Tag: juridiksionit

  • Promovime në drejtësi/ KLGJ miraton ngritjen në detyrë të 11 gjyqtarëve

    Promovime në drejtësi/ KLGJ miraton ngritjen në detyrë të 11 gjyqtarëve

    Këshilli i Lartë Gjyqësor, KLGj vendosi të martën më 9 shtator mbi ecurinë e karrierës së 11 gjyqtarëve të shkallës së parë të Juridiksionit të Përgjithshëm.Me gjithë votat e anëtarëve të pranishëm u miratua ngritja në detyrë e gjyqtarit të Durrësit, Arbër Çela, i cili u emërua në Apelin e Juridiksionit të Përgjithshëm në Tiranë.
    Sipas relatorit të çështjes, anëtarit magjistrat të KLGJ-së, Klodian Kurushi, për këtë pozicion në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm kanë aplikuar 12 kandidatë. Gjatë vijimit të procedurës, 10 prej tyre janë tërhequr nga kandidimi, ndërkohë që kanë vijuar Arbër Çela dhe Aurel Arapi.
    Ky i fundit ka kundërshtuar në gjykatë renditjen e kryer nga KLGj, por i është rrëzuar kërkesë padia prej Gjykatës Administrative të Apelit. Kurushi vërejti se vendimarrja për rrëzimin e padisë së Arapit ka marrë formë të prerë. Për rrjedhojë, u votua gjyqtari Arbër Çela për një pozicion në Apel.
    Në vijim, Këshilli vendosi të miratojë dy kandidatët që kanë aplikuar për në Këshillin e Lartë Gjyqësor, gjyqtarja e Sarandës, Dejvi Çelçmia dhe gjyqtari i Fierit, Nertil Dushku. Gjyqtarja e Korçës, Dorinela Nikolli dhe gjyqtaret e Fierit, Erolda Tarelli e Iva Bregasi u komanduan si ndihmësmagjistrate pranë Gjykatës së Lartë.
    Megjithëse ishin shpallur katër pozicione të tilla vakante, kanë paraqitur interes vetëm tre gjyqtaret që u komanduan. KLGj vendosi të transferojë gjyqtaren e Vlorës, Emirjana Dimo në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës. Sipas Kurushit, Dimo nuk ka dhe nuk mund të ketë vlerësim. Disa gjyqtarë të tjerë që kanë shprehur fillimisht interes për këtë pozicion, të cilët kanë pasur vlerësime, janë tërhequr. Për rrjedhojë, u transferua Dimo.
    Pasi KLGj vendosi të hapi procedurën e transferimit të përkohshëm me afat një vjeçar për pesë pozicione të lirë, katër në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës dhe një në Gjykatën Administratiove të Shkallës së Parë Tiranëm, vendosi që të lërë në këto pozicione gjyqtarët që janë transferuar aty një vit më parë.
    Nisur nga fakti se gjyqtari Arbër Çela kaloi në Apel, u vendos ripërsëritja e transferimit vetëm për katër prej pesë pozicioneve. Konkretisht, u vendos që të mbeten në Durrës gjyqtarët Marjola Beluli, Alban Veçani dhe Xhevdet Lika. Po ashtu, u ripërsërit transferimi i përkohshëm i gjyqtares Gentiana Xhelili në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Tiranë.
    Gjykatat e Tiranës, Durrësit dhe Elbasanit, konsiderohen si gjykata karriere dhe kjo është arsyeja përse magjistratët synojnë të emërohen apo të ushtrojnë funksionin pranë këtyre institucioneve të drejtësisë.

  • Arrestohet i riu nga Tepelena, ja për çfarë ishte në kërkim

    Arrestohet i riu nga Tepelena, ja për çfarë ishte në kërkim

    POLICIA E SHTETIT
    Specialistët për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve vunë në pranga shtetasin A. H., 33 vjeç, banues në Tepelenë, pasi Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në bashkëpunim. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

  • I dënuar për vrasje në tentativë dhe grup të strukturuar kriminal/ Prokuroria e Tiranës sekuestron pasuritë e Paris Prengës dhe familjarëve të tij

    I dënuar për vrasje në tentativë dhe grup të strukturuar kriminal/ Prokuroria e Tiranës sekuestron pasuritë e Paris Prengës dhe familjarëve të tij

    Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë u sekuestruan pasuritë e shtetasit Paris Prenga, i dënuar për veprën penale ‘Vrasja me paramendim’ e mbetur në tentativë, ‘Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit’ dhe ‘Grup i strukturuar kriminal’, parashikuar nga nenet 78/2-22, 152, 278, 28/4 dhe 333/a të Kodit Penal.
    Nga hetimet e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë, të zhvilluara mbi bazën materialit të referuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, rezultoi se shtetasi P.P., ka një nivel të pajustifikuar ekonomik dhe dyshohet se pasuritë e tij të paluajtshme i ka fituar si rezultat i veprimtarisë së tij kriminale ku ka marrë edhe dënimin përkatës.
    Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë në kuadër të hetimit pasuror nr.05/P, dt 02.07.2025 kërkoi sekuestrimin e pasurive të tij dhe familjarëve, për shkak se ato nuk justifikohen me burimet ligjore, si më poshtë:
    – Pasuria me nr.3/708+4-8, vol.23, fq/120, Z.K 8130, e llojit “Apartament” me sip.97.7 m2;
    – Pasuria me nr.3/708-G2, vol.23, fq/3, Z.K 8130, e llojit “Garazh” me sip.18.95 m2;
    – Pasuria me nr.1/312-N20, vol.24, fq/232, Z.K 8370, e llojit “Njësi” me sip.256.1 m2; si dhe
    – Aktivitetin e subjektit “Auto Art Service”.

  • FIER/ Abuzoi me vajzën e tij të mitur që kur ishte 5 vjeç, ja veprat penale që rëndojnë mbi babanë ‘monstër’

    FIER/ Abuzoi me vajzën e tij të mitur që kur ishte 5 vjeç, ja veprat penale që rëndojnë mbi babanë ‘monstër’

    Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier ka regjistruar procedimin penal në ngarkim të personit nën hetim Zamir Meta, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur” dhe “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me persona në gjini ose nën kujdestari”Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”

    Nga hetimet e deritanishme rezulton se personi nën hetim është paraqitur pranë Stacionit të Policisë Patos për të kallëzuar largimin nga banesa të vajzës së tij të mitur P.M, e vitlindjes 2013. Reklama në FieriWeb – “CAPRICCIOSA LALI”

    Me marrjen e këtij kallëzimi, janë kryer veprimet e para hetimore të cilat kanë bërë të mundur që viktima e mitur të gjendet në banesën e shtetasit B.B.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”

    Gjatë intervistimit të viktimës së mitur ka rezultuar se shkak për largimin e saj nga banesa ishte babai i saj, personi nën hetim  i cili, sipas saj, kishte filluar të kryente marrëdhënie seksuale me të që kur ishte 5 vjeç dhe vazhdonte ende. Meta ka pranuar të ketë kryer vetëm një herë marrëdhënie seksuale me të bijën e tij të mitur.Reklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”

    Pas regjistrimit të procedimit penal dhe kryerjes së veprimeve të para hetimore, në datë 01.07.2025 Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier ka paraqitur në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier kërkesën për vleftësimin e ligjshëm të arrestimit në flagrancë dhe caktimin ndaj tij masën e sigurimit personal shtrëngues “Arrest në burg”.

    Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier me vendimin nr.62-205-3964, ka pranuar kërkesat e Prokurorisë, duke caktuar ndaj tij masën e sigurimit personal me karakter shtrëngues “Arrest në burg”.

  • SYRI TV/ Drejtësia në ngërç: 142 mijë dosje në pritje dhe mungesë gjyqtarësh

    SYRI TV/ Drejtësia në ngërç: 142 mijë dosje në pritje dhe mungesë gjyqtarësh

    Dhjetë vjet pas miratimit të Reformës në Drejtësi, situata e gjyqësorit me dosjet e mbartura paraqitet në shifra alarmante. Mbi 142 mijë dosje sipas KLGJ-së janë stok në gjykatat e të gjitha niveleve, me gjykatat e juridiksionit të përgjithshëm që që kanë nivelin më të lartë të back-logut.

    Edhe sa i takon numrit të gjyqtarëve për numër banorësh në raport me normën e Bashkimit Europian, shifrat tregojnë se ndodhemi shumë larg standartit të kërkuar. Nga 21 gjyqtarë për 100 mijë banorë që kërkon Efikasiteti i Drejtësisë së Komisionit Europian, në Shqipëri këto shifra janë 10 për 100 mijë banorë.

    Mbi 142 mijë dosje janë mbledhur stok në gjykatat e të gjithë niveleve në Shqipëri deri në fund të vitit 2024, megjithëse Këshilli i Lartë Gjyqësor vlerëson se situata është në përmirësim e sipër.

    Niveli më i lartë i back-logut është në gjykatat e juridiksionit të përgjithshëm të shkallës së parë, ku vijojnë të gjenden ende në sirtarët e gjyqtarëve 42.070 dosje që presin shqyrtimin.

    Me një shifër të afërt stoku është edhe Gjykata Administrative e Apelit, në të cilën presin shqyrtimin rreth 41.700 dosje gjyqësore.

