Tag: juventusi

  • “Ishim në një turne në Venecia në 2015”! Njeriu që rriti Ernest Muçin zbulon prapaskenën: E kërkoi direkt Juventusi

    “Ishim në një turne në Venecia në 2015”! Njeriu që rriti Ernest Muçin zbulon prapaskenën: E kërkoi direkt Juventusi

    Ernest Muçi është padyshim lojtari i momentit te Shqipëria. Futbollisti shqiptar po kërkon titullin kampion me Trabzonsporin dhe sot ka shënuar dy gola të tjerë kundër Goztepes, ky goli i dytë ishte sërish spektakolar. I ftuar në “Mega Sport” që transmetohet në “A2 CNN” ishte edhe një prej trajnerëve apo më saktë njeriu që e ka formuar Mucin në moshat më të vogla, Eduart Zhupa. Ai ka treguar edhë një detaj të bukur në lidhje me lojtarin tonë.
    “Kemi bërë një turne për Mucin në 2015 në Venecia dhe Mucin e kërkoi Juventusi. E kërkoi direkt Juventusi, që në atë moshë. Erdhën dhe e panë atje, por ka ndryshuar ligji tani që lojtarët tanë nuk quhen të huaj në Itali, atëherë quheshin të tillë. Kështu kishte shumë probleme me dokumentacionin, mosha, kishte shumë faktorë. Kjo tregon që futbolli shqiptar ka talente”, tha Zhupa. /Sport Ekspres/?

  • Edon Zhegrova llogaritet një nga lojtarët më kreativë të Juventusit

    Edon Zhegrova llogaritet një nga lojtarët më kreativë të Juventusit

    Edon Zhegrova ende nuk është lojtar startues te Juventusi. Rrjedhimisht ende nuk është prej lojtarëve më të rëndësishëm të skuadrës italiane. Por kosovari është prej lojtarëve më atraktivë të “zonjës së vjetër”, me atë që bën me top në fushën e lojës, dhe përfundimisht prej më të ekspozuarve po ashtu. Thuajse nuk kalon ditë që klubi torinez nuk bën ndonjë postim për apo me Zhegrovën.
    Për shembull të premten pasdite postoi një fotografi të Zhegrovës së buzëqeshur, duke paralajmëruar diçka që po vjen. Një fotografi e Zhegrovës është publikuar nga Juventusi në rrjetet sociale edhe të enjten. Përshkrimi i saj ishte: “Kur ai e bën atë shikim… e dini se diçka po vjen”. Po të enjten, Juve publikoi në rrjetet sociale një video me momente “magjike” të Zhegrovës në ndeshjen për kupë ndaj Udinezes. Në ndeshjen e mesjavës 26-vjeçari luajti pak, por kishte momente të shkëlqyera individuale.
    “Edoni në zonë”, ka shkruar Juve, duka ia bashkangjitur postimit një flamur të Kosovës. “Mirë se vini në shfaqjen e Edon Zhegrovës”, ishte shkrimi i Juves në postimin e 3 dhjetorit, në të cilin ishin paraqitur po ashtu momente nga shfaqja e tij në ndeshjen e 2 dhjetorit ndaj Udinezes. Dhe natyrisht kosovari nuk ka munguar në rrjetet sociale të Juves as menjëherë pas ndeshjes për kupë. Thuajse të gjitha komentet, jo vetëm të shqiptarëve, janë që Zhegrova meriton dukshëm më tepër hapësirë se që është duke i dhënë Juventusi.
    Se ndoshta meriton më shumë minuta, ka thënë edhe trajneri i Juves, Luçiano Spaleti, pas ndeshjes së fundit. Postimet për Zhegrovën janë shumë të shikuara e të komentuara dhe kjo mund të jetë tjetër arsye që ai nuk mungon asnjëherë. Miliona shikime ka secila video e Juves me Zhegrovën në të. Por postimet e shpeshta po ashtu dëshmojnë pritjet që klubi i madh italian ka prej lojtarit atraktiv të Kosovës.

  • (VIDEO) Juventusi siguron kualifikimin, VAR e bën “çorb”. Rikthehet Zhegrova me shkëndija magjike!

    (VIDEO) Juventusi siguron kualifikimin, VAR e bën “çorb”. Rikthehet Zhegrova me shkëndija magjike!

