Tag: justin

  • Përplasje në Hollywood: Justin Baldoni akuzohet për bullizëm dhe ngacmim nga aktorja Isabela Ferrer

    Përplasje në Hollywood: Justin Baldoni akuzohet për bullizëm dhe ngacmim nga aktorja Isabela Ferrer

    Tensionet ligjore në Hollywood janë përshkallëzuar, pasi aktorja e re Isabela Ferrer, e cila luan rolin e Lily Bloom në moshë të vogël në filmin “It Ends With Us”, ka ngritur akuza të rënda ndaj producentit dhe aktorit Justin Baldoni. Ajo e akuzon atë për bullizëm dhe ngacmim seksual, duke sjellë vëmendje të re mbi praktikat brenda industrisë së filmit.
    Sipas dokumenteve të paraqitura në gjykatë, Ferrer pretendon se kompania prodhuese e Baldonit, Wayfarer Studios, është përpjekur të manipulojë dëshminë e saj në një proces gjyqësor të nisur nga aktorja Blake Lively, në këmbim të mbulimit të kostove ligjore të Ferrer. Avokatët e saj e cilësojnë këtë si pjesë të një “strategjie sistematike frikësimi” ndaj saj.
    Nga ana tjetër, përfaqësuesit ligjorë të Justin Baldonit i kanë cilësuar akuzat si “të pabazuara” dhe theksojnë se thirrja e një dëshmitari nëpërmjet gjykatës është një praktikë ligjore standarde, jo një formë presioni apo ngacmimi. Ata kërkojnë që, nëse Ferrer refuzon të dëshmojë, çdo dëshmi apo komunikim prej saj të përjashtohet nga procesi.
    Ky zhvillim i ri ndodh në një kohë kur çështja mes Baldonit dhe Lively vazhdon të marrë vëmendje, me procesin gjyqësor të planifikuar për në mars 2026. Përfshirja e Ferrer-it, një aktore e re në rritje, e vë sërish në qendër të debatit çështjen e pushtetit, presionit dhe etikës në industrinë kinematografike amerikane.

  • Upss! Lewis Capaldi i befasuar nga injorimi i Justin Bieber

    Upss! Lewis Capaldi i befasuar nga injorimi i Justin Bieber

    Pas një takimi miqësor në një festë në Los Angeles, këngëtari skocez Lewis Capaldi tregoi se u ndje i injoruar nga Justin Bieber.
    Në një intervistë për Capital FM të premten më 15 gusht, Capaldi, 28 vjeç, kujtoi momentin kur Bieber, 31 vjeç, i tha se e njihte, por nuk i ktheu përgjigje mesazhit të mëvonshëm:“Bieber më afrohet dhe më thotë, ‘Hej, ç’kemi?’ Dhe unë i them, ‘Ti nuk e di kush jam unë?’ Ai më tha, ‘Sigurisht që e di — Lewis Capaldi.’ Kaluam një natë fantastike bashkë… unë mendova se do të bëheshim shokë të ngushtë.”
    Capaldi vazhdoi: “I dërgova një mesazh të këndshëm: ‘Thjesht doja të të shkruaja, vëlla, dhe të thoja që nata e kaluar ishte kaq speciale, je një djalë fantastik…’ Ai e pëlqeu mesazhin, por nuk më ktheu përgjigje. Pra, nëse je aty, Bieber, më shkruaj përsëri.”
    Këngëtari skocez u rikthye gjithashtu në qershor për një performancë surprizë në Festivalin Glastonbury, dy vjet pasi kishte pasur vështirësi për të përfunduar setin e tij në festival.

  • Katy Perry dhe Justin Trudeau: Ku janë ‘fshehur’ ata?

    Katy Perry dhe Justin Trudeau: Ku janë ‘fshehur’ ata?

    Pas ndarjes së saj nga aktori Orlando Bloom, këngëtarja e njohur Katy Perry është përfolur së fundmi për një takim me ish-kryeministrin e Kanadasë, Justin Trudeau. Dyshja u fotografuan së bashku në një darkë private, duke nxitur spekulime mbi natyrën e marrëdhënies së tyre.
    Fotot u bënë virale në mediat sociale, ndërsa burime për “Entertainment Tonight” deklarojnë se Perry dhe Trudeau “po njihen me njëri-tjetrin” dhe se për momentin, gjithçka është në kuadër të një raporti të rastësishëm dhe miqësor.
    “Justin është karizmatik dhe ka energji pozitive, gjë që është pikërisht ajo që Katy dëshiron dhe ka nevojë tani,” u shpreh burimi për mediat amerikane.
    Nga ana tjetër, raportet mes Katy Perry dhe ish-partnerit të saj, Orlando Bloom, duket se nuk janë më në termat më të mirë. Po sipas të njëjtit burim, marrëdhënia e tyre aktuale është përshkruar si “e tendosur dhe e çuditshme”.
    Justin Trudeau ka qenë në qendër të vëmendjes edhe për jetën e tij personale pas ndarjes nga gruaja e tij Sophie Grégoire Trudeau, ndërsa Perry sapo ka mbyllur një periudhë të gjatë lidhjeje me aktorin britanik Orlando Bloom, me të cilin kanë edhe një vajzë.
    Për momentin, as Perry dhe as Trudeau nuk kanë komentuar publikisht mbi natyrën e raportit mes tyre.

