleti i fshin të gjithë, tekniku pritet të marrë Juven

    Spaleti i fshin të gjithë, tekniku pritet të marrë Juven

    Luçiano Spaleti është gjithnjë e më afër si trajner i Juventusit: një njoftim paraprak pritet në orët e ardhshme nga klubi bardhezi. Ish-trajneri i Italisë është gati të zëvendësojë Igor Tudorin e shkarkuar.

    Spaleti u takua me drejtorin ekzekutiv të Juventusit, Damien Komoli, këtë pasdite në Milano, duke i dhënë mundësinë e bashkimit me Juventusin. Në të njëjtën kohë, drejtori teknik Modesto bëri pyetje edhe me Rafaele Paladino, me të cilin punoi te Monza.

    Me shumë gjasë rruga është e qartë dhe tregon për Spaletin, të zgjedhurin për ta ndryshuar sezonin e Juventusit. Sipas Sky Sport, prezantimi mund të bëhet të enjten.

    Vazhdo leximin

  • Dëshira e madhe e Juventusit për trajnerin e ri, por që është thjesht e pamundur…

    Dëshira e madhe e Juventusit për trajnerin e ri, por që është thjesht e pamundur…

    27 Tetor 2025

    17:31

    Telesport

    Ajo që pritej, ndodhi. Juventusi zyrtarizoi mesditën e sotme shkarkimin e trajnerit Igor Tudor, për shkak të rezultateve të dobëta.
    Deri tani janë përmendur disa emra për të pasuar Tudor si Raffaele Palladino, Roberto Mancini, Luciano Spalletti apo edhe emra të tjerë jashtë Italisë si Xavi Hernandez apo Edin Terzic.
    Dëshira e madhe e drejtuesve të Juventusit dhe sigurisht gjithë tifozëve bardhezi quhet Zinedine Zidane. Francezi ka refuzuar çdo ofertë që pas largimit nga Real Madridi në vitin 2021.
    Pavarësisht dashurisë dhe respektit që mund të ketë për ish-ekipin e tij, Zidane është thjesht një opsion i pamundur për Juventusin.
    Zidane po pret të marrë drejtimin e Francës, menjëherë pas përfundimit të Kupës së Botës gjatë verës së ardhshme. Tashmë dihet që Didier Dechamps ka vendosur të largohet në fund të këtij kompeticioni dhe Zidane shihet kandidati absolut numër 1 për ta zëvendësuar atë në krye të “Gjelave”.

  • Del Piero “skanon” Juventusin: Faji nuk është i Tudor, mungon ADN-ja bardhezi

    Del Piero “skanon” Juventusin: Faji nuk është i Tudor, mungon ADN-ja bardhezi

    27 Tetor 2025

    10:40

    Alfred Lleshi

    Alex Del Piero, legjenda e Juventusit, mbrojti trajnerin bardhezi: “Tudor në konfuzion? E njoh mirë si futbollist dhe si njeri, por nuk është në konfuzion”. Sipas tij, problemi i Juves nuk është trajneri: “Është diçka më komplekse, si është strukturuar skuadra, si lidhen lojtarët, si performojnë dhe rezultatet negative që të godasin jo pak”.
    Pas ndeshjes me Lazion, ai shtoi: “Nuk besoj se me një trajner tjetër kjo skuadër mund ta fitojë kampionatin. Tudor nuk ka ende 11-shen titullare, jo për mungesë dëshire, por sepse, përveç Yildiz dhe Thuram, të tjerët shpesh nuk kanë performancë të qëndrueshme”.
    Del Piero kujtoi ADN-në e Juventusit: “Tek Juve luftohet për të fituar dhe për vendin e parë. Nëse mbërrin i dyti, është humbje. Kjo është ADN-ja bardhezi, por prej disa vitesh historia është ndryshe. Kjo skuadër duhet ta ndërtojë këtë mentalitet hap pas hapi”. Për humbjen e tretë radhazi: “Juve ishte e gjallë, nuk e meritoi humbjen ndaj Lazios. Problemet vijnë në ndeshje si ajo ndaj Comos”.

  • Hysaj dhe Zhegrova e shohin nga stoli, Lazio-s i mjafton një gol ndaj Juventusit. Tudor drejt shkarkimit

    Hysaj dhe Zhegrova e shohin nga stoli, Lazio-s i mjafton një gol ndaj Juventusit. Tudor drejt shkarkimit

    26 Tetor 2025

    22:37

    Telesport

    Lazio e drejtuar nga Maurizio Sarri ka fituar 1-0 ndaj Juventusit në “Olimpico”, në ndeshjen përmbyllëse të javës së tetë.
    Lazio gjeti avantazhin që në minutë e 9-të me Toma Basic, i cili shënoi një gol shumë të bukur me një goditje të fuqishme nga distanca, falë një topi të kthyer mbrapsh nga Jonathan David dhe asistit të Cataldi. Pjesa e parë mbyllet me shifrat 1-0.
    Në minutën e 63-të, bardhezinjtë pretendojnë për penallti, pas një kontakti brenda në zonë mes Mario Gila dhe Francisco Conceicao, por për arbitrin dhe VAR nuk ka asgjë të parregullt.
    Asnjë minutë për Elseid Hysaj dhe Edon Zhegrovën. Lazio fiton 1-0, Igor Tudor drejt shkarkimit.
    SHIKOVIDEON