Tag: juventusit

  • Roma e nis direkt me gol pjesën e dytë, shënon i sapofuturi në fushën e lojës (video)

    Roma e nis direkt me gol pjesën e dytë, shënon i sapofuturi në fushën e lojës (video)

    6 Prill 2025

    21:59

    Telesport

    Roma e ka nisur mjaft mirë pjesën e dytë ndaj Juventusit, verdhekuqtë kanë gjetur golin e barazimit me, sulmuesi uzbekistanas i futur në fillim të pjesës së dytë, gjeti direkt golin. Ai shënoi pas topit të ardhur nga goditja e këndit, duke barazuar shifrat. SHIKOGOLAT
    Bardhezinjtë e drejtuar nga Igor Tudor e kanë mbyllur pjesën e parë në avantazh, falë golit shumë të bukur të kapitenit të tyre, Mnuel Locatelli. SHIKOGOLIN
    Me një goditje të bukur nga jashtë zonës, mesfushori i Juventusit dërgoi topin në rrjetë. Në pjesën e dytë, pritet reagimi i verdhekuqve, të cilët vijnë nga një seri fitoresh rresht në Serie A.

  • Motta “thyen heshtjen”, pas shkarkimit nga Juventusi: Nuk më dhanë kohë, thuhen gënjeshtra të papranueshme

    Motta “thyen heshtjen”, pas shkarkimit nga Juventusi: Nuk më dhanë kohë, thuhen gënjeshtra të papranueshme

    “Nuk më dhanë kohë, por nuk kam dështuar”. Me këto fjalë hapet faqja e parë e numrit të sotëm të “Corriere della Sera”, që sjell ekskluzivisht fjalët e para të ish-trajnerit të Juventusit, Thiago Motta, i shkarkuar më 23 mars.
    Trajneri italo-argjentinas, siç shkruhet në faqen e parë të gazetës së njohur italiane, ka pranuar se nuk do t’i ribënte disa gjëra, por më pas siguron: “Dhoma e zhveshjes së bardhezinjve kundër meje? Janë gënjeshtra të papranueshme”.
    Në intervistë, Motta shpreh zhgënjimin për mënyrën se si përfundoi aventura e tij në stolin bardhezi. Ai ndjen se klubi nuk iu dha koha e duhur për të ndërtuar projektin, sa i ishte premtuar, pavarësisht se kishte besim te ideja e futbollit që po aplikonte dhe në aftësitë e ekipit.
    Gjithashtu, Motta i hedh poshtë zërat për një revoltë të brendshme të lojtarëve ndaj tij, duke i cilësuar si “lajme të fabrikuara dhe të pavërteta”, që sipas ish-trajnerit bardhezi kishin për qëllim ta diskreditonin.
    Italo-braziliani u emërua trajner i Juventusit në verën e vitit 2024, pas një sezoni të suksesshëm me Bologna. Megjithatë, rezultatet e ekipit torinez në sezonin 2024-2025 ishin nën pritshmëritë, me eliminimin të hershëm nga Kupat e Europës dhe pozicionim të dobët në Serie A, çka solli shkarkimin e tij vetëm pas disa muajsh në detyrë. Ja si e trajtuan mediat italiane shkarkimin e tij:
    “Gazzetta dello Sport”: “Motta tregon të vërtetën e tij. Akuzon mungesën e mbështetjes nga klubi”.
    “Tuttosport”: “Fjalë të forta ndaj Juventusit. Ishte një projekt i ndërprerë para kohe”.
    “La Repubblica”: “Motta mbron veten: Isha i vetmuar në një mjedis të ftohtë”.

  • Ky është lojtari i parë që Conte do të kërkojë nëse do jetë trajneri i ri i Juventusit

    Ky është lojtari i parë që Conte do të kërkojë nëse do jetë trajneri i ri i Juventusit

    1 Prill 2025

    17:36

    Telesport

    Antonio Conte mund të jetë duke drejtuar ndeshjet e fundit si trajner i Napolit, nga Italia po shtohen gjithnjë e më shumë zërat për një rikthim të 55-vjeçarit në krye të stolit të Juventusit.
    Bardhezinjtë shkarkuan pak ditë më parë Thiago Motta-n dhe emëruan Igor Tudor, i cili do të drejtojë ekipin deri në fund të sezonit. Dëshira e madhe e drejtuesve të Juventusit është pikërisht rikthimi i Conte-s, i cili sipas mediave italiane ia ka bërë të qartë qëndrimin e tij drejtuesve të “Zonjës së Vjetër”: nësë duan rikthimin e tij, duhet t’i garantojnë përforcime cilësore.
    Në listën me përforcimet që kërkon, një emër spikat mbi të tjerët: Dodi Lukebakio. Anësori i Sevilla-s ka tërhequr vëmendjen e Conte-s, tekniku italian e sheh belgun si një lojtar kyç për të forcuar sulmin e kujtdo ekipi që ai do drejtojë sezonin e ardhshëm. Shpejtësia, driblimi dhe aftësia e 27-vjeçarit për të shënuar gola e bëjnë atë profilin e duhur për skemat e Conte-s.

