Tag: jurisë

  • “Panairi i 28-të i Librit me rekord prurjesh”, kryetarja e jurisë, Elsa Skënderi: Janë dorëzuar 260 vepra, ka rritje të cilësisë

    “Panairi i 28-të i Librit me rekord prurjesh”, kryetarja e jurisë, Elsa Skënderi: Janë dorëzuar 260 vepra, ka rritje të cilësisë

    Studiuesja dhe kryetarja e jurisë së Panairit të 28-të të Librit që mbahet në Tiranë, Elsa Skënderi, e ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News24, ka folur për zhvillimet dhe dinamikat e edicionit të këtij viti të panairit më të madh të librit në vend.

    Skënderi vuri në dukje se puna e jurisë ka qenë intensive për shkak të numrit të madh të veprave që kanë marrë pjesë në garë, duke theksuar se interesimi i autorëve dhe botuesve është rritur ndjeshëm krahasuar me një vit më parë.

    “Volumi i punës është i jashtëzakonshëm. Librat që duhen lexuar janë të shumtë dhe duhet të lexohet në mënyrë sistematike ka një përgjegjësi të madhe,” tha Skënderi.

    Sipas saj, krahasuar me vitin e kaluar, numri i veprave të dorëzuara është gati dyfishuar, çka tregon një zhvillim pozitiv në tregun e librit shqiptar.

    “Jurisë së kaluar i ishin dorëzuar 160 vepra, ndërsa ne kemi pasur rreth 260 vepra të dorëzuara brenda afatit të caktuar,” pohoi kryetarja e jurisë.

    Ajo theksoi gjithashtu se shtimi i prurjeve ka sjellë edhe rritje të cilësisë, jo vetëm në përmbajtje, por edhe në aspektin estetik të botimeve.

    “Ka një shtim të numrit, por edhe një rritje të cilësisë. E shoh në mënyrën si vjen libri ka një vëmendje të shtuar edhe për një libër estetikisht të bukur,” u shpreh Skënderi.

    Panairi i 28-të i Librit, i cili zhvillohet çdo vit në Tiranë, pritet të mbledhë qindra autorë, botues dhe lexues nga mbarë vendi, duke u bërë një nga ngjarjet më të rëndësishme kulturore të vitit./

    ObserverKult

    Për më shumë klikoni në videon më poshtë:

    Lexo edhe:

    “VDEKJA LE TË PRESË”, FILMI I FUNDIT I MARGARITA XHEPËS SHFAQET PREMIERË NË POGRADEC/ ZYLIHA MILOTI E PËRLOTUR: RINIA DUHET T’I SHOHË SKENAT PREKËSE

  • Mbrëmja e tretë e Albania’s Got Talent, këngëtarja Elsa Lila i bashkohet jurisë së spektaklit

    Mbrëmja e tretë e Albania’s Got Talent, këngëtarja Elsa Lila i bashkohet jurisë së spektaklit

    Sonte në mbrëmje, skena e “Albania’s Got Talent” ndizet sërish me energji, emocione dhe shumë surpriza. Spektakli i talenteve shqiptare rikthehet me natën e tretë të audicioneve, që do të transmetohet në orën 21:00 në Vizion Plus.
    Në këtë fazë të garës, dhjetëra konkurrentë nga i gjithë vendi dhe diaspora do të provojnë të bindin jurinë me performanca të ndryshme, nga kënga e vallëzimi, deri te iluzioni dhe arti skenik. Çdo garues mban me vete një histori, një ëndërr dhe një shpresë për t’u bërë pjesë e më të mirëve të këtij sezoni.
    Sërish do të jenë katër anëtarët e jurisë Agron Llakaj, Adelina Ismajli, Kastro Zizo dhe Elsa Lila, e cila i është bashkuar këtij kasti, e që do të duhet të përzgjedhin mes më të talentuarve për të vijuar rrugëtimin drejt netëve gjysmëfinale. Zgjedhje këto shpesh të vështira që do të vendosin jurinë përballë dilemash të mëdha.

