Tag: juventusi

  • Tonali drejt rikthimit në Itali, bardhezinjtë i “hapin derën”

    Tonali drejt rikthimit në Itali, bardhezinjtë i “hapin derën”

    Juventusi dëshiron ta rikthejë në Serie A Sandro Tonalin. Siç shkruan sot e përditshmja “Tuttosport”, nuk është më një sekret që bardhezinjtë e shohin ish-mesfushorin e Milanit si njeriun ideal për të ngritur nivelin e mesfushës.
    Nuk do të jetë e lehtë, megjithatë, ta marrin nga Neëcastle, klub me fuqi financiare që nuk ka nevojë për të shitur.
    Për momentin, çmimi i vendosur nga klubi anglez është rreth 70 milionë euro. Shumë e rëndësishme, që Juventusi do të donte ta ulte përmes përfshirjes së lojtarëve në marrëveshje.

    Një nga emrat që është në tryezë është Douglas Luiz, i cili vazhdon të tërheqë interesin e disa klubeve angleze, pavarësisht një sezoni të vështirë në Serie A.
    Veçanërisht, braziliani mund të bëhet zëvendësuesi ideal i Bruno Guimarães, objektivi i deklaruar i Manchester City. Një lloj “derbi merkatoje” mes fuqive të Gjirit Persik, me Neë/castle i mbështetur nga PIF dhe Manchester City nga “City Football Group” i Emirateve.
    Por nuk mbaron me kaq. Edhe Dusan Vlahovic mund të përfshihet në operacion. Sulmuesi serb, me kontratë deri më 2026, ka një pagë shumë të lartë (12 milionë euro neto në sezon), që vetëm pak klube mund ta përballojnë.
    Neëcastle është një nga këto, ndaj mund të jetë i interesuar ta shtojë një profil si i tij në skuadër, në funksion të pjesëmarrjes në kompeticionet europiane sezonin e ardhshëm.

  • Juventusi, gjithçka për ta rrëmbyer Tonalin: Pjesë e marrëveshjes Douglas Luiz dhe Vlahovic

    Juventusi, gjithçka për ta rrëmbyer Tonalin: Pjesë e marrëveshjes Douglas Luiz dhe Vlahovic

    Juventusi dëshiron ta rikthejë në Serie A Sandro Tonalin. Siç shkruan sot e përditshmja “Tuttosport”, nuk është më një sekret që bardhezinjtë e shohin ish-mesfushorin e Milanit si njeriun ideal për të ngritur nivelin e mesfushës. Nuk do të jetë e lehtë, megjithatë, ta marrin nga Newcastle, klub me fuqi financiare që nuk ka nevojë për të shitur.
    Për momentin, çmimi i vendosur nga klubi anglez është rreth 70 milionë euro. Shumë e rëndësishme, që Juventusi do të donte ta ulte përmes përfshirjes së lojtarëve në marrëveshje. Një nga emrat që është në tryezë është Douglas Luiz, i cili vazhdon të tërheqë interesin e disa klubeve angleze, pavarësisht një sezoni të vështirë në Serie A.
    Veçanërisht, braziliani mund të bëhet zëvendësuesi ideal i Bruno Guimarães, objektivi i deklaruar i Manchester City. Një lloj “derbi merkatoje” mes fuqive të Gjirit Persik, me New/castle i mbështetur nga PIF dhe Manchester City nga “City Football Group” i Emirateve.
    Por nuk mbaron me kaq. Edhe Dusan Vlahovic mund të përfshihet në operacion. Sulmuesi serb, me kontratë deri më 2026, ka një pagë shumë të lartë (12 milionë euro neto në sezon), që vetëm pak klube mund ta përballojnë. Newcastle është një nga këto, ndaj mund të jetë i interesuar ta shtojë një profil si i tij në skuadër, në funksion të pjesëmarrjes në kompeticionet europiane sezonin e ardhshëm.

  • Nuk ka më dilema në Torino, Juventusi merr vendimin për trajnerin Tudor!

    Nuk ka më dilema në Torino, Juventusi merr vendimin për trajnerin Tudor!

    14 Prill 2025

    17:11

    Telesport

    Juventusi ka vendosur të rinovojë me trajnerin Igor Tudor deri në fund të sezonit të ardhshëm.
    Ai mori drejtimin e “Zonjës së vjetër” pas shkarkimit të trajnerit Thiago Motta dhe e ka rikthyer ekipin bardhezi në 4 vendet e para në renditjen e Serie A.
    Kjo e ka nxitur klubin që t’i komunikojë teknikut se është i kënaqur me punën e deritanishme dhe se së shpejti do të ketë një firmë tjetër.
    Nëse Tudor ruan këtë ritëm dhe arrin kualifikimin në Champions League, rinovimi do të ndodhë. 46-vjeçari ka arritur ta shpëtojë anijën nga fundosja dhe gjërat duken pozitive.

