Tag: justin

  • Hailey Bieber “përgjigjet” pas heqjes së unazës dhe thashethemeve për përçarje me Justin-in

    Hailey Bieber “përgjigjet” pas heqjes së unazës dhe thashethemeve për përçarje me Justin-in

    Hailey Bieber u pa sërish me unazën e martesës në dorë gjatë një daljeje në New York të shtunën mbrëma, vetëm një ditë pasi mungesa e saj shkaktoi reagime të forta në rrjet. Të premten, modelja 28-vjeçare u fotografua pa unazë, duke nxitur spekulime për një krizë me Justin Bieber, veçanërisht pas raportimeve për një debat të tensionuar mes tyre në Ditën e Babait.
    Sipas burimeve pranë çiftit, Hailey dyshohet se e ka quajtur Justin-in një “fëmijë të mallkuar” dhe i ka kërkuar të kërkojë ndihmë profesionale, pas postimeve të çuditshme që ai ndau në rrjetet sociale atë ditë.
    Ndërkohë, rikthimi i unazës në dorën e saj duket si një përpjekje për të qetësuar zërat, edhe pse fansat mbeten me mendje të ndarë për gjendjen e vërtetë të martesës së tyre.

  • VIDEO/ Shpërthimi i Justin Bieber ndaj paparacëve bën xhiron e rrjetit: Po më provokoni

    VIDEO/ Shpërthimi i Justin Bieber ndaj paparacëve bën xhiron e rrjetit: Po më provokoni

    Një video e re që po qarkullon në media dhe rrjetet sociale tregon Justin Bieber në një gjendje të acaruar, duke bërtitur ndaj paparacëve dhe duke u përpjekur t’i largojë nga shtëpia e tij në Malibu.

    Prej kohësh kanë qarkulluar thashetheme për gjendjen mendore të këngëtarit, të cilat janë ushqyer edhe nga postimet e tij të çuditshme në rrjetet sociale. Megjithatë, ka raste kur edhe një personazh publik , sado që ndan detaje nga jeta e përditshme, përpiqet të vendosë kufij mes privatësisë dhe jetës publike.
    Në video, 31-vjeçari dëgjohet duke thënë:“Mos më pyes më si jam. Largohu. Jam një njeri i vërtetë me një familje të vërtetë. Dhe ti je mu përballë meje.”

    Ai vazhdon me tone të ashpra:“Ndaleni këtë marrëzi. Nuk do të them asgjë sot. Nuk jemi shokë.”
    Bieber shton se është baba dhe se paparacët po shkelin pronën e tij private, duke qëndruar përballë makinës së tij. Kur njëri prej tyre i uron “Gëzuar Ditën e Babait”, ai reagon edhe më fort:
    “Nuk të njoh. Nuk i afrohesh njerëzve që nuk i njeh dhe të thuash budallallëqe me një kamerë në fytyrën e tyre. Nuk ka rëndësi nëse jam i famshëm apo jo. Nuk ka rëndësi nëse jam person publik.”
    Ai mbyll duke theksuar:
    “Do ta nxirrni këtë video jashtë kontekstit, si gjithmonë. Më merr për budalla? Kam arritur në kufijtë e durimit tim dhe kërkoj respekt. E ngatërroni zemërimin tim me mungesën e respektit. Jam i zemëruar sepse nuk po më respektoni.”
    /vizionplus.tv

  • Në krizë me Hailey Bieber? Justin Bieber flet hapur për sfidat e dashurisë

    Në krizë me Hailey Bieber? Justin Bieber flet hapur për sfidat e dashurisë

    Justin Bieber ka ndarë së fundmi një mesazh të thellë në rrjetet sociale, ku ka folur hapur për sfidat emocionale që ka përjetuar në lidhje me dashurinë dhe vetëvlerësimin. Në një seri postimesh në Instagram më 7 maj, këngëtari 31-vjeçar ka pranuar se herë pas here ndjen një nevojë të vazhdueshme për të “fituar dashurinë”, duke e përshkruar këtë përpjekje si “rraskapitëse”.
    “Dashuria nuk është diçka që merr, por diçka që pranohet,” ka shkruar Justin. “Përsëri e gjej veten duke u munduar të fitoj dashurinë, dhe kjo është shteruese.”
    Pavarësisht se është i vetëdijshëm për dashurinë që merr nga të tjerët, Justin ka pranuar se shpeshherë lufton me idenë se dashuria duhet të “fitohesh”. “Më ka lodhur përpjekja për të provuar se e meritoj dashurinë,” ka shtuar ai. “Por kjo ka ndikuar edhe në ndjesinë e privilegjuar në disa raste.”