    Edhe talentet e kësaj mbrëmje do të luftojnë për të rrëmbyer po-të e jurisë. Por a do të mundet ndonjëri prej tyre të marrë “Golden Buzzer-in” e mbrëmjes, duke u bërë automatikisht finalisti i dytë, pas artistit Diego Zelka?
    Spektakli i rekordeve televizive në të gjithë botën vijon të thyej rekord edhe në Shqipëri. Energjia e pashtershme e grupit “Future steps”, zëri melodioz i Luta Toskës, elasticiteti i Enxhit dhe Megan, apo bateristi i vogël Geart Nazifi, etj., kanë rrëmbyer vëmendjen e audiencës edhe në rrjetet sociale përgjatë kësaj jave.
    Ky produksion i Vizion Plus pritet të sjellë performanca të papritura, momente humori, por edhe skena që prekin zemrën. “Albania’s Got Talent” po konfirmohet si një nga spektaklet më të ndjekura të momentit, duke sjellë jo vetëm argëtim, por edhe një panoramë të gjallë të talenteve shqiptare.
    /vizionplus.tv

  • Elsa Lila i bashkohet jurisë së “Albania`s Got Talent”

    Elsa Lila i bashkohet jurisë së “Albania`s Got Talent”

    Një artiste shqiptare me famë ndërkombëtare bëhet pjesë e spektaklit “Albania`s Got Talent”.
    Elsa Lila, do të jetë anëtarja më e re e jurisë, e cila i bashkohet treshes fantastike Agron Llakaj, Adelina Ismaili dhe Kastro Zizo.
    E njohur për gjykimin e saj të ftohtë, përjetimet emocionale skenike, dhe profesionalizmin, talentet e këtij spektakli, do të kenë një filtër akoma më të sofistikuar, për të kaluar në fazën gjysmëfinale.

    Si do të jetë raporti i saj me anëtarët e tjerë të jurisë?
    Do ta zbulojmë ditën e hënë, datë 3 nëntor ora 21.00.
    Nata e tretë e spektaklit të talenteve ofron surpriza, emocion dhe energji./vizionplus.tv

  • Fifi drejt një roli të ri televiziv, ja ku do ta shohim këtë herë

    Fifi drejt një roli të ri televiziv, ja ku do ta shohim këtë herë

    Përveç projekteve të saj muzikore që kanë marrë vëmendjen e publikut vitet e fundit, Fifi duket se po përgatitet të bëjë një tjetër hap të rëndësishëm në karrierën e saj, këtë herë në botën e televizionit.
    Burime pranë produksionit bëjnë të ditur se këngëtarja është në bisedime për të qenë pjesë e jurisë së “X Factor Kids”, një version i ri i spektaklit të famshëm të talenteve, i cili pritet të rikthehet këtë sezon në Tv Klan nën drejtimin e Vera Grabockës. Pikërisht Grabocka, e njohur për projektet e saj të suksesshme televizive, i ka bërë Fifit ofertën për të zënë një nga karriget e jurisë dhe duket se artistja është shumë pranë dhënies së përgjigjes “po”.
    Sipas raportimeve, Fifi është shumë entuziaste për këtë mundësi, pasi e sheh si një hap të bukur dhe ndryshe në karrierën e saj artistike. Roli i jurisë i jep asaj mundësinë të jetë pranë fëmijëve me talent, të ndajë përvojën e saj muzikore dhe të frymëzojë brezin e ri të artistëve që po rriten me ëndrrën për të qenë në skenë.
    Nëse gjithçka finalizohet, Fifi do të bëhet një nga emrat kryesorë të panelit, përkrah personaliteteve të tjera të njohura të muzikës shqiptare. Ky do të jetë një tjetër sukses për këngëtaren, e cila prej vitesh ka arritur të fitojë zemrën e publikut me tekstet e sinqerta, emocionin dhe origjinalitetin që e karakterizon.