  • Dy nigerianë në “radarin” e Juventusit: Osimhen mbetet i preferuari, por pëlqehet edhe Lookman

    Dy nigerianë në “radarin” e Juventusit: Osimhen mbetet i preferuari, por pëlqehet edhe Lookman

    Në shtëpinë bardhezi, vëmendja mbetet e përqendruar te merkatoja e verës, veçanërisht te gjetja e qendërsulmuesit të së ardhmes. Me largimin e pritshëm të Dusan Vlahovic nga “Continassa”, Juventusi po kërkon një zëvendësues të denjë dhe emri që kryeson listën është ai i Victor Osimhen.
    Sulmuesi nigerian është profili ideal për drejtuesit e “Zonjës së Vjetër”, por ka disa pengesa të rëndësishme për t’u kaluar: kërkesat e Napolit nuk zbresin nën 70 milionë euro, paga prej 10 milionë eurosh e Osimhen përbën një barrë të madhe për arkat e klubit. Për këtë arsye, drejtori sportiv Cristiano Giuntoli po shqyrton alternativa më të arritshme.
    Një nga këto është Ademola Lookman. Sipas “Tuttosport”, sulmuesi i Atalantës mund të largohet nga Bergamo, sidomos nëse skuadra e Gian Piero Gasperinit nuk arrin kualifikimin në Ligën e Kampionëve. Megjithatë, edhe kjo pistë nuk është aspak e lehtë. Atalanta nuk do të pranojë një shifër më të ulët se 60 milionë euro, për lojtarin në fjalë ka interesim edhe nga Napoli e disa klube të Premier League.
    Pavarësisht kësaj, Lookman nuk është një qendërsulmues klasik dhe nuk do të zgjidhte përfundimisht boshllëkun që do të linte Vlahovic. Për këtë arsye, Juventusi po monitoron edhe pista të tjera, si ajo franceze që e çon te Jonathan David, i cili pritet të largohet nga Lille si lojtar i lirë në qershor, apo ajo gjermane që e çon te Benjamin Sesko. Sulmuesi i talentuar slloven ka një klauzolë prej 70 milionë eurosh dhe Leipzig nuk është i gatshëm të negociojë për më pak.
    Në një merkato që pritet të jetë shumë dinamike, Juventusi i ka sytë nga dyshja nigeriane, por nuk i mbyll dyert as për alternativa të tjera, në kërkim të golashënuesit që do të udhëheqë repartin ofensiv në të ardhmen.

  • Ranieri, pas 1-1 ndaj Juves: Kur nuk mund të fitosh, e rëndësishme është të mos humbasësh

    Ranieri, pas 1-1 ndaj Juves: Kur nuk mund të fitosh, e rëndësishme është të mos humbasësh

    Një barazim që e mban të pandryshuar distancën nga Juventusi, ndërpret serinë fituese të Romës (7 fitore radhazi para këtij 1-1) dhe, mbi të gjitha, nëse nuk e fik plotësisht ëndrrën për Champions League, e vështirëson realizimin e saj. Duke parë si u zhvillua ndeshja, me avantazhin e Juventusit që erdhi në fund të pjesës së parë, për Ranierin është gjithsesi një rezultat për t’u pritur me kënaqësi të moderuar, edhe pse në fundin e ndeshjes mbetet vend për pak keqardhje.
    “E prisnim një Juventus të tillë, – deklaroi trajneri i Romës pas ndeshjes, – e dinim që Tudor do të sillte mentalitetin e tij, duke luajtur gjithmonë përpara. Bardhezinjtë bënë bërë mirë. Juventusi është një skuadër e madhe dhe do të luftojë për vendin e katërt. Unë nuk kam vënë kurrë bast, por nëse do të duhej të vija një bast, do të thosha se Juve do të përfundojë ndër katër të parët. Kur ne filluam të ngriheshim në lojë, ata shënuan. E nisëm mirë pjesën e dytë, barazuam dhe më pas u stabilizuam. Kur nuk mund të fitosh, e rëndësishme është të mos humbasësh”.
    Tani vjen derbi: “Ndaj Lazios është një ndeshje shumë e rëndësishme. U thashë djemve se tani nis pjesa përfundimtare e kampionatit. Nuk luajtëm keq ndaj një skuadre të madhe si Juventusi, por tani vjen një ndeshje e bukur si derbi. Shpresoj që tifozët të argëtohen dhe të ketë shumë cilësi në fushë”.
    Së fundmi, një koment për të ardhmen e tij: “Pse nuk dua të vazhdoj? Unë u tërhoqa që vitin e kaluar, pastaj pati ekipe që më kërkuan dhe iu thashë që do të kthehesha vetëm për Romën dhe Cagliarin. Nëse do të më kishin thirrur, do të thoshte që ishin në vështirësi. Kur u shkarkua De Rossi, thashë: Mirë, tani do të vijë Juric. Kam 35 vite që udhëtoj përreth botës pa e parë atë realisht. Para se të vdes, dua të udhëtoj dhe të shoh çfarë ka përtej futbollit. Tani është momenti i duhur që të them stop”.

