Marrëdhëniet midis Blake Lively dhe Taylor Swift mbeten të ngrira mes betejës ligjore të aktores me regjisorin Justin Baldoni.
Pavarësisht raportimeve të fundit për një ribashkim “të përmbajtur”, burime pranë dy yjeve të njohura të Hollivudit kanë zbuluar për Page Six se Blake Lively dhe Taylor Swift nuk kanë pasur asnjë komunikim që nga dimri i kaluar, kur nisi mosmarrëveshja ligjore mes Lively dhe regjisorin e filmit It Ends With Us, Justin Baldoni.
Sipas të njëjtave burime, të dyja nuk kanë folur dhe as nuk janë takuar, ndërsa miqësia e tyre dikur shumë e ngushtë duket se ka përfunduar për shkak të tensioneve të krijuara nga procesi gjyqësor. Taylor dhe Blake, të cilat dikur shiheshin shpesh në publik dhe në evente së bashku, nuk janë fotografuar bashkë që prej dhjetorit 2024.
Gjithçka nisi në dhjetor 2024, kur Blake Lively ngriti një padi kundër Justin Baldonit, duke e akuzuar për ngacmim seksual, shkelje kontrate dhe hakmarrje profesionale. Regjisori reagoi menjëherë, duke kundërpërgjigjur me një padi 400 milionë dollarëshe në janar 2025, ku e akuzonte aktoren për shpifje dhe zhvatje.
Në dokumentet e paraqitura në gjykatë, Baldoni pretendoi se Lively kishte përfshirë në mënyrë të qëllimshme Taylor Swift në konfliktin e tyre, duke e përdorur “miqësinë me këngëtaren si një armë”. Sipas padisë, janë zbuluar mesazhe në të cilat Lively i referohej bashkëshortit të saj, Ryan Reynolds, dhe Taylor Swift si “dragojtë e saj” – një metaforë për mbështetjen dhe ndikimin e tyre të madh publik.
“Mesazhi nuk mund të kishte qenë më i qartë. Baldoni nuk po merrej vetëm me Lively-n. Ai po merrej edhe me ‘dragojtë’ e saj, dy nga personazhet më të fuqishëm dhe më të pasur në botë,” – thuhet në dokumentet e gjykatës.
Burime pranë këngëtares kanë deklaruar se incidenti e la Taylor Swift të ndjehej “e përdorur”.
Një burim tha për Page Six:
“Taylor dëshironte që Blake të mos e kishte përfshirë në këtë situatë. Ato kanë qenë mike për vite me radhë dhe Taylor i vlerëson miqësitë e vërteta, por tani ajo ndjehet e tradhtuar.”
Ndërsa një tjetër burim në gusht shtoi se këngëtarja mbetet e zemëruar që Lively e ka përdorur emrin e saj “për prestigj dhe ndikim”.
“E shqetëson pa masë që Blake do të mendonte për një gjë të tillë, e lëre më ta shkruante në mesazhe të tilla,” – theksoi ai.
Në shtator, Page Six publikoi dokumente që tregonin se Taylor Swift kishte rënë dakord të dëshmonte në çështje, megjithatë, avokatët e saj mohuan çdo marrëveshje formale. Në një letër drejtuar gjyqtarit Lewis J. Liman, ata sqaruan:
“Klientja jonë nuk ka rënë dakord të dëshmojë. Por nëse është e detyruar, ajo mund të jetë në dispozicion gjatë javës së 20 tetorit.”
Në qershor, gjyqtari rrëzoi padinë 400 milionë dollarëshe të Justin Baldonit, por padia e Blake Lively mbetet ende aktive. Ndërkohë, marrëdhëniet midis Lively dhe Swift mbeten të ngrira, me burime që sugjerojnë se një ribashkim i vërtetë është pak i mundshëm, të paktën për momentin.
Tag: justin
-

Nga miqësi e fortë në heshtje të plotë, çfarë ndodhi mes Taylor Swift dhe Blake Lively?
-