    Juventusi ka siguruar një kualifikim të rëndësishëm në çerekfinalet e Kupës së Italisë, pasi mposhti Udinesen me rezultat 0-2, në një sfidë ku ekipi i Luciano Spallettit ishte superior dhe e menaxhoi me qetësi ndeshjen nga fillimi deri në fund.
    Zonja e Vjetër kaloi në epërsi në minutën e 23-të, kur Jonathan David finalizoi me qetësi një pasim të saktë, duke goditur në këndin e poshtëm.
    VIDEO E GOLIT TE DAVID – VIDEO
    Vetëm pak minuta më vonë, David e dërgoi sërish topin në rrjetë (33’), por goli u anulua për pozicion jashtë loje – vendim i konfirmuar nga VAR-i qe gaboi pasi nuk mori lojtarin e duhur ne vijen kompjuterike te matjes.
    VIDEO
    Edhe Udinese pati një gol të anuluar për pozitë jashtëloje (30’), dhe pjesa e parë u mbyll me rezultatin 1-0.
    Në minutën e 56-të, Juventus u detyrua të kryente një ndërrim të detyruar, me Manuel Locatelli që zëvendësoi Federico Gattin e lënduar. Vetëm pak minuta më pas erdhi momenti vendimtar i ndeshjes: një ndërhyrje në zonë çoi në shqyrtim nga VAR-i, dhe në minutën e 67-të gjyqtari akordoi penallti.
    VIDEO E GOLIT LOCATELLI
    Manuel Locatelli mori përgjegjësinë dhe realizoi në mënyrë perfekte për 0-2, duke mbyllur praktikisht ndeshjen. Në minutën e 81-të, Luciano Spalletti hodhi në fushë Edon Zhegrovën, i cili luajti mbi dhjetë minuta dhe u përdor si zëvendësimi i fundit i Juventusit.
    VIDEO E ZHEGROVES
    Shqiptari ishte i pandalshëm për aq minuta sa luajti duke treguat uri dhe vendosmeri dhe duke i ngritur në këmbë tifozët në tribuna.
    Në kohën shtesë, Juventusi shënoi edhe një herë, kur Joao Mario asisoi te Lois Openda, që shënoi për 3-0. Por edhe ky gol u anulua nga VAR për pozitë jashtëloje milimetrik.

  • Szczesny zbulon marrëveshjen me Flick për të vazhduar duhanpirjen: Më tha që…

    Szczesny zbulon marrëveshjen me Flick për të vazhduar duhanpirjen: Më tha që…

    2 Dhjetor 2025

    8:00

    Alfred Lleshi

    Wojciech Szczesny ka rrëfyer për “GQ Polonia” një marrëveshje të veçantë me Hansi Flick, që i lejon të vazhdojë të pijë duhan te Barcelona. Portieri polak shpjegoi se gjithçka nisi gjatë një momenti qetësie: “Së fundmi unë dhe trajneri ishim ulur në sauna dhe e pyeta çfarë mendonte.
    Trajneri u përgjigj se e vetmja gjë që ka rëndësi është ajo që bëj në fushë. ‘Për sa kohë je superprofesional, mund të pish duhan edhe gjatë festës së titullit’”. Szczesny krahasoi më pas përvojën e tij të re me vitet te Juventusi, duke theksuar ndryshimin e madh të atmosferës:
    “Barcelona më jep gëzimin e pastër të të qenit futbollist. Juventusi është një rutinë e përditshme nën presion maksimal. Aty, fitorja është e vetmja gjë që ka rëndësi. Dhe këtë kam pasur mundësinë ta mësoj te Juventusi”.

  • Moggi zbulon “rrengun e pabesë” që përdori për kalimin e Nedved nga Lazio te Juventusi

    Moggi zbulon “rrengun e pabesë” që përdori për kalimin e Nedved nga Lazio te Juventusi

    Luciano Moggi zbulon “rrengun” që përdori për të bërë të mundur kalimin e Pavel Nedved nga Lazio te Juventusi në verën e vitit 2001: “Pavel nuk donte të vinte te Juventusi. Nuk ishte çështje parash, por zgjedhje jete. E telefonova disa herë, por ai nuk donte t’ia dinte: Drejtor, faleminderit, por jam mirë te Lazio dhe po jetoj shkëlqyeshëm në Romë. Banoj pranë fushave të golfit, diçka fantastike. Këtu, unë dhe familja ime kemi gjithçka, pse duhet të largohemi?
    Është një nga të paktat ‘jo’ që kam marrë në jetën time, që nuk më kanë bërë të tërbohem, por fjala ‘dorëzim’ nuk ekziston në fjalorin tim. Duhet të luftosh gjithmonë, edhe kur fitorja duket e pamundur. U desh një lëvizje gjeniale për të marrë ‘po’-në e lojtarit.
    E telefonova sërish, ndërsa ishte në Pragë për pushime: Pavel, më bëj një nder, hajde e hidhi një sy Torinos. Nuk të them të vish patjetër te Juventusi, por të paktën shikoje qytetin. Pastaj, nëse vendos të thuash ‘jo’, mbetemi miq si më parë. Do të dërgoj një avion privat nga Italia, që të mos të shohë askush…