  • Djali i Hailey dhe Justin Bieber debuton në klipin e tij muzikor

    Djali i Hailey dhe Justin Bieber debuton në klipin e tij muzikor

    Justin Bieber ka zbuluar projektin e tij të ri muzikor, por këtë herë vëmendja nuk ishte përqendruar vetëm te zëri i tij apo stili vizual i videos. Shfaqja u vodh nga i vogli Jack Blues Bieber, djali i tij 11-muajsh, i cili bëri paraqitjen e tij të parë zyrtare në qendër të vëmendjes, duke luajtur me nënën e tij, Hailey Bieber, dhe babanë e tij në videoklipin e këngës “Yukon”.
    Videoja e publikuar më 5 gusht 2025, është bardh e zi, e xhiruar në film 16 mm dhe nxjerr një aurë thellësisht nostalgjike dhe emocionale. Justin mban në krahë Jack- un e vogël në një varkë, në një peizazh idilik, ndërsa Hailey shijon momente të buta me foshnjën në det. Edhe pse i vogli shfaqet në disa skena, fytyra e tij mbetet qëllimisht e mbuluar, pasi çifti ende dëshiron të ruajë privatësinë e tyre.

  • Pas 2 vitesh turne, Justin Timberlake zgjedh qetësinë: Mision i kryer

    Pas 2 vitesh turne, Justin Timberlake zgjedh qetësinë: Mision i kryer

    Pas plot dy vitesh në skenë, Justin Timberlake është kthyer në shtëpi dhe, siç duket, ka vetëm një plan: të mos bëjë asgjë.
    Këngëtari 44-vjeçar e ndau këtë ndjesi me ndjekësit e tij në Instagram Stories të hënën, ku publikoi një foto me një bluzë që shkruante:
    “Nuk do të bëj asgjë sot. Mision i kryer.”
    Në foto, Timberlake shfaqet i buzëqeshur, duke i nxjerrë gjuhën kamerës, në një moment të qartë çlodhjeje pas përfundimit të turneut botëror “Forget Tomorrow World Tour”, që nisi në prill 2024 në Vankuver dhe përfundoi më 30 korrik 2025 në Stamboll.
    Kjo ndodh vetëm pak kohë pasi Timberlake zbuloi se është diagnostikuar me sëmundjen Lyme, çka e bëri edhe më domethënëse për të mbyllja e këtij kapitulli të rëndësishëm në karrierë.

  • Çfarë është sëmundja Lyme me të cilën është diagnostikuar Justin Timberlake?

    Çfarë është sëmundja Lyme me të cilën është diagnostikuar Justin Timberlake?

    Këngëtari i famshëm amerikan, Justin Timberlake, ka bërë me dije së fundmi se është diagnostikuar me sëmundjen Lyme, një infeksion bakterial serioz që transmetohet përmes pickimit të një krimbi të infektuar. Në një video të shpërndarë në rrjete sociale, ai zbuloi se ka kohë që përballet me simptomat, të cilat i përshkroi si “shkatërruese fizikisht dhe mendërisht”.
    “Jam ndjerë jashtëzakonisht keq, me lodhje ekstreme, dhimbje nervore dhe shqetësime të vazhdueshme. Megjithatë, kam zgjedhur të mos e ndërpres turneun, sepse muzika dhe publiku më japin forcë,” – u shpreh Timberlake në një mesazh drejtuar fansave.
    Çfarë është sëmundja Lyme?
    Sëmundja Lyme është një infeksion bakterial që shkaktohet nga bakteri Borrelia burgdorferi, i cili transmetohet te njerëzit përmes pickimit të një krimbi të infektuar, zakonisht të njohur si “deer tick” ose krimbi i drerit.
    Simptomat e para zakonisht përfshijnë:
    -Skuqje karakteristike rreth zonës së pickimit (rash në formë “syri të demit”)
    -Temperaturë dhe ethe
    -Lodhje të theksuar
    -Dhimbje muskujsh dhe nyjesh
    Nëse nuk trajtohet me kohë, sëmundja mund të përparojë dhe të shkaktojë probleme më serioze si:
    -Dëmtime neurologjike
    -Probleme me zemrën
    -Artrit të rëndë
    -Çrregullime të kujtesës dhe përqendrimit
    Si trajtohet?
    Sëmundja Lyme zakonisht trajtohet me antibiotikë oralë, si doxycycline ose amoxicillin, dhe në shumicën e rasteve, pacientët shërohen plotësisht nëse diagnoza bëhet në fazat e hershme.
    Megjithatë, disa persona mund të përjetojnë simptoma të vazhdueshme edhe pas trajtimit, një gjendje e njohur si sindroma post-trajtimit të Lyme disease (PTLDS).
    Timberlake nuk është i vetmi…
    Justin Timberlake i bashkohet një liste të gjatë figurash publike që kanë folur hapur për përballjen me këtë sëmundje, përfshirë Avril Lavigne, Justin Bieber, dhe Bella Hadid, të cilët gjithashtu kanë treguar për sfidat e tyre me këtë gjendje.
    Me këtë rrëfim publik, Timberlake jo vetëm që ndan përvojën e tij personale, por gjithashtu ndihmon në rritjen e ndërgjegjësimit për një sëmundje që shpesh mbetet e nënvlerësuar, por që mund të ketë pasoja serioze për shëndetin nëse injorohet.