Shoot-i me Justin Bieber, Kim Kardashian: Nuk do e bëja më kurrë!
Kim Kardashian ka rrëfyer një nga gabimet e saj më të mëdha gjatë një interviste të fundit në podcastin Call Her Daddy. Ajo ka reflektuar mbi një fotosesion të vitit 2010 me këngëtarin Justin Bieber për Elle Magazine, i cili tani i duket si një moment i pazakontë dhe i papërshtatshëm, sidomos duke marrë parasysh diferencën e moshës ndërmjet tyre.
Bieber ishte vetëm 16 vjeç, ndërsa Kardashian 29 vjeçe kur realizuan shoot-in, një skenë ku ata shfaqeshin duke flirtuar dhe duke vrapuar së bashku në plazh. Ajo e përshkroi këtë moment si diçka që ngjante me filmin The Graduate, me të duke luajtur rolin e “Mrs. Robinson”, ndërsa Bieber ishte i ri dhe i papjekur.
Në podcast, Kardashian tha: “Nuk di si u miratua kjo, nuk e di kush mendoi se kjo ishte normale. Nuk kishte asgjë të çuditshme gjatë shoot-it, por tani që e shikoj mbrapa, mendoj se ndoshta nuk ishte më e përshtatshme.”
Megjithatë, ajo theksoi se asgjë nuk ndodhi gjatë shoot-it. “Familja e Justin ishte atje, dhe gjithashtu edhe Selena Gomez, e dashura e tij në atë kohë,” shtoi ajo. “Nuk kishte asgjë të çuditshme, por tani kur e shikoj, pyes vetën kush mendoi që kjo ishte një ide e mirë?”
Kim po ashtu ndau një detaj nga videoja për shoot-in, ku tregon se e kishte njohur Bieber-in në një darkë të Shtëpisë së Bardhë dhe kishte dashur ta lidhte me motrën e saj, Kendall Jenner. Sipas Kim, Bieber kishte bërë një shaka duke thënë se “ai nuk do të lidhej me motrën time, ai më pëlqente mua”, që gjithçka ishte një humor i pafajshëm.
Kardashian e përmbylli duke theksuar se tani, pas shumë vitesh, ndjen se ky shoot ishte një situatë që nuk do të ndodhte më, dhe se e ka bërë atë të mendojë dy herë për vendimet që merr.
-

Pattie Mallette lutet për të birin, Justin i përgjigjet: Kam nevojë vetëm për shërim nga gishti i këmbës
Justin Bieber i është përgjigjur me humor një lutjeje prekëse që nëna e tij, Pattie Mallette, postoi në Instagram më 22 shtator. Në një shkrim të gjatë përkrah disa fotove të djalit të saj, ajo shprehte publikisht besimin e saj dhe lutjet për shërim dhe mbrojtje mbi këngëtarin 31-vjeçar.
“Unë shpall liri, forcë, qartësi dhe shërim mbi ty, Justin. Çdo zinxhir frike, konfuzioni dhe dhimbjeje, u thye në emrin e Jezusit,” shkroi ajo. “Shëro çdo plagë në zemrën, mendjen dhe trupin e tij, të dukshme dhe të padukshme… Mbush atë me dashurinë dhe ngushëllimin tënd.”
Por reagimi i Bieber erdhi me një dozë ironie: “E vetmja gjë nga e cila kam nevojë të shërohem është gishti im i vogël i këmbës, i rrudhët nga loja e ping-pongut,” komentoi ai në postim.
Ndërkohë, dy ditë përpara lutjes së nënës së tij, Bieber kishte ndarë një tjetër postim në Instagram, ku fliste për rëndësinë e besimit në përballjen me famën dhe egon: “Jezusi bëhet çmimi. Dhe rritja bëhet diçka që ti dëshiron për shkak të hirit që ke marrë.”
Justin së fundmi ka publikuar albumin e ri “Swag II”, që përfshin këngë si “Story of God” dhe “Everything Hallelujah”. Në klipin “Speed Demon”, ai shfaqet me një bluzë ku shkruhet “Pray for Me”.
Ndërkohë, Justin dhe bashkëshortja e tij, Hailey Bieber, sapo kanë festuar 7-vjetorin e martesës, ndërsa burime pranë çiftit thonë se ata janë më të bashkuar se kurrë, pas lindjes së djalit të tyre Jack Blues. -