    Pavel pranoi dhe ra në grackë. Mbylla telefonin dhe lajmërova gazetat dhe televizionet: Po vjen Nedved… Të nesërmen, Pavel aterroi në Torino dhe, kur zbriti shkallët e avionit, u gjet përballë një turme gazetarësh. Sigurisht, bëra sikur u habita dhe u nervozova, por brenda meje po gëzoja si i çmendur dhe shijoja që tani shijen e fitores.
    Nedved e mori veten kur e çuam të vizitonte ‘Circolo Golf Torino’, një nga më të bukurit dhe më magjepsësit në Pianura Padana, dy hapa larg mrekullisë së Reggia di Venaria Reale. Sytë e Nedved shkëlqyen teksa shijonte atë parajsë. Lojtari mbeti i mahnitur nga gjithë ajo bukuri. Juventusi ishte më afër. Pjesën tjetër e bënë tifozët e Lazios pas asaj mbërritjeje të papritur në Torino.
    Ata e shndërruan Nedvedin nga idhull në tradhtar. Për të ishin ditë protestash në Romë. Momente të vështira, që kulmuan më 4 korrik, me dorëzimin e tij: OK, firmos për Juventusin. Ishte fitorja jonë, por edhe e tij. Me bardhezinjtë fitoi pothuajse gjithçka, me qershinë mbi tortë ‘Topin e Artë’ në vitin 2003″.

  • Juventus, kujdes “faktorin Champions”! Asnjë fitore, direkt pas angazhimeve europiane

    Juventus, kujdes “faktorin Champions”! Asnjë fitore, direkt pas angazhimeve europiane

    29 Nëntor 2025

    10:20

    Alfred Lleshi

    Nuk ka vend më për gabime. Pas fitores së vështirë në Champions League ndaj Bodo/Glimt, Juventusi rikthehet në kampionat, por ende nuk ka gjetur vazhdimësinë. Bardhezinjtë nuk kanë fituar asnjë ndeshje pas angazhimeve europiane këtë sezon. Me Spallettin në pankinë, deri tani kanë fituar vetëm debutimin ndaj Cremonese, ndërsa më pas kanë regjistruar dy barazime me Torinon dhe Firentinën, skuadra në vështirësi, duke rrezikuar objektivin e vendit të katërt.
    Aktualisht, Juventusi renditet i shtati dhe edhe me fitore ndaj Cagliarit nuk mund të ngjitet më lart për shkak të rezultateve të Como, Bologna dhe Interit. Fitorja ndaj Cagliarit është domosdoshmëri për të mos humbur kontaktin me zonën europiane dhe shmangur rënien pas Lazios, nëse bardhekaltrit mund ta mposhtin Milanin.
    Pas kësaj ndeshjeje, Juventusi do të përballet me një kalendar të vështirë: më 7 dhjetor ndaj Napolit në “Maradona”, pastaj Bologna e motivuar dhe ndërmjet tyre sfida vendimtare e Champions League me Pafos. Cikli përfundon më 20 dhjetor në shtëpi ndaj kryesueseve të Romës.

  • Dështim te Juventusi/ Shpërthen sulmuesi brazilian: Po paguaj shokët për asistet…

    Dështim te Juventusi/ Shpërthen sulmuesi brazilian: Po paguaj shokët për asistet…

    Kaio Zhorzh disa vite më parë zbarkoi te Juventusi si një premtim i madh i futbollit brazilian. Por ai nuk la kurrë shenjë te bardhezinjtë dhe kalimi i tij te Frozinone në huazim nuk është se e ndihmoi.
    Futbollisti u kthye përsëri në Brazil, ku tashmë është pjesë e Kruzeiros dhe në sezonin aktual po shënon me një ritëm të pabesueshëm. Më sa duket, sekreti i këtij shpërthimi është fakti se paguan shokët e skuadrës që t’i japin asiste për golat, duke përmirësuar kështu statistikat e tij para portës.
    Këtë e ka pranuar edhe vetë futbollisti pas ndeshjes së fundit, të mbyllur 3-3 ndaj Juventude, ku ai shënoi 2 gola. Lojtari pranoi se i kishte paguar rreth 500 euro shokut të tij të skuadrës, Kaiki, për një prej asisteve.
    “Ndaj Juventude i bëra pagesën Kaikit. Ai më detyron gjithmonë ta paguaj sa përfundon ndeshja. Edhe vlera është rritur, është bërë shumë e kripur. Por e bëj për të arritur ëndrrën që kam”, tha sulmuesi brazilian pa e fshehur aspak mënyrën që ka gjetur për të rritur statistikat e tij para portës, në një sezon ku tani ka arritur kuotën e 21 golave.