  • Roma nuk njeh humbje me Ranierin në Serinë A, Juventusi humbi mundësinë për t’u ngjitur në zonën Champions

    Roma nuk njeh humbje me Ranierin në Serinë A, Juventusi humbi mundësinë për t’u ngjitur në zonën Champions

    Klaudio Ranieri është duke bërë një punë të shkëlqyer me Romën. Që nga momenti kur mori detyrën si trajneri i verdhekuqve, kryeqytetasit nuk njohin humbje në Serinë A. Roma nuk ka humbur as mbrëmjen e sotme përballë Juventusit, pavarësisht se këta të fundit po përpiqen të tregojnë veten që pas largimit të Tiago Motës.
    Në Olimpiko ndeshja ka përfunduar në baraspeshë 1-1. Lokateli zhbllokoi shifrat në minutën e 40, por në të 49-n ishte Shomurodovi ai që riktheu shifrat në baraspeshë. Juventusi humbi kështu mundësinë për t’ju bashkuar Atalantës në vendin e 3-të. Megjithatë gara për një vend në Ligën e Kampionëve mbetet ende e hapur për bardhezinjtë./Sport Ekspres/

  • Juventusi dominon me Tudor, por ndalet ndaj Romës

    Roma dhe Juventus nuk shkon më shumë se një barazim. Dueli për zonën Europiane në Seria A, u mbyll me rezultatin 1-1 në Olimpico. Skuadra e Tudor do të dominonte për pjesën më të madhe të ndeshjes, veçanërisht në pjesën e parë.
    Në minutën e 40-të, pas një aksioni të Kalulu nga krahu i djathtë, Locatelli ndjek mjaft mirë aksionin dhe me një goditje të bukur me të djathtën e dërgon në rrjetën e portierit Svilar.

    Në fillimin e pjesës së dytë, Shomurodov do të vendoste baraspeshën në Olimpico, duke përfituar nga një hezitim i ekipit torinez. Juventus më pas u hodh në sulm në kërkim të golit, duke ushtruar presion, por rezultati nuk ndryshoi. Bardhezinjtë shkojnë në kuotën e 56 pikëve në vendin e katërt, po aq sa Bologna. Roma mbetet e 7-ta me 53 pikë. /R.Lika-Koha Jonë/

  • Ranieri flet në prag të Roma-Juventus: Shanset e dy skuadrave për në Champions janë të barabarta

    Ranieri flet në prag të Roma-Juventus: Shanset e dy skuadrave për në Champions janë të barabarta

    Roma e Claudio Ranierit, që vjen pas 6 fitoreve radhazi në kampionat, po përgatitet për t’u përballuar me Juventusin e Igor Tudor. Në prag të sfidës në “Olimpico”, tekniku i verdhekuqve e di se nuk mund t’i nënvlerësojë bardhezinjtë:
    “Juventusi ka ndryshuar filozofi loje, tani është një skuadër më vertikale dhe më e vendosur. Çdo ndeshje është një histori më vete. Brenda një ndeshjeje ndodhin disa ndeshje dhe duhet t’i lexosh siç duhet. Juventusi është skuadër e madhe, pati një nisje jo të keqe dhe është ende lart. Do të jetë një ndeshje e bukur. Kemi një kalendar të vështirë, por edhe kush luan kundër nesh nuk mund të thotë që do ta ketë të lehtë.
    Jemi mirë. Celik është rikuperuar, po ashtu edhe Rensch, por nuk besoj se do të jetë në pankinë. Zhvilloi stërvitjen e parë me ne, por nuk bëri lojën në fund, kështu që nuk dua të rrezikoj. Hummels ishte mirë edhe pas Bilbaos, edhe pse ishte shumë i zhgënjyer. Ai është kampion dhe ndihet mirë fizikisht. Sa i përket mbrojtjes, merita është e gjithë skuadrës. Kjo tregon se të gjithë po punojnë në mënyrën e duhur. Pikët që kemi marrë janë rezultat i punës si në mbrojtje, ashtu edhe në sulm”.
    Ranieri, që ka qenë edhe në pankinën e Juventusit, nuk e fsheh dëshirën për një “hakmarrje”, por shpjegon: “Nuk ishte një ndarje traumatike. Unë dhe dy drejtuesit që ishin atëherë te Juventusi e dimë të vërtetën. Nëse ndonjë ditë shkruaj një libër, do të them të vërtetën time. Nuk kam ndjenjë hakmarrjeje, është një ndeshje e madhe mes dy skuadrash që duan të luftojnë për objektiva të rëndësishëm. Shanset për të arritur në Champions janë të barabarta. Dua që tifozët të jenë krenarë për ne, deri tani po ia dalim”.
    Sa i përket dëmtimit të Dybala dhe ndikimit në planet për sezonin e ardhshëm, trajneri verdhekuq shtoi: “Dybala është i rëndësishëm për ne, e llogarisim shumë edhe sezonin e ardhshëm”.
    Pas Juventusit, Roma pret derbin ndaj Lazios, por Ranieri mbetet i fokusuar te bardhezinjtë: “Nuk bëj llogari, nuk i kam bërë as për kupat. Luajnë gjithmonë ata që janë në formën më të mirë. I njoh lojtarët mjaft mirë dhe e di gjendjen e tyre fizike. Kur një lojtar nuk arrin më të bëjë gjërat që bënte më parë, duhet ndërhyrë”.
    Për trajnerin e ardhshëm të Romës: “Nuk flas, e dini tashmë…”