Justin Kluivert imiton të atin, holandezi hyn edhe në librin e rekordeve “Guinness”
Justin Kluivert ka hyrë në historinë e futbollit falë “Guinness World Record”. Sulmuesi i Bournemouth u shpërblye me një pllakatë të tillë për një arritje të paprecedentë: më 30 nëntor 2024, në fitoren 4-2 ndaj Wolverhampton, ai realizoi 3 penallti në një ndeshje të Premier League, diçka që nuk ishte parë kurrë më parë.
Golat e tij në minutat 3’, 18’ dhe 74’, së bashku me rrjetën e Kerkez, i dhanë skuadrës fitoren që nisi një seri të gjatë pa humbje (8 fitore e 4 barazime, deri më 25 janar). Kluivert e mbylli sezonin 2024/25 me 12 gola dhe 6 asiste në 34 ndeshje, ndërsa këtë edicion është ende në kërkim të rrjetës. Megjithatë, Bournemouth ndodhet në vendin e katërt të Premier League.
Ky rekord e vendos Justin pranë babait të tij, Patrick Kluivert, i cili më 24 maj 1995 u bë lojtari më i ri që shënoi në një finale Champions League, duke i dhënë Ajax-it trofeun me një gol ndaj Milanit në moshën 18 vjeç e 327 ditë. Familja “Kluivert”, pra, mbetet e lidhur fort me librin e rekordeve.
Congratulations to Justin Kluivert of @afcbournemouth 🍒⚽ who was recently presented with his certificate for the most penalties scored by a football (soccer) player in an English Premier League match.
Justin’s hat-trick of penalties took place as Bournemouth played Wolves on… pic.twitter.com/4fB1iVUQnC
— Guinness World Records (@GWR) September 21, 2025 -

Avokatja e famshme e Diddy-t i bashkohet Justin Baldoni në betejën ligjore me Lively
Aktori dhe producenti Justin Baldoni ka përforcuar ekipin e tij ligjor duke punësuar avokaten e njohur Alexandra Shapiro, e cila ka përfaqësuar më parë emra të mëdhenj si Sean “Diddy” Combs dhe Sam Bankman-Fried. Ky zhvillim vjen në mes të betejës së tij ligjore me aktoren Blake Lively, lidhur me ngjarjet gjatë xhirimeve të filmit It Ends with Us në vitin 2024.
Sipas dokumenteve gjyqësore të paraqitura më 15 shtator, Shapiro është shtuar zyrtarisht në ekipin ligjor të Baldonit dhe kompanisë së tij Wayfarer Studios, duke i dhënë një shtysë profesionale çështjes që po ndjek rrjedhën gjyqësore me Lively dhe akuzuesit e tjerë.
Rasti ka marrë një kthesë tjetër pasi një akuzues i dytë ka dalë në skenë, duke pretenduar se ka përjetuar “ndërveprime të përsëritura negative” me Baldonin dhe bashkëpunëtorët e tij, përfshirë “abuzim verbal”. Personi në fjalë pretendon gjithashtu se Baldonit i ishte ndaluar hyrja në sheshin e xhirimeve të një projekti tjetër dhe se kishte kërkuar përjashtimin e tij nga aktivitetet e marketingut dhe marrëdhënieve me publikun.
Ndërkohë, Blake Lively ka paraqitur një mocion të ri në gjykatë, duke kërkuar dëmshpërblim të trefishtë, mbulimin e tarifave të avokatëve dhe një dëmshpërblim ndëshkues ndaj kompanisë së Baldonit. Ky zhvillim i fundit nënvizon se beteja ligjore mes aktorëve dhe producentëve nuk po e humbet intensitetin dhe se rrjedha e procesit gjyqësor do të mbetet e ndjekur nga mediat dhe publiku ndërkombëtar. -

Pa menaxher dhe pa agjent! A po e rishkruan Justin Bieber rregullin e lojës në muzikë?
Justin Bieber do të jetë një nga emrat më të përfolur të festivalit prestigjioz Coachella 2026, pasi raportohet se ai ka nënshkruar një marrëveshje rekord prej 10 milionë dollarësh për të performuar si artist kryesor i mbrëmjes. Ajo që e bën këtë akoma më të veçantë është fakti se Bieber e ka siguruar marrëveshjen pa ndihmën e një agjenti, duke treguar se tashmë po ndërton vetë rrugën e tij profesionale.
Një burim për Rolling Stone e përshkroi këtë si një hap revolucionar:
“Është një lëvizje e rrallë për një artist të këtij niveli. Justin ka arritur të negociojë dhe të fitojë vetë, duke vendosur kontrollin e plotë mbi karrierën e tij.”
Një epokë e re për Bieber
Burimi shton se kombinimi i pjesëmarrjes së tij në Coachella dhe suksesit të albumit të fundit “Swag” e pozicionon këngëtarin 31-vjeçar në një kapitull të ri:
“Kjo është vetëm fillimi i një epoke të re për Justin, një epokë ku ai ka kontrollin absolut.”
Marrëveshja e Bieber me Goldenvoice, organizatorin e festivalit, i siguron atij deri në 5 milionë dollarë për çdo fundjavë, një pagesë që rivalizon honoraret e artistëve më të mëdhenj botërorë që kanë kryesuar Coachella ndër vite.
Ndarja nga Scooter Braun dhe sfidat financiare
Ky sukses vjen vetëm dy vite pasi Bieber u nda nga menaxheri i tij i gjatë, Scooter Braun, me të cilin kishte bashkëpunuar për rreth 15 vite. Në korrik 2023, këngëtari i hitit “Baby” u përball me një mosmarrëveshje financiare, duke qenë i detyruar të paguante mbi 8.8 milionë dollarë kompanisë Hybe, të Braun-it. Ky episod i vështirë duket se e ka shtyrë Bieber-in drejt një rruge të re, ku ai kontrollon vetë çdo aspekt të karrierës.
Një hap i madh drejt pavarësisë artistike
Ekspertët e industrisë muzikore e shohin këtë si një precedent të rëndësishëm: një yll i përmasave të Justin Bieber që arrin të negociojë vetë marrëveshje kaq të mëdha, duke e vendosur veten në një ligë të veçantë të artistëve që nuk varen nga struktura tradicionale menaxheriale.
Coachella 2026, i cili mbahet në Kaliforni, tashmë pritet të jetë një nga edicionet më të përfolura, me performancën e Bieber që pritet të tërheqë një audiencë rekord. -

Zyrtare: Justin Bieber, Sabrina Carpenter dhe Karol G kryesojnë Coachella 2026
Festivali ikonë Coachella ka zbuluar listën e artistëve për edicionin e vitit 2026, që do të mbahet në Indio, Kaliforni, gjatë fundjavave të 10–12 prill dhe 17–19 prill.
Artistët kryesorë të këtij viti do të jenë Sabrina Carpenter, Justin Bieber dhe Karol G.
Carpenter, 26 vjeç, do të hapë festivalin më 10 dhe 17 prill. Ajo kthehet si kryesuese pas suksesit të këngës “Espresso” dhe publikimit të albumit të saj të fundit “Man’s Best Friend”. Justin Bieber, 31 vjeç, do të performojë më 11 dhe 18 prill, duke sjellë këngët nga albumet e tij të reja “Swag” dhe “Swag II”. Ndërsa Karol G, fituese e një çmimi Grammy në vitin 2024, do të ngjitet në skenë më 12 dhe 19 prill, pas albumit të saj të fundit “Tropicoqueta”.
Përveç emrave kryesorë, line-up përfshin edhe artistë si: The Strokes, Nine Inch Noize, David Byrne, Iggy Pop, Addison Rae, Sexyy Redd, Teddy Swims, Moby, Kaskade, Major Lazer, FKA Twigs, PinkPantheress, BIGBANG, the xx, KATSEYE, SOMBR dhe shumë të tjerë.
Biletat do të dalin në shitje të premten, më 19 shtator, në orën 11:00 të mëngjesit me orën lokale. Organizatorët kanë bërë thirrje për regjistrim të hershëm për të pasur akses të garantuar.
Coachella mbetet një nga festivalet më të rëndësishëm të muzikës në botë, ku çdo vit debutojnë artistë të rinj dhe rikthehen yje të mëdhenj për performanca spektakolare në shkretëtirën kaliforniane. -

“Ata janë më të rezervuar”/ Romanca e Katy Perry me Justin Trudeau ende vazhdon
Pothuajse dy muaj pas takimit të tyre në darkë, Katy Perry dhe Justin Trudeau ende po takohen me njëri-tjetrin, me romancën e tyre që nuk ka mbaruar, siç donin disa raportime. Të dy u fotografuan në një darkë në Montreal, ndërsa Justin Trudeau më pas mori pjesë në turneun e Katy Perry-t në Kanada. Megjithatë, sipas DailyMail, në javët e fundit komunikimi i tyre është ulur ndjeshëm, me shumë njerëz që mendojnë se flirti i tyre mbaroi.
Megjithatë, një person nga mjedisi i tyre sqaroi se çifti vazhdon të dalë bashkë, por mban një profil të ulët. “Ata vendosën të jenë shumë më privatë në lidhje me marrëdhënien e tyre “, tha ai për US Weekly dhe shtoi: “Ata vazhdojnë të flasin dhe të tregojnë shumë interes për njëri-tjetrin”. Një person tjetër vuri në dukje se marrëdhënia e tyre “nuk është serioze”, pasi Katy Perry është “jashtëzakonisht e zënë tani” me “Lifetimes Tour”-in e saj.
“Justin ka rregulluar ta takojë atë kur të ketë kohë të lirë pas disa javësh, kur të kthehet nga turneu i tij në Brazil”, shtoi burimi, duke iu referuar pushimit të Katy Perry-t përpara se pjesa evropiane e turneut të saj të fillojë më 4 tetor. “ Ajo është shumë e zënë çdo ditë, por është shumë e hapur për takime.”
Këngëtarja e filloi lidhjen e saj me politikanin menjëherë pas ndarjes nga ish-i fejuari i saj, Orlando Bloom, me të cilin ka një vajzë pesëvjeçare, Daisy. Ish-çifti njoftoi ndarjen e tyre përmes përfaqësuesve të tyre. “Orlando dhe Katy kanë bërë ndryshime në marrëdhënien e tyre në muajt e fundit dhe po përqendrohen në bashkë-prindërimin e vajzës së tyre.
Orlando Bloom foli për herë të parë për ndarjen e tyre gjatë një interviste të kohëve të fundit në Today Show: “Jam mirë,. Jam shumë mirënjohës. Kemi vajzën më të bukur”, i tha ai Craig Melvin të premten, më 5 shtator, duke shtuar, “Jemi mirë. Do të jemi mirë. Ka vetëm dashuri mes nesh”. -

Pse po flet Justin Bieber me trupin dhe jo me fjalët?
Justin Bieber po kalon një nga periudhat më të qeta dhe të lumtura të jetës së tij. Këngëtari 31-vjeçar ka befasuar ndjekësit në Instagram duke publikuar një seri fotosh e videosh ku shfaqet duke vozitur një Segway, vetëm me të brendshme të bardha. Me një buzëqeshje në fytyrë, ai dukej në paqe me veten, ndërsa postimi ishte shoqëruar me këngën e tij të re, “Speed Demon” nga albumi “SWAG II”.
Brenda pak orësh, fotot morën mbi një milion pëlqime dhe shpërndanë emocione pozitive mes fansave, të cilët vlerësuan faktin që Bieber duket i lumtur. Në postimet e mëvonshme, ai vazhdoi të tregojë copëza nga përditshmëria në natyrë, duke vozitur jet-ski ,këtë herë ishte i veshur, por sërish me një atmosferë të relaksuar e të gëzueshme.
Bieber nuk është i panjohur për paraqitje të tilla në rrjete sociale. Të hënën, ndau një foto në tarracë me miqtë, sërish vetëm me të brendshme.Këtë herë, në disa prej imazheve, ai shihet me djalin e tij, Jack Blues, i cili festoi ditëlindjen e parë në gusht.
Edhe bashkëshortja e tij, Hailey Bieber, reagoi ndaj fotove, duke dhënë mesazhe mbështetëse. Çifti duket më i bashkuar se kurrë, përkundër zërave të vazhdueshëm për krizë në martesë. -

Justin Baldoni përballet me akuza të reja ndërsa pritet gjyqi me Blake Lively
Aktorit dhe regjisorit Justin Baldoni i janë shtuar akuza të reja përpara gjyqit të bujshëm me Blake Lively, i planifikuar për mars 2026 në New York. Sipas dokumenteve të siguruara nga TMZ, një ish-bashkëpunëtor anonim ka pretenduar se ka përjetuar “ndërveprime të përsëritura negative” me Baldonin dhe ekipin e tij, duke përfshirë edhe “abuzim verbal nga vetë Baldoni”.
Sipas të njëjtit burim, aktori 41-vjeçar është përjashtuar nga seti i xhirimeve për shkak të sjelljes së tij, dhe është kërkuar që ai të mos marrë pjesë në asnjë aktivitet promovues për filmin. Ky person pritet të dëshmojë edhe në procesin gjyqësor.
Kujtojmë se në dhjetor 2024, Blake Lively ngriti një padi kundër Baldonit, duke e akuzuar atë për ngacmim seksual gjatë xhirimeve të filmit “It Ends With Us”. Në kundërpërgjigje, në janar 2025, Baldoni ngriti një padi për shpifje dhe zhvatje kundër Lively dhe bashkëshortit të saj, Ryan Reynolds, duke kërkuar 400 milionë dollarë — një padi që më vonë u rrëzua nga gjykata.
Në dokumentet e gjyqit, u përfshinë edhe mesazhe të Lively që i referohen miqësisë së saj me Taylor Swift, të cilat Baldoni i interpretoi si përpjekje për të ushtruar presion.
Avokatët e Lively tani kërkojnë që Baldoni të paguajë shpenzimet e saj ligjore, duke u mbështetur në ligjet e Kalifornisë që mbrojnë viktimat që denoncojnë ngacmimin seksual.