    Sipas shifrave të publikuara nga Këshilli i Lartë Gjyqësor, mosha e çështjeve të mbartura varion nga 3-5 vite.

    Gjykata e Lartë vijon të ketë stok të lartë dosjesh, megjithëse KLGJ thotë se ka pasur ulje nga vitet e mëparshme. Në fund të vitit 2024, sasia e dosjeve që prisnin shqyrtimin ishte 23.862 të tilla.

    Gjykatat administrative të shkallës së parë kanë një stok prej 8396 dosje. Situta është disi më e mirë në gjykatat e posaçme, ku, për shkak të kompetencave të kufizuara, numri i rasteve për shqyrtim që paraqitet para tyre është shumë i ulët krahasuar me kolegët e gjykatave të tjera.

    Në gjykata e posaçme të shkallës së parë, në fund të vitit 2024, prisnin shqyrtimin 126 dosje, ndërsa në atë të Apelit të posaçëm ishim vetëm 25 dosje.

    Dhjetë vjet pas miratimit të Reformës në Drejtësi, por sidomos gjatë zbatimit të saj, gjykatat u zbrazën në mënyrë dramatike nga gjyqtarët. Në fund të vitit 2024, në sistemin e drejtësisë në Shqipëri, kanë ushtruar detyrën 272 gjyqtarë nga 408 që është organika e plotë, pra 136 më pak se sa numri i përcaktuar.

    Me këto shifra, në Shqipëri funksionojnë rreth 10 gjyqtarë për 100 mijë banorë, një mesatare shumë më e ulët se sa ajo e vendosur në Standartet Europiane për Efikasitetin e Drejtësisë së Komisionit Europian, i cili është 21 gjyqtarë për 100 mijë banorë.

    Nga ana tjetër, sistemi gjyqësor shqiptar vuan nga mungesa e theksuar e infrastrukturës dhe kjo pranohet edhe nga vetë Këshilli i Lartë Gjyqësor.

    Në raportin e dorëzuar në Parlament për vitin 2024, KLGJ thekson se “mbetet emergjente përmirësimi i infrastrukturës ndërtimore nëpërmjet ndërtimit të godinave të reja për Gjykatën e Lartë, Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Tiranë, Gjykatat e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, Fier, Lezhë dhe Durrës”.

  • Vrasja e Martin Çeços do të gjykohet nga e para

    Vrasja e Martin Çeços do të gjykohet nga e para

    Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm ka vendosur të rrëzojë vendimin e dhënë më 10 shkurt 2025, nga Gjykata e Juridiksionit të Përgjithshëm në Korçë, që parashikonte një total prej 83 vitesh burg për të pandehurit në çështjen e vrasjes së Martin Çeços, duke ndjekur kërkesën e Prokurorisë.
    Me vendimin e sotëm, 24 qershor 2025, trupa gjykuese e Apelit me relatore Marsela Pepi dhe anëtarë Genti Dokollari e Irena Brahimi ka vendosur prishjen e këtij vendimi dhe kthimin e çështjes për rigjykim në të njëjtën gjykatë, por me një trupë tjetër gjyqësore.

  • Incidenti ku u dëmtua turisti belg, Gjykata lë të lirë administratorin e vendbazimit të mjeteve ujore

    Incidenti ku u dëmtua turisti belg, Gjykata lë të lirë administratorin e vendbazimit të mjeteve ujore

    Gjykata e Durrësit ka lënë të lirë administratorin e vendbazimit të mjeteve ujore në Shkëmbin e Kavajës, ku pak ditë më parë u regjistrua incidenti detar ku u lëndua turisti belg.
    Turpi Gjykues pasi ka dëgjuar pretendimet e palëve të pranishme në seancë dhe më pas ka marrë vendim për ta lënë të lirë shtetasin nën hetim Skerdilaid Xhameta.
    Ndërkohë kundër këtij vendimi lejohet ankimim brenda 5 (pesë) ditëve në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, duke filluar nga e nesërmja e komunikimit të vendimit të gjykatës.
    Vendimi i Gjykatës:
    1. Pranimin e kërkesës së Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës.
    2. Vleftësimin si të ligjshëm të arrestimit në flagrancë të personit nën hetim S. Xh.
    3. Caktimin ndaj personit nën hetim S.Xh. masën e sigurimit personal “Detyrimi për tu paraqitur në policinë gjyqësore”, të parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, të parashikuar nga neni 289/1 K.Penal
    4. Urdhërohet lirimi i menjëhershëm i personit nën hetim S. Xh. nga dhomat e paraburgimit nëse nuk mbahet i paraburgosur për ndonjë vepër tjetër penale.
    5. Urdhërohet personi nën hetim S.Xh.të paraqitet pranë policisë gjyqësore të martën e parë dhe të tretë të çdo muaj, ora 10:00 minuta.
    6. Ngarkohet Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të përgjithshëm Durrës dhe policia gjyqësore për ekzekutimin e këtij vendimi.
    7. Kundër këtij vendimi lejohet ankim brenda 5 (pesë) diteve në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, duke filluar nga e nesërmja e komunikimit të vendimit të gjykatës.
    U shpall në Durrës, me datë 19.06.2025