    Ai ka theksuar se dashuria e vërtetë është pa kushte, duke shtuar: “Dashuria e vërtetë është dhuratë, pa pritshmëri.”

    Ky postim nuk është hera e parë që Justin është i hapur për ndjenjat e tij. Në mars, ai ndau një tjetër mesazh në Instagram, ku tregoi se ndonjëherë ka ndier se është i pavlerë dhe se ka luftuar me ndjenjat e pasigurisë përballë sfidave të jetës.
    Megjithatë, këto përvoja nuk kanë ndikuar në marrëdhënien e tij me bashkëshorten, Hailey Bieber. Në një postim më 24 prill, ai shprehu se: “Nëse do të isha në vendin tënd, do të ishte e vështirë të mos ishe xheloz për mua dhe Hailey që po kalojmë çmendurisht bashkë.”
    Justin dhe Hailey janë të martuar që nga viti 2018 dhe janë prindër të një djali 8-muajsh, Jack Blues Bieber. Pavarësisht sfidave personale, ata vazhdojnë të mbështesin njëri-tjetrin dhe të shijojnë momente të lumtura bashkë.

  • Ç’po ndodh me Justin?Postet enigmatike, paraqitjet e çuditshme dhe përfshirja në kult

    Ç’po ndodh me Justin?Postet enigmatike, paraqitjet e çuditshme dhe përfshirja në kult

    Gjatë dy muajve të fundit, Justin Bieber ka qenë në qendër të vëmendjes, jo për muzikën e tij, por për një sërë sjelljesh dhe vendimesh enigmatike që kanë shkaktuar shqetësim tek fansat dhe bashkëpunëtorët e tij. Nga paraqitja e tij në Coachella deri tek thashethemet për përfshirjen e tij në një kult, ngjarjet e muajve të fundit përshkruajnë një periudhë trazirash në jetën e artistit.
    Dikur “adoleshenti i artë” i estradës po kalon një periudhë tranzicioni personal, me lëvizje që ngrenë pikëpyetje për drejtimin që po zgjedh. Largimi i tij nga bashkëpunimet e mëparshme, përpjekjet e tij të reja artistike dhe besimi i tij i forcuar fetar përbëjnë një portret kompleks të një artisti në kërkim të identitetit.
    Pamja e Coachella dhe shqetësimet për shëndetin e tij
    Gjatë festivalit Coachella në prill 2025, Bieber u pa duke pirë duhan atë që dukej të ishte marihuanë, pranë vëllait të tij 15-vjeçar, Jaxon. Gruaja e tij, Hailey, ndërhyri në mënyrë diskrete, duke e hequr Jackson nga skena. Ky incident, së bashku me paraqitjet e tjera të Bieber ku ai shfaqej i çorientuar dhe i paqëndrueshëm, ngjalli shqetësime për shëndetin e tij mendor dhe fizik.
    Në fund të marsit, Justin Bieber pranoi se kishte “probleme të menaxhimit të zemërimit” dhe theksoi se nuk e pëlqen veten kur ndjen se nuk është autentik. Ylli i popit postoi një sërë mesazhesh të fshehta në rrjetet sociale, duke i shoqëruar me foto dhe video të tij duke luajtur muzikë me një grup. Në mbishkrimin e postimit të tij, këngëtari 31-vjeçar iu referua karakterit të tij, duke theksuar se dëshiron të evoluojë si person.
    Mëngjesin e së mërkurës së 8 prillit, kur këngëtaripo shijonte kafen me miqtë në Palm Springs, një nga paparacët e pranishëm aty e përshëndeti me një “mirëmëngjes”. Megjithatë, ky gjest në dukje i pafajshëm bëri që të shpërthejë Bieber, i cili filloi të reagojë ashpër para kamerave. Këngëtari iu afrua personalisht secilit prej katër fotografëve duke i akuzuar se interesohen vetëm për paratë dhe jo vetë njerëzit.
    Miku i ngushtë dhe ish-bashkëpunëtori i Bieber, Ryan Goode, ka shprehur publikisht shqetësimin se Bieber mund të ketë qenë i përfshirë në një kult , duke iu referuar kishës Churchome dhe pastorit Judah Smith. Bieber ka ndarë mendime për besimin e tij në mediat sociale, duke thënë se, pavarësisht dobësive të tij, ai beson se Zoti po e përdor jetën e tij për një qëllim.
    Më 23 Prill 2025, Justin Bieber postoi një mesazh në Instagram për besimin e tij në Zot, mes thashethemeve për probleme shëndetësore dhe krizë personale.
    Sjellja e Bieber-it tani po komentohet çdo ditë në rrjetet sociale, me disa fansa të shqetësuar se “adoleshenti i dashur” ka marrë një kthesë të gabuar në jetën e tij. Mirëpo, në internet mbizotëron mendimi se artisti i njohur dhe sindroma me të cilën përballet ka ndikuar edhe në gjendjen e tij mendore.
    Paqëndrueshmëria emocionale e Bieber dhe ndryshimet e disponimit publik mund të lidhen gjithashtu me një kapitull më pak të spikatur në jetën e tij: diagnozën e tij me sindromën e rrallë Ramsay Hunt. Sindroma neurologjike, të cilën ai e zbuloi publikisht në vitin 2022, rezultoi në paralizë të përkohshme në fytyrën e tij, vështirësi në të folur dhe të shprehur. Edhe pse ai ka bërë përparim të konsiderueshëm që atëherë, dihet se situata të tilla mund të lënë disa shenja psikologjike te disa njerëz, duke ndikuar në vetëvlerësimin, sjelljen sociale dhe disponimin e përgjithshëm. Në këtë kontekst, qëndrimi i tij aktual, sipas fansave, mund të interpretohet si pjesë e një procesi të gjatë rikuperimi – jo vetëm fizik, por edhe të brendshëm.

