Tag: juventusit

  • Yildiz si Del Piero; goli ndaj Napolit i jep një vend në historinë e Juventusit

    Yildiz si Del Piero; goli ndaj Napolit i jep një vend në historinë e Juventusit

    8 Dhjetor 2025

    7:59

    Alfred Lleshi

    Me golin e shënuar në fillim të pjesës së dytë kundër Napolit, Kenan Yildiz hyn fuqishëm në historinë e Juventusit. “Rrjeta” ndaj napolitanëve ishte goli i pestë i talentit turk në 14 javët e para të kampionatit dhe i lejon numrit 10 të barazojë një tjetër numër 10 të madh të historisë bardhezi, Alex Del Pieron.
    Nga mbrëmë, “Pinturicchio” (që ia doli në sezonin 1994-1995) dhe Yildiz janë të vetmit lojtarë të Juventusit që kanë shënuar të paktën 5 gola në 15 ndeshjet e para të kampionatit përpara se të mbushin 21 vjeç.

  • Chiellini: Historia e Juventusit është e ndërtuar me cikle, duam të fitojmë trofe sa më shpejt

    Chiellini: Historia e Juventusit është e ndërtuar me cikle, duam të fitojmë trofe sa më shpejt

    Giorgio Chiellini, drejtori i strategjive te Juventusi, para anëtarëve të klubit “Urbe Bianconera”, tha: “Historia e Juventusit është e ndërtuar me cikle të mëdha fituese dhe anticikle. Fatkeqësisht, tani jemi në një anticikël ku nuk kemi fituar për një kohë. Shpresojmë të kthehemi sa më shpejt… Ambicia duhet të jetë maksimumi, por nevojitet ekuilibër në gjykime dhe pritshmëri”.
    Ai vuri në dukje ndryshimet në futbollin italian: “Juventusi i 10, 20, 30 viteve më parë nuk ekziston më. Bota ka ndryshuar, bashkë me të edhe futbolli. Nuk mund të bëjmë krahasime me të kaluarën, duhet t’i njohim ato vlera dhe të rifillojmë prej aty”.
    Optimizëm nga “Coppa Italia”: “Goli i bukur i David, fatkeqësisht u anulua, ishte jashtë loje. Për ata që vijnë te Juve, gjithmonë është e vështirë, sidomos nga jashtë. Lëndimi i Vlahovic peshon, por çdo gjë e tillë sjell mundësi për të tjerët. Shpresojmë që David të ketë më shumë hapësirë dhe më pak presion”.
    Për Spallettin: “Karriera e Luciano flet për të. Nuk kam qenë i trajnuar prej tij, por e njoh mirë. Kujdeset për çdo detaj, po rivlerëson shumë lojtarë. Është njeri në mision, jeton për Juventusin”.

  • Juventusit i mjafton një autogol ndaj Udineses për pjesën e parë (video)

    Juventusit i mjafton një autogol ndaj Udineses për pjesën e parë (video)

    2 Dhjetor 2025

    21:48

    Telesport

    Në “Allianz Stadium”, pjesa e parë mes Juventusit dhe Udineses është mbyllur 1-0 për bardhezinjtë, ndeshje e vlefshme për fazën e 1/16-ve të Kupës së Italisë.
    Bardhezinjtë e mbyllën pjesën e parë në avantazh falë autogolit të Matteo Palma në minutën e 23-të, ku pas një topi të futur në zonë nga Weston McKennie, mbrojtësi 17-vjeçar i Udinese, në dyluftim me Jonathan David, e dërgoi topin në portën e tij.
    Në minutën e 34-të, Juventusi gjeti golin e dytë me anë të kanadezit Jonathan David, por u anullua për pozicion jashtë loje.
    SHIKOAUTOGOLIN

  • I ndoqën deri në Norvegji, Juventusi “shpërblen” 400 tifozët që i mbështetën në ndeshjen e Championsit

    I ndoqën deri në Norvegji, Juventusi “shpërblen” 400 tifozët që i mbështetën në ndeshjen e Championsit

    Nuk ishte një udhëtim i zakonshëm për Juventusin dhe tifozët e tyre, të cilët mbërritën në Norvegjinë e ngrirë.
    Fluturimi çarter i rezervuar nga klubi për t’u kthyer në Caselle pësoi pak a shumë të njëjtin fat si fluturimet e tjera të planifikuara, pothuajse të gjitha u vonuan dhe u shtynë, shumë madje u anuluan dhe u riprogramuan për ditën tjetër. Kjo për shkak se reshjet e dendura të dëborës penguan aeroplanët të ngriheshin dhe madje të uleshin që nga orët e para të mëngjesit të djeshëm.
    Ky shqetësim i mbajti afërsisht 400 tifozët e Juventusit që ndiqnin ekipin “të burgosur” në aeroportin e vogël të Bodos për disa orë, duke festuar ende fitoren e ekipit në Ligën e Kampioneve.
    Prandaj klubi nderoi tifozët e Juventusit të pranishëm në stadiumin Aspmyra (nëpërmjet emailit) me një kupon prej 30 eurosh për t’i shpenzuar në dyqanin dixhital të klubit.

