Tag: juric

  • Shkarkuan Juric, Atalanta nuk humbet kohë, Gjimshiti me trajner të ri

    Shkarkuan Juric, Atalanta nuk humbet kohë, Gjimshiti me trajner të ri

    Disfata e rëndë ndaj Sassuolos “mbushi kupën”, me Atalantën që doli me një njoftim për mediat duke zyrtarizuar largimin e Ivan Juric. Së bashku me të nga Bergamo u larguan edhe bashkëpunëtorët e tij të ngushtë, ndihmësit tek Atalanta. Jo vetëm humbja 3-0 në shtëpi përballë Sassuolo-s, shifrat e Juric në krye të Atalantës ishin “horror”: 2 fitore 7 barazime dhe 2 humbje, 13 pikë në total pas 11 javësh, vendi i 13-të në Serie A.
    Në këto kushte, shkarkimi i tij ishte i pashmangshëm. Berat Gjimshiti me shokë tani kanë një trajner të ri, pasi Atalanta nuk ka humbur kohë dhe ka gjetur akordin total me Raffaele Palladino. Palladino do të firmos një kontratë deri në 2027, me opsion rinovimi edhe për një tjetër sezon.

    Palladino ishte një opsion edhe për stolin e Juves pas largimit të Juric, por në fund “Zonja e Vjetër” vendosi t’i besoj stolin Luciano Spallettit.
    (BalkanWeb)

    © BalkanWeb

    Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.Grupi Balkanweb

  • Paladino zyrtarizohet te Atalanta, Juriç, shkarkimi i tretë i kroatit

    Paladino zyrtarizohet te Atalanta, Juriç, shkarkimi i tretë i kroatit

    Rafaele Paladino është trajneri i ri i Atalantës. Pas humbjes së rëndë kundër Sasuolos, drejtuesit e Atalantës kanë vendosur të bëjnë një ndryshim dhe kanë shkarkuar Ivan Juriç, fitorja e të cilit në Ligën e Kampionëve kundër Marsejës nuk ishte e mjaftueshme.

    Klubi i Bergamos njoftoi lajmin në një deklaratë në faqen e tyre zyrtare të internetit: “Atalanta BC njofton se Ivan Juriç është liruar nga detyrat e tij si trajner i Ekipit të Parë, së bashku me bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë, përkatësisht Mateo Paro, Miguel Veloso, Paolo Barbero, Stjepan Ostojiç dhe Mikele Orekio. Atalanta BC falënderon Ivan Juriç dhe stafin e tij për përkushtimin e tyre dhe u uron gjithë të mirat për të ardhmen.”

    Ish-trajneri i Fiorentinës, i cili tashmë ka nënshkruar një kontratë me zikaltërit, do të marrë drejtimin, e skuadrës ku aktivizohet mbrojëtsi kuqezi Berat Gjimshiti. Stafi i tij pritet të përfshijë gjithashtu Stefano Çiterion si asistent dhe Federiko Peluzon, një ish-lojtar i Atalantës.

    Vazhdo leximin

  • Në Romë besojnë, Gasperini “ndez” kryeqytetin, Atalanta në krizë totale, Juric rrezikon shkarkimin (VIDEO)

    Në Romë besojnë, Gasperini “ndez” kryeqytetin, Atalanta në krizë totale, Juric rrezikon shkarkimin (VIDEO)

    Me 24 pikë, po aq sa Inter, në krye të Serie A, Roma vijon ecurinë fantastike këtë sezon, me tifozët verdhekuq që kanë nisur të ëndërrojnë, fundja rivalët e tyre po gabojnë pafund. Në Stadiumin “Olimpik” përballë Udieneses mjaftoi nga një gol për çdo pjesë për të dalë me 3 pikë. Në fundin e pjesës së parë, Roma fitoi një 11-metërsh, i konvertuar në gol nga Pellegrini. Në fraksionin e dytë, në minutën e 61-të ishte Celik që dyfishoi shifrat, ky ishte goli i tij i parë në Serie A, një gol që vulosi suksesin 2-0 pasi rezultati mbeti i pandryshuar deri në fund.
    Ashtu si tifozët edhe Gian Piero Gasperini beson shumë te ky ekip, por tekniku italian nuk preferon të flas për objektiva: “Kjo ishte një provë bindëse. Zhvilluam një ndeshje të mirë kundër një ekipi si Udinese, është gjithnjë e vështirë të luash kundër tyre. Jam shumë i kënaqur pasi ekipi po rritet, po luan një futboll të mirë dhe beson”, u shpreh Gasperini.

    Në kaos total është ekipi i tij, Atalanta, me bergamaskët që pësuan një humbje të rëndë 0-3 brenda në shtëpi përballë Sassuolo-s. Pa Gjimshitin titullar, Atalanta u fut në kaos, me kapitenin kuqezi që u aktivizua më pas menjëherë me fillimin e pjesës së dytë. Berardi ishte lojtari i ndeshjes, me futbollin “azzurr” që realizoi një “dopietë” golash. Pas javës së 11-të, Atalanta e sheh veten në vendin e 13-të, por trajneri Juric beson se ekipi i tij mund të ri ngrihet.

    Ecuria negative këtë periudhë ka bërë që stoli i Juric të tronditet në themel, me mediat italiane që flasin për një shkarkim të mundshëm, ndërsa si pasues janë dy opsione, Palladino dhe Thiago Motta.
    ()

  • Zaniolo “fundos” Atalantën, Ivan Juric drejt largimit (video)

    Zaniolo “fundos” Atalantën, Ivan Juric drejt largimit (video)

    1 Nëntor 2025

    17:00

    Telesport

    Pas pesë barazimeve rresht, Atalanta sërish nuk gjen qetësi dhe sot është mundur 1-0 nga Udinese. Në sfidën e luajtur në Friuli, vendosi goli i Nicolo Zaniolo në minutën e 40-të në pjesën e parë.
    Sulmuesi italian shënoi me një goditje të fuqishme brenda zonës, pas asistit të marrë nga Hassane Kamara. Ky është goli i tretë në Serie A për Zaniolo-n këtë sezon, i cili është i huazuar tek Udinese. Rezultati nuk ndryshoi deri në fund, Udinese fiton 1-0 dhe ngjitet në vendin e tetë me 15 pikë.
    Atalanta mbetet në vendin e 11-të me 13 pikë, duke vënë në pikëpyetje të madhe fatin e Ivan Juric, i cili me shumë mundësi do të shkarkohet nga bergamaskët për shkak të rezultateve të dobëta të javëve të fundit.
    SHIKOGOLINEZANIOLO