  • Shqetësime për Justin Bieber, shoku i tij beson se është “i bllokuar” në një kult

    Shqetësime për Justin Bieber, shoku i tij beson se është “i bllokuar” në një kult

    Justin Bieber është në qendër të vëmendjes për shkak të shqetësimeve nga miqtë e tij të afërt lidhur me ndikimin e kishës Churchome dhe pastorit Judah Smith në jetën e tij.Ryan Good, mik i vjetër dhe bashkëthemelues i markës Drew House, ka ndërprerë kontaktet me këngëtarin dhe shpreh shqetësime për një ndikim të mundshëm “kultik” nga Churchome, ku Smith ka marrë edhe rol në drejtimin e markës.
    Bieber së fundmi ka njoftuar largimin e tij nga Drew House, duke kërkuar që fansat të mos e mbështesin më markën. Sjelljet e tij të fundit në publik kanë nxitur shqetësime për shëndetin e tij mendor, ndërsa zëdhënësit e tij i kanë quajtur këto raportime “thashetheme të pabaza”.Çfarë është Churchome?
    Churchome është një kishë e krishterë me qendër në Seattle me një prani në Los Angeles, e cila vitet e fundit ka fituar një popullaritet të veçantë në mesin e qarqeve të famshëm. Ai udhëhiqet nga Pastor Judah Smith, i njohur për stilin e tij bashkëkohor dhe jo modest, me një mesazh qendror të pranimit, konceptit të komunitetit dhe lidhjes me Zotin përmes përvojave të përditshme.
    Churchome përdor gjerësisht mediat dixhitale, madje ka një aplikacion të veçantë për pajisjet celulare, ndërsa promovon një model të ri funksionimi të quajtur “kisha në shtëpi”, përmes të cilit anëtarët mund të marrin pjesë në ceremoni dhe aktivitete nga distanca. Mes ndjekësve të saj janë disa të famshëm, si Justin Bieber dhe gruaja e tij Hailey, të cilët mbajnë lidhje të ngushta me Pastor Smith.
    Churchome është një kishë me qasje moderne dhe ndjekës të famshëm, por është kritikuar për qasje të ngjashme me kultin dhe përqendrim të tepruar tek udhëheqësi, Judah Smith.

  • Justin Bieber publikoi për herë të parë të birin në rrjete sociale

    Justin Bieber publikoi për herë të parë të birin në rrjete sociale

    Këngëtari i famshëm Justin Bieber ka ndarë për herë të parë një foto me djalin e tij, Jack Blues, në rrjetet sociale.
    Në imazh, i vogli shfaqet duke u zvarritur në dysheme, veshur me një këmishë të verdhë dhe pantallona të shkurta jeshile.
    Ky moment i veçantë është ndarë me fansat, duke treguar dashurinë dhe lumturinë e tij për familjen. Postimi ka marrë një vëmendje të madhe, dhe fansat kanë reaguar me emocion për këtë pjesë intime të jetës së këngëtarit, i cili ka vendosur të mbajë ende një pjesë të jetës private.