  • Juria e edicionit të 17-të të PriFest

    Juria e edicionit të 17-të të PriFest

    Kryetari i jurisë kryesore të edicionit të sivjetshëm të PriFest është Mike Downey, ndërsa anëtarët tjerë të jurisë janë: John Durie, Antionio Saura, Jane Spencer dhe Ingvar Sigurdsson.

    Mike Downey (kryetar i jurisë)- është autor, kineast dhe aktivist. Ka marrë pjesë si producent apo autor në mbi 100 filma artistikë. Mike ka botuar mbi një gamë të gjerë temash dhe ka krijuar një arkiv të pasur me shkrime të publikuara në revista nga Vogue deri tek Variety, nga Screen tek Stills e Cineaste, duke qenë bashkëthemelues i grupit të botimeve mediatike Moving Pictures në vitet ’90.

    Si kineast, ai ka bashkëpunuar me shkrimtarë si James Ellroy, Günter Grass, Colm Tóibín, Lee Hall, David Grossman dhe Shane Smith (themelues i Vice), si dhe me një gamë regjisorësh eklektikë si Agnieszka Holland, Volker Schlöndorff, Peter Greenaway, Oliver Hirschbiegel dhe Mohsen Makhmalbaf.

    Si Kryetar i Akademisë Evropiane të Filmit, ai është bashkëthemelues i Koalicionit Ndërkombëtar për Kineastët në Rrezik dhe për një dekadë ka qenë anëtar bordi i White Ribbon Alliance. Ka mbajtur postin e Profesorit Vizitor Thomas Ewing në Universitetin e Ohajos dhe në vitin 2021 u bë President Nderi i Çmimit LUX Film, të dhënë nga Parlamenti Evropian. Po atë vit, ai u nderua me titullin O.B.E. nga Mbretëresha Britanike për kontributin e tij në kinemanë britanike. Në vitin 2022, Universiteti i Warwick-ut i dha Mike Downey-t gradën Doktor i Letërsisë, honoris causa (D.Litt.), për kontributin e tij në kinemanë botërore.

    Romani i tij më i fundit “ISTRIA GOLD” është përkthyer në 20 gjuhë dhe është shpërndarë në 60 vende. Së shpejti pritet publikimi edhe në gjuhën shqipe. Vepra e ardhshme e tij, “ISTRIA BLACK”, do të botohet në Mbretërinë e Bashkuar, Irlandë dhe Indi në tetor.

    John Durie (anëtar i jurisë) është CEO i Strategic Film Marketing, me seli në Londër dhe Kanë. Me mbi 30 vite përvojë, ai ka punuar në fushën e marketingut, shitjes ndërkombëtare dhe distribuimit të më shumë se 800 filmave e dokumentarëve, duke bashkëpunuar me regjisorë të njohur si Joel dhe Ethan Coen, Pedro Almodóvar, David Lynch dhe Quentin Tarantino, si edhe me shumë regjisorë të rinj evropianë.

    Që nga themelimi i Strategic Film Marketing në vitin 1993, ai ka qenë këshilltar afatgjatë për institute kombëtare filmi në mbarë Evropën, duke ofruar ekspertizë në pozicionimin e filmit, targetimin e audiencës dhe strategjitë e marketingut, si dhe në prodhimin e trailerëve dhe materialeve vizuale promocionale. Si pionier i trajnimit për marketingun e filmit në Evropë, Durie ka udhëhequr për 15 vite Strategic Film Marketing Workshops të programit Creative Europe, dhe ka mbajtur masterklasa në mbarë botën. Ai është bashkë-autor i librit ‘Marketing and Selling Your Film Around the World’ dhe është diplomuar me titullin MSc nga Newhouse School of Public Communications, Syracuse University.

