Tag: justin

  • Blake Lively dhe Justin Baldoni! Caktohet një datë e re për gjyqin e dy aktorëve

    Blake Lively dhe Justin Baldoni! Caktohet një datë e re për gjyqin e dy aktorëve

    Një datë e re është caktuar për gjyqin e Blake Lively dhe Justin Baldoni. Padia e aktores fillimisht ishte planifikuar të fillonte më 9 mars 2026, por është shtyrë për në 18 maj.
    Gjykatësi Lewis J. Lyman e bëri njoftimin gjatë një seance dëgjimore pas përfundimit të procesit të shkëmbimit të provave të martën, më 9 dhjetor, duke shpjeguar se ai ka dy gjyqe penale dhe se “sado e rëndësishme të jetë kjo çështje, ato kanë përparësi”. Ai gjithashtu u bëri thirrje të dyja palëve të kontaktojnë një gjyqtar paqeje për të diskutuar një zgjidhje të mundshme.
    Grindja midis dy aktoreve filloi në dhjetor 2024, kur Blake Lively ngriti një padi kundër Justin Baldonit, duke e akuzuar atë për ngacmim seksual, sjellje hakmarrëse dhe shkaktim të shqetësimit emocional.
    Në padinë e saj, aktorja pretendoi se gjatë bashkëpunimit të tyre në filmin “It Ends With Us”, Baldoni e ngacmoi seksualisht në shumë mënyra – duke përfshirë komente për trupin e saj – dhe se ai organizoi një fushatë shpifjesh kundër saj me qëllim dëmtimin e reputacionit të saj, akuza që ai i ka mohuar.
    Baldoni, nga ana tjetër, fillimisht kishte kërkuar 250 milionë dollarë dëmshpërblim nga New York Times, duke cituar një artikull gazete mbi rastin, dhe kishte ngritur një padi prej 400 milionë dollarësh kundër Lively dhe bashkëshortit të saj, Ryan Reynolds.
    Paditë e ngritura nga Justin Baldoni u rrëzuan fillimisht qershorin e kaluar, ndërsa në nëntor gjyqtari kompetent nxori një vendim përfundimtar, duke deklaruar se aktori kishte refuzuar të paraqiste një padi të ndryshuar në kundërpadinë e tij për shpifje dhe zhvatje kundër Blake Lively dhe Reynolds.

  • Katy Perry zyrtarizon lidhjen me ish-kryeministrin kanadez, publikon momentet romantike

    Katy Perry zyrtarizon lidhjen me ish-kryeministrin kanadez, publikon momentet romantike

    Katy Perry e bëri publike në Instagram lidhjen e saj me ish-kryeministrin kanadez Justin Trudeau. Këngëtarja publikoi një seri fotosh dhe videosh nga udhëtimi i tyre në Japoni. Në njërën nga fotot, ata shfaqen shumë afër në një selfie të butë në ambient të jashtëm.
    Në një video të karuselit, çifti shihet teksa darkon së bashku, ndërsa pamje të tjera tregojnë momentet intime ku ata shkëmbejnë shikime plot ëmbëlsi.
    “Turne në Tokio dhe më shumë”, shkroi Perry në përshkrimin e postimit.

    Gjatë qëndrimit në Japoni, që është pjesë e turneut “Lifetimes Tour”, këngëtarja shoqëroi Trudeau në takimin e tij me ish-kryeministrin japonez Fumio Kishida dhe bashkëshorten e tij, Yoko, të mërkurën më 3 dhjetor. Në llogarinë zyrtare të çiftit të ish-kryeministrit në Twitter, Perry përmendet si “partnerja e Justin Trudeau”.
    “Ish-kryeministri kanadez Justin Trudeau vizitoi Japoninë me partneren e tij dhe së bashku me gruan time patëm një drekë të këndshme,” shkruhej në postimin në japonisht. “Gjatë mandatit të tij si kryeministër, u takuam disa herë si kolegë dhe, gjatë vizitës sime në Kanada, punuam së bashku për të forcuar marrëdhëniet dypalëshe, përfshirë krijimin e ‘Japan–Canada Action Plan’. Jam i lumtur që e ruajmë ende këtë miqësi.”
    /vizionplus.tv

  • Foto/ Katy Perry dhe ish-kryeministri kanadez Justin Trudeau shfaqen dorë për dore në Tokio

    Foto/ Katy Perry dhe ish-kryeministri kanadez Justin Trudeau shfaqen dorë për dore në Tokio

    Katy Perry dhe Justin Trudeau u panë duke ecur dorë për dore në Tokio.

    Çifti shijoi një shëtitje së bashku në Japoni, si pjesë e turneut “Lifetimes” të këngëtares. Të dy u fotografuan duke ecur nëpër lagjen turistike të njohur të Tokios, Asakusa, të hënën në mbrëmje, përpara se të shkonin në një restorant për darkë.
    Perry u pa e veshur me një xhaketë ngjyrë kafe dhe pantallona ngjyrë kafe të gjata, ndërsa e mbulonte fytyrën me një maskë. Ish-kryeministri kanadez u shfaq me një pallto të zezë dhe xhinse.
    Shikoni fotot

    Katy Perry and Justin Trudeau hold hands as they resurface in Tokyo for singer’s Lifetimes Tour https://t.co/cLpudSjG3G pic.twitter.com/gRpGeiUdA5
    — Page Six (@PageSix) December 2, 2025

    Katy Perry është në Tokio ndërsa vazhdon turneun e saj dhe është planifikuar të japë dy shfaqje në Saitama Arena më 3 dhe 4 dhjetor. Këngëtarja dhe partneri i saj bënë paraqitjen e tyre të parë publike si çift në tetor, kur festuan ditëlindjen e Katy Perry-t në Paris. Çifti ngjalli thashetheme për një romancë në korrik kur u panë për një shëtitje dhe më vonë për një darkë së bashku në Montreal.

    Top Channel

  • Janë ndarë? Video që tregon shumë për raportin mes Hailey dhe Justin Bieber

    Janë ndarë? Video që tregon shumë për raportin mes Hailey dhe Justin Bieber

    Justin Bieber zgjodhi veprimet në vend të fjalëve për të treguar dashurinë e tij për gruan e tij Hailey Bieber, pasi nuk dje nuk postoi asgjë për ditëlindjen e saj.
    Ndjekësit pyesnin veten pse ylli 32-vjeçar i popit nuk kishte postuar asgjë për gruan e tij, e cila mbushi 29 vjeç të shtunën, më 22 nëntor, duke shkaktuar thashetheme për martesën e tyre.
    Megjithatë, çifti, i cili u martua në vitin 2018, e mbylli shpejt dramën me një gjest që tregonte shumë për to dhe martesën e tyre.
    Edhe pse krijuesi i hitit “Baby” ende nuk ka folur në rrjetet sociale, pronarja e Rhode, pra Hailey ndau në Instagram të dielën,  momente nga festimi i ditëlindjes së saj, përfshirë një video të ëmbël të çiftit.

    E kapur nga një kënd sipër, videoja përqendrohet në këmbët dhe duart e tyre, ndërsa Hailey dhe Justin bëjnë një shëtitje brenda shtëpisë.
    Ajo i shkroi serisë së fotove dhe videove, “java më e mirë që mbush 29 vjeç [emoji me zemra dhe krahë të bardhë]”, duke konfirmuar se bashkëshorti i saj ishte pranë saj ndërsa ajo filloi një vit të ri.
    Karuseli i ditëlindjes përfshinte edhe një foto të saj dhe të djalit, Jack Blues Bieber.
    Çifti mirëpritën fëmijën e tyre të parë në gusht të vitit 2024 dhe që atëherë e ruajtën privatësinë e tij duke mos e treguar fytyrën.

  • Justin zhduket sërish kur është radha e Hailey-t: xhelozi, sabotim emocional apo një krizë që s’fshihet dot më?

    Justin zhduket sërish kur është radha e Hailey-t: xhelozi, sabotim emocional apo një krizë që s’fshihet dot më?

    Në vend që ditëlindja e 29-të Hailey Bieber të ishte një festë e qetë dhe e bukur për çiftin më të komentuar të showbiz-it, u kthye në një skenë tjetër të çuditshme, të diskutueshme dhe të përsëritur, ku Justin Bieber u zhduk pikërisht në momentin kur duhej të ishte më i dukshëm se kurrë.

    Teksa Hailey festonte me stafin e saj të Rhode, Justin nuk u pa askund: as në festë, as në ndonjë postim urimi, as në një gjest minimal të partnerit mbështetës. Asgjë. Heshtje totale. Dhe më pas, kur dikush do të mendonte se ai po ruhej për të shfaqur ndonjë surprizë private apo ndonjë urim publik, doli se Justin thjesht kishte qëndruar në shtëpi duke kënduar në livestream-in e tij. Ndërsa gruaja e tij festonte, ai zgjodhi të mos jetë pjesë e asnjë momenti. Ditëlindja kaloi, festa përfundoi dhe Justin vazhdoi të mos shfaqej.

    Kjo sjellje e tij është një model i përsëritur sa herë që vëmendja shkon te Hailey.
    Kohët e fundit, tabloidet kanë shtuar zërat për tensione të brendshme në martesën e tyre. Raportime të Globe Magazine pretendojnë se Hailey i është drejtuar babait të saj, Stephen Baldwin, për mbështetje në një moment të vështirë, ndërsa çifti po përpiqej të përballonte presionin e ardhjes së foshnjës së tyre, Jack Blues.
    Sipas burimeve, ndryshimi i menjëhershëm drejt prindërimit e ka tronditur Justin-in, i cili është përballur me frikë, pasiguri emocionale dhe një barrë që nuk ka ditur si ta menaxhojë. Të njëjtat burime flasin për këshillim të përbashkët, për të gjetur një ekuilibër mes punës, jetës me një të porsalindur dhe marrëdhënies së tyre.
    Por nëse këto raporte mbeten të pakonfirmuara, ajo që është e dukshme është sjellja publike e Justin-it. Kjo nuk është hera e parë që ai hesht në momentet e Hailey-t. Vetëm pak kohë më parë, kur ajo doli në kopertinën e Vogue, në vend të një urimi të qartë e të pastër, ai postoi një kujtim të hidhur nga e kaluara, ku i thoshte Hailey-t se “nuk do të ishte kurrë në kopertinë të Vogue”. (LEXO KËTU)
    Një koment pasiv-agresiv që i riktheu botërisht një pasiguri, në një ditë që duhej të ishte triumf i saj. Me Kendall Jenner-in, në të njëjtën situatë, ai pati shkruar një urim të ngrohtë, të thjeshtë dhe të admiruar. Me Hailey-n, ai zgjodhi dramën dhe kujtimet negative.
    Këto veprime të Bieber krijojnë një model ku suksesi i Hailey-t e vendos atë në prapavijë dhe i nxit sjellje mbizotëruese të xhelozisë dhe pasigurisë. Ndërkohë që Hailey punon, rrit markën e saj, shfaqet në kopertina, ndërton imazh profesional dhe ruan qetësi publike, Justin shfaq një lloj reagimi emocional që shpesh e devijon vëmendjen nga ajo drejt tij.
    Heshtja e tij në ditëlindjen e saj, mosprezenca në festë, mungesa e një postimi urimi dhe fakti që preferoi të këndonte live nga shtëpia, flasin shumë më tepër sesa çdo status i munguar. Kjo është një sjellje që shihet shpesh në marrëdhënie ku partneri ndien nevojën të mbajë kontroll emocional duke u tërhequr pikërisht kur tjetri shkëlqen.
    Në publik, Justin dhe Hailey shfaqen shpesh të lumtur, por këto detaje të vogla, të shpeshta dhe të përsëritura krijojnë kontrast të mprehtë me imazhin që duan të transmetojnë. Në momentet kur Hailey ka më shumë të drejtë se kurrë të ndjehet e mbështetur, ajo shfaqet e vetme, ndërsa ai ose zhduket, ose përdor momentet e saj për të rrëfyer gabimet e veta. Nuk është çudi që fansat po ngrenë sërish pyetjen që nuk shuhet dot: mos vallë kjo martesë ka më shumë krisje sesa pranojnë?
    Në fund të ditës, partneriteti i vërtetë tregohet në momente të thjeshta: në një urim, në një praninë, në një gjest që nuk kërkon vëmendje por jep vëmendje. Dhe Justin, për të disatën herë, zgjodhi të mos jetë aty kur Hailey kishte ditën e saj.
    /Iconstyle

  • Justin përdor produktet e Hailey-t! Çifti i famshëm ndan detaje të reja nga jeta e tyre

    Justin përdor produktet e Hailey-t! Çifti i famshëm ndan detaje të reja nga jeta e tyre

    Modelja dhe sipërmarrësja e njohur Hailey Bieber, 28 vjeçe, ka folur hapur për mënyrën se si ajo dhe bashkëshorti i saj, Justin Bieber, po përballojnë rolin e ri si prindër, ndërkohë që vazhdojnë karrierat e tyre të ngarkuara. Në një intervistë për revistën GQ, Hailey u shpreh: “Ne po e marrim çdo ditë si të vijë. Të dy ndiejmë shumë mbrojtje për djalin tonë dhe besoj se kjo nuk do të ndryshojë kurrë. Por jeta jonë është publike, ndaj do të përballemi me çdo situatë kur të vijë momenti.”
    Themeluesja e markës së bukurisë Rhode tha se ajo dhe Justin kanë gjetur një ekuilibër të shëndetshëm mes gjërave që ndajnë me publikun dhe atyre që mbajnë private. Hailey dhe Justin kanë një djalë Jack Blues, 15 muajsh. “Asgjë nuk të përgatit për të qenë prind derisa ta përjetosh vetë,” shtoi ajo.
    Modelja vlerësoi edhe mbështetjen e Justin në biznesin e saj, duke zbuluar se këngëtari përdor produktet e Rhode që prej fillimit. Ajo gjithashtu u shpreh se nuk ndien aspak turp që ka ndihmë në kujdesin ndaj djalit. “Kam ndihmë me kohë të plotë dhe jam mirënjohëse për këtë, sepse pa të nuk do të mund të menaxhoja karrierën dhe familjen,” tha Hailey.
    Sipas saj, Jack është gjithmonë pranë familjes, “nëse nuk është me mua, është me babain ose kumbarët e tij,” përfundoi ajo.

  • Katy Perry i thyen zemrën fansit: refuzon propozimin për martesë

    Katy Perry i thyen zemrën fansit: refuzon propozimin për martesë

    Në një mënyrë të pazakontë, Katy Perry ka konfirmuar zyrtarisht lidhjen e saj me ish-kryeministrin kanadez Justin Trudeau gjatë koncertit të saj të fundit në Pragë. Sensacioni i muzikës pop e bëri këtë zbulim kur një fans në turmë i propozoi martesë me një shenjë dhe një unazë në dorë. Në një video në TikTok që ka kapur momentin, Perry u përgjigj duke thënë: “Jo! Po dal me dikë tjetër”.
    Turma shpërtheu në brohoritje ndërsa Perry e refuzoi me shaka propozimin, duke mos lënë vend për spekulime rreth jetës së saj romantike.
    Njoftimi vjen menjëherë pasi Perry dhe Trudeau bënë paraqitjen e tyre të parë publike së bashku në kabarenë Crazy Horse të Parisit, duke festuar ditëlindjen e 41-të të Perry-t. Sipas një burimi të brendshëm që foli me Page Six, Trudeau është absolutisht i dashuruar. “Ai është i çmendur pas saj dhe mendon se ajo është gruaja e përsosur”, tha burimi.
    Çifti ndezi thashethemet për një lidhje në korrik, kur u panë duke ngrënë darkë në restorantin luksoz Le Violon në Montreal. Menjëherë pas kësaj, Trudeau u pa të merrte pjesë në turneun “Lifetimes” të Perry-t në Bell Centre të Montrealit, duke nxitur spekulime rreth romancës së tyre në lulëzim. Marrëdhënia e tyre e stuhishme që atëherë ka përfshirë një takim luksoz në jaht pranë brigjeve të Santa Barbara, Kaliforni, ku u panë duke mbushur makinën.
    Ndërsa fansat janë të entuziazmuar për këtë çift të papritur, jo të gjithë janë të bindur. Disa burime kanë lënë të kuptohet se marrëdhënia mund të jetë mënyra e Trudeau-s për të përqafuar një “krizë të moshës së mesme”. Një burim i brendshëm i shoqërisë kanadeze i tha Page Six: “Të dalësh me Katy-n mund të jetë thjesht përgjigja e Justin për të shkuar në Burning Man. Është pak si një krizë e moshës së mesme.” Trudeau, i cili dha dorëheqjen si Kryeministër në janar pas një dekade në detyrë, gjithashtu i dha fund martesës së tij 18-vjeçare me Sophie Grégoire-Trudeau në gusht 2023.
    Perry ka pasur edhe lidhje të profilit të lartë. Kohët e fundit ajo i dha fund fejesës me Orlando Bloom në qershor, pas gati një dekade bashkë. Tani, duket se si Perry ashtu edhe Trudeau janë gati për një fillim të ri.

  • Justin Bieber: Të mendosh për dikë tjetër është njësoj si të tradhtosh

    Justin Bieber: Të mendosh për dikë tjetër është njësoj si të tradhtosh

    Këngëtari kanadez dhe fituesi i çmimit “Grammy”, Justin Bieber, ka shkaktuar reagime të shumta në rrjetet sociale pas një diskutimi të bërë gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë në Twitch, ku foli për mënyrën se si ai e koncepton tradhtinë në martesë.
    Gjatë bisedës, Bieber tha se për të, edhe një mendim i dëshirueshëm për një person tjetër mund të konsiderohet si formë tradhtie, duke e krahasuar me një veprim të vërtetë jashtëmartesë.
    “Nëse mendon me dëshirë për dikë tjetër, është njësoj si të veprosh me të,” – tha këngëtari.
    Ai vazhdoi duke bërë një krahasim filozofik: “Ashtu si të ndihesh me zemërim ndaj dikujt është si të kryesh një akt dhune ndaj tij, edhe dëshira për dikë tjetër është tradhti ndaj partnerit tënd.”
    Deklaratat e tij ndezën debate të forta në internet. Reagimet ishin të ndara: disa përdorues e vlerësuan qëndrimin e tij si shenjë respekti për bashkëshorten, ndërsa të tjerë e kritikuan duke e quajtur të tepruar dhe jorealist. Shumë komente theksuan se mendimet janë të pakontrollueshme dhe nuk kanë peshë nëse nuk shndërrohen në veprim.
    Këto deklarata vijnë në një moment të ndjeshëm për çiftin Justin dhe Hailey Bieber, të cilët prej më shumë se një viti janë në qendër të thashethemeve për probleme martesore.
    Megjithatë, pavarësisht spekulimeve, çifti është shfaqur shpesh bashkë në publik. Hailey ka mohuar zërat në TikTok, ndërsa fansat kanë vënë re se disa nga këngët e fundit të Justin në albumin “Swag” përmendin sfida në marrëdhënie.
    Burime pranë çiftit theksojnë se, edhe pse kanë kaluar periudha të vështira, ata mbeten të bashkuar dhe përballen me komentet me humor dhe qetësi.Çifti së fundmi është bërë me një djalë, Jack Blue, dhe duket se po fokusohen në jetën familjare larg zhurmës mediatike.

  • Katy Perry dhe Justin Trudeau konfirmojnë romancën, bëjnë daljen e parë publike në Paris

    Katy Perry dhe Justin Trudeau konfirmojnë romancën, bëjnë daljen e parë publike në Paris

    Katy Perry dhe ish-kryeministri kanadez Justin Trudeau duket se nuk e fshehin më lidhjen e tyre. Çifti është parë për herë të parë publikisht si partnerë të shtunën mbrëma, më 25 tetor, në Paris, duke konfirmuar zyrtarisht thashethemet për romancën që qarkullonin prej muajsh.

    Sipas “TMZ”, këngëtarja 41-vjeçare dhe Trudeau, 53 vjeç, morën pjesë në një shfaqje kabareje në klubin e njohur “Crazy Horse”, për të festuar ditëlindjen e Perry-t. Në fotot e publikuara, ata shihen duke dalë nga teatri dorë për dore, të buzëqeshur dhe të relaksuar.
    Katy Perry kishte zgjedhur një fustan elegant ngjyrë të kuqe, ndërsa Trudeau u shfaq me një veshje të zezë klasike, duke u përpjekur të ruante një profil më të ulët gjatë mbrëmjes së tyre në kryeqytetin francez.
    Thashethemet për një lidhje mes tyre nisën gjatë verës, pasi u panë për herë të parë bashkë në Montreal, pak pas ndarjes së Perry nga aktori Orlando Bloom.
    Nga ana tjetër, Trudeau u nda nga bashkëshortja e tij, Sophie Grégoire, në vitin 2023, pas 18 vitesh martesë.
    Muaj më vonë, në shtator, ata u fotografuan sërish në një jaht pranë Santa Barbarës, duke shkëmbyer përqafime dhe puthje — imazhe që vetëm sa ndezën më shumë zërat për një lidhje romantike.
    Burime pranë revistës “People” kanë zbuluar se Trudeau “është treguar i këmbëngulës” ndaj këngëtares dhe se mes tyre ka “një lidhje të lehtë, të respektueshme dhe plot kimi”.
    Aktualisht, Katy Perry është në mes të turneut të saj botëror “Lifetimes Tour”, me të cilin po promovon albumin më të ri, 143. Turneu ka nisur në Meksiko Siti dhe ka përfshirë ndalesa në SHBA, Kanada dhe Australi, ndërsa këngëtarja vazhdon të udhëtojë për t’u takuar me fansat e saj në mbarë botën./TAR

    Top Channel

  • Katy Perry dhe Justin Trudeau konfirmojnë romancën me një dalje në Paris

    Katy Perry dhe Justin Trudeau konfirmojnë romancën me një dalje në Paris

    Katy Perry dhe Justin Trudeau duket se po e shijojnë në maksimum romancën e tyre të re. Këngëtarja 41-vjeçare dhe ish-kryeministri kanadez, 53 vjeç, u shfaqën për herë të parë publikisht si çift të shtunën, më 25 tetor, në Paris. Të dy morën pjesë në një shfaqje kabareje në “Crazy Horse”, për të festuar ditëlindjen e këngëtares, sipas TMZ.
    Në fotot e publikuara, Perry dhe Trudeau shihen duke dalë nga teatri dorë për dore, me buzëqeshje në fytyrë. Këngëtarja kishte zgjedhur një fustan të kuq elegant, ndërsa Trudeau ishte veshur thjeshtë, në të zeza, për mbrëmjen e tyre në kryeqytetin francez.
    Thashethemet për lidhjen mes tyre nisën gjatë verës, kur u panë bashkë në Montreal, pak pasi Perry ishte ndarë nga ish-i fejuari, aktori Orlando Bloom. Trudeau, nga ana tjetër, u nda nga bashkëshortja Sophie Grégoire në vitin 2023, pas 18 vitesh martesë. Muaj më vonë, çifti u fotografua sërish në shtator, duke shkëmbyer përqafime dhe puthje në një jaht pranë Santa Barbarës.
    Burime për People thanë se Trudeau “e kishte ndjekur me këmbëngulje” këngëtaren dhe se mes tyre ekziston “një lidhje e lehtë dhe respektuese”.
    Aktualisht, Perry ndodhet në turneun botëror Lifetimes Tour, me të cilin po promovon albumin e saj më të ri, 143. Turneu nisi në Meksiko Siti dhe ka përfshirë ndalesa në SHBA, Kanada dhe Australi, ndërsa këngëtarja vazhdon të udhëtojë për t’u takuar me fansat në mbarë botën.