  • Miliona dollarë borxhe? Të afërmit thonë se Justin Bieber është në krizë të thellë financiare

    Miliona dollarë borxhe? Të afërmit thonë se Justin Bieber është në krizë të thellë financiare

    Justin Bieber po përballet me një periudhë të vështirë në jetën e tij, ndërsa burime pranë këngëtarit kanë shprehur shqetësimin e tyre për gjendjen emocionale dhe vendimet që ai po merr kohët e fundit.
    Sipas People, Bieber është “i rrethuar nga shumë demonë” dhe ka marrë disa vendime të gabuara që po ndikojnë negativisht në marrëdhëniet miqësore, financat dhe bizneset e tij.
    Një ndër faktorët që e kanë rënduar situatën është përfshirja indirekte në gjyqin e Sean “Diddy” Combs, me të cilin kishte pasur lidhje në mesin e viteve 2010. Gjithashtu, raportet e tensionuara me ish-menaxherin Scooter Braun – i cili u tërhoq nga menaxhimi i artistëve në vitin 2024 – kanë shtuar stresin për këngëtarin.

    Një tjetër zhvillim i papritur ishte edhe shkëputja e plotë e Bieber nga marka e tij e veshjeve, Drew House. Më 10 prill, ai deklaroi publikisht:“Unë, Justin Bieber, nuk jam më i përfshirë në këtë markë. Drew House nuk përfaqëson më mua, familjen apo jetën time.”
    Për më tepër, burimet pohojnë se pas anulimit të turneut të tij në vitin 2022, Bieber ka mbetur me borxhe që kapin shifra prej miliona dollarësh.
    Fansat dhe të afërmit e tij shpresojnë që ylli kanadez të arrijë të kalojë këtë periudhë të vështirë dhe të rikthehet më i fortë.

  • “Miliona dollarë borxhe”/ Justin Bieber në krizë të thellë financiare?

    “Miliona dollarë borxhe”/ Justin Bieber në krizë të thellë financiare?

    Showbiz E Enjte, 17 Prill 2025 12:50
    Njerëzit të afërt të Justin Bieber janë të shqetësuar për këngëtarin.
    “Ai po përballet me shumë demonë të ndryshëm tani”, thotë burimi, sipas medias së njohur ‘People‘. “Ai po merr disa vendime vërtet të këqija kohët e fundit, duke ndikuar më tej në miqësi, para dhe biznes.”

    Ndër faktorët stresues me të cilët po merret Bieber janë gjyqi i Sean “Diddy” Combs (me të cilin Bieber ishte i lidhur në mesin e viteve 2010) dhe marrëdhëniet e tij të tensionuara me ish-menaxherin Scooter Braun, i cili njoftoi tërheqjen e tij në 2024.
    Bieber gjithashtu ka ndërprerë publikisht lidhjet me markën e tij të modës Drew House.
    “Unë Justin Bieber nuk jam më i përfshirë në këtë markë. Drew House nuk përfaqëson mua, familjen apo jetën time,” shkroi ai më 10 prill.”
    Burimet pohuan gjithashtu se Bieber kishte mbetur me miliona dollarë borxhe pasi anuloi turneun e tij në 2022.

  • VIDEO/ “Nuk pyesni për njerëzit, vetëm para doni”, Justin Bieber në gjendje jo të mirë, shpërthen ndaj paparacëve

    VIDEO/ “Nuk pyesni për njerëzit, vetëm para doni”, Justin Bieber në gjendje jo të mirë, shpërthen ndaj paparacëve

    Justin Bieber është përfshirë në një moment tensioni me disa paparacë që po e ndiqnin gjatë një daljeje të tij në Palm Springs. Në një video të publikuar nga TMZ, këngëtari shfaqet i irrituar sapo vëren fotografët, duke mbuluar menjëherë fytyrën dhe duke reaguar ndaj njërit prej tyre që i uroi “Mirëmëngjes”.
    “Nuk është një mëngjes i mirë! Pse je këtu?”, iu kthye ai ashpër fotografit, duke e akuzuar se ishte aty vetëm për para. Bieber iu afrua më shumë fotografëve dhe përsëriste me nervozizëm: “Para, para, para…”. Ai mbuloi kamerën e njërit prej tyre për t’i penguar të xhironin dhe shtoi me zë të lartë: “Ik vëlla! Nuk të interesojnë njerëzit”.

    recent video shows Justin Bieber crashing out on paparazzi pic.twitter.com/Q3BJ4ny1kd
    — kira 👾 (@kirawontmiss) April 9, 2025

    Veshja e pazakontë e këngëtarit, me një triko të hedhur mbi njërin krah dhe pantallona të gjera që i nxirrnin të brendshmet në pah, i shtoi më shumë vëmendje incidentit.
    Kjo përplasje vjen në një periudhë të turbullt për Bieberin, i cili kohët e fundit ka postuar mesazhe të çuditshme në rrjetet sociale dhe ka ngjallur shqetësim pas një transmetimi live në Instagram ku u shfaq në gjendje të pazakontë. Ndërkohë, zëdhënësi i tij ka mohuar thashethemet rreth përdorimit të drogës, duke i quajtur ato të pavërteta dhe të dëmshme.