    Antonio Saura (anëtar i jurisë) është producent filmi nga Spanja, themelues i Zebra Producciones dhe bashkëthemelues i kompanisë së shitjes Latido Films. Ai ka në kredencialet e tij filma të vlerësuar me çmime si En la ciudad sin límites (Antonio Hernández), Rencor (Miguel Albaladejo) dhe Fados (Carlos Saura), por edhe hite komerciale si Dos Tipos Duros dhe Di que sí, si dhe projekte eksperimentale si Síndrome.

    Në vitet e fundit, Zebra është zgjeruar edhe në televizion duke prodhuar qindra orë fiksion e argëtim. Revista Variety e ka quajtur “Producer to Watch”, ndërsa në vitin 2003 është përzgjedhur si “European Producer on the Move”.

    Më herët ka udhëhequr zhvillimin në Lola Films dhe Iberoamericana Films, ndërsa në fushën e trajnimit për film ka qenë figurë kyçe: bashkëthemelues dhe drejtor për gjashtë vite i Media Business School, si dhe krijues i Mediterranea Development Agency (MEDEA). Sot, Saura vazhdon të ligjërojë dhe të mentorojë në shkolla filmi, universitete dhe programe profesionale anembanë Evropës.

    Një profesionist i rrallë që i shton jurisë së PriFest një përvojë dhe vizion të jashtëzakonshëm.

    Jane Spencer (anëtare e jurisë) është skenariste dhe regjisore e vlerësuar me çmime, e njohur për portretizimet e saj të pasura dhe të detajuara të personazheve, të cilën revista Filmmaker Magazine e ka cilësuar si autore vizionare.

    Në vitin 2023, ajo u nderua me Producers Without Borders Award në Festivalin e Filmit në Venecia për “Kinematografi Autoriale dhe Poetike”.

    Filmi i saj i parë artistik, Little Noises, me Crispin Glover dhe Tatum O’Neal, pati premierën në Sundance dhe u nominua për Çmimin e Jurisë së Madhe.

    Filmi i saj më i ri, alegoria distopike sci-fi South of Hope Street me Judd Nelson, William Baldwin dhe Michael Madsen, po shpërndahet përmes Paramount+ dhe ka fituar disa çmime në festivale ndërkombëtare.

    Filmi tjetër i saj, The Ninth Cloud, është shfaqur në festivale të njohura si Raindance, Shanghai, La Femme dhe Glasgow.

    Jane është diplomuar në Teatër në University of Texas, ka studiuar regji filmi në NYU dhe është trajnuar në The Actor’s Studio nën udhëheqjen e legjendave Elia Kazan dhe Arthur Penn. Jeton në Zvicër, ku drejton kompaninë e saj Ward9 Productions, dhe ku zhvillon projekte të reja filmike.

    Ingvar Sigurdsson (anëtar i jurisë) është një nga aktorët më të vlerësuar të Islandës, me një karrierë mbi tre dekada në film, televizion dhe teatër. Kreditet e tij filmike përfshijnë Godland, The Northman, A White, White Day, The Shrouds, Lamb, Of Horses and Men dhe Sebastian, si dhe filmat ndërkombëtarë si Justice League, Fantastic Beasts, Everest, Beowulf and Grendel, K-19: The Widowmaker dhe Rebel Moon pjesët 1 dhe 2. Në televizion, ai është paraqitur në serialet Trapped, Succession, Katla, Blackport, Balls, Killing Eve dhe King and Conqueror.

    Çmimet e Sigurdsson përfshijnë Çmimin danez Bodil 2023 për Godland, Aktorin më të mirë në Java e Kritikës në Kanë për A White, White Day, dhe Aktorin më të mirë në Clermont-Ferrand për O (Hringur). Ai është nominuar tre herë për Çmimet e Akademisë Evropiane të Filmit, duke fituar në vitin 2000 për Angels of the Universe, dhe është përzgjedhur në Shooting Stars në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Berlin.