  • Pjaniçi tregon për cilën i rrihte zemra më shumë: Fanellën e Romës e ndjeja më tepër se të Juventusit

    Pjaniçi tregon për cilën i rrihte zemra më shumë: Fanellën e Romës e ndjeja më tepër se të Juventusit

    Miralem Pjaniç ka dhënë një intervistë për “Il Tempo”-n, ku ka treguar ndjesitë e tij rreth përvojave te Roma dhe te Juventusi. Mesfushori boshnjak është shprehur se e ka ndjerë më tepër fanellën e Romës. Por nga ana tjetër ka deklaruar se Juventusi është një klub më i madh dhe me tifozë në mbarë Italinë.
    “Në Torino kam fituar më shumë, por fanellën e Romës e ndjeja. E kam dashuruar vendin dhe derbin. Nga ana tjetër, te Juventusi je te një klub botëror, që njihet kudo dhe i ka stadiumet plot në të gjithë Italinë. Jam gjithashtu shumë i lidhur edhe me fanellën bardhezi. Përvoja të ndryshme, por klube të jashtëzakonshëm”, ka thënë Miralem Pjaniçi./Sport Ekspres/

  • Nga kombëtarja e Brazilit te Juventusi dhe jeta e tij italiane, Bremer rrëfehet për shumëçka

    Nga kombëtarja e Brazilit te Juventusi dhe jeta e tij italiane, Bremer rrëfehet për shumëçka

    Gleison Bremer, gjatë episodit të dytë të podcast-it të tij “Bremer Inside”, ka folur rreth vendlindjes: “Më mungon ajo liri, pak edhe plazhet, natyra vetë. Kur rritesh, fillon të kuptosh futbollin dhe të jesh kompetitiv, kombëtarja e Brazilit është objektivi kryesor.
    Të jesh i thirrur në kombëtare është nder, krenari, edhe për mua nuk ka qenë ndryshe. Në thirrjen e parë isha në shtëpi me familjen, e prisja dhe ishte një moment i lumtur. Mendoja me vete: A do ta kem këtë thirrje edhe pastaj, kur të vijë Kupa e Botës? Dhe kështu ndodhi”.
    Për Italinë, shtëpinë e tij të dytë: “Jam gjithashtu një piemontes, një qytetar i Torinos, shumë shpejt do të më japin ‘çelësat’ e qytetit. Italia është në përgjithësi shumë e qetë, plazhet janë të bukura, më pëlqen shumë të shkoj në Sardenjë me gruan time. E vlerësoj stilin elegant të italianëve, është vërtet bukur.
    Viti im i parë në Itali ka qenë i vështirë sepse, përveç të gjitha pengesave normale të adaptimit, nuk luaja dhe nuk shkonte mirë as brenda e as jashtë fushës. Por besoj se gjithçka ka një qëllim dhe një arsye, ndaj ia ka vlejtur. Sa herë kthej kokën pas shoh nga ia kam nisur dhe çfarë kam dashur të bëj për të qenë aty ku jam sot”.
    Për aventurën e tij te Juventusi: “Momentet më të bukura ishin vitin e kaluar, kur fituam Kupën e Italisë. Doja të vazhdoja dhe të përpiqesha të fitoja kampionatin, pra diçka edhe më të madhe, por kjo është një histori që ende nuk e kam shkruar këtu te Juventusi. Fatkeqësisht u lëndova, por do të kthehem më i fortë dhe do të sjellim shumë gëzim për tifozët, do të fitojmë tituj të mëdhenj”.