  • Spalletti drejt Fiorentinës: Të tregojmë karakter, siç i ka hije Juventusit

    Spalletti drejt Fiorentinës: Të tregojmë karakter, siç i ka hije Juventusit

    21 Nëntor 2025

    12:46

    Alfred Lleshi

    Pas pushimit të kombëtareve dhe barazimeve të dobëta ndaj Sporting e Torino, skuadra bardhezi përgatitet për ndeshjen e vështirë në “Franchi”, kundër Fiorentinës. Spalletti tha se gjatë stërvitjeve me pak lojtarë ka vënë re përkushtimin dhe disponueshmërinë e ekipit. Ai theksoi rëndësinë e stabilitetit të skuadrës dhe zhvillimit të një baze të fortë për lojën.
    Trajneri vuri në dukje cilësitë e Koopmeiners dhe adaptueshmërinë e tij në mesfushë, si dhe rikthimin e mbrojtësve të rëndësishëm Kelly e Cabal. Për rikthimin në Firence, Spalletti është i qetë dhe pret një ndeshje të fortë, duke kërkuar që ekipi të tregojë karakter siç i ka hije Juventusit. Ai nuk përjashton mundësinë e kalimit në mbrojtjen me 4 lojtarë, por thekson se duhen më shumë stërvitje dhe lojtarë të gatshëm.
    Spalletti nënvizoi rëndësinë e cilësive njerëzore dhe unitetit të grupit për sukses, duke e përmendur Yildiz si lider të ekipit. Për kombëtaren, ai siguroi mbështetje totale: “Juventusi është i gatshëm ta ndihmojë Italinë në çdo mënyrë për t’u kualifikuar në Botëror”.

  • Spalletti kërkon me patjetër mesfushorin e njohur, Juventus mund të sakrifikojë Locatelli-n

    Spalletti kërkon me patjetër mesfushorin e njohur, Juventus mund të sakrifikojë Locatelli-n

    17 Nëntor 2025

    18:33

    Telesport

    Prej ditësh është përfolur për një interesim të madh të Juventusit për mesfushorin e Olimpique Marseille, Pierre Hojbjerg. Danezi është emri i parë në listën e përforcimeve të janarit që ka kërkuar Luciano Spalletti.
    Megjithatë, transferimi i danezit nuk do të jetë aspak i lehtë. Alfredo Pedulla zbulon se francezët janë më të prirur drejt një shëkmbimi kokë më kokë sesa huazimit apo shitjes direkte të Hojbjerg.
    Trajneri i Marseille, Roberto De Zerbi, pëlqen shumë kapitenin e Juventusit, Manuel Locatelli dhe sipas Alfredo Pedulla-s, skenari më i mundshëm për të arritur një marrëveshje mes klubeve është shkëmbimi i drejtpërdrejtë Locatelli-Hojbjerg.

  • Del Piero festoi 51 vjetorin e lindjes, torta dhe surpriza e Juventusit ishte e gjitha bardhezi

    Del Piero festoi 51 vjetorin e lindjes, torta dhe surpriza e Juventusit ishte e gjitha bardhezi

    10 Nëntor 2025

    8:01

    Alfred Lleshi

    Alex Del Piero mbushi dje 51 vjeç. Juventusi e ka festuar këtë përvjetor të njërit prej lojtarëve të vet më të mëdhenj në histori me video dhe postime në rrjetet sociale: “Përgjithmonë bardhezi, gëzuar ditëlindjen, legjendë!”
    Torta ishte me ngjyra strikt bardh e zi, me numrin 10 në mes, dhuratë për kapitenin e shumë betejave. Në postimin e Juventusit me këtë rast, Del Piero, i cili shfaqej duke vëzhguar një pikturë të Pinturicchio, artistit që frymëzoi pseudonimin e tij të famshëm sipas zgjedhjes së avokat Agnelli, më pas kthehet dhe shuan qirinjtë.
    Një ditë e veçantë, në ditën pas barazimit 0-0 ndaj Torinos, që ishte ndeshja e parë në kampionat, në “Allianz Stadium”, nën drejtimin e Luciano Spallettit.