    PriFest mbahet nga 9-14 shtator në Kino Armata në Prishtinë.

  • Mike Downey kryeson jurinë e PriFest 2025

    Mike Downey kryeson jurinë e PriFest 2025

    Një postim i publikuar nga PriFest në rrjetet sociale, prezanton një emër të shquar të industrisë globale të filmit: Mike Downey, një personalitet me ndikim të jashtëzakonshëm në kinematografinë evropiane dhe botërore, si kryesues i edicionit të sivjetshëm të Prishtina International Film Festival.

    Downey është aktualisht Kryetar i Bordit të Akademisë Evropiane të Filmit, një pozicion që dëshmon për reputacionin dhe autoritetin e tij në fushën e artit filmik. Por roli i tij në industrinë e filmit shkon shumë përtej kësaj, ai është autor, kineast dhe aktivist, me një kontribut të gjerë në më shumë se 100 filma artistikë, si producent apo skenarist, transmeton KultPlus.

    Përveç punës së tij artistike, Downey ka qenë dhe mbetet i angazhuar fuqishëm në çështje të rëndësishme shoqërore. Ai është një nga bashkëthemeluesit e Koalicionit Ndërkombëtar për Kineastët në Rrezik dhe për më shumë se një dekadë ka shërbyer si anëtar bordi i White Ribbon Alliance, një organizatë globale për shëndetin dhe të drejtat e grave.

    Edicioni i 17-të i PriFest do të mbahet nga 9 deri më 14 shtator 2025, dhe me përfshirjen e Mike Downey-t si kryetar i jurisë kryesore, festivali konfirmon sërish statusin e tij si një nga ngjarjet më të rëndësishme kulturore në rajon. Në ditët në vijim pritet të bëhet publik edhe programi i filmave dhe anëtarët e tjerë të jurisë.

    Me një figurë si Mike Downey në krye të jurisë, PriFest jo vetëm që rrit nivelin profesional të festivalit, por edhe forcon lidhjet mes kinemasë kosovare dhe asaj ndërkombëtare. Një hap i rëndësishëm për artin filmik dhe për prezantimin e Kosovës në skenën globale./KultPlus.com

  • “Do të publikohet gjithçka, nëse e lejon gjykata”/ Dëshmitë për Epstein, Trump: Radikalët e majtë nuk do të kënaqen kurrë

    “Do të publikohet gjithçka, nëse e lejon gjykata”/ Dëshmitë për Epstein, Trump: Radikalët e majtë nuk do të kënaqen kurrë

    Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se ka kërkuar nga Departamenti i Drejtësisë të bëjë publike të gjitha dëshmitë e dhëna përpara jurisë së madhe në lidhje me çështjen Jeffrey Epstein.

    Përmes një postimi në rrjetin e tij social Truth Social, Trump shkroi se kjo do të ndodhë “vetëm nëse ka miratimin e gjykatës”. Por ai shtoi se edhe në këtë rast, sipas tij, nuk do të jetë e mjaftueshme për kritikët.
    “Kam kërkuar nga Departamenti i Drejtësisë të publikojë të gjitha dëshmitë përpara Jurisë së Madhe në lidhje me Jeffrey Epstein, me kushtin e vetëm: miratimin nga Gjykata. Me këtë thënë, edhe nëse Gjykata do të jepte miratimin e saj të plotë dhe të palëkundur, asgjë nuk do të ishte e mjaftueshme për ata telashxhinj dhe lunatikë të majtë radikalë që po e kërkojnë këtë. Për ta, nuk ka kurrë mjaft. Gjithmonë duan më shumë, më shumë, më shumë. MAGA!”, shkruan Trump.
    Epstein, një financier miliarder, u arrestua në vitin 2019 nën akuzat për trafikim seksual të të miturve, por më vonë u gjet i vdekur në qelinë e tij, në një rast që ngjalli dyshime dhe teori të shumta konspirative në SHBA dhe përtej. Rasti i tij ka përfshirë figura të njohura të politikës, biznesit dhe shoubizit botëror.
    Deklarata e Trump vjen mes thirrjeve në rritje nga aktivistë, gazetarë dhe ligjvënës për më shumë transparencë lidhur me emrat dhe provat që lidhen me rrjetin e dyshuar të abuzimeve të Epstein. Kritikët e Presidentit e akuzojnë se po përpiqet të shmangë përgjegjësinë, ndërsa përkrahësit e tij e shohin si një lëvizje për të “çmontuar shtetin e thellë”.
    Publikimi i mundshëm i dëshmive të jurisë së madhe do të ishte një hap i pazakontë, pasi ato përgjithësisht mbeten të klasifikuara për të mbrojtur procesin gjyqësor dhe dëshmitarët.