  • Milani shpalos projektin e stadiumit të ri “San Siro”, do të ketë 71.5 mijë vende dhe kushton 1.2 miliard euro

    Milani shpalos projektin e stadiumit të ri “San Siro”, do të ketë 71.5 mijë vende dhe kushton 1.2 miliard euro

    Adriatik BALLA
    Italia ka një prej 3 ligave më të forta në botë. Dy dekada më parë kampionati italian ishte më i forti në botë, por ra disi ndjeshëm në cilësi pas skandalit”Calciopoli” në vitin 2006. Më tej disa klube janë përmirësuar, sikurse ndodhi me Interin dhe Napolin, por pas vitin 2007 ka rënie të Milanit dhe Juventusit, si dhe klubeve të tjera që nuk po arrijnë të rivalizojnë për trofe në Europë. Gjithsesi, futbolli italian mbetet sërish ndër më të mirët në botë dhe një futboll tërheqës. Ndërkohë, operacioni për ndërtimin e stadiumit të ri të Milanos në zonën e “San Siro”-s kap vlerën e 1.2 miliardë eurove. Një objekt që do të ketë një kapacitet prej afërsisht 71,500 vendesh dhe do të funksionojë 365 ditë në vit. Kështu thuhet në dosjen e paraqitur nga Interi dhe Milani në Bashki dhe që në 250 faqe shpjegon se si do të transformohet zona pas blerjes nga klubet.
    Vetëm ndërtimi i stadiumit, i cili sipas projektit do të nisë të funksionojë në vitin 2031, kap vlerën e rreth 700 milionë eurove. Vlerësohet se zonat ndihmëse (restorante, dyqane, palestra) do të hyjnë në funksion mes viteve 2033 dhe 2035. Stadiumi do të ndërtohet në perëndim të zonës, ndërsa në lindje do të mbetet një pjesë e “San Siro”-s aktuale, e cila do të ripërdoret. Rizhvillimi i pjesshëm i objektit përfshin heqjen e plotë të çatisë, tribunave të unazës së tretë dhe të parë, një pjesë të stendave të unazës së dytë dhe afërsisht 70% të rampave që karakterizojnë fasadën ekzistuese. Sa i përket Milanit, mbetet për t’u parë se çfarë do të ndodhë me terrenin e blerë pak muaj më parë për 15 milionë euro në një zonë në periferi të Milanos, ku duhej të ndërtohej edhe impianti i ri, nëse nuk gjendej një akord me Bashkinë e qytetit. Ndërkohë, trajneri i përkohshëm kroat i Juventusit që e zëvendësoi Thiago Motën, Igor Tudor, është shprehur shumë i lumtur që ka nisur punën te “zonja e vjetër” dhe ka bërë shaka duke thënë se do të dëshironte kontratë 10-vjeçare.
    Tudori e zëvendësoi Motën të dielën, ndërsa puna e tij me futbollistët nisi menjëherë të hënën. Ndërkohë, konferencën e parë për shtyp, Tudori e mbajti të enjten dhe i falënderoi të gjithë punonjësit e klubit për pritjen që i është bërë. “Ka shumë emocione natyrisht. Të gjithë duan të jenë trajnerë të Juves. Por më e rëndësishmja është që kemi një punë për të bërë, një punë që duhet bërë mirë dhe kemi synime për t’i arritur”, ka deklaruar Tudori. Tekniku ka karrierë së fundmi si trajner ka bërë te Lacio, ndërsa ka udhëhequr edhe disa skuadra tjera të njohura. Një nga lajmet më të rëndësishme nga konferenca e parë për shtyp e Tudor ishte konfirmimi i kapitenit të ri të skuadrës.
    Mota ishte kritikuar për vendimin e tij për të ndarë shiritin e kapitenit mes disa lojtarëve të ekipit të parë, gjë që sipas disa kritikëve dëmtoi vazhdimësinë dhe hierarkinë brenda ekipit. Për të shmangur të njëjtat gabime, Tudor e bëri të qartë se Lokateli do të jetë kapiteni kryesor i Juventusit në të ardhmen. “Të gjithë duhet të marrin përgjegjësi. Kapiten do të jetë Lokateli. Do të caktojmë edhe dy ose tre të tjerë në ditët në vijim. Manuel është një djalë i ndershëm dhe i përkushtuar. Ai ka cilësitë e duhura për ta bërë këtë detyrë,” u shpreh Tudor.