  • Juventusi bllokohet në Bodo pas fitores, stuhia vendos në rrezik rikthimin në Torino

    Juventusi bllokohet në Bodo pas fitores, stuhia vendos në rrezik rikthimin në Torino

    Juventusi fitoi 2-3 kundër Bodo/Glimt në Norvegji mbrëmjen e të martës. Sfida u vendos vetëm në minutat shtesë, teksa “Zonja” siguroi fitoren e parë të sezonit në fazën e ligës së Champions League.
    Në një mbrëmje të acartë djemtë e Spallettit ditën të përmbysnin rezultatin, duke marrë tri pikë. I ftohti i ka shoqëruar bardhezinjtë prej tre ditësh, ndërsa rrezikojnë mos kthehen sipas programit në Torino.
    Ne aeroportin e Bodos disa fluturime janë shtyrë dhe mbi 1 mijë pasagjerë po presin, kjo pasi pista ka ngrica dhe borë. Klubi i Juves e ka programuar udhëtimin për në orën 12:00 të kësaj mesdite, por mediet në Itali bëjnë me dije se kushtet e vështira atmosferike dhe një stuhi bore pritet që të zhvendosë programin, edhe pse ende asgjë nuk është vendosur.
    Fakt është se dje, drejtori Comolli dhe Chiellini u bllokuan të Suedi dhe u detyruan të udhëtonin me makinë drejt Bodos, kjo për shkak të motit të keq dhe anulimit të shumë fluturimeve.

  • Juventusi i shpëton “turpit” në minutën e 91-të, bardhezinjtë mposhtin Bodo/Glimtin dhe mbajnë gjallë shpresat për kualifikim

    Juventusi i shpëton “turpit” në minutën e 91-të, bardhezinjtë mposhtin Bodo/Glimtin dhe mbajnë gjallë shpresat për kualifikim

    Juventusi ka marrë tre pikë mjaft të vyera mbrëmjen e sotme. Megjithëse përballë në fushën e lojës kishin një kundërshtar të lehtë në letër, transferta norvegjeze rezultoi e vështirë për bardhezinjtë. Vendasit kaluan të parët në epërsi me anë të golit të shënuar nga Blombergu në minutën e 27. Pjesa e parë përfundoi me avantazhin ne Bodo/Glimtit, ndërsa e dyta nisi vrullshëm për Juventusin.
    Openda riktheu baraspeshën në minutën e 48, ndërsa në të 59-n ishte Mekeni që ktheu rezultatin në favor të “zonjës së vjetër”. Por kur dukej se fitorja ishte siguruar, ekipi norvegjez befasoi Juventusin. Bodo/Glimti fiton një 11 metërsh, i cili u shndërrua në gol nga Sondre Feti në minutën e 87. Megjithatë gjiganti italian nuk u dorëzua. Në minutën e 90+1 Dejvidi rundi rrjetën dhe vulosi shifrat përfundimtare në 2-3 në favor të bardhezinjve. Me këtë fitore Juventusim ban gjallë shpresat për kualifikimin në fazën me eleminim të drejtpërdrejtë të Ligës së Kampionëve./Sport Ekspres/

  • Juventusi detyron Spallettin të heqë dorë nga supersticioni i veshjes

    Juventusi detyron Spallettin të heqë dorë nga supersticioni i veshjes

    18 Nëntor 2025

    7:56

    Alfred Lleshi

    Luciano Spalletti duhet të heqë dorë nga tutat, të cilat do t’i kishte veshur me dëshirë edhe në aventurën e tij të re te Juventusi. Për të ishte çështje komoditeti, por edhe supersticioni, pasi pikërisht me tuta fitoi titullin te Napoli. “Tuttosport” shkruan se te Juve rregullat janë të qarta dhe nuk lejojnë përjashtime.
    Edhe pse Spalletti do të donte të rikthente në Serie A veshjen e tij “fatlume”, tutat e gjata, gri dhe errët, shpesh të kombinuara me një xhup, për të neutralizuar kabalat dhe ndier më i qetë, kjo nuk është e mundur në klubin bardhezi.
    Te Juventusi, kodi i veshjes në pankinë është i pandryshueshëm; trajnerët shfaqen vetëm me veshje elegante, me kostum, xhaketë dhe kravatë. Ky rregull u forcua pas periudhës së Sarrit, të cilit iu lejua thjesht një polo me mëngë të gjata si kompromis. Për Spallettin nuk parashikohen lëshime, ai do të duhet ta sfidojë fatin duke veshur një komplet formal.