    Top Channel

  • Dosjet sekrete të Epstein! Departamenti i Drejtësisë kërkon publikimin e dëshmive para jurisë federale

    Dosjet sekrete të Epstein! Departamenti i Drejtësisë kërkon publikimin e dëshmive para jurisë federale

    Administrata Trump po përballet sërish me presion për shkak të menaxhimit të dosjeve Epstein, pasi Departamenti Amerikan i Drejtësisë i ka kërkuar një gjykate federale të bëjë publike dëshmitë e dhëna para jurisë së madhe, vite më parë, në lidhje me rastin e Jeffrey Epstein.

    Në kërkesën zyrtare, Departamenti i Drejtësisë argumenton se interesi publik për çështjen Epstein mbetet i lartë, dhe se transparenca është në funksion të interesit të publikut.
    “Interesi i publikut për çështjen Epstein nuk është shuar. Duke marrë parasysh këtë interes të vazhdueshëm dhe të ligjshëm, qeveria kërkon hapjen e dëshmive të jurisë së madhe që lidhen me Epstein,”, thuhet në dosjen e dorëzuar.
    Vendimi vjen pasi Presidenti Donald Trump dhe Prokurorja e Përgjithshme Pamela Bondi urdhëruan lëvizjen të enjten në mbrëmje, pas kritikave të forta publike për trajtimin e dokumenteve të ndjeshme të lidhura me Epstein. Bondi, e cila më parë kishte premtuar se do të bënte publike sa më shumë dokumente që posedon Departamenti i Drejtësisë, u tërhoq nga ky premtim javën e kaluar, ku theksoi se “nuk ka prova që Epstein mbante një listë klientësh” apo se ai “është vrarë”.
    Në dosje theksohet gjithashtu se një rishikim i fundit nga departamenti nuk gjeti asnjë provë që justifikon hetim të mëtejshëm për persona të tretë që nuk janë akuzuar.
    Lëvizja vjen pas publikimit të një raporti që përfshinte një letër për ditëlindjen që i ishte dërguar Epsteinit në 2003 me emrin e Trump dhe një vizatim të një gruaje nudo. Trump e mohoi historinë dhe ka ngritur padi kundër kompanisë mëmë të Wall Street Journal.
    Në një postim në Truth Social, Trump shkroi: “Bazuar në sasinë qesharake të publicitetit që i është dhënë Epstein-it, i kërkova Prokurores së Përgjithshme Pam Bondi të dorëzojë të gjitha dëshmitë e mundshme të jurisë, me kusht që të miratohen nga gjykata. Ky mashtrim, i orkestruar nga demokratët, duhet të ndalojë, tani!”
    Dosja është firmosur nga Bondi dhe zëvendësprokurori Todd Blanche, të cilët shkruajnë se “zyrtarë publikë, ligjvënës, analistë dhe qytetarë të zakonshëm vijojnë të jenë të interesuar për çështjen Epstein” dhe kjo justifikon hapjen e materialeve.
    Tani, fjala i mbetet një gjyqtari federal, Richard M. Berman, i cili më parë kishte mbikëqyrur çështjen penale ndaj Epstein para se ai të vdiste në 2019, vdekje e cilësuar zyrtarisht si vetëvrasje.
    Sidoqoftë, çështja nuk është e thjeshtë: përpara publikimit të çdo materiali, gjykata duhet të konsultohet me viktimat dhe çdo person të përmendur në dëshmitë që nuk është akuzuar zyrtarisht, për të respektuar ligjet federale mbi privatësinë.
    Dëshmitë e jurisë janë vetëm një pjesë e vogël e mijëra dokumenteve që Departamenti i Drejtësisë ka në lidhje me hetimet për Epstein – pjesa më e madhe prej tyre nuk është bërë kurrë publike. Sipas CNN, FBI kishte nisur një operacion intensiv për shqyrtimin dhe redaktimin e dokumenteve që mbetën të fshehta. Problemi ishte se shumë prej faqeve dilnin thuajse të gjitha të zeza, për shkak të redaktimeve të detyruara nga ligji.
    Kërkimi i autorizimit nga gjykata mund të jetë mënyra që departamenti të heqë përgjegjësinë për vendimmarrjen, duke ia lënë gjithçka gjyqësorit. Deri tani, disa qindra dokumente janë publikuar në lidhje me rastin Epstein, por pjesa më e madhe është mbajtur e fshehur për të mbrojtur viktimat dhe individët që nuk janë proceduar ligjërisht.