  • I dënuar me 22 vite burg, arrestohet Astrit Sinanaj

    I dënuar me 22 vite burg, arrestohet Astrit Sinanaj

    Specialistët për Hetimin e Krimeve Kundër Personit ekzekutuan urdhrin e Prokurorit, datë 13.06.2025, për ndalimin e shtetasit Astrit Sinanaj, 49 vjeç, banues në Tiranë.
    Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan.
    Kjo gjykatë e ka dënuar këtë shtetas me 22 vjet burgim, nga të cilat i kanë mbetur për të vuajtur edhe 13 vjet burgim, për veprat penale “Vrasja me dashje kryer në mënyrë shumë të rrezikshme për jetën e shumë personave”, mbetur në tentativë, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, “Shkatërrimi i pronës me eksploziv”, “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.

  • U arrestua gjatë drekës me Xhevdet Plakun/ GJKKO lë në burg Voltan Xhanin, dyshohet se ka vrarë Elis Rroshkodolin

    U arrestua gjatë drekës me Xhevdet Plakun/ GJKKO lë në burg Voltan Xhanin, dyshohet se ka vrarë Elis Rroshkodolin

    NJOFTIM PËR MEDIAT:
    1. Kërkuesi Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar me datë 03.06.2025 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Rivlerësimin e masës së sigurimit “arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, caktuar ndaj personit nën hetim Voltan Xhani, fillimisht me vendimi nr. 632 (3706), datë 08.09.2024, të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjishëm Shkodër, e verifikuar me vendimin nr. 309 (1777), datë 25.05.2025, të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjishëm Shkodër, e cila ka shpallur moskompetencën lëndore të saj, po në këtë datë.”.
    2. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtari Erjon Bani, bazuar në nenet 88, 112 dhe 238 të K.Pr.Penale, me vendimin nr. 59, datë 05.06.2025, vendosi:
    1. Vazhdimin e masës së sigurimit “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale, caktuar ndaj personit nën hetim Voltan Pertrit XHANI, me vendimin Nr. 632 (3706), datë 08.09.2024, të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjishëm Shkodër, e verifikuar me vendimin Nr. 309 (1777), datë 25.05.2025, të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjishëm Shkodër.
    2. Ngarkohet Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në bashkëpunim me policinë gjyqësore për ekzekutimin e këtij vendimi.
    3. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në në Gjykatën e Posaҫme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar brenda 5 (pesë) ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e njoftimit të këtij vendimi.

  • U arrestua duke ngrënë drekë me Xhevdet Plakun… Voltan Xhanin do ta hetojë SPAK! 39-vjeçari, i dyshuar se organizoi vrasjen Elis Rroshkodolit

    U arrestua duke ngrënë drekë me Xhevdet Plakun… Voltan Xhanin do ta hetojë SPAK! 39-vjeçari, i dyshuar se organizoi vrasjen Elis Rroshkodolit

    NJOFTIM PËR MEDIAT

    1. Kërkuesi Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar me datë 03.06.2025 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Rivlerësimin e masës së sigurimit “arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, caktuar ndaj personit nën hetim Voltan Xhani, fillimisht me vendimi nr. 632 (3706), datë 08.09.2024, të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjishëm Shkodër, e verifikuar me vendimin nr. 309 (1777), datë 25.05.2025, të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjishëm Shkodër, e cila ka shpallur moskompetencën lëndore të saj, po në këtë datë.”.

    2. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtari Erjon Bani, bazuar në nenet 88, 112 dhe 238 të K.Pr.Penale, me vendimin nr. 59, datë 05.06.2025, vendosi:

    1. Vazhdimin e masës së sigurimit “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale, caktuar ndaj personit nën hetim Voltan Pertrit XHANI, me vendimin Nr. 632 (3706), datë 08.09.2024, të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjishëm Shkodër, e verifikuar me vendimin Nr. 309 (1777), datë 25.05.2025, të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjishëm Shkodër.

    2. Ngarkohet Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në bashkëpunim me policinë gjyqësore për ekzekutimin e këtij vendimi.

    3. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në në Gjykatën e Posaҫme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar brenda 5 (pesë) ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e njoftimit të këtij vendimi.