  • Mbyllet në barazim pa gola derbi torinez, shqiptarët ndahen në paqe

    Mbyllet në barazim pa gola derbi torinez, shqiptarët ndahen në paqe

    Është mbyllur në barazim pa gola derbi torinez mes Juventusit dhe Torinos.
    Bardhezinjtë e kanë nisur vrullshëm sfidën, duke krijuar disa raste për shënim në pjesën e parë, por mbrojtja e “granatave”, e udhëhequr nga Ardian Ismajli, i ka rezistuar më së miri sulmit bardhezi, duke e mbajtur rrjetën të paprekur.
    Në pjesën e dytë të ndeshjes në fushë zbritën edhe Kristjan Asllani për Torinon dhe, në krahun tjetër, Edon Zhegrova për Juventusin.

    Pavarësisht rasteve të shumta të Juventusit, por edhe të Torinos, sfida u mbyll në barazpeshë pa gola.
    Java e 11-të e Serie A nuk ka përfunduar ende, pasi mbeten edhe disa ndeshje për t’u luajtur. Aktualisht, Juventusi renditet në vendin e pestë, jashtë zonës Champions, ndërsa Torino e shqiptarëve në vendin e njëmbëdhjetë.

  • Shqiptarët nuk e ndryshojnë dot fatin e derbit, Juventusit nuk i mjafton dominimi për të mposhtur Torinon

    Shqiptarët nuk e ndryshojnë dot fatin e derbit, Juventusit nuk i mjafton dominimi për të mposhtur Torinon

    Ka përfunduar në baraspeshë 0-0 derbi i sotëm mes Juventusit dhe Torinos. Të dyja skuadrat janë larguar me rrjeta të paprekura nga fusha e lojës. Një ndeshje e cila, pavarësisht rezultatit, foli e gjitha për Juventusin.
    Bardhezinjtë dominuan kundërshtarin, fakt që e tregojnë edhe statistikat e takimit. “Zonja e vjetër” kontrolloi topin në 71% të kohës, si dhe regjistroi 17 tentativa për gol, ndër të cilat 5 përfunduan në portë. Në krahun tjetër, Torinoja provoi 7 herë për të shënuar, por vetëm 3 gjuajtje shkuan në kuadratin e mbrojtur nga Di Gregorio.
    Në këtë derbi u aktivizuar 3 lojtarë shqiptarë. Ismajli e nisi nga minuta e parë, ndërsa në të dytën u aktivizuan Asllani dhe Zhegrova. Krisjtan Asllani hyri në lojë në minutën e 46, ndërsa Edon Zhegrova në të 65-n. Megjithatë asnjëri prej tyre nuk mundi të ndryshonte fatin e kësaj sfide./Sport Ekspres/

  • Koopmeiners: Në rolin e mbrojtësit mund të jem vetvetja. Spalletti? Ka sjellë energji të reja

    Koopmeiners: Në rolin e mbrojtësit mund të jem vetvetja. Spalletti? Ka sjellë energji të reja

    Teun Koopmeiners, mesfushori i Juventusit, që kohët e fundit po luan në mbrojtje, foli pas barazimit 1-1 ndaj Sporting CP. Ai theksoi agresivitetin e skuadrës dhe nevojën për rezultate: “Duhet ta analizojmë atë që ndodhi, ka shumë gjëra për t’u përmirësuar. Nevojitet për t’u shënuar më shumë gola”.
    Për aktivizimin në mbrojtje: “Kam luajtur aty shumë vite më parë, por tani ndihem më mirë. Në këtë rol mund të përdor cilësitë e mia, ta ndihmoj skuadrën. E dua topin, bëj pasime tek Yildiz dhe mesfushorët. Ndihem shumë komod, edhe pse ka ende gjëra që dua t’i përmirësoj për ekipin”.
    Roli i Spallettit: “Ka sjellë energji të reja, luajmë më shumë dhe ndryshe. Përgjegjësia është edhe e jona, gjithmonë duhet të vëmë zemrën në fushë. Trajneri na ka treguar detajet ku duhet të përmirësohemi. Me të kemi bërë dy ndeshje solide”.
    Koopmeiners pranon se nuk ka luajtur gjithmonë në pozicionin e tij ideal: “Kur luaj në një rol që nuk është imi bëhet më e vështirë. Tani, në këtë pozicion të ri, mund të jem vërtet Koopmeiners. Klasifikimi nuk është i mirë, por duhet të fokusohemi te rezultatet dhe të shënojmë më shumë gola. Çdo ndeshje e Juventusit duhet fituar, sidomos në Champions”.