  • Justin Timberlake zbulon diagnozën e sëmundjes Lyme

    Justin Timberlake zbulon diagnozën e sëmundjes Lyme

    Këngëtari amerikan Justin Timberlake ka zbuluar se po jeton me sëmundjen Lyme. Artisti 44-vjeçar tha se ishte “i tronditur” kur mori diagnozën, por kjo i shpjegoi simptomat si dhimbje nervore të forta gjatë performancave në skenë, lodhje ekstreme dhe ndjesi të vazhdueshme sëmundjeje.

    Këngëtari i “Cry Me A River” ndau lajmin në Instagram, pasi përfundoi turneun e tij botëror “Forget Tomorrow”.

    Sëmundja Lyme është një infeksion bakterial që mund të transmetohet te njerëzit nga pickimi i rriqrave të infektuar. Edhe pse shumica e pacientëve të diagnostikuar dhe të trajtuar në fazat e hershme shërohen plotësisht me antibiotikë, disa mund të përjetojnë simptoma afatgjata si lodhje, dhimbje dhe mungesë energjie.

    Timberlake tha se përballë këtyre vështirësive, kishte menduar të ndalonte turneun përpara kohe, por në fund vendosi ta vazhdonte.

    Në një postim në Instagram të enjten, ai shkroi:“Ashtu siç e dini shumë prej jush, jam një person mjaft privat. Por ndërsa po reflektoj për turneun dhe festivalet, dua t’ju tregoj pak për çfarë kam kaluar. Ndër të tjera, kam qenë duke luftuar me disa probleme shëndetësore dhe më është diagnostikuar sëmundja Lyme, nuk e them këtë që të ndiheni keq për mua, por për të hedhur dritë mbi atë me të cilën jam përballur pas kuintave. Nëse keni kaluar këtë sëmundje ose njihni dikë që ka, atëherë e dini: të jetosh me këtë mund të jetë pafundësisht rraskapitëse, si mendërisht, ashtu edhe fizikisht.”

    Sipas Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) në SHBA, pacientët që trajtohen në fazat e hershme zakonisht shërohen shpejt dhe plotësisht. Megjithatë, pacientët që trajtohen më vonë mund të përjetojnë pasoja të qëndrueshme në sistemin nervor ose nyje.

    Justin Bieber, Shania Twain dhe Avril Lavigne janë ndër artistët e tjerë që janë përballur me sëmundjen Lyme.

    “Por Timberlake tha se ‘gëzimi që sjell performanca’ e tejkaloi stresin fizik që po përjetonte dhe ai ishte ‘i lumtur që vazhdova’. Turneu i tij dyvjeçar, i cili nisi në prill 2024, përfundoi në Turqi të mërkurën.”

    “Jo vetëm që i provova vetes forcën time mendore, por tani kam kaq shumë momente të veçanta me ju që nuk do t’i harroj kurrë,” shtoi ai, duke theksuar se po përpiqej të ishte “më transparent” për sfidat e tij që të mos keqinterpretoheshin.

    Ylli i muzikës pop kishte marrë kritika nga disa fansa në rrjetet sociale për performanca të dobëta gjatë turneut. Zbulimi i diagnozës vjen pas disa viteve të vështira për këngëtarin.

    Në shtator të vitit 2024 ai u shpall fajtor për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit si pjesë e një marrëveshjeje për të mbyllur çështjen e tij ligjore për drejtim në gjendje të dehur.

    “Ky është një gabim që e kam bërë, por shpresoj që kushdo që është duke më parë dhe dëgjuar tani të mësojë nga kjo. E di që unë sigurisht kam mësuar,” tha ai në atë kohë.

    Këngëtari është përballur gjithashtu me reagime të ashpra pas zbulimeve për marrëdhënien e tij me ish-të dashurën Britney Spears, të cilat u trajtuan si në kujtimet e saj ashtu edhe në një dokumentar të veçantë për të.

    Timberlake, i njohur fillimisht si frontmeni i grupit NSYNC, ka fituar 10 çmime Grammy si artist solo dhe është një nga artistët më të shitur të të gjitha kohërave. Ai është i martuar me aktoren Jessica Biel./BBC/KultPlus.com

  • Pas kritikave për performancat, Timberlake tregon të vërtetën: vuaj nga sëmundja Lyme

    Pas kritikave për performancat, Timberlake tregon të vërtetën: vuaj nga sëmundja Lyme

    Justin Timberlake ka bërë publike diagnozën e tij me Lyme disease, një sëmundje e rrezikshme që transmetohet nga pickimi i rriqrave. Në një postim në Instagram, ai rrëfeu se prej kohësh ka vuajtur nga lodhje ekstreme, dhimbje nervore dhe probleme të tjera shëndetësore gjatë turneut të tij dyvjeçar.
    “Kur mora vesh diagnozën, u trondita. Por më në fund kuptova pse ndihesha kaq keq në skenë,” shkroi këngëtari 44-vjeçar. Ai shtoi se e kishte menduar të ndalonte koncertet, por vendosi të vazhdojë për shkak të dashurisë për muzikën.
    Timberlake pranoi se ishte hezituar të fliste më herët, por donte të ishte më i hapur që njerëzit të mos e keqkuptonin. Ky reagim vjen pasi performancat e tij të fundit u kritikuan për mungesë energjie.
    Sëmundja Lyme është një sëmundje që, nëse nuk trajtohet në kohë, mund të shkaktojë komplikacione serioze. Në vitet e fundit, edhe figura të tjera publike si Justin Bieber dhe Bella Hadid kanë treguar se janë prekur prej saj.

  • VIDEO/ Pas darkës së përfolur, Justin Trudeau shfaqet në koncertin e Katy Perry

    VIDEO/ Pas darkës së përfolur, Justin Trudeau shfaqet në koncertin e Katy Perry

    Thashethemet për një romancë të mundshme mes Katy Perry dhe Justin Trudeau janë ndezur sërish, pasi ish-kryeministri kanadez u pa në koncertin e këngëtares në Montréal, vetëm pak ditë pasi u fotografuan së bashku në një darkë intime.
    Sipas një dëshmitari okular, Trudeau ishte në humor të shkëlqyer gjatë performancës: këndonte me zë të lartë, qeshte dhe dukej plotësisht i përfshirë në atmosferën elektrizuese të koncertit.
    Të dy janë aktualisht beqarë, dhe dalja e tyre e përbashkët për darkë dhe pije në fillim të javës ka bërë që rrjeti të shpërthejë në spekulime. Duket se mes tyre ka një kimi të dukshme, që tani po komentohet gjerësisht nga fansat.

  • Çfarë po ndodh me Justin Timberlake? Fansat të zhgënjyer: I lodhur dhe pa energji në skenë

    Çfarë po ndodh me Justin Timberlake? Fansat të zhgënjyer: I lodhur dhe pa energji në skenë

    Justin Timberlake ka ngritur shqetësime serioze mes fansave pas një paraqitjeje të dobët në koncertin e tij të fundit në Georgia, vetëm pak ditë para se të përfundojë turneun botëror. Këngëtari 44-vjeçar u kritikua ashpër për performanca të cilësuara si “të lodhura”, “minimaliste” dhe “pa energji”.
    Në rrjetet sociale, shumë fansa janë shprehur të zhgënjyer duke thënë se Timberlake “vështirë se këndon” dhe se sjellja e tij në skenë është “dembelë dhe pa përkushtim”. “Imagjino të paguash 600 dollarë për një karaoke të ftohtë,” shkruan një komentues i irrituar. Të tjerë e akuzuan se performanca e tij po trajtohet si “një punë anësore”.
    Pamje nga koncertet e fundit tregojnë Timberlake duke ecur i përhumbur në skenë, me syze dhe kapelë, duke shmangur kontaktin me publikun dhe duke kënduar vetëm disa fjalë nga çdo këngë. Në Dublin, ai u pa duke lëshuar mikrofonin dhe duke qëndruar pasiv gjatë gjithë shfaqjes, larg lëvizjeve energjike që e bënë të famshëm.
    Burime pranë këngëtarit thonë për Daily Mail se ai është i bllokuar në një rutinë të lodhshme dhe ka nevojë për ndryshim. Madje, thuhet se bashkëshortja e tij, Jessica Biel, po e inkurajon të tërhiqet nga skena pas reagimeve të ashpra.