    Top Channel

  • Departamenti i Drejtësisë i SHBA-së: Epstein s’kishte asnjë ‘listë klientësh’ inkriminues! Trump paralajmëron padi ndaj WSJ

    Departamenti i Drejtësisë i SHBA-së: Epstein s’kishte asnjë ‘listë klientësh’ inkriminues! Trump paralajmëron padi ndaj WSJ

    Departamenti Amerikan i Drejtësisë dhe FBI kanë arritur në përfundimin se dosja ‘Epstein’ nuk kishte “asnjë listë klientësh inkriminues”, që mund të implikonte bashkëpunëtorë të profilit të lartë.

    Rishikimi i tyre i përbashkët, i publikuar më 7 korrik, vjen pas spekulimeve që u përhapën në internet se ekzistonte një listë e klientëve të Epstein, që prisnin të liroheshin.

    Këtyre teorive iu shtua ‘benzinë’ disa komente nga anëtarë të shquar të administratës Trump, pasi presidenti u zotua në fushatën e tij për të deklasifikuar dosjet e Epstein, përfshirë “listën” e shumëpritur.

    Ndërkohë administrata e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, do t’i kërkojë një gjykate të lejojë publikimin e dëshmive të jurisë në rastin e të ndjerit, të dënuar për abuzues seksual, Jeffrey Epstein, pasi disa nga mbështetësit e tij reaguan me zemërim ndaj një raporti që arrinte në përfundimin se nuk kishte prova për të mbështetur teoritë e hershme rreth çështjes së tij.

    “Bazuar në sasinë qesharake të publicitetit që i është dhënë Jeffrey Epstein, i kam kërkuar Prokurores së Përgjithshme Pam Bondi të paraqesë çdo dëshmi përkatëse të Jurisë së Madhe, me kusht miratimin e Gjykatës. Ky MASHTRIM, i përjetësuar nga Demokratët, duhet të marrë fund, menjëherë!” shkroi Trump në platformën e tij Truth Social.

    Menjëherë pas deklaratës së Trump, Bondi tha në X se Departamenti i Drejtësisë ishte gati t’i kërkonte gjykatës të premten të hapte transkriptet e jurisë së madhe.

    “Presidenti Trump – ne jemi gati ta çojmë gjykatën nesër për të hapur transkriptet e jurisë së madhe”, shkroi Bondi.

    Trump thotë se demokratët “kontrolluan” dosjet për vite me radhë, por ‘nuk kishin asgjë’, pas thirrjeve për transparencë nga disa preh mbështetësve të tij më besnikë.

    Diku tjetër, Wall Street Journal raportoi se emri i Trump u shfaq në një shënim personal “të pahijshëm” të vitit 2003 për Epstein – ndërsa presidenti e quan atë “të rremë”.

    Trump thotë se gazeta dhe pronari Rupert Murdoch “u paralajmëruan drejtpërdrejt”, se do të paditeshin nëse do ta botonin historinë, duke e përshkruar atë si “të rreme, keqdashëse dhe shpifëse”.

    Akuzat se Epstein kishte abuzuar seksualisht me vajza u bënë publike në vitin 2006 dhe ai u arrestua po atë vit, përpara se të pranonte një marrëveshje pranimi fajësie. Epstein vdiq në vitin 2019 në burg, pasi u arrestua për herë të dytë dhe u akuzua për konspiracion të trafikimit seksual./ BBC.

  • Diddy refuzon marrëveshjen për pranimin e fajësisë, gjyqi fillon javën e ardhshme

    Diddy refuzon marrëveshjen për pranimin e fajësisë, gjyqi fillon javën e ardhshme

    Diddy konfirmoi në një seancë dëgjimore të enjten se ka refuzuar një marrëveshje pranimi të fajësisë me prokurorët federalë në çështjen e tij të trafikimit të qenieve njerëzore , duke i hapur rrugën fillimit të gjyqit të tij javën e ardhshme. “A e refuzuat ofertën e qeverisë?” pyeti gjykatësi amerikan Arun Subramanian, i cili kryeson gjykatën në Manhattan, Nju Jork . “Po, z. President,” u përgjigj Sean Copps.
    Diddy mbante në dorë një dosje të zezë me fletore kur hyri në sallën e gjyqit dhe përshëndeti mbështetësit e tij në audiencë, përpara se t’i shtrëngonte dorën avokatit të tij. Producenti i muzikës është deklaruar i pafajshëm për akuzat për trafikim qeniesh njerëzore, zhvatje dhe transportim njerëzish për qëllime prostitucioni.
    Avokati i tij mbrojtës, Marc Agnifilo, tha se ekipi ligjor i Diddy-t e diskutoi ofertën me të dhe se ata vendosën bashkërisht ta refuzonin atë. Ndihmësprokurorja e SHBA-së, Maureen Comey, tha se propozimi do t’i ofronte atij një dënim më të lehtë nga ai që do të jepte gjykata nëse ai do të pranonte fajsinë për të gjitha akuzat.

    Seanca dëgjimore ishte e fundit përpara se të fillojë gjyqi me përzgjedhjen e jurisë të hënën, 5 Maj. Subramanian tha se procesi i përzgjedhjes së jurisë do të kryhet në një mënyrë që mbron privatësinë e tyre, duke përfshirë zbulimet e mundshme në lidhje me përvojat e abuzimit seksual ose në familje. Gjykatësi tha se qëllimi është të zgjidhen 12 anëtarë jurie dhe gjashtë finalistë brenda tre ditësh.
    Gjykata do të mbledhë 50 anëtarë jurie në sallën e gjyqit në katin e 26-të të gjykatës së Nju Jorkut. Megjithatë, qëllimi është që numri të reduktohet në 45 persona, të cilët do të merren në pyetje veçmas me praninë e dy avokatëve nga secila palë. Gjykata kishte kërkuar 600 anëtarë të mundshëm të jurisë.
    Nëse anëtarët e ardhshëm të jurisë dëshirojnë të flasin privatisht, ata do të shkojnë në zyrat e Subramanian, ku media do të përjashtohet, tha ai. Protokolli për ato seksione do të mbetet i mbyllur. Agnifilo shprehu shqetësim se prania e medias do t’i pengonte anëtarët e ardhshëm të jurisë të flisnin me ndershmëri.
